{"id":22094,"date":"2019-04-13T22:00:02","date_gmt":"2019-04-13T20:00:02","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22094"},"modified":"2019-04-13T20:27:23","modified_gmt":"2019-04-13T18:27:23","slug":"e-tradhetova-me-shokun-e-qelise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/e-tradhetova-me-shokun-e-qelise\/","title":{"rendered":"E tradh\u00ebtova me shokun e qelis\u00eb!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kisha disa vite q\u00eb po mendoja seriozisht largimin nga sht\u00ebpia. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jetesa aty m\u00eb ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb makth t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pasi duke qen\u00eb se isha f\u00ebmija m\u00eb i madh, duhet t\u00eb kujdesesha p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e p\u00ebrs\u00ebri, si shp\u00ebrblim, merrja vet\u00ebm ankesa dhe pak\u00ebnaq\u00ebsi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Askush nuk donte t`ia dinte se si ndihesha, prandaj ajo lloj jetese m\u00eb kishte ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> I vetmi person tek i cili ngush\u00ebllohesha ishte shoqja ime, Besa. Me at\u00eb flisja p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe vet\u00ebm at\u00ebhere ndihesha pak m\u00eb e qet\u00eb. N\u00ebse nuk do t\u00eb kisha Bes\u00ebn, nuk e di \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebja. Ajo m\u00eb jepte forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar jet\u00ebn! Zihesha shpesh me prind\u00ebrit pasi sipas tyre, un\u00eb kaloja m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb me Bes\u00ebn sesa n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Eh, sikur kjo t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb isha e lumtur! Besa ishte shum\u00eb e shkath\u00ebt ashtu si shoku i saj, Goni, t\u00eb cilin ma prezantoi nj\u00eb dit\u00eb. Edhe me Gonin krijuam nj\u00eb lidhje tep\u00ebr t\u00eb ngusht\u00eb dhe ia kalonim bukur t\u00eb tre bashk\u00eb. Pak nga pak, un\u00eb dhe Goni krijuam nj\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin dhe Besa ishte ajo q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb mes nesh t\u00eb lindnin ndjenja. Asnj\u00ebri nga ne nuk e kishte menduar se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie do t\u00eb shkonte m\u00eb tej sesa thjesht shoq\u00ebri, por ja q\u00eb k\u00ebshtu noddhi. Druhesha q\u00eb familja ime ta m\u00ebsonte p\u00ebr ne sepse e dija q\u00eb do t\u00eb m\u00eb hapnin probleme. Ata nuk do ta pranonin kurr\u00eb q\u00eb vajza e tyre t\u00eb kishte lidhje me nj\u00eb djal\u00eb. Megjithat\u00eb, e dija q\u00eb kjo nuk do t\u00eb zgjaste shum\u00eb sepse ata nj\u00eb dit\u00eb do ta merrnin vesh dhe k\u00ebshtu ndodhi. Mami e kishte v\u00ebn\u00eb re se un\u00eb po sillesha ndryshe nga her\u00ebt e tjera. Isha m\u00eb e lumtur, m\u00eb e p\u00ebrkushtuar ndaj tyre dhe nuk nevrikosesha aq shpesh sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cBesa \u00e7far\u00eb ka\nndodhur me ty? Me mend n\u00eb kok\u00eb, se mos b\u00ebn ndonj\u00eb t\u00eb pab\u00ebr\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb mund t\u00eb\nb\u00ebj? Nuk e kuptoj ku do t\u00eb dal\u00ebsh?!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb kupton ti\nshum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb dua t\u00eb them! Nuk duhet t\u00eb dashurohesh sepse n\u00eb mosh\u00ebn t\u00ebnde\nt\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb shum\u00eb shpejt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I kisha m\u00ebsuar\np\u00ebrmend\u00ebsh ato fjal\u00eb sepse m\u2019i thoshte shpesh. Un\u00eb v\u00ebrtet isha rritur n\u00eb nj\u00eb\nfamilje t\u00eb varf\u00ebr, por kjo nuk do t\u00eb thoshte se mund t\u2019i besoja \u00e7dokujt apo se\nmund t\u00eb g\u00ebnjehesha. Megjithat\u00eb, un\u00eb nuk e kisha mendjen aty. N\u00eb mendimet e mia\nv\u00ebrtitej vet\u00ebm Goni dhe kjo tregonte se un\u00eb po dashurohesha me at\u00eb djal\u00eb. Jeta\nime po ndryshonte p\u00ebr