{"id":22129,"date":"2019-04-17T20:00:20","date_gmt":"2019-04-17T18:00:20","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22129"},"modified":"2019-04-17T16:25:00","modified_gmt":"2019-04-17T14:25:00","slug":"po-rris-femijen-e-dashnorit-grek","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/po-rris-femijen-e-dashnorit-grek\/","title":{"rendered":"Po rris f\u00ebmij\u00ebn e dashnorit grek"},"content":{"rendered":"\n<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam Moza. <\/p>\n\n\n\n<p>Drama e jet\u00ebs time filloi q\u00eb n\u00eb vitin \u201992, kur si shum\u00eb t\u00eb tjera, \u00a0edhe familja ime shkoi n\u00eb Greqi p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p> N\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb isha martuar dhe kisha dy f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p> Bashk\u00ebshorti im ishte pun\u00ebtor dhe, q\u00ebkur u hap\u00ebn kufijt\u00eb, u largua p\u00ebr n\u00eb Greqi. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Un\u00eb jetova me prind\u00ebrit e mi deri n\u00eb momentin kur bashk\u00ebshorti m\u00eb b\u00ebri dokumentet dhe m\u00eb mori n\u00eb Greqi. Jeta atje ishte akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Agimi shkonte n\u00eb pun\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes dhe kthehej nat\u00ebn von\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Ai b\u00ebnte dy pun\u00eb sepse donte q\u00eb t\u00eb mblidhnim lek\u00eb dhe t\u00eb hapnim nj\u00eb aktivitet privat. Un\u00eb kisha nj\u00eb vit q\u00eb kisha shkuar n\u00eb Greqi dhe nuk kisha punuar asnj\u00eb dit\u00eb, ndaj i thash\u00eb Agimit se doja t\u00eb punoja edhe un\u00eb si shum\u00eb shoqe t\u00eb miat, t\u00eb cilat b\u00ebnin pun\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, pastronin sht\u00ebpit\u00eb, lokalet ose hotelet. Doja m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dilja, pasi m\u00ebrzitesha shum\u00eb brenda n\u00eb sht\u00ebpi, se f\u00ebmij\u00ebt i \u00e7oja n\u00eb kopsht gjith\u00eb dit\u00ebn. Gjuh\u00ebn kisha filluar ta m\u00ebsoja mir\u00eb dhe e vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb mungonte ishte puna. Pas shum\u00eb debatesh dhe lutjesh nga ana ime, Agimi vendosi t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte n\u00eb pun\u00eb. Nj\u00eb shoqja ime q\u00eb punonte kameriere n\u00eb nj\u00eb lokal, foli me pronarin e saj dhe un\u00eb fillova si ndihm\u00ebs kuzhiniere. Edhe pse rrija gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, lodhjen nuk e ndjeja, pasi n\u00eb krahasim me dit\u00ebt q\u00eb rrija mbyllur brenda n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb dukej gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebja. <\/p>\n\n\n\n<p>Nuk kishte kaluar as nj\u00eb muaj kur pronari i lokalit\nm\u00eb thirri n\u00eb zyr\u00ebn e tij. N\u00eb fillim pata frik\u00eb se mos ndoshta ai po m\u00eb p\u00ebrzinte\nnga puna, por jo, nuk ishte ashtu. Nga biseda q\u00eb b\u00ebra me t\u00eb, ai ishte shum\u00eb i\nk\u00ebnaqur me pun\u00ebn time, madje m\u00eb tha se pas dy muajsh mund t\u00eb m\u00eb fuste edhe\nkuzhiniere t\u00eb par\u00eb. Ky fakt m\u00eb g\u00ebzoi. Mezi prisja t\u00eb shkoja dhe t\u2019ia thoja Agimit\nnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. \u201cMe siguri, ai do t\u00eb g\u00ebzohet po aq sa dhe un\u00eb\u201d, mendoja gjat\u00eb\nrrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, por n\u00eb fakt nuk ndodhi k\u00ebshtu. Q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb i\ntregova p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kisha p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb kuzhiniere dhe p\u00ebr t\u00eb fituar m\u00eb shum\u00eb,\nai u nevrikos dhe m\u00eb tha: \u201cB\u00ebn mir\u00eb ta l\u00ebsh fare at\u00eb pun\u00eb. Ti nuk e di se si\njan\u00eb grek\u00ebt. Ata, po nuk pat\u00ebn interes, nuk ta japin lekun kot\u201d. Un\u00eb u m\u00ebrzita\nshum\u00eb dhe i thash\u00eb se k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e thonte sepse b\u00ebhej xheloz p\u00ebr mua. N\u00eb fakt, me\nkalimin e dit\u00ebve, duke punuar n\u00eb lokal, un\u00eb po v\u00ebreja se vizitat n\u00eb kuzhin\u00eb nga\nana e pronarit u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta, madje ai po m\u00eb th\u00ebrriste gati p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb\nzyr\u00ebn e tij, ku m\u00eb k\u00ebshillonte si duhet t\u00eb punoja q\u00eb t\u00eb arrija t\u00eb b\u00ebhesha kuzhiniere\ne mir\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb ai m\u00eb tha: \u201cJam shum\u00eb i sigurt\u00eb se nj\u00eb vajz\u00eb e bukur si ti do\nt\u00eb ec\u00eb shum\u00eb shpejt n\u00eb k\u00ebt\u00eb zanat\u201d dhe zgjati dor\u00ebn t\u00eb m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte flok\u00ebt. Un\u00eb\nu largova dhe dora e tij mbeti n\u00eb aj\u00ebr. M\u00eb pas ai buz\u00ebqeshi dhe tha se kjo\nsjellje nuk ishte e mir\u00eb nga nj\u00eb pun\u00ebtore ndaj shefit t\u00eb saj. Nuk e dija se \u00e7\u2019k\u00ebrkonte\nt\u00eb thoshte ai me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por nga biseda me shoqen time, e cila m\u00eb solli n\u00eb at\u00eb\nvend pune, kuptova se t\u00eb gjith\u00eb pronar\u00ebt duan q\u00eb&nbsp; pun\u00ebtoret e tyre t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb ata i k\u00ebrkojn\u00eb,\nmadje t\u00eb shkojn\u00eb edhe n\u00eb krevat me ta, po t\u00eb jet\u00eb e nevojshme. Nuk dija si t\u00eb\nveproja. Mendja m\u00eb rrinte atje e gjith\u00eb nat\u00ebn nuk m\u00eb zinte gjumi. Agimit nuk ia\nthoja dot, pasi po t\u2019i tregoja, ai do t\u00eb m\u00eb thoshte se m\u00eb kishte paralajm\u00ebruar.\nP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kisha frik\u00eb se do t\u00eb m\u00eb nxirrte nga puna. Pronari, nj\u00eb dit\u00eb\ntjet\u00ebr, m\u00eb kishte k\u00ebrkuar prap\u00eb n\u00eb zyr\u00eb dhe mua po m\u00eb dridheshin gjunj\u00ebt, nuk\ndija se si t\u00eb veproja, nuk doja ta lija k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhesha p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb\ngrua sht\u00ebpiake. Sa hapa der\u00ebn e tij, ai u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe m\u00eb tha: \u201cMir\u00eb se\nerdhe, po t\u00eb prisja me padurim\u201d dhe syt\u00eb e tij ngjyr\u00eb blu m\u00eb shikonin me shum\u00eb pasion.\nUn\u00eb mundohesha t\u00eb mos e ngrija kok\u00ebn lart, por ai m\u2019u afrua duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se\nkishte shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb m\u00eb v\u00ebzhgonte dhe se kishte ardhur koha t\u00eb b\u00ebhesha e tija.\nUn\u00eb e kuptoja, por b\u00ebja sikur nuk i kuptoja ato q\u00eb m\u00eb thoshte ai dhe rrija si e\nhutuar. Ai m\u2019u afrua dhe m\u00eb kapi nga mjekra, kurse nga dora tjet\u00ebr, m\u00eb drejtoi\nnj\u00eb \u00e7el\u00ebs: \u201cN\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij hoteli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar. Meq\u00eb\npastruesja e ka marr\u00eb pushim sot, k\u00ebt\u00eb pun\u00eb do ta b\u00ebsh ti\u201d. Mjekra filloi t\u00eb m\u00eb\ndridhej dhe trupi po k\u00ebshtu. E aprovova me kok\u00eb pun\u00ebn q\u00eb do t\u00eb b\u00ebja, i rr\u00ebmbeva\n\u00e7el\u00ebsin dhe u ngjita me ashensor n\u00eb katin e dyt\u00eb, ku ishte edhe