{"id":21933,"date":"2019-04-04T15:00:29","date_gmt":"2019-04-04T13:00:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21933"},"modified":"2019-04-04T14:56:34","modified_gmt":"2019-04-04T12:56:34","slug":"%ef%bb%bfedhe-pse-jam-martuar-nuk-e-harroj-dot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfedhe-pse-jam-martuar-nuk-e-harroj-dot\/","title":{"rendered":"\ufeffEdhe pse jam martuar, nuk e harroj dot!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne asnj\u00ebher\u00eb nuk jemi t\u00eb k\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb kemi arritur dhe gjithnj\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Shpesh jeta na v\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb v\u00ebshtira dhe Klodi ka qen\u00eb zgjedhja ime m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi mbarova gjimnazin, fillova studimet p\u00ebr mjek\u00ebsi dhe q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb, djemt\u00eb m\u00eb ngacmonin shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Kisha shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb zgjidhja nj\u00eb person t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta patur n\u00eb krah, por Klodi ishte \u201ci zgjedhur im\u201d. Ishte shoku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt ai q\u00eb na takoi, takim ky shum\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm. Kur e pash\u00eb n\u00eb fillim, nuk m\u00eb ngalli asnj\u00eb interes; ishte indiferent e nuk fliste pothuajse fare, edhe pse un\u00eb mundohesha t\u00eb flisja me t\u00eb. Pasi u ndam\u00eb at\u00eb dit\u00eb, mendova se nuk do ta takoja m\u00eb kurr\u00eb, por shoku m\u00eb tha q\u00eb Klodit i kisha p\u00eblqyer shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi nuk m\u00eb dha k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypje at\u00eb dit\u00eb q\u00eb u\ntakuam\u201d, i thash\u00eb e \u00e7uditur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAshtu \u00ebsht\u00eb Klodi, tip i heshtur, por \u00ebsht\u00eb\ndjal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb. Nuk ka shum\u00eb q\u00eb ka ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ndoshta edhe\nambienti i ri e b\u00ebn t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, por ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se Klodi t\u00eb\np\u00eblqen shum\u00eb dhe k\u00ebrkon t\u00eb t\u00eb takoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb thoja! Mendja m\u00eb thoshte q\u00eb t\u00eb\nruaja krenarin\u00eb time, nd\u00ebrsa zemra m\u00eb thoshte tjet\u00ebr gj\u00eb. Di\u00e7ka e brendshme m\u00eb\nshtynte q\u00eb ta takoja p\u00ebrs\u00ebri dhe k\u00ebshtu b\u00ebra, ndoqa zemr\u00ebn. Her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb u takuam,\nishte edhe shoqja me mua dhe asaj nuk i p\u00eblqeu fare Klodi kur e pa. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb mir\u00eb mos e tako fare sepse nuk po m\u00eb\np\u00eblqen. Nuk m\u00eb duket tipi i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ty\u201d, m\u00eb tha, por me gjith\u00eb kund\u00ebrshtimet\ne saj, un\u00eb e takova p\u00ebrs\u00ebri. Takimet e para ishin shum\u00eb t\u00eb ftohta, pothuajse\nnuk flisnim fare, por kuptohehsim shum\u00eb mir\u00eb edhe vet\u00ebm me shikime. Un\u00eb fillova\nta takoja shum\u00eb shpesh dhe, gjat\u00eb asaj kohe, arrita t\u00eb kuptoja pak nga tipi i tij.