{"id":22151,"date":"2019-04-19T15:00:05","date_gmt":"2019-04-19T13:00:05","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22151"},"modified":"2019-04-19T14:48:47","modified_gmt":"2019-04-19T12:48:47","slug":"%ef%bb%bfjeta-ime-quhet-vetmi-pa-fund","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfjeta-ime-quhet-vetmi-pa-fund\/","title":{"rendered":"\ufeffJeta ime quhet vetmi pa fund!"},"content":{"rendered":"\n<p>Un\u0451 q\u0451 po ju shkruaj jam nj\u0451 n\u0451n\u0451 dhe nj\u0451 grua shum\u0451 e vetmuar. Jeta ime tani ka marr\u0451 fund, edhe pse marr frym\u0451.<\/p>\n\n\n\n<p> Para disa koh\u0451sh, jetoja e lumtur me familjen time. <\/p>\n\n\n\n<p>Kisha nj\u0451 djal\u0451 dhe burrin. Edhe un\u0451, edhe burri ishim n\u0451 pun\u0451. <\/p>\n\n\n\n<p>Djalit nuk i kishim dh\u0451n\u0451 shkoll\u0451 t\u0451 lart\u0451 dhe n\u0451 fakt, e kishim llastuar pak. Nuk kishte shkuar n\u0451 shkoll\u0451 q\u0451 pas klas\u0451s s\u0451 tet\u0451, rrinte n\u0451 sht\u0451pi, dilte me shok\u0451t dhe k\u0451shtu q\u0451 edhe d\u0451ftes\u0451n e shkoll\u0451s s\u0451 mesme b\u0451ra sakrifica e ia gjeta me mik. E futa n\u0451 pun\u0451 n\u0451 nj\u0451 institucion me sigurime. Ishte nj\u0451 djal\u0451 i mbar\u0451 dhe puna po i ecte. Edhe jeta gjithashtu po i ecte, sepse ishte njohur me nj\u0451 vajz\u0451 shum\u0451 t\u0451 mir\u0451. E kisha marr\u0451 vesh nga disa shok\u0451 t\u0451 tij se e kishte serozisht. E shihja q\u00eb edhe si tip kishte ndryshuar. <\/p>\n\n\n\n<p>Pas pak kohe, ai erdhi e m\u0451 tha se ishte i dashuruar dhe se duhet t\u0451\nb\u0451hesha gati sepse do ta sillte ndonj\u0451 dit\u0451 t\u00eb dashur\u00ebn n\u0451 sht\u0451pi. Un\u0451 mendova\nse ai po tallej, si\u00e7 e kishte zakon gjithmon\u0451, por nj\u0451 dit\u0451, kur u ktheva nga\npuna, e gjeta n\u0451 sht\u0451pi s\u0451 bashku me nj\u0451 vajz\u0451. Ishte nj\u0451 vajz\u0451 e dob\u0451t, imcake\ndhe mjaft simpatike. Nuk dyshoja aspak te gustot e tij. Ai ma prezantoi si\nnusen e vet. Nj\u0451 \u00e7ast nuk e dhash\u0451 veten, por pastaj, n\u0451 mendjen time, filloi\nnj\u0451 luft\u0451 e madhe mendimesh. \u201cPse duhej ta sillte n\u0451 sht\u0451pi ashtu? Pse nuk m\u0451\npyeti m\u0451 par\u0451?\u201d e shum\u0451 mendime si k\u00ebto, por u qet\u00ebsova duke menduar at\u0451\nshakan\u0451 q\u0451 m\u0451 kishte th\u0451n\u0451 at\u0451 dit\u0451. Ajo ndenji pak dhe m\u0451 pas, djali e p\u0451rcolli\np\u0451r n\u0451 sht\u0451pi. N\u0451 dark\u0451, trokiti dera me rr\u0451mbim. Burri u ngrit ta hapte. Nj\u0451\nburr\u0451 dhe nj\u0451 djal\u0451 me trup t\u0451 b\u0451sh\u0451m, u shfaq\u0451n te dera. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Si jeni? &#8211; i pyeti burri. &#8211; K\u0451 k\u0451rkoni, ju lutem?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Juve ju k\u0451rkojm\u0451 &#8211; tha burri i moshuar &#8211; juve q\u0451 keni rr\u0451mbyer vajz\u0451n ton\u0451.