{"id":22179,"date":"2019-04-20T19:00:46","date_gmt":"2019-04-20T17:00:46","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22179"},"modified":"2019-04-20T17:03:24","modified_gmt":"2019-04-20T15:03:24","slug":"%ef%bb%bfrrefimet-e-vajzes-se-nates2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfrrefimet-e-vajzes-se-nates2\/","title":{"rendered":"\ufeffRr\u00ebfimet e vajz\u00ebs s\u00eb nat\u00ebs!(2)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb e dashur shqiptare kushton m\u00eb pak&#8230;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje, miqt\u00eb e mi!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Ja ku u takuam p\u00ebrs\u00ebri. Uroj t\u00eb jeni mir\u00eb dhe ju ftoj t\u00eb lexoni historin\u00eb e radh\u00ebs nga jeta e nat\u00ebs, kaq e pasur me ngjarje t\u00eb bukura, k\u00ebrcime, alegri, por edhe me pije pa fund, duhan dhe l\u00ebnd\u00eb narkotike. Hehehehe, po vazhdoj m\u00eb mir\u00eb, se e shoh q\u00eb po ju duket interesante&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Tiran\u00ebn e nat\u00ebs mund t\u00eb ndodh\u00eb dhe mund t\u00eb gjesh gjith\u00e7ka, mjafton t\u00eb gjesh njer\u00ebzit e duhur dhe t\u00eb kesh para mjaftuesh\u00ebm me vete. Si \u00e7do fundjav\u00eb, jam n\u00eb nj\u00eb nga klubet m\u00eb luksoze n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebrthurje mes pabit dhe muzik\u00ebs live, arreduar me shije, pik\u00ebrisht n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb zon\u00ebn e quajtur ish-Blloku. U ula si gjithmon\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga tavolinat ku na drejtoi menaxheri i atij klubi dhe, q\u00eb n\u00eb fillim, na b\u00ebri p\u00ebrshtypje (mua dhe shoqes q\u00eb kisha n\u00eb tavolin\u00eb) nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb kishte hijen e bosit, atij djalit q\u00eb nuk i interesonte se sa mund t\u00eb shpenzonte brenda nat\u00ebs, apo p\u00ebr net\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb vazhdim. Pasi na p\u00ebrsh\u00ebndeti, ai na ofroi edhe p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb dhe u duk qart\u00eb q\u00eb po \u201cgjuante\u201d shoqen time, nj\u00eb bukuroshe ka\u00e7urrelse e cila v\u00ebrtet bie n\u00eb sy q\u00eb larg. Duke u prezantuar me nj\u00eb anglishte gjysma-gjysma, ai na tha se ishte investitor turk q\u00eb jetonte prej vitesh k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk na bezdisi si komunikim dhe vazhduam t\u00eb bisedonim. Pas disa minutash bisede, ai u afrua pak m\u00eb shum\u00eb me shoqen time dhe bisedat b\u00ebheshin vet\u00ebm duke i folur nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb vesh. Ai i propozoi q\u00eb t\u00eb pinin nj\u00eb kafe t\u00eb nes\u00ebrmen dhe shoqja ime i tha q\u00eb n\u00ebse nuk do t\u2019i dilte ndonj\u00eb pun\u00eb, mund edhe ta pinin. Un\u00eb e kuptova q\u00eb e b\u00ebri vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga situata, sepse ajo nuk do t\u00eb dilte kurr\u00eb me nj\u00eb mashkull q\u00eb e njeh n\u00eb nj\u00eb klub nate. Edhe ai duhet ta ket\u00eb kuptuar, por kjo nuk e pengon t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb me ne, duke na th\u00ebn\u00eb se n\u00eb Tiran\u00eb ka gjetur nj\u00eb parajs\u00eb q\u00eb nuk e imagjinonte m\u00eb par\u00eb, sepse \u201cvajzat k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb ngrohta e t\u00eb d\u00ebgjueshme\u201d dhe, mbi