\nKlodi ishte shum\u00eb fjal\u00ebpak n\u00eb fillim, por pastaj tregonte q\u00eb dinte edhe t\u00eb t\u00eb\nb\u00ebnte p\u00ebr vete me ato q\u00eb thoshte. Gjithnj\u00eb m\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr tipat misterioz\u00eb si\nai dhe Klodi filloi t\u00eb m\u00eb t\u00ebrhiqte edhe m\u00eb shum\u00eb. Familja ime ishte\nkonservatore dhe, n\u00ebse vonohesha edhe 10 minuta m\u00eb tep\u00ebr, m\u00eb telefononin pa pushim.\nIshin t\u00eb shpeshta ratet kur zihesha me ta gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb isha lidhur me Klodin.\nI urreja q\u00eb nuk e kuptonin se kisha nevoj\u00eb t\u00eb dilja edhe un\u00eb si moshataret e\nmia! P\u00ebr ta, mjaftonte t\u00eb shkoja n\u00eb fakultet dhe pas m\u00ebsimit mund t\u00eb pija\nndonj\u00eb kafe me shoqet, por destinacioni duhet t\u00eb ishte sht\u00ebpia. E pra, un\u00eb kur\ntakoja Klodin, i harroja prind\u00ebrit, madje fikja telefonin q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb\nshqet\u00ebsonin. Klodi nuk e kuptonte q\u00eb un\u00eb po sakrifikoja shum\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb\nq\u00ebndruar me t\u00eb, nuk e kishte vler\u00ebsuar kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb. N\u00eb rastet q\u00eb i thoja se nuk\nkisha mund\u00ebsi t\u00eb dilja, ai mbyllte telefonin i zem\u00ebruar se nuk po i kushtoja\nkoh\u00eb dhe isha un\u00eb ajo q\u00eb i telefonoja m\u00eb pas. Dukej qart\u00eb q\u00eb isha e dashuruar\nme t\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai nuk dukej se m\u00eb donte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Klodi udh\u00ebtonte shpesh drejt Italis\u00eb sepse m\u00eb\nthoshte se atje kishte nj\u00eb firm\u00eb t\u00eb tij\u00ebn, por m\u00eb von\u00eb m\u00ebsova se pas k\u00ebtyre\nudh\u00ebtimeve fshihej di\u00e7ka tjet\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai ma kishte mbajtur t\u00eb fsheht\u00eb p\u00ebr\ndisa vjet. Edhe pushimet nuk i b\u00ebnte n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte me mua, por\nshkonte drejt Spanj\u00ebs dhe vendeve t\u00eb tjera, me shoq\u00ebrin\u00eb e tij. Un\u00eb, gjat\u00eb asaj\nkohe, kaloja nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb keqe dhe mendjen e kisha vet\u00ebm te Klodi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKur do t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb bashk\u00eb? Nuk mund t\u00eb kaloj\nm\u00eb asnj\u00eb moment vet\u00ebm larg teje&#8230;\u201d, i thoja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShum\u00eb shpejt, sapo t\u00eb mbaroj pun\u00ebt me firm\u00ebn\u201d,\nm\u00eb thoshte, por mua filloi t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje q\u00eb vet\u00ebm un\u00eb i telefonoja dhe\nkujtohesha p\u00ebr ta takuar. Shum\u00eb t\u00eb rralla ishin rastet kur ai kujtohej p\u00ebr mua.\nUn\u00eb, ndryshe nga ai, isha shum\u00eb e dh\u00ebn\u00eb pas tij; i b\u00ebja dhurata, e p\u00ebrk\u00ebdhelja,\ne llastoja, nd\u00ebrsa ai jo. P\u00ebrse m\u00eb largohej k\u00ebshtu kur ishte ai q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb m\u00eb\nnjihte? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, fillova t\u00eb diskutoja me t\u00eb, por ai nuk donte t\u2019ia dinte! Me\nmua i merrte gj\u00ebrat me leht\u00ebsi, ndryshe nga \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb fem\u00ebr\ntjet\u00ebr, me t\u00eb cil\u00ebn do ta kishte seriozisht. Nuk mbaj mend nj\u00eb sakrific\u00eb t\u00eb\nvetme q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr mua, por pavar\u00ebsisht \u00e7do gj\u00ebje, un\u00eb e doja si e \u00e7mendur.