{"id":21951,"date":"2019-04-05T20:30:43","date_gmt":"2019-04-05T18:30:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21951"},"modified":"2019-04-05T20:25:32","modified_gmt":"2019-04-05T18:25:32","slug":"%ef%bb%bfsi-e-futen-ne-burg-tim-shoq-padrejtesisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfsi-e-futen-ne-burg-tim-shoq-padrejtesisht\/","title":{"rendered":"\ufeffSi e fut\u00ebn n\u00eb burg tim shoq, padrejt\u00ebsisht\u2026"},"content":{"rendered":"\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! <\/p>\n\n\n\n<p>Po jua d\u00ebrgoj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr pa qen\u00eb e sigurt\u00eb n\u00ebse do t\u00eb mund ta shoh t\u00eb botuar, pasi un\u00eb jetoj n\u00eb Franc\u00eb, bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e mi. <\/p>\n\n\n\n<p>Kam nj\u00eb breng\u00eb n\u00eb shpirt q\u00eb nuk di se kur do t\u00eb marr\u00eb fund. Jeta ime \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p> Fal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dy f\u00ebmij\u00eb si yje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt them se ia vlen t\u00eb jetoj, pasi e di se nuk kisha p\u00ebr ta shtyr\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb me hallin q\u00eb m\u00eb ka z\u00ebn\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Aktualisht, un\u00eb jam 38 vje\u00e7e. U\nmartova kur isha vet\u00ebm 18 vje\u00e7e. Ai ishte nj\u00eb djal\u00eb i bukur q\u00eb ma mori mendjen\nme ata syt\u00eb e zinj, kur vinte t\u00eb m\u00eb shihte sa her\u00eb dilja nga fabrika ku isha\npun\u00ebsuar q\u00ebkur isha shum\u00eb e re, pasi familja ime e varf\u00ebr kishte nevoj\u00eb p\u00ebr\nparat\u00eb e mia. Kam qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e p\u00ebrulur, pasi m\u00eb ka p\u00ebrulur\ngjithmon\u00eb fati im i keq, q\u00eb jam rritur pa n\u00ebn\u00eb, e cila m\u00eb vdiq kur un\u00eb isha\nshum\u00eb e vog\u00ebl. K\u00ebshtu, un\u00eb u njoha me Danen. Ai m\u00eb dukej djal\u00eb i mir\u00eb. E shihja\ngjithmon\u00eb vet\u00ebm dhe m\u00eb dukej shum\u00eb i trishtuar. Kjo m\u00eb b\u00ebri ta doja edhe m\u00eb\nshum\u00eb pasi mendoja se ndoshta edhe ai, si un\u00eb, kishte patur fatkeq\u00ebsi n\u00eb jet\u00eb.\nNj\u00eb nat\u00eb, kur sapo kisha dal\u00eb nga turni i dyt\u00eb, u nisa vet\u00ebm p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi,\npasi shoqja ime e pun\u00ebs kishte ikur m\u00eb her\u00ebt ngaq\u00eb i kishte f\u00ebmij\u00ebt s\u00ebmur\u00eb. At\u00eb\nnat\u00eb, Dania p\u00ebrfitoi nga rasti p\u00ebr t\u00eb m\u00eb folur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb\ndrejt\u00ebn, u tremba, pasi mendova se duke qen\u00eb nat\u00eb, ai mund t\u00eb p\u00ebrfitonte nga nj\u00eb\nfem\u00ebr t\u00eb pambrojtur si un\u00eb, por n\u00eb fakt, ai u tregua shum\u00eb i dashur. M\u00eb tha se\ndonte t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte deri n\u00eb sht\u00ebpi, pasi, si\u00e7 tha, ma dinte sht\u00ebpin\u00eb. Nuk i\nktheva p\u00ebrgjigje, por ngadal\u00ebsova hapat q\u00eb ai t\u00eb m\u00eb arrinte edhe k\u00ebshtu, ai e\nmori p\u00ebrgjigjen pohuese nga ana ime. Gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs, un\u00eb nuk fola gati-gati\nasnj\u00eb fjal\u00eb. Fliste vet\u00ebm Dania. Ai m\u00eb tregoi p\u00ebr gjith\u00e7ka n\u00eb familjen e tij.\nM\u00eb tha se ishte v\u00ebllai i vet\u00ebm i tre motrave dhe se kishte nj\u00eb n\u00ebn\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb\ncil\u00ebn e donte shum\u00eb. M\u00eb erdhi mir\u00eb kur e d\u00ebgjova k\u00ebt\u00eb dhe t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, e\npata pak zili. I thash\u00eb se mua m\u00eb kishte vdekur n\u00ebna ime dhe ai m\u00eb tha se e\ndinte.