t\u00eb gjitha, \u201cnj\u00eb e dashur shqiptare kushton m\u00eb pak\u201d, thot\u00eb ai<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ishte si i sht\u00ebpis\u00eb aty dhe i p\u00ebrsh\u00ebndeste pothuajse t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb hynin dhe dilnin nga lokali. Pastaj na shpjegoi se njer\u00ebzit e zanatit t\u00eb tij, duke pasur parasysh se sa lodhen duke punuar me investime e shifra, kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb arg\u00ebtohen dhe arg\u00ebtimi, p\u00ebr t\u00eb, ishte t\u00eb kalonte nj\u00eb nat\u00eb apo ndoshta edhe disa or\u00eb me vajza t\u00eb bukura q\u00eb i paguante. N\u00eb at\u00eb moment, shoqja ime u tremb edhe m\u00eb shum\u00eb. Un\u00eb e shtyva me b\u00ebrryl, sepse doja t\u00eb m\u00ebsoja edhe m\u00eb shum\u00eb se si e kalonin koh\u00ebn biznesmen\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb, apo si\u00e7 i quajn\u00eb ndryshe, \u201cbobat\u201d e Tiran\u00ebs&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pak minuta m\u00eb von\u00eb, n\u00eb at\u00eb lokal hyri nj\u00eb fem\u00ebr super e bukur, q\u00eb i ngjante nj\u00eb ikone televizive, aq e bukur sa, kur hyri ajo, i gjith\u00eb klubi ktheu kok\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo u drejtua p\u00ebr nga tavolina e \u201cbobit\u201d, si\u00e7 e pag\u00ebzova un\u00eb turkun. U prezantua me ne dhe \u201cbobi\u201d na tha se ajo ishte e \u201cdashura\u201d e tij p\u00ebr at\u00eb nat\u00eb. Ajo nuk u trondit nga ajo q\u00eb tha ai, p\u00ebrkundrazi, porositi pijen e saj dhe, pasi trokiti got\u00ebn me ne, vazhdoi ta pinte e qet\u00eb. Ishte studente dhe na tregoi se e dashuronte jet\u00ebn q\u00eb b\u00ebnte dhe se \u201cbobin\u201d, e takonte her\u00eb pas here, madje tani i ishte b\u00ebr\u00eb e zakonshme t\u00eb dilte me t\u00eb. \u201cBobi\u201d m\u00eb tha q\u00eb personalisht nuk kishte asgj\u00eb me ato \u201cvajza t\u00eb mira\u201d, si\u00e7 i quante ai, t\u00eb cilat nat\u00ebn b\u00ebnin profesionin m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, prostitucionin, nd\u00ebrsa dit\u00ebn ishin studente, si studentja e tij, e cila vinte sa her\u00eb q\u00eb ai e th\u00ebrriste. Ajo k\u00ebrcente dhe ai nuk mbante fre n\u00eb duar, por ia hidhte lek\u00ebt sip\u00ebr kok\u00ebs dhe ajo, pa u menduar dy her\u00eb, i merrte parat\u00eb dhe i paloste n\u00eb dor\u00eb. E pyeta se p\u00ebrse i merrte ajo dhe m\u2019u p\u00ebrgjigj se k\u00ebshtu funksiononte, lek\u00ebt nuk ia jepte kurr\u00eb n\u00eb dor\u00eb, sepse sipas tij, nuk donte ta \u201cofendonte\u201d. Ai m\u00eb tha se shqiptaret jan\u00eb femra t\u00eb bukura, por edhe t\u00eb lira, madje nuk harroi t\u00eb shtonte se femrat shqiptare p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb t\u00eb huajt sepse paguajn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, b\u00ebjn\u00eb dhurata dhe nuk &#8220;t\u00eb b\u00ebhen rrodhe&#8221;, madje ndodh edhe q\u00eb historia e nisur me para, t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me martes\u00eb \u201csepse t\u00eb gjitha gocat k\u00ebtu e kan\u00eb ende me shum\u00eb qejf martes\u00ebn\u201d, thot\u00eb ai. Ai fliste e une mendoja: Pse shum\u00eb nga vajzat e metropolit b\u00ebjn\u00eb jet\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb nat\u00ebn-rrug\u00ebve, dit\u00ebn-studente (edhe me rezultate shum\u00eb t\u00eb mira)? E p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u2019u hyj\u00eb n\u00eb pun\u00eb ajo diplom\u00eb, kur shesin trupin e tyre p\u00ebr t\u00eb siguruar qiran\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb, dalin me meshkuj q\u00eb nuk i kan\u00eb par\u00eb ndoshta kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre, puthen, kalojn\u00eb net\u00eb m\u00eb ta dhe n\u00eb fund, paguhen p\u00ebr sh\u00ebrbimet e tyre?! