{"id":22026,"date":"2019-04-10T16:00:49","date_gmt":"2019-04-10T14:00:49","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22026"},"modified":"2019-04-10T13:21:15","modified_gmt":"2019-04-10T11:21:15","slug":"%ef%bb%bfbera-cmos-qe-te-ndahesha-nga-burri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfbera-cmos-qe-te-ndahesha-nga-burri\/","title":{"rendered":"\ufeffB\u00ebra \u00e7mos q\u00eb t\u00eb ndahesha nga burri!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U martova 22 vje\u00e7e sepse mbeta shtatz\u00ebn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha n\u00eb vit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Fakultetit Ekonomik. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb studimeve, u njoha me Albin, asistent pedagogun q\u00eb kishte ardhur n\u00eb fakultetin tim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ishte 10 vjet m\u00eb i madh se un\u00eb, por ne flisnim dhe kuptoheshim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte me nj\u00ebri-tjetrin. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, lidhja jon\u00eb do t\u00eb kishte marr\u00eb fund, n\u00ebse nga pakujdesia e nj\u00eb nate plazhi, un\u00eb nuk do t\u00eb kisha mbetur shtatz\u00ebn\u00eb. Edhe pse kuptoheshim dhe p\u00eblqeheshim shum\u00eb, ndodhte q\u00eb diferenca n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb na vinte n\u00eb dukje gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb preferencat dhe pik\u00ebv\u00ebshtrimet e ndryshme q\u00eb kishim, por Albi ishte me t\u00eb vjetr\u00ebn dhe plot principe morale, ndaj mori t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb do t\u00eb lindja. Bashk\u00eb kishim kaluar vet\u00ebm nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb bukur, sepse m\u00eb pas gj\u00ebrat filluan t\u00eb b\u00ebheshin tep\u00ebr monotone, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb, zhg\u00ebnjyese. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb m\u00eb linte\nn\u00eb hallin q\u00eb m\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb, sikurse do kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb vendin e tij, Albi\nm\u00eb bindi q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs, t\u00eb martoheshim. Un\u00eb nuk doja, por duke\npar\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhesha, nuk kisha zgjidhje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nuk pata\nforc\u00eb t\u00eb ndiqja zemr\u00ebn time dhe vendosa p\u00ebr martes\u00eb, kund\u00ebr vullnetit tim. K\u00ebshtu,\nbrenda pak koh\u00ebsh, un\u00eb, nga nj\u00eb studente e thjesht\u00eb, u shnd\u00ebrrova n\u00eb nj\u00eb\nbashk\u00ebshorte dhe, s\u00eb shpejti, do t\u00eb b\u00ebhesha mama. Nuk e di n\u00ebse Albi ndjente\ndashuri p\u00ebr mua, por un\u00eb p\u00ebr t\u00eb, fare! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk m\u00eb dukesh\nfare entuziaste q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhesh mama p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb&#8230; &#8211; m\u00eb tha nj\u00eb nat\u00eb, ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb\np\u00ebrshtypja jote! &#8211; ia ktheva menj\u00ebher\u00eb. E dija q\u00eb ai nuk kishte asnj\u00eb faj p\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb martes\u00eb e cila ishte nj\u00eb zgjedhje e detyruar nga nevoja, madje duhet ta\nfal\u00ebnderoja p\u00ebr vendimin q\u00eb kishte marr\u00eb, edhe pse p\u00ebr hir t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, por isha\nshum\u00eb e