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Hajde se kur t\u00eb martohemi bashk\u00eb,\ndo t\u00eb kesh n\u00ebn\u00ebn time n\u00eb vend t\u00eb t\u00ebndes \u2013 m\u00eb tha ai. \u2013 Vet\u00ebm ta shoh\u00ebsh si \u00ebsht\u00eb,\nshpirt njeriu!<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto fjal\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb dridhesha,\npor nj\u00ebkoh\u00ebsisht, m\u00eb erdhi mir\u00eb kur i d\u00ebgjova. Megjithat\u00eb, nuk munda t\u00eb mos i\nndalja hapat. Kur e pa habin\u00eb time, ai nisi t\u00eb qeshte me t\u00eb madhe dhe m\u00eb tha: <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Pse, ti nuk do q\u00eb t\u00eb martohesh\nme mua? Jam djal\u00eb i mir\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, un\u00eb u njoha me Danen, i\ncili, p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb padal\u00eb si puna ime ishte si nj\u00eb mrekulli. K\u00ebshtu\nnjiheshim ne n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\u2026 Pas vet\u00ebm nj\u00eb muaji ai erdhi t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte n\u00eb sht\u00ebpi\ndhe im at\u00eb, q\u00eb mezi \u00e7\u2019priste t\u00eb m\u00eb hiqte qafe, pasi isha b\u00ebr\u00eb shpesh moll\u00eb\nsherri mes tij e s\u00eb shoqes, pranoi menj\u00ebher\u00eb, madje pa pyetur fare p\u00ebr t\u00eb e\nfamiljen e tij. Gjithsesi, m\u00eb duhet ta pranoj se pata fat me k\u00ebt\u00eb martes\u00eb.\nDania ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb njeri i mir\u00eb. Ai m\u00eb donte e m\u00eb respektonte. Edhe n\u00ebna\ne tij ishte shpirt njeriu, si\u00e7 m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb ai. E doja si n\u00ebn\u00ebn time q\u00eb nuk\nkisha mundur ta njihja kurr\u00eb, nd\u00ebrsa ajo kujdesej p\u00ebr mua si p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e saj.\nPas vet\u00ebm nj\u00eb viti martes\u00eb mua m\u00eb lindi nj\u00eb vajz\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Dania e donte\nshum\u00eb. Shum\u00eb shpejt mbeta s\u00ebrish shtatz\u00ebn\u00eb dhe k\u00ebshtu lindi f\u00ebmija yn\u00eb i dyt\u00eb,\nq\u00eb ishte djal\u00eb. Edhe nj\u00eb g\u00ebzim tjet\u00ebr n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb&#8230; Megjith\u00ebse ishim t\u00eb\nvarf\u00ebr e mezi e siguronim jetes\u00ebn e buk\u00ebn e p\u00ebrditshme, un\u00eb ndihesha mir\u00eb me\nfamiljen e re q\u00eb kisha krijuar. Mendoja se m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb isha e lumtur, por\nme sa duket, nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb fati t\u2019u trokas\u00eb n\u00eb der\u00eb jetim\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb vitin \u201997, n\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb pllakosi fatkeq\u00ebsia. Im shoq n\u00eb at\u00eb koh\u00eb merrej me nj\u00eb biznes t\u00eb\nvog\u00ebl privat dhe ne kishim filluar ta merrnim veten ekonomikisht, por ajo\nperiudh\u00eb ishte shum\u00eb e rrezikshme. Nj\u00eb dit\u00eb, nuk e di pse kisha nj\u00eb parandjenj\u00eb\nt\u00eb keqe e mezi po prisja q\u00eb Dania t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi. Isha e sigurt\u00eb q\u00eb do t\u00eb\nndodhte di\u00e7ka e keqe, ndaj at\u00eb dit\u00eb s\u2019e \u00e7ova fare vajz\u00ebn n\u00eb shkoll\u00eb. Djali\nakoma s\u2019e kishte filluar shkoll\u00ebn, por at\u00eb dit\u00eb s\u2019e lash\u00eb as t\u00eb dilte jasht\u00eb\np\u00ebr t\u00eb luajtur me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb. Vjehrra ime po habitej me sjelljen time. Nga\ndreka m\u00eb zuri ankthi e nisa t\u00eb qaja, por nuk doja q\u00eb ajo t\u00eb m\u00eb shihte, ndaj u\nfuta n\u00eb dhom\u00eb. Pik\u00ebrisht nga aty d\u00ebgjova se si u p\u00ebrplas fort dera e jashtme\ndhe ndjeva piskam\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb vjehrr\u00ebs sime. Dola jasht\u00eb me vrap e me zem\u00ebr t\u00eb\nngrir\u00eb. N\u00eb mes t\u00eb oborrit pash\u00eb Danen tim, t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebrtok\u00eb e krejt t\u00eb\np\u00ebrgjakur. E tmerruar, iu afrova dhe pash\u00eb me frik\u00eb se si hapi syt\u00eb e m\u00eb tha\nvet\u00ebm kaq: \u201cRuaj f\u00ebmij\u00ebt!