{"id":22192,"date":"2019-04-22T17:30:05","date_gmt":"2019-04-22T15:30:05","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22192"},"modified":"2019-04-22T16:29:37","modified_gmt":"2019-04-22T14:29:37","slug":"%ef%bb%bfbomba-na-plagosi-te-katerve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfbomba-na-plagosi-te-katerve\/","title":{"rendered":"\ufeffBomba na plagosi t\u00eb kat\u00ebrve"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kur ke nj\u00eb hall, nj\u00eb breng\u00eb a plag\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, ke nevoj\u00eb t\u2019i hapesh nj\u00eb miku a mikeshe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Duke u shprehur, leht\u00ebsohesh shpirt\u00ebrisht, andaj, p\u00ebr t\u2019u leht\u00ebsuar, po i shprehem edhe un\u00eb mikesh\u00ebs son\u00eb, \u201cIntervista\u201d&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte viti 1956.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Ne ishim kat\u00ebr shok\u00eb klase n\u00eb prag adoleshence, 12-13 vje\u00e7ar\u00eb. Muaji korrik, pushimet e ver\u00ebs. N\u00eb dalje t\u00eb fshatit ton\u00eb t\u00eb bukur malor, shtrihej nj\u00eb fush\u00eb. At\u00eb vit, fusha ishte mbjell\u00eb me grur\u00eb dhe gruri ishte korrur. At\u00eb dit\u00eb, ne t\u00eb kat\u00ebr dol\u00ebm p\u00ebr t\u00eb lozur n\u00eb fush\u00eb si zakonisht. Nj\u00ebri prej shok\u00ebve, N., u shk\u00ebput nga ne dhe shkoi me vrap n\u00eb nj\u00eb ferr\u00eb, mori di\u00e7ka t\u00eb fshehur atje dhe u nis n\u00eb drejtimin ton\u00eb. Ishte nj\u00eb bomb\u00eb me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe, italiane. I kishte p\u00eblqyer N.-s\u00eb, si nj\u00eb \u201clod\u00ebr\u201d e bukur. E kishte gjetur nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe e kishte fshehur aty sepse donte t\u00eb na mburrej neve me \u201clodr\u00ebn\u201d e tij. Kur u afrua te ne, e vuri mbi nj\u00eb gur t\u00eb madh, pastaj mori nj\u00eb gur tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe e goditi. Bomba, p\u00ebr fat, nuk plasi, por iu zb\u00ebrthyen kapak\u00ebt e kuq nga forca e goditjes. I mbeti vet\u00ebm kapsolla prej alumini t\u00eb bardh\u00eb. Brenda saj ndodhej gjilp\u00ebra q\u00eb godet kapsoll\u00ebn dhe shp\u00ebrthen. Siguresa ishte hequr dhe nga boshll\u00ebku i saj dallohej baruti i verdh\u00eb. Ne ishim afruar t\u00eb kat\u00ebr rreth saj dhe po e shikonin me kuriozitet. N. nuk e l\u00ebshonte nga duart dhe i g\u00ebzohej si nj\u00eb lodre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Mundohej ta kapte me maj\u00ebn e nj\u00eb thike t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb q\u00ebruar g\u00ebshtenjat. Ne t\u00eb tjer\u00ebt i thoshim ta linte, se do t\u00eb p\u00eblciste e do t\u00eb vriteshim, por asnj\u00ebri nuk iku. Na t\u00ebrhoqi si me magnet ajo palo \u201clod\u00ebr\u201d! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb moment, N.-ja ia rr\u00ebmbeu \u201clodr\u00ebn\u201d nga duart\nshokut tjet\u00ebr K. i cili mori nj\u00eb gur t\u00eb vog\u00ebl dhe i ra kapsoll\u00ebs nga fundi.