{"id":21997,"date":"2019-04-08T21:00:58","date_gmt":"2019-04-08T19:00:58","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21997"},"modified":"2019-04-08T17:36:07","modified_gmt":"2019-04-08T15:36:07","slug":"me-shiti-sepse-ishte-smirezeze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/me-shiti-sepse-ishte-smirezeze\/","title":{"rendered":"M\u00eb shiti sepse ishte smir\u00ebzez\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo gj\u00eb m\u00eb ka ndodhur ka dy vjet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam shum\u00eb e zhg\u00ebnjyer nga shoq\u00ebria, pasi un\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ata dhe n\u00eb k\u00ebmbim, nuk kam marr\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Quhem Rea dhe jam nga Mirdita.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Isha nj\u00eb vajz\u00eb shembullore edhe fitova shkoll\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Fitova at\u00eb deg\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente dhe gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb p\u00eblqeu m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb se gjeta n\u00eb shkoll\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb e mendoja si miken time m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Un\u00eb edhe ajo ishim shum\u00eb af\u00ebrta dhe t\u00eb lumtura sepse ishim n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb bashk\u00eb. \u00c7do gj\u00eb shkonte m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr tre vjet me radh\u00eb, derisa filluan xhelozit\u00eb dhe fjal\u00ebt e saj pas krah\u00ebve t\u00eb mi. Un\u00eb nuk i vija re p\u00ebr momentin sepse mendoja se ca gj\u00ebra m\u2019i b\u00ebnte pa q\u00ebllim, por von\u00eb e kuptova se ajo ishte shum\u00eb e lig\u00eb n\u00eb shpirt dhe se t\u00eb gjitha lig\u00ebsit\u00eb i b\u00ebnte me plane kund\u00ebr meje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fillim, b\u00ebnte\ndallime n\u00eb ushqime, veshje e n\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ne kurr\u00eb nuk i kishim ndar\u00eb. Her\u00eb-her\u00eb\nia thoja k\u00ebto me shaka, edhe pse nuk e kuptoja se ku e kishte burimin gjith\u00eb ai\nmllef kund\u00ebr meje, kur un\u00eb nuk i kisha b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb\ni thonin: \u201cRea ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ty\u201d, \u201ct\u00eb ka futur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e saj\u201d e t\u00eb\ngjitha pasi ajo nuk kishte shok\u00eb fare nga gjimnazi. Tani, mbas tre vjet\u00ebsh, e\nkam kuptuar se pse ajo nuk kishte shoq\u00ebri, sepse u ecte t\u00eb gjith\u00ebve me hile dhe\nnormal, asnj\u00eb nuk e donte af\u00ebr. M\u00eb von\u00eb e kuptova se ajo lig\u00ebsin\u00eb e xhelozin\u00eb e\nkishte n\u00eb zem\u00ebr dhe nuk linte rast pa ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb zez\u00ebn, vet\u00ebm po t\u00eb mos gjente\nmund\u00ebsi. Fillova edhe un\u00eb e nuk ia lija mbar\u00eb, por ia plasja n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb\ngjitha me t\u00eb qeshur e me t\u00eb ngjeshur. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ajo zuri t\u00eb dashur nj\u00eb\n\u00e7un q\u00eb ia kisha prezantuar un\u00eb dhe shum\u00eb her\u00eb n\u00ebp\u00ebr dhom\u00eb u thoshte gocave: \u201cNuk\nm\u00eb duhet shoq\u00ebria, po t\u00eb kem t\u00eb dashurin af\u00ebr\u201d. Ato fjal\u00eb m\u00eb l\u00ebndonin shum\u00eb\nsepse deri dje ne ishim shoqe t\u00eb ngushta e vinim te sht\u00ebpit\u00eb e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs e\ntani, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb dashur, i hidhte posht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Nuk e kuptoja se pse i\nb\u00ebnte ca muhabete pa lidhje si e si p\u00ebr t\u00eb treguar se ata t\u00eb dy duheshin. Nuk e\nkuptoja m\u00eb shum\u00eb se pse i b\u00ebnte n\u00eb syrin tim, thua sikur mua do t\u00eb m\u00eb vinte inat.