\n<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ju lutem, keni ngat\u0451rruar sht\u0451pi. Brenda jemi vet\u0451m un\u0451 dhe gruaja ime. Ne\ns\u2019e njohim vajz\u0451n tuaj.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk e njihni ju, por djali juaj, po! Gjithashtu, edhe gruaja juaj. <\/p>\n\n\n\n<p>Burri u kthye nga un\u0451 i t\u00ebrbuar dhe m\u0451 tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; T\u0451 v\u0451rteta jan\u0451 k\u0451to q\u0451 po thot\u0451 ky burr\u0451?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo! &#8211; mohova n\u0451 vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Burri u irritua dhe deshi t\u0451 mbyllte der\u0451n, mir\u0451po djali q\u0451 rrinte pas\nbabit t\u0451 vet jasht\u0451 port\u0451s, tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mir\u0451, thuaji atij djalit t\u00ebnd q\u0451 ta mbaj\u0451 motr\u0451n time dhe ajo t\u0451 mos\nshkel\u0451 m\u0451 n\u0451 sht\u0451pin\u0451 ton\u0451! <\/p>\n\n\n\n<p>Pas k\u0451tyre fjal\u0451ve ata u larguan dhe un\u0451 e burri mbet\u0451m t\u0451 shtangur. Ai m\u0451\npyeti a ishin t\u0451 v\u0451rteta fjal\u0451t q\u0451 tha ai dhe un\u0451 i thash\u0451 se djali kishte\nsjell\u0451 n\u0451 sht\u0451pi nj\u0451 vajz\u0451, por pasi kishin ndenjur nja nj\u0451 or\u0451, ik\u0451n, pa m\u00eb th\u0451n\u0451\nse ku. Mor\u0451m n\u0451 telefon djalin dhe ai na pohoi t\u0451 gjitha fjal\u0451t q\u0451 na than\u0451 t\u0451\ndy burrat. Ishte e v\u0451rtet\u0451, ai e kishte marr\u0451 vajz\u0451n dhe tani k\u0451rkonte lejen\nton\u0451 p\u0451r ta sjell\u0451 p\u0451rfundimisht n\u0451 sht\u0451pi. Burri nuk ishte dakord, por un\u0451, si\ngjithmon\u0451, nuk doja ta m\u0451rzisja djalin dhe iu luta burrit ta pranonte. Burri,\nduke m\u0451 th\u00ebn\u0451 se isha shkaktarja kryesore e sjelljes negative t\u0451 djalit, pranoi.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Djali e solli vajz\u0451n n\u0451 sht\u0451pi dhe un\u0451 i lirova dhom\u0451n e gjumit. Sakrificat\nnuk kishin t\u0451 mbaruar. Pas k\u0451tyre q\u00eb ndodh\u00ebn, mendoja se nuk kishte gj\u0451 m\u0451 t\u0451\nkeqe se k\u0451to, por isha gabuar. <\/p>\n\n\n\n<p>Ata t\u0451 dy jetonin me ne dhe djali ishte i lumtur. Nusja ishte shum\u0451 e mir\u0451\ndhe shum\u0451 pun\u0451tore, vet\u0451m se nuk ishte e arsimuar q\u0451 ta fusja n\u0451 nj\u0451 pun\u0451 dhe t\u0451\nmos rrinte gjith\u0451 dit\u0451n n\u0451 sht\u0451pi. <\/p>\n\n\n\n<p>Pas nj\u0451 viti, ata u b\u0451n\u0451 me vajz\u0451. Ishte dita m\u0451 e lumtur e jet\u0451s sime! Nuk\ndi si ta p\u0451rshkruaj at\u0451 dit\u0451 dhe m\u0451 kujtohet q\u00eb vet\u0451m ngrija kok\u0451n nga qielli\ndhe fal\u00ebnderoja Zotin. G\u0451zim edhe m\u0451 i madh ishte kur e soll\u0451m n\u0451 