hoteli. E hapa\nder\u00ebn, po \u00e7\u2019t\u00eb shikoja? Dhoma ishte shum\u00eb e rregullt dhe e past\u00ebr, madje mbi\ntavolin\u00eb ishte edhe nj\u00eb tuf\u00eb me lule. U befasova dhe e kuptova se ky ishte nj\u00eb kurth\ni ngritur prej tij. Nuk dija si t\u00eb veproja dhe menj\u00ebher\u00eb mbylla der\u00ebn, por nj\u00eb\ndor\u00eb e madhe u p\u00ebrplas te dera e mbyllur. E tmerruar ktheva kok\u00ebn dhe d\u00ebgjova\nfjal\u00ebt e tij: \u201cN\u00ebse nuk do t\u00eb jesh e imja, do t\u00eb largohesh q\u00eb sot nga kjo pun\u00eb\u201d.\nNuk dija si t\u00eb veproja. Ai hapi der\u00ebn dhe un\u00eb hyra brenda. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai\nvazhdonte t\u00eb m\u00eb thoshte: \u201cN\u00ebse do t\u00eb jesh imja, nuk do t\u00eb t\u00eb mungoj\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb,\nmadje do t\u00eb ta rris edhe rrog\u00ebn sa t\u00eb duash ti\u201d. U drejtua drejt tuf\u00ebs s\u00eb\ntr\u00ebndafilave, mori nj\u00eb dhe filloi t\u00eb m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte fytyr\u00ebn duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrdit\u00eb\ndo t\u00eb kisha nj\u00eb tuf\u00eb t\u00eb till\u00eb, se e meritoja. Fjal\u00ebt e tij po m\u00eb joshnin aq shum\u00eb\nsa m\u2019u err\u00ebsuan syt\u00eb. Nuk pyeta m\u00eb se ai ishte gati 20 vjet m\u00eb i madh n\u00eb mosh\u00eb\nse un\u00eb, nuk pyeta m\u00eb se un\u00eb kisha f\u00ebmij\u00eb dhe nj\u00eb bashk\u00ebshort ideal, nuk pyeta m\u00eb\np\u00ebr an\u00ebn morale dhe ashtu, si e ngrir\u00eb q\u00eb isha, u hodha n\u00eb krah\u00ebt e tij.\nPasuria e tij m\u00eb kishte verbuar. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, u b\u00ebra dashnorja e tij.\nPothuajse gjasht\u00eb muaj punova n\u00eb at\u00eb lokal duke b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte shefi\nim. Sigurisht, edhe ai e kishte mbajtur fjal\u00ebn; rrog\u00ebn ma kishte shtuar edhe nj\u00ebher\u00eb\nsa e kisha n\u00eb fillim, por k\u00ebt\u00eb nuk mund t\u2019ia thoja Agimit. Lek\u00ebt shtes\u00eb un\u00eb i\nrezervoja m\u00eb vete. N\u00eb nj\u00eb nga dit\u00ebt e pun\u00ebs, m\u00eb ra t\u00eb fik\u00ebt n\u00eb kuzhin\u00eb dhe m\u00eb \u00e7uan\nme urgjenc\u00eb n\u00eb spital. Aty m\u00ebsova se kisha ngelur shtatz\u00ebn\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn e tret\u00eb\nq\u00eb kam sot. Ia thash\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb Agimit dhe ai u habit. Edhe un\u00eb u habita po\nashtu. M\u00eb shkonte n\u00eb mendje se mos ma kishte b\u00ebr\u00eb shefi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por nuk doja\nta besoja. Kur hyra n\u00eb muajin e shtat\u00eb, e lash\u00eb pun\u00ebn dhe me shefin tim nuk\npata m\u00eb asnj\u00eb lloj kontakti. Pasi linda vajz\u00ebn e vog\u00ebl, filloi sherri n\u00eb familjen\nton\u00eb. Ajo lindi me sy blu dhe un\u00eb, menj\u00ebher\u00eb e kuptova se kush ishte babai i saj\ni v\u00ebrtet\u00eb. Syt\u00eb e In\u00ebs, vajz\u00ebs s\u00eb porsalindur, i b\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje edhe Agimit\ndhe ai mundohej t\u00eb kujtonte ndonj\u00eb n\u00eb fis me sy t\u00eb till\u00eb, por m\u00eb kot, as n\u00eb\nfisin tim nuk kishim t\u00eb till\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb e shtyu m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb histori ishte e motra e\nAgimit, e cila jetonte n\u00eb nj\u00eb qytet me ne. Ajo ishte interesuar, kishte shkuar\nte lokali ku un\u00eb punoja dhe e kishte kuptuar se shefi mund t\u00eb ishte babai i\nv\u00ebrtet\u00eb i vajz\u00ebs time. Kjo nuk donte shum\u00eb mundim p\u00ebr t\u2019u kuptuar pasi ata t\u00eb\ndy