{"id":22092,"date":"2019-04-13T21:00:22","date_gmt":"2019-04-13T19:00:22","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22092"},"modified":"2019-04-13T20:25:21","modified_gmt":"2019-04-13T18:25:21","slug":"%ef%bb%bfrrefimet-e-vajzes-se-nates-1","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfrrefimet-e-vajzes-se-nates-1\/","title":{"rendered":"\ufeffRr\u00ebfimet e vajz\u00ebs s\u00eb nat\u00ebs! (1)"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>20 euro n\u00eb gjoksin e balerin\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje, t\u00eb dashur miq q\u00eb <\/p>\n\n\n\n<p>gjith\u00eb jav\u00ebn jeni marr\u00eb me pun\u00eb dhe fundjav\u00ebn e keni relaks\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p>Ops, dola padashje tek ajo q\u00eb duhet ta kisha th\u00ebn\u00eb ndoshta nga mesi i k\u00ebtij prezantimi. Ne nuk njihemi bashk\u00eb dhe ndoshta nuk do t\u00eb njihemi asnj\u00ebher\u00eb, sepse anonimati im duhet t\u00eb ruhet p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn e k\u00ebsaj rubrike t\u00eb re. Un\u00eb jam zotuar q\u00eb do t\u2019ju tregoj gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb z\u00eb syri dhe veshi nat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr klubet e jet\u00ebn e nat\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebj n\u00eb \u00e7do num\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj gazete. Do thoni ju: \u201cPo ti, pse del nat\u00ebn?\u201d. Po un\u00eb do dal se p\u00ebrndryshe, kush do t\u2019ju rr\u00ebfej\u00eb juve \u00e7far\u00eb b\u00ebhet sa andej-k\u00ebndej n\u00ebp\u00ebr kryeqytet?! }}}}}}}}}<\/p>\n\n\n\n<p>B\u00ebj shaka&#8230; Un\u00eb,\npersonalisht, e dua jet\u00ebn e nat\u00ebs, edhe pse ajo \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr \u00e7mendurit\u00eb e\nsaj. \u201cNata \u00ebsht\u00eb e huaja\u201d, m\u00eb thoshte gjyshja gjithmon\u00eb dhe, po t\u00eb mos e kisha\njetuar vet\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk do ta kisha kuptuar \u00e7far\u00eb donte t\u00eb thoshte. <\/p>\n\n\n\n<p>Po \u00e7far\u00eb ndodh\nnat\u00ebn, kur duhet t\u00eb jemi duke fjetur, nat\u00ebn kur ajo bot\u00eb i p\u00ebrket \u00ebndrrave?\nNata n\u00eb kryeqytet \u00ebsht\u00eb plot drita, kthehet n\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rinia jo vet\u00ebm\nn\u00eb fundjav\u00eb, por edhe gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb jav\u00ebs, mbushin pothuajse t\u00eb gjitha klubet\ne nat\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb panorama sip\u00ebrfaq\u00ebsore k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, por edhe n\u00eb qytete t\u00eb\ntjera ku jeta e nat\u00ebs \u00ebsht\u00eb e dashur dhe mbush net\u00ebt e t\u00eb pagjum\u00ebve e t\u00eb\ndashuruarve pas hallakatjeve dhe \u00e7mendurive. K\u00ebtu, frekuentim kan\u00eb jo vet\u00ebm\npabet n\u00eb zon\u00ebn e Bllokut, por edhe ato n\u00eb periferi dhe jasht\u00eb kryeqytetit. Ka\nedhe nga ato klube q\u00eb kan\u00eb si tendenc\u00eb shfaqjet e striptizit me kubiste,\nnd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk mungojn\u00eb performancat e ndryshme t\u00eb ashtuquajtura \u201cartistike\u201d.