{"id":22104,"date":"2019-04-15T16:00:11","date_gmt":"2019-04-15T14:00:11","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22104"},"modified":"2019-04-15T15:16:46","modified_gmt":"2019-04-15T13:16:46","slug":"%ef%bb%bfkurthin-ma-ngriti-shoqja-ime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfkurthin-ma-ngriti-shoqja-ime\/","title":{"rendered":"\ufeffKurthin ma ngriti shoqja ime"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb jet\u00eb na ndodh t\u00eb zhg\u00ebnjehemi shpesh dhe, n\u00eb shum\u00eb raste, fajin e ka shoq\u00ebria. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb shok ose nj\u00eb shoqe q\u00eb t\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat mendime si ti, t\u00eb arsyetoj\u00eb dhe t\u00eb veproj\u00eb si\u00e7 do t\u00eb veproje ti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dikur mendoja se kisha gjetur nj\u00eb shoqe shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ne ishim bashk\u00eb n\u00eb \u00e7do situat\u00eb t\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb keqe q\u00eb na ndodhte n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk na shkonte nd\u00ebrmend t`i b\u00ebnim keq apo ta l\u00ebndonim nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb mendoja dhe k\u00ebshtu veproja un\u00eb. Kurr\u00eb s`m\u00eb shkonte nd\u00ebrmend se ajo, shoqja ime m\u00eb e mir\u00eb, \u201cmotra ime\u201d, si\u00e7 m\u00eb th\u00ebrriste shpesh, do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka kaq t\u00eb ul\u00ebt dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb? P\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb i cili as q\u00eb donte t\u2019ia dinte p\u00ebr t\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha se i p\u00eblqeja nj\u00eb shokut t\u00eb saj q\u00eb un\u00eb nuk e njihja dhe se ai donte t\u00eb pinte nj\u00eb kafe me mua, normal, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e saj. Normalisht, p\u00ebrgjigjja ime p\u00ebr momentin ishte jo, por ajo vazhdonte t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulte q\u00eb nj\u00eb kafe dhjet\u00eb minuta nuk m\u00eb kushtonte asgj\u00eb pasi ai ishte djal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb dhe i respektonte femrat n\u00eb maksimum. M\u00eb fliste vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs. Kudo ku uleshim n\u00eb kafe apo ngado q\u00eb shkonim, ai ishte b\u00ebr\u00eb objekti i bised\u00ebs son\u00eb. M\u00eb thoshte se kishte vite q\u00eb e njihte dhe se ishte shoku i ish-t\u00eb dashurit t\u00eb saj. Shoq\u00ebria e tyre vazhdonte q\u00eb n\u00eb vit t\u00eb par\u00eb n\u00eb gjimnaz, pothuajse pes\u00eb vjet. Nj\u00eb dit\u00eb pranova t\u00eb pija kafe. Thash\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb kafe do t\u00eb ishte dhe b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb ia vlente, sipas shoqes sime. Nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur janari, pas 6 or\u00ebsh t\u00eb lodhshme m\u00ebsim, dol\u00ebm p\u00ebr kafe me k\u00ebt\u00eb shokun. Sa e pash\u00eb, e kuptova q\u00eb nuk ishte tipi im dhe k\u00ebt\u00eb i thash\u00eb me mesazh edhe shoqes. Kjo, \u00e7udit\u00ebrisht, u lumturua. Nuk e kuptova k\u00ebt\u00eb. Deri n\u00eb at\u00eb moment ajo mezi priste t\u00eb dilnim bashk\u00eb! Nejse, po ju tregoj p\u00ebr kafen q\u00eb piva me k\u00ebt\u00eb \u00e7unin. Ai filloi me ato fjal\u00ebt e \u201cbukura\u201d, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb \u00e7unat:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Je shum\u00eb tip i ve\u00e7ant\u00eb! Pamja jote m\u00eb t\u00ebrheq\njasht\u00eb mase&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai bile nisi t\u00eb m\u00eb shprehte dashurin\u00eb, sikur\nt\u00eb kishim vite q\u00eb njiheshim. B\u00ebra si b\u00ebra, durova gjysm\u00eb ore dhe u ngrita me\npretekstin se kisha njer\u00ebz p\u00ebr drek\u00eb. N\u00eb dark\u00eb m\u00eb ra telefoni. E hapa dhe pash\u00eb\nq\u00eb ky vazhdonte nj\u00eblloj: \u201cT\u00eb dua, dua t\u00eb martohem me ty!