{"id":21907,"date":"2019-04-02T21:00:30","date_gmt":"2019-04-02T19:00:30","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21907"},"modified":"2019-04-02T20:03:50","modified_gmt":"2019-04-02T18:03:50","slug":"%ef%bb%bfnuk-mu-ndane-fatkeqesite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfnuk-mu-ndane-fatkeqesite\/","title":{"rendered":"\ufeffNuk m\u2019u ndan\u00eb fatkeq\u00ebsit\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha 18 vje\u00e7 kur njoha Stel\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo ishte gjith\u00e7ka p\u00ebr mua dhe un\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ne jetonim n\u00eb fshat dhe takoheshim fshehurazi, pasi n\u00ebse zbulohej q\u00eb ishim lidhur, dihej p\u00ebrfundimi, megjith\u00ebse un\u00eb isha gati t\u2019i shkoja n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Kaloi pak koh\u00eb dhe n\u00ebna ime e nuhati lidhjen ton\u00eb. Un\u00eb i thash\u00eb se do fejohesha me Stel\u00ebn, por ajo kund\u00ebrshtoi, duke argumentuar: \u201cAjo \u00ebsht\u00eb e krishter\u00eb dhe nuk duam t\u00eb p\u00ebrziejm\u00eb fen\u00eb\u201d, pasi ne jemi musliman\u00eb. Nuk kisha asgj\u00eb, e vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb g\u00ebzonte ishte takimi me Stel\u00ebn, puthjet dhe p\u00ebrqafimi i saj. Doja ta kisha kudo me vete, t\u00eb ishte gjithmon\u00eb pran\u00eb meje, por realisht, ishte e pamundur t\u00eb isha me t\u00eb. Familja ime b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndar\u00eb nga ajo. Nj\u00eb nat\u00eb d\u00ebgjova n\u00ebn\u00ebn q\u00eb po i thoshte babait se do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb m\u00eb largonin nga Shqip\u00ebria, p\u00ebr te disa kush\u00ebrinjt\u00eb e mi q\u00eb jetonin n\u00eb Itali. E d\u00ebgjova k\u00ebt\u00eb dhe i thash\u00eb Stel\u00ebs se donin t\u00eb na ndanin, k\u00ebshtu q\u00eb vendos\u00ebm t\u00eb dy q\u00eb t\u00eb iknim nga fshati. Problemi ishte se nuk kishim ku t\u00eb p\u00ebrplasnim kok\u00ebn. Njer\u00ebzit e Steles dhe t\u00eb mit\u00eb nuk na pranonin. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, un\u00eb kisha kursyer disa lek nga puna si kamerier q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb n\u00eb fshat, por ato ishin t\u00eb mjaftueshme vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb muaj. U nis\u00ebm me k\u00ebto lek dhe jetuam p\u00ebr pak kohe n\u00eb nj\u00eb qytet larg fshatit ton\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb k\u00ebrkuam pun\u00eb, por ishim pa profesion. V\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebsimit e kuptuam pas disa p\u00ebrpjekjesh. Kishim marr\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me qira ku kishim paguar vet\u00ebm nj\u00eb muaj. Po kalonte koha, po na mbaronin lek\u00ebt dhe ishim pa pun\u00eb. E kuptuam q\u00eb dashuria po fillonte t\u00eb kishte l\u00ebkundje. Lek\u00ebt shkaktonin debate t\u00eb vogla. Nj\u00eb dit\u00eb, Stela u ngrit e m\u00ebrzitur dhe m\u00eb tha se do kthehej n\u00eb sht\u00ebpi. Ajo ishte e vendosur dhe kishte b\u00ebr\u00eb gati rrobat. U p\u00ebrpoqa ta ndaloja, por e dija q\u00eb ishte e kot\u00eb, sepse kur ajo e vendoste di\u00e7ka, nuk kishte njeri q\u00eb ia ndryshonte mendjen. Nuk e di cilat ishin arsyet q\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb merrte k\u00ebt\u00eb vendim, por gjithsesi, ajo iku.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb mbeta vet\u00ebm. Familja e saj e pranoi n\u00eb sht\u00ebpi,\nnd\u00ebrsa familja ime, e urrente at\u00eb. Un\u00eb ika n\u00eb Itali, te kush\u00ebrinjt\u00eb e mi. Kaluan\nvitet dhe un\u00eb nuk kisha d\u00ebgjuar asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Atje njoha nj\u00eb vajz\u00eb italiane.