{"id":22025,"date":"2019-04-10T15:00:25","date_gmt":"2019-04-10T13:00:25","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22025"},"modified":"2019-04-10T13:18:22","modified_gmt":"2019-04-10T11:18:22","slug":"%ef%bb%bfu-pendova-qe-e-lashe-te-ikte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfu-pendova-qe-e-lashe-te-ikte\/","title":{"rendered":"\ufeffU pendova q\u00eb e lash\u00eb t\u00eb ikte!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dit\u00ebn q\u00eb e pash\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Niku rrinte ulur n\u00eb nj\u00eb krevat t\u00eb spitalit ku ishte shtruar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb disa analiza. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjith\u00ebse isha shum\u00eb e lodhur, at\u00eb nat\u00eb q\u00eblloi t\u00eb isha turni i tret\u00eb dhe q\u00ebndrova pran\u00eb atij pacienti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Niku ishte rreth 35 vje\u00e7, t\u00ebrheq\u00ebs, por me nj\u00eb shikim melankolik e t\u00eb larg\u00ebt. M\u00eb dukej i shqet\u00ebsuar, edhe pse nuk e jepte veten. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos m\u00eb shih ashtu, &#8211; tha,\nsapo hyra n\u00eb dhom\u00ebn e tij p\u00ebr t\u2019u siguruar se gjith\u00e7ka shkonte mir\u00eb dhe shtoi\nduke buz\u00ebqeshur: &#8211; Nuk jam v\u00ebrtet i s\u00ebmur\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ashtu v\u00ebrtet? &#8211; e pyeta un\u00eb\nqet\u00ebsisht q\u00eb t\u00eb mendonte se u besoja fjal\u00ebve t\u00eb tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb disa\nanaliza. Kam kaluar nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, &#8211; vazhdoi ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Do ta zbulojm\u00eb se \u00e7far\u00eb ka q\u00eb\nnuk shkon, &#8211; iu p\u00ebrgjigja duke buz\u00ebqeshur e duke u ndjer\u00eb paksa n\u00eb siklet q\u00eb\nnuk q\u00ebndroja dot indiferente ndaj tij. Nuk e kuptoja \u00e7\u2019po m\u00eb ndodhte, stepesha\ne gjitha sapo e shihja n\u00eb sy! Mjaftonte t\u00eb m\u00eb thoshte nj\u00eb fjal\u00eb apo t\u00eb isha\npran\u00eb tij dhe zemra fillonte t\u00eb m\u00eb rrihte fort. Gjys\u00ebm ore para se t\u00eb mbaronte\nturni, isha p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb dhom\u00ebn e tij, me justifikimin se duhej t\u2019i masja\ntemperatur\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Akoma nuk m\u00eb ke th\u00ebn\u00eb si\nquhesh&#8230; &#8211; m\u00eb pyeti sapo u futa n\u00eb dhom\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Bianka, &#8211; u p\u00ebrgjigja, nd\u00ebrkoh\u00eb\nq\u00eb ndjeva at\u00eb ngacmimin n\u00eb zem\u00ebr kur ai zhyti syt\u00eb e tij n\u00eb t\u00eb mit\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Em\u00ebr i bukur! Ke shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb\npunon k\u00ebtu?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kat\u00ebr vjet! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Je shum\u00eb simpatike! &#8211; m\u00eb tha\nteksa vazhdonte m\u00eb v\u00ebshtronte ngultas n\u00eb sy. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E fal\u00ebnderova me gjys\u00ebm z\u00ebri,\nnd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndjeva se fillova t\u00eb skuqesha dhe nj\u00eb nxeht\u00ebsi e k\u00ebndshme ma p\u00ebrshkoi\nt\u00eb gjith\u00eb trupin. Ishte nj\u00eb nga ato momentet kur mezi pret t\u00eb largohesh nga nj\u00eb\nsituat\u00eb pasi nuk mund t\u2019i kontrollosh emocionet, por ai vazhdoi t\u00eb fliste&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kushedi sa t\u00eb tjer\u00eb ta kan\u00eb\nth\u00ebn\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo shum\u00eb! &#8211; g\u00ebnjeva, duke larguar\nnj\u00eb tuf\u00eb flok\u00ebsh q\u00eb m\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, nd\u00ebrsa i masja temperatur\u00ebn Nikut.