{"id":22061,"date":"2019-04-11T21:30:14","date_gmt":"2019-04-11T19:30:14","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22061"},"modified":"2019-04-11T19:36:04","modified_gmt":"2019-04-11T17:36:04","slug":"%ef%bb%bfnga-perdhunimi-humba-edhe-dashurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfnga-perdhunimi-humba-edhe-dashurine\/","title":{"rendered":"\ufeffNga p\u00ebrdhunimi, humba edhe dashurin\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Psh\u00ebndetje, miq t\u00eb k\u00ebsaj gazete!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shum\u00eb her\u00eb kam dashur t\u00eb shkruaj edhe un\u00eb historin\u00eb time te kjo gazet\u00eb, por ngurroja ngaq\u00eb m\u00eb mbushen syt\u00eb me lot dhe vuaj shum\u00eb shpirt\u00ebrisht kur kujtoj sken\u00ebn e asaj dite q\u00eb un\u00eb e quaj \u201cdita e dhimbjes\u201d&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb dita ku m\u2019u fik\u00ebn \u00ebndrrat e dashuris\u00eb sime. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sapo kisha mbaruar klas\u00ebn e tet\u00eb dhe si shum\u00eb prej shoqeve t\u00eb mia, kisha filluar t\u00eb dilja me nj\u00eb djal\u00eb nga fshati im. Kisha vet\u00ebm tre muaj q\u00eb e kisha njohur, pasi ai kishte pes\u00eb vjet q\u00eb jetonte n\u00eb Angli. Ai quhej Edison dhe kuptohet se dashuria n\u00eb mosh\u00ebn e adoleshenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb mund t\u2019i ndodh\u00eb nj\u00eb njeriu. Ai ishte v\u00ebllai i shoqes sime m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb. Q\u00eb her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e takova, filloi t\u00eb m\u00eb rrihte zemra p\u00ebr t\u00eb. Ai ishte aq i bukur sa nuk mund ta p\u00ebrshkruaj. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, do t\u00eb rrinte nj\u00eb muaj n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi kishte ardhur me pushime. Un\u00eb shkoja shpeshher\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e shoqes sime, me justifikimin se do t\u00eb b\u00ebnim detyrat t\u00eb dyja, por n\u00eb fakt, shkoja p\u00ebr t\u00eb takuar Edin. Ai ishte kaq i mir\u00eb dhe i dashur me mua! Gjithmon\u00eb m\u00eb thoshte se i p\u00eblqeja shum\u00eb, \u201cpor historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do ta fillojm\u00eb kur ti t\u00eb rritesh t\u00eb pakt\u00ebn sa t\u00eb shkosh n\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme\u201d, shtonte. Kjo q\u00eb m\u00eb thoshte m\u00eb b\u00ebnte ta doja edhe m\u00eb shum\u00eb. Kur e takoja, rrinim t\u00eb dy te dhoma e shoqes. Ajo e kuptonte se ishim shum\u00eb t\u00eb dashuruar me nj\u00ebri-tjetrin dhe na linte gjithmon\u00eb vet\u00ebm. Ai nuk guxonte t\u00eb m\u00eb prekte me dor\u00eb sepse un\u00eb i dukesha si f\u00ebmij\u00eb. Ndoshta ishte m\u00ebsuar me mentalitetin atje sepse k\u00ebtu, nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb ato rrethana, do t\u00eb sillej ndryshe. Dit\u00ebt po kalonin dhe Edi duhet t\u00eb kthehej n\u00eb Angli. Un\u00eb ndjehesha shum\u00eb keq dhe nuk mund t\u2019i ndalja dot lot\u00ebt p\u00ebrpara tij. Ai m\u2019i fshinte shum\u00eb \u00ebmb\u00ebl dhe m\u00eb puthte n\u00eb faqe. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMuajt do t\u00eb kalojn\u00eb shum\u00eb shpejt dhe ne\ndo t\u00eb takohemi n\u00eb ver\u00eb, e vogla ime\u201d m\u00eb thoshte ai, por kjo m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb\nndjehesha akoma m\u00eb keq. Ai m\u00eb kishte bler\u00eb nj\u00eb telefon q\u00eb e p\u00ebrdorja fshehtas\nprind\u00ebrve pasi ata nuk m\u00eb linin t\u00eb p\u00ebrdorja telefon, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se isha ende\ne vog\u00ebl. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dit\u00ebn q\u00eb Edi iku, m\u00eb puthi n\u00eb cep t\u00eb buz\u00ebs\ndhe m\u00eb tha: \u201cKujdesu p\u00ebr veten dhe m\u00ebso n\u00eb shkoll\u00eb\u201d.