{"id":21858,"date":"2019-03-30T16:30:29","date_gmt":"2019-03-30T15:30:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21858"},"modified":"2019-03-30T14:42:59","modified_gmt":"2019-03-30T13:42:59","slug":"menopauza-periudha-me-e-veshtire-ne-jeten-e-gruas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/menopauza-periudha-me-e-veshtire-ne-jeten-e-gruas\/","title":{"rendered":"Menopauza, periudha m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e gruas!"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb kuptimi ka termi menopauz\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nga pik\u00ebpamja etimologjike, termi menopauz\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cnd\u00ebrprerje e menstruacioneve\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb realitet, kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra nga karakteristikat e menopauz\u00ebs, pasi ajo shkakton edhe shum\u00eb ndryshime t\u00eb tjera hormonale dhe fizike dhe p\u00ebrfshin edhe probleme t\u00eb tjera, jomjek\u00ebsore, por n\u00eb ve\u00e7anti, shoq\u00ebrore. Sot, grat\u00eb q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb menopauz\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga shum\u00eb trajtime efikase, q\u00eb u japin mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb jete, nga pik\u00ebpamja fizike, psikologjike, seksuale dhe shoq\u00ebrore. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Sa \u00ebsht\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsia pas menopauz\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jet\u00ebgjat\u00ebsia \u00ebsht\u00eb shtuar shum\u00eb, sidomos koh\u00ebt e fundit, duke arritur\nmosh\u00ebn afro 80 vje\u00e7 n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr grat\u00eb, pra, afro 30 vje\u00e7 pas menopauz\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb ndikimi i shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb problemet e\nmenopauz\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Menopauza p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruar me probleme t\u00eb\nndryshme. N\u00eb fillim, shqet\u00ebsime fizike dhe psikologjike, duke e v\u00ebn\u00eb gruan n\u00eb\nnj\u00eb gjendje bezdie t\u00eb p\u00ebrhershme, por gjithashtu edhe ndryshime t\u00eb mjedisit\nrrethues familjar, gj\u00eb q\u00eb perceptohet gjithmon\u00eb keq. Nj\u00eb grua mund t\u00eb ket\u00eb k\u00ebshtu\nndjesin\u00eb sikur ua ka \u201chapur dyert halleve\u201d. Kur arrin n\u00eb mosh\u00ebn 50 vje\u00e7are, nj\u00eb\ngrua sheh f\u00ebmij\u00ebt e vet t\u00eb rriten dhe t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb pavarur, t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr\nstudime diku larg apo edhe t\u00eb martohen. At\u00ebher\u00eb ajo mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndjesi\nboshll\u00ebku dhe pavlefshm\u00ebrie, sidomos n\u00ebse nuk ka nj\u00eb aktivitet profesional, por\nia ka dedikuar jet\u00ebn rritjes dhe edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Autor\u00ebt anglo-sakson\u00eb i\nkan\u00eb studiuar k\u00ebto ndryshime familjare, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb si sindrom\u00ebn e\n\u201c\u00e7erdhes bosh\u201d. Mosha 50 vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb edhe ajo kur prind\u00ebrit s\u00ebmuren m\u00eb shum\u00eb\ndhe vdesin, kur nganj\u00ebher\u00eb humbet ndonj\u00eb v\u00eblla apo mot\u00ebr, ose partneri \u00ebsht\u00eb n\u00eb\nmosh\u00ebn af\u00ebr pensionit. Shoq\u00ebria jon\u00eb per\u00ebndimore nuk \u00ebsht\u00eb e but\u00eb me grat\u00eb q\u00eb\nplaken. T\u00eb gjitha mediat i nxisin ato t\u00eb duken sa m\u00eb t\u00eb reja, t\u00eb bukura dhe t\u00eb\ndob\u00ebta. Ndryshimet fizike dhe estetike t\u00eb mosh\u00ebs 50 vje\u00e7are kontribuojn\u00eb n\u00eb\nfaktin q\u00eb grat\u00eb e p\u00ebrjetojn\u00eb keq menopauz\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, gruaja n\u00eb t\u00eb\n50-tat duhet t\u00eb p\u00ebrballet me ndryshimet e m\u00ebdha hormonale dhe modifikimiet\nnganj\u00ebher\u00eb radikale t\u00eb mjedisit familjar. Ajo do ta p\u00ebrjetoj\u00eb menopauz\u00ebn jo vet\u00ebm\nme trup, por edhe me shpirt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Cilat jan\u00eb mekanizmat q\u00eb shkaktojn\u00eb menopauz\u00ebn?