trishtuar q\u00eb po jetoja nj\u00eb martes\u00eb pa dashuri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, kisha\nthurur \u00ebndrra t\u00eb bukura dhe mendoja se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb dashurohesha e do t\u00eb\njetoja e lumtur, por kisha fatin q\u00eb Albi ishte nj\u00eb njeri i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe mori\nt\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij, sepse n\u00eb vend t\u00eb tij mund t\u00eb ishte nj\u00eb tjet\u00eb, i\ncili as q\u00eb do t\u2019ia dinte se prisja nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe do t\u00eb m\u00eb kishte braktisur, duke\nm\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit. M\u00ebm\u00ebsia mb\u00ebrriti n\u00eb jet\u00ebn time si nj\u00eb uragan sepse\nerdhi shum\u00eb papritur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Albi, mundohu t\u00eb\nm\u00eb kuptosh, kjo gjendje nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr mua&#8230; &#8211; thoja sa her\u00eb q\u00eb\nacarohesha dhe i ngrija z\u00ebrin, por ai mundohej t\u00eb m\u00eb qet\u00ebsonte, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb\nse m\u00eb kuptonte. M\u00ebnyra se si m\u00eb jepte zem\u00ebr dhe sa i but\u00eb ishte me mua, m\u00eb b\u00ebnte\nt\u00eb mendoja se Albi, at\u00eb vendim nuk e kishte marr\u00eb i detyruar, por se ndjente\np\u00ebr mua, nd\u00ebrsa p\u00ebr veten, zbulova se isha nj\u00eb mama e kujdesshme dhe e\np\u00ebrkushtuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte e enjte kur lindi\nMateoja im! Mes shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh dhe dhimbjesh, arrita ta sjell n\u00eb jet\u00eb. N\u00eb\nmomentin e par\u00eb q\u00eb e mbajta n\u00eb krah\u00eb, ndjeva t\u00eb m\u00eb rrihte zemra fort. Ishte f\u00ebmija\nim, nuk kishte ndjenj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur se kjo! P\u00ebrshtatesha shk\u00eblqyesh\u00ebm me ritmet\ne t\u00eb ushqyerit dhe nd\u00ebrrimin e foshnjes. Edhe pse ai nuk ishte frut i nj\u00eb\ndashurie, mes nesh u krijua n\u00eb moment, nj\u00eb lidhje shum\u00eb e fort\u00eb. Edhe pse Albi ishte\ni ati dhe ai nuk pati aspak v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete at\u00eb, un\u00eb, me egoiz\u00ebm,\ndoja ta p\u00ebrjashtoja. E ndjeja si element shqet\u00ebsues n\u00eb harmonin\u00eb mes meje dhe\ndjalit tim. Ai e vuri re k\u00ebt\u00eb dhe m\u00eb tha se nuk e kuptonte pse i isha larguar aq\nshum\u00eb q\u00ebkur kishte lindur Mateoja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; As tim bir nuk po\ne shoh aq sa duhet, se ti nuk m\u00eb l\u00eb asnj\u00eb moment vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm me t\u00eb! &#8211; m\u00eb tha\nnj\u00eb nat\u00eb ai, pasi ishte kthyer nga puna.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si mund t\u00eb\nflas\u00ebsh k\u00ebshtu dhe t\u00eb m\u00eb akuzosh p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb kota? Jam e \u00ebma dhe, sigurisht q\u00eb\ndo t\u00eb kujdesem gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr tim bir. Ti kujdesu p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb t\u00eb\ntakojn\u00eb&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I thoja k\u00ebshtu,\nnd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij profesionale interesohesha shum\u00eb pak. Kush ishte n\u00eb\nt\u00eb v\u00ebrtet\u00eb njeriu me t\u00eb cilin isha martuar, cilat ishin d\u00ebshirat dhe pasionet e\ntij? K\u00ebto t\u00eb gjitha ishin nj\u00eb