{"id":2215,"date":"2014-08-13T11:37:44","date_gmt":"2014-08-13T11:37:44","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2215"},"modified":"2014-08-13T11:37:44","modified_gmt":"2014-08-13T11:37:44","slug":"ajo-me-futi-ne-shtepi-une-e-preva-ne-bese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/08\/ajo-me-futi-ne-shtepi-une-e-preva-ne-bese\/","title":{"rendered":"Ajo m\u00eb futi n\u00eb sht\u00ebpi, un\u00eb e preva n\u00eb bes\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb vajz\u00eb 21 vje\u00e7e, jam n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq e nuk di cil\u00ebn rrug\u00eb t\u00eb zgjedh. E di se isha un\u00eb ajo q\u00eb gabova, por besoj se n\u00eb fund, pasi t\u00eb lexoni k\u00ebt\u00eb histori, do ta kuptoni se nuk ishte i gjithi faji im&#8230;<\/p>\n<p>Jam n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb. Jam nga nj\u00eb vend i vog\u00ebl i Shqip\u00ebris\u00eb dhe, kur m\u00eb doli universiteti n\u00eb Tiran\u00eb, u g\u00ebzova pa mas\u00eb, por kur fillova vitin e par\u00eb, e pash\u00eb nuk ishte ashtu si\u00e7 e mendoja. Tirana kishte nj\u00eb jet\u00eb mjaft aktive dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duheshin shum\u00eb para. Prind\u00ebrit m\u00eb siguronin qiran\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb, por ne dilnim me shoqet e lek\u00ebt nuk na mjaftonin. N\u00eb fakt, dy shoqet e mia t\u00eb dhom\u00ebs ishin pak m\u00eb t\u00eb pasura se un\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ato vendos\u00ebn t\u00eb mos rrinin n\u00eb konvikt dhe t\u00eb merrnin nj\u00eb sht\u00ebpi me qira. I kisha mike t\u00eb mira dhe isha m\u00ebsuar me to, prandaj edhe vendosa t\u00eb shkoja e t\u00eb jetoja me to edhe un\u00eb me qira. Prind\u00ebrve nuk u erdhi mir\u00eb, sepse e dinin q\u00eb do t\u00eb shtoheshin shpenzimet, por nuk ma prish\u00ebn. U thash\u00eb se do t\u00eb gjeja nj\u00eb pun\u00eb pasdite dhe k\u00ebshtu, do ta paguaja vet\u00eb qiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kaloi viti i par\u00eb me sakrifica dhe, kur erdhi koha t\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpi me pushime, e kuptova se kishte qen\u00eb nj\u00eb vit i lodhsh\u00ebm. E dija se edhe vitet e tjera do t\u00eb ishin t\u00eb tilla, por ia vlente p\u00ebr shkoll\u00ebn. Vitin e dyt\u00eb isha pak m\u00eb me shans. Gjeta pun\u00eb te nj\u00eb shoqe e mamit. Mami e kishte takuar n\u00eb nj\u00eb trajnim kur ishte n\u00eb Tiran\u00eb dhe, pasi kishin folur p\u00ebr mua, ajo i kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb m\u00eb pun\u00ebsonte. Ajo punonte n\u00eb nj\u00eb vend pune shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por p\u00ebr momentin, nuk m\u00eb rregullonte dot, k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb mori t\u00eb kujdesesha p\u00ebr vajz\u00ebn e vog\u00ebl, pasditeve, kur punonte me orar t\u00eb zgjatur dhe t\u00eb shtun\u00ebn e t\u00eb diel\u00ebn. Ishte nj\u00eb pun\u00eb e bukur, q\u00eb edhe pse m\u00eb merrte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs, nuk e kisha problem, sepse nuk ishte shum\u00eb e lodhshme dhe paguhesha mir\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kisha edhe interes q\u00eb t\u00eb m\u00eb gjente nj\u00eb pun\u00eb, pasi t\u00eb mbaroja shkoll\u00ebn. Deri k\u00ebtu, ishim n\u00eb rregull, por gj\u00ebrat ndryshuan pas disa muajsh.