sht\u0451pi nga\nmaterniteti dhe dukej se sht\u0451pia kishte rilindur. Nj\u0451 jet\u0451 e re kishte ardhur\ndhe \u00e7do gj\u0451 po shkonte p\u0451r mrekulli. Nusja ishte pak e m\u0451rzitur sepse akoma nuk\nfliste me njer\u0451zit e saj, por g\u0451zimi i f\u0451mij\u0451s dhe dashuria e madhe q\u0451 i falnim\nne n\u0451 sht\u0451pin\u0451 ton\u0451, e b\u0451nte t\u0451 harronte q\u0451 kishte familjen e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe djali im ishte shum\u00eb i lumtur. Aq shum\u0451 u lumturuan t\u0451 dy sa pas 12\nmuajsh ata u shtuan me nj\u0451 f\u0451mij\u0451 tjet\u0451r, tani, me djal\u0451. Edhe pse ishte her\u0451t\np\u0451r ta, sepse ishin shum\u0451 t\u0451 vegj\u0451l, mir\u0451sia e familjes ishte e pafund. Burri\nim, edhe pse n\u0451 fillim ishte kund\u0451r k\u0451saj martese, tani e kishte harruar m\u00ebrzin\u00eb\nnga lindja e mbes\u0451s dhe nipit. <\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u0451po, kjo nuk do t\u00eb zgjaste shum\u00eb&#8230; Nj\u0451 dit\u0451 djali u kthye shum\u0451 i\nm\u0451rzitur nga puna, sepse e kishin pushuar. Vendi i tij i pun\u00ebs ishte shkurtuar\ndhe tashm\u0451 ai ishte pa pun\u0451. Nuk e dinim si do b\u0451nim. Tashm\u0451, ishim nj\u0451 familje\ne madhe. N\u0451 fillim kishim disa kursime dhe nuk e ndjem\u0451 humbjen e pun\u0451s s\u0451\ndjalit. Un\u0451 punoja dhe tashm\u0451 kisha filluar edhe nj\u0451 pun\u0451 tjet\u0451r nat\u0451n te nj\u0451\nplak\u0451 t\u0451 cil\u0451n e ruaja se mos i ndodhte gj\u0451, sepse ishte e s\u0451mur\u0451. Edhe burri,\ngjithashtu, punonte, por djali ishte shum\u0451 i stresuar sepse nuk mund t\u0451 rrinte\ngjith\u0451 dit\u0451n kot dhe, p\u0451r m\u0451 tep\u0451r, ishte zhg\u0451njyer nga mosgjetja e pun\u0451s. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai filloi t\u0451 shoq\u0451rohej me disa shok\u0451 t\u0451 cil\u0451t nganj\u0451her\u0451 i sillte edhe n\u0451\nsht\u0451pi dhe un\u0451 i urreja sepse ata donin t\u0451 pinin e kisha frik\u0451 se mos e fusnin\ndjalin n\u0451 rrug\u0451 t\u0451 gabuar. Isha shum\u0451 e merakosur dhe k\u0451t\u0451 ia shpreha djalit, i\ncili m\u0451 siguroi se sjellja e tij nuk do t\u00eb ndryshonte kurr\u00eb. N\u0451 fakt, kur e\nshihja djalin tim me ata shok\u0451, dukej qart\u0451 se ai ishte ndryshe nga ata. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mos u merakos, mamushi im (k\u0451shtu m\u0451 th\u0451rriste akoma dhe pse tashm\u0451 ishte\nme dy f\u0451mij\u0451). Un\u0451 jam si sh\u0451rb\u0451tori i tyre dhe nuk ngat\u0451rrohem me pun\u0451t q\u00eb kan\u00eb;\nvet\u0451m u hap dhe u mbyll portat kur dalin e hyjn\u0451, tamam si sh\u0451rb\u0451tor!