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kaluam dy vjet bashk\u00eb dhe gjat\u00eb atyre dy\nviteve, kan\u00eb ndodhur shum\u00eb gj\u00ebra. Kemi diskutuar me nj\u00ebri-tjetrin me dhjet\u00ebra\nher\u00eb dhe, edhe pse nuk flisnim p\u00ebr disa dit\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri na shihnin bashk\u00eb. Nuk\nmund ta largoja at\u00eb njeri i cili ishte kthyer n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pandashme t\u00eb jet\u00ebs\nsime. Nisur nga ftohja e tij, isha e bindur se m\u00eb tradhtonte dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb\ngjat\u00eb mbajta k\u00ebt\u00eb pesh\u00eb p\u00ebr vete derisa m\u00eb n\u00eb fund ia thash\u00eb se dyshoja tek ai.\nAi, jo vet\u00ebm q\u00eb e priti shum\u00eb keq, por m\u00eb tha se n\u00ebse ishte k\u00ebshtu, at\u00ebhere po\nlargohej nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga un\u00eb. Nuk e prita t\u00eb reagonte ashtu dhe u\nfrik\u00ebsova se do t\u00eb largohej v\u00ebrtet! Asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb kishte folur n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\ndhe u ndjeva shum\u00eb keq. U ndjeva edhe m\u00eb keq kur u ngrit nga karrigia dhe u\nlargua. E th\u00ebrrita, por nuk e ktheu kok\u00ebn. I telefonova, i k\u00ebrkova t\u00eb falur p\u00ebr\ndyshimet q\u00eb kisha patur, por k\u00ebt\u00eb e b\u00ebja sepse e doja. Klodi nuk m\u00eb ktheu asnj\u00eb\np\u00ebrgjigje. Ishte mashkulli i par\u00eb t\u00eb cilit i isha dh\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb\nduhet ta kishte vler\u00ebsuar, por atij asgj\u00eb nga ato q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb nuk i kishin\nb\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U largua at\u00eb dit\u00eb dhe \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalonte pa e\npar\u00eb dhe pa komunikuar me t\u00eb, m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndihesha keq. E ndjeja shum\u00eb munges\u00ebn\ne Klodit, por edhe m\u00eb vinte inat q\u00eb nuk m\u00eb telefononte fare, prandaj edhe un\u00eb e\nmbaja veten q\u00eb t\u00eb mos i telefonoja, edhe pse nga brenda po vdisja ta shihja\nedhe nj\u00eb her\u00eb. N\u00eb qytet nuk e shihja m\u00eb dhe kuptova q\u00eb ishte larguar nga\nShqip\u00ebria. Kaloi nj\u00eb vit dhe un\u00eb nuk kisha marr\u00eb asnj\u00eb lajm nga Klodi. Provova\nt\u2019i telefonoja, por numri i tij m\u00eb doli i fikur. Po \u00e7mendesha! Doja me patjet\u00ebr\nq\u00eb t\u2019i d\u00ebgjoja z\u00ebrin, ndaj edhe b\u00ebra \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\nkomunikimi. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, njihja edhe disa miq t\u00eb tij\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb\nndihmuan t\u00eb gjeja numrin e Klodit. \u201c\u00c7far\u00eb po b\u00ebj?\u201d, i thoja vetes, por p\u00ebrs\u00ebri\ne ndjeja se duhet ta b\u00ebja. I telefonova, por ai nuk u p\u00ebrgjigj. I d\u00ebrgova\nmesazh ku i shkrova se m\u00eb kishte marr\u00eb shum\u00eb malli p\u00ebr t\u00eb dhe se mezi prisja ta\ntakoja. \u201cNuk e di \u00e7far\u00eb ka ndodhur me jet\u00ebn t\u00ebnde gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb nuk kemi qen\u00eb\nbashk\u00eb, gjithsesi mua m\u00eb ke munguar shum\u00eb\u201d, i shkrova. Prisja me ankth\np\u00ebrgjigjen e tij e cila po vononte shum\u00eb. \u201cMe siguri nuk do t\u00eb m\u00eb shoh\u00eb m\u00eb\nkurr\u00eb, m\u00eb ka harruar\u201d, mendoja me vete. Pas tre or\u00ebsh, d\u00ebgjova telefonin. E\nkapa menj\u00ebher\u00eb dhe nxitova t\u00eb shikoja mesazhin. Zemra po m\u00eb rrihte fort dhe me\nnj\u00eb frym\u00eb e lexova p\u00ebrgjigjen e tij: \u201cZem\u00ebr, as un\u00eb nuk t\u00eb kam harruar. Shum\u00eb shpejt\ndo t\u00eb vij n\u00eb Shqip\u00ebri dhe dua