\nAjo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje sa u takon lokaleve, \u00ebsht\u00eb ndarja e tavolinave me\nvet\u00ebm vajza apo vet\u00ebm meshkuj. Kur ua thua k\u00ebt\u00eb prind\u00ebrve, ose nuk t\u00eb besojn\u00eb,\nose e marrin si nj\u00eb nga justifikimet e radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb. Betohu sa t\u00eb duash\nti, thuaju gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb do dal\u00ebsh vet\u00ebm me shoqe, p\u00ebrgjigjja p\u00ebrfundimtare\n\u00ebsht\u00eb \u201cjo\u201d. Edhe nuk kan\u00eb faj nga nj\u00eb an\u00eb, se fundja, prind\u00ebr jan\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb\nshpesh, n\u00eb lokalet e Tiran\u00ebs, t\u00eb shoh\u00ebsh femra t\u00eb veshura apo gjysm\u00eb t\u00eb\nveshura, me shije e pa shije, me rroba t\u00eb shtrenjta ose jo, t\u00eb cilat ulen s\u00eb\nbashku, pa meshkuj n\u00eb tavolin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb tavolinat p\u00ebrball\u00eb ulen vet\u00ebm\nmeshkuj, duke pasur mund\u00ebsin\u00eb e \u201cgjuajtjes\u201d rehat, si nj\u00eb nga m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb\nhershme t\u00eb flirtimit. T\u00eb gjendur n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e bizneseve t\u00eb\ntyre dhe p\u00ebr t\u2019i t\u00ebrhequr m\u00eb shum\u00eb klient\u00ebt, pronar\u00ebt e mjaft prej k\u00ebtyre lokaleve\nkan\u00eb provuar t\u00eb paguajn\u00eb vajza sensuale thuajse t\u00eb zhveshura, t\u00eb cilat\nq\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb dukshme ose n\u00eb banak. <\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb pak\nk\u00ebtu, te k\u00ebto vajza, t\u00eb cilat kan\u00eb zgjedhur k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur n\u00eb jet\u00eb dhe\np\u00ebr t\u00eb pasur para n\u00ebp\u00ebr duar (ndonj\u00eb syresh, edhe t\u00eb kursej\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen).\nNj\u00eb kompliment, nj\u00eb buz\u00ebqeshje dhe nj\u00eb kartmonedh\u00eb e hedhur nga klienti, n\u00eb\ndisa raste, e futur n\u00eb gjoksin e k\u00ebsaj vajze bukuroshe q\u00eb nj\u00eb Zot e di pse ka\nzgjedhur t\u00eb k\u00ebrcej\u00eb dhe t\u2019ua b\u00ebj\u00eb nat\u00ebn e bukur qindra klient\u00ebve, me trupin e\nsaj pothuajse perfekt dhe t\u00eb d\u00ebshiruesh\u00ebm nga meshkujt. P\u00ebr k\u00ebto vajza do t\u2019ju\ntregoj k\u00ebt\u00eb her\u00eb&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e\nmiqve t\u00eb mi i shikoj shpesh k\u00ebto vajza q\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb para t\u00eb gjith\u00ebve me veshje\nbalerinash orientale dhe q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb imitojn\u00eb sadopak jet\u00ebn e nat\u00ebs jasht\u00eb\nShqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb isha n\u00eb nj\u00eb lokal q\u00eb ka nj\u00eb em\u00ebr shum\u00eb t\u00eb bukur, por q\u00eb\npo i v\u00eb nj\u00eb em\u00ebr vet\u00eb \u201cNight vvay\u201d (m\u00ebnyra e nat\u00ebs), se k\u00ebshtu p\u00ebr emra t\u00eb rinj\nnuk jam keq, jam plot ide. }}}}}}}}} Ky klubi, q\u00eb thoni ju, ka nj\u00eb banak super\nt\u00eb madh dhe \u00e7do fundjav\u00eb organizon festa me balerina, t\u00eb cilat ndoshta nuk\nb\u00ebjn\u00eb fare pjes\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e k\u00ebrcimit, por q\u00eb rruga e jet\u00ebs i ka sjell\u00eb aty.\nVajzat k\u00ebrcejn\u00eb sensualisht dhe kudo, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb qejfin klient\u00ebve t\u00eb lokalit;\nsip\u00ebr banakut, sip\u00ebr tavolinave, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb performanc\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb, si\njasht\u00eb shtetit (k\u00ebshtu supozohet). Lum si ne q\u00eb ia arrit\u00ebm k\u00ebsaj dite thuaj, se\nsi do ia b\u00ebnim ne pa k\u00ebto k\u00ebrcime?! }}}}}}}}}}}}}}}} Sapo mbarojn\u00eb k\u00ebrcimin,\nvajzat balerina as nuk shkojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrohen, por drejt e te banaku, porosisin\nCapirosa ose Ferrari (k\u00ebto jan\u00eb koktejlet n\u00eb mod\u00eb tani) dhe fillojn\u00eb