<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mir\u0451, zemra ime &#8211; i thoja gjithmon\u0451 &#8211; kam besim te ti. <\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu ishte n\u0451 t\u0451 v\u0451rtet\u0451. Kisha shum\u0451 besim tek ai dhe akoma nuk kam\nndryshuar mendim, as do t\u0451 dyshoj asnj\u0451her\u0451 se djali im ka b\u0451r\u0451 di\u00e7ka t\u0451 keqe. Kaluan\ndisa muaj q\u0451 djali po merrej me k\u0451t\u0451 pun\u0451. Un\u0451, tashm\u0451, \u00e7do nat\u0451 isha larg\nsht\u0451pis\u0451. Si\u00e7 ju thash\u0451, ruaja nj\u0451 plak\u0451 dhe paguhesha mir\u0451. At\u00eb nat\u00eb e lash\u0451\npun\u0451n n\u0451 or\u0451n 6 t\u00eb m\u00ebngjesit, si zakonisht dhe u ktheva n\u0451 sht\u0451pi. I gjeta si\ngjithmon\u0451 t\u0451 gjith\u0451 n\u00eb gjum\u0451. Pas pak minutash u ngrit nipi i vog\u0451l e ashtu\nk\u0451mbadoras erdhi tek un\u0451 n\u0451 kuzhin\u0451. Shkova ta \u00e7oja te dhoma e vet. Nusja sapo\nishte ngritur dhe po vishte vajz\u0451n. E pyeta se ku ishte djali im. Ajo m\u0451 tha se\ni kishte r\u00ebn\u00eb telefoni nga ora 11 dhe ai iku e tha se do t\u0451 shkonte me shok\u0451t\nn\u0451 nj\u0451 vend. Se\u00e7 m\u0451 s\u0451mboi n\u0451 zem\u0451r. Shkova n\u0451 kuzhin\u0451 dhe mora telefonin, i\nrash\u0451, por ai dilte i mbyllur. I thash\u0451 nuses se dyshoja q\u00eb djali nuk ishte mir\u0451,\nsepse ai nuk e mbyllte ndonj\u0451her\u0451 telefonin. At\u0451here u zgjua burri dhe i thash\u0451\nse djali nuk ishte dhe nuk p\u0451rgjigjej n\u0451 telefon, por pa mbaruar fjal\u0451n, nj\u0451\nzile telefoni sqaroi gjith\u00e7ka. Djalin e kishin gjetur t\u0451 vrar\u0451 me nj\u0451 thik\u0451. N\u00eb\nat\u00eb moment, \u00e7do gj\u0451 ndaloi. Ul\u0451rimat dhe lot\u0451t pushtuan sht\u0451pin\u0451 ton\u0451. Nuk\nmundem ta p\u0451rshkruaj at\u00eb dit\u00eb dhe do m\u0451 falni, por \u0451sht\u0451 e pap\u0451rballueshme&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Pas k\u0451saj gj\u0451me, un\u0451 nuk arrija t\u0451 b\u0451ja asgj\u0451. T\u0451 shkoja n\u0451 pun\u0451, as aq b\u0451hej\nfjal\u0451. Burri im m\u0451 akuzonte mua p\u0451r t\u0451 gjitha. Ai, pas dy muajsh, u largua nga\nsht\u0451pia dhe shkoi tek i v\u0451llai n\u0451 Greqi. As nuk m\u0451 telefonoi mua, por nuses dhe\ni tha q\u0451 do t\u0451 rrinte derisa t\u0451 merrte veten. F\u0451mij\u0451t donin t\u0451 hanin e t\u0451\nrriteshin, k\u00ebshtu q\u0451 prind\u0451rit e nuses erdh\u0451n e i mor\u0451n e un\u0451 nuk kisha pse t\u2019i\nndaloja. P\u0451r mua, \u00e7do gj\u0451 ishte shum\u0451 e trishtuar dhe shum\u0451 e pavler\u0451, megjithat\u0451\nkur vinte nusja me f\u0451mij\u0451t t\u0451 m\u0451 b\u0451nte vizit\u0451, se\u00e7 m\u0451 lindte nj\u0451 ndjenj\u0451 e vock\u0451l\nrilindjeje. Ata ishin f\u0451mij\u0451t e djalit tim dhe un\u0451 i doja shum\u0451. N\u0451se djali do\nkishte l\u0451n\u0451 nj\u0451 amanet, sigurisht q\u0451 do t\u0451 ishin f\u0451mij\u0451t e tij. K\u0451t\u0451 mendova\ndhe vendosa t\u0451 