&nbsp; At\u00eb dit\u00eb kam qar\u00eb aq shum\u00eb sa nuk e mblidhja\ndot veten. Larg\u00ebsia me t\u00eb m\u2019i b\u00ebnte gj\u00ebrat shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. M\u00eb dukej sikur ai\nnuk m\u00eb donte sa e doja un\u00eb. Ai m\u00eb merrte n\u00eb telefon dhe flisnim nat\u00ebn von\u00eb, kur\nprind\u00ebrit e mi flinin. Kishte dit\u00eb q\u00eb e gdhinim duke i shkruar nj\u00ebri-tjetrit. Me\npak fjal\u00eb, un\u00eb kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb, madje edhe shkoll\u00ebn e kisha\nl\u00ebn\u00eb mbas dore. E gjith\u00eb kjo \u00ebnd\u00ebrr e bukur zgjati deri nj\u00eb muaj para se t\u00eb\nkthehej Edi nga Anglia. Prind\u00ebrit e mi kan\u00eb nj\u00eb biznes privat dhe t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs\ne kalonin atje. Ishte dit\u00eb e premte kur un\u00eb nuk kisha shkuar n\u00eb shkoll\u00eb, pasi\nkisha ndenjur duke folur me Edin gjith\u00eb nat\u00ebn dhe m\u00eb dhimbte shum\u00eb koka. V\u00ebllain\ne kisha tre vjet m\u00eb t\u00eb madh, ai ishte maturant dhe at\u00eb dit\u00eb nuk ishte kthyer\nakoma nga shkolla. Befas d\u00ebgjova nj\u00eb trokitje n\u00eb der\u00eb dhe e hapa menj\u00ebher\u00eb, pa\npyetur se kush ishte, pasi mendova se do t\u00eb ishte v\u00ebllai. U habita kur pash\u00eb\nelektricistin. Ai zakonisht vinte p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sahatin kur ishin prind\u00ebrit e mi\nn\u00eb sht\u00ebpi, ndaj e pyeta se pse kishte ardhur pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb orar kur nuk\nishin prind\u00ebrit. Ai e hapi rrug\u00ebn duke m\u00eb shtyr\u00eb pak leht\u00eb te krahu dhe m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos b\u00ebj pyetje t\u00eb kota! M\u00eb mir\u00eb m\u00eb l\u00ebr\nt\u00eb shikoj sahatin se kam pun\u00eb t\u00eb tjera! &#8211; Nga p\u00ebrgjigjja q\u00eb dha, dukej se ishte\ni dehur se binte era alkool. &#8211; Kam d\u00ebgjuar se je rritur para kohe, ke z\u00ebn\u00eb edhe\nt\u00eb dashur, apo s\u2019\u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu? &#8211; vazhdoi bised\u00ebn elektri\u00e7isti, i cili kishte\nmosh\u00ebn e babait tim. &#8211; Do t\u2019ia them disa fjal\u00eb babait t\u00ebnd p\u00ebr ty. I gjith\u00eb\nfshati e di q\u00eb je lidhur me at\u00eb emigrantin e Anglis\u00eb, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit e tu nuk\ndin\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E \u00e7\u2019t\u00eb duhen ty k\u00ebto gj\u00ebra&#8230; &#8211; i\nthash\u00eb e nevrikosur, por ai nuk m\u00eb la ta mbaroja fjalin\u00eb, m\u00eb kapi prej krahu, m\u00eb\nshtr\u00ebngoi fort dhe m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb edhe mund t\u00eb mos ua them prind\u00ebrve\nt\u00eb tu ato q\u00eb kam m\u00ebsuar p\u00ebr ty, me nj\u00eb kusht q\u00eb ti t\u00eb sillesh mir\u00eb me mua, t\u00eb\nmos nxjerr\u00ebsh z\u00eb. &#8211; Krahun ma kishte kapur aq fort sa nuk po dija si t\u00eb\nshp\u00ebtoja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb l\u00ebsho! &#8211; i thash\u00eb, por ai nuk dinte\nt\u00eb ndalej. Dukej si nj\u00eb kafsh\u00eb e eg\u00ebr q\u00eb donte t\u00eb shijonte gjahun q\u00eb sapo\nkishte z\u00ebn\u00eb. E tmerruar fillova t\u00eb b\u00ebrtisja, por ai ma kishte mbyllur goj\u00ebn me\ndor\u00ebn e tij t\u00eb sh\u00ebmtuar. Mundohesha ta largoja trupin tim nga i tiji, por ishte\ne kot\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Era e alkoolit kund\u00ebrmon edhe sot n\u00eb\nhund\u00ebn time. Trupi i tij i p\u00ebshtir\u00eb m\u00eb shfaqet edhe sot n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. N\u00eb ato\nmomente, nj\u00eb pjes\u00eb e imja ishte e vdekur. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb m\u00eb vinte n\u00eb mendje n\u00eb\nato \u00e7aste &nbsp;ishte fakti se doja t\u00eb vdisja,\nnuk doja t\u00eb jetoja m\u00eb me at\u00eb turp, por mendoja p\u00ebr prind\u00ebrit e mi q\u00eb m\u00eb rrit\u00ebn\nme shum\u00eb mundime. Menj\u00ebher\u00eb shkova n\u00eb dhom\u00ebn time dhe e para gj\u00eb q\u00eb b\u00ebra, ishte\nq\u00eb theva telefonin q\u00eb m\u00eb kishte dhuruar Edi. Historia ime me t\u00eb nuk kishte m\u00eb\nkuptim. Ai m\u00eb kishte ruajtur mua si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe un\u00eb tani s\u2019mund t\u2019i tregoja\np\u00ebr at\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur. Isha mbyllur n\u00eb dhom\u00ebn time dhe vet\u00ebm qaja e nuk\ndoja t\u2019i flisja njeriu. Prind\u00ebrit filluan t\u00eb dyshonin, ata m\u00eb pyesnin dhe un\u00eb,\nher\u00eb pas here, gjeja ndonj\u00eb justifikim t\u00eb rastit, nd\u00ebrsa Edi ishte \u00e7mendur duke\ni r\u00ebn\u00eb telefonit. Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb takoi motra e tij dhe un\u00eb i thash\u00eb se lidhja ime\nme t\u00eb kishte marr\u00eb fund. Ajo u habit dhe m\u00eb pyeste se cili ishte shkaku.\nAsnj\u00ebrit nuk mund t\u2019i tregoja, madje as shoqes sime t\u00eb ngusht\u00eb, sepse nuk doja\nq\u00eb t\u00eb m\u00eb hapej nami, pasi un\u00eb jetoja n\u00eb fshat dhe nuk doja q\u00eb familjen time ta\nfusja n\u00eb sherr p\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb atij niveli. Motra e Edit m\u00eb thoshte se ai\nishte m\u00ebrzitur shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb po i b\u00ebja. Lot\u00ebt e mia nuk kishin t\u00eb mbaruar,\nmbyllesha n\u00eb dhom\u00ebn time me pretekstin se do t\u00eb m\u00ebsoja dhe nuk dija ta ndalja t\u00eb\nqar\u00ebt. Nj\u00eb muaj kaloi shum\u00eb shpejt dhe Edi u kthye nga Anglia, p\u00ebr t\u00eb kaluar\npushimet n\u00eb familjen e tij. Un\u00eb tashm\u00eb e kisha kaluar periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe,\nedhe pse dhimbja nuk m\u00eb largohej. \u00c7do dit\u00eb mendohesha se \u00e7far\u00eb justifikimi do\nt\u2019i tregoja Edit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sjelljen time. Nj\u00eb dit\u00eb, Anila erdhi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\ntime. Tashm\u00eb shkolla kishte mbaruar dhe ne takoheshim rrall\u00eb. Sa e pash\u00eb, filloi\nt\u00eb m\u00eb rrihte zemra fort. \u201cMe siguri do t\u00eb ket\u00eb ardhur Edi\u201d, po mendoja me veten\ntime. Pa mbaruar mir\u00eb mendimin, ajo m\u00eb kapi nga krah\u00ebt dhe m\u00eb tha: \u201cKa ardhur\nEdi. Vishu shpejt q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb ta takojm\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb det m\u00eb lot m\u00eb rr\u00ebshqisnin mbi faqe\ndhe s\u2019dinin m\u00eb t\u00eb ndalonin, nj\u00ebqind mendime m\u00eb vinin mbi kok\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u2019i thoja\natij? Ai m\u00eb donte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb; n\u00eb jet\u00ebn time nuk do t\u00eb gjeja m\u00eb njeri t\u00eb\ntill\u00eb. Anila m\u00eb p\u00ebrqafoi dhe m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse b\u00ebn k\u00ebshtu? \u00c7far\u00ebdolloj problemi t\u00eb\nkesh, ai do t\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjal\u00ebt e saj sikur m\u00eb qet\u00ebsuan dhe\nfillova t\u00eb b\u00ebhesha gati p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. N\u00eb dhom\u00eb m\u00eb priste Edi.\nSa hapa der\u00ebn, ai nuk priti, por m\u00eb p\u00ebrqafoi me gjith\u00eb forc\u00ebn e tij. Nga syt\u00eb e\nmi sikur u hap rubineti i lot\u00ebve q\u00eb nuk mbaronin. I habitur ai filloj\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte\nnj\u00ebqind pyetje&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi e mblodha veten, i thash\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk t\u00eb dua m\u00eb! Dua dik\u00eb tjet\u00ebr&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte e kot\u00eb. Ai as q\u00eb ua vuri veshin\nfare fjal\u00ebve t\u00eb mia, e kuptoi q\u00eb ishte nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e sajuar n\u00eb moment. Edhe\npo t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb, motra e tij do ta kishte kuptuar dhe do t\u2019ia kishte th\u00ebn\u00eb\ne para. Ai m\u00eb lutej q\u00eb un\u00eb t\u2019i tregoja t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe un\u00eb s\u2019kisha rrug\u00eb tjet\u00ebr.