{"id":21785,"date":"2019-03-27T21:00:10","date_gmt":"2019-03-27T20:00:10","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21785"},"modified":"2019-03-27T15:04:36","modified_gmt":"2019-03-27T14:04:36","slug":"%ef%bb%bfzgjodha-burrin-e-martuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfzgjodha-burrin-e-martuar\/","title":{"rendered":"\ufeffZgjodha burrin e martuar!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpesh, jeta na v\u00eb p\u00ebrball\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb cilat m\u00eb pas na duhet t\u2019i p\u00ebrballojm\u00eb vet\u00eb. Ndodh gjithashtu q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb zgjedhje t\u00eb gabuara, edhe pse k\u00ebt\u00eb e kuptojm\u00eb kur \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe un\u00eb, e kam vuajtur zgjedhjen q\u00eb b\u00ebra para tre vjet\u00ebsh. Isha n\u00eb nj\u00eb moment tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kur njoha Benin, pasi sapo isha ndar\u00eb dhe mezi po e kaloja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U mbylla n\u00eb sht\u00ebpi, nuk haja dhe vet\u00ebm qaja. Tonin e kisha menduar si njeriun e jet\u00ebs sime pasi prej tre vjet\u00ebsh ishim bashk\u00eb, por ato vite ik\u00ebn sikur mes nesh t\u00eb mos kishte ndodhur asgj\u00eb dhe t\u00eb ktheheshim n\u00eb dy t\u00eb huaj. Me Tonin u dashurova q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb e pash\u00eb dhe m\u00eb dukej sikur e kisha njohur n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr. E ndjeja se ai do t\u00eb b\u00ebhej i dashuri im dhe b\u00ebja gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019i r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy sa her\u00eb q\u00eb ndodheshim p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Nj\u00eb dit\u00eb ai m\u2019u afrua dhe m\u00eb tha se i p\u00eblqeja. Prisja t\u00eb ma thoshte prej koh\u00ebsh dhe u ndjeva shum\u00eb e lumtur, madje q\u00ebkur e pash\u00eb t\u00eb vinte drejt meje, zemra sa nuk po m\u00eb dilte nga kraharori. Mjaftoi biseda e par\u00eb q\u00eb b\u00ebm\u00eb q\u00eb ne t\u00eb dy t\u00eb takoheshim me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera. Isha dashuruar si nj\u00eb adoleshente dhe nuk kaloja dot nj\u00eb minut\u00eb t\u00eb vetme pa e par\u00eb Tonin. Edhe ai dukej q\u00eb m\u00eb dashuronte shum\u00eb sepse e tregonte k\u00ebt\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Ishte shum\u00eb i kujdessh\u00ebm edhe ndaj detrajeve m\u00eb t\u00eb vogla dhe k\u00ebshtu, m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndihesha si princesh\u00eb. Ai ishte aq simpatik saq\u00eb ndodhte shpesh t\u00eb b\u00ebhesha xheloze.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPse m\u00ebrzitesh, zem\u00ebr? Un\u00eb t\u00eb\ndua vet\u00ebm ty dhe nuk ke arsye pse t\u00eb dyshosh tek un\u00eb\u201d, m\u00eb thoshte, por un\u00eb nuk\nisha e qet\u00eb sa her\u00eb q\u00eb ai ishte n\u00eb \u201csh\u00ebnjest\u00ebr\u201d t\u00eb vajzave q\u00eb flirtonin me t\u00eb.\nK\u00ebto lloj situatash po ma sillnin n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs, edhe pse Toni mundohej t\u00eb\nm\u00eb qet\u00ebsonte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cToni, duhet t\u00eb vihesh n\u00eb\nvendin tim q\u00eb ta kuptosh.