{"id":22139,"date":"2019-04-18T17:00:41","date_gmt":"2019-04-18T15:00:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22139"},"modified":"2019-04-18T11:42:49","modified_gmt":"2019-04-18T09:42:49","slug":"%ef%bb%bfe-takoja-ne-spitalin-psikiatrik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfe-takoja-ne-spitalin-psikiatrik\/","title":{"rendered":"\ufeffE takoja n\u00eb spitalin psikiatrik"},"content":{"rendered":"\n<p>Sa her\u00eb kujtoj babain tim, para sysh m\u00eb vjen spitali p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt mendor\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb duhet t\u00eb kem qen\u00eb kat\u00ebr vje\u00e7 at\u00ebher\u00eb kur shkonim p\u00ebr ta takuar dhe nd\u00ebrsa rojet mbyllnin dyert e r\u00ebnda me \u00e7el\u00ebsat e tyre t\u00eb m\u00ebdhenj, <\/p>\n\n\n\n<p>un\u00eb i shtr\u00ebngoja fort dor\u00ebn mamit dhe mezi prisja q\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n\n\n\n<p>Babai asnj\u00ebher\u00eb nuk na njihte kur shkonim p\u00ebr ta takuar. Ai rrinte i ulur n\u00eb\nnj\u00eb karrige, i veshur me pizhama, duke par\u00eb nga dritarja. Nuk na p\u00ebrsh\u00ebndeste\nfare. Mamaja fliste, por ai nuk p\u00ebrgjigjej. Mbaj mend q\u00eb un\u00eb rrija e fiksuar\npas p\u00ebshtym\u00ebs q\u00eb dilte nga goja e tij. Kjo i vinte nga ila\u00e7et q\u00eb merrte. Kjo gj\u00eb\nm\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndihesha m\u00eb e rritur se ai, por edhe t\u00eb qaja shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Babai u largua nga sht\u00ebpia kur un\u00eb isha nj\u00eb vje\u00e7. Ai u shtrua n\u00eb nj\u00eb spital\np\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb kishin probleme mendore. Shooku dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia se kishte dy f\u00ebmij\u00eb\nt\u00eb vegj\u00ebl, i kishin shkaktuar atij nj\u00eb kriz\u00eb nervore. M\u00eb pas, u diagnostikua si\ndepresiv. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ata shum\u00eb shpesh jan\u00eb t\u00eb trisht\u00eb, ndihen t\u00eb pashpres\u00eb,\nkan\u00eb dyshime mbi veten e tyre, tentojn\u00eb vet\u00ebvrasjen, por ka raste edhe q\u00eb\nflasin shum\u00eb shpejt, duan t\u00eb duken dhe kan\u00eb zhg\u00ebnjime t\u00eb m\u00ebdha. Pasi ai p\u00ebsoi\n33 kriza nervore, kat\u00ebr vjet dhe n\u00ebnt\u00eb muaj i kaloi n\u00eb nj\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt\ndhe vite t\u00eb panum\u00ebrta n\u00eb sht\u00ebpi duke vuajtur, un\u00eb m\u00eb n\u00eb fund e pranova se babai\nim ishte i s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur ishin f\u00ebmij\u00eb, un\u00eb dhe motra ime m\u00eb e madhe e vizitonim babain disa her\u00eb\nn\u00eb vit. Gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb spital, un\u00eb i b\u00ebja vetes shum\u00eb pyetje. Pyesja veten\nse cila do t\u00eb ishte m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrsh\u00ebndetur. Ta p\u00ebrqafoja apo vet\u00ebm\nt\u2019i jepja dor\u00ebn? Ai dukej shum\u00eb ndryshe nga imazhi q\u00eb un\u00eb kisha krijuar p\u00ebr nj\u00eb\nbaba. Vishte bluza t\u00eb blera me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb dhe dridhej i t\u00ebri. Ishte efekti an\u00ebsor\ni ila\u00e7eve. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb nuk e dija k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe n\u00eb shkoll\u00eb nuk ndihesha mir\u00eb. Sa her\u00eb q\u00eb shoqet e mia flisnin p\u00ebr\nbaballar\u00ebt e tyre, mua m\u00eb duhej t\u00eb rrija e heshtur, duke provuar nj\u00eb ndjesi\nfaji. Babai im nuk punone dot dhe as nuk ishte n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra un\u00eb nuk i tregova askujt p\u00ebr babain tim. M\u00eb dukej sikur\naskush nuk do t\u00eb mbetej m\u00eb miku im n\u00ebse e merrte vesh. Nga jasht\u00eb dukesha shum\u00eb\ne sigurt\u00eb n\u00eb vetvete, por nga brenda nuk ishte aspak k\u00ebshtu, madje ishte e kund\u00ebrta.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, kishte edhe momente kur ia kalonim mir\u00eb, ndon\u00ebse m\u00eb shum\u00eb m\u00eb\ndukej sikur luaja me ndonj\u00eb shok t\u00eb shkoll\u00ebs sesa me tim at\u00eb. Vraponim fort, nd\u00ebrkoh\u00eb\nq\u00eb ai th\u00ebrriste se kush vinte i fundit ishte kot fare. Un\u00eb dhe motra ime\nvraponim me gjith\u00eb shpirt dhe n\u00eb fund, plaseshim n\u00eb tok\u00eb duke qeshur. Pastaj,\nbabi im kthehej n\u00eb karrigen e tij, pinte duhan pareshtur, shihte tutje n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb,\nnuk komunikonte dot, por vet\u00ebm qante pa pushim.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur u rrita, un\u00eb u b\u00ebra shum\u00eb kritike ndaj vetes. Nisa t\u00eb mendoja se kisha\nqen\u00eb un\u00eb shkak i s\u00ebmundjes s\u00eb tij. Shpresoja q\u00eb po t\u00eb isha e zonja, e gjindur,\ne dobishme, e qeshur apo interesante, ai do t\u00eb kthehej s\u00ebrish si m\u00eb par\u00eb. Kur\nmamaja m\u00eb pyeste se \u00e7far\u00eb doja si dhurat\u00eb p\u00ebr vitin e ri, nuk i k\u00ebrkoja asgj\u00eb.\nMendoja se nuk e meritoja.<\/p>\n\n\n\n<p>Doktor\u00ebt thoshin se s\u00ebmundja e tij ishte r\u00ebnduar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia e faktit\nq\u00eb tashm\u00eb kishte f\u00ebmij\u00eb, ndaj dhe un\u00eb nuk mund t\u00eb mos mendoja se n\u00ebse nuk do t\u00eb\nkisha lindur, ai do t\u00eb ishte nj\u00eb njeri normal.<\/p>\n\n\n\n<p>Kisha marr\u00eb vesh se p\u00ebrpara se t\u00eb s\u00ebmurej ai ishte shum\u00eb i zoti n\u00eb pun\u00ebn e\ntij si inxhinier, kishte marr\u00eb nota shum\u00eb t\u00eb mira n\u00eb shkoll\u00eb dhe ishte shum\u00eb inteligjent.\nShkurt, kishte qen\u00eb burri q\u00eb un\u00eb doja q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebhej s\u00ebrish.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa vjet m\u00eb von\u00eb, mamaja ime vdiq. Motra ishte martuar dhe kishte familjen\ne saj. Gjysh\u00ebrit prej koh\u00ebsh nuk jetonin m\u00eb. E kuptova q\u00eb un\u00eb isha e vetmja n\u00eb\nbot\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb. Sa her\u00eb q\u00eb shkoja n\u00eb spital, ndihesha e leht\u00ebsuar.\nM\u00eb dukej sikur ai ishte i qet\u00eb dhe i sigurt\u00eb aty, por kjo situat\u00eb sa vinte dhe\nm\u00eb r\u00ebndonte. Nisa t\u00eb pija ila\u00e7e p\u00ebr t\u2019u qet\u00ebsuar. Di\u00e7ka duhet t\u00eb ndryshonte\npatjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendosa t\u00eb jetoja jet\u00ebn time, pa u shqet\u00ebsuar, pasi kjo gj\u00eb nuk do ta sh\u00ebronte\nbabain tim. N\u00eb mosh\u00ebn tridhjet\u00eb vje\u00e7are, b\u00ebra ndryshime t\u00eb m\u00ebdha. E lash\u00eb pun\u00ebn\nq\u00eb b\u00ebja n\u00eb qytetin ku jetoja dhe u nisa me t\u00eb fejuarin tim n\u00eb Tiran\u00eb, ku atij i\nkishin ofruar nj\u00eb pun\u00eb. Babait nuk ia tregova adres\u00ebn time e as numrin e\ntelefonit, por gradualisht, marr\u00ebdh\u00ebnia ime me t\u00eb nisi t\u00eb ndryshonte. Po e\nlejoja q\u00eb t\u00eb ishte s\u00ebrish pjes\u00eb e jet\u00ebs sime.