t\u2019i\nshijojn\u00eb pa e prishur fare terezin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebrball\u00eb jan\u00eb\ndisa klient\u00eb, meshkuj t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb, q\u00eb paskan nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\nvler\u00ebsimi t\u00eb vajzave q\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb, duke i futur parat\u00eb n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr ku gjenden\nedhe numrat e telefonit dhe propozimet p\u00ebrkat\u00ebse. Meq\u00eb e kam af\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn nga\nbalerinat e pyes se sa koh\u00eb ka q\u00eb k\u00ebrcen. Ajo m\u00eb thot\u00eb q\u00eb tani b\u00ebn kat\u00ebr vjet.\nDuke i k\u00ebrkuar falje q\u00eb po e bezdis dhe duke e uruar p\u00ebr k\u00ebrcimin, e pyes se\npse ka zgjedhur k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jetuari. Me dyshim, m\u00eb thot\u00eb q\u00eb ka probleme n\u00eb\nfamilje dhe se ekonomia e familjes \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e saj. Duke mos dashur q\u00eb ta\nm\u00ebrzis vajz\u00ebn, nuk e pyes m\u00eb, por \u00e7udit\u00ebrisht duket q\u00eb ajo ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u\nrr\u00ebfyer dhe m\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e mir\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.\nNuk ndihet mir\u00eb kur i ofrojn\u00eb para p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera, edhe pse\nm\u00eb siguron q\u00eb pronari i lokalit \u00ebsht\u00eb njeri i mir\u00eb dhe sillet shum\u00eb mir\u00eb me\nvajzat, madje as pijet nuk i l\u00eb q\u00eb t\u2019i paguajn\u00eb, por ia ofron lokali. Nga ana\ntjet\u00ebr, edhe pronari nuk ka \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe nuk i p\u00ebrz\u00eb dot ata q\u00eb flasin me\nat\u00eb arroganc\u00eb, sepse ka nevoj\u00eb p\u00ebr klient\u00ebt e klubit q\u00eb shpenzojn\u00eb para pa\nhesap.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00ebrzitem kur m\u00eb\nthon\u00eb: \u201cHap goj\u00ebn, sa lek\u00eb do q\u00eb t\u00eb flesh sonte me mua?\u201d, apo edhe kur\nurdh\u00ebrojn\u00eb dhe thon\u00eb \u201cHajde k\u00ebtu n\u00eb tavolin\u00eb tani, se k\u00ebshtu duam ne!\u201d. Kjo nuk\nka ndodhur vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb, por shum\u00eb her\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPo pse nuk ik\u00ebn n\u00eb\nsht\u00ebpi sapo mbaron k\u00ebrcimin?\u201d, e pyes un\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPo, sepse ne\npaguhemi me nat\u00eb k\u00ebtu, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jemi n\u00eb pun\u00eb dhe duhet t\u00eb rrim\u00eb derisa\nt\u00eb mbyllet lokali&#8230;\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo po\nflet me mua, i vjen \u201cqerasja\u201d e radh\u00ebs me nj\u00eb kartmonedh\u00eb 20 euroshe q\u00eb kishte\nt\u00eb sh\u00ebnuar brenda saj nj\u00eb num\u00ebr telefoni dhe nj\u00eb em\u00ebr, q\u00eb dukej si nj\u00eb nga\nemrat e t\u00eb fort\u00ebve n\u00eb kryeqytet, edhe pse imazhi i tyre nuk ka lidhje fare me\nkryeqytetin. Ajo m\u00eb k\u00ebrkoi falje dhe u shkoi n\u00eb tavolin\u00eb. \u201cI forti\u201d ishte te\ntavolina e meshkujve rreth t\u00eb dyzetave dhe, sapo u afrua ajo, ia hodhi dor\u00ebn\nrreth qaf\u00ebs dhe e t\u00ebrhoqi drejt vetes. Ajo p\u00ebrpiqej t\u00eb q\u00ebndronte larg, por e\nkishte t\u00eb pamundur. Ai i fliste n\u00eb vesh dhe nd\u00ebrkoh\u00eb, dor\u00ebn nuk e hiqte nga\nqafa e saj. I foli p\u00ebr disa minuta me radh\u00eb dhe ajo u kthye s\u00ebrish n\u00eb banak.