\nUn\u00eb nuk kisha pse t\u00eb b\u00ebhesha xheloze, se un\u00eb i kisha lidhur bashk\u00eb! P\u00ebrkundrazi,\nvet\u00ebm m\u00eb vinte mir\u00eb, edhe pse gj\u00ebrat mes nesh nuk po na shkonin shum\u00eb mir\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb kisha\nnj\u00eb t\u00eb dashur nga shkolla e mesme, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb po dilja t\u00eb njihja nj\u00eb djal\u00eb\ntjet\u00ebr. Ky ishte nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb doja ta njihja p\u00ebr seriozisht sepse ishte shum\u00eb i\nmir\u00eb dhe i urt\u00eb. Dilja sepse m\u00eb p\u00eblqente dhe m\u00eb jepte siguri, gj\u00eb q\u00eb tek i\ndashuri nuk e gjeja. Shoqes sime ia kisha th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha sepse mes nesh kishte\nperiudha q\u00eb ishim shum\u00eb mir\u00eb dhe un\u00eb, si budalla\u00e7k\u00eb, ia hapja zemr\u00ebn. Ajo m\u00eb\ntregonte, por jo aq sa un\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb un\u00eb do dilja me k\u00ebt\u00eb djalin q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente\ndhe i tregova shoqes sime. T\u00eb dashurit i kisha th\u00ebn\u00eb se do dilja me motr\u00ebn p\u00ebr\ndrek\u00eb. Kur u ktheva n\u00eb dhom\u00eb, i dashuri m\u00eb mori n\u00eb telefon dhe m\u00eb b\u00ebrtiste e m\u00eb\nul\u00ebriste. Ai, n\u00eb fakt, nuk kishte faj sepse ajo q\u00eb ishte gabim isha un\u00eb edhe m\u00eb\ne bukura, se nuk e pranoja, doja ta b\u00ebja edhe p\u00ebr budalla. Ai kishte marr\u00eb vesh\ngjith\u00e7ka. Kjo nuk m\u00eb besohej, ndaj e mohoja, mendoja se nuk i dinte gj\u00ebrat aq\nmir\u00eb dhe e g\u00ebnjeja: \u201cJo, kam qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb kafe me t\u00eb\u201d, e k\u00ebtej e\nandej. U b\u00ebra shum\u00eb keq, vet\u00ebm qaja dhe nuk m\u00eb besohej q\u00eb dikush ia kishte\nth\u00ebn\u00eb. Nuk e di pse nuk m\u00eb shkoi mendja te shoqja ime, por fakti q\u00eb ajo b\u00ebnte\nsikur qante me mua e m\u00eb p\u00ebrqafonte, m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mos dyshoja fare tek ajo, kur nga\nana tjet\u00ebr, ma kishte ngulur thik\u00ebn pas shpine. Ajo m\u00eb thoshte me pafaj\u00ebsi:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; A thua\nkush t\u2019i ket\u00eb th\u00ebn\u00eb, moj Rea?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb qaja n\u00eb\nkrah\u00ebt e saj edhe nuk dija gj\u00eb se kush ma kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb keqen. Vet\u00ebm kur i\nmendoj ato momente, e urrej edhe m\u00eb shum\u00eb e i uroj q\u00eb, at\u00eb q\u00eb ma ka b\u00ebr\u00eb mua,\nt&#8217;ia b\u00ebjn\u00eb asaj nj\u00ebqind fishin. Nejse, gabimin tim un\u00eb e pagova r\u00ebnd\u00eb, pasi i\ndashuri m\u00eb la dhe un\u00eb, ngaq\u00eb po e vuaja tradhtin\u00eb, i shk\u00ebputa edhe kontaktet me\nat\u00eb djalin tjet\u00ebr. Nuk isha fare mir\u00eb. Vet\u00ebm qaja gjith\u00eb koh\u00ebs dhe pyesja veten\n\u201cpse?\u201d&#8230; Ajo b\u00ebnte sikur m\u00eb rrinte af\u00ebr, por nga ana tjet\u00ebr, b\u00ebnte sehir me\nvuajtjet dhe lot\u00ebt e mi. Kaluan disa muaj dhe un\u00eb rrija e vetme, pasi edhe\nshoqja ime m\u2019u largua, duke q\u00ebndruar me t\u00eb dashurin. Shoqeve t\u00eb tjera u kishte\nth\u00ebn\u00eb se nuk e linte ai t\u00eb rrinte me mua dhe ta do mendja q\u00eb ai do t\u2019ia kishte\nth\u00ebn\u00eb, n\u00ebse kjo do t\u2019i kishte folur keq p\u00ebr mua. Ai nuk m\u00eb njihte p\u00ebr vajz\u00eb t\u00eb\nkeqe, pastaj, edhe ajo, p\u00ebrderisa m\u00eb kishte pasur shoqe nuk ishte m\u00eb e mir\u00eb se\nun\u00eb. Nejse&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">B\u00ebra shum\u00eb\np\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u pajtuar me t\u00eb dashurin tim dhe m\u00eb n\u00eb fund, ia arrita\nq\u00ebllimit. Kur ne u pajtuam, ai m\u00eb thoshte shpesh:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; A.