{"id":21960,"date":"2019-04-06T11:59:17","date_gmt":"2019-04-06T09:59:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21960"},"modified":"2019-04-06T11:59:23","modified_gmt":"2019-04-06T09:59:23","slug":"%ef%bb%bfnuk-do-ti-shoh-asnjehere-fytyrat-e-femijeve-te-mi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfnuk-do-ti-shoh-asnjehere-fytyrat-e-femijeve-te-mi\/","title":{"rendered":"\ufeffNuk do t\u2019i shoh asnj\u00ebher\u00eb fytyrat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb po e diktoj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr jam n\u00ebn\u00eb e tre f\u00ebmij\u00ebve. Kjo let\u00ebr q\u00eb do t\u2019ju mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb dor\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar nga motra ime. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb flisja dhe ajo shkruante. Nuk e b\u00ebja dot vet\u00eb, sepse jam e verb\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb nuk kam lindur k\u00ebshtu. U verbova n\u00eb mosh\u00ebn pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjek\u00ebt m\u00eb than\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb m\u00eb kthehej m\u00eb drita e syve, ndaj nisa t\u00eb p\u00ebrshtatesha, duke jetuar n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Problemi im nisi t\u00eb ishte martesa dhe f\u00ebmij\u00ebt. Gjithnj\u00eb kam dashur t\u00eb kem\nsa m\u00eb shum\u00eb vajza dhe djem, por kur u s\u00ebmura nisa t\u00eb mendoja se si do t\u2019i b\u00ebja\nk\u00ebta f\u00ebmij\u00eb, kush do t\u00eb mund t\u00eb martohej me mua? Edhe sikur t\u00eb ndodhte kjo, si\ndo t\u00eb kujdesesha p\u00ebr ta, si do t\u2019i rrisja? Mamaja ime kishte vdekur kur un\u00eb\nisha e re, ndaj edhe jetoja vet\u00ebm me babin. Ishte e dhimbshme t\u00eb shikoje q\u00eb vet\u00ebm\nai kujdesej p\u00ebr mua, por nuk kisha \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, gj\u00ebrave\nkryesore ua kisha marr\u00eb dor\u00ebn. N\u00eb kuzhin\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb e dija ku ishte\ngjith\u00e7ka. I kisha m\u00ebsuar t\u00eb gjitha p\u00ebrmend\u00ebsh. Sigurisht q\u00eb nuk mund t\u00eb\ngatuaja, por p\u00ebrpiqesha t\u00eb ndihmoja me aq sa mundesha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fatmir\u00ebsisht, n\u00eb qytetin ton\u00eb ishte nj\u00eb djal\u00eb, Kasemi, i cili kishte dashur\nt\u00eb martohej me mua q\u00ebkur isha tremb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e. Ai e merrte parasysh faktin q\u00eb\nisha e verb\u00ebr dhe prap\u00ebseprap\u00eb, donte t\u00eb martohej me mua. Un\u00eb, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn,\nnuk ia mbaja dot mend fytyr\u00ebn, por d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb familje dhe p\u00ebr t\u00eb\nmos i r\u00ebn\u00eb m\u00eb tim eti n\u00eb qaf\u00eb, m\u00eb b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb thosha \u201cpo\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U martuam, por nuk b\u00ebm\u00eb ceremoni. Un\u00eb shkova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, ku jetonte\nedhe mamaja. Shum\u00eb shpejt, mora vesh q\u00eb isha shtatz\u00ebn\u00eb. Ishte lumturia m\u00eb e\nmadhe n\u00eb bot\u00eb. Kur shkova te doktoresha, ajo m\u00eb vuri stetoskopin n\u00eb vesh dhe m\u00eb\nb\u00ebri t\u00eb d\u00ebgjoja zemr\u00ebn e djalit tim. Ishte nj\u00eb ndjesi aq e bukur sa nuk di ta p\u00ebrshkruaj.\nAq shum\u00eb qava nga g\u00ebzimi sa e lava rrug\u00ebn me lot.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Djali im i par\u00eb lindi n\u00eb maj. Ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, pasi ai ishte edhe i\npari dhe un\u00eb nuk dija si t\u2019ia b\u00ebja me t\u00eb. Mbaja nj\u00eb lug\u00eb nga nj\u00ebra dor\u00eb dhe me\ntjetr\u00ebn mundohesha t\u2019i gjeja goj\u00ebn. Vjehrra m\u00eb ndihmonte kur mundej, por ajo\nishte e s\u00ebmur\u00eb p\u00ebr vete dhe shpejt zuri shtratin. M\u00eb ra mua n\u00eb krah\u00eb barra e t\u00eb\ngjithave. Kasemi m\u00eb ndihmonte sa her\u00eb mundej, por ai punonte n\u00eb nd\u00ebrtim, ndaj edhe\nvinte shum\u00eb i lodhur nga puna. Pas djalit t\u00eb par\u00eb, lindi edhe nj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr\ndhe nj\u00eb vajz\u00eb. T\u00eb tre ata jan\u00eb nj\u00eb bekim nga Zoti, t\u00eb cilit i lutem \u00e7do dit\u00eb q\u00eb\nt\u00eb m\u2019i mbroj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gj\u00ebja m\u00eb e keqe \u00ebsht\u00eb se nuk do t\u2019ua shoh dot asnj\u00ebher\u00eb fytyrat. Shpesh u\nprek tiparet dhe mundohem t\u2019i p\u00ebrfytyroj, por \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb. Kur ishin t\u00eb vegj\u00ebl,\nvjehrra m\u00eb thoshte shpesh n\u00ebse po qeshnin&#8230; F\u00ebmij\u00ebt e mi jan\u00eb m\u00ebsuar me\nprekjet e mia t\u00eb shpeshta. E gjith\u00eb kjo ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por un\u00eb isha\nedhe shum\u00eb e lumtur q\u00eb po rrethohesha nga f\u00ebmij\u00ebt e mi, nga ata q\u00eb i kisha \u00ebnd\u00ebrruar\nm\u00eb shum\u00eb n\u00eb bot\u00eb, madje m\u00eb shum\u00eb se drit\u00ebn e syve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ne ishim t\u00eb varf\u00ebr. Bashk\u00ebshorti tim mundohej shum\u00eb duke\npunuar me \u00e7far\u00eb i vinte n\u00eb dor\u00eb. P\u00ebrpiqej t\u00eb b\u00ebnte \u00e7far\u00ebdolloj pune, mjafton q\u00eb\nt\u00eb paguhej, por kjo e lodhi shum\u00eb. Kur kthehej nga puna, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb \u00e7lodhej,\nai duhet t\u00eb merrej me f\u00ebmij\u00ebt dhe me mua sepse edhe un\u00eb isha kthyer n\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb\np\u00ebr t\u00eb. Ndon\u00ebse kishte gj\u00ebra q\u00eb i b\u00ebja vet\u00eb, s\u00ebrish m\u00eb duhej ndihma e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb un\u00eb vura f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb gjum\u00eb dhe vendosa t\u00eb prisja Kasemin. Me ndihm\u00ebn\ne djalit t\u00eb madh kisha p\u00ebrgatitur di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Mezi po prisja q\u00eb t\u00eb\nvinte dhe t\u2019ia tregoja supriz\u00ebn. F\u00ebmij\u00ebt prit\u00ebn sa prit\u00ebn dhe m\u00eb pas fjet\u00ebn, nd\u00ebrsa\nun\u00eb vazhdova ta prisja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por shkoi shum\u00eb von\u00eb, aq sa nisa t\u00eb b\u00ebhesha merak. Nuk dija ku t\u00eb shkoja\napo k\u00eb t\u00eb lajm\u00ebroja. Prita derisa u zbardh dhe ai ende nuk kishte ardhur. F\u00ebmij\u00ebt\nu ngrit\u00ebn dhe po b\u00ebheshin gati p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, por nuk kishte kush t\u2019i shoq\u00ebronte.\nNis\u00ebn t\u00eb pyesnin p\u00ebr t\u00eb atin dhe t\u00eb qanin. Nuk kisha \u00e7far\u00eb t\u2019u thosha. Nuk\nshkoja dot n\u00eb ndonj\u00eb vend pa ndihm\u00eb. E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebja ishte t\u00eb\nprisja derisa ndokush t\u00eb kujtohej dhe t\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fatmir\u00ebsisht, erdhi kunati. Mezi po prisja t\u00eb d\u00ebgjoja nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb\nt\u00eb qet\u00ebsohesha sadopak, por kur e pyeta kunatin, ai nuk m\u00eb foli. M\u00eb tha q\u00eb t\u00eb\nvishja f\u00ebmij\u00ebt pasi do t\u2019i merrte me vete. Nuk po e kuptoja. E pyeta se ku do\nt\u2019i \u00e7onte, po s\u00ebrish nuk m\u2019u p\u00ebrgjigj. Ndjeva q\u00eb po ndodhte di\u00e7ka e keqe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk shihja dot se ku ishin, ama i ndjeja. Nisa t\u00eb kapja me forc\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e\nmi dhe t\u2019i t\u00ebrhiqja pas vetes. U thash\u00eb q\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit.\nKunati im po kund\u00ebrshtonte, po un\u00eb po q\u00eblloja si e \u00e7mendur me grushta, kuturu.\nM\u00eb dukej sikur po m\u00eb rr\u00ebmbenin f\u00ebmij\u00ebt dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk do ta lejoja. I thash\u00eb\nkunatit t\u00eb m\u00eb thoshte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKasemi po niset p\u00ebr n\u00eb Greqi!\u201d, m\u00eb tha ai. \u201cKa rregulluar nj\u00eb viz\u00eb dhe do\nt\u00eb shkoj\u00eb atje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb disa lek\u00eb. M\u00eb tha q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr disa koh\u00eb t\u2019i mbajm\u00eb\nne dhe m\u00eb pas t\u2019i nisim edhe ata p\u00ebr n\u00eb Greqi. K\u00ebshtu do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb mir\u00eb!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo q\u00eb m\u00eb tha, m\u00eb dhembi n\u00eb zem\u00ebr. Si mund t\u00eb ma b\u00ebnte Kasemi k\u00ebt\u00eb? Si mund\nt\u00eb nisej ai k\u00ebshtu, papritur, pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb? Tani, donte t\u00eb m\u00eb merrte edhe\nf\u00ebmij\u00ebt! Nga ana tjet\u00ebr, si un\u00eb edhe ai e dinim se isha e verb\u00ebr dhe nuk do t\u00eb\nmund t\u00eb kujdesesha si\u00e7 duhej p\u00ebr ta. Megjithat\u00eb, i thash\u00eb kunatit t\u00eb largohej\ndhe t\u00eb mos kthehej m\u00eb. M\u00eb pas u ktheva n\u00eb dhom\u00eb dhe p\u00ebrqafova f\u00ebmij\u00ebt e mi.\nShkova n\u00eb dhom\u00ebn e vjehrr\u00ebs dhe e pyeta n\u00ebse ajo dinte ndonj\u00eb gj\u00eb nga k\u00ebto, por\najo as q\u00eb e kishte iden\u00eb. I erdhi shum\u00eb keq madje kur m\u00eb d\u00ebgjoi dhe m\u00eb tha se\ndo t\u00eb m\u00eb ndihmonte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu e kam shtyr\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, e ndihmuar nga nj\u00eb vjeh\u00ebrr q\u00eb mezi\nmbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb vet\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb rritur dhe po b\u00ebhen t\u00eb zot\u00ebt e vetes. Tani\nshkojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb tre bashk\u00eb. Jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lidhur me nj\u00ebri-tjetrin dhe me\nne. Nga Kasemi nuk kam marr\u00eb asnj\u00eb haber, por nuk pres m\u00eb. Dua vet\u00ebm t\u2019i nxjerr\nf\u00ebmij\u00ebt n\u00eb jet\u00eb. M\u00eb pas, Zoti le t\u00eb m\u00eb marr\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po e diktoj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr jam n\u00ebn\u00eb e tre f\u00ebmij\u00ebve. Kjo let\u00ebr q\u00eb do t\u2019ju mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb dor\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar nga motra ime. Un\u00eb flisja dhe ajo shkruante. Nuk e b\u00ebja dot vet\u00eb, sepse jam e verb\u00ebr. Un\u00eb nuk kam lindur k\u00ebshtu. U verbova n\u00eb mosh\u00ebn pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are. Mjek\u00ebt m\u00eb than\u00eb q\u00eb nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-21960","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21960","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21960"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21960\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21960"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21960"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21960"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}