\nAsnj\u00ebri nga ne nuk po fliste m\u00eb dhe isha un\u00eb q\u00eb e theva heshtjen. &#8211; \u00cbsht\u00eb\nbukuria e brendshme dhe jo ajo e jashtme, q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jam shum\u00eb dakord! M\u00eb par\u00eb un\u00eb\ni jepja shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi bukuris\u00eb te nj\u00eb fem\u00ebr. Isha gati t\u00eb b\u00ebja \u00e7mendurira p\u00ebr\nnj\u00eb pal\u00eb sy t\u00eb shndritsh\u00ebm, buz\u00eb t\u00eb bukura apo nj\u00eb trup perfekt&#8230; &#8211; M\u00eb duket\nse e kuptoi shikimin tim dhe shtoi: &#8211; M\u00eb thuaj n\u00ebse nuk ke koh\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk ka problem, turni im\nmbaroi&#8230; &#8211; u justifikova, duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptonte se nuk isha aty thjesht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje\nprofesionale. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; At\u00ebhere, pse nuk m\u00eb tregon di\u00e7ka\np\u00ebr veten? Di vet\u00ebm q\u00eb quhesh Bianka dhe kaq! Je e fejuar, e martuar? Ke f\u00ebmij\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Momentalisht, jam e lir\u00eb! &#8211; e\nnd\u00ebrpreva. Edhe vet\u00eb e vura re sa entuziaste po tregohesha. I tregova historin\u00eb\ntime p\u00ebr mashkullin q\u00eb kisha dashuruar, i cili kishte qen\u00eb i martuar. I thash\u00eb\nse m\u00eb n\u00eb fund e kuptova q\u00eb nuk ia vlente t\u00eb insistoja dhe e lash\u00eb&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kuptoj. Mendoj se ke b\u00ebr\u00eb gj\u00ebn\u00eb\ne duhur&#8230; &#8211; tha ai, pasi m\u00eb kishte d\u00ebgjuar me shum\u00eb kujdes. &#8211; Jam i sigurt\u00eb se\ndo ta gjesh njeriun e duhur. Mendoj se nj\u00eb vajz\u00eb e \u00ebmb\u00ebl si ti, nuk mund t\u00eb\nrrij\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb vet\u00ebm &#8211; m\u00eb tha dhe fjal\u00ebt e tij m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb ndihesha mir\u00eb. &#8211;\nNdonj\u00ebher\u00eb, t\u00eb ndodh t\u00eb ndihesh vet\u00ebm?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ndonj\u00ebher\u00eb po, kjo \u00ebsht\u00eb e\nnatyrshme. Po ti? Di vet\u00ebm q\u00eb quhesh Nik dhe do t\u00eb b\u00ebsh disa analiza. Kaq! &#8211; i\nthash\u00eb dhe qesh\u00ebm t\u00eb dy. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Problemet e mia filluan para\ndy vjet\u00ebsh, kur njoha Ed\u00ebn. Mendoja se ajo ishte personi i duhur me t\u00eb cilin do\nt\u00eb kaloja edhe jet\u00ebn, por nuk ndodhi k\u00ebshtu! Un\u00eb merrem me tregti veshjesh dhe shkova\nn\u00eb dyqanin e saj, m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr kuriozitet. Eda ishte shum\u00eb e bukur, e gjat\u00eb dhe\nme nj\u00eb fines\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr vete. &#8211; Nga p\u00ebrshkrimi q\u00eb i b\u00ebnte,\nkuptova q\u00eb Niku ishte dashuruar \u00e7mendurisht pas bukuris\u00eb s\u00eb asaj vajze, aq sa\nkur fliste p\u00ebr t\u00eb, rrinte i fiksuar n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb. M\u00eb pas, gati nj\u00eb vit pas\nfillimit t\u00eb lidhjes s\u00eb tyre, Eda kishte p\u00ebsuar nj\u00eb aksident t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\nautomobilistik. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb vjen keq &#8211; m\u00ebrm\u00ebrita pasi\nNiku kishte heshtur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk m\u00eb kuptove, &#8211; nxitoi t\u00eb\nthoshte ai, &#8211; Eda nuk vdiq. P\u00ebsoi fraktura t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb trup dhe gjysma e fytyr\u00ebs\ns\u00eb saj t\u00eb mrekullueshme, u shp\u00ebrfytyrua. Ka b\u00ebr\u00eb disa nd\u00ebrhyrje, por nuk mundi\nt\u00eb kthehej m\u00eb si m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e tmerrshme\np\u00ebr ty ta shihje n\u00eb at\u00eb gjendje!