mister dhe un\u00eb nuk kisha asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u2019i\nzbuluar. Marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohej si frik\u00eb e ftoht\u00ebsi dhe kjo m\u00eb\ntep\u00ebr nga ana ime. Ne flisnim pak dhe vet\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebrat e p\u00ebrditshme. Raporti\nmes nesh ishte i sjellsh\u00ebm, por shum\u00eb i ftoht\u00eb. Albi ishte i aft\u00eb ta menaxhonte\nshum\u00eb mir\u00eb edhe situat\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb mes nesh, madje nuk e di se si arrinte\nta ruante qet\u00ebsin\u00eb edhe at\u00ebhere kur un\u00eb e k\u00ebrkoja vet\u00eb sherrin. Ai m\u00eb thoshte\nse ne m\u00eb shum\u00eb kuptoheshim kur sapo u njoh\u00ebm sesa tani, pasi mua m\u00eb mjaftonte\nedhe nj\u00eb arsye koti q\u00eb t\u00eb zihesha me t\u00eb. Sinqerisht, m\u00eb interesonte vet\u00ebm q\u00eb ai\nt\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mos na mungonte asgj\u00eb mua e djalit dhe duhet ta pranoj q\u00eb kujdesi i\ntij ndaj nesh shkonte p\u00ebrtej d\u00ebshir\u00ebs. Un\u00eb isha me fat q\u00eb kisha pran\u00eb nj\u00eb\nperson t\u00eb till\u00eb, por nuk e kisha kuptuar ende. Albi na p\u00ebrk\u00ebdhelte me dhurata\nt\u00eb shtrenjta, por un\u00eb p\u00ebr t\u00eb provoja thjesht nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb arsyeshme. Edhe\ndashuri b\u00ebnim rrall\u00eb, sa p\u00ebr t\u00eb kujtuar q\u00eb ishim burr\u00eb e grua. \u201cMund t\u00eb m\u00eb\nq\u00ebllonte m\u00eb keq, pasi Albi \u00ebsht\u00eb njeri i ndersh\u00ebm dhe i lidhur me familjen,\nbujar dhe pun\u00ebtor i madh\u201d, mendoja, p\u00ebr t\u2019u ngush\u00eblluar, por edhe pse shpesh\nngush\u00eblloja veten me mendime t\u00eb tilla, ndihesha keq q\u00eb po jetoja nj\u00eb martes\u00eb t\u00eb\nshtirur. Nj\u00eb jet\u00eb e till\u00eb po ma zinte frym\u00ebn, prandaj nj\u00eb dit\u00eb i thash\u00eb Albit\nse k\u00ebrkoja divorcin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk mund ta shtyj\nm\u00eb k\u00ebshtu. Jam munduar shum\u00eb q\u00eb kjo martes\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb si duhet, por \u00ebsht\u00eb e\npamundur. Ti je njeri shum\u00eb i mir\u00eb dhe, n\u00ebse do t\u00eb t\u00eb dashuroja, do t\u00eb isha\nnjeriu m\u00eb i lumtur, por ja q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Nuk e komandoj dot zemr\u00ebn&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ia thash\u00eb t\u00eb gjitha\nk\u00ebto dhe ai, \u00e7\u2019b\u00ebri?! Nuk foli fare, m\u00eb pa me zhg\u00ebnjim dhe doli nga sht\u00ebpia. Si\nmund t\u00eb tregohej indiferent p\u00ebr di\u00e7ka kaq serioze? Prisja q\u00eb ai t\u00eb kthehej n\u00eb\nsht\u00ebpi p\u00ebr ta vazhduar bised\u00ebn aty ku e kishim l\u00ebn\u00eb, por Albi po vonohej, ndaj nisa\nt\u00eb merresha me Mateon. Ai ishte si frym\u00ebmarrje p\u00ebr mua, shkaku i vet\u00ebm i\nbuz\u00ebqeshjeve t\u00eb mia. Albi nuk erdhi fare at\u00eb nat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe as lajm\u00ebroi q\u00eb\nnuk do t\u00eb vinte. Duke v\u00ebn\u00eb Mateon n\u00eb gjum\u00eb, m\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb gjumi edhe mua dhe\nvet\u00ebm n\u00eb m\u00ebngjes e pash\u00eb Albin. Ai po hante m\u00ebngjes vet\u00ebm dhe nuk m\u00eb foli fare,\nas kur m\u00eb pa.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00ebm\u00ebngjes. Kur\nke ardhur?