\u201d. M\u00eb erdhi pak inat pasi\nun\u00eb nuk ia kisha dh\u00ebn\u00eb numrin, mir\u00ebpo e kalova pa debat k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Kjo situat\u00eb\nvazhdoi disa jav\u00eb dhe un\u00eb nuk dija kush ia kishte dh\u00ebn\u00eb numrin tim, pasi shoqja\nime thoshte se nuk ia kishte dh\u00ebn\u00eb ajo dhe un\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, i besoja\nverb\u00ebrisht asaj. Sinqerisht, situata po b\u00ebhej shum\u00eb e bezdisshme pasi ai merrte\nvazdimisht dhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb n\u00eb telefon, aq shum\u00eb sa m\u00eb hapi probleme n\u00eb sht\u00ebpi\nme babin dhe v\u00ebllain. Pas disa koh\u00ebsh, mora vesh se filloi t\u00eb thoshte gj\u00ebra q\u00eb\nnuk ishin t\u00eb v\u00ebrteta mbi ne dhe k\u00ebshtu, u detyrova t\u00eb nd\u00ebrroja num\u00ebr, por vazhdonte\ne nj\u00ebjta gj\u00eb, vet\u00ebm se k\u00ebsaj here, shoqja nuk po ndihej m\u00eb. Nuk e kuptoja nga e\ngjente ai numrin tim, sa her\u00eb q\u00eb un\u00eb e nd\u00ebrroja. M\u00eb pas, ai filloi t\u00eb m\u00eb shante\ne t\u00eb m\u00eb k\u00ebrcenonte, gj\u00eb q\u00eb s\u2019e kuptoja pse e b\u00ebnte dhe fillova t\u00eb frik\u00ebsohesha\nnga ai. I k\u00ebrkova shoqes t`i thoshte t\u00eb ndalte me k\u00ebt\u00eb loj\u00eb, por ajo thjesht\nqeshte dhe thoshte se ai b\u00ebnte shaka dhe nuk ishte i aft\u00eb t\u2019i b\u00ebnte k\u00ebto gj\u00ebra\nsepse ishte shum\u00eb i mir\u00eb. Mbaj mend q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb u zum\u00eb me fjal\u00eb sepse un\u00eb i\ntregoja k\u00ebrc\u00ebnimet e ajo qeshte. Kjo m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb, kur mbarova m\u00ebsimin, e pash\u00eb k\u00ebt\u00eb\ndjalin te dera e shkoll\u00ebs. Ai m\u00eb ftoi p\u00ebr kafe, un\u00eb nuk pranova dhe ai nisi t\u00eb b\u00ebrtiste\nduke m\u00eb ofenduar para shok\u00ebve dhe shoqeve. T\u00eb gjith\u00eb u kthyen duke m\u00eb shikuar.\nMua m\u00eb iku fytyra edhe nxitova hapat p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Kjo situat\u00eb nuk durohej m\u00eb.\nNet\u00eb t\u00eb t\u00ebra i kalova pa v\u00ebn\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sy. Duhej me patjet\u00ebr t\u2019u shpjegoja\nprind\u00ebrve si q\u00ebndronte puna dhe po mendoja m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u2019ua th\u00ebn\u00eb,\nedhe pse e dija q\u00eb do t\u00eb nxeheshin shum\u00eb me mua. Kur i tregova shoqes, ajo m\u00eb\nk\u00ebrkoi t\u00eb mos u tregoja para se ajo t\u00eb m\u00eb shpjegonte di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe,\nq\u00eb n\u00eb telefon, nisi t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte falje. Nuk e kuptova se pse. Dit\u00ebn tjet\u00ebr u\ntakuam n\u00eb shkoll\u00eb dhe m\u00eb shpjegoi gjith\u00e7ka. Historia \u201ce trisht\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb ishte\nse ai kishte qen\u00eb ish-i dashuri saj, t\u00eb cilin e donte shum\u00eb dhe q\u00eb, sipas asaj,\nedhe ai e donte shum\u00eb, por ata po kalonin nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb lidhjen e\ntyre. M\u00eb tha se ma prezantoi mua vet\u00ebm p\u00ebr ta provokuar deri n\u00eb \u00e7`pik\u00eb do t\u00eb\nishte n\u00eb gjendje t\u00eb shkonte ai me shoqen e saj t\u00eb ngusht\u00eb. Nuk po u besoja vesh\u00ebve.