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00eb jet\u00ebn time nuk kishte\nndodhur gj\u00eb m\u00eb e tmerrshme! Pas aksidentit, Eda nuk pranonte t\u00eb m\u00eb takonte! Un\u00eb\nu mundova shum\u00eb q\u00eb ta bindja se e doja shum\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund, ia mbusha mendjen\ne ajo m\u00eb ftoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, por nuk e di \u00e7far\u00eb m\u00eb ndodhi, pasi n\u00eb vend q\u00eb\nta ngush\u00eblloja, reagova shum\u00eb keq! Gati sa nuk ia mbatha, p\u00ebr t\u00eb mos par\u00eb g\u00ebrvishtjet\ndhe shenjat q\u00eb kishte n\u00eb fytyr\u00eb&#8230; &#8211; Teksa fliste, Niku ktheu kok\u00ebn nga\ndritarja dhe nj\u00eb pik\u00eb loti i rrodhi n\u00eb faqe. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ndoshta\u2026 \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb t\u00eb\nl\u00eb vet\u00ebm&#8230; &#8211; p\u00ebshp\u00ebrita duke u ngritur p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga dhoma sepse po ndihesha\nshum\u00eb n\u00eb siklet teksa e d\u00ebgjoja dhe e shikoja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk do ta d\u00ebgjosh se si u\nsoll n\u00eb vazhdim ky frikacaku q\u00eb ke para syve? Tashm\u00eb, jemi n\u00eb fundin e\ntrishtuesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj historie&#8230; &#8211; Un\u00eb q\u00ebndrova sepse di\u00e7ka brenda meje m\u00eb\nthoshte se duhej ta d\u00ebgjoja at\u00eb histori deri n\u00eb fund. &#8211; Nj\u00eb jav\u00eb pasi kisha par\u00eb\nEd\u00ebn, ika jasht\u00eb shtetit. Nuk kisha nevoj\u00eb t\u00eb punoja sepse familja ime \u00ebsht\u00eb e\npasur, prandaj u v\u00ebrdallosa sa andej-k\u00ebtej rreth gjasht\u00eb muaj. Ajo q\u00eb ndodhi me\nEd\u00ebn m\u00eb kishte \u00e7orientuar t\u00eb gjithin dhe n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb fillova t\u00eb pija e t\u00eb\nshoq\u00ebrohesha me shum\u00eb femra, duke k\u00ebrkuar t\u00eb gjeja dik\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Por,\nndodhi q\u00eb im at\u00eb p\u00ebsoi infarkt dhe m\u2019u desh t\u00eb kthehesha. Pasi u ktheva, m\u00ebsova\nq\u00eb Eda kishte b\u00ebr\u00eb edhe disa nd\u00ebrhyrje t\u00eb tjera dhe fytyra i ishte rregulluar\ngoxha, por pas asaj q\u00eb b\u00ebra, nuk mundem ta takoj, edhe pse e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta\nharroj&#8230; &#8211; Niku mb\u00ebshteti kok\u00ebn n\u00eb jast\u00ebk me syt\u00eb e mbyllur dhe un\u00eb iu afrova\ninstiktivisht. Ai zgjati krahun, m\u00eb kapi nga beli dhe m\u00eb afroi pran\u00eb vetes. &#8211; M\u00eb\nndihmo t\u00eb mos mendoj m\u00eb p\u00ebr t\u00eb! &#8211; m\u00eb tha. K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb tij m\u2019u ngul\u00ebn si\nshigjet\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. Ashtu, pa kuptuar, u p\u00ebrkula dhe buz\u00ebt tona u bashkuan. Ishte\nnj\u00eb puthje e ngroht\u00eb dhe pasionante, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, e d\u00ebshp\u00ebruar dhe plot me\npremtime. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb fal, Eda, nuk kisha q\u00ebllim\nt\u00eb t\u00eb puthja, &#8211; nxitoi ai t\u00eb justifikohej. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk ke pse k\u00ebrkon falje. Edhe\nun\u00eb e d\u00ebshiroja! &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu filloi njohja jon\u00eb dhe\najo mbr\u00ebmje m\u00eb dukej magjike. Niku q\u00ebndroi n\u00eb spital nj\u00eb jav\u00eb. Shkoja n\u00eb dhom\u00ebn\ne tij sa her\u00eb q\u00eb kisha mund\u00ebsi, duke mos l\u00ebn\u00eb pas dore as pacient\u00ebt e tjer\u00eb.\nIsha e lumtur, por edhe pse mundohesha t\u00eb bindja veten se gjith\u00e7ka po shkonte\nmir\u00eb, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb kishte di\u00e7ka q\u00eb stononte. Shpesh m\u00eb dukej sikur\nmendja e Nikut shkonte tjet\u00ebrkund, drejt nj\u00eb t\u00eb kaluare q\u00eb nuk e kishte\nharruar. Kaloi nj\u00eb muaj, pastaj nj\u00eb tjet\u00ebr dhe situata nuk po p\u00ebrmir\u00ebsohej!