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00ebm\u00ebngjes. Erdha\nvon\u00eb dhe nuk doja t\u00eb t\u00eb zgjoja&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Je menduar p\u00ebr\nat\u00eb q\u00eb t\u00eb thash\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk kam pse t\u00eb\nmendohem.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Do divorcohemi? &#8211;\ne pyeta. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo! &#8211; m\u00eb tha i\nprer\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U mundova ta ruaja\nqet\u00ebsin\u00eb dhe i thash\u00eb q\u00eb martesa jon\u00eb nuk kishte m\u00eb kuptim, se ne nuk ndjenim m\u00eb\ndashuri p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Fol p\u00ebr veten! Nuk\nmund t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr ndjenj\u00ebn time&#8230; &#8211; m\u00eb nd\u00ebrpreu ai. Dukej shum\u00eb i l\u00ebnduar,\npor mua nuk m\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb p\u00ebrshtypje se si ndihej ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti m\u00eb do, nd\u00ebrsa\nun\u00eb jo, prandaj do t\u00eb divorcohemi dhe pik\u00eb! &#8211; i thash\u00eb e nervozuar dhe dola nga\nkuzhina. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, un\u00eb\nfillova t\u00eb dilja m\u00eb shpesh, takoja shoqet e fakultetit dhe kaloja jo pak koh\u00eb\nme to. Kjo solli edhe m\u00eb tep\u00ebr diskutime mes nesh dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb doja, q\u00eb t\u00eb grindeshim\ndhe ai t\u00eb bindej se duhet t\u00eb ndaheshim sa m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr Albin, familja ishte e\nshenjt\u00eb dhe do t\u00eb sakrifikonte gjith\u00e7ka p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb tashm\u00eb\nkisha njohur dik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cilin Albi, sigurisht, nuk ishte n\u00eb dijeni. Ai\nquhej Bledi dhe ishte pes\u00eb vjet m\u00eb i vog\u00ebl se Albi. Sa her\u00eb q\u00ebndroja me t\u00eb apo\nm\u00eb komplimentonte, m\u00eb dukej sikur po jetoja edhe nj\u00ebher\u00eb periudh\u00ebn e fakultetit.\nTe Bledi gjeta gjith\u00eb pasionin e munguar p\u00ebr kaq shum\u00eb koh\u00eb. Ai m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndihesha\ne d\u00ebshiruar, t\u00eb p\u00ebrjetoja edhe nj\u00ebher\u00eb at\u00eb q\u00eb e kishte p\u00ebrjetuar \u00e7do moshatare\ne imja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, Bledi\nnisi t\u00eb m\u00eb thoshte se kisha filluar ta lija pas dore djalin, por un\u00eb e kisha p\u00ebrgjigjen\nn\u00eb maj\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Edhe ti je prindi\ni tij! Kujdesu p\u00ebr t\u00eb. Nuk do t\u2019i b\u00ebj t\u00eb gjitha un\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, un\u00eb vazhdoja\naventur\u00ebn time me Bledin. Ngjasoja me nj\u00eb 18 vje\u00e7are t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, e cila\nmendonte vet\u00ebm t\u00eb arg\u00ebtohej gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Edhe p\u00ebr tim bir kisha nisur t\u00eb\nkujdesesha pak ose aspak. N\u00ebse nuk do t\u00eb ishte Albi, nuk e di \u00e7far\u00eb do t\u00eb kishte\nndodhur. Un\u00eb e tradhtoja, nd\u00ebrsa ai kujdesej p\u00ebr djalin dhe p\u00ebr mua. Mateos nuk\ni mungonte asgj\u00eb e aq m\u00eb pak, dashuria e tij. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kam qen\u00eb un\u00eb\nshkaktare q\u00eb familja t\u00eb cop\u00ebtohej. Nuk doja q\u00eb at\u00eb jet\u00eb q\u00eb kisha, ta jetoja me\nzor dhe meq\u00eb Albi nuk pranonte q\u00eb ne t\u00eb divorcoheshim, po e shijoja \u00e7do moment\nn\u00eb maksimum. Pastaj, edhe ai mund t\u00eb m\u00eb kishte tradhtuar mua sa her\u00eb t\u00eb donte\ndhe un\u00eb nuk dija asgj\u00eb, por sapo \u00e7ova nd\u00ebrmend mund\u00ebsin\u00eb e tradhtis\u00eb s\u00eb tij,\nnuk u ndjeva mir\u00eb. Edhe pse nuk e doja, nuk do t\u00eb m\u00eb vinte aspak mir\u00eb po t\u00eb\nmerrja vesh se Albi m\u00eb tradhtonte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi nuk e do, pse\nt\u00eb intereson se \u00e7\u2019b\u00ebn ai me jet\u00ebn e tij? Vazhdo jet\u00ebn t\u00ebnde\u201d, i mbushja mendjen\nvetes. Bledi tani po k\u00ebrkonte t\u2019i kushtoja m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb. E kuptova q\u00eb donte\nvet\u00ebm t\u00eb kalonte koh\u00ebn me mua dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr, por shum\u00eb von\u00eb, pasi ai m\u00eb la. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Je b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e\nm\u00ebrzitshme koh\u00ebt e fundit, ne po ia kalonim bukur bashk\u00eb&#8230; &#8211; m\u00eb tha ai n\u00eb\nmomentin q\u00eb u ndam\u00eb. M\u00eb zhg\u00ebnjeu plot\u00ebsisht, pik\u00ebrisht at\u00ebhere kur mendoja se kisha\ngjetur lumturin\u00eb me t\u00eb. Aty fillova t\u00eb kuptoja se sa me fat isha q\u00eb isha ende\nme Albin, i cili p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, edhe m\u00eb dashuronte. Mateon e kisha l\u00ebn\u00eb\nshum\u00eb pas dore, nd\u00ebrsa me Albin kisha b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb k\u00ebshtu. Kur pash\u00eb se si u\nsoll Bledi me mua, u kujtova se sa i mrekulluesh\u00ebm ishte Albi, q\u00eb m\u00eb kishte\nduruar edhe n\u00eb momentet e mia m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. N\u00eb at\u00eb moment, vendosa t\u00eb b\u00ebja\ngjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb afrohesha me burrin tim. Ai e meritonte!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Do dalim t\u00eb tre\nsonte? &#8211; i thash\u00eb Albit nj\u00eb mbr\u00ebmje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai shqeu syt\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Do v\u00ebrtet q\u00eb t\u00eb\ndalim? &#8211; m\u00eb pyeti. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po! &#8211; pohova un\u00eb\nme kok\u00eb, duke buz\u00ebqeshur. Sa bukur ishte t\u00eb kishe nj\u00eb familje dhe nj\u00eb\nbashk\u00ebshort q\u00eb t\u00eb adhuron! K\u00ebt\u00eb e kuptova vet\u00ebm at\u00eb nat\u00eb, teksa ndjeva p\u00ebr her\u00eb\nt\u00eb par\u00eb lumturin\u00eb pran\u00eb Albit, por at\u00ebher\u00eb kur dukej se gjith\u00e7ka po shkonte\nshum\u00eb mir\u00eb, ndodhi ajo t\u00eb cil\u00ebs koh\u00ebt e fundit i druhesha shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mos\nndodhte. Ai m\u00ebsoi se e kisha tradhtuar. Nuk e di se si di ndodhi kjo e nga e\nmori vesh, por t\u00eb nes\u00ebrmen ai erdhi si i xhindosur n\u00eb sht\u00ebpi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E dija q\u00ebkur u\nmartove me mua se nuk m\u00eb dashuroje dhe nuk m\u00eb dashuron ende, por q\u00eb t\u00eb\ntradhtoje n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u2026 Do t\u00eb doja shum\u00eb t\u00eb mos e kisha m\u00ebsuar kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb! &#8211;\ntha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa ai me t\u00eb\ndrejt\u00eb, b\u00ebrtiste, mua m\u00eb rridhnin lot n\u00eb faqe. E kisha l\u00ebnduar v\u00ebrtet dhe tani\nnuk e dija n\u00ebse do t\u00eb m\u00eb falte. U mundova t\u00eb gjeja nj\u00eb arsye t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u2019ia\nth\u00ebn\u00eb, por gjuha sikur m\u00eb ishte lidhur. Ajo q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb, nuk meritonte falje.