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb thuaj n\u00ebse ka patur nj\u00eb\nrast kur un\u00eb jam b\u00ebr\u00eb xheloz p\u00ebr ty! Ka patur mjaft raste q\u00eb duhet t\u00eb isha\nb\u00ebr\u00eb, por i kam kaluar me sportivitet\u201d, m\u00eb tha. Po m\u00eb krijohej bindja se Tonit\ni p\u00eblqente t\u00eb ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, madje kjo e arg\u00ebtonte shum\u00eb, e\nb\u00ebnte t\u00eb ndihej mir\u00eb, por un\u00eb e dashuroja dhe mund t\u2019i toleroja gjith\u00e7ka. Me sa\nduket, ai u m\u00ebsua keq me k\u00ebt\u00eb liri q\u00eb po i jepja dhe filloi t\u2019i p\u00eblqente vetja.\nU pendova shum\u00eb q\u00eb mbajta at\u00eb sjellje me t\u00eb, por ishte tep\u00ebr von\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, Toni\nm\u00eb tha se ne duhet t\u2019i jepnim fund lidhjes! M\u2019u duk sikur m\u2019u shemb qielli mbi\nkok\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPse\u201d?, e pyeta me gjys\u00ebm z\u00ebri\ndhe me lot\u00ebt q\u00eb ishin gati t\u00eb dilnin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKam njohur nj\u00eb tjet\u00ebr dhe\nndihem shum\u00eb mir\u00eb me t\u00eb. M\u00eb vjen shum\u00eb keq sepse nuk kam dashur kurr\u00eb t\u00eb t\u00eb\nl\u00ebndoj\u201d, tha dhe u afrua t\u00eb m\u00eb p\u00ebrqafonte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMos m\u2019u afro! Nuk dua t\u00eb t\u00eb\nshoh m\u00eb! Ku iku gjith\u00eb ajo dashuri q\u00eb kishim apo e jotja ka qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb\nkoh\u00ebs nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr?\u201d, i thash\u00eb. M\u00eb ishte mbledhur nj\u00eb l\u00ebmsh n\u00eb fyt t\u00eb cilin\nnuk po e kap\u00ebrdija dot.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk dua t\u00eb m\u00ebrzitesh\u2026 \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebj\nq\u00eb ndjenjat e mia ndryshuan?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi nuk ke patur kurr\u00eb ndjenja\np\u00ebr mua\u201d, e nd\u00ebrpreva \u201cndaj mund t\u00eb ik\u00ebsh me at\u00eb tjetr\u00ebn dhe nuk dua t\u00eb t\u00eb shoh\nm\u00eb kurr\u00eb\u201d. Ai u largua, por n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr t\u2019u larguar, m\u00eb shkaktonte nj\u00eb\ndhimbje m\u00eb shum\u00eb. M\u2019u duk sikur tani e gjith\u00eb bota nuk kishte m\u00eb kuptim dhe\ngjith\u00e7ka kishte marr\u00eb fund. E kam dashur shum\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se veten dhe nuk e\nprisja kurr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb m\u00eb braktiste! Toni, i cili ishte personi q\u00eb doja m\u00eb\nshum\u00eb, iku sikur nuk m\u00eb kishte njohur kurr\u00eb. Ai vazhdonte me at\u00eb tjet\u00ebrn,\nnd\u00ebrsa un\u00eb vuaja p\u00ebr t\u00eb. E urreja veten q\u00eb e dashuroja aq shum\u00eb dhe nuk po e\nharroja dot. U b\u00ebra si e \u00e7mendur sepse sa m\u00eb shum\u00eb m\u00eb largohej ai, aq m\u00eb shum\u00eb\nun\u00eb fiksohesha pas tij. Akoma isha me shpres\u00ebn se nj\u00eb dit\u00eb Toni do t\u00eb kthehej tek\nun\u00eb, por ishte e kot\u00eb. Kjo gjendje po vazhdonte p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe un\u00eb ende\npo rrija me shpres\u00ebn se Toni do t\u00eb kthehej. U mundova me shum\u00eb m\u00ebnyra ta b\u00ebja t\u00eb\nktehehej tek un\u00eb dhe e vetmja mund\u00ebsi q\u00eb m\u00eb mbeti ishte q\u00eb ta b\u00ebja xheloz&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fati deshi q\u00eb un\u00eb t\u00eb njihja\nArbenin i cili ishte burr\u00eb i martuar, por m\u00eb thoshte shpesh se do ta linte\nbashk\u00ebshorten e tij p\u00ebr mua. Nga ajo q\u00eb m\u00eb ndodhi me Tonin tani nuk i besoja askujt,\npor meq\u00eb doja q\u00eb ai t\u00eb m\u00eb shihte me Benin dhe t\u00eb b\u00ebhej xheloz, nuk m\u00eb\ninteresonte n\u00ebse m\u00eb