\nNiku ishte shum\u00eb i dashur me mua, por asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. Nuk kishte\nkomunikim mes nesh dhe ai nuk e kishte d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka ta b\u00ebnim\nbashk\u00eb. Ma linte gjith\u00e7ka mua n\u00eb dor\u00eb, sikur ai t\u00eb mos kishte personalitet dhe\nd\u00ebshira t\u00eb tijat. Nuk guxoja ta shihja realitetin n\u00eb sy dhe t\u00eb kuptoja se \u00e7far\u00eb\npo ndodhte, derisa nj\u00eb nat\u00eb, kur ai ishte v\u00ebrtet melankolik, vendosa t\u2019i flisja\nhapur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nik, mendoj se ti duhet t\u00eb\nb\u00ebsh nj\u00eb kthim n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, &#8211; i thash\u00eb teksa rrinim t\u00eb dy t\u00eb ulur n\u00eb nj\u00eb\nstol, duke par\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kalonin. Ai u \u00e7udit dhe, p\u00ebr nj\u00eb moment, nuk po e\nkuptonte at\u00eb q\u00eb po i thoja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb thuash me k\u00ebt\u00eb? &#8211;\nm\u2019u p\u00ebrgjigj dhe n\u00eb fytyr\u00eb ishte zverdhur, pasi i kuptoi fjal\u00ebt q\u00eb un\u00eb nuk\nkisha guxuar t\u2019ia thoja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mendoj se duhet t\u00eb k\u00ebrkosh\nEd\u00ebn dhe, pasi ta shoh\u00ebsh n\u00eb sy, t\u00eb kuptosh n\u00ebse e do akoma e t\u2019i k\u00ebrkosh falje\np\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u largove prej saj&#8230; &#8211; vazhdova un\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk e b\u00ebj dot! &#8211; u p\u00ebrgjigj\nprer\u00eb. E kuptova q\u00eb ishte i trembur dhe nuk guxonte ta shihte m\u00eb n\u00eb sy Ed\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Duhet! &#8211; i thash\u00eb me z\u00eb t\u00eb\nlart\u00eb, gati e nxehur. &#8211; Nuk mund t\u00eb rrish gjith\u00eb jet\u00ebn duke dyshuar n\u00eb\ndashurin\u00eb e saj dhe n\u00ebse ti do arrish t\u00eb duash p\u00ebrs\u00ebri. Nuk kemi shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb\nnjihemi, por k\u00ebto pak jav\u00eb m\u00eb kan\u00eb mjaftuar p\u00ebr t\u00eb kuptuar se n\u00eb mendjen dhe n\u00eb\nzemr\u00ebn t\u00ebnde ka vend vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i thoja ato fjal\u00eb,\ndridhesha dhe isha gati t\u00eb qaja, por nuk mund t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb. Sado e dhimbshme\nt\u00eb ishte p\u00ebr mua, nuk mund t\u00eb rrija pran\u00eb nj\u00eb njeriu p\u00ebr t\u00eb cilin nuk isha e\nsigurt\u00eb n\u00ebse m\u00eb dashuronte. Edhe pse m\u00eb tmerronte ideja se mund ta humbisja,\nun\u00eb meritoja nj\u00eb dashuri t\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00ebse do t\u00eb jesh me mua, duhet\nt\u00eb flas\u00ebsh me Ed\u00ebn. N\u00ebse ajo nuk t\u00eb do m\u00eb, do ta mbyll\u00ebsh at\u00eb kapitull t\u00eb\ndhimbsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde dhe mund t\u00eb rifillosh t\u00eb jetosh i qet\u00eb. Ai vet\u00ebm m\u00eb\nshikonte teksa flisja. \u00c7uditej q\u00eb un\u00eb po i thoja ato fjal\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; V\u00ebrtet\u2026 v\u00ebrtet ti do q\u00eb un\u00eb\nta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb? &#8211; m\u00eb pyeti dhe syt\u00eb i shk\u00eblqenin, ashtu si\u00e7 nuk ia kisha par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.