<\/p>\n\n\n\n<p>Nis\u00ebm t\u2019i kalonim pasditet bashk\u00eb. Pinim birra, cigare dhe flisnim p\u00ebr gj\u00ebra\nt\u00eb ndryshme. Kishte disa momente kthjellt\u00ebsie t\u00eb mahnitshme tek ai. M\u00eb shum\u00eb sesa\nndryshimet, un\u00eb nisa t\u00eb shihja ngjashm\u00ebrit\u00eb q\u00eb kishim. Ashtu si un\u00eb, edhe ai i\nurrente vendet e m\u00ebdha, me shum\u00eb njer\u00ebz dhe b\u00ebrjen e pazarit. Ai m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb\nqeshur si askush tjet\u00ebr, ishte bujar dhe me zem\u00ebr t\u00eb madhe. N\u00eb rinin\u00eb e tij\nkishte dashur t\u00eb b\u00ebhej shkrimtar, madje kishte shkruar edhe poezi. Ashtu si un\u00eb.\nP\u00ebrpiqej t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb lumtur. Sa her\u00eb q\u00eb shkoja ta takoja, m\u00eb pyeste si isha,\nsi ia kaloja. Dal\u00ebngadal\u00eb, idealja q\u00eb kisha krijuar n\u00eb kok\u00ebn time p\u00ebr babain,\npo merrte nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, por pas nj\u00eb viti p\u00ebrmir\u00ebsimesh, ai u b\u00eb s\u00ebrish keq.\nFliste budallall\u00ebqe, b\u00ebnte si i \u00e7mendur, nuk e pranonte q\u00eb ishte s\u00ebmur\u00eb. Isha e\nt\u00ebra e shkat\u00ebrruar, por nisa t\u00eb mendoja se n\u00ebse nuk e pranoja gjendjen e tij,\nat\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte akoma m\u00eb e dhimbshme. Mund t\u00eb largohesha, t\u00eb mos e takoja m\u00eb,\npor do t\u00eb m\u00eb mungonte shum\u00eb. Ai ishte babai im. Kisha arritur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku e\nvler\u00ebsoja shum\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb kisha me t\u00eb. P\u00ebrve\u00e7se e doja, ai m\u00eb kisht\u00eb m\u00ebsuar\nshum\u00eb gj\u00ebra. Kur ia thash\u00eb k\u00ebto, ai qeshi. I thash\u00eb edhe q\u00eb do ta shkruaja\nhistorin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gazet\u00eb. M\u00eb tha se d\u00ebshironte q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn, kur njer\u00ebzit\nta lexonin, mos ta ndalonin p\u00ebr ta shar\u00eb. E pyeta p\u00ebrse dhe m\u2019u p\u00ebrgjigj se\nmendonte q\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb baba shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrqafova fort dhe i thash\u00eb se nuk do ta nd\u00ebrroja as me gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sa her\u00eb kujtoj babain tim, para sysh m\u00eb vjen spitali p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt mendor\u00eb. Un\u00eb duhet t\u00eb kem qen\u00eb kat\u00ebr vje\u00e7 at\u00ebher\u00eb kur shkonim p\u00ebr ta takuar dhe nd\u00ebrsa rojet mbyllnin dyert e r\u00ebnda me \u00e7el\u00ebsat e tyre t\u00eb m\u00ebdhenj, un\u00eb i shtr\u00ebngoja fort dor\u00ebn mamit dhe mezi prisja q\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpi. Babai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22140,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-22139","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22139"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22139\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}