\nAi m\u2019u betua q\u00eb nuk do t\u2019i tregonte njeriu dhe q\u00eb ky do t\u00eb ishte sekreti yn\u00eb.\nFillova t\u2019ia tregoja ngjarjen me detaje, ashtu si\u00e7 ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Edhe\nEdit iu mbush\u00ebn syt\u00eb me lot dhe me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, m\u00ebrm\u00ebriti:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si mban kjo tok\u00eb monstra t\u00eb till\u00eb?! &#8211; M\u00eb\npas m\u00eb p\u00ebrqafoi dhe, duke m\u00eb fshir\u00eb lot\u00ebt, m\u00eb tha: &#8211; Mos u m\u00ebrzit&#8230; Ti, m\u00eb\nshum\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb dashur, n\u00eb k\u00ebto momente ke nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shok q\u00eb t\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb\ndhe t\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb. I till\u00eb do t\u00eb jem un\u00eb p\u00ebr ty. Edhe pse do t\u00eb jem larg, do\nt\u00eb m\u00eb kesh shum\u00eb pran\u00eb me fjal\u00ebt e mia, me dashurin\u00eb time; do t\u00eb jem nj\u00eb mik i\nv\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr ty!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjal\u00ebt e tij m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb ndjehesha akoma m\u00eb\nkeq. M\u00eb dukej sikur po m\u00eb merrte me t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb larguar nga vetja e tij.\nUn\u00eb prisja q\u00eb ai t\u00eb m\u00eb thoshte se un\u00eb do t\u00eb vazhdoja t\u00eb isha dashuria e tij e\nvetme, ashtu si\u00e7 m\u00eb thoshte dikur, por ai nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb. M\u00eb dukej sikur gjeti\nnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb pak t\u00eb dhimbshme p\u00ebr t\u00eb m\u00eb hequr qafe. I &nbsp;thash\u00eb se e fal\u00ebnderoja p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb q\u00eb po m\u00eb ofronte,\npor nuk kisha nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe ashtu, e zem\u00ebruar dhe e p\u00ebrlotur, u largova\nduke ia mbyllur der\u00ebn n\u00eb fytyr\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot jam n\u00eb vitin e kat\u00ebrt t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb\nmesme dhe, q\u00eb prej asaj dite t\u00eb takimit tim me Edin, i jam betuar vetes se nuk\ndo ket\u00eb m\u00eb mashkull n\u00eb jet\u00ebn time q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb m\u00eb l\u00ebndoj\u00eb. Iu p\u00ebrkushtova\nshkoll\u00ebs dhe jam e para e klas\u00ebs. Kam vendosur q\u00eb t\u00eb vazhdoj Juridikun dhe t\u00eb\nmbroj t\u00eb gjitha ato gra e vajza t\u00eb cilat kan\u00eb patur fatin tim t\u00eb zi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Psh\u00ebndetje, miq t\u00eb k\u00ebsaj gazete! Shum\u00eb her\u00eb kam dashur t\u00eb shkruaj edhe un\u00eb historin\u00eb time te kjo gazet\u00eb, por ngurroja ngaq\u00eb m\u00eb mbushen syt\u00eb me lot dhe vuaj shum\u00eb shpirt\u00ebrisht kur kujtoj sken\u00ebn e asaj dite q\u00eb un\u00eb e quaj \u201cdita e dhimbjes\u201d&#8230; \u00cbsht\u00eb dita ku m\u2019u fik\u00ebn \u00ebndrrat e dashuris\u00eb sime. Sapo kisha mbaruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-22061","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22061","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22061"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22061\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}