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Duke u plakur, vezoret reagojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak ndaj mesazheve t\u00eb\nhipotalamusit dhe hipofiz\u00ebs. At\u00ebhere ato fillojn\u00eb t\u00eb sekretojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb\ngonatrofina hipofize (FSH dhe LH), q\u00eb mund t\u00eb dozohen n\u00eb gjak, shtimi i t\u00eb\ncilave paralajm\u00ebron ardhjen e menopauz\u00ebs. Vezoret nuk u p\u00ebrgjigjen m\u00eb urdh\u00ebrave,\nsekrecionet shterojn\u00eb, menstruacionet ndalojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb menopauza, e cila mbyll\njet\u00ebn gjenitale t\u00eb femr\u00ebs, e cila ka filluar rreth 40 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn e\npubertetit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019mosh\u00eb vjen menopauza?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00eb Evrop\u00eb, mosha mesatare e ardhjes s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet 50-51 vje\u00e7. N\u00eb\nFranc\u00eb, p\u00ebr shembull, 80% t\u00eb francezeve u vjen menopauza nga mosha 45-55 vje\u00e7,\n10% para mosh\u00ebs 45 vje\u00e7 dhe 10%, pas mosh\u00ebs 55 vje\u00e7. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ndikon n\u00eb mosh\u00ebn e ardhjes s\u00eb menopauz\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00eb ardhjen e saj nuk ndikon mosha e ardhjes s\u00eb menstruacioneve t\u00eb para,\nas fakti se keni pasur shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, apo keni p\u00ebrdorur pilul\u00ebn p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.\nKjo mosh\u00eb \u00ebsht\u00eb e programuar p\u00ebr \u00e7do grua dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb parashikohet.\nMegjithat\u00eb, ekziston nj\u00eb lloj predispozite familjare, pra, ka familje ku grave\nu vjen shpejt menopauza dhe t\u00eb tjera, kur u vjen von\u00eb, por mund t\u00eb ket\u00eb edhe\nndryshime t\u00eb m\u00ebdha mes n\u00ebn\u00ebs dhe vajz\u00ebs ose mes dy motrave. I vetmi faktor q\u00eb\nmund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e menopauz\u00ebs \u00ebsht\u00eb pirja e duhanit. Grat\u00eb q\u00eb pin\u00eb\nshum\u00eb duhan prej shum\u00eb koh\u00ebsh, u vjen menopauza nj\u00eb ose dy vjet m\u00eb shpejt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb paramenopauza?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00eb pothuajse \u00e7do rast, nj\u00eb fem\u00ebr nuk kalon menj\u00ebher\u00eb nga ciklet e\nrregullta n\u00eb menopauz\u00eb, pra, ciklet nuk nd\u00ebrpriten menj\u00ebher\u00eb. Ekziston nj\u00eb\nperiudh\u00eb e nd\u00ebrmjetme mes tyre, nj\u00eb periudh\u00eb tranzicioni, q\u00eb quhet paramenopauz\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Sa koh\u00eb zgjat paramenopauza?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Koh\u00ebzgjatja e k\u00ebsaj periudhe anarkie hormonale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e\nndryshueshme, nga disa muaj, deri n\u00eb 7 vjet, me nj\u00eb mesatare prej tre vjet\u00ebsh\nnd\u00ebrmjet \u00e7rregullimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb ciklit dhe ndalimit t\u00eb tij t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Cilat jan\u00eb shenjat e paramenopauz\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Paramenopauza shoq\u00ebrohet me cikle gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb \u00e7rregullta dhe gjithnj\u00eb\ne m\u00eb t\u00eb gjata. Sa m\u00eb shum\u00eb i afrohemi menopauz\u00ebs, aq m\u00eb shum\u00eb rrallohen\nmenstruacionet, sa mund t\u00eb kalojn\u00eb muaj mes nj\u00ebrit menstruacion dhe tjetrit. \u00c7rregullsia\ne cikleve n\u00eb paramenopauz\u00eb shoq\u00ebrohet me shfaqjen e par\u00eb t\u00eb afsheve t\u00eb nxehta.\nParamenopauza \u00ebsht\u00eb shpesh nj\u00eb periudh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u kaluar. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Gjat\u00eb paramenopauz\u00ebs, ndodhin ndryshime t\u00eb\nhumorit?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Periudha e paramenopauz\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpesh edhe m\u00eb e bezdisshmja, sepse ajo p\u00ebrb\u00ebn\nn\u00eb lloj \u201csindrome paramenstruale t\u00eb vazhdueshme\u201d. N\u00eb funksion t\u00eb l\u00ebkundjeve\nhormonale anarkike, karakteristike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, humori dhe karakteri mund\ngjithashtu t\u00eb ndryshojn\u00eb nga nj\u00ebra dit\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, duke shkuar nga humori i\nmir\u00eb, n\u00eb at\u00eb t\u00eb keq. Fazat e nervozizmit dhe eksitimit ua l\u00ebn\u00eb vendit\nperiudhave t\u00eb depresionit dhe l\u00ebshimit t\u00eb vetes. Njer\u00ebzit e af\u00ebrt i p\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto\nndryshime, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb t\u00eb pakuptueshme dhe nuk reagojn\u00eb gjithmon\u00eb mir\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shqet\u00ebsimet e menopauz\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb jan\u00eb afshet e nxehta?