{"id":21901,"date":"2019-04-02T18:00:14","date_gmt":"2019-04-02T16:00:14","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21901"},"modified":"2019-04-02T16:52:16","modified_gmt":"2019-04-02T14:52:16","slug":"%ef%bb%bfkeshtu-vdiq-dashuria-ime-e-vetme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfkeshtu-vdiq-dashuria-ime-e-vetme\/","title":{"rendered":"\ufeffK\u00ebshtu vdiq dashuria ime e vetme&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p>Jam Beni, nga nj\u00eb fshat i vog\u00ebl i nj\u00eb rrethi n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p> Jeta nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd e as p\u00ebr mua.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot jam 30 vje\u00e7, por rr\u00ebfimin do ta nis kur po mbaroja gjimnazin dhe duhet t\u2019i jepja nj\u00eb drejtim jet\u00ebs sime. N\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb nuk shkoja dot sepse nuk isha n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb ekonomike. Kisha edhe dy motra. Nj\u00ebra ishte e fejuar, nd\u00ebrsa tjetra, e vog\u00ebl. Un\u00eb isha f\u00ebmija i dyt\u00eb, isha m\u00eb i shkath\u00ebti dhe m\u00eb i interesuari p\u00ebr shkoll\u00eb. Motra e madhe nuk e kishte vazhduar shkoll\u00ebn e mesme, nd\u00ebrsa un\u00eb isha drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb saj. N\u00eb provimet e matur\u00ebs dola nx\u00ebn\u00ebsi m\u00eb i mir\u00eb, duke marr\u00eb rezultatet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e rrethit. T\u00eb gjith\u00eb ishin krenar\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebngulnin q\u00eb un\u00eb t\u00eb vazhdoja studimet e larta. Vet\u00ebm familja ime e kund\u00ebrshtonte me forc\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Prind\u00ebrit u k\u00ebrkuan si nder dajave jo lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar shkoll\u00ebn, por q\u00eb t\u00eb m\u00eb merrnin n\u00eb Itali sapo t\u00eb mbaroja gjimnazin. K\u00ebshtu, un\u00eb mbarova shkoll\u00ebn dhe iu bashkova dajave n\u00eb Itali. Italishten e flisja pak, por e kuptoja. Arrita edhe t\u00eb gjeja pun\u00eb sapo kisha arritur dhe ky ishte fat i madh, si\u00e7 thoshte familja ime. Po kaloja dit\u00eb t\u00eb qeta, por edhe t\u00eb lodhshme sepse nuk isha m\u00ebsuar t\u00eb punoja. Nj\u00eb dit\u00eb kur po ikja n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb metro, syt\u00eb e mi ndeshen me shikimin e nj\u00eb vajze t\u00eb \u00ebmb\u00ebl. Ishim ngjitur me nj\u00ebri-tjetrin dhe dora ime preku t\u00eb saj\u00ebn. N\u00eb italisht i k\u00ebrkova falje, por ajo uli syt\u00eb dhe zbriti nga metroja. K\u00ebto shikime t\u00eb para dhe ajo prekje dore do t\u00eb ishin fillimi i trazimit t\u00eb ndjenjave t\u00eb mia. Isha nj\u00eb det i qet\u00eb dhe mjaftoi vet\u00ebm nj\u00eb goditje me shikimin e k\u00ebsaj vajze q\u00eb ai t\u00eb dallg\u00ebzohej. Fillova t\u00eb mendoja m\u00eb shpesh p\u00ebr t\u00eb. A do t\u00eb mund ta takoja m\u00eb? Isha shum\u00eb i bindur se vet\u00ebm rast\u00ebsia do t\u00eb m\u00eb takonte me k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb. Nuk kisha asgj\u00eb t\u00eb saj\u00ebn, vet\u00ebm imazhin e dy syve dhe ndjesin\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrk\u00ebdheljeje. Sa mir\u00eb do ishte po t\u00eb ishte shqiptare! Tani lusja Zotin jo q\u00eb t\u00eb kisha pun\u00eb, lutje q\u00eb i b\u00ebnin zakonisht emigrant\u00ebt, por t\u00eb m\u00eb jepte mund\u00ebsin\u00eb ta takoja s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb. Emrin