\nIshte shum\u00eb e bukur dhe u lidha me t\u00eb p\u00ebr t\u00eb harruar Stel\u00ebn, por ajo filloi t\u00eb\nm\u00eb donte \u00e7mendurisht. Ajo ishte nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr mua n\u00eb at\u00eb vend ku nuk\nnjihja njeri dhe kisha vendosur ta sillja n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb t\u00eb njihte familjen\ntime. Nuk e dija se e kujt ishte, vet\u00ebm m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se vinte nga nj\u00eb\nfamilje e pasur. Ishin kush\u00ebrinjt\u00eb e mi k\u00ebt\u00eb her\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkat\u00ebrronin gjith\u00e7ka.\nAta e kishin ndjekur nj\u00ebher\u00eb deri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj dhe kishin marr\u00eb vesh se\najo ishte vajza e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn ku jetonim. Duke par\u00eb gjith\u00eb\nfatin dhe gj\u00ebrat e mira q\u00eb po kaloja me t\u00eb, si dhe duke ditur planet q\u00eb kisha me\nt\u00eb, ata i kishin th\u00ebn\u00eb t\u00eb atit t\u00eb dashur\u00ebs p\u00ebr ne t\u00eb dy. Anxhela, e dashura ime,\nkishte d\u00ebgjuar se i ati e kishte marr\u00eb vesh k\u00ebt\u00eb dhe m\u00eb tha se duhet t\u00eb b\u00ebnin\ndi\u00e7ka, pasi ai nuk do t\u00eb na lejonte t\u00eb rrinim bashk\u00eb. Vendosa ta rr\u00ebmbeja dhe\nkisha thurur plane duke k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e kush\u00ebrinjve t\u00eb mi. Nuk e dija se ata\ndo t\u00eb m\u00eb tradhtonin. N\u00eb dit\u00ebn dhe vendin e takimit me Anxhel\u00ebn, erdhi babai i\nsaj dhe e largoi at\u00eb duke e d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb ishull larg Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb.\nMua m\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjilp\u00ebr\u00eb, e cila m\u00eb b\u00ebri t\u00eb humbja ndjenjat. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb un\u00eb kisha futur letrat dhe prisja t\u2019i\nmerrja. Pas k\u00ebsaj, nuk doja t\u00eb rrija m\u00eb as n\u00eb Itali. Bleva nj\u00eb makin\u00eb, por b\u00ebra\nnj\u00eb aksident dhe makina m\u2019u shkat\u00ebrrua. U ktheva n\u00eb Shqip\u00ebri pa i marr\u00eb letrat.\nFamilja nuk po m\u00eb njihte. Kisha ndryshuar krejt\u00ebsisht. Isha transformuar si\npamje dhe si njeri. Sapo u ktheva, ata donin t\u00eb m\u00eb gjenin nuse, por n\u00eb nerva e\nsip\u00ebr, u thash\u00eb se nuk do t\u00eb martohesha kurr\u00eb. Nga ai djal\u00eb shum\u00eb shakaxhi q\u00eb\nkisha qen\u00eb, isha b\u00ebr\u00eb fjal\u00ebpak, i zymt\u00eb, i eg\u00ebr, pa interes p\u00ebr bot\u00ebn dhe p\u00ebr\nnjer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb rrethonin. Flok\u00ebt i kisha l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjata, i kisha ka\u00e7urrela dhe\ndukeshin si t\u00eb lyera me fije. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e mi m\u00eb shikonin habitsh\u00ebm, t\u00ebr\u00eb\npasiguri. U dukesha si i huaj, madje disa f\u00ebmij\u00eb dajash m\u00eb thonin se ngjaja me\nt\u00eb droguar, nd\u00ebrsa un\u00eb vet\u00eb, ndjehesha i vdekur p\u00ebr s\u00eb gjalli. S\u2019doja t\u00eb dija\nse kishte jet\u00eb, se ekzistonin femra apo se kisha familje. Nuk m\u00eb interesonte\nasgj\u00eb. Tani, bota dhe jeta p\u00ebr mua ishin t\u00eb zeza dhe asnj\u00eb ngjyr\u00eb tjet\u00ebr nuk\nekzistonte. Isha kthyer n\u00eb njeri t\u00eb dyshimt\u00eb e t\u00eb pasigurt\u00eb edhe p\u00ebr familjen.\nDukej sikur e gjith\u00eb bota kishte pushuar se ekzistuari, se koha kish ndalur,\npor n\u00eb fakt, kish ndalur jeta dhe koha ime sepse p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, ajo rridhte\nnormalisht. Pas disa muajsh, m\u00eb erdh\u00ebn letrat nga Italia, por i dogja sapo m\u00eb\nran\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Kisha kaluar aq shum\u00eb dhimbje atje sa nuk d\u00ebshiroja t\u00eb kthehesha\nm\u00eb. Fillova pun\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri si pun\u00ebtor lla\u00e7i, pasi nuk kisha nj\u00eb zanat. Po\nkalonin vitet dhe u b\u00ebra 28 vje\u00e7. Njer\u00ebzit e sht\u00ebpis\u00eb ngulnin k\u00ebmb\u00eb se duhet t\u00eb\nfejohesha. Un\u00eb nuk doja t\u00eb kisha m\u00eb fem\u00ebr tjet\u00ebr ose nuk kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb\nkrijoja nj\u00eb njohje tjet\u00ebr. Ndjehesha bosh dhe i lodhur, i inatosur me t\u00eb gjith\u00eb\ndhe me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u larguar nga t\u00eb gjith\u00eb. Pas disa muajsh, fillova t\u00eb\nshtroja pllaka me disa miqt\u00eb e mi. Hynim n\u00eb shum\u00eb sht\u00ebpi e shikoja shum\u00eb\nfamilje. Kisha par\u00eb edhe shum\u00eb vajza, por asnj\u00ebra nuk m\u00eb hynte n\u00eb sy dhe jo se\nisha un\u00eb m\u00eb i bukur apo se ato nuk kishin vlera, por sepse dashuria e v\u00ebrtet\u00eb\nkishte ikur p\u00ebr mua. Tani ndoshta do gjeja nj\u00eb grua vet\u00ebm p\u00ebr ta pasur dhe p\u00ebr\nt\u2019u kujdesur p\u00ebr mua. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb nj\u00eb familje, njoha nj\u00eb vajz\u00eb. Ajo quhej\nMira dhe ishte rreth 25 vje\u00e7e. Ishte e bukur dhe e ndjeshme. Po shtronim\npllakat n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. Nj\u00eb dit\u00eb pash\u00eb se ajo kishte ven\u00eb nj\u00eb unaz\u00eb n\u00eb\ngisht. E kujtoja t\u00eb fejuar. I k\u00ebrkova nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb dhe kur m\u00eb dha got\u00ebn, m\u00eb\npreku gishtat. M\u2019u krijua nj\u00eb ndjesi q\u00eb kishte koh\u00eb q\u00eb kishte vdekur p\u00ebr mua,\npor ajo unaz\u00eb n\u00eb gisht m\u00eb pengonte t\u2019i hidhja nj\u00eb fjal\u00eb. Stepesha p\u00ebrball\u00eb asaj\nfemre dhe ambientit n\u00eb t\u00eb cilin gjendesha. Si ta zbuloja n\u00eb ishte e fejuar apo\njo?! Kur po hanim drek\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb, i thash\u00eb t\u00eb v\u00ebllait:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Keni dasm\u00eb, prandaj po e rregulloni sht\u00ebpin\u00eb? &#8211; dhe\nashtu si n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit, prisja p\u00ebrgjigjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, jo, &#8211; m\u00eb tha ai, &#8211; nuk kemi dasm\u00eb, pasi un\u00eb\njam i martuar dhe motr\u00ebn e kemi beqare. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa u g\u00ebzova nga kjo p\u00ebrgjigje! Te kjo sht\u00ebpi punova\nrreth 15 dit\u00eb. Pas k\u00ebsaj, shkuam n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr, por nuk m\u00eb hynin n\u00eb sy\nfemrat e tjera. M\u00eb kish ngelur n\u00eb mendje ajo&#8230; Vendosa t\u2019i tregoja familjes\nsime. Ata u g\u00ebzuan shum\u00eb, e pan\u00eb vajz\u00ebn, u p\u00eblqeu dhe d\u00ebrguam njer\u00ebz n\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb e saj. Pas disa muajsh fejese, ne vendos\u00ebm t\u00eb martoheshim. I tregova\ngjith\u00e7ka q\u00eb kisha kaluar n\u00eb jet\u00ebn time asaj dhe ajo i pranoi k\u00ebto, nd\u00ebrsa p\u00ebr\nt\u00eb, un\u00eb isha dashuria e par\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani jam i qet\u00eb dhe dal\u00ebngadal\u00eb, po nd\u00ebrtoj jet\u00ebn\ntime. Pres t\u00eb vij\u00eb n\u00eb jet\u00eb f\u00ebmija im i par\u00eb. Jam i g\u00ebzuar q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, pas\nshum\u00eb e shum\u00eb peripecish q\u00eb kalova n\u00eb jet\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn kam nj\u00eb grua q\u00eb m\u00eb do dhe\nun\u00eb po filloj ta dua. Jam shum\u00eb i g\u00ebzuar q\u00eb Zoti shum\u00eb shpejt do t\u00eb na bekoj\u00eb\nme nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Isha 18 vje\u00e7 kur njoha Stel\u00ebn. Ajo ishte gjith\u00e7ka p\u00ebr mua dhe un\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ne jetonim n\u00eb fshat dhe takoheshim fshehurazi, pasi n\u00ebse zbulohej q\u00eb ishim lidhur, dihej p\u00ebrfundimi, megjith\u00ebse un\u00eb isha gati t\u2019i shkoja n\u00eb sht\u00ebpi. Kaloi pak koh\u00eb dhe n\u00ebna ime e nuhati lidhjen ton\u00eb. Un\u00eb i thash\u00eb se do fejohesha me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6713,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-21907","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21907","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21907"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21907\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6713"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}