\u201d. Pastaj, ra pa ndjenja. Nuk e dinim \u00e7\u2019kishte ndodhur\nme t\u00eb, por e \u00e7uam menj\u00ebher\u00eb n\u00eb spital. Mjek\u00ebt na than\u00eb se kishte marr\u00eb vet\u00ebm\ndisa plag\u00eb jo t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr shkak t\u00eb disa goditjeve dhe se do t\u00eb b\u00ebhej mir\u00eb\nshum\u00eb shpejt. Nuk e p\u00ebrshkruaj dot g\u00ebzimin q\u00eb ndjeva kur ai u p\u00ebrmend, por\npik\u00ebrisht at\u00ebhere do t\u00eb niste edhe nj\u00eb makth tjet\u00ebr, akoma m\u00eb i madh p\u00ebr ne. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai m\u00eb tha se krejt padashje ishte\np\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb sherr. Disa persona po rrihnin nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe ai&nbsp; ishte sulur p\u00ebr t\u2019i ndalur, por n\u00eb at\u00eb moment\naty kishte ardhur edhe babai i f\u00ebmij\u00ebs me ca t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij dhe sherri ishte\nb\u00ebr\u00eb aq i madh sa kishte p\u00ebrfunduar me vdekjen e nj\u00eb personi mes asaj bande. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Duhet t\u00eb ikim! \u2013 tha ai. \u2013 Duhet\nt\u00eb ikim patjet\u00ebr jasht\u00eb shtetit q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, pasi me ta nuk\nb\u00ebhet shaka\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7\u2019m\u00eb thua? \u2013 i thash\u00eb e habitur\n\u2013 Po ti s\u2019ke b\u00ebr\u00eb gj\u00eb! Ti\u2026 e vrave?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo! \u2013 tha ai duke buz\u00ebqeshur \u2013\nMos m\u00eb thuaj q\u00eb nuk m\u00eb beson\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; T\u00eb besoj\u2026 &#8211; i thash\u00eb \u2013 por s\u2019e\nkuptoj se \u00e7\u2019pun\u00eb kan\u00eb ata me f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb! Ti thjesht u p\u00ebrpoqe t\u00eb ndihmoje nj\u00eb\nf\u00ebmij\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Eh, moj e mira ime! \u2013 psher\u00ebtiu\nai \u2013 e ku do ta gjejm\u00eb ne t\u00eb drejt\u00ebn?<\/p>\n\n\n\n<p>I dhash\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Danes, kur vet\u00ebm\ndy dit\u00eb pasi ai ishte n\u00eb spital, im bir m\u00eb tha se nj\u00eb burr\u00eb i panjohur e kishte\npyetur ku e kishte t\u00eb atin dhe kishte qeshur, pa pritur p\u00ebrgjigje. U tremba p\u00ebr\nvdekje dhe nisa menj\u00ebher\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisja pla\u00e7kat p\u00ebr t\u00eb ikur nga Shqip\u00ebria. S\u2019kam\np\u00ebr t\u2019i harruar kurr\u00eb lot\u00ebt e sime vjehrre nd\u00ebrsa na p\u00ebrcillte drejt nj\u00eb bote\ntjet\u00ebr, pa e ditur n\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb na shihte m\u00eb neve dhe djalin e saj t\u00eb\nvet\u00ebm. Nuk po p\u00ebrshkruaj gjith\u00eb \u00e7far\u00eb hoq\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb, fillimisht p\u00ebr n\u00eb\nGreqi e prej andej, p\u00ebr n\u00eb Franc\u00eb. Po ju them vet\u00ebm se dhimbjet tona nuk kishin\nfund. Megjithat\u00eb, mes mundimesh, arrit\u00ebm t\u00eb b\u00ebnim dokumentet dhe t\u00eb\nrregulloheshim n\u00eb Franc\u00eb. Pas disa vjet\u00ebsh, edhe fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Danes, ne ishim\nnjer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb respektuar