{"id":22075,"date":"2019-04-12T21:00:31","date_gmt":"2019-04-12T19:00:31","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22075"},"modified":"2019-04-12T19:18:52","modified_gmt":"2019-04-12T17:18:52","slug":"rrefimi-i-nje-emigrantivuajtjet-e-mia-ne-greqi%ef%bb%bf","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/rrefimi-i-nje-emigrantivuajtjet-e-mia-ne-greqi%ef%bb%bf\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i nj\u00eb emigranti;Vuajtjet e mia n\u00eb Greqi\ufeff"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam nj\u00eb emigrant n\u00eb Greqi, q\u00eb po vuaj kriz\u00ebn q\u00eb ka mb\u00ebrthyer shtetin helen. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb pjes\u00eb e emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb di se jan\u00eb kthyer n\u00eb atdhe. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E di q\u00eb edhe atje nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, ama edhe k\u00ebtu n\u00eb Greqi, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb i pamundur p\u00ebrballimi i kushteve pasi jemi t\u00eb detyruar t\u00eb paguajm\u00eb qirat\u00eb, uj\u00eb, drita e shpenzimet e tjera p\u00ebr rritjen e f\u00ebmij\u00ebve. Un\u00eb banoj n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb Athin\u00ebs, n\u00eb Franxhi, zon\u00eb e Neo Kozmos. M\u00eb quajn\u00eb Shp\u00ebtim dhe jam nga Kolonja e Kurveleshit. Prej 10 vjet\u00ebsh punoj te nj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs grek. Jam moshatar me t\u00eb. Ia kemi kaluar mir\u00eb m\u00eb par\u00eb; nga marr\u00ebdh\u00ebnie pune i shkoja edhe n\u00eb sht\u00ebpi e hanim e pinim bashk\u00eb. Pavar\u00ebsisht kriz\u00ebs, ne kemi patur pun\u00eb, por ai, koh\u00ebt e fundit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bish\u00eb, ka filluar nga provokimet, bile provokime n\u00eb mas\u00eb. Nuk ka l\u00ebn\u00eb forma pa p\u00ebrdorur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam mjesht\u00ebr\np\u00ebr suvatime dhe sa filloj pun\u00ebn, ai m\u00eb heq dhe m\u00eb \u00e7on n\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr. Sa\nfilloj pun\u00ebn tjet\u00ebr, m\u00eb heq edhe nga ajo pun\u00eb. Jo vet\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrroj 3-4\nprocese brenda orarit t\u00eb nj\u00eb dite, por vazhdon edhe ironizmin me fjal\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb\nm\u00eb tha: \u201cMerr k\u00ebt\u00eb thesin me \u00e7imento e \u00e7oje n\u00eb katin e gjasht\u00eb, ku punojn\u00eb\nmjeshtrat e mermerit\u201d. E pash\u00eb me nj\u00eb shikim tjet\u00ebr, jo vet\u00ebm se do t\u2019ua \u00e7oja\natyre q\u00eb nuk kishim lidhje ne, jo vet\u00ebm se ata kishin pun\u00ebtor\u00ebt e tyre, por\nedhe si nj\u00eb ofendim p\u00ebr mua, pasi un\u00eb mjesht\u00ebr! Un\u00eb duhet t\u00eb \u00e7oja thesin n\u00eb\nkatin e gjasht\u00eb dhe pun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve u takonte ajo pun\u00eb, duhet t\u00eb m\u00eb b\u00ebnin\nsehir mua?! Jo se ofendohesha, por ishte nj\u00eb provokim cinik, pasi pun\u00ebtor\u00ebt\nishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb rinj se un\u00eb. Me gjakftoht\u00ebsi u nisa t\u00eb zbatoja urdh\u00ebrin, pasi\nmoszbatimi do t\u00eb ishte me pasoja q\u00eb do t\u00eb binin te dy f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb prisnin n\u00eb\ndark\u00eb m\u00ebditjen e babait. Shkova te thesi e u b\u00ebra gati ta hidhja n\u00eb kurriz, por\nai m\u00eb tha ta lija se do ta \u00e7onte Spirua, nj\u00eb rumun q\u00eb b\u00ebn nga pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebndomta\ndhe q\u00eb e urdh\u00ebrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. E pash\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb r\u00ebnd\u00eb, e kapa thesin dhe e\n\u00e7ova ku m\u00eb tha. Ofendimi shkoi m\u00eb thell\u00eb. M\u00eb pa mjeshtri i pllakave me thes dhe,\nkur e ula, m\u00eb tha: \u201cNa b\u00ebj pak lla\u00e7in, zoti Xhimi!\u201d. Me t\u00eb njihesha dhe ai e\ndinte se punoja mjesht\u00ebr e jo pun\u00ebtor. Fillova ta shaja shqip e greqisht dhe arriti\nt\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte falje. V\u00ebllai i tij, me nj\u00eb ton zbut\u00ebs, m\u00eb tha: \u201cXhimi, a e kupton\npse t\u2019i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto loj\u00ebra?