{"id":21955,"date":"2019-04-05T21:30:14","date_gmt":"2019-04-05T19:30:14","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21955"},"modified":"2019-04-05T20:51:35","modified_gmt":"2019-04-05T18:51:35","slug":"jam-bere-keshtu-nga-diabeti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/jam-bere-keshtu-nga-diabeti\/","title":{"rendered":"Jam b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nga diabeti"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; I nderuar Doktor Dashamiri, un\u00eb vuaj prej 19 vjet\u00ebsh nga diabeti i tipit II.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong> 13 vjet kam marr\u00eb mjekim me ila\u00e7e nga goja e, prej 6 vjet\u00ebsh, jam me insulin\u00eb.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong> Koh\u00ebt e fundit kam patur plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt dhe m\u00eb kan\u00eb sugjeruar t\u00eb b\u00ebj mjekimin me oksigjen barik.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong> Ju lutem, m\u00eb ktheni shpejt nj\u00eb p\u00ebrgjigje: \u00c7\u2019duhet t\u00eb b\u00ebj? Ju p\u00ebrsh\u00ebndes dhe faleminderit p\u00ebr p\u00ebrgjigjet tuaja.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekesore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjet\u00ebr Budi, 75\/3, Tiran\u00eb<\/strong>:- P\u00ebrsh\u00ebndetje dhe faleminderit q\u00eb na jeni drejtuar neve p\u00ebr problematik\u00ebn tuaj sh\u00ebndet\u00ebsore. Nisur nga \u00e7ka m\u00eb paraqisni, mendoj se ju jeni diabetik relativisht i vjet\u00ebr. Ky fakt, ka t\u00eb k\u00ebqijat e veta sepse keni 19 vjet me diabet dhe ju ka d\u00ebmtuar, por ka t\u00eb mir\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb jeni kthyer n\u00eb mjek i vetvetes, i p\u00ebrkujdesit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje. Kuptova q\u00eb trajtimi juaj nuk ka qen\u00eb edhe aq korrekt, q\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht jeni trajtuar me terapin\u00eb e duhur n\u00eb koh\u00ebn e duhur dhe nuk \u00ebsht\u00eb se keni l\u00ebvizur shum\u00eb nga pritshm\u00ebria ideale e terapis\u00eb. Dua t\u00eb shtoj q\u00eb, edhe pse nga pik\u00ebpamja konvencionale e trajtimit jeni deri diku n\u00eb rregull, terapia nuk ka qen\u00eb totalisht e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019ju mbajtur larg d\u00ebmtimeve t\u00eb diabetit. Kur them \u201cterapia\u201d m\u00eb kuptoni drejt ju dhe lexuesit q\u00eb nuk e kam fjal\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr barnat, por edhe p\u00ebr diet\u00ebn, ekzaminimet, kujdesin fizik, apo edhe nd\u00ebrhyrjet e caktuara p\u00ebr diabetin. Ju tashm\u00eb keni plag\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt, shenj\u00eb e mjaftueshme kjo q\u00eb trajtimi ka d\u00ebshtuar dhe nd\u00ebrlikimet e s\u00ebmundjes kan\u00eb progreduar. Shpresoj t\u2019ju kem kuptuar drejt kur thoni p\u00ebr mjekimin me oskigjeno-terapi, por po t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb korrigjim, jo terapi me oksigjen barik, por hiperbarike. Duket si loj\u00eb fjal\u00ebsh, por n\u00eb p\u00ebrkufizimin e tyre \u00ebsht\u00eb edhe shpjegimi i ndryshueshm\u00ebris\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se kur \u00ebsht\u00eb oksigjeno terapi hiperbarike, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb trupi yn\u00eb do t\u00eb marr\u00eb oksigjen m\u00eb t\u00eb koncentruar, pra, sasi m\u00eb t\u00eb madhe oksigjeni sesa normalisht, n\u00eb natyr\u00eb apo kur \u00ebsht\u00eb barike e thjesht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mendoj se koleg\u00ebt jua kan\u00eb rekomanduar drejt k\u00ebt\u00eb\nterapi sepse, t\u00eb