{"id":21988,"date":"2019-04-08T17:00:54","date_gmt":"2019-04-08T15:00:54","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21988"},"modified":"2019-04-08T16:33:02","modified_gmt":"2019-04-08T14:33:02","slug":"e-shkaterrova-vete-lumturine-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/e-shkaterrova-vete-lumturine-time\/","title":{"rendered":"E shkat\u00ebrrova vet\u00eb lumturin\u00eb time"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e kisha menduar ndonj\u00ebher\u00eb se do t\u00eb ndodhesha n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb. Kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb normale dhe, ashtu si \u00e7do moshatare e imja, edhe un\u00eb kam provuar emocionet e dashuris\u00eb s\u00eb par\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha vet\u00ebm 19 vje\u00e7e kur takova Gersin, t\u00eb cilin m\u00eb par\u00eb vet\u00ebm mund ta shihja nga larg.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> M\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb, por ai nuk e dinte k\u00ebt\u00eb dhe as un\u00eb nuk guxoja t\u2019ia thoja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shk\u00ebmbenim shpesh shikime dhe un\u00eb shpresoja q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ai ta kuptonte shikimin tim, por p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fol\u00ebm vet\u00ebm kur u gjend\u00ebm n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb pasi shoqja ime e njihte dhe, kur e pa, e thirri q\u00eb ta p\u00ebrsh\u00ebndeste. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb shoqja ime, Era! &#8211; i\ntha ajo dhe, kur ai m\u00eb zgjati dor\u00ebn, zemra filloi t\u00eb m\u00eb rrihte shum\u00eb fort. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7\u2019kemi, Era? Un\u00eb t\u00eb kam par\u00eb\nn\u00eb shkoll\u00eb&#8230; &#8211; tha ai duke buz\u00ebqeshur dhe u ul. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb aty filluam t\u00eb bisedonim dhe\nkuptova q\u00eb edhe Gersit po i p\u00eblqeja sepse m\u00eb k\u00ebrkoi numrin e telefonit p\u00ebr t\u2019u\ntakuar p\u00ebrs\u00ebri. Nuk po m\u00eb besohej q\u00eb po flisja m\u00eb djalin q\u00eb m\u00eb kishte p\u00eblqyer\ngjithmon\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ndihesha shum\u00eb e lumtur. Mjaftoi nj\u00eb takim q\u00eb fati yn\u00eb\nt\u00eb bashkohej! Sa m\u00eb shum\u00eb ta takoja, aq m\u00eb shum\u00eb dashurohesha me t\u00eb. E ndjeja\nse ai do t\u00eb ishte mashkulli me t\u00eb cilin do t\u00eb kaloja jet\u00ebn. Familja ime nuk\nduhej ta dinte kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse n\u00ebse do ta m\u00ebsonte, me siguri do t\u00eb ma ndalonte\nta takoja Gersin, me justifikimin se isha ende e vog\u00ebl. K\u00ebshtu, kaluan 4 vjet\ndhe ata ende nuk dinin asgj\u00eb p\u00ebr ne. Un\u00eb e kisha mbledhur mendjen se do t\u00eb kaloja\ngjith\u00eb jet\u00ebn me Gersin, madje isha edhe shum\u00eb e sigurt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Atij i kisha\ntreguar se m\u00eb kishte p\u00eblqyer gjithnj\u00eb, edhe pse ndoshta nuk b\u00ebra mir\u00eb. Gersi\nishte kat\u00ebr vjet m\u00eb i madh se un\u00eb dhe, ndryshe nga djemt\u00eb e tjer\u00eb q\u00eb donin\nvet\u00ebm t\u00eb kishin aventura, i merrte gj\u00ebrat seriozisht, madje disa her\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr\nse\u00e7 duhet. Duke par\u00eb q\u00eb lidhja jon\u00eb po forcohej, Gersi tha se ishte momenti q\u00eb\nne t\u00eb fejoheshim. Isha shum\u00eb e lumtur q\u00eb e kisha njohur dhe k\u00ebt\u00eb ia thoja\nshpesh. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Edhe un\u00eb kam dashur gjithmon\u00eb\nt\u00eb njoh nj\u00eb vajz\u00eb si ti dhe Zoti deshi t\u00eb ma plot\u00ebsonte d\u00ebshir\u00ebn! &#8211; m\u00eb tha nj\u00eb\ndit\u00eb dhe m\u00eb puthi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb kisha dashurin\u00eb e tij dhe, edhe\nsikur prind\u00ebrit t\u00eb mos e pranonin Gersin, un\u00eb nuk doja t\u2019ia dija. E doja dhe\naskush nuk mund t\u00eb m\u00eb ndante nga ai. Por, edhe prind\u00ebrit e mi e kuptuan q\u00eb\nishte djal\u00eb i mir\u00eb dhe u g\u00ebzuan shum\u00eb p\u00ebr fejes\u00ebn ton\u00eb, madje babait i p\u00eblqeu\naq shum\u00eb sa e quante djalin e tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Edhe pse sapo t\u00eb kam njohur,\nkam shum\u00eb besim q\u00eb do ta b\u00ebsh t\u00eb lumtur vajz\u00ebn time&#8230; &#8211; i tha Gersit at\u00eb dit\u00eb.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sigurisht&#8230; Era \u00ebsht\u00eb vajza\nq\u00eb un\u00eb dashuroj dhe q\u00eb kam zgjedhur p\u00ebr ta patur n\u00eb krah\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn! &#8211; tha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mua m\u2019u b\u00eb zemra mal kur e\nd\u00ebgjova t\u00eb fliste ashtu. Gjith\u00eb ajo lumturi shpresoja t\u00eb mos mbaronte kurr\u00eb sepse\n\u00e7do gj\u00eb po m\u00eb shkonte shum\u00eb mir\u00eb. Miqt\u00eb e tij, pasi m\u00ebsuan se Gersi ishte\nfejuar, e ngacmonin shum\u00eb sepse ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besoje q\u00eb nj\u00eb djal\u00eb si ai,\nt\u00eb cilin e p\u00eblqenin shum\u00eb femra, t\u2019i merrte gj\u00ebrat kaq seriozisht me nj\u00eb vajz\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb vajza me fat? &#8211; i\ntha nj\u00ebri nga miqt\u00eb e tij nj\u00eb dit\u00eb, teksa po ecnim bashk\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E sheh? Askush nuk e mendonte\nse un\u00eb do t\u00eb fejohesha kaq shpejt! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb thuash me k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Q\u00eb duhet t\u00eb ndihesh me fat q\u00eb\nm\u00eb ke njohur&#8230; &#8211; tha ai, duke buz\u00ebqeshur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pavar\u00ebsisht se nuk i fola, nuk\nm\u00eb erdhi aspak mir\u00eb q\u00eb foli ashtu. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, po e mbivler\u00ebsonte veten dhe\nk\u00ebt\u00eb nuk e kishte b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. \u00c7far\u00eb po ndodhte me Gersin? Mos nuk m\u00eb\ndashuronte m\u00eb apo \u00e7far\u00eb? Nuk doja ta mbushja kok\u00ebn me k\u00ebto mendime, ndaj i\nthash\u00eb se do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb largoheshim p\u00ebr pak dit\u00eb diku, vet\u00ebm un\u00eb dhe ai.\nI p\u00eblqeu shum\u00eb idea dhe vendos\u00ebm t\u00eb shkonim n\u00eb Paris. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb\nshkoja atje dhe emocionet ishin t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme. Parisi m\u00eb ka p\u00eblqyer gjithnj\u00eb\ndhe sa her\u00eb q\u00eb e shihja n\u00eb televizor, \u00ebnd\u00ebrroja t\u00eb shkoja nj\u00eb dit\u00eb. Dhe ajo\ndit\u00eb erdhi\u2026 Vajtja atje sikur na lidhi edhe m\u00eb shum\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Gersi\nkujdesej shum\u00eb p\u00ebr mua dhe un\u00eb ndihesha gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs e p\u00ebrk\u00ebdhelura e tij.\nVizituam shum\u00eb vende, njoh\u00ebm nj\u00eb kultur\u00eb mjaft interesante, takuam njer\u00ebz t\u00eb\nrinj dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, u dashuruam edhe m\u00eb shum\u00eb. Un\u00eb v\u00ebrtet\nisha me fat q\u00eb kisha njohur Gersin, por k\u00ebt\u00eb nuk duhet ta thoshte ai vet\u00eb p\u00ebr\nveten e tij. E megjithat\u00eb, ne ia kaluam aq bukur n\u00eb Paris, sa nuk na b\u00ebhej t\u00eb\nktheheshim. Kur e mendoj tani, do kisha preferuar t\u00eb mos kthehesha, vet\u00ebm q\u00eb\ngj\u00ebrat mes meje dhe Gersit t\u00eb mbeteshin ashtu si\u00e7 ishin, gjat\u00eb q\u00ebndrimit ton\u00eb\natje. Pasi u kthyem, na dukej sikur kishim jetuar nj\u00eb tjet\u00ebr jet\u00eb dhe tani\nishim rikthyer n\u00eb realitet. Kishim disa vjet q\u00eb bashk\u00ebjetonim, por gj\u00ebrat\nfilluan t\u00eb marrin nj\u00eb tjet\u00ebr drejtim n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. At\u00ebher\u00eb kur un\u00eb po mendoja\nt\u00eb