mir\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, fal\u00ebnderoja Zotin. E doja familjen\ntime, por shpresoja t\u00eb largohesha sa m\u00eb par\u00eb prej andej. Jeta q\u00eb b\u00ebja nuk m\u00eb\nb\u00ebnte aspak t\u00eb lumtur, nuk ndihesha tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtore e tyre. Erdhi\nmomenti kur ua prezantova Gonin prind\u00ebrve dhe mami, si gjithnj\u00eb, u tregua\nskeptike e q\u00ebndronte indiferente ndaj tij. \u201cMami yt nuk m\u00eb ka qejf\u201d, m\u00eb tha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos ia v\u00ebr re, se\nk\u00ebshtu do t\u00eb reagonte \u00e7do prind p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e tij! &#8211; i thash\u00eb, por mami\nvazhdonte t\u00eb mos e p\u00eblqente Gonin edhe pasi u fejuam, edhe pasi u martuam!\nSipas saj, ai nuk b\u00ebnte p\u00ebr mua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDuhet ta njoh\u00ebsh\nm\u00eb par\u00eb pastaj t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb\u201d, i thoja, por ajo vazhdonte t\u00eb mbante t\u00eb\nnj\u00ebjtin mendim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi u martova me\nGonin, u larguam n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vazhduar jetes\u00ebn ton\u00eb. Kur erdhi\nmomenti q\u00eb do t\u00eb ndahesha nga familja, fillova t\u00eb ndihesha shum\u00eb keq. Ndarja prej\ntyre ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, ashtu si\u00e7 nuk e kisha imagjinuar kurr\u00eb, por\np\u00ebrs\u00ebri m\u00eb ngush\u00ebllonte idea se do t\u00eb filloja nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, edhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\nse ajo q\u00eb kisha patur. Goni ishte shum\u00eb i kujdessh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe mundohej\nt\u00eb m\u00eb ndihmonte t\u2019i kaloja sa m\u00eb leht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e fillimit. Pak nga pak\nfillova t\u00eb m\u00ebsohem dhe t\u2019ia marr dor\u00ebn \u00e7do gj\u00ebje, t\u00eb p\u00ebrballoja vet\u00eb gjith\u00e7ka\nq\u00eb m\u00eb par\u00eb e kisha b\u00ebr\u00eb me ndihm\u00ebn e prind\u00ebrve. Muajt e par\u00eb u telefonoja\nvazhdimisht dhe flisnim me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra derisa lodheshim, nd\u00ebrsa m\u00eb pas, k\u00ebto\ntelefonata filluan t\u00eb b\u00ebheshin m\u00eb t\u00eb rralla. Po ashtu, edhe vizitat n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\ne tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb filluam t\u00eb kishim me an\u00ebn ekonomike. Goni\nnuk kishte pun\u00eb dhe, edhe pse mundohej t\u00eb k\u00ebrkonte, nuk po gjente dot. N\u00eb\nsht\u00ebpi mbizot\u00ebronte nj\u00eb atmosfer\u00eb shum\u00eb e zymt\u00eb dhe kjo sillte edhe debate mes\nnesh. Mund ta fillonim nj\u00eb muhabet, por dihej q\u00eb ai do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb\ndiskutim shpesh, t\u00eb ashp\u00ebr. M\u00eb n\u00eb fund, Goni vendosi t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria\nn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kishim nj\u00eb jetes\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb fillim, nuk e prita aspak mir\u00eb\nk\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb tijin, por pastaj u m\u00ebsova me k\u00ebt\u00eb ide dhe u binda se kjo ishte\nm\u00eb e mira p\u00ebr ne. Pasi Goni u largua, e merrja Bes\u00ebn shpesh q\u00eb t\u00eb vinte dhe t\u00eb\nflinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time sepse kisha frik\u00eb t\u00eb q\u00ebndroja vet\u00ebm. Goni m\u00eb thoshte se\ne kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjente nj\u00eb pun\u00eb dhe k\u00ebshtu mbeti dy muajt e par\u00eb. Edhe\natje ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjeje nj\u00eb pun\u00eb e aq m\u00eb tep\u00ebr, ta mbaje at\u00eb.