n\u00eb zon\u00ebn ku jetonim, por jeta do t\u00eb na jepte nj\u00eb\ngoditje tjet\u00ebr. M\u00ebsuam se n\u00eb Shqip\u00ebri ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjyq p\u00ebr t\u00eb gjetur\nvras\u00ebsin e personit t\u00eb vdekur at\u00eb dit\u00eb dhe im shoq, nuk di n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb e se si,\nishte d\u00ebnuar me 25 vjet burg, megjith\u00ebse n\u00eb munges\u00eb. Me sa duket, vras\u00ebsi i\nv\u00ebrtet\u00eb, kishte arritur t\u00eb fshihej dhe im shoq, duke mos qen\u00eb i pranish\u00ebm, mund\nt\u00eb d\u00ebnohej leht\u00ebsisht. Kjo na shtyu q\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra t\u00eb mos mbanim asnj\u00eb\nlidhje me atdheun ton\u00eb, megjith\u00ebse zemra na pikonte gjak. Kan\u00eb qen\u00eb vite t\u00eb nj\u00eb\nankthi t\u00eb tmerrsh\u00ebm p\u00ebr ne. Pa shkak, po fshiheshin si kriminel\u00ebt dhe i\ndruheshim edhe nj\u00eb letre q\u00eb vinte n\u00eb adres\u00ebn ton\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Por, e keqja nuk do t\u00eb vononte t\u00eb\nvinte. Nj\u00eb dit\u00eb, polic\u00ebt e Interpolit do t\u00eb na trokisnin n\u00eb der\u00eb p\u00ebr ta marr\u00eb\ntim shoq e p\u00ebr ta futur pas hekurave t\u00eb burgut. Me gjith\u00eb protest\u00ebn e banor\u00ebve\nt\u00eb zon\u00ebs ku jetonim, q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulnin se im shoq ishte njeri i respektuar,\nurdh\u00ebrat ishin t\u00eb qarta. Im shoq quhej \u201cnjeri n\u00eb k\u00ebrkim\u201d dhe duhet t\u00eb kthehej\np\u00ebr t\u00eb vuajtur d\u00ebnimin n\u00eb atdhe. Jam p\u00ebrpjekur ta hap s\u00ebrish \u00e7\u00ebshtjen e tij\ngjyq\u00ebsore, por ka qen\u00eb e pamundur. Ngado m\u00eb premtojn\u00eb e m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb para, por\naskush nuk m\u00eb ka ndihmuar deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. K\u00ebshtu, Dania tashm\u00eb ndodhet pas\nhekurave t\u00eb burgut dhe un\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e mi duhet t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb jet\u00ebn, kokulur\u2026\nt\u00eb vrar\u00eb shpirt\u00ebrisht e moralisht. Tashm\u00eb, jeta s\u2019ka asnj\u00eb kuptim p\u00ebr mua.\nVazhdoj t\u00eb jetoj n\u00eb Franc\u00eb, por vij her\u00eb pas here n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Danen\ntim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb tjet\u00ebr njeri, atje, pas hekurave, vet\u00ebm e vet\u00ebm\nsepse deshi t\u00eb mbronte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm. E ku do ta gjej drejt\u00ebsin\u00eb?\nAskund. M\u00eb duhet vet\u00ebm t\u00eb bindem e t\u00eb vuaj, un\u00eb, im shoq e f\u00ebmij\u00ebt e mi\u2026 K\u00ebshtu\npaska qen\u00eb e shkruar p\u00ebr ne!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Po jua d\u00ebrgoj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr pa qen\u00eb e sigurt\u00eb n\u00ebse do t\u00eb mund ta shoh t\u00eb botuar, pasi un\u00eb jetoj n\u00eb Franc\u00eb, bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e mi. Kam nj\u00eb breng\u00eb n\u00eb shpirt q\u00eb nuk di se kur do t\u00eb marr\u00eb fund. Jeta ime \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht. Fal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dy f\u00ebmij\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-21951","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21951","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21951"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21951\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21951"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21951"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21951"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}