thoshte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn apo m\u00eb g\u00ebnjente. Beni ishte shum\u00eb\nsimpatik dhe kjo ishte nj\u00eb nd\u00ebr arsyet m\u00eb t\u00eb forta pse u lidha me t\u00eb. M\u00eb\ntrajtonte v\u00ebrtet mir\u00eb, edhe pse mua nuk m\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb p\u00ebrshtypje sepse nuk e\ndoja. \u201cNuk mund ta l\u00ebsh gruan p\u00ebr mua sepse nuk jam nga ato q\u00eb prish familje\u201d, i\nthoja, por ai po dashurohej pas meje dhe ishte i vendosur q\u00eb do t\u00eb divorcohej\nnga bashk\u00ebshortja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk mund t\u2019ia b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb\nfamiljes t\u00ebnde e aq m\u00eb tep\u00ebr djalit\u201d, mundohesha t\u2019i mbushja mendjen, por kot. Po\nm\u00eb vinte keq q\u00eb un\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha shkak i ndarjes s\u00eb tij sepse k\u00ebt\u00eb nuk ia uroja\naskujt. Dashuria p\u00ebr Tonin m\u00eb kishte verbuar dhe si pa e kuptuar, e vazhdoja\nlidhjen me Benin. U m\u00ebsova me t\u00eb dhe m\u00eb dukej e \u00e7uditshme n\u00ebse kalonte edhe nj\u00eb\ndit\u00eb pa e par\u00eb, por nuk po ndodhte ajo q\u00eb un\u00eb doja, m\u00eb sakt\u00eb, q\u00eb Toni t\u00eb m\u00eb\nshikonte me Benin. Shkoja n\u00eb vendet ku shkonte edhe ai dhe nj\u00eb dit\u00eb, ai na pa\nt\u00eb dyve. Prisja q\u00eb t\u00eb reagonte ashp\u00ebr dhe t\u00eb b\u00ebhej xheloz, por nuk ndodhi. U m\u00ebrzita\nedhe m\u00eb shum\u00eb dhe i k\u00ebrkova Benit t\u00eb largoheshim q\u00eb aty. Indiferenca e tij po m\u00eb\nvriste dhe nuk po mund t\u00eb q\u00ebndroja m\u00eb aty. Beni u \u00e7udit dhe m\u00eb pyeti pse isha e\nshqet\u00ebsuar. \u201cNuk kam asgj\u00eb, thjesht nuk po ndihem mir\u00eb\u201d, i thash\u00eb dhe u\nlarguam. Toni as m\u2019i hodhi syt\u00eb kur dol\u00ebm. Pasi u ndam\u00eb dhe u futa n\u00eb sht\u00ebpi,\nfillova t\u00eb qaja e d\u00ebshp\u00ebruar. N\u00eb at\u00eb moment, d\u00ebgjova celularin. Ishte nj\u00eb\nmesazh! Zemra nisi t\u00eb m\u00eb rrihte fort sapo pash\u00eb numrin e Tonit, pasi emrin ia\nkisha fshir\u00eb. \u201cE paska akoma numrin tim\u201d, mendova e lumtur me veten, por do\nkisha dashur t\u00eb mos e kisha lexuar kurr\u00eb at\u00eb mesazh. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk e dija q\u00eb shoq\u00ebrohesh edhe\nme burra t\u00eb martuar. Duhet t\u00eb kesh m\u00eb tep\u00ebr respekt p\u00ebr veten\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zemra m\u2019u cop\u00ebtua nga fjal\u00ebt q\u00eb\nishin shkruar n\u00eb at\u00eb mesazh e aq m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb shkruara nga ai, personi q\u00eb ende\ne dashuroja. U ndjeva si mos m\u00eb keq dhe pyesja veten n\u00ebse v\u00ebrtet po gaboja q\u00eb\npo mundohesha ta b\u00ebja xheloz. Po humbisja respektin p\u00ebr veten dhe Benin po e\ng\u00ebnjeja. \u201cNj\u00eb fem\u00ebr e dashuruar \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka:; k\u00ebshtu\njustifikohesha me veten. Nuk fjeta gjith\u00eb nat\u00ebn dhe vet\u00ebm kam qar\u00eb me\nngash\u00ebrim. T\u00eb nes\u00ebrmen, kur u zgjova, nuk po kuptoja ku isha dhe pasi piva\nkafen e m\u00ebngjesit, u shtriva p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb krevat. Nuk m\u00eb b\u00ebhej t\u00eb dilja nga\nsht\u00ebpia. Beni m\u00eb kishte telefonuar dhjet\u00ebra her\u00eb kur ndeza celularin. As i\ntelefonova fare sepse nuk isha n\u00eb gjendje t\u2019i flisja, por nuk kaluan as pes\u00eb\nminuta dhe ai telefonoi p\u00ebrs\u00ebri. Dola ta takoja