\nK\u00ebshtu m\u00eb thoshte Goni, por edhe mund t\u00eb m\u00eb g\u00ebnjente. Un\u00eb besoja at\u00eb q\u00eb m\u00eb\nthoshte sepse nuk e dija se si funksiononin gj\u00ebrat atje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shpresoj t\u00eb mos\nm\u00eb g\u00ebnjej\u00eb dhe t\u00eb mos ket\u00eb njohur nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr atje sepse k\u00ebt\u00eb nuk do t\u2019ia\nfalja kurr\u00eb&#8230; &#8211; i thoja Bes\u00ebs kur bisedoja me t\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos u b\u00ebj me\nfiksime! Goni nuk \u00ebsht\u00eb djal\u00eb i till\u00eb. Ai gjithmon\u00eb e ka dashur pun\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb\nshum\u00eb i p\u00ebrgjegjesh\u00ebm p\u00ebr ty dhe familjen q\u00eb do t\u00eb krijoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Doja shum\u00eb t\u2019u\nbesoja fjal\u00ebve t\u00eb saj, por di\u00e7ka nuk m\u00eb linte q\u00eb t\u00eb kisha besim t\u00eb plot\u00eb te\nGoni. Ai v\u00ebrtet mund t\u00eb mundohej shum\u00eb atje, por un\u00eb nuk e besoja plot\u00ebsisht\nk\u00ebt\u00eb sepse kishte kaluar nj\u00eb vit dhe ai nuk kishte d\u00ebrguar ende asnj\u00eb lek. Po\nt\u00eb mos ishte p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb kisha filluar, nuk do t\u2019ia kisha dal\u00eb dot dhe nuk e\ndi \u00e7far\u00eb do t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00ebse nuk mundesh,\nkthehu n\u00eb sht\u00ebpi sepse edhe pse je martuar. p\u00ebrs\u00ebri mbetesh vajza jon\u00eb! &#8211; m\u00eb\nthoshte mami dhe shpesh mundohej t\u00eb m\u00eb bindte t\u00eb kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi. E dija q\u00eb\najo vazhdonte t\u00eb mos e p\u00eblqente Gonin, por sido q\u00eb t\u00eb shkonin gj\u00ebrat, mua nuk\nm\u00eb linte krenaria t\u00eb kthehesha p\u00ebrs\u00ebri te prind\u00ebrit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Do ta gjej nj\u00eb\nzgjidhje, mami, faleminderit&#8230; &#8211; i thoja, megjithat\u00eb ajo vazhdonte me t\u00eb\nsaj\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi kaloi nj\u00eb vit,\nGoni u kthye n\u00eb sht\u00ebpi sepse edhe atje nuk kishte mundur t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nj\u00eb vit i shkuar\nd\u00ebm kot! &#8211; i thash\u00eb, por ai acarohej menj\u00ebher\u00eb kur i flisja ashtu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk t\u00eb kam asnj\u00eb\nfaj q\u00eb t\u00eb ma ngresh z\u00ebrin ashtu, madje jam un\u00eb ajo q\u00eb po sjell t\u00eb ardhurat e\nvetme n\u00eb sht\u00ebpi&#8230; &#8211; i thash\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, shum\u00eb e m\u00ebrzitur me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti mendon se mua\nm\u00eb p\u00eblqen kjo gj\u00eb? Shpresoj ta gjej nj\u00eb pun\u00eb sa m\u00eb shpejt dhe t\u00eb mos duroj m\u00eb\nk\u00ebto kritikat e tua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne vazhdonim t\u00eb\nziheshim gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh dhe kjo situat\u00eb po b\u00ebhej e padurueshme. E shikoja\nq\u00eb Goni filloi t\u00eb mungonte shum\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs e kalonte\njasht\u00eb. Nuk e dija me \u00e7far\u00eb po merrej derisa nj\u00eb dit\u00eb erdhi policia dhe e mori.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShp\u00ebrndarje\ndroge\u201d, kaq d\u00ebgjova teksa ata flisnin mes tyre dhe pasi kishin kontrolluar\nsht\u00ebpin\u00eb, duke p\u00ebrmbysur gjith\u00e7ka gjenin para. U \u00e7udita dhe nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb\nthoja. Nuk e dija q\u00eb Goni merrej me di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Ai p\u00ebrfundoi n\u00eb burg dhe\nun\u00eb mbeta p\u00ebrs\u00ebri vet\u00ebm. \u00c7do gj\u00eb po m\u00eb shkonte ters! Nga Goni nuk ndahesha dot\nsepse ishte i vetmi q\u00eb m\u00eb kishte mbetur. Megjith\u00ebse un nuk ndjeja m\u00eb dashuri\np\u00ebr t\u00eb e as ai p\u00ebr mua, shkoja ta vizitoja shpesh n\u00eb burg. Marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb\nishte kthyer n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mekanike t\u00eb cil\u00ebn e mbanim edhe thjesht p\u00ebr\nf\u00ebmij\u00ebn q\u00eb prisja. Kur m\u00ebsova se isha shtatz\u00ebn\u00eb, ky lajm, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb m\u00eb\ng\u00ebzonte, m\u00eb hidh\u00ebroi sepse