\u201d. \u201cNuk jam budalla, i thash\u00eb, e di edhe m\u00eb mir\u00eb se\nju, por na ka hasur sharra n\u00eb gozhd\u00eb dhe ti nuk e di \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb t\u00eb has\u00eb\nsharra n\u00eb gozhd\u00eb. K\u00ebto i dim\u00eb ne q\u00eb vajt\u00ebm 20 vjet k\u00ebtu. E di ti \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb\nt\u00eb k\u00ebputet kjo sharr\u00eb? Nga e keqja ju kemi duruar dhe vazhdojm\u00eb t\u2019ju durojm\u00eb. E\ndi q\u00eb efendikoi m\u00eb mban si mbi gjemba, e di q\u00eb ai nuk punon m\u00eb dot vet\u00eb se \u00ebsht\u00eb\ni s\u00ebmur\u00eb, e di q\u00eb mua do t\u00eb m\u00eb spostoj\u00eb, e di q\u00eb ka r\u00ebnie n\u00eb t\u00eb ardhurat e shum\u00eb\nshtetas t\u00eb huaj punojn\u00eb me nj\u00eb m\u00ebditje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se ne, por e di edhe q\u00eb\ncil\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb dob\u00ebt nga ne. Ata jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur edhe me 15-20\neuro n\u00eb dit\u00eb, ata rrin\u00eb edhe nga 10-15 veta n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb e nuk u duhet shpenzim\nsi ne me familje, sidomos bullgar\u00ebt, rumun\u00ebt, aziatik\u00ebt e afrikan\u00ebt; kostoja jon\u00eb\ne jetes\u00ebs \u00ebsht\u00eb si dita me nat\u00ebn\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur diskutohej\nn\u00ebse do t\u00eb hapeshin kufijt\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, bisedonim me shok\u00eb dhe thonim se\nnuk do t\u00eb b\u00ebhej ndonj\u00eb \u201cqamet\u201d edhe me hapjen e tyre. Doli edhe parashikimi yn\u00eb.\nJo vet\u00ebm nuk pati ndonj\u00eb dyndje, por edhe dyndje ka vet\u00ebm p\u00ebr festa. Dit\u00ebt e\ntjera jan\u00eb t\u00eb qeta. Fuqia ekonomike \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dob\u00ebt jo vet\u00ebm e atyre q\u00eb\nvijn\u00eb p\u00ebr vizita, por edhe jona si mikprit\u00ebs. Llogarit mua apo shok\u00ebt e mi q\u00eb\npunojn\u00eb 2-3 dit\u00eb n\u00eb muaj, llogarit ndonj\u00eb q\u00eb nuk i punon as gruaja n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi\ndhe hajde t\u00eb p\u00ebrballosh kushtet ose miqt\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb familjeje k\u00ebtu\naf\u00ebr meje i pren\u00eb dritat pasi nuk mund t\u2019i paguante. Siguroi nj\u00eb llamp\u00eb me\nbateri dhe kaq. Nga halli, ka nga ata q\u00eb s\u2019paguajn\u00eb dot qirat\u00eb dhe detyrohen t\u00eb\nenden nga nj\u00ebra sht\u00ebpi n\u00eb tjetr\u00ebn. \u00c7\u2019t\u00eb them? Rastet e vuajtjeve jan\u00eb t\u00eb shumta\ndhe, t\u00eb pakt\u00ebn hapja e kufijve, u tregon atyre q\u00eb nuk e kishin njohur emigrimin\nse deti k\u00ebtu nuk ishte b\u00ebr\u00eb kos e ata t\u00eb vinin me lug\u00eb n\u00eb brez. Deti, edhe k\u00ebtu\n\u00ebsht\u00eb me uj\u00eb t\u00eb kripur e bile m\u00eb t\u00eb kripur se deti yn\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Emigrant\u00ebt e\nvuajtur k\u00ebtu nuk jan\u00eb pak po jan\u00eb dhjet\u00ebra, qind\u00ebra, e pse t\u00eb mos themi edhe\nmij\u00ebra pasi 600-700 mij\u00eb emigrant\u00eb ka vet\u00ebm n\u00eb Greqi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dihen vet\u00ebm\nata q\u00eb jan\u00eb me dokumente t\u00eb rregullta dhe legalizime nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn\npas vitit 2001. Edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb 2004-2005-s ishin legalizime gjysmake&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kthimi n\u00eb\nShqip\u00ebri? Buz\u00eb e gremin\u00ebs, det dhe oqean! Ne jemi t\u00eb kthyer edhe pa u kthyer. Nuk\ndiskutohet kthimi, bile shum\u00eb her\u00eb jam b\u00ebr\u00eb dhe b\u00ebhem gati, por edhe atje,\nsidomos nd\u00ebrtimi q\u00eb ne kemi zanat, nuk ec\u00ebn e po b\u00ebhet m\u00eb keq. Si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb\nlart, ne kemi f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb duam t\u2019i rrisim dhe po kalojm\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Jemi\nv\u00ebrtet midis dy zjarresh q\u00eb po na i shtojn\u00eb streset. Shum\u00eb nga ne nuk kan\u00eb as\nsht\u00ebpi n\u00eb atdhe, pasi shum\u00eb prej nesh ik\u00ebm 20 vje\u00e7 dhe tani jemi, p\u00ebr shembull,\n40 vje\u00e7&#8230; E tashmja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e keqe o miq, po edhe e ardhmja nuk premton m\u00eb\nshum\u00eb&#8230; <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb jam nj\u00eb emigrant n\u00eb Greqi, q\u00eb po vuaj kriz\u00ebn q\u00eb ka mb\u00ebrthyer shtetin helen. Nj\u00eb pjes\u00eb e emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb di se jan\u00eb kthyer n\u00eb atdhe. E di q\u00eb edhe atje nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, ama edhe k\u00ebtu n\u00eb Greqi, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet&#8230; \u00cbsht\u00eb i pamundur p\u00ebrballimi i kushteve pasi jemi t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22076,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-22075","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22075"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22075\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}