{"id":21855,"date":"2019-03-30T16:00:12","date_gmt":"2019-03-30T15:00:12","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21855"},"modified":"2019-03-30T14:33:07","modified_gmt":"2019-03-30T13:33:07","slug":"%ef%bb%bfsi-vendosa-te-jetoj-si-femer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfsi-vendosa-te-jetoj-si-femer\/","title":{"rendered":"\ufeffSi vendosa t\u00eb jetoj si fem\u00ebr!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb personazh shum\u00eb i njohur p\u00ebr median shqiptare, jam nj\u00eb njeri q\u00eb po b\u00ebj revolucion p\u00ebrsa u p\u00ebrket d\u00ebshirave seksuale. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ju fal\u00ebnderoj juve si gazet\u00eb sepse na jepni mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb tregojm\u00eb brengat q\u00eb mbajm\u00eb n\u00eb zem\u00ebr dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb tregojm\u00eb se si \u00ebsht\u00eb jeta jon\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vitet e fundit un\u00eb kam dal\u00eb shpesh n\u00ebp\u00ebr televizione dhe e kam shprehur hapur d\u00ebshir\u00ebn time t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb jetuar si nj\u00eb fem\u00ebr. Kjo gj\u00eb dihet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pritur mir\u00eb nga shqiptar\u00ebt. Kam p\u00ebrjetuar shum\u00eb dhunime, si psikologjike, ashtu edhe fizike, por kam vazhduar t\u00eb eci me kok\u00ebn lart sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, d\u00ebshirat e mia jan\u00eb personale dhe nuk d\u00ebmtojn\u00eb asnjeri. Un\u00eb, q\u00ebkur u rrita dhe fillova t\u00eb kuptoja, e vija re q\u00eb nuk isha si t\u00eb gjith\u00eb \u00e7unat e tjer\u00eb. M\u00eb t\u00ebrhiqnin shum\u00eb fustanet e takat, m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb shikoja mod\u00ebn e femrave te Fashion TV dhe t\u00eb d\u00ebgjoja muhabetet e gocave t\u00eb klas\u00ebs, nd\u00ebrsa ato t\u00eb djemve, m\u00eb dukeshin pa lidhje. Kjo gj\u00eb p\u00ebr familjar\u00ebt e mi ishte e papranueshme dhe ata m\u00eb qortonin shpesh. Ata nuk e kishin kuptuar deri n\u00eb ato momente, por nga fakti q\u00eb vishesha me rroba me ngjyra dhe vija nj\u00eb labelo t\u00eb leht\u00eb te buz\u00ebt, m\u00eb b\u00ebrtisnin shpesh. Un\u00eb shikoja n\u00eb televizor femra shum\u00eb t\u00eb bukura, t\u00eb veshura bukur dhe t\u00eb d\u00ebshiruara nga meshkujt e filloi t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb isha aq i d\u00ebshiruar nga i nj\u00ebjti seks. Sapo u b\u00ebra 17 vje\u00e7, vendosa t\u2019i tregoja hapur d\u00ebshirat dhe prirjet e mia sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mund t\u00eb kisha edhe eksperiencat e mia t\u00eb para me meshkuj. Deri at\u00eb dit\u00eb, nuk i isha afruar asnj\u00eb vajze, nd\u00ebrsa kur shikoja ndonj\u00eb djal\u00eb t\u00eb bukur, ma t\u00ebrhiqte shum\u00eb v\u00ebmendjen. Shok\u00ebt filluan t\u00eb m\u00eb ofendonin nga m\u00ebnyra se si ecja dhe si flisja. Shpesh, edhe n\u00eb shkoll\u00eb, m\u00ebsueset q\u00eb duhet t\u00eb m\u00eb q\u00ebndronin m\u00eb af\u00ebr, e hidhnin ndonj\u00eb batut\u00eb dhe kjo m\u00eb m\u00ebrziste shum\u00eb, nd\u00ebrsa gocat e klas\u00ebs m\u00eb pyesnin me ironi n\u00ebse m\u00eb duhej ndonj\u00eb send tualeti, se do t\u00eb ma falnin. Vet\u00ebm ndonj\u00eb shoqe m\u00eb q\u00ebndronte af\u00ebr gjat\u00eb pushimit t\u00eb gjat\u00eb sepse t\u00eb tjer\u00ebt nuk m\u00eb flisnin fare. Familja ime ishte nj\u00eb familje e varf\u00ebr. N\u00ebna qante shum\u00eb p\u00ebr shkakun tim, nd\u00ebrsa pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes, nuk m\u00eb flisnin fare. Mbaj mend q\u00eb babai dhe v\u00ebllai m\u00eb kan\u00eb rrahur nj\u00eb her\u00eb keq sepse po holloja z\u00ebrin andej nga dhoma dhe ata erdh\u00ebn e m\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr vdekje. Jam ndjer\u00eb shum\u00eb her\u00eb keq p\u00ebr arsyen se familja s\u2019m\u00eb pranonte, por ky ishte nj\u00eb problem pa zgjidhje. Ata e injoronin pranin\u00eb time dhe m\u00eb impononin t\u00eb ikja nga sht\u00ebpia. Shpesh, ikja n\u00eb sht\u00ebpi nga shkolla dhe nuk gjeja asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Kur pyesja pse, m\u00eb thonin: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMeshkujt duhet t\u00eb dalin t\u00eb\npunojn\u00eb e jo t\u00eb p\u00ebrdridhen trotuareve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm un\u00eb e di se sa e keqe ka\nqen\u00eb ajo periudh\u00eb p\u00ebr mua. Nuk isha i vendosur se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. Her\u00eb mendoja t\u2019i\nlija t\u00eb gjitha \u00ebndrrat e mia dhe t\u00eb vazhdoja t\u00eb vishesha e t\u00eb sillesha si\nmashkull, gj\u00eb q\u00eb nuk isha dhe nuk mund ta b\u00ebja. E mendova shum\u00eb her\u00eb q\u00eb t\u00eb mbyllesha\nn\u00eb