-n\u00eb nuk\ne ke shoqe t\u00eb mir\u00eb! Ajo, \u00e7do gj\u00eb, ta ka me hile! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb\nk\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn dhe mendoja se edhe problemet q\u00eb kisha patur me t\u00eb\nishin thjesht mosmarr\u00ebveshje t\u00eb zakonshme mes vajzash. Asnj\u00ebher\u00eb nuk do ta\nkisha menduar se ajo q\u00eb hante e rrinte me mua gjith\u00eb dit\u00ebn, m\u00eb kishte shitur\np\u00ebr asgj\u00eb. Pse vall\u00eb t\u00eb kishte dashur vet\u00ebm t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte keq? K\u00ebt\u00eb pyetje ia\nb\u00ebra edhe dit\u00ebn q\u00eb u ballafaqova, por ajo vet\u00ebm qante e m\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb falur. I\nthash\u00eb: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti e di\nshum\u00eb mir\u00eb sa kam vuajtur un\u00eb, por ato q\u00eb kam hequr p\u00ebr shkakun t\u00ebnd, vet\u00ebm Zoti\ni gjykoft\u00eb, pasi sado gabim ta kisha, ti ishe shoqja ime dhe tradhtin\u00eb ma b\u00ebre\nti mua. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb erdhi\nshum\u00eb keq sepse un\u00eb i dija shum\u00eb gj\u00ebra private t\u00eb sajat dhe kurr\u00eb s\u2019e kisha\nhapur goj\u00ebn tek askush. Fati im ishte se p\u00ebr pak dit\u00eb mbaronte shkolla dhe un\u00eb\ndo t\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpi e nuk do kisha m\u00eb t\u00eb b\u00ebja me hipokrizin\u00eb e pafytyr\u00ebsin\u00eb\ne saj. Asaj, ashtu si\u00e7 kishte zemr\u00ebn ia b\u00ebri Zoti sepse kaloi n\u00eb stazh dhe\nngeli pa marr\u00eb provimet. Un\u00eb u diplomova dhe gj\u00ebrat m\u00eb shkuan m\u00eb s\u00eb miri. Ende\ntani jam me at\u00eb djalin q\u00eb kam qen\u00eb dhe ajo, me sa di un\u00eb, \u00ebsht\u00eb pa shkoll\u00eb e m\u00eb\nduket se edhe me t\u00eb dashurin \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb. Ca koh\u00eb ajo m\u00eb pati k\u00ebrkuar t\u00eb falur\nme mesazhe dhe i thoja: \u201cUn\u00eb kam harruar e t\u2019i kam falur\u201d, edhe pse me zem\u00ebr\nnuk do t\u2019ia fal kurr\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb di t\u00eb them, q\u00eb sot nuk ka shoq\u00ebri, pasi\nnjer\u00ebzit, p\u00ebr interesa vetjake ose thjesht, p\u00ebr cmir\u00eb, t\u00eb shesin fare leht\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo gj\u00eb m\u00eb ka ndodhur ka dy vjet. Jam shum\u00eb e zhg\u00ebnjyer nga shoq\u00ebria, pasi un\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ata dhe n\u00eb k\u00ebmbim, nuk kam marr\u00eb asgj\u00eb. Quhem Rea dhe jam nga Mirdita. Isha nj\u00eb vajz\u00eb shembullore edhe fitova shkoll\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Fitova at\u00eb deg\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente dhe gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20576,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[282],"class_list":["post-21997","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-nga-jeta-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21997","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21997"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21997\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20576"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21997"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21997"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21997"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}