nuk ia dija, por e pag\u00ebzova me emrin Xhesika. Ku do ishte tani Xhesika? <\/p>\n\n\n\n<p>Kisha arritur nj\u00eb mir\u00ebqenie ekonomike dhe kisha marr\u00eb\nedhe letrat. Tani isha me dokumente t\u00eb rregullta dhe mora nj\u00eb sht\u00ebpi me qira m\u00eb\nvete. Nuk po jetoja m\u00eb me dajat. Bleva edhe nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur. Edhe letrat,\nedhe patent\u00ebn, i kisha marr\u00eb. Po kalonin dit\u00ebt dhe kisha arritur q\u00eb n\u00eb dy vite\nt\u00eb krijoja nj\u00eb gjendje t\u00eb q\u00ebndrueshme ekonomike. Kishte dit\u00eb q\u00eb punoja edhe me dy\nturne apo kisha z\u00ebn\u00eb edhe dy pun\u00eb. N\u00eb pak koh\u00eb, kisha arritur at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn\nshum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve do t\u2019u duheshin vite, por jo m\u00eb kot thot\u00eb populli: \u201cTahmaja e\nmadhe t\u00eb l\u00eb pa gj\u00eb\u201d. Ishte data 30 korrik dhe isha shum\u00eb i lodhur nga puna\nsepse kisha punuar dy turne dhe u shtriva shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fjetur. E mbaj\nmend \u00ebndrr\u00ebn q\u00eb pash\u00eb at\u00eb nat\u00eb&#8230; \u00cbnd\u00ebrrova sikur m\u00eb ishin rritur flok\u00ebt, sikur\ni kisha t\u00eb gjata dhe t\u00eb zeza. Kisha hipur n\u00eb makin\u00ebn time dhe brenda kisha edhe\nnj\u00eb vajz\u00eb. Ajo ishte bukuroshja q\u00eb un\u00eb e kisha pag\u00ebzuar me emrin Xhesika. Po\necja shum\u00eb shpejt me makin\u00eb dhe, nga shpejt\u00ebsia, humba kontrollin e rash\u00eb n\u00eb nj\u00eb\ngremin\u00eb. Pas shum\u00eb rrokullisjesh, makina arriti n\u00eb fund t\u00eb humner\u00ebs dhe atje, shp\u00ebrtheu.\nDit\u00ebn tjet\u00ebr kisha ankth dhe nuk doja ta merrja makin\u00ebn p\u00ebr pun\u00eb, por n\u00eb fakt,\nisha zgjuar shum\u00eb von\u00eb dhe duhet t\u00eb nxitoja. Ashtu nxitimthi mora makin\u00ebn dhe po\ne ngisja shum\u00eb shpejt. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb keq, rruga nga kaloja un\u00eb ishte\nrrug\u00eb pa shum\u00eb polic\u00eb dhe mund t\u00eb ecja edhe shum\u00eb shpejt.<\/p>\n\n\n\n<p>Rrug\u00ebs m\u00eb doli p\u00ebrpara papritur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe, p\u00ebr\nt\u00eb shp\u00ebtuar at\u00eb, dola nga rruga dhe u p\u00ebrplasa me nj\u00eb pem\u00eb. Kur u p\u00ebrmenda, e\ngjeta veten n\u00eb spital dhe mbi kok\u00eb, kisha infermiere. Doktor\u00ebt m\u00eb operuan krahun\ndhe k\u00ebmb\u00ebn, pasi kishin d\u00ebmtime. M\u00eb shum\u00eb m\u00eb ishte vrar\u00eb k\u00ebmba. Un\u00eb u p\u00ebrmenda\npas nj\u00eb dite dhe, si nj\u00eb vegim, m\u2019u shfaq para syve, e veshur si infermiere, Xhesika.\nF\u00ebrkoja syt\u00eb dhe mendoja se mos ishte nga efekti i anestezis\u00eb dhe operacioneve.\nItalisht, m\u00eb tha: <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mos u m\u00ebrzit se do b\u00ebhesh m\u00eb mir\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtu kuptova se ishte shenj\u00eb e Zotit t\u00eb m\u00eb takonte\nme at\u00eb. Nga sh\u00ebnimi q\u00eb kishte n\u00eb bluz\u00eb, vura re se quhej Xhulia. Sa i lumtur\nndjehesha, edhe pse kisha shum\u00eb dhimbje n\u00eb trup!<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkova q\u00eb ajo t\u00eb kujdesej p\u00ebr mua. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb\nkalonte, ajo dukej m\u00eb e m\u00ebrzitur. Nj\u00eb dit\u00eb mora guximin dhe e pyeta n\u00ebse ishte\ne lidhur apo e fejuar. Ajo m\u00eb tha \u201cjo\u201d. Si vazhdim t\u00eb asaj p\u00ebrgjigjeje, m\u00eb tha\nse nuk i p\u00eblqente shqiptar\u00ebt se ishin njer\u00ebz t\u00eb eg\u00ebr dhe nuk dinin t\u00eb silleshin\nme femrat. M\u00eb tha se nuk donte t\u00eb njihej m\u00eb shum\u00eb me mua, pasi e dinte se isha shqiptar.\nSa m\u00eb l\u00ebnduan k\u00ebto fjal\u00eb! Nuk e prisja k\u00ebt\u00eb reagim nga kjo vajz\u00eb. Si t\u2019ia\nshpjegoja asaj se un\u00eb ndjeja p\u00ebr t\u00eb? M\u00eb shk\u00eblqenin syt\u00eb sa e her\u00eb e shikoja. Nj\u00eb\ndit\u00eb po m\u00eb vinte serumin dhe vura re se duart po dridheshin. E pyeta se \u00e7far\u00eb\nkishte, por nuk m\u2019u p\u00ebrgjigj dhe u largua kokulur. Edhe ajo ndjente p\u00ebr mua, por\nfrika ishte m\u00eb e madhe se ndjenja. Kaluan disa dit\u00eb dhe i thash\u00eb se kisha r\u00ebn\u00eb\nn\u00eb dashuri me t\u00eb. Mua m\u00eb duheshin edhe disa dit\u00eb t\u00eb dilja nga spitali, por ky\nq\u00ebndrim m\u00eb dukej me tep\u00ebr si sezon pushimesh sepse kisha pran\u00eb at\u00eb q\u00eb kisha koh\u00eb\nq\u00eb e kisha k\u00ebrkuar. Isha i bindur n\u00eb vetvete se nuk do t\u00eb dilja nga spitali pa\nu lidhur me k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb. Dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb dilja, shk\u00ebmbeva numrin e telefonit. E\npyeta ku jetonte, me k\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja kur do t\u00eb takoheshim, kur do mund\nt\u2019i shihja s\u00ebrish syt\u00eb e saj. Pasi dola nga spitali, n\u00eb Itali erdhi edhe\nfamilja ime, q\u00eb e kishin marr\u00eb vesh se kisha b\u00ebr\u00eb aksident. Dal\u00ebngadal\u00eb po e\nmerrja veten. I k\u00ebrkova Xhulias t\u00eb takoheshim. Ajo ishte e vetme at\u00eb dit\u00eb n\u00eb\nsht\u00ebpi dhe pun\u00eb nuk kishte n\u00eb spital. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, jetonim t\u00eb dy n\u00eb nj\u00eb\nqytet. Pim\u00eb kafe n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit. Mezi po prisja ta shikoja s\u00ebrish.\nT\u2019i shihja syt\u00eb, t\u2019i prekja dor\u00ebn, ndoshta&#8230;. Ne kishim koh\u00eb q\u00eb kishim folur n\u00eb\ntelefon kur isha n\u00eb spital, nj\u00eb njohje dhe prezantim e kishim b\u00ebr\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb\nkisha p\u00ebrgatitur n\u00eb mendje nj\u00eb \u201cplan djall\u00ebzor\u201d. Mezi po prisja t\u00eb mbaronte\ntakimi. Dol\u00ebm jasht\u00eb, i bleva nj\u00eb tr\u00ebndafil dhe p\u00ebrball\u00eb luleshit\u00ebsit, e putha\np\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Ishte ndjesi q\u00eb s\u2019e kisha provuar asnj\u00ebher\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Mendova se do t\u00eb merrja nj\u00eb shuplak\u00eb prej saj, se do\nt\u00eb reagonte shum\u00eb ashp\u00ebr, por sa larg parashikimeve t\u00eb mia ishte sjellja e saj!\nAjo m\u00eb p\u00ebrqafoi fort dhe aty e ndjeva se edhe ajo e p\u00eblqeu k\u00ebto puthje. Pas\nk\u00ebsaj, m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u00eb fal p\u00ebr racizmin ndaj shqiptar\u00ebve, por edhe un\u00eb\njam shqiptare nga babi. Vet\u00ebm se im at\u00eb e mashtroi n\u00ebn\u00ebn time dhe e la p\u00ebr nj\u00eb\ntjet\u00ebr. Ai na braktisi&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>S\u2019e p\u00ebrshkruaja dot emocionin q\u00eb ndjeja. Aty, i\nthash\u00eb: \u201cKurr\u00eb nuk do t\u00eb t\u00eb braktis, h\u00ebna ime. Ti do jesh gjithmon\u00eb me mua. P\u00cbRGJITHMON\u00cb,\ndo jemi bashk\u00eb\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb aty, u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. E dija q\u00eb\nfamilja ishte brenda dhe do ta mir\u00ebprisnin at\u00eb q\u00eb un\u00eb n\u00eb mendje e zem\u00ebr e kisha\nvendosur q\u00eb do ta kisha gruan time p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Ajo po habitej dhe i thash\u00eb:\n\u201cVet\u00ebm m\u00eb beso sepse tani po ikim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb!\u201d. Sa u lumturua ajo, sa e\nqet\u00eb dhe e g\u00ebzuar dukej! Familja ime e priti krah\u00ebhapur dhe i p\u00eblqeu shum\u00eb\nXhulia ime. Edhe ajo u ndje mir\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tyre. Dit\u00ebn tjet\u00ebr ik\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\ne saj. Jetonte me t\u00eb \u00ebm\u00ebn, q\u00eb e kishte doktoresh\u00eb. U fejuam dhe p\u00ebr shum\u00eb pak\nmuaj vendos\u00ebm t\u00eb martoheshim. Gjith\u00e7ka po shkonte p\u00ebr mrekulli. Ishim t\u00eb g\u00ebzuar\ne t\u00eb qet\u00eb mes pun\u00ebs dhe dashuris\u00eb. U martuam para Vitit t\u00eb Ri. Familja ime, pas\ndasm\u00ebs, u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri. Sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb kisha me qira, e bleva. Ajo vazhdonte\npun\u00ebn n\u00eb spital. Pas tre muaj martese, Xhuli m\u00eb dha lajmin m\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ift:\nDo b\u00ebheshim me nj\u00eb djal\u00eb. Sa u g\u00ebzuam t\u00eb gjith\u00eb! I k\u00ebrkova Xhulias q\u00eb ta merrte\nn\u00ebn\u00ebn e saj t\u00eb jetonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos ishte vet\u00ebm, plus q\u00eb ajo\nshum\u00eb shpejt do dilte n\u00eb pension dhe kjo do e b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb jetes\u00ebn e\nsaj n\u00eb vetmi. Ajo do ishte ndihm\u00eb p\u00ebr Xhulian kur t\u00eb lindte f\u00ebmija dhe n\u00eb fakt,\nk\u00ebshtu ndodhi. Shtatzania e saj po kalonte pa shum\u00eb probleme. F\u00ebmija ishte i sh\u00ebndetsh\u00ebm.\nMezi po prisnim dit\u00ebn kur ai t\u00eb vinte n\u00eb jet\u00eb. I kishim bler\u00eb shum\u00eb rroba t\u00eb\nbukura. Xhulia ishte n\u00eb muajin e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb shtatzanis\u00eb. I duhej edhe nj\u00eb jav\u00eb p\u00ebr\nt\u00eb lindur, por n\u00eb fakt, bebi yn\u00eb nuk po duronte dot t\u00eb vinte n\u00eb jet\u00eb. Kur po\nnisesha p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga sht\u00ebpia p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb, asaj i nis\u00ebn dhimbjet e lindjes. Ashtu,\nhip\u00ebm n\u00eb makin\u00eb dhe me shpejt\u00ebsi, shkuam n\u00eb spital. Aty m\u00eb than\u00eb se gruaja ime\nnuk mund t\u00eb b\u00ebnte lindje natyrale, por me operacion. M\u00eb shpjeguan se f\u00ebmija\nishte n\u00eb pozicion t\u00eb keq dhe kishte shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00ebri nga t\u00eb dy, t\u00eb mos\njetonte. M\u00eb than\u00eb se duhet t\u00eb zgjidhja mes jet\u00ebs s\u00eb time shoqeje dhe tim biri.\nI thash\u00eb t\u2019i shp\u00ebtonin t\u00eb dy, por e dija q\u00eb kjo ishte e pamundur. I k\u00ebrkova q\u00eb\np\u00ebrpara se t\u00eb vendosja dhe se ta fusnin n\u00eb operim, t\u00eb shkoja ta takoja. Ma\ndhan\u00eb k\u00ebt\u00eb leje. Sapo hyra, pash\u00eb dhimbjen, frik\u00ebn e mallin n\u00eb syt\u00eb e saj. M\u00eb\nkujtohen si sot fjal\u00ebt e saj: \u201cT\u00eb dua mbi gjith\u00e7ka e gjithk\u00ebnd. Je dashuria e\npar\u00eb dhe e vetme e jet\u00ebs sime. Je gj\u00ebja m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe e shtrenjt\u00eb q\u00eb kam,\npor t\u00eb lutem, n\u00ebse t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsh mes jet\u00ebs sime dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs son\u00eb,\nshp\u00ebto f\u00ebmij\u00ebn. Shp\u00ebto frytin e dashuris\u00eb son\u00eb!