i kishin syt\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ngjyr\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, shoqja ime q\u00eb vazhdonte pun\u00ebn\natje, me tha se Agimi bashk\u00eb me t\u00eb motr\u00ebn kishin qen\u00eb n\u00eb at\u00eb lokal dhe\nbisedonin. Pas asaj dite, vet\u00ebm sherr kishte n\u00eb familjen ton\u00eb. Nuk dija si ta\ng\u00ebnjeja Agimin se fisi yn\u00eb ishin ezmer\u00eb me sy t\u00eb zinj e po k\u00ebshtu ishte edhe\nfisi i tij. Sa vinte darka, ai fillonte t\u00eb m\u00eb fliste me ironi: \u201cNga na doli kjo\nvajz\u00eb me sy blu?\u201d. Dit\u00ebt sa vinin e b\u00ebheshin m\u00eb stresuese p\u00ebr mua. Agimi vinte\ni dehur n\u00eb sht\u00ebpi. Nj\u00eb dit\u00eb, ai m\u00eb kapi prej krahu dhe m\u00eb gjuajti n\u00eb sy t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve,\nduke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cFol, e kujt \u00ebsht\u00eb kjo kopile?!\u201d. Motra e tij ishte ajo q\u00eb i\nfrynte m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebrat. Sherri filloi t\u00eb b\u00ebhej kronik n\u00eb familjen ton\u00eb, derisa\nnj\u00eb dit\u00eb un\u00eb nuk durova m\u00eb dhe b\u00ebrtita me t\u00eb madhe: \u201cPo, ai q\u00eb mendon ti \u00ebsht\u00eb\nbabai i v\u00ebrtet\u00eb i vajz\u00ebs\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai ma ky\u00e7i der\u00ebn nga brenda dhe m\u00eb gjuante pa pushim,\nduke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cSi ma b\u00ebre nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb mua, q\u00eb b\u00ebja dy pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb krijuar\nkushte ty?!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga ajo dit\u00eb ne vendos\u00ebm t\u00eb ndaheshim me gjyq.\nAgimi u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa un\u00eb&nbsp;\nvazhdoj t\u00eb jetoj me dy gocat e mia n\u00eb Greqi. Djalin e ka marr\u00eb Agimi me\nvendim t\u00eb gjyqit. Q\u00eb prej ndarjes nga bashk\u00ebshorti, jeta ime \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e\nv\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb at\u00eb lokal nuk shkoj t\u00eb punoj m\u00eb sepse p\u00ebr at\u00eb njeri un\u00eb nuk isha\nm\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb aventur\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i la nj\u00eb pasoj\u00eb, duke m\u00eb shkat\u00ebrruar\nfamiljen. D\u00ebgjoj se shum\u00eb gra shqiptare duan ta b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn e tyre jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\npor p\u00ebr mua q\u00eb po e provoj nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb &nbsp;e v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb huaj, asnj\u00eb nuk t\u00eb do,\npor vet\u00ebm t\u00eb shfryt\u00ebzon pa m\u00ebshir\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam Moza. Drama e jet\u00ebs time filloi q\u00eb n\u00eb vitin \u201992, kur si shum\u00eb t\u00eb tjera, \u00a0edhe familja ime shkoi n\u00eb Greqi p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb isha martuar dhe kisha dy f\u00ebmij\u00eb. Bashk\u00ebshorti im ishte pun\u00ebtor dhe, q\u00ebkur u hap\u00ebn kufijt\u00eb, u largua p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-22129","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22129","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22129"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22129\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22129"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22129"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22129"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}