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Afshet e nxehta jan\u00eb shqet\u00ebsimi m\u00eb i njohur dhe m\u00eb karakteristik i\nmenopauz\u00ebs, kur ke ndjesin\u00eb sikur nj\u00eb nxeht\u00ebsi e fort\u00eb t\u00eb prek fytyr\u00ebn, qaf\u00ebn,\ngjoksin. Ato zgjasin nga 30 sekonda deri n\u00eb dy minuta dhe p\u00ebrfundojn\u00eb m\u00eb shpesh\nme djers\u00eb t\u00eb ftohta, pak ose shum\u00eb t\u00eb bollshme. K\u00ebto afshe jan\u00eb t\u00eb\npaparashikueshme e t\u00eb pashmangshme dhe nganj\u00ebher\u00eb fillojn\u00eb nga nj\u00eb stres, nj\u00eb\nemocion, ose thjesht nj\u00eb konsult\u00eb me mjekun. Afshet dhe djers\u00ebt ndodhin shpesh\nedhe nat\u00ebn. Numri dhe intensiteti i tyre ndryshon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme\nnga nj\u00ebra grua te tjetra dhe nganj\u00ebher\u00eb, tek e nj\u00ebjta grua, me kalimin e koh\u00ebs.\nDisa gra i kan\u00eb nj\u00eb ose dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, por ato mund t\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb 15-20\nher\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe nat\u00eb, duke qen\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb bezdi e r\u00ebnd\u00ebsishme ose nj\u00eb\nhandikap i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Disa gra duhet t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb \u00e7ar\u00e7af\u00ebt, ose t\u00eb b\u00ebjn\u00eb\ndush nat\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb djers\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb shkrijn\u00eb edhe grimin. Nat\u00ebn ato t\u00eb\nzgjojn\u00eb nga gjumi dhe jan\u00eb burim pagjum\u00ebsie t\u00eb lodhshme. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; A jan\u00eb t\u00eb shpeshta afshet e nxehta dhe sa\nzgjasin ato?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; K\u00ebto afshe fillojn\u00eb n\u00eb tre\u00e7erekun e rasteve q\u00eb n\u00eb paramenopauz\u00eb, kur\nciklet b\u00ebhen t\u00eb \u00e7rregullta. K\u00ebto shqet\u00ebsime, t\u00eb quajtura \u201cvazomotore\u201d, prekin\n75% t\u00eb grave. N\u00eb 50% t\u00eb rasteve, k\u00ebto afshe zgjasin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb vjet,\nbile edhe mbi 10 vjet, n\u00eb \u00e7erekun e rasteve. Nuk \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh gra\n65 vje\u00e7are t\u00eb bezdisura nga k\u00ebto afshe. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Pse fillojn\u00eb ato n\u00eb menopauz\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb t\u00eb hipotalamusit ndodhen, pran\u00eb e pran\u00eb, qendra e\nkomand\u00ebs s\u00eb funksionit t\u00eb vezoreve dhe qendra e termorregullimit, q\u00eb kontrollon\ntemperatur\u00ebn e trupit. Kur arrin menopauza, qendra e hipotalamusit \u00e7rregullohet\ndhe funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anarkike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7rregullim futet edhe qendra e\ntermorregullimit q\u00eb gjendet pran\u00eb, duke shkaktuar k\u00ebshtu afshet e nxehta. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Cilat jan\u00eb trajtimet efikase kund\u00ebr afsheve t\u00eb\nnxehta?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Trajtimi hormonal z\u00ebvend\u00ebsues (THS) i menopauz\u00ebs eliminon ose pak\u00ebson n\u00eb\nmaksimum afshet e nxehta. Krahas tyre, mund t\u00eb p\u00ebrdoren edhe trajtimet\njohormonale, por efikasiteti i tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i pakt\u00eb se ai i THS. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; A mund t\u00eb shkaktoj\u00eb menopauza ndryshime humori?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00eb menopauz\u00eb mund t\u00eb ndodhin ndryshime humori dhe sjelljeje, t\u00eb m\u00ebdha,\nose jo, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb mjedisit familjar, bashk\u00ebshortor dhe shoq\u00ebror-profesional.