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por le t\u00eb kthehemi te vajza q\u00eb kemi n\u00eb tavolin\u00eb&#8230; Ajo ndenji edhe pak, futi parat\u00eb n\u00eb portofolin e saj Gucci dhe thirri taksin\u00eb e u largua me \u201cbobin\u201d. E shikoja dhe doja t\u00eb gjeja n\u00eb t\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb grim\u00eb dhimbshmurie, apo keqardhjeje p\u00ebr veten, por jo, ajo po ikte me bindjen se nuk kishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb gabuar. Prind\u00ebrit e saj nuk din\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebn vajza e tyre, madje kam bindjen q\u00eb ata mendojn\u00eb se vajza e tyre e gdhin mbi libra, sepse kur vjen puna t\u00eb provimet, ajo b\u00ebn pun\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, i blen ato! Sa do t\u00eb zgjas\u00eb jeta q\u00eb b\u00ebn? Eh, at\u00eb nuk e dim\u00eb, as un\u00eb, as ajo, as vet\u00eb koha. K\u00ebshtu ndodh n\u00eb Tiran\u00eb, ku gjith\u00e7ka e ka nj\u00eb \u00e7mim. Ku t\u00eb gjith\u00eb din\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh, por nuk kan\u00eb qejf t&#8217;u flas\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb, madje thjesht pijn\u00eb, qeshin, dehen, drogohen, paguhen, paguajn\u00eb\u2026 Dhe te gjitha k\u00ebto ndodhin ne klube si ky ku isha sot. Ky klubi \u00ebsht\u00eb si ato \u201czgjojet\u201d e blet\u00ebve q\u00eb duket sikur l\u00ebshojn\u00eb mjalt\u00eb dhe i t\u00ebrheqin njer\u00ebzit me \u00ebmb\u00ebsin\u00eb e tij. Pothuajse t\u00eb gjitha vajzat pin\u00eb duhan, t\u00eb veshura, t\u00eb pispillosura dhe presin \u201cgjahun\u201d e radh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb paguar shpenzimet e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karshill\u00ebk e konkurenc\u00eb mes vajzash&#8230; Kjo \u00ebsht\u00eb jeta e nat\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijon t\u00eb shtunen e ardhshme..!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb e dashur shqiptare kushton m\u00eb pak&#8230; P\u00ebrsh\u00ebndetje, miqt\u00eb e mi! Ja ku u takuam p\u00ebrs\u00ebri. Uroj t\u00eb jeni mir\u00eb dhe ju ftoj t\u00eb lexoni historin\u00eb e radh\u00ebs nga jeta e nat\u00ebs, kaq e pasur me ngjarje t\u00eb bukura, k\u00ebrcime, alegri, por edhe me pije pa fund, duhan dhe l\u00ebnd\u00eb narkotike. Hehehehe, po vazhdoj m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22093,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2452],"class_list":["post-22179","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-rrefimet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22179","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22179"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22179\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22179"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22179"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22179"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}