{"id":21783,"date":"2019-03-27T19:00:34","date_gmt":"2019-03-27T18:00:34","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21783"},"modified":"2019-03-27T14:42:04","modified_gmt":"2019-03-27T13:42:04","slug":"21783","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/21783\/","title":{"rendered":""},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E Diel<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo fundjav\u00eb kaloi n\u00eb sht\u00ebpi, me\ntelenovela dhe duke luajtur me spider n\u00eb kompjuter. K\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nuk kam shum\u00eb\np\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar; edhe pak dhe lamtumir\u00eb shkoll\u00eb, lamtumir\u00eb stres, lamtumir\u00eb\nprobleme q\u00eb ma b\u00ebt\u00eb t\u00eb hidhur k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb adoleshenc\u00ebs sime! Kjo fundjav\u00eb n\u00eb\nsht\u00ebpi, sigurisht, nuk mund t\u00eb them se po kalon pa tension midis meje dhe\nmamas\u00eb. Ajo m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb dilja me t\u00eb sot. Nuk pranova. \u201cNuk m\u00eb dilet!\u201d, i\nthash\u00eb. M\u00eb duket sikur po mundohet t\u00eb m\u00eb marr\u00eb me t\u00eb mir\u00eb, por akoma nuk e ka\ngjetur gjuh\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb komunikuar me mua, pasi m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos\nlyhesha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00ebse do dalim bashk\u00eb, t\u00eb dua\nserioze! &#8211; m\u00eb tha. Un\u00eb nuk pranova dhe u mbyll e gjitha aty. Mbasdite te ne\nerdhi tezja, bashk\u00eb me Dejvin. Tezja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb zbavit\u00ebse. Sa ndryshe \u00ebsht\u00eb\nnga mami im! Ndonj\u00ebher\u00eb ato t\u00eb dyja f\u00ebrkohen n\u00eb muhabet, por e kalojn\u00eb shpejt\npasi tezja nuk mban m\u00ebri, i fut nj\u00eb t\u00eb qeshur dhe ndryshon tem\u00eb. T\u00eb mendosh q\u00eb\njan\u00eb motra&#8230; nuk ngjasojn\u00eb fare! Mami e ka karakterin t\u00eb sert\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\nngjan shum\u00eb nga gjyshi, kurse tezja, i ngjan gjyshes; ajo ishte shum\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">D\u00ebgjova q\u00eb tezja po i thoshte\nmamit: &#8211; Po l\u00ebre, ka qejf, \u00ebsht\u00eb e re, nuk i b\u00ebn ndonj\u00eb d\u00ebm &#8211; dhe vazhdoi &#8211;\nplus q\u00eb e ke nx\u00ebn\u00ebse t\u00eb mir\u00eb. Ky i imi nuk m\u00ebson fare, pale b\u00ebn edhe karagjozin\nn\u00eb shkoll\u00eb, ngela n\u00eb drejtori&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me siguri, mami po i qahej p\u00ebr\nmua dhe k\u00ebrkonte nga ajo ndonj\u00eb k\u00ebshilll\u00eb, por si\u00e7 e ka tezja, mundohet t\u2019i\n\u00e7dramatizoj\u00eb gj\u00ebrat. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne t\u00eb dy ishim n\u00eb ballkon kur u\nd\u00ebgjuan k\u00ebto fjal\u00eb. \u201cPo flasin p\u00ebr mua\u201d, i thash\u00eb dhe ia b\u00ebra me kok\u00eb. M\u00eb pas e\npyeta se si ia hodhi me zyshen e biologjis\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Paq, sa t\u00eb kem mamin un\u00eb, do kaloj si do kaloj! &#8211; m\u00eb tha. &#8211; S\u2019m\u00eb erdhi hi\u00e7 mir\u00eb q\u00eb d\u00ebgjova gj\u00ebra p\u00ebr ty dhe p\u00ebr at\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E Mart\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E urrej, e urrej, e urrej! Nuk\nm\u00eb besohet q\u00eb m\u00eb trajtoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, gjith\u00eb bota ime u p\u00ebrmbys, m\u00eb kishte\npremtuar q\u00eb nuk do t\u00eb m\u00eb prekte me dor\u00eb&#8230; Sa budallaqe u tregova! Nuk duhet t\u00eb\nkisha shkuar. N\u00eb m\u00ebngjes vesha kompletin e t\u00eb brendshmeve, vesha bluz\u00ebn time t\u00eb\npreferuar, nuk mora shum\u00eb libra me vete se e kisha menduar q\u00eb or\u00ebt do t\u2019i lija,\nfuta edhe nj\u00eb lines n\u00eb \u00e7ant\u00eb se nuk i dihej, e kisha d\u00ebgjuar nj\u00ebher\u00eb nga nj\u00eb vajz\u00eb.