vetvete e n\u00eb dukje t\u00eb sillesha si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, por ajo s`ishte zgjidhje\nsepse sa m\u00eb shum\u00eb i fshihja disa d\u00ebshira, aq m\u00eb shum\u00eb ato dilnin n\u00eb pah. E mendoja\nse si mund ta \u00e7oja jet\u00ebn time i martuar me nj\u00eb vajz\u00eb e cila s`do t\u00eb m\u00eb kishte\nfaj p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb do t\u00eb kalonte sepse un\u00eb s`do t\u00eb isha kurr\u00eb bashk\u00ebshort p\u00ebr t\u00eb\ndhe k\u00ebshtu, do t\u00eb shkat\u00ebrroja nj\u00eb njeri e nj\u00eb familje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb nga ai moment, vendosa t\u00eb dilja\nkundra gjith\u00eb bot\u00ebs, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them, kundra gjith\u00eb realitetit shqiptar\nsepse n\u00eb bot\u00eb ka shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb i respektojn\u00eb. Vet\u00ebm te ne\nnuk respektohen lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut! Un\u00eb doja t\u00eb isha nj\u00eb fem\u00ebr e\nbukur dhe k\u00ebt\u00eb po e realizoj dal\u00ebngadal\u00eb sepse kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira ime. Pse duhet\nt\u2019i kem t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr? Un\u00eb ika dhe bleva shum\u00eb rroba femrash. Bleva k\u00ebpuc\u00eb\nme taka dhe \u00e7orape te tejdukshme bashk\u00eb me shum\u00eb rroba t\u00eb brendshme fem\u00ebrore.\nFamilja ime m\u00eb nxori jasht\u00eb dhe vet\u00ebm n\u00ebna tani m\u00eb flet fshehtas sepse i b\u00ebrtasin\npo ta m\u00ebsojn\u00eb. E kuptoj shum\u00eb mir\u00eb at\u00eb, se e di q\u00eb po jeton nj\u00eb realitet shum\u00eb\nt\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai me t\u00eb cilin ishte m\u00ebsuar. Un\u00eb vendosa t\u00eb dal n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb\nsiguruar jetes\u00ebn, por edhe p\u00ebr t\u00eb pasur eksperiencat e mia t\u00eb para me meshkuj q\u00eb\ni p\u00eblqenin femrat si puna ime. N\u00eb fillim e kam pasur shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sepse\nvet\u00ebm p\u00ebrbuzje kisha, nd\u00ebrsa tani as q\u00eb dua t`i kujtoj m\u00eb koh\u00ebt e k\u00ebqija. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, edhe pse neve\nna urrejn\u00eb, jua siguroj se ka shum\u00eb meshkuj q\u00eb vijn\u00eb tek un\u00eb dhe m\u00eb jepen pa\nasnj\u00eb lloj problemi. P\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb njer\u00ebzit e b\u00ebjn\u00eb, nuk e kuptoj se\npse s`mund ta pranojn\u00eb?! Kjo m\u00eb vret thell\u00eb n\u00eb shpirt! Tani jam 25 vje\u00e7e dhe\nthem \u201cvje\u00e7e\u201d sepse tashm\u00eb kam marr\u00eb plot\u00ebsisht pamjen e nj\u00eb femre dhe po pres\nmomentin e duhur q\u00eb t\u00eb b\u00ebj edhe operacionin. Jam e lumtur q\u00eb kam dal\u00eb kund\u00ebr t\u00eb\ngjith\u00ebve dhe po jetoj e lir\u00eb. Tani un\u00eb kam eksperiencat e mia dhe ndihem e plot\u00ebsur.\nKam marr\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me qira dhe jetoj me nj\u00eb shoqe. Ajo m\u00eb kupton dhe s`ka asgj\u00eb\nkundra shijeve t\u00eb mia. Dita ime \u00ebsht\u00eb si e nj\u00eb vajze t\u00eb thjesht\u00eb. Dal, pi kafen\ndhe takoj ndonj\u00eb njeri interesant. Edhe pse shum\u00eb n\u00eb rrug\u00eb m\u00eb gjykojn\u00eb, mua nuk\nm\u00eb b\u00ebhet aspak von\u00eb sepse e njoh veten dhe e di q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb jeta q\u00eb dua. Dua\nt`u drejtohem shum\u00eb lexuesve q\u00eb t\u00eb mos i ndrydhin f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u2019i l\u00ebn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb\nat\u00eb \u00e7far\u00eb duan. Un\u00eb e di q\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri edhe ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur jan\u00eb m\u00eb\nmeshkuj, jan\u00eb t\u00eb fshehur dhe k\u00ebt\u00eb e them nga eksperienca, k\u00ebshtu q\u00eb mos gjykoni\nasnjeri p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb ka zgjedhur! Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb na jepni t\u00eb\nshprehemi\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb personazh shum\u00eb i njohur p\u00ebr median shqiptare, jam nj\u00eb njeri q\u00eb po b\u00ebj revolucion p\u00ebrsa u p\u00ebrket d\u00ebshirave seksuale. Ju fal\u00ebnderoj juve si gazet\u00eb sepse na jepni mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb tregojm\u00eb brengat q\u00eb mbajm\u00eb n\u00eb zem\u00ebr dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb tregojm\u00eb se si \u00ebsht\u00eb jeta jon\u00eb\u2026 Vitet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-21855","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21855"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21855\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}