\nP\u00ebr grat\u00eb q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb brisht\u00eb psikike, q\u00eb kan\u00eb kaluar depresion,\nshqet\u00ebsimet hormonale t\u00eb menopauz\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sprov\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb\nmund t\u00eb destabilizoj\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr psikologjik delikat. Lodhja e l\u00ebshimi i\nvetes shoq\u00ebrojn\u00eb shpesh shqet\u00ebsimet psikologjike t\u00eb menopauz\u00ebs. \u201cJam e lodhur q\u00eb\nsa zgjohem n\u00eb m\u00ebngjes\u201d, \u201cNuk kam d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb\u201d, \u201cNuk m\u00eb hyn asgj\u00eb n\u00eb sy\u201d\njan\u00eb shprehjet q\u00eb d\u00ebgjohen shpesh. Nganj\u00ebher\u00eb, gruaja \u00ebsht\u00eb e irrituar ose\nagresive.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Trajtimet hormonale mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb\nndryshimet e humorit?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Trajtimet e riekuilibrimit hormonal mund t\u00eb sjellin nj\u00eb lloj p\u00ebrmir\u00ebsimi\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sigurisht, n\u00ebse nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr probleme personale bashk\u00ebshortore,\nfamiljare dhe\/ose shoq\u00ebrore-profesionale. Megjithat\u00eb, nj\u00eb THS nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb\nnj\u00eb trajtim antidepresiv kur ekziston nj\u00eb depresion i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; \u00c7\u2019ndodh me pesh\u00ebn dhe form\u00ebn e trupit gjat\u00eb\nmenopauz\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Me apo pa trajtim hormonal, dhjet\u00ebvje\u00e7ari m\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr shtimin n\u00eb\npesh\u00eb te gruaja \u00ebsht\u00eb mosha mes 45-55 vje\u00e7, me nj\u00eb fjal\u00eb, mosha rrotull\nmenopauz\u00ebs. Trupi ka tendenc\u00eb t\u00eb trashet n\u00eb nivelin e belit, vendi ku\ngrumbullohen kilet e tep\u00ebrta. N\u00eb paramenopauz\u00eb, tepria e estrogjeneve mund t\u00eb\nshkaktoj\u00eb nj\u00eb mbajtje t\u00eb ujit, pra, t\u00eb sjell\u00eb ndjesin\u00eb e fryrjes. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Si mund t\u00eb parandalohet ndryshimi i pesh\u00ebs dhe\nform\u00ebs gjat\u00eb menopauz\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Q\u00eb prej mosh\u00ebs 40 vje\u00e7are, ju duhet ta dini dhe t\u00eb jeni e nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr\nmund\u00ebsin\u00eb e ndryshimit t\u00eb pesh\u00ebs dhe form\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb merrni masat e\nduhura, shpesh drastike, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb ushqyerit, t\u00eb\nnevojshme p\u00ebr ta luftuar, ose parandaluar sa m\u00eb mir\u00eb grumbullimin e dhjamit n\u00eb\nbark. T\u00eb gjitha grat\u00eb pra duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb kujdes n\u00eb t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, t\u00eb mos e\nteprojn\u00eb, sidomos me sheqerna dhe yndyrna, t\u00eb marrin sasin\u00eb e duhur t\u00eb kal\u00e7iumit,\nt\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr jet\u00ebs sedentare dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fizkultur\u00eb rregullisht, p\u00ebr t\u00eb\nshtuar mas\u00ebn muskulare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Po trajtimet hormonale, shkaktojn\u00eb shtim n\u00eb pesh\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Disa studime serioze tregojn\u00eb se nj\u00eb THS i dozuar mir\u00eb, nuk shkakton\nshtim n\u00eb pesh\u00eb, bile mund t\u00eb kufizoj\u00eb ndryshimin e siluet\u00ebs q\u00eb shkaktohet p\u00ebr\nshkak t\u00eb grumbullimit t\u00eb dhjamit rrotull belit n\u00eb menopauz\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; \u00c7far\u00eb kuptimi ka termi menopauz\u00eb? &#8211; Nga pik\u00ebpamja etimologjike, termi menopauz\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cnd\u00ebrprerje e menstruacioneve\u201d. N\u00eb realitet, kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra nga karakteristikat e menopauz\u00ebs, pasi ajo shkakton edhe shum\u00eb ndryshime t\u00eb tjera hormonale dhe fizike dhe p\u00ebrfshin edhe probleme t\u00eb tjera, jomjek\u00ebsore, por n\u00eb ve\u00e7anti, shoq\u00ebrore. Sot, grat\u00eb q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21859,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-21858","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21858\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}