<\/p>\n<p>Ajo ishte nj\u00eb grua rreth 30 vje\u00e7e, por ishte shum\u00eb e mbajtur dhe dukej m\u00eb e re. N\u00eb fillim, nuk ishte edhe aq e afrueshme me mua, sepse sigurisht q\u00eb, edhe pse ishte shoqe e mamit, duhet t\u00eb sigurohej se mund t\u00eb kishte besim tek un\u00eb. Pasi e pa se nuk i vinte ndonj\u00eb e keqe nga un\u00eb, u afrua aq shum\u00eb sa dhe m\u00eb tregonte gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ajo filloi t\u00eb tregonte pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb kishte me t\u00eb shoqin. Edhe pse ishte nj\u00eb fem\u00ebr e bukur, ata kishin koh\u00eb q\u00eb ishin ftohur me nj\u00ebri-tjetrin. Ai ishte dy vjet m\u00eb i madh se ajo dhe ishte nj\u00eb mashkull i bukur. M\u00eb vinte keq dhe disa her\u00eb m\u00eb shkonte nd\u00ebrmend t\u2019i thoja t\u00eb ndahej sepse mund t\u00eb kishte edhe ajo dik\u00eb q\u00eb t\u00eb kushtonte v\u00ebmendje ndaj saj, por tani q\u00eb e mendoj, m\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk ia kam th\u00ebn\u00eb sepse do t\u00eb dukesha sikur doja t\u2019i ndaja. Kisha disa muaj q\u00eb punoja tek ata, kur asaj papritur i erdhi ftesa q\u00eb kishte vite q\u00eb e priste. Do t\u00eb shkonte n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Bruksel, q\u00eb do t\u2019i jepte nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb madhe karrier\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb lutem, a mund ta mbash vajz\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb? M\u00eb duhet se s\u2019b\u00ebn t\u00eb shkoj. Do ta merrja dhe vajz\u00ebn, por nuk e di se a do t\u00eb kem ku ta l\u00eb&#8230; &#8211; m\u00eb tha ajo.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ajo fjal\u00eb? &#8211; i thash\u00eb &#8211; P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. Edhe un\u00eb jam pushim, k\u00ebshtu q\u00eb jam e lir\u00eb pasdite.<\/p>\n<p>&#8211; Po deshe, rri te sht\u00ebpia ime, se je me e qet\u00eb ose tek e jotja, si t\u00eb duash.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, m\u00eb mir\u00eb po rri tek e imja, po nuk e pate ti problem &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, si t\u00eb duash. P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, telefono burrin tim &#8211; tha ajo.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, shkova ta merrja vajz\u00ebn n\u00eb kop\u00ebsht dhe pastaj kalova nga sht\u00ebpia t\u00eb merrja disa rroba t\u00eb saj. Aty gjeta t\u00eb shoqin, i cili m\u00eb bezdiste gjithmon\u00eb me shikimet e tij, ama vet\u00ebm kur ishim vet\u00ebm, sepse kur ishte e shoqja, nuk m\u2019i hidhte syt\u00eb. Nejse, un\u00eb b\u00ebja sikur nuk kuptoja.<\/p>\n<p>&#8211; Pse nuk rri k\u00ebtu? &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>U ktheva nj\u00ebher\u00eb dhe e pash\u00eb me habi. Ai e kuptoi dhe shtoi:<\/p>\n<p>&#8211; Se je m\u00eb rehat, sepse un\u00eb do dal.<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebshtu e kemi l\u00ebn\u00eb me Dor\u00ebn. Edhe ajo m\u00eb tha t\u00eb rrija, por n\u00ebse ka ndonj\u00eb gj\u00eb, un\u00eb do t\u2019ju telefonoj.<\/p>\n<p>&#8211; Si t\u00eb doni. &#8211; tha ai dhe m\u00eb shkeli syrin.<\/p>\n<p>Si p\u00ebr inat, t\u00eb pasnes\u00ebrmen n\u00eb dark\u00eb, vajza kishte temperatur\u00eb. Ishte von\u00eb dhe kisha frik\u00eb ta \u00e7oja vet\u00ebm n\u00eb spital. Shoqet nuk kishin makin\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb i telefonova t\u00eb atit. Ai erdhi menj\u00ebher\u00eb. Sapo hyri n\u00eb sht\u00ebpi, nj\u00ebra nga shoqet, m\u00eb ra me b\u00ebrryl dhe m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; \u00cb\u00eb\u00eb\u00eb, s\u2019paske faj ti q\u00eb i je p\u00ebrkushtuar k\u00ebsaj familjeje! Qenka si yll!