\n&#8211; Mendoja se ti m\u00eb doje! &#8211; tha i inatosur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk e ke kuptuar! Pik\u00ebrisht p\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb po t\u00eb l\u00eb t\u00eb ik\u00ebsh, sepse t\u00eb dua! &#8211; U ngrita dhe i p\u00ebrk\u00ebdhela flok\u00ebt. Kur i\nfola ashtu, e kisha marr\u00eb parasysh edhe rrezikun se mund ta humbisja, por\npreferova t\u00eb isha e sigurt\u00eb n\u00eb ndjenjat e tij p\u00ebr mua dhe jo t\u00eb jetoja me\ndyshime gjith\u00eb jet\u00ebn. Niku kishte nj\u00eb shikim t\u00eb humbur, u ngrit dhe m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti\nshum\u00eb ftoht\u00eb. U ndjeva shum\u00eb keq dhe u largova pa e kthyer kok\u00ebn, duke u p\u00ebrpjekur\nt\u00eb largoja lot\u00ebt. E dija se pas asaj q\u00eb i thash\u00eb, kishte shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mos e\nshikoja m\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb larguar mendjen nga ai, rifillova\npun\u00ebn time t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb spital, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb pushim sepse n\u00ebse do t\u00eb\npushoja, instiktivisht, do t\u2019i telefonoja Nikut sepse po vdisja nga kurioziteti\np\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar n\u00ebse ai m\u00eb donte akoma, apo t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb dija n\u00ebse m\u00eb mendonte\nndonj\u00ebher\u00eb, por ishte ai q\u00eb duhej t\u00eb m\u00eb telefononte dhe t\u00eb kuptonim se \u00e7far\u00eb\nduhet t\u00eb b\u00ebnim me lidhjen ton\u00eb. Gati \u00e7do dit\u00eb e mbaja mendjen te Niku, por i\nvura q\u00ebllim vetes q\u00eb ta harroja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb ai m\u00eb telefonoi v\u00ebrtet\ndhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb vazhdonim bashk\u00eb, madje edhe m\u2019u lut, por un\u00eb nuk pranova. M\u00eb\ntha se nuk do t\u00eb fliste fare me Ed\u00ebn, do t\u00eb p\u00ebrpiqej ta harronte dhe t\u00eb\nfillonte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re me mua, por un\u00eb nuk doja k\u00ebshtu. Ai ma mbylli telefonin\nshum\u00eb i zhg\u00ebnjyer, por un\u00eb isha e bindur n\u00eb at\u00eb q\u00eb po b\u00ebja. Teksa isha larg\ntij, fillova ta harroja dhe t\u00eb mos mendoja m\u00eb p\u00ebr t\u00eb. P\u00ebrpiqesha t\u00eb bindja\nveten se ndoshta ai kishte qen\u00eb thjesht nj\u00eb fiksim i asaj mbr\u00ebmjeje dhe kaq!\nKaluan disa muaj dhe nj\u00eb dit\u00eb gjeta posht\u00eb der\u00ebs nj\u00eb let\u00ebr me nj\u00eb shkrim q\u00eb e\nnjoha menj\u00ebher\u00eb. Ishte Niku! Mendoja se nuk doja t\u2019ia dija m\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por zemra\ntregoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ai m\u00eb shkruante se kishte folur me Ed\u00ebn dhe nuk e kishte\npatur t\u00eb leht\u00eb sepse ajo p\u00ebrs\u00ebri kishte refuzuar ta takonte, por m\u00eb n\u00eb fund ia\nkishte dal\u00eb. Tani ata ishin t\u00eb lumtur dhe shum\u00eb shpejt do t\u00eb martoheshin. Edhe\npse Eda nuk ishte m\u00eb si m\u00eb par\u00eb, asnj\u00ebri nga t\u00eb dy nuk shqet\u00ebsohej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasi\ntashm\u00eb e dinin se r\u00ebnd\u00ebsi kishte bukuria e shpirtit. Ai e mbyllte letr\u00ebn duke\nm\u00eb th\u00ebn\u00eb se m\u00eb uronte gjith\u00eb t\u00eb mirat. Gjat\u00eb gjith\u00eb leximit t\u00eb letr\u00ebs, derisa e\npalosa at\u00eb, nuk i mbajta lot\u00ebt. U pendova q\u00eb e lash\u00eb lumturin\u00eb time t\u00eb m\u00eb ikte,\npor tani ishte tep\u00ebr von\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn q\u00eb e pash\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Niku rrinte ulur n\u00eb nj\u00eb krevat t\u00eb spitalit ku ishte shtruar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb disa analiza. Megjith\u00ebse isha shum\u00eb e lodhur, at\u00eb nat\u00eb q\u00eblloi t\u00eb isha turni i tret\u00eb dhe q\u00ebndrova pran\u00eb atij pacienti. Niku ishte rreth 35 vje\u00e7, t\u00ebrheq\u00ebs, por me nj\u00eb shikim melankolik e t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22012,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[2106,332],"class_list":["post-22025","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-historia","tag-rrefime-mekataresh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22025"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22025\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}