\nGjilp\u00ebra goditi kapsoll\u00ebn dhe nga goditja ndodhi shp\u00ebrthimi. Ne u plagos\u00ebm t\u00eb\nkat\u00ebrt. Mua m\u00eb ra t\u00eb fik\u00ebt n\u00eb vend. Gjaku q\u00eb rridhte nga plag\u00ebt e marra n\u00eb kok\u00eb,\nfytyr\u00eb dhe dor\u00ebn e majt\u00eb, formoi nj\u00eb pellg rreth trupit tim t\u00eb shtrir\u00eb. Tre\nshok\u00ebt e mi ul\u00ebrinin nga dhimbja dhe rrokulliseshin n\u00ebp\u00ebr ar\u00eb. Nga zhurma e bomb\u00ebs\nu alarmua i gjith\u00eb fshati. Fshatar\u00ebt u gjend\u00ebn aty brenda pak minutash, sepse p\u00ebr\nfat, arat ndodheshin ngjitur m\u00eb fshatin dhe fshati yn\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ishte i\nmadh, me 200 familje. Me t\u00eb par\u00eb viktimat, grat\u00eb e fshatit nis\u00ebn vajin dhe ul\u00ebrimat.\nBurrat i transportuan tre shok\u00ebt e mi drejt qendr\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb fshatit.\nNga ul\u00ebrimat dhe zhurmat e njer\u00ebzve, u zgjova edhe un\u00eb nga gjendja e t\u00eb fiktit;\nu ktheva n\u00eb jet\u00eb. Njer\u00ebzit m\u00eb kishin pandehur t\u00eb vdekur. Nuk m\u00eb kishin njohur\nnga plag\u00ebt, nga gjaku dhe baruti. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb \u00e7ift zem\u00ebrmir\u00eb, kur pan\u00eb q\u00eb\nfillova t\u00eb r\u00ebnkoja, m\u00eb ngrit\u00ebn t\u00eb m\u00eb \u00e7onin p\u00ebr n\u00eb qendr\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore. Un\u00eb p\u00ebshp\u00ebrita\nme zor emrin dhe mbiemrin tim. Burri filloi t\u00eb qante me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, kurse e\nshoqja ia nisi vajit me ligje, sipas zakonit lab. Burri ishte kush\u00ebriri i par\u00eb\ni babait tim. Prind\u00ebrit e mi, pa e ditur se \u00e7far\u00eb u kishte rezervuar fati,\nkishin shoq\u00ebruar viktimat e para p\u00ebr n\u00eb qendr\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore. Kur mor\u00ebn vesh p\u00ebr\nmua, nuk mbaheshin dot, nuk e donin m\u00eb jet\u00ebn e tyre. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre kishin t\u00eb\ndrejt\u00eb, sepse edhe v\u00ebllai im m\u00eb par\u00eb ishte vrar\u00eb me bomb\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn time. P\u00ebrs\u00ebri,\nun\u00eb! Infermieri i fshatit ton\u00eb, Sherifi, n\u00eb at\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e stresante,\nme kat\u00ebr t\u00eb plagosur nj\u00ebher\u00ebsh, u tregua shum\u00eb i shkath\u00ebt e i aft\u00eb profesionalisht.\nNa mjekoi mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndaluar gjakderdhjen. Sakaq, burrat e fshatit b\u00ebn\u00eb gati\nkat\u00ebr barrela. I improvizuan me drur\u00eb e rroba leshi. Nis\u00ebn transportin n\u00eb krah\u00eb\ndrejt Tepelen\u00ebs. Rrug\u00eb automobilistike nuk kishte fshati n\u00eb ato vite. U\nmobilizuan gjith\u00eb burrat e fshatit, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr grupe, me nga dy turne p\u00ebr\nsecilin t\u00eb plagosur. Rrug\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr vap\u00ebn e korrikut, p\u00ebr kat\u00ebr or\u00eb rresht\ndrejt Tepelen\u00ebs. Kuptohet lodhja dhe mundimi i atyre burrave q\u00eb mbanin n\u00eb krah\u00eb\nkat\u00ebr trupa, por shpresa p\u00ebr jet\u00ebn e mposhtte lodhjen e tyre. Gjat\u00eb rrug\u00ebs, d\u00ebgjonin\nr\u00ebnkimet tona: \u201cOh, n\u00ebn\u00eb, pak uj\u00eb se vdiqa!\u201d&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur ne arrit\u00ebm af\u00ebr Tepelen\u00ebs, na doli p\u00ebrpara mjeku\ni qytetit. Pasi na vizitoi t\u00eb gjith\u00ebve, aty n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, tha: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mjekimi nga infermieri u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mir\u00eb. Nuk do\nt\u2019i prekim n\u00eb Tepelen\u00eb, por do t\u2019i nisim direkt p\u00ebr spitalin rajonal t\u00eb Gjirokastr\u00ebs.