<\/p>\n<p>E qortova me shikim dhe u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb spital. Atje i vun\u00eb nj\u00eb serum dhe m\u00eb pas e soll\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi. T\u00eb nes\u00ebrmen, ajo ishte mir\u00eb, por un\u00eb nuk e \u00e7ova n\u00eb kop\u00ebsht sepse k\u00ebshtu m\u00eb kishte porositur i ati. Nga ora dhjet\u00eb, ra dera. Isha vet\u00ebm me vajz\u00ebn. Shoqet kishin provim. E hapa. Ishte ai.<\/p>\n<p>&#8211; Erdha t\u00eb shoh vajz\u00ebn. Si \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb mir\u00eb. Un\u00eb ju thash\u00eb edhe n\u00eb telefon, nuk keni pse t\u00eb shqet\u00ebsoheni. Megjithat\u00eb&#8230; &#8211; fjala u nd\u00ebrpre kur vajza e pa dhe i thirri:<\/p>\n<p>&#8211; Babi!<\/p>\n<p>&#8211; Zem\u00ebr! &#8211; tha ai dhe u fut brenda. Nuk m\u00eb ngelej asgj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm t\u00eb mbyllja der\u00ebn, sepse ai mori vajz\u00ebn n\u00eb krah dhe u fut n\u00eb kuzhin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit q\u00eb kujdesesh kaq shum\u00eb p\u00ebr time bij\u00eb &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>Ndenj\u00ebm dhe vajz\u00ebn e k\u00ebnaqur nga prania e t\u00eb atit e loja q\u00eb b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb, e zuri gjumi n\u00eb krah\u00ebt e tij. E \u00e7ova n\u00eb dhom\u00eb dhe, kur po b\u00ebhesha gati t\u00eb dilja nga dhoma pash\u00eb te dera at\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb n\u00eb gjum\u00eb &#8211; i thash\u00eb dhe b\u00ebra nga dera q\u00eb edhe ai t\u00eb dilte jasht\u00eb. Dol\u00ebm n\u00eb korridor dhe aty u gjenda p\u00ebrball\u00eb tij. Ai ishte i gjat\u00eb, me nj\u00eb trup si aktor Hollivudi dhe afria me t\u00eb, ma b\u00ebri trupin me mornica. Mora t\u00eb shkoja nga kuzhina dhe m\u00eb preku trupi trupin e tij. U ula n\u00eb divan dhe ai, ashtu b\u00ebri.<\/p>\n<p>&#8211; T\u2019ju b\u00ebj nj\u00eb kafe?<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi i b\u00ebra kafen, ai filloi t\u00eb fliste.<\/p>\n<p>&#8211; Ti je nj\u00eb vajz\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Pse? &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po ja. Punon p\u00ebr t\u00eb paguar qiran\u00eb dhe p\u00ebr shkoll\u00ebn. M\u00ebson e je shum\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>&#8211; Pse, t\u00eb tjerat, si jan\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Ndryshe nga ti. Presin q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u2019ua b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb marrin lek\u00ebt nga prind\u00ebrit, madje ka nga ato q\u00eb z\u00ebn\u00eb edhe t\u00eb dashur q\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb me lek\u00eb. Prandaj m\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb kok\u00eb p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>&#8211; Si? Nuk ju vjen zor? Ju jeni i martuar me nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; E pra, k\u00ebtu q\u00ebndron e keqja. Njeriu nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr femra t\u00eb rralla, por p\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr si ti, q\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqet me t\u00eb.