{"id":22122,"date":"2019-04-17T16:00:38","date_gmt":"2019-04-17T14:00:38","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22122"},"modified":"2019-04-17T14:10:08","modified_gmt":"2019-04-17T12:10:08","slug":"astrologia-shpjegon-82","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/astrologia-shpjegon-82\/","title":{"rendered":"Astrologia shpjegon..!"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>Deti dhe ish-e dashura<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr isha ulur n\u00eb kafene me nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmin tim, nd\u00ebrsa ish-e dashura, me nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmin e saj. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ishim ulur n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb dhe kishim marr\u00eb nga nj\u00eb pije me ngjyra, kurse p\u00ebrball\u00eb kishim detin, q\u00eb dukej shum\u00eb bukur.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong> Uji ishte i qet\u00eb dhe me ngjyr\u00eb blu t\u00eb theksuar.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong> Ish-e dashura m\u00eb dukej m\u00eb e bukur se kurr\u00eb, shk\u00eblqente e gjitha dhe e transmetonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb edhe tek un\u00eb. Bisedonim p\u00ebr emigracionin, pasi ajo kishte ardhur k\u00ebto dit\u00eb q\u00eb andej, por u surprizuam pasi kishim jetuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet. Atmosfera e bised\u00ebs ishte shum\u00eb e ngroht\u00eb, emocionuese dhe shum\u00eb miq\u00ebsore. Nga nj\u00eb zot\u00ebri. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; <\/strong>\u00cbndrra juaj\ntransmeton dhe parashikon situata pozitive n\u00eb jet\u00ebn tuaj, edhe pse momentalisht,\njeni shum\u00eb melankolik dhe keni shum\u00eb nostalgji p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn. Jeni pak i\ntrishtuar, por kjo do t\u00eb kaloj\u00eb shum\u00eb shpejt, gjithmon\u00eb n\u00ebse ju i lejoni vetes\nt\u00eb shijoni ato \u00e7far\u00eb jeta ju ofron momentalisht. Keni nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht\ndhe e ardhmja duket e qet\u00eb, ashtu si deti i bukur q\u00eb keni par\u00eb. Keni nevoj\u00eb p\u00ebr\nshum\u00eb dashuri e ngroht\u00ebsi, por k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk mund ta gjeni n\u00ebse rrini i mbyllur\nn\u00eb vetvete dhe n\u00eb guack\u00ebn e s\u00eb shkuar\u00ebs. N\u00ebse do t\u00eb dilni nga kjo gjendje, ju\npresin surpriza t\u00eb bukura, ndoshta edhe t\u00eb ardhura nga e kaluara, por q\u00eb do t\u00eb\nprezantohen si di\u00e7ka e re n\u00eb jet\u00ebn tuaj dhe q\u00eb do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb kaloni momente\nshum\u00eb emocionuese e pozitive. \u00cbsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn tuaj, gjith\u00e7ka.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rr\u00ebzim i nj\u00eb kulle<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Ju lutem, astrologe, m\u00eb shpjegoni nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\nq\u00eb e kam par\u00eb para disa dit\u00ebsh. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kur sheh sikur rr\u00ebzohet nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb\nsi kull\u00eb? Ishin dy t\u00eb tilla, por vet\u00ebm nj\u00ebra ra, u rr\u00ebzua. Ishin shum\u00eb larg meje,\npor un\u00eb isha e para q\u00eb e pash\u00eb q\u00eb po rr\u00ebzohej. Kur shkuam af\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebs, aty\npo b\u00ebnin p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u00eb festuar di\u00e7ka. Ju faleminderit. Bina.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00cbndrra\njuaj tregon q\u00eb ju po kaloni nj\u00eb moment mosbesimi ndaj vetes dhe t\u00eb ardhmes suaj.\nI keni humbur shpresat p\u00ebr disa gj\u00ebra dhe morali juaj k\u00ebto koh\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtok\u00eb\nfare. Keni nevoj\u00eb t\u00eb reagoni, t\u00eb zgjoheni nga ky lloj pesimizmi ku keni r\u00ebn\u00eb. Edhe\npse ju keni par\u00eb kulla, ato n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr personifikojn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, shprehin\npersonalitetin tuaj, karakterin, siguri p\u00ebr familjen dhe fakti q\u00eb ajo shembet n\u00eb\n\u00ebnd\u00ebrr, kjo tregon nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb tuaj\u00ebn e cila \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar dhe e shikoni t\u00eb\nparealizueshme. Kullat gjithashtu p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb realitet rreth t\u00eb ardhurave\ntuaja, te t\u00eb cilat ju shikoni nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb papritur, por kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb\ndemoralizoheni n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sepse \u00ebndrra tregon q\u00eb keni ende shpresa. Fakti q\u00eb\nju nuk u rrezikuat nga r\u00ebnia e tyre, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb kuptoj q\u00eb keni mund\u00ebsi t\u00eb merrni\nn\u00eb dor\u00eb frer\u00ebt e jet\u00ebs suaj. P\u00ebrgatitja e fest\u00ebs, tregon pik\u00ebrisht aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb\nkeni p\u00ebr t\u00eb kaluar t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb po p\u00ebrjetoni. Do t\u2019ju\njepen shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mira sepse festa parashikon fat t\u00eb mbar\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen\ndhe ju s\u2019e keni larg k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Mjafton t\u00eb zgjoheni e ta merrni veten me t\u00eb\nmira. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>D\u00ebbor\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; U b\u00ebn\u00eb disa dit\u00eb q\u00eb shikoj vet\u00ebm d\u00ebbor\u00eb\nn\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe sikur loz, sikur shtrihem, etj. A mund t\u00eb m\u00eb thoni kuptimin e\nsaj? Faleminderit. Nora. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; P\u00ebrve\u00e7\nfaktit q\u00eb jemi n\u00eb periudh\u00eb dimri dhe ju v\u00ebrtet ndoshta keni d\u00ebshir\u00eb t\u00eb lozni me\nd\u00ebbor\u00eb e do t\u00eb donit t\u00eb shkonit n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb till\u00eb, \u00ebndrra t\u00eb tilla kan\u00eb edhe\nkuptime t\u00eb tjera. Megjith\u00ebse ajo \u00e7far\u00eb keni shkruar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr,\nbora n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht simbol i ftoht\u00ebsis\u00eb dhe shpesh, shpreh\nvetmin\u00eb e ankthin q\u00eb zot\u00ebron tek \u00ebnd\u00ebrruesi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb shikohet\nshpesh nga ata persona q\u00eb po kalojn\u00eb probleme n\u00eb jet\u00ebn e tyre ose ndihen\nthjesht t\u00eb vetmuar dhe kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ngroht\u00ebsi. Gjithsesi, ju keni par\u00eb duke\nluajtur me d\u00ebbor\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb; do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ju dini si t\u00eb dilni\nnga vetmia, dini t\u00eb lozni dhe t\u2019i g\u00ebzoheni qoft\u00eb edhe vog\u00eblsirave, edhe pse\nshpesh bini n\u00eb trishtim. Bora, ve\u00e7 t\u00eb tjerave, tregon nj\u00eb lloj past\u00ebrtie q\u00eb e\nkarakterizon at\u00eb q\u00eb e shikon. Jeni shum\u00eb e past\u00ebr n\u00eb shpirt dhe pretedoni q\u00eb edhe\nt\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb jen\u00eb k\u00ebshtu me ju, por e dashur, jo gjithmon\u00eb ndodh k\u00ebshtu.\nNdoshta edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ju trishtoheni shum\u00eb leht\u00eb. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb\npozitive q\u00eb ju vazhdoni t\u00eb qeshni dhe dini t\u00eb dilni nga \u00e7do lloj situate.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Tort\u00eb n\u00eb form\u00eb zemre<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; <strong>Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur m\u00eb kishin sjell\u00eb\nnj\u00eb tort\u00eb n\u00eb form\u00eb zemre, q\u00eb ishte shum\u00eb e bukur. U habita sepse s\u2019e dija kush\nma kishte sjell\u00eb dhe thoja m\u00eb vete: \u201cE meritoj un\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?\u201d. Pastaj, mora\nthik\u00ebn dhe po e prisja tort\u00ebn, por dikush m\u00eb thoshte: \u201cMos e prit, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e\nbukur ashtu\u201d. Kishte shum\u00eb njer\u00ebz rreth e p\u00ebrqark. \u00c7far\u00eb kuptimi ka, ju lutem?\nMelisa. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Torta\nq\u00eb keni par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr \u00ebsht\u00eb simbol i shp\u00ebrblimit dhe ndonj\u00ebher\u00eb, tregon edhe\ndob\u00ebsi. Ju mendoni se nuk meritoni t\u00eb jeni e lumtur, por n\u00eb fakt, keni plot\narsye p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e ngaz\u00ebllyer dhe e shp\u00ebrblyer. Torta mund t\u00eb lidhet edhe me\nndonj\u00eb rast festiv konkret, q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb ose ka ndodhur, por ju rrezikoni\nta humbisni k\u00ebt\u00eb rast, prandaj n\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh, merreni si t\u00eb till\u00eb, q\u00eb\nt\u00eb b\u00ebheni pjes\u00eb e k\u00ebsaj feste dhe t\u00eb mos ngurroni t\u00eb jeni aty. P\u00ebrgjith\u00ebsisht,\ntorta \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb pozitive dhe tregon q\u00eb do t\u00eb keni edhe fat n\u00eb dashuri, vet\u00ebm\nse duhet t\u00eb keni kujdes q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebni veprime t\u00eb pamenduara sepse mund t\u00eb\nlargoni nj\u00eb fat shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nisemi nga fakti q\u00eb keni dashur t\u00eb prisni tort\u00ebn.\n<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deti dhe ish-e dashura &#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr isha ulur n\u00eb kafene me nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmin tim, nd\u00ebrsa ish-e dashura, me nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmin e saj. Ishim ulur n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb dhe kishim marr\u00eb nga nj\u00eb pije me ngjyra, kurse p\u00ebrball\u00eb kishim detin, q\u00eb dukej shum\u00eb bukur. Uji ishte i qet\u00eb dhe me ngjyr\u00eb blu t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21160,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[],"class_list":["post-22122","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-endrra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22122","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22122"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22122\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21160"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22122"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22122"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22122"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}