rifilloja jet\u0451n. Ishte shum\u0451 e v\u0451shtir\u0451, por forca e mendimit m\u0451\nshtynte t\u0451 p\u0451rballoja k\u0451t\u0451 humbje t\u0451 madhe. Gjeta nj\u0451 pun\u0451 dhe i thash\u0451 nuses\nse mund t\u0451 vinte n\u00eb sht\u00ebpi pasi do t\u2019i gjeja edhe asaj nj\u0451 pun\u0451, por ajo nuk\npranoi. Ajo ishte shum\u0451 e mir\u0451, por duke ndenjur me njer\u0451zit e vet, kishte\nndryshuar; nuk donte t\u0451 jetonte m\u00eb me mua. Nj\u0451 dit\u0451, p\u0451r her\u0451 t\u0451 par\u0451, shkova\nte sht\u0451pia e prind\u0451rve t\u0451 saj. Mbesa dhe nipi m\u2019u hodh\u0451n n\u0451 qaf\u0451 dhe nuk\nshk\u0451puteshin nga un\u0451. I kishte marr\u0451 malli shum\u0451 ashtu si edhe mua. Ishin\nrritur me mua. Kur po i p\u0451rqafoja, ngrita kok\u0451n nga qielli dhe mendova se djali\npo m\u0451 shihte. Nusja kishte ndryshuar shum\u0451 sjellje. Ajo m\u0451 tha se nuk mund t\u0451\njetonte me mua dhe nuk donte t\u0451 kthehej m\u0451. Babai i saj m\u0451 akuzoi p\u0451r shum\u0451 gj\u0451ra\ndhe madje se isha e p\u0451rdal\u0451, pasi edhe burri m\u0451 kishte l\u0451n\u0451. Nusja m\u0451 tha se\nf\u0451mij\u0451t mund t\u2019i takoja kur t\u0451 doja, por nuk duhet t\u00eb rrija gjat\u0451 me ta, sepse\ndo t\u0451 lidheshin shum\u0451 me mua dhe ajo donte t\u0451 rifillonte jet\u0451n e saj, sepse\nishte shum\u0451 e re. Nuk po e njihja. Ajo ishte kthyer n\u0451 nj\u0451 fem\u0451r pa zem\u0451r dhe\nkishte harruar sakrificat q\u0451 kisha b\u0451r\u0451 p\u0451r t\u0451 q\u0451 n\u0451 fillim, kur prind\u0451rit e\nvet e p\u0451rzun\u0451 e deri kur punoja edhe nat\u0451n p\u0451r t\u0451 rritur f\u0451mij\u0451t e saj e t\u0451\ndjalit tim. U m\u0451rzita shum\u0451. <\/p>\n\n\n\n<p>Tani q\u0451 f\u0451mij\u0451t i shoh rrall\u0451, ata jan\u0451 larguar shum\u0451 prej meje dhe nuk m\u0451\nduan si m\u0451 par\u0451. Burri nuk u b\u0451 m\u0451 i gjall\u0451 dhe akoma nuk e gjeta se pse ma\nvran\u0451 djalin tim t\u0451 vet\u0451m. Ja pra, kjo \u0451sht\u0451 historia e s\u0451 ashtuquajtur\u00ebs jet\u0451s\nsime. Uroj q\u0451 asnj\u0451 n\u0451 bot\u0451 t\u0451 mos ket\u0451 fatin tim dhe pres me padurim t\u0451\nbashkohem me djalin tim n\u0451 jet\u0451n tjet\u0451r, n\u00ebse ajo ekziston&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u0451 q\u0451 po ju shkruaj jam nj\u0451 n\u0451n\u0451 dhe nj\u0451 grua shum\u0451 e vetmuar. Jeta ime tani ka marr\u0451 fund, edhe pse marr frym\u0451. Para disa koh\u0451sh, jetoja e lumtur me familjen time. Kisha nj\u0451 djal\u0451 dhe burrin. Edhe un\u0451, edhe burri ishim n\u0451 pun\u0451. Djalit nuk i kishim dh\u0451n\u0451 shkoll\u0451 t\u0451 lart\u0451 dhe n\u0451 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-22151","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22151\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}