jem i sinqert\u00eb me ju, nga eksperienca e koh\u00ebve t\u00eb fundit me nj\u00eb\nnum\u00ebr t\u00eb madh pacient\u00ebsh t\u00eb trajtuar n\u00eb klinik\u00ebn hiperbarike q\u00eb funksionon prej\n1 viti n\u00eb Tiran\u00eb, kemi patur rezultate spektakolare ku n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn \u00ebsht\u00eb\narritur t\u00eb m\u00ebnjanohet apo t\u00eb shtyhet n\u00eb koh\u00eb d\u00ebmtimi i&nbsp; gjymtyr\u00ebve. Si rregull, diabetik\u00ebt q\u00eb kan\u00eb\nplag\u00eb, kan\u00eb vuajtje p\u00ebr oksigjen n\u00eb gjymtyr\u00ebt e tyre, e cila vjen si rrjedhoj\u00eb\ne mosaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb arterieve p\u00ebr t\u00eb furnizuar me gjak k\u00ebto gjymtyr\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto\nd\u00ebmtime i sjell diabeti, duke d\u00ebmtuar muret e brendshme dhe m\u00eb von\u00eb t\u00eb jashtme,\nt\u00eb gjymtyr\u00ebve. N\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb oksigjenit, bakteriet gjejn\u00eb terrenin e\nduhur p\u00ebr t\u00eb mbipopulluar plag\u00ebt e p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar gjymtyr\u00ebt, duke shkaktuar edhe\ngangren\u00eb t\u00eb tyre. Gangrena m\u00eb von\u00eb sjell d\u00ebmtime t\u00eb pakthyeshme, gj\u00eb q\u00eb \u00e7on n\u00eb\nprerje t\u00eb gjymtyr\u00ebve apo pjes\u00ebve t\u00eb tyre. Nga kjo terapi nuk ka asnj\u00eb d\u00ebm t\u00eb\nvet\u00ebm, pasi ajo konsiston n\u00eb marrjen e oksigjenit t\u00eb past\u00ebr me p\u00ebrmbajtje 4\nderi 5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb pasur sesa n\u00eb natyr\u00eb. Si p\u00ebrfundim, ju duhet t\u00eb konsultoheni\nparaprakisht me mjekun q\u00eb e kryen k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb dhe ai, me stafin e tij, do t\u00eb\nvendos\u00eb se p\u00ebr sa seanca keni nevoj\u00eb t\u00eb trajtoheni dhe si duhet mjekuar m\u00eb tej\nplaga. K\u00ebto nuk jan\u00eb n\u00eb kompetencat e mia, por t\u00eb mjekut p\u00ebrkat\u00ebs. Nga ana ime,\ndo t\u00eb shtoja q\u00eb pavar\u00ebsisht terapis\u00eb me oksigjen, mjekimit lokal dhe t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm\nt\u00eb plag\u00ebve, kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb harroni ta trajtoni diabetin, pra, t\u00eb mbani\nvlera normale t\u00eb sheqerit n\u00eb gjak sepse kjo \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e sh\u00ebrimit\nt\u00eb plag\u00ebve dhe trajtimeve t\u00eb m\u00ebtejshme. Duke shpresuar se ju kam ndihmuar\nsadopak, ju ftoj t\u00eb m\u00eb shkruani s\u00ebrish dhe t\u00eb kryeni sa m\u00eb shpejt terapin\u00eb me\noksigjen, sipas t\u00eb gjitha rregullave p\u00ebrkat\u00ebse. T\u00eb shkuara!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Doktor Dashamiri, un\u00eb vuaj prej 19 vjet\u00ebsh nga diabeti i tipit II. 13 vjet kam marr\u00eb mjekim me ila\u00e7e nga goja e, prej 6 vjet\u00ebsh, jam me insulin\u00eb. Koh\u00ebt e fundit kam patur plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt dhe m\u00eb kan\u00eb sugjeruar t\u00eb b\u00ebj mjekimin me oksigjen barik. Ju lutem, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[2415],"class_list":["post-21955","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku","tag-dr-dashamiri"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21955","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21955"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21955\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21955"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21955"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21955"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}