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu filloi kjo pun\u00eb. Me k\u00ebto fjal\u00eb e t\u00eb tjera si k\u00ebto, ai m\u00eb b\u00ebri p\u00ebr vete dhe, pas nj\u00eb muaji nga dita q\u00eb ju p\u00ebrshkrova m\u00eb lart, ai m\u00eb b\u00ebri t\u00eb vet\u00ebn. Her\u00ebn e par\u00eb ndenj\u00ebm bashk\u00eb kur e shoqja kishte ikur n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trajnim. Ai erdhi her\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, kur shoqet nuk ishin aty dhe p\u00ebrjetuam \u00e7aste t\u00eb mrekullueshme. Nga ai \u00e7ast, ne jemi t\u00eb lidhur e dashuria jon\u00eb ka marr\u00eb krah\u00eb. Nj\u00eb vit q\u00ebndruam pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, mir\u00ebpo nj\u00ebra nga shoqet e kuptoi kur m\u00eb mori telefonin p\u00ebr t\u2019i telefonuar s\u00eb \u00ebm\u00ebs. Ajo pa mesazhin q\u00eb ai m\u00eb kishte d\u00ebrguar.<\/p>\n<p>&#8211; Po b\u00ebn nj\u00eb gabim t\u00eb madh! &#8211; m\u00eb tha. Ai \u00ebsht\u00eb burri i shoqes s\u00eb mamit. Pastaj, \u00ebsht\u00eb edhe i martuar.<\/p>\n<p>&#8211; Po martesa e tyre nuk funksionon! \u2013 u shfaj\u00ebsova.<\/p>\n<p>&#8211; Nejse, ti e di vet\u00eb, por t\u00eb them m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndalosh tani, pa u b\u00ebr\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto fjal\u00eb reflektova dhe e ftova at\u00eb t\u00eb dilnim p\u00ebr kafe.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb. Ti je i martuar dhe un\u00eb kam t\u00eb tjera plane p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019jan\u00eb k\u00ebto q\u00eb thua? Un\u00eb nuk mund t\u00eb rri asnj\u00eb \u00e7ast pa ty. Ti d\u00ebgjon ato budallall\u00ebqet e shoqeve t\u00eb tua. Ato jan\u00eb xheloze q\u00eb ne duhemi, prandaj t\u00eb thon\u00eb se duhet t\u00eb ndahemi.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto fjal\u00eb e t\u00eb tjera si k\u00ebto, ai m\u00eb bindi p\u00ebrs\u00ebri&#8230;<\/p>\n<p>Tani e dini historin\u00eb time. Se si do t\u2019i vej\u00eb filli, nuk e di. Tani jam me pushime dhe sapo jam kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, por e di se k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ai do t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb pretekst e do t\u00eb vij\u00eb t\u00eb m\u00eb takoj\u00eb. Kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim nga i cili nuk e di si mund t\u00eb shp\u00ebtoj. Si do t\u00eb reagojn\u00eb prind\u00ebrit e mi? Si do t\u00eb reagoj\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb pun\u00ebsoi, m\u00eb besoi e m\u00eb futi n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb besoi gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb bij\u00ebn? Nuk e di. Zoti m\u00eb ndihmoft\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb vajz\u00eb 21 vje\u00e7e, jam n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq e nuk di cil\u00ebn rrug\u00eb t\u00eb zgjedh. E di se isha un\u00eb ajo q\u00eb gabova, por besoj se n\u00eb fund, pasi t\u00eb lexoni k\u00ebt\u00eb histori, do ta kuptoni se nuk ishte i gjithi faji im&#8230; Jam n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[334,914,332,333],"class_list":["post-2215","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-besa","tag-pushime","tag-rrefime-mekataresh","tag-tradhtia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2215"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2215\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}