sepse n\u00ebse do t\u00eb q\u00ebndroja brenda,\ndo t\u00eb \u00e7mendesha. Tani po filloja ta urreja Tonin! Ishte ai q\u00eb m\u00eb kishte sjell\u00eb\nn\u00eb at\u00eb gjendje t\u00eb mjer\u00eb. Nuk po njihja m\u00eb as veten time. As vet\u00eb nuk e kuptoja\nm\u00eb se \u00e7far\u00eb lloj lidhjeje ishte ajo q\u00eb kisha me Benin. Tonin e urreja dhe e doja\nn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Ishte si nj\u00eb mallkim nga i cili nuk kisha m\u00eb shp\u00ebtim sepse\nvazhdoja ta dashuroja edhe m\u00eb shum\u00eb. Benit nuk dija si t\u2019ia thoja q\u00eb lidhja me\nt\u00eb kishte qen\u00eb fallco gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Nuk guxoja dot sepse do ta kuptonte\nq\u00eb e kisha p\u00ebrdorur dhe do t\u00eb m\u00eb braktiste edhe ai. Nuk do ta duroja dot edhe nj\u00eb\nbraktisje t\u00eb dyt\u00eb. Vet\u00ebm mendimi se do t\u00eb mbetesha vet\u00ebm m\u00eb tmerronte, ndaj nuk\ni thash\u00eb asgj\u00eb. Ishte ai q\u00eb po m\u00eb ndihmonte t\u00eb shtyja dit\u00ebt dhe t\u00eb mos mendoja\np\u00ebr Tonin, edhe pse nuk kalonte nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb nuk e kujtoja. I kujtoja shpesh\ndit\u00ebt q\u00eb kishim l\u00ebn\u00eb pas dhe do t\u00eb doja shum\u00eb ta ndaloja koh\u00ebn e disa gj\u00ebra t\u2019i\nb\u00ebja ndryshe. Pyesja shpesh veten n\u00ebse m\u00eb mendonte apo m\u00eb kishte harruar. Do t\u00eb\njepja gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb isha pjes\u00eb e zemr\u00ebs dhe e mendimeve t\u00eb tij, por Toni nuk\ndonte t\u2019ia dinte m\u00eb p\u00ebr mua. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKam nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb. Shum\u00eb\nshpejt do t\u00eb divorcohem sepse procedurat kan\u00eb nisur\u201d, m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb Beni, shum\u00eb\ni lumtur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb syt\u00eb e tij reflektonin shum\u00eb lumturi, n\u00eb syt\u00eb e mi\nlexohej nj\u00eb trishtim i thell\u00eb. As at\u00ebher\u00eb kur ishte momenti, nuk munda t\u2019ia thoja\nt\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Beni po m\u00eb q\u00ebndronte pran\u00eb \u00e7do moment dhe un\u00eb, pak nga pak,\nfillova t\u00eb ndjeja p\u00ebr t\u00eb. M\u2019u kthye n\u00eb nj\u00eb person shum\u00eb t\u00eb dashur. Edhe pse\nndjenjat p\u00ebr t\u00eb ende nuk i kisha t\u00eb qarta, e dija se me Benin fillova t\u00eb\nndihesha shum\u00eb mir\u00eb. Pak nga pak, fillova t\u2019i rikthehesha asaj q\u00eb isha m\u00eb par\u00eb.\nT\u00eb gjitha v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb kalova, m\u00eb b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe tani mund t\u00eb\np\u00ebrballoja gjith\u00e7ka, jo vet\u00ebm nj\u00eb ndarje. Ndjenjat p\u00ebr Tonin, pak nga pak, po\nm\u00eb veniteshin dhe as vet\u00eb nuk e besoja q\u00eb kjo po ndodhte. Nuk kaluan as dy jav\u00eb\ndhe Beni m\u2019u shfaq para syve me letra n\u00eb dor\u00eb dhe me nj\u00eb shishe shampanj\u00eb n\u00eb\ndor\u00ebn tjet\u00ebr. \u201cErdhi dita t\u00eb festojm\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, u divorcova!