t\u00eb t\u00eb shikoj\u201d. Kjo p\u00ebrgjigje e Klodit m\u00eb b\u00ebri t\u00eb\nhidhesha p\u00ebrpjet\u00eb nga g\u00ebzimi, pa menduar se kisha qen\u00eb p\u00ebrs\u00ebri un\u00eb ajo q\u00eb kisha\nreaguar. Nuk e kuptoja at\u00eb njeri, por p\u00ebrs\u00ebri e doja shum\u00eb. Ishte nj\u00eb dashuri\nq\u00eb as vet\u00eb nuk arrija ta shpjegoja. Shpresoja vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos isha e varur nga\nai. Klodi e kishte kuptuar q\u00eb un\u00eb kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me t\u00eb dhe mendonte se\nnuk do ta lija kurr\u00eb, edhe sikur ai ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb. Dhe, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebshtu\nishte, p\u00ebr fatin tim t\u00eb keq. Ajo dashuri m\u00eb tep\u00ebr m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb vuaja sesa m\u00eb\nlumturonte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Klodi erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb telefonoi. Kur\ne takova, e putha dhe e p\u00ebrqafova fort! Nuk kishte ndryshuar fare, ishte po ai\nq\u00eb kisha njohur m\u00eb par\u00eb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb ia kaluam shum\u00eb bukur bashk\u00eb, por nuk kaloi\nshum\u00eb dhe filluan p\u00ebrs\u00ebri grindjet. Klodi vazhdonte me ftoht\u00ebsin\u00eb e tij. Ne\nkishim shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk takoheshim dhe atij dukej q\u00eb nuk i kisha munguar fare.\nEdhe pse m\u00eb kishte lodhur shum\u00eb kjo sjellje e tij, un\u00eb vazhdoja ta pranoja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb duket sikur ti del me zor me mua. M\u00eb mir\u00eb\nma thuaj n\u00ebse nuk do q\u00eb t\u00eb dalim m\u00eb bashk\u00eb. Edhe pse do t\u00eb m\u00eb dhemb\u00eb n\u00eb fillim,\ndo t\u00eb m\u00ebsohem dhe do ta pranoj\u201d, i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cE ke kuptuar shum\u00eb gabim sepse un\u00eb mendoj t\u00eb\nfejohem me ty\u201d. Sapo tha k\u00ebt\u00eb, zemra m\u00eb rrahu p\u00ebrs\u00ebri fort. E pash\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sy\ndhe dukej q\u00eb nuk po g\u00ebnjente. K\u00ebshtu b\u00ebnte Klodi! Sa her\u00eb q\u00eb grindeshim, m\u00eb\nthoshte di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb jepte shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar lidhjen me t\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb i k\u00ebrkova\nt\u00eb m\u00eb fliste p\u00ebr jet\u00ebn e tij para se t\u00eb m\u00eb njihte mua, sepse asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb\nkishte folur, nd\u00ebrsa un\u00eb, po. M\u00eb tha q\u00eb kishte patur lidhje me nj\u00eb vajz\u00eb prej 5\nvjet\u00ebsh, por ajo lidhje kishte marr\u00eb fund p\u00ebrfundimisht. B\u00ebra sikur e besova\nsepse tani isha b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb mosbesuese ndaj tij. Ajo q\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqeu ishte se\nkishte patur nj\u00eb lidhje t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mendova se ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr\nta harruar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk e ke takuar m\u00eb fare at\u00eb vajz\u00eb?\u201d, e pyeta.