martoheshim dhe t\u00eb kisha nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, nga Gersi mora si p\u00ebrgjigje at\u00eb q\u00eb nuk\ne prisja kurr\u00eb t\u00eb ma thoshte&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sa dua t\u00eb kem nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb! Mendoj\nse ky \u00ebsht\u00eb momenti i duhur p\u00ebr ta zgjeruar familjen&#8230; &#8211; i thash\u00eb nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Era, \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt. Kemi\nende shum\u00eb boshll\u00ebqe p\u00ebr t\u00eb mbushur derisa t\u00eb vendosim t\u00eb kemi nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Sjellja\nn\u00eb jet\u00eb e nj\u00eb f\u00ebmije k\u00ebrkon shum\u00eb p\u00ebrkushtim dhe kushte m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme se\u00e7\ni kemi ne.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E pash\u00eb shtremb\u00ebr sepse m\u00eb\ndukej sikur po k\u00ebrkonte t\u00eb gjente nj\u00eb justifikim kot, sa p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mbushur\nmendjen mua se nuk ishte momenti i duhur! Un\u00eb e doja me patjet\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe\nu mundova me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat q\u00eb t\u2019ia mbushja mendjen, por ishte e kot\u00eb. Gersi\nishte shum\u00eb kok\u00ebfort\u00eb dhe, kur e thoshte di\u00e7ka, nuk kishte m\u00eb kthim. Mua kjo m\u00eb\nacaronte shum\u00eb sepse k\u00ebshtu ai nuk m\u00eb pyeste p\u00ebr asgj\u00eb mua, t\u00eb gjitha vendimet i\nmerrte vet\u00eb. Filluan t\u00eb mos m\u00eb p\u00eblqenin shum\u00eb gj\u00ebra te Gersi dhe, n\u00ebse deri dje\ni kisha mbajtur brenda vetes pa ia th\u00ebn\u00eb, tani ia thoja t\u00eb gjitha pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb\nq\u00eb kisha ndaj tij. Kjo sillte shum\u00eb debate mes nesh, disa prej t\u00eb cilave nuk\np\u00ebrfundonin mir\u00eb. Zakonisht, ishte Gersi ai q\u00eb m\u00eb fliste pasi ishim z\u00ebn\u00eb, por\nsituata mes nesh ishte b\u00ebr\u00eb e pakontrollueshme. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00ebse do vazhdojm\u00eb k\u00ebshtu, ndoshta\n\u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb ndahemi, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr disa koh\u00eb&#8230; &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti do q\u00eb t\u00eb ndahemi? &#8211; pyeti\nai, i nevrikosur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Vet\u00ebm p\u00ebr disa koh\u00eb, sa t\u00eb\nkuptojm\u00eb se \u00e7\u2019duam n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb e di shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb\ndua dhe, ndryshe nga ti, e kam ditur gjithmon\u00eb. &#8211; tha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb po ftohej\ngjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, prandaj un\u00eb po vazhdoja me iden\u00eb e ndarjes. Gersi nuk\npranonte dhe kjo m\u00eb nxiti t\u00eb gjeja ngush\u00ebllim te dikush tjet\u00ebr, ta tradhtoja. Djali\nme t\u00eb cilin fillova t\u00eb dilja quhej Elton dhe Gersi nuk e m\u00ebsoi kurr\u00eb cili\nishte. Takoheshim fshehurazi dhe, edhe pse me frik\u00eb, m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb rrezikoja.\nE dija q\u00eb me Eltonin ishte thjesht di\u00e7ka kalimtare, e momentit dhe se, n\u00eb t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb, dashuroja Gersin. Por, pas nj\u00eb jave, un\u00eb m\u00ebsova se isha shtatz\u00ebn\u00eb dhe\nisha e sigurt\u00eb q\u00eb f\u00ebmija nuk ishte i Gersit. M\u00eb kapi paniku dhe, n\u00eb fillim,\nmendova ta abortoja f\u00ebmij\u00ebn. Ky ishte edhe mendimi i Eltonit, por pasi e\nmendova mir\u00eb, ndryshova mendim. Ai ishte f\u00ebmija im dhe nuk mund ta braktisja\np\u00ebr asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb e megjithat\u00eb, rrezikoja t\u00eb humbisja Gersin. T\u00eb dyja idet\u00eb\nvet\u00ebm kur i mendoja, m\u00eb tmerronin, prandaj ndodhesha para nj\u00eb