\u201d, m\u00eb tha dhe m\u00eb\nputhi. Edhe un\u00eb, ndryshe nga her\u00ebt e tjera, u g\u00ebzova shum\u00eb. \u201cM\u00eb n\u00eb fund je i\nlir\u00eb\u201d, i thash\u00eb dhe iu hodha n\u00eb qaf\u00eb. At\u00eb nat\u00eb festuam dhe pas shum\u00eb koh\u00ebsh, po\nndihesha p\u00ebrs\u00ebri e lumtur. N\u00eb fillim m\u00eb l\u00ebndonte fakti q\u00eb ai u divorcua p\u00ebr shkakun\ntim, por m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb shpesh se nuk e dashuronte gruan e tij dhe fati deshi\nq\u00eb t\u00eb m\u00eb njihte mua e t\u00eb vendoste t\u00eb divorcohej. Po dashurohesha me Benin, tashm\u00eb\nv\u00ebrtet, por m\u00eb t\u00eb papriturat ndodhin at\u00ebher\u00eb kur ti nuk i pret&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb, Toni m\u00eb \u00e7oi nj\u00eb\nmesazh dhe, nd\u00ebr t\u00eb tjera, m\u00eb thoshte se ishte penduar q\u00eb ishim ndar\u00eb dhe se\ndonte t\u00eb ktheheshim p\u00ebrs\u00ebri bashk\u00eb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, ajo q\u00eb lexova, nuk m\u00eb b\u00ebri aq\np\u00ebrshtypje. M\u00eb telefononte shpesh dhe me mesazhe m\u00eb k\u00ebrkonte falje vazhdimisht,\npor nuk e fala kurr\u00eb. Kisha ndryshuar dhe nga ajo q\u00eb kalova, kisha m\u00ebsuar\nshum\u00eb. Nuk mund t\u00eb b\u00ebja m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin gabim dhe, ndryshe nga \u00e7\u2019mendonte ai, un\u00eb\nende e respektoja veten time. Telefonatat e tij filluan t\u00eb b\u00ebheshin shum\u00eb\nshqet\u00ebsuese dhe nuk gjeta zgjidhje tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u2019i thoja t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn Benit. I mora\nparasysh t\u00eb gjitha, madje edhe ndarjen dhe ia thash\u00eb. Ai ishte shum\u00eb i\ndashuruar me mua dhe e kuptoi shum\u00eb mir\u00eb at\u00eb q\u00eb kisha kaluar, madje m\u00eb p\u00ebrqafoi\nfort dhe m\u00eb tha se nuk duhet t\u00eb m\u00ebrzitesha sepse do ta zgjidhnim gjith\u00e7ka. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMjafton q\u00eb ti t\u00eb jesh e qart\u00eb\nme ndjenjat e tua\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb jam shum\u00eb e qart\u00eb dhe e\nbindur q\u00eb t\u00eb dua ty. Vet\u00ebm nuk dua q\u00eb ti t\u00eb shqet\u00ebsoshesh p\u00ebr asgj\u00eb, zem\u00ebr,\nsepse t\u00eb dua shum\u00eb. Jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb t\u00eb kam pran\u00eb\u201d, i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Beni vendosi t\u00eb p\u00ebrballej me\nTonin dhe q\u00eb at\u00eb dit\u00eb, edhe pse nuk e di p\u00ebr \u00e7far\u00eb kan\u00eb biseduar, Toni nuk m\u00eb\ntelefonoi m\u00eb kurr\u00eb. Ai u zhduk nga jeta ime nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. As un\u00eb nuk\ndoja ta shikoja m\u00eb. M\u00eb kishte zhg\u00ebnjyer shum\u00eb dhe kishte qen\u00eb shkaku i\nvuajtjeve t\u00eb mia, por duhet t\u00eb ndodhte kjo, q\u00eb t\u00eb njihesha me Benin, i cili\nrisolli ndjenj\u00ebn e dashuris\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shpesh, jeta na v\u00eb p\u00ebrball\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb cilat m\u00eb pas na duhet t\u2019i p\u00ebrballojm\u00eb vet\u00eb. Ndodh gjithashtu q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb zgjedhje t\u00eb gabuara, edhe pse k\u00ebt\u00eb e kuptojm\u00eb kur \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb. Edhe un\u00eb, e kam vuajtur zgjedhjen q\u00eb b\u00ebra para tre vjet\u00ebsh. Isha n\u00eb nj\u00eb moment tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kur njoha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21786,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[249,245],"class_list":["post-21785","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-histori","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21785"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21785\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21786"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}