\nDukej q\u00eb ai e kishte bezdisur, sepse ajo po k\u00ebrkonte me sy pronarin dhe, sapo e\npa, ia b\u00ebri me shenj\u00eb dhe ai erdhi drejt saj. Fol\u00ebn dhe m\u00eb pas ai u nis p\u00ebr te\ntavolina e atij mashkulli q\u00eb e kishte \u201cqerasur\u201d me 20 euro dhe k\u00ebt\u00eb nuk e\nkishte b\u00ebr\u00eb pa arsye. Pasi foli disa minuta me t\u00eb, u duk sikur gjendja ishte\npak e acaruar sepse shikoja duar q\u00eb l\u00ebviznin n\u00eb drejtim t\u00eb balerin\u00ebs dhe pastaj\ndrejt vetes. Pas disa minutash, tavolina e tij u boshatis dhe pronari erdhi te\nbanaku e me gishtin tregues i thoshte di\u00e7ka asaj vajze q\u00eb, sipas tij, kishte\nreaguar keq. Ajo thjesht vazhdonte t\u00eb rr\u00ebk\u00ebllente got\u00ebn e saj t\u00eb koktejlit,\nsikur donte t\u00eb harronte gjith\u00e7ka. M\u00eb erdhi keq, por edhe nuk m\u00eb erdhi keq p\u00ebr\nat\u00eb vajz\u00eb. M\u00eb erdhi keq sepse m\u2019u duk shum\u00eb e p\u00ebshtir\u00eb m\u00ebnyra se si e trajtoi\nai klient q\u00eb nj\u00eb Zot e di nga ishte dhe \u00e7far\u00eb ishte, por nga ana tjet\u00ebr, nuk m\u00eb\nerdhi keq, sepse n\u00ebse asaj i p\u00eblqen t\u00eb k\u00ebrcej\u00eb, mund t\u00eb gjej\u00eb me mij\u00ebra m\u00ebnyra q\u00eb\nta shpalos\u00eb talentin e saj dhe, pse jo, t\u00eb edhe ket\u00eb t\u00eb ardhura financiare.\nEdhe historia q\u00eb m\u00eb tregoi ajo p\u00ebr familjen q\u00eb vuante ekonomikisht, nuk m\u2019u duk\ne besueshme sepse kjo histori \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si buka q\u00eb ham\u00eb dhe, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e\nrasteve, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb justifikim p\u00ebr t\u00eb mbuluar arsyet e v\u00ebrteta pse vajza\nshum\u00eb t\u00eb bukura e shum\u00eb t\u00eb mira e katandisin veten k\u00ebshtu, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb\npara pa u lodhur shum\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga t\u00eb shumtat ngjarje q\u00eb ndodhin\nn\u00eb klubet dhe pub-et e kryeqytetit ton\u00eb t\u00eb dashur, t\u00eb cilat koh\u00ebt e fundit jan\u00eb\nshtuar si k\u00ebrpudhat pas shiut dhe neve, kemi apo s\u2019kemi para, na \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si\ns\u00ebmundje kronike q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhemi protagonist\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb\nnat\u00ebs, pse jo edhe pran\u00eb personazheve publik\u00eb, q\u00eb identifikohen me jet\u00ebn e\nnat\u00ebs, me blicet, me koktejlet, me ftesat n\u00eb klabet m\u00eb me em\u00ebr. A po, ja,\npik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebta do t\u2019ju flas her\u00ebn tjet\u00ebr! E di q\u00eb mezi do ta prisni\nrr\u00ebfimin tim, po mos u m\u00ebrzisni, vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe do t\u2019ju tregoj ca\nsekrete q\u00eb do t\u2019ju habisin, si\u00e7 m\u00eb habit\u00ebn mua n\u00eb fillim&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>20 euro n\u00eb gjoksin e balerin\u00ebs P\u00ebrsh\u00ebndetje, t\u00eb dashur miq q\u00eb gjith\u00eb jav\u00ebn jeni marr\u00eb me pun\u00eb dhe fundjav\u00ebn e keni relaks\u2026 Ops, dola padashje tek ajo q\u00eb duhet ta kisha th\u00ebn\u00eb ndoshta nga mesi i k\u00ebtij prezantimi. Ne nuk njihemi bashk\u00eb dhe ndoshta nuk do t\u00eb njihemi asnj\u00ebher\u00eb, sepse anonimati im duhet t\u00eb ruhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22093,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-22092","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22092"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22092\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}