zgjedhjeje mjaft\nt\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja! Nuk do t\u00eb kalonte shum\u00eb koh\u00eb dhe barku do t\u00eb\nfillonte t\u00eb m\u00eb dukej. Si do ta justifikoja k\u00ebt\u00eb te Gersi? A do ta besonte ai po\nt\u2019i thoja se f\u00ebmija q\u00eb prisja ishte i tiji? P\u00ebrfundimisht, vendosa t\u00eb rrezikoja\ndhe t\u2019i thoja Gersit se prisja nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb nga ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb? &#8211; belb\u00ebzoi ai, i\n\u00e7uditur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E di q\u00eb nuk e prisje, sepse\nas un\u00eb nuk e prisja, por ja q\u00eb ndodhi papritur&#8230; &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Era, ne e kishim biseduar\nnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe vendos\u00ebm se nuk do t\u00eb b\u00ebheshim prind\u00ebr q\u00eb tani!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E kishe vendosur ti, jo un\u00eb. Megjithat\u00eb,\nas un\u00eb nuk e prisja&#8230; &#8211; e g\u00ebnjeva. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai p\u00ebrfundoi duke e pranuar\nsepse nuk kishte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte. Filloi t\u00eb kujdesej edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mua dhe\nshpesh m\u00eb thoshte: \u201c\u00c7do gj\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb. Edhe pse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, do\nt\u2018ia dalim. Do jemi dy prind\u00ebr shum\u00eb t\u00eb lumtur\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb dhimbsej shum\u00eb teksa e\nshikoja q\u00eb po mundohej shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb na krijuar kushte sa m\u00eb t\u00eb mira mua dhe\nf\u00ebmij\u00ebs. Dit\u00ebt kalonin dhe erdhi momenti q\u00eb un\u00eb do t\u00eb lindja, nd\u00ebrsa Eltonin\nnuk e kisha par\u00eb m\u00eb q\u00eb dit\u00ebn kur m\u00ebsoi se isha shtatz\u00ebn\u00eb. Ishte zhdukur sepse\nnuk e p\u00ebrballoi dot lajmin q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej me f\u00ebmij\u00eb. Kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb\npafalsh\u00ebm, pasojat e t\u00eb cilit ende nuk po i ndjeja. Shpresoja q\u00eb ai t\u00eb harrohej\ndhe e v\u00ebrteta t\u00eb mos zbulohej kurr\u00eb sepse do t\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrronte jet\u00ebn. Kur\nlindi Erisa, Gersi sa nuk u hodh p\u00ebrpjet\u00eb nga g\u00ebzimi, nd\u00ebrsa kur e mbajti n\u00eb krah\u00eb\np\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, i dol\u00ebn lot nga syt\u00eb. Nd\u00ebrsa un\u00eb po qaja p\u00ebr tjet\u00ebr arsye.\nVazhdoja ta mashtroja at\u00eb dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr di\u00e7ka tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Gersi\nnuk e dinte q\u00eb Erisa nuk ishte vajza e tij dhe mendonte se ishte b\u00ebr\u00eb baba. Nuk\nmund ta ndalja g\u00ebzimin e tij! Teksa e shihja kaq t\u00eb lumtur, m\u00eb b\u00ebhej zemra mal\ndhe mallkoja veten p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb. Un\u00eb, q\u00eb e vog\u00ebl, kisha \u00ebnd\u00ebrruar t\u00eb isha\npran\u00eb tij dhe, tani q\u00eb e kisha, nuk po dija ta mbaja. E kisha prekur lumturin\u00eb\ndhe prap\u00eb kisha k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb. \u00c7far\u00eb doja n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? A nuk m\u00eb mjaftonte\nq\u00eb kisha pran\u00eb njeriun q\u00eb doja m\u00eb shum\u00eb? Nuk m\u00eb plot\u00ebsonte dashuria e tij? Nuk\ndi si ta justifikoj gabimin tim sepse asgj\u00eb nuk mund ta justifikoj\u00eb at\u00eb. Erisa e\nGersi ishin jeta ime dhe un\u00eb nuk doja t\u2019i himbisja kurr\u00eb sepse ata i jepnin\nkuptim asaj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebja un\u00eb pa ju? &#8211;\nflisja shpesh me Eris\u00ebn dhe, edhe pse ajo nuk kuptonte, n\u00eb shikimin e saj m\u00eb\ndukej sikur lexoja mir\u00ebkuptim. Edhe un\u00eb vet\u00eb q\u00eb e dija t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sa her\u00eb\nmbaja Eris\u00ebn n\u00eb krah\u00eb, nuk e mendoja se ishte e dikujt tjet\u00ebr dhe jo e Gersit,\npor gj\u00ebrat do t\u00eb merrnin fund shpejt. Eltoni u shfaq p\u00ebrs\u00ebri, filloi t\u00eb m\u00eb\nbezdiste n\u00eb telefon. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Dua t\u00eb t\u00eb takoj patjet\u00ebr! &#8211; m\u00eb\nthoshte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti p\u00ebr mua nuk ekziston m\u00eb, prandaj\nmos m\u00eb shqet\u00ebso! &#8211; i thash\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigja fare n\u00eb telefon. Kisha\nfrik\u00eb se mos p\u00ebrballej me Gersin. At\u00ebhere kisha marr\u00eb fund. Por, nuk vonoi\nshum\u00eb dhe ky i fundit e m\u00ebsoi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Nj\u00eb mbr\u00ebmje, erdhi n\u00eb sht\u00ebpi i\nacaruar dhe m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk e mendoja kurr\u00eb q\u00eb ti do\nt\u00eb arrije t\u00eb m\u00eb mashtroje n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Ne do t\u00eb divorcohemi dhe, q\u00eb nes\u00ebr,\nnuk dua t\u00eb t\u00eb shoh m\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb ka ndodhur? &#8211; e pyeta e\n\u00e7uditur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk ke nevoj\u00eb t\u00eb pyes\u00ebsh\nsepse ti e di shum\u00eb mir\u00eb. Erisa nuk \u00ebsht\u00eb vajza ime, \u00ebsht\u00eb fryt i tradhtis\u00eb\nt\u00ebnde. M\u00eb mashtrove, m\u00eb b\u00ebre t\u00eb besoja se \u00ebsht\u00eb vajza ime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e\ndikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si e m\u00ebsove k\u00ebt\u00eb? &#8211; ishte\npyetja e par\u00eb q\u00eb m\u00eb erdhi n\u00eb mendje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Vet\u00ebm kaq ke p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb? &#8211;\ntha ai. &#8211; Ma tha babai i vajz\u00ebs, me nj\u00eb telefonat\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbeta n\u00eb vend pa l\u00ebvizur, nuk\npo flisja dot. Eltoni kishte marr\u00eb hak duke i treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn Gersit q\u00eb t\u00eb\nndihej keq dhe t\u00eb ndaheshim. Nuk kisha \u00e7far\u00eb t\u00eb thoja. Edhe sikur t\u00eb k\u00ebrkoja t\u00eb\nfalur, ai nuk do t\u00eb pranonte. I thash\u00eb Gersit, madje iu luta t\u00eb gjenim nj\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb se si ta rregulloja k\u00ebt\u00eb, por ai m\u00eb tha se nuk kishte m\u00eb kthim prapa. U\ndetyrova t\u00eb largohesha bashk\u00eb me Eris\u00ebn. E vuajta shum\u00eb ndarjen nga ai, por e\nmeritoja k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim sepse isha un\u00eb ajo q\u00eb e shkat\u00ebrrova lumturin\u00eb time. Tani\nende po e rris e vetme vajz\u00ebn dhe e di q\u00eb n\u00ebse do ta m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, as ajo\nnuk do t\u00eb m\u00eb fal\u00eb. Kam shum\u00eb frik\u00eb t\u00eb mbetem e vetme dhe lus Zotin q\u00eb Erisa t\u00eb\njet\u00eb gjithmon\u00eb pran\u00eb meje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk e kisha menduar ndonj\u00ebher\u00eb se do t\u00eb ndodhesha n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb. Kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb normale dhe, ashtu si \u00e7do moshatare e imja, edhe un\u00eb kam provuar emocionet e dashuris\u00eb s\u00eb par\u00eb. Isha vet\u00ebm 19 vje\u00e7e kur takova Gersin, t\u00eb cilin m\u00eb par\u00eb vet\u00ebm mund ta shihja nga larg. M\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-21988","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21988","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21988"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21988\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21988"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21988"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21988"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}