\nUn\u00eb i isha shprehur hapur q\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqente, por ajo, si vall\u00eb kishte mundur t\u00eb\nlexonte mesazhet e tij n\u00eb telefonin tim, pa iu dridhur qerpiku?! Po un\u00eb, \u00e7far\u00eb\nisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb?! Ku shkoi shoq\u00ebria jon\u00eb? Ne ishim si motra! E shikoja dhe\nnuk e kuptoja pse qante. Mos mendonte se me ata lot prej krokodili do t\u00eb m\u00eb\nb\u00ebnte ta falja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tradhti? M\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00eb kishte ngulur thik\u00ebn mbas shpine!\nSipas saj, un\u00eb duhet ta falja sepse kjo gj\u00eb nuk ndodhi p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa e\nfort\u00eb ishte shoq\u00ebria jon\u00eb sepse ajo e dinte q\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb ishte e sinqert\u00eb,\npor ndodhi vet\u00ebm p\u00ebr faj t\u00eb tij, pasi kishte k\u00ebrkuar ta \u00e7onte k\u00ebt\u00eb loj\u00eb deri n\u00eb\nfund duke th\u00ebn\u00eb se un\u00eb i kisha dh\u00ebn\u00eb arsye t\u00eb besonte se do t\u00eb lidhesha me t\u00eb.\nP\u00ebr mua, kjo ishte absurde sepse un\u00eb, \u00e7do gj\u00eb ia kisha treguar asaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb\nhistori, isha nj\u00eb lod\u00ebr e v\u00ebn\u00eb n\u00eb loj\u00eb nga shoqja ime e ngusht\u00eb, nga \u201cmotra\nime\u201d, p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa e donte i dashuri at\u00eb. Kjo ishte krejt pa kuptim dhe\nshum\u00eb zhg\u00ebnjyese p\u00ebr mua. Po \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebja un\u00eb kur p\u00ebr faj t\u00eb tyre ndihesha e\nofenduar para familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb? Thjesht, nuk ia vlente ta vazhdoja\ndiskutimin, por e d\u00ebgjova deri n\u00eb fund dhe i thash\u00eb: \u201cMos qaj m\u00eb, se t\u00eb kam\nfalur!\u201d. Shkova n\u00eb sht\u00ebpi, e mendova t\u00eb gjith\u00eb ndodhin\u00eb dhe vendosa q\u00eb nj\u00eb\nfem\u00ebr t\u00eb till\u00eb s\u2019e doja m\u00eb pran\u00eb vetes. E fala, por nuk \u00ebsht\u00eb aq e thjesht\u00eb t\u00eb\nharrosh q\u00eb shoqja jote \u00ebsht\u00eb tallur me ty. Tani e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kem besim\nte nj\u00eb shoqe, edhe pse njer\u00ebzit nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb jet\u00eb na ndodh t\u00eb zhg\u00ebnjehemi shpesh dhe, n\u00eb shum\u00eb raste, fajin e ka shoq\u00ebria. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb shok ose nj\u00eb shoqe q\u00eb t\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat mendime si ti, t\u00eb arsyetoj\u00eb dhe t\u00eb veproj\u00eb si\u00e7 do t\u00eb veproje ti. Dikur mendoja se kisha gjetur nj\u00eb shoqe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20678,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-22104","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22104","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22104"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22104\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20678"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22104"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22104"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22104"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}