nuk kisha mund\u00ebsi t\u2019i dhuroja asnj\u00eb t\u00eb ardhme\nf\u00ebmij\u00ebs. Disa her\u00eb, kur shkoja p\u00ebr t\u00eb vizituar Gonin, ai m\u00eb kishte folur p\u00ebr\nshokun e tij t\u00eb qelis\u00eb. M\u00eb thoshte se edhe ai ishte marr\u00eb me drog\u00eb, por me doza\nm\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe se ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i pasur. Nuk munda t\u2019i q\u00ebndroja\nindiferente k\u00ebtij rr\u00ebfimi dhe, sa her\u00eb shkoja p\u00ebr ta takuar, b\u00ebja \u00e7\u2019b\u00ebja e \u00e7oja\nbised\u00ebn te Nini. Megjith\u00ebse isha shtatz\u00ebn\u00eb dhe do t\u00eb lindja f\u00ebmij\u00ebn e Gonit, me\nt\u00eb cilin do t\u00eb bashkohesha sapo t\u00eb dilte nga burgu, mendjen e kisha te Nini q\u00eb\ndukej se g\u00ebzonte respektin e t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebve aty brenda dhe jo vet\u00ebm t\u00eb\natyre, por edhe t\u00eb polic\u00ebve, q\u00eb Goni m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se tregoheshin shum\u00eb\n\u201cmiq\u00ebsor\u00eb\u201d me t\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ai \u00ebsht\u00eb si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\ne tij k\u00ebtu! &#8211; m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb Goni p\u00ebr Ninin. &#8211; Megjithat\u00eb, shum\u00eb shpejt do t\u00eb\ndal\u00eb q\u00eb k\u00ebtej&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u2019u duk sikur di\u00e7ka\nm\u00eb ngacmoi n\u00eb zem\u00ebr, kur tha se do t\u00eb dilte shum\u00eb shpejt. Edhe pse v\u00ebshtir\u00eb ta\npranoj, Gonin e vizitoja edhe m\u00eb shpesh vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr Ninin. E m\u00ebsova\nedhe dit\u00ebn kur ai do t\u00eb dilte dhe at\u00eb dit\u00eb, u gjenda aty dhe e pash\u00eb. Ai ishte\nme t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb simpatik dhe, p\u00ebr \u00e7udin\u00eb time, kur u p\u00ebrball\u00ebm, m\u00eb pa ngultas, si\nt\u00eb m\u00eb njihte&#8230; U nis t\u00eb m\u00eb fliste, por nj\u00eb polic i tha di\u00e7ka n\u00eb vesh (me\nsiguri, i tregoi kush isha) dhe ai erdhi e m\u00eb tha vet\u00ebm kaq: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb n\u00eb fund, kam\nrastin t\u00eb t\u00eb takoj&#8230; Goni flet gjithmon\u00eb p\u00ebr ty. Je shum\u00eb e bukur&#8230; &#8211; tha ai.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E fal\u00ebnderova dhe i\nthash\u00eb q\u00eb isha e martuar e prisja nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb\npret nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb&#8230; Do t\u00eb doja shum\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ishte f\u00ebmija im!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U \u00e7udita me fjal\u00ebt\nq\u00eb tha sepse asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb kishin folur ashtu, por edhe u ndjeva e\np\u00ebrk\u00ebdhelur nga ato fjal\u00eb. Isha shum\u00eb e emocionuar para tij dhe gjunj\u00ebt m\u00eb\ndridheshin. Do t\u00eb doja shum\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb ndjesi ta kisha nga i ftohti, por jo!\n\u00c7far\u00eb po ndodhte me mua? Kush ishte ky i panjohur pas t\u00eb cilit po dashurohesha?\nE dija q\u00eb ai nuk do t\u00eb ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb gabim sepse nuk do t\u00eb kisha asnj\u00eb\nt\u00eb ardhme me nj\u00eb person si ai, por zemra nuk m\u00eb linte t\u00eb qet\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, pasi\nkishte dal\u00eb nga burgu, Nini erdhi e m\u00eb takoi n\u00eb lagjen time. Se ku i kishte\ngjetur kontaktet e mia, k\u00ebt\u00eb e dinte vet\u00ebm ai. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, i ruajt\u00ebm\nkontaktet dhe takoheshim fshehurazi. Ishin si ato takimet adoleshente t\u00eb cilat\nmeq\u00eb ishin t\u00eb ndaluara, t\u00eb joshnin m\u00eb shum\u00eb. M\u00eb dukej vetja shum\u00eb e pafytyr\u00eb\nkur pasi kisha b\u00ebr\u00eb dashuri me Ninin, shkoja dhe takoja Gonin n\u00eb burg. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos u m\u00ebrzit&#8230; Sapo\nt\u00eb dal q\u00eb k\u00ebtu, gjith\u00e7ka do t\u00eb rregullohet&#8230; &#8211; m\u00eb thoshte ai dhe un\u00eb mallkoja\nveten q\u00eb po e tradhtoja. V\u00ebrtet nuk e doja m\u00eb si m\u00eb par\u00eb Gonin, por ai po\np\u00ebrpiqej p\u00ebr ne dhe kishte shpresa se pasi t\u00eb dilnim, do t\u00eb mund t\u00eb ishim nj\u00eb\nfamilje e g\u00ebzuar. Disa her\u00eb mendoja t\u2019i tregoja t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por ishte e\nsigurt\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndahesha nga ai. Mendoja se si do t\u00eb ishte jeta ime me Ninin\ndhe si me Gonin. Me Ninin kisha pasionin, por vet\u00ebm pasioni nuk mjaftonte p\u00ebr ta\nvazhduar jet\u00ebn me nj\u00eb person. Nini m\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb ndahesha nga Goni sepse ai\nnuk do t\u00eb ma jepte dot lumturin\u00eb q\u00eb po k\u00ebrkoja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Duhet t\u2019i jap\u00ebsh\nnj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb vetes e f\u00ebmij\u00ebs, prandaj mendoje mir\u00eb&#8230; &#8211; m\u00eb thoshte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjal\u00ebt e tij m\u00eb\nb\u00ebnin t\u00eb vija n\u00eb dyshim gjith\u00e7ka q\u00eb kisha menduar t\u00eb b\u00ebja deri n\u00eb ato momente\ndhe pranova t\u00eb q\u00ebndroja me t\u00eb. E kisha shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019ia thoja Gonit, por\ne mora guximin. Nuk prita derisa ai t\u00eb dilte q\u00eb aty dhe ia thash\u00eb. Nuk e dija\nn\u00ebse kisha b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e duhur, por ndoqa zemr\u00ebn. Goni mbeti shum\u00eb i\nzhg\u00ebnjyer nga un\u00eb dhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb largohesha nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga jeta e\ntij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk e prisja t\u00eb\nm\u00eb tradhtoje me shokun e qelis\u00eb. Ta dija q\u00eb kjo do t\u00eb ndodhte, nuk do t\u00eb kisha\npranuar t\u00eb vije t\u00eb m\u00eb vizitoje asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb erdhi shum\u00eb keq\nkur e d\u00ebgjova t\u00eb fliste ashtu sepse dukej shum\u00eb i l\u00ebnduar. U trishtova shum\u00eb\nedhe un\u00eb teksa e shihja n\u00eb at\u00eb gjendje dhe u pendova q\u00eb kisha vepruar ashtu,\npor tani nuk kishte m\u00eb kthim pas. Goni nuk donte t\u00eb m\u00eb shihte m\u00eb me sy dhe me\nNinin nuk po e shtyja dot m\u00eb sepse t\u00eb gjitha ato q\u00eb m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb, kishin\nqen\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e madhe. Ishte shum\u00eb von\u00eb p\u00ebr pendes\u00ebn time, por t\u00eb pakt\u00ebn\nvendosa t\u00eb ndahesha prej Ninit dhe ky ishte vendimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb kisha marr\u00eb\nndonj\u00ebher\u00eb. Nuk e kuptoj se si munda t\u2019i besoja nj\u00eb personi q\u00eb nuk besoj se do\nta merrte ndonj\u00ebher\u00eb seriozisht krijim e nj\u00eb familjeje. Pas disa koh\u00ebsh provova\nt\u00eb rikthehesha me Gonin, por ishte tep\u00ebr von\u00eb sepse ai ishte fejuar me nj\u00eb\nvajz\u00eb tjet\u00ebr&#8230; P\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve t\u00eb mia, p\u00ebrfundova duke e rritur e vetme\nf\u00ebmij\u00ebn tim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kisha disa vite q\u00eb po mendoja seriozisht largimin nga sht\u00ebpia. Jetesa aty m\u00eb ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb makth t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pasi duke qen\u00eb se isha f\u00ebmija m\u00eb i madh, duhet t\u00eb kujdesesha p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e p\u00ebrs\u00ebri, si shp\u00ebrblim, merrja vet\u00ebm ankesa dhe pak\u00ebnaq\u00ebsi. Askush nuk donte t`ia dinte se si ndihesha, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21286,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-22094","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22094\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21286"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}