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Syt\u00eb m\u2019u mbush\u00ebn me lot dhe i thash\u00eb t\u00eb mos m\u00ebrzitej\nse t\u00eb dy do t\u00eb shp\u00ebtonin dhe do t\u00eb ishim shum\u00eb t\u00eb lumtur. Aty i thash\u00eb se edhe\najo ishte e para fem\u00ebr dhe dashuri e jet\u00ebs sime. Gjithashtu, e vetmja. Kur dola,\ni thash\u00eb doktorit se zgjidhja jet\u00ebn e gruas sime. Nga ora dy nisi operacioni.\nAi po zgjaste. Shkoi ora kat\u00ebr, kur papritur u hap dera e sall\u00ebs dhe ata m\u00eb than\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Na vjen keq, por nuk mund\u00ebm ta shp\u00ebtonim&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; K\u00eb? \u2013 pyeta dhe m\u00eb than\u00eb se isha b\u00ebr\u00eb me djal\u00eb,\npor gruaja ime kishte vdekur. Ajo nuk kishte arritur ta p\u00ebrballonte\noperacionin. Aty mbaroi edhe jeta ime. Ndjenjat dhe ndjesit\u00eb p\u00ebr fem\u00ebr, aty u\nshuan. Bashk\u00eb me to, u shua edhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qeshur e p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb s\u00ebrish i\nlumtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Kisha edhe nj\u00eb peng tjet\u00ebr, se nuk b\u00ebra at\u00eb q\u00eb m\u00eb tha ajo.\nM\u00eb soll\u00ebn f\u00ebmij\u00ebn ta mbaja, por nuk e prekja dot. T\u00eb gjith\u00eb u habit\u00ebn nga ky\nrefuzim. Vjehrra ime ishte e shkat\u00ebrruar e un\u00eb, po ashtu. Familja ime ishte e\nhabitur dhe e sikletosur se nuk dinin si t\u00eb m\u00eb ngush\u00ebllonin. Pas dy dit\u00ebsh, b\u00ebm\u00eb\nvarrimin. Si do ta shtyja jet\u00ebn time tani? Si do ta p\u00ebrk\u00ebdhelja at\u00eb qenie q\u00eb\nishte fajtore p\u00ebr vdekjen e personit m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time? E quajta\nXhulio, si dashuria ime. Me t\u00eb u mor vjehrra ime, edhe pse shpesh vinte edhe\nn\u00ebna ime kur un\u00eb i nxirrja viz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Itali. E \u00ebnd\u00ebrroja \u00e7do nat\u00eb,\nsikur ishte me mua dhe pran\u00eb meje. E \u00ebnd\u00ebrroja nj\u00eblloj si at\u00ebher\u00eb kur ishte\nende enigm\u00eb p\u00ebr mua. \u00cbnd\u00ebrr ishte edhe jetesa me t\u00eb, \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb mbaroi shum\u00eb\nshpejt. Ishte \u00ebndrra m\u00eb e bukur q\u00eb kam jetuar, \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb do ta jetoj derisa t\u00eb\nmbyll syt\u00eb e t\u00eb bashkohem me t\u00eb n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam Beni, nga nj\u00eb fshat i vog\u00ebl i nj\u00eb rrethi n\u00eb Shqip\u00ebri. Jeta nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd e as p\u00ebr mua. Sot jam 30 vje\u00e7, por rr\u00ebfimin do ta nis kur po mbaroja gjimnazin dhe duhet t\u2019i jepja nj\u00eb drejtim jet\u00ebs sime. N\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb nuk shkoja dot sepse nuk isha n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21652,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[254],"class_list":["post-21901","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21901"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21901\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21652"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}