\nAlbi u largua at\u00eb dit\u00eb nga sht\u00ebpia dhe pas ikjes s\u00eb tij, un\u00eb u ndjeva totalisht\ne braktisur, por k\u00ebt\u00eb ia kisha b\u00ebr\u00eb vetes. Albi i kishte t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat\nt\u00eb vepronte edhe m\u00eb keq, por un\u00eb fillova ta ndjeja gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb munges\u00ebn\ne tij dhe nuk e di n\u00ebse ky ishte fillimi i nj\u00eb dashurie p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U mundova shum\u00eb t\u00eb\nrikthehesha me t\u00eb, por ai ishte shum\u00eb i zem\u00ebruar me mua dhe un\u00eb nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb\nb\u00ebja. Nj\u00eb nat\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, ai ma hapi telefonin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Alo, Albi&#8230; M\u00eb\nfal&#8230; &#8211; i thash\u00eb. &#8211; E di q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb faje, por jam penduar aq sa ti nuk\ne imagjinon dot. T\u00eb lutem, kthehu t\u00eb nisim nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re bashk\u00eb me djalin dhe\nt\u2019i l\u00ebm\u00eb pas gabimet. Mateo ka nevoj\u00eb edhe p\u00ebr babain, q\u00eb i mungon shum\u00eb&#8230; E di?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb gjithmon\u00eb kam\ndashur t\u00eb jemi nj\u00eb familje e lumtur, por ti nuk doje&#8230;- tha dhe nga z\u00ebri,\nkuptova se po qante. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00eb nat\u00eb fol\u00ebm\ngjat\u00eb dhe, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, Albi vendosi t\u00eb mos na braktiste, u kthye n\u00eb sht\u00ebpi.\nE p\u00ebrqafova dhe e putha fort. Ajo q\u00eb po ndjeja p\u00ebr t\u00eb, ishte v\u00ebrtet dashuri. Tani,\nun\u00eb jam shum\u00eb e lumtur pran\u00eb tij. S\u00eb bashku, kemi projekte t\u00eb m\u00ebdha dhe d\u00ebshir\u00ebn\np\u00ebr t\u2019i dhuruar Mateos nj\u00eb mot\u00ebr, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, me nd\u00ebrgjegjen e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb dyve.\nPritja e f\u00ebmij\u00ebs na b\u00ebn t\u00eb ndihemi m\u00eb t\u00eb bashkuar, na mbush me optimiz\u00ebm dhe\nentuziaz\u00ebm. Arrita ta shp\u00ebtoja martes\u00ebn time dhe tani besoj se nuk g\u00ebnjej veten\nkur them q\u00eb jemi nj\u00eb \u00e7ift m\u00eb se i lumtur. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U martova 22 vje\u00e7e sepse mbeta shtatz\u00ebn\u00eb. Isha n\u00eb vit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Fakultetit Ekonomik. Gjat\u00eb studimeve, u njoha me Albin, asistent pedagogun q\u00eb kishte ardhur n\u00eb fakultetin tim. Ai ishte 10 vjet m\u00eb i madh se un\u00eb, por ne flisnim dhe kuptoheshim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte me nj\u00ebri-tjetrin. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, lidhja jon\u00eb do t\u00eb kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21286,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[249,245],"class_list":["post-22026","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-histori","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22026"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22026\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21286"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}