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cJo, dhe as nuk dua ta p\u00ebrmend fare\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas k\u00ebsaj fillova t\u00eb interesohesha p\u00ebr vajz\u00ebn\ndhe ata v\u00ebrtet kishin patur nj\u00eb lidhje 5 vje\u00e7are bashk\u00eb, por nuk zbulova dot\nn\u00ebse lidhja e tyre kishte marr\u00eb v\u00ebrtet fund! M\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos e kisha pyetur fare\np\u00ebr lidhjet e tij t\u00eb m\u00ebparshme sepse k\u00ebshtu u m\u00ebrzita m\u00eb shum\u00eb. Klodi vazhdonte\nme po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb jetese; largohej n\u00eb Itali pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb mua m\u00eb\npar\u00eb (m\u00eb thoshte vet\u00ebm pasi kishte vajtur atje), telefononte shum\u00eb rrall\u00eb dhe\nfejes\u00ebn nuk e p\u00ebrmendi m\u00eb kurr\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fillova t\u00eb dyshoja se Klodi po m\u00eb tradhtonte\ndhe se lidhjen me mua e mbante sa p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00ebn. Ai nuk po kthehej dhe,\nn\u00eb nj\u00eb moment zem\u00ebrimi, i thash\u00eb se nuk doja ta takoja m\u00eb. Diskutuam shum\u00eb\ngjat\u00eb e ashp\u00ebr dhe Klodi arriti deri aty sa m\u00eb ofendoi r\u00ebnd\u00eb. I mbylla\ntelefonin dhe fillova t\u00eb qaja. Thell\u00eb brenda meje e dija q\u00eb jo shum\u00eb larg kjo\ndo t\u00eb ndodhte, por pasi e provova, kuptova se ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb shum\u00eb e\nhidhur. Nuk po e kaloja dot ndarjen me t\u00eb dhe pik\u00ebrisht n\u00eb ato momente,\nkush\u00ebrira m\u00eb njohu me nj\u00eb shokun e saj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cVini \u00ebsht\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb dhe tani, pas\nndarjes me Klodin, do t\u00eb ishte mir\u00eb ta njihje sepse ai nuk do t\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjej\u00eb\nkurr\u00eb\u201d, m\u00eb tha ajo. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">As vet\u00eb nuk e di si pranova ta takoja, por nuk\nu pendova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Vini \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet djal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb dhe kishte vet\u00ebm 3\njav\u00eb q\u00eb takoheshim, kur m\u00eb propozoi t\u00eb fejoheshim. Zemra m\u00eb dhimbte p\u00ebr Klodin,\npor kuptova q\u00eb me t\u00eb nuk kisha asnj\u00eb t\u00eb ardhme, ndaj pranova propozimin e\nVinit. Menj\u00ebher\u00eb pasi u fejova, i d\u00ebrgova mesazh Klodit ku i thash\u00eb se nuk\nduhej t\u00eb kishte menduar se ai ishte mashkulli i vet\u00ebm mbi tok\u00eb dhe i tregova q\u00eb\nisha fejuar. Ai nuk reagoi fare dhe shpresoja t\u00eb ndihej keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb u\nmartova me Vinin dhe shkuam p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Amerik\u00eb. Nisa nj\u00eb kapitull t\u00eb ri\nn\u00eb jet\u00ebn time dhe shpresoja q\u00eb \u00e7do faqe boshe t\u00eb tij ta mbushja me p\u00ebrjetime\ndhe kujtime t\u00eb bukura, por p\u00ebrs\u00ebri nuk arrita ta harroja Klodin! E mendoja\nshpesh dhe nuk rezistova dot pa komunikuar me t\u00eb. Fshehtas Vinit i b\u00ebja t\u00eb\ngjitha k\u00ebto dhe shpesh, kam rrezikuar shum\u00eb. Vinit i tregova p\u00ebr Klodin dhe e\ndi q\u00eb b\u00ebra gabim sepse edhe pse i thash\u00eb q\u00eb tani doja vet\u00ebm at\u00eb, u b\u00eb shum\u00eb\nxheloz dhe filloi t\u00eb m\u00eb kontrollonte celularin, facebook-un e vajtje-ardhjet e\nmia. Situata n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po jetoja, nuk durohej. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00ebse mendon t\u00eb sillesh k\u00ebshtu n\u00eb vazhdim, un\u00eb\ndua divorcin\u201d, i thash\u00eb, por ai m\u00eb q\u00eblloi me shuplak\u00eb n\u00eb sy t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb\ntij. Isha e vendosur q\u00eb do t\u00eb ndahesha nga Vini. Klodi, pasi e m\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb, m\u00eb\ntha q\u00eb do t\u00eb vinte t\u00eb m\u00eb merrte. N\u00eb fillim u ekzaltova, por m\u00eb von\u00eb mendova me\nvete: \u201cKu do t\u00eb q\u00ebndroja e vetme? N\u00eb sht\u00ebpi nuk kthehesha dot m\u00eb. Te Klodi nuk\nkisha m\u00eb besim se do q\u00ebndronte me mua, edhe pse e doja shum\u00eb&#8230;\u201d. K\u00ebshtu, un\u00eb\nhoqa dor\u00eb nga vendimi im dhe q\u00ebndrova me Vinin. Vendosa t\u00eb shk\u00ebpusja \u00e7do lidhje\nme Klodin, u mundova t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb pran\u00eb burrit tim dhe t\u2019i\np\u00ebrkushtohesha vet\u00ebm atij, por edhe Vini nuk e kuptonte q\u00eb un\u00eb e kisha shum\u00eb t\u00eb\nv\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatesha me jetes\u00ebn atje. Shpesh m\u00eb kujtonte se duhet t\u00eb\nfilloja nj\u00eb pun\u00eb, pa e menduar se un\u00eb akoma nuk dija t\u00eb komunikoja anglisht. I\nthoja q\u00eb m\u00eb mungonte shum\u00eb familja dhe ai m\u00eb thoshte shkurt se nuk kishim para\np\u00ebr t\u00eb prer\u00eb bilet\u00ebn. Pas shum\u00eb mundimeve, m\u00ebsova gjuh\u00ebn dhe fillova nj\u00eb pun\u00eb,\npor t\u00eb gjitha k\u00ebto, p\u00ebrs\u00ebri nuk m\u00eb ndihmuan q\u00eb ta harroja Klodin. Sa her\u00eb q\u00eb\nvija n\u00eb Shqip\u00ebri, e takoja. E di se ajo q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb gabim, por nuk\nndaloja dot. Dashuria q\u00eb kam p\u00ebr Klodin nuk ka ndryshuar fare, edhe pse k\u00ebt\u00eb\nver\u00eb m\u00ebsova se ai \u00ebsht\u00eb martuar. Ky lajm m\u00eb ra si bomb\u00eb. Ma tha shoku i tij. Djali\nt\u00eb cilin e dashuroj m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka, \u00ebsht\u00eb martuar dhe m\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se\n\u00ebsht\u00eb martuar me vajz\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn kishte lidhje 5 vje\u00e7are. Klodi m\u00eb kishte\ng\u00ebnjyer gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kemi q\u00ebndruar bashk\u00eb sepse at\u00eb vajz\u00eb nuk e kishte\nharruar, madje e kishte ditur gjithmon\u00eb se me t\u00eb do t\u00eb fejohej. Sa e zhg\u00ebnjyer\nndihem nga ai person dhe un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nuk arrij ta harroj! Kjo dashuri \u00ebsht\u00eb si\nd\u00ebnim p\u00ebr mua dhe vazhdon t\u00eb mbetet e till\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb m\u00eb jepej rasti, p\u00ebrs\u00ebri\ndo ta takoja dhe do ta p\u00ebrqafoja. Edhe pse kjo q\u00eb them duket si pa kuptim, un\u00eb\ne dashuroj ende!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne asnj\u00ebher\u00eb nuk jemi t\u00eb k\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb kemi arritur dhe gjithnj\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Shpesh jeta na v\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb v\u00ebshtira dhe Klodi ka qen\u00eb zgjedhja ime m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Pasi mbarova gjimnazin, fillova studimet p\u00ebr mjek\u00ebsi dhe q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb, djemt\u00eb m\u00eb ngacmonin shum\u00eb. Kisha shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-21933","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21933","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21933"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21933\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21933"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21933"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21933"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}