\nUj\u00eb nuk u keni dh\u00ebn\u00eb dhe nuk do t\u2019u jepni se rrezikojn\u00eb jet\u00ebn. Do t\u2019u lagni vet\u00ebm\nbuz\u00ebt me nj\u00eb shami t\u00eb lagur!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Na nis\u00ebn urgjent me nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb p\u00ebr n\u00eb\nGjirokast\u00ebr. Na shtruan n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb kat\u00ebrve. R\u00ebnkonim, por i jepnim edhe\nkurajo nj\u00ebri-tjetrit. Vajti mesnata dhe ende s\u2019po na fusnin n\u00eb sall\u00ebn e\noperacionit. Prisnin t\u00eb vinte nga sh\u00ebrbimi mjeku i famsh\u00ebm kirurg Vasil\nLaboviti. Na operuan dhe na fashuan mir\u00eb. U b\u00ebm\u00eb si njer\u00ebz me maska t\u00eb bardha.\nNuk e kuptonim dot se \u00e7\u2019d\u00ebme kishim p\u00ebsuar secili, gjersa filluam mjekimin. Un\u00eb\nkisha plag\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, n\u00eb kok\u00eb dhe nj\u00eb gisht t\u00eb prer\u00eb, n\u00eb dor\u00ebn e majt\u00eb. K.-s\u00eb,\nq\u00eb i plasi n\u00eb dor\u00eb, iu pre dora e djatht\u00eb dhe dy gishta t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb. N.-ja\nq\u00eb e gjeti lodr\u00ebn \u201cogurzez\u00eb\u201d, d\u00ebmtoi fare nj\u00ebrin sy dhe mori plag\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, kurse\nE.-ja, q\u00eb u ndodh pak m\u00eb larg, mori plag\u00eb n\u00eb bark, pa rrezik jete. Jeta jon\u00eb\nshp\u00ebtoi, sepse plasi vet\u00ebm kapsolla, pa kapak\u00ebt e kuq t\u00eb bomb\u00ebs. Na mbajt\u00ebn nj\u00eb\nmuaj n\u00eb spital dhe na dhan\u00eb nj\u00eb vit pushim nga shkolla. Vlen t\u00eb theksoj se\nspitali i Gjirokastr\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte mjek\u00eb dhe infermier\u00eb t\u00eb specializuar\nmir\u00eb n\u00eb profesionin e tyre, por edhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar si njer\u00ebz. Ata t\u00eb sh\u00ebronin\nedhe me fjal\u00ebn e tyre t\u00eb \u00ebmb\u00ebl. Ata lumturoheshin kur e sh\u00ebronin pacientin dhe\nnuk u shkonte nd\u00ebrmend p\u00ebr interes material. Edhe sot, ne i kujtojm\u00eb me respekt\nata njer\u00ebz human\u00eb. Ne vazhduam jet\u00ebt tona t\u00eb kat\u00ebrt. Mbaruam shkolla e\nprofesione t\u00eb ndryshme. Sot jemi gjysh\u00ebr dhe t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb\nndryshme, por kudo dhe kurdoher\u00eb nuk i harrojm\u00eb plag\u00ebt q\u00eb na shkaktoi bomba, si\npasoj\u00eb e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. <strong>P\u00ebrsh\u00ebndetje dhe faleminderit. Sh.K. <\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kur ke nj\u00eb hall, nj\u00eb breng\u00eb a plag\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, ke nevoj\u00eb t\u2019i hapesh nj\u00eb miku a mikeshe. Duke u shprehur, leht\u00ebsohesh shpirt\u00ebrisht, andaj, p\u00ebr t\u2019u leht\u00ebsuar, po i shprehem edhe un\u00eb mikesh\u00ebs son\u00eb, \u201cIntervista\u201d&#8230; Ishte viti 1956. Ne ishim kat\u00ebr shok\u00eb klase n\u00eb prag adoleshence, 12-13 vje\u00e7ar\u00eb. Muaji korrik, pushimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21406,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-22192","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22192"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22192\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}