{"id":21878,"date":"2019-03-30T17:00:08","date_gmt":"2019-03-30T16:00:08","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21878"},"modified":"2019-03-30T15:55:44","modified_gmt":"2019-03-30T14:55:44","slug":"%ef%bb%bfjam-dashuruar-me-njerkun-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfjam-dashuruar-me-njerkun-tim\/","title":{"rendered":"\ufeffJam dashuruar me njerkun tim!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam nj\u00eb vajz\u00eb nga Tirana, por emrin s`dua ta b\u00ebj publik. Vij nga nj\u00eb familje e pasur dhe n\u00eb jet\u00eb, kurr\u00eb s`m\u00eb ka munguar asgj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani jam 25 vje\u00e7e dhe studioj p\u00ebr Shkencat e Natyr\u00ebs. Kur isha e vog\u00ebl, familjar\u00ebt e mi m\u00eb llastonin shum\u00eb. Duke qen\u00eb se mami u nda nga babai, shum\u00eb her\u00ebt un\u00eb jetoja me mamin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00ebhere isha vet\u00ebm 17 vje\u00e7e dhe, edhe pse isha zhvilluar shum\u00eb n\u00eb trup, me mendje isha ende nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Mami im, jo se dua ta paragjykoj, por ishte shum\u00eb e l\u00ebvizshme, por koh\u00ebt e fundit u lidh me nj\u00eb njeri q\u00eb quhej S. dhe q\u00eb krijoi me t\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme. Ai ishte shum\u00eb i bukur. Ishte tipi i meshkujve q\u00eb shikohen vet\u00ebm n\u00eb telenovela. Ajo e donte dhe marr\u00ebdh\u00ebnia e tyre u zgjerua aq shum\u00eb saq\u00eb her\u00eb-her\u00eb ai vinte te ne, derisa ata filluan t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Nw at\u00eb koh\u00eb, kjo gj\u00eb m\u00eb dukej normale. Edhe pse shoqet e mia m\u00eb pyesnin se si e duroja, un\u00eb nuk i kushtoja shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ata ishin shum\u00eb t\u00eb dashur me nj\u00ebri-tjetrin, un\u00eb\ne ndieja veten shum\u00eb t\u00eb lumtur mes tyre dhe mami n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb mbante shum\u00eb\naf\u00ebr. Edhe S. ishte nj\u00eb njeri i dashur dhe mua m\u00eb respektonte si vajz\u00ebn e vet.\nSa her\u00eb vinte, m\u00eb sillte lloj-lloj gj\u00ebrash q\u00eb t`i k\u00ebrkoja un\u00eb dhe ulej e b\u00ebnte\nshaka me ne n\u00ebp\u00ebr darka, ashtu si\u00e7 babi im s`kishte b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb. Sa her\u00eb ata dilnin,\nm\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb dilja me ta dhe un\u00eb mund t\u00eb them me plot goj\u00ebn q\u00eb kam qen\u00eb nd\u00ebr\nt\u00eb paktat vajza q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00ebp\u00ebr lokalet e nat\u00ebs t\u00eb asaj kohe sepse shoqet e\nmia nuk i linin. Jeta jon\u00eb ishte aq e bukur sa ngjante me nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Kishte\nnet\u00eb kur trembesha n\u00eb gjum\u00eb dhe, edhe pse nuk isha shum\u00eb e vog\u00ebl me trup, mami\nm\u00eb th\u00ebrriste dhe flija me ta n\u00eb krevatin dopio. Un\u00eb fillova t\u00eb lidhesha aq shum\u00eb\npas S.-s\u00eb saq\u00eb nuk e kuptoja se \u00e7far\u00eb ndjeja ekzakt\u00ebsisht. Duke qen\u00eb se nw at\u00eb\nkoh\u00eb shihja shum\u00eb telenovela, fillova q\u00eb net\u00ebve t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja p\u00ebr t\u00eb. Edhe kur\nuleshim p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, e shikoja me admirim se si na pastronte peshkun mua e\nmamit dhe si na rrinte gati. E kisha fiksuar n\u00eb mendje se nuk kishte burr\u00eb si\nai dhe dal\u00ebngadal\u00eb fillova ta imagjinoja si njeriun tim ideal. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mami kishte dit\u00eb q\u00eb i k\u00ebrkonte t\u00eb vinte t\u00eb m\u00eb\nmerrte n\u00eb shkoll\u00eb dhe ai ashtu b\u00ebnte. Un\u00eb hipja n\u00eb makin\u00eb dhe e puthja n\u00eb faqe,\npor ndjeja se gjunj\u00ebt m\u00eb priteshin. Mezi prisja t\u00eb mbaronte ora e gjasht\u00eb e t\u00eb ikja\nn\u00eb sht\u00ebpi. Sa her\u00eb m\u00eb thoshte mami q\u00eb ai kishte pun\u00eb dhe s\u2019vinte dot, ikja n\u00eb sht\u00ebpi\ngjith\u00eb nerva. Ishte nj\u00eb ndjesi q\u00eb s`duhet ta provoja kurrsesi. Gjat\u00eb muajve t\u00eb\nver\u00ebs, ne vendos\u00ebm t\u00eb shkonim me pushime n\u00eb Turqi. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, shum\u00eb pak njer\u00ebz\nshkonin nga Tirana, mir\u00ebpo mami vendosi t\u00eb shkonim dhe sigurisht, ata m\u00eb mor\u00ebn\nme vete. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb dilja me rroba plazhi n\u00eb sy t\u00eb S.-sw dhe kisha\npak ndrojtje. Nw at\u00eb koh\u00eb fillova t\u00eb ndjeja shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb, fillova t\u00eb b\u00ebhesha\naq xheloze edhe kur putheshin ose rrinin af\u00ebr me mamin. Un\u00eb fillova q\u00eb ndjenjat\ne mia t`i shpalosja n\u00eb nj\u00eb ditar, gj\u00eb q\u00eb realisht, ishte di\u00e7ka jo e mir\u00eb. Fillova\nt\u00eb shkruaja aty \u00ebndrrat q\u00eb shikoja me t\u00eb. Shikoja sikur nat\u00ebn linte dhom\u00ebn e tij\ndhe vinte m\u00eb shtr\u00ebngonte e rrinte me mua. Sikur m\u00eb nxirrte n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb p\u00ebrdore\ndhe sikur m\u00eb mbante n\u00eb krah\u00eb. Aty madje shkruaja edhe sikur e imagjinoja nj\u00eb\nnat\u00eb me t\u00eb duke iu dh\u00ebn\u00eb me aq dashuri sa provoja, mir\u00ebpo kur ngrihesha n\u00eb m\u00ebngjes,\nt\u00eb gjitha \u00e7far\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar m\u00eb duhej t`i lija mbas krah\u00ebve e t\u00eb shihja nj\u00eb\nrealitet tjet\u00ebr i cili filloi avash-avash t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb vuaja. Nj\u00eb her\u00eb mbaj mend\nq\u00eb, kur S po m\u00eb mbante n\u00eb pishin\u00eb p\u00ebr t\u2019u hedhur bashk\u00eb, m\u00eb erdhi ta puthja dhe\nb\u00ebra sikur kisha frik\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u shtr\u00ebnguar nga krah\u00ebt e tij t\u00eb\nfuqishme. Nuk e di n\u00ebse ai e vuri re, por pasi m\u00eb p\u00ebrqafoi, ai m\u00eb shtyu si me\nlezet, duke m\u00eb larguar. Ai kishte disa dit\u00eb q\u00eb i evitonte kontaktet tona fizike\ndhe kjo ndoshta ishte nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr mua, por un\u00eb si f\u00ebmij\u00eb q\u00eb isha, edhe nj\u00eb\nbuz\u00ebqeshje e merrja p\u00ebr sinjal. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbaruan pushimet dhe neve na duhej t\u00eb\nktheheshim n\u00eb Tiran\u00eb. Imagjinoni si \u00ebsht\u00eb t\u00eb shikosh si rivale mamin e cila m\u00eb\nkishte mbajtur af\u00ebr dhe m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb jet\u00eb. Kisha arritur deri\naty sa, kur dilnim p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb di\u00e7ka, i thoja mamit: \u201cJo, nuk t\u00eb shkon\u201d, si e\nsi q\u00eb t\u00eb mos dukej m\u00eb e mir\u00eb se un\u00eb. Kur vishej p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb dark\u00eb, i thoja\nse ishte e vjet\u00ebr tani dhe duhet t\u00eb mbulohej pak, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndihesha xheloze,\nsepse trupi i saj ishte shum\u00eb i bukur&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb vjen turp tani kur e mendoj, por realisht,\nk\u00ebto i kam b\u00ebr\u00eb. Kulmi i fantazis\u00eb sime ishte kur un\u00eb merrja k\u00ebmishat e palara\nt\u00eb S.-s\u00eb dhe u merrja er\u00eb. E doja aq shum\u00eb at\u00eb er\u00eb parfumi, sa nuk mund ta imagjinoni.\nM\u00eb dukej sikur po flija me t\u00eb, por realisht, flija me k\u00ebmishat. Nj\u00eb dit\u00eb, her\u00ebt\nn\u00eb m\u00ebngjes, mami erdhi dhe m\u00eb gjeti. Un\u00eb isha krejt\u00ebsisht e zhveshur dhe kisha\nk\u00ebmish\u00ebn e S.-s\u00eb sip\u00ebr. M\u00eb tha: \u201c\u00c7\u2019je veshur ashtu? Ajo \u00ebsht\u00eb e palar\u00eb!\u201d, sepse\nkurr\u00eb nuk mund ta kuptonte at\u00eb q\u00eb bluaja un\u00eb n\u00eb m\u00ebndje. E hoqa dhe e \u00e7ova p\u00ebr\nta lar\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb kisha nj\u00eb shoqe shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ndaja \u00e7do sekret. Ajo e dinte edhe p\u00ebr ndjenjat q\u00eb kisha p\u00ebr S.-n\u00eb, por e kuptonte se ato ishin thjesht fantazi. Fola me shoqen time nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb telefon, por m\u00eb mbaroi krediti dhe i thash\u00eb mamit t\u00eb m\u00eb jepte telefonin e saj. Ajo ma dha dhe un\u00eb fola gjat\u00eb nga dhoma ime. Kur mbarova, ia dhash\u00eb telefonin prapw, por ajo shoqja ime, budalla\u00e7ka, padashje, duke menduar se ma d\u00ebrgonte n\u00eb telefonin tim, m\u00eb kishte \u00e7uar n\u00eb telefonin e mamit, k\u00ebt\u00eb mesazh&#8230;\u201cKujdes me ditarin\nmoj, se mos e l\u00eb vend e pa vend dhe ta lexon ajo e b\u00ebhet nami\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mami e kishte marr\u00eb\nmesazhin dhe, duke qen\u00eb se shum\u00eb her\u00eb m\u00eb kishte pyetur n\u00ebse m\u00eb ngacmonte njeri\ndhe un\u00eb e kisha mohuar, kishte menduar se un\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka me ndonj\u00eb djal\u00eb\ndhe nuk m\u00eb tregoi se m\u00eb kishte ardhur mesazh. Ajo erdhi nga dhoma ime dhe me\npretekstin se ishte dhoma pis, m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb kapnim e t\u00eb pastronim gjith\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb. Realisht, un\u00eb isha e lodhur at\u00eb dit\u00eb dhe b\u00ebra pak debat me t\u00eb, por\najo insistoi dhe n\u00eb momentin e fundit, m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ok, t`i pastro\nvet\u00ebm ballkonin, me sht\u00ebpin\u00eb merrem un\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb mora t\u00eb pastroja\nballkonin, duke mos ditur asgj\u00eb se \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte ajo n\u00eb dhom\u00ebn time. Pas\ngjys\u00ebm ore, erdhi nj\u00eb e ul\u00ebritur nga dhoma:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Hajde urgjent\nk\u00ebtu! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb shkova shum\u00eb e\nqet\u00eb sepse s\u2019e dija \u00e7\u2019do t\u00eb ndodhte. Sa u futa dhe e pash\u00eb me ditarin tim n\u00eb\ndor\u00eb, m\u00eb iku mendja. U trishtova pa mas\u00eb. Fillova t\u00eb qaja, pa m\u00eb k\u00ebrkuar ajo\nasnj\u00eb shpjegim. Ajo i kapi t\u00eb gjitha flet\u00ebt dhe i grisi me inat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; S\u2019duhet t\u00eb ma\nkishe b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb kurr\u00eb! &#8211; m\u00eb tha dhe iku nga dhoma. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00ebndrova aty.\nNuk munda ta besoja se i kishte lexuar t\u00eb gjitha ato gj\u00ebra q\u00eb kisha shkruar aty\nsi p\u00ebr S.-n\u00eb, si p\u00ebr at\u00eb. Aty shprehja d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb S.-ja ta linte e un\u00eb m\u00eb von\u00eb\nt\u00eb ikja me t\u00eb jasht\u00eb shtetit. Mendova se do t\u00eb m\u00eb thsohte t\u00eb b\u00ebja rrobat gati e\nt\u00eb ikja te babi, edhe pse e dinte se gruaja e babit m\u00eb urrente dhe ziheshim shum\u00eb.\nIshte nj\u00eb konfuzion total ai q\u00eb kisha n\u00eb mendje, por nuk kisha as guximin t\u00eb\nshkoja t`i k\u00ebrkoja falje. Pas dy or\u00ebsh q\u00eb un\u00eb nuk dola fare nga dhoma dhe\nfillova t\u2019i bija kok\u00ebs me grushta, erdhi ajo dhe m\u00eb k\u00ebrkoi falje mua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Nuk duhet t\u00eb t\u00eb\nkisha dh\u00ebn\u00eb shembullin e gabuar&#8230; &#8211; m\u00eb tha dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se\nS.-ja nuk do t\u00eb jetonte m\u00eb me ne. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb ngela e\nshtangur n\u00eb vend sepse p\u00ebr mua, ajo situat\u00eb nuk kishte zgjdhje. M\u00eb tha se tani\ndo t\u00eb m\u00eb p\u00ebrkushtohej m\u00eb shum\u00eb dhe n\u00ebse v\u00ebrtet isha dashuruar me k\u00ebt\u00eb njeri, do\nt\u00eb m\u00eb tregonte aq shum\u00eb difekte q\u00eb kishte ai sa do t\u00eb ma largonte nga zemra.\nTha k\u00ebshtu dhe qeshi me t\u00eb madhe. Un\u00eb e kuptoja q\u00eb isha shum\u00eb gabim, iu luta q\u00eb\nk\u00ebt\u00eb muhabet t\u00eb mos e b\u00ebnte fare me S.-n\u00eb dhe ajo m\u2019u betua. N\u00eb dark\u00eb e mori n\u00eb\ntelefon dhe i tha q\u00eb un\u00eb kisha disa probleme n\u00eb shkoll\u00eb dhe se do t\u00eb iknim ca\ndit\u00eb n\u00eb fshat te dajat. Ashtu b\u00ebm\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen ik\u00ebm n\u00eb shkoll\u00eb, mor\u00ebm leje dhe\nu nis\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb pushime te dajat. Gjat\u00eb atyre dit\u00ebve un\u00eb fola shum\u00eb me\nmamin dhe kuptova sa r\u00ebnd\u00eb kisha vepruar dhe sa larg kisha shkuar me fantazin\u00eb\ntime. Ajo ma b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb me 1000 arsye se pse nuk mund t\u00eb dashurohesha me nj\u00eb\nnjeri 16 vjet m\u00eb t\u00eb madh se veten, edhe pse ai ishte djal\u00eb i mir\u00eb dhe na donte\nshum\u00eb t\u00eb dyjave. Ndenj\u00ebm disa dit\u00eb n\u00eb fshat me gjysh\u00ebrit dhe un\u00eb rifitova disi\nqet\u00ebsin\u00eb mendore e shpirt\u00ebrore q\u00eb m\u00eb kishte munguar. Me pak fjal\u00eb, fillova t`i\nth\u00ebrrisja mendjes. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur erdh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb,\nmami u mundua ta takonte S.-n\u00eb m\u00eb rrall\u00eb dhe un\u00eb, hap pas hapi, fillova t\u00eb dilja\ne t\u00eb p\u00eblqeja moshatar\u00ebt e mi. Ishte nj\u00eb faz\u00eb kalimtare p\u00ebr mua, edhe pse brenda\nmeje kisha kaluar nj\u00eb makth t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nuk e di n\u00ebse mami e kishte t\u00eb leht\u00eb t\u00eb\nkap\u00ebrcente ato q\u00eb kishte lexuar n\u00eb ditar, sepse ishin shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, por\nmendoj se deri diku i pranoi sepse ishin vet\u00ebm fantazi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani jam shum\u00eb e\nlumtur dhe jam e lidhur prej disa vitesh me nj\u00eb djal\u00eb nga Elbasani i cili jeton\ndhe punon n\u00eb Tiran\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb moshatari im dhe kuptohemi shum\u00eb bashk\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb\nq\u00eb mami \u00ebsht\u00eb fejuar m\u00eb S.-n\u00eb dhe ata kan\u00eb ikur t\u00eb jetojn\u00eb te njer\u00ebzit e tij n\u00eb\nGreqi, p\u00ebr t\u00eb na e l\u00ebn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb neve. I dua t\u00eb dy pa mas\u00eb dhe, sa her\u00eb i\np\u00ebrqafoj, m\u00eb kujtohet sa budalla\u00e7k\u00eb kam qen\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb, i thash\u00eb S.-s\u00eb: \u201cDikur ti\nke qen\u00eb mashkulli ideal, nd\u00ebrsa tani, kam princin tim t\u00eb kalt\u00ebr\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai qeshi, por un\u00eb e\nmami e dinim se v\u00ebrtet ishte ashtu. Tani, kur e mendoj, qesh me veten time\u2026\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb s`do ta rr\u00ebfeja kurr\u00eb p\u00ebr dik\u00eb sepse nuk ndodh shpesh q\u00eb\nt\u00eb dashurohesh me njerkun, por duke par\u00eb q\u00eb sot n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare njer\u00ebzit\njan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb hapur dhe mir\u00ebkuptues, mendova ta ndaj me ju. Ndoshta mund\nt\u00eb ndihmoj edhe ndonj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, q\u00eb mund t\u00eb gjendet n\u00eb nj\u00eb\nsituat\u00eb t\u00eb ngjashme. Shpresoj ta kem b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb! Ju fal\u00ebnderoj! <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb jam nj\u00eb vajz\u00eb nga Tirana, por emrin s`dua ta b\u00ebj publik. Vij nga nj\u00eb familje e pasur dhe n\u00eb jet\u00eb, kurr\u00eb s`m\u00eb ka munguar asgj\u00eb. Tani jam 25 vje\u00e7e dhe studioj p\u00ebr Shkencat e Natyr\u00ebs. Kur isha e vog\u00ebl, familjar\u00ebt e mi m\u00eb llastonin shum\u00eb. Duke qen\u00eb se mami u nda nga babai, shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[332],"class_list":["post-21878","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-rrefime-mekataresh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21878","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21878"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21878\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21878"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21878"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21878"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}