\nU takuam n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb shkoll\u00eb dhe n\u00eb or\u00ebn e tret\u00eb u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e\ntij. Isha e lumtur, por e heshtur gati gjith\u00eb rrug\u00ebs. Kur arrit\u00ebm te sht\u00ebpia, n\u00ebp\u00ebr\nshkall\u00eb ma shtr\u00ebngoi dor\u00ebn fort. Hym\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, u ula n\u00eb divan dhe ai mori dy\ngota e hodhi uiski. M\u2019u lut q\u00eb ta pija, e provova. Ishte shum\u00eb i fort\u00eb, por vazhdova\nta pija. Ai e la p\u00ebrgjys\u00ebm. P\u00ebrdore, vajt\u00ebm n\u00eb dhom\u00ebn e tij. E dija q\u00eb ishte\ntifoz i Interit, por jo kaq shum\u00eb. Kishte postera, flamuj dhe foto t\u00eb Uesli Shnaiderit,\nlojtarit t\u00eb tij t\u00eb preferuar. U ul\u00ebm te krevati e nga xhepi nxori nj\u00eb cigare,\nq\u00eb ngjante m\u00eb shum\u00eb si e b\u00ebr\u00eb vet\u00eb. Ma mori mendja q\u00eb nuk duhet t\u00eb ishte\ncigare, por hashash. I thash\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk doja ta provoja. M\u2019u lut, por un\u00eb\nq\u00ebndrova e vendosur n\u00eb vendimin tim; ai e thithi dy her\u00eb dhe e shoi. M\u00eb pas\nndezi kompjuterin dhe vendosi disa nga k\u00ebng\u00ebt e grupit Three doors dovvn. Edhe\nmua m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb ato k\u00ebng\u00eb dhe filuam t\u00eb k\u00ebrcenim. Papritur si e pa e kuptuar u\ngjenda vet\u00ebm me t\u00eb brendshme dhe ai, gjys\u00ebm lakuriq. Fillova t\u00eb trembesha, kisha\nfrik\u00eb, nuk e di pse, sikur di\u00e7ka m\u00eb ndalonte. N\u00eb ato momente doja t\u00eb\nlargohesha. Ai filloi t\u00eb m\u00eb prekte n\u00eb vendet intime, t\u00eb m\u00eb puthte n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\ntrupin. Nuk e di, por nuk po e ndjeja veten gati p\u00ebr t\u00eb kryer aktin. E largova\ndhe iu luta t\u00eb shkoja n\u00eb banjo. M\u00eb lejoi t\u00eb shkoja. U ula pak aty e po mendoja\n\u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja, t\u2019i shkoja deri n\u00eb fund asaj q\u00eb kisha nisur apo t\u00eb ndaloja. Ndihesha\nsi n\u00eb grack\u00eb, po shikohesha n\u00eb pasqyr\u00eb, sikur nuk e njihja veten. Un\u00eb Mariusin\ne p\u00eblqeja aq shum\u00eb, por tani di\u00e7ka ndodhi brenda meja, nuk ndihesha gati, megjith\u00ebse\ne doja. N\u00eb ato momente, mendova: \u201cN\u00ebse ai m\u00eb do, do t\u00eb m\u00eb kuptoj\u00eb\u201d. Dola nga\nbanjoja&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Marius &#8211; i thash\u00eb, &#8211; a nuk\nmund ta l\u00ebm\u00eb p\u00ebr nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos u b\u00ebj budallaqe, shum\u00eb\nvajza t\u00eb tjera do t\u00eb donin t\u00eb ishin n\u00eb vendin t\u00ebnd&#8230; &#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndoshta n\u00eb ato momente, po t\u00eb\nmos ishte treguar aq arrogant, po t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb i \u00ebmb\u00ebl, mund edhe t\u00eb isha dor\u00ebzuar,\npor kjo p\u00ebrgjigje m\u00eb b\u00ebri m\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb ikur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Dua t\u00eb iki, &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai u afrua e filloi t\u00eb m\u00eb\nputhte, t\u00eb m\u00eb prekte duke m\u00eb t\u00ebrhequr drejt krevatit. Nuk ishte m\u00eb i \u00ebmb\u00ebl si\nn\u00eb fillim, por m\u00eb imponues dhe i dhunsh\u00ebm. Fillova ta shtyja, por ai m\u00eb\np\u00ebrplasi n\u00eb krevat dhe m\u2019u hodh p\u00ebrsip\u00ebr. N\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb hequr sutjenat,\nm\u2019i k\u00ebputi rripat. E shtyva me gjith\u00eb forc\u00ebn e trupit dhe u ngrita. Ai m\u00eb kapi\np\u00ebr krahu dhe nuk m\u00eb l\u00ebshonte. Filloi t\u00eb m\u00eb thoshte se m\u00eb donte. I k\u00ebrkova t\u00eb\nm\u00eb linte t\u00eb ikja ose ndryshe do t\u00eb b\u00ebrtisja dhe ashtu b\u00ebra. Nga kjo, u tremb\ndhe m\u00eb l\u00ebshoi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00eb, mir\u00eb&#8230; &#8211; po m\u00eb thoshte\ndhe syt\u00eb iu eg\u00ebrsuan akoma m\u00eb shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb me nxitim u vesha, i hoqa\nbyzylykun nga dora dhe ia hodha te krevati. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Qet\u00ebsohu&#8230; &#8211; po m\u00eb thoshte, por\nun\u00eb e ndjeja q\u00eb s\u2019mund t\u00eb kisha m\u00eb besim. D\u00ebshiroja vet\u00ebm t\u00eb largohesha. Dola\nn\u00eb korridor, por e shikoja q\u00eb ai nuk donte t\u00eb ma hapte der\u00ebn. Fillova ta\nl\u00ebvizja dorez\u00ebn me d\u00ebshir\u00ebn e atij njeriut q\u00eb mundohet t\u2019i largohet t\u00eb keqes me\n\u00e7do m\u00ebnyr\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; O hape, o do t\u00eb filloj t\u00eb\nb\u00ebrtas! &#8211; k\u00ebmb\u00ebngula. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk kishte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte tjet\u00ebr, kishte\nfrik\u00eb se mos e d\u00ebgjonin komshinjt\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb nerva, e hapi der\u00ebn. Para se t\u00eb\ndilja, d\u00ebgjova q\u00eb m\u00eb shau: \u201ckurv\u00eb\u201d dhe m\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Nuk u shqet\u00ebsova p\u00ebr fjal\u00ebt, mjafton\nq\u00eb u largova nga ajo situat\u00eb q\u00eb po m\u00eb tmerronte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di pse shkoi k\u00ebshtu. Ndoshta\npo t\u00eb mos m\u00eb kishte ofruar got\u00ebn e uskit dhe t\u00eb mos kishte pir\u00eb hashash, gj\u00ebrat\ndo kishin qen\u00eb m\u00eb ndryshe. U tremba. Njer\u00ebzit, kur jan\u00eb n\u00ebn efektin e drog\u00ebs,\njan\u00eb edhe t\u00eb dhunsh\u00ebm. Edhe vet\u00eb nuk doja t\u00eb isha pa koshienc\u00eb n\u00eb veprimet e mia.\nPo t\u00eb mos kishin ndodhur k\u00ebto gj\u00ebra, ndosha do kishte qen\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebshtu; un\u00eb\nt\u00eb humbja virgj\u00ebrin\u00eb me njeriun q\u00eb dashuroja, por q\u00eb n\u00eb fakt nuk rezultoi t\u00eb\nishte ashtu si\u00e7 e mendoja. Asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer personat e dhunsh\u00ebm\ndhe ai k\u00ebt\u00eb m\u00eb tregoi se ishte, tregoi nj\u00eb aspekt q\u00eb deri n\u00eb ato momente un\u00eb\nnuk e kisha njohur. Po ecja n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb me shpejt\u00ebsi. Nuk shkova m\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb\nat\u00eb dit\u00eb. Mezi prisja t\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpi e t\u00eb qaja, t\u00eb qaja me t\u00eb madhe. Sa do\nt\u00eb doja t\u00eb vdisja n\u00eb ato momente! Nuk e prisja q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb shkonin k\u00ebshtu&#8230; Sa\ne kisha \u00ebnd\u00ebrruar gjith\u00eb ato muaj dhe tashti k\u00ebshtu&#8230; Kur hyra n\u00eb sht\u00ebpi, hyra\nme shpres\u00ebn dhe iden\u00eb q\u00eb nuk kishte njeri, por sikur ajo dit\u00eb s\u2019kishte t\u00eb\nmbaruar, v\u00ebllai kishte thyer krahun n\u00eb shkoll\u00eb dhe t\u00eb mit\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb, me\ndor\u00ebn t\u00eb futur n\u00eb all\u00e7i, sapo kishin hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Lot\u00ebt m\u00eb plas\u00ebn e nuk po i\np\u00ebrmbaja dot. Prind\u00ebrit shyqyr kujtuan se po qaja p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb. Nuk mund t\u00eb them\nq\u00eb nuk m\u00eb erdhi keq p\u00ebr t\u00eb. Sado q\u00eb s\u2019e duroja, prap\u00eb ai ishte v\u00ebllai im, por\nn\u00eb ato momente isha aq e tronditur saq\u00eb shqet\u00ebsimit tim iu shtuan edhe\nproblemet e tjera. T\u00eb mit\u00eb nuk dinin k\u00eb t\u00eb qet\u00ebsonin m\u00eb par\u00eb, mua apo v\u00ebllan\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E enjte<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dy dit\u00eb nuk shkova n\u00eb shkoll\u00eb\nme pretekstin q\u00eb t\u00eb kujdesesha p\u00ebr tim v\u00eblla. Sot shkova, por q\u00eb n\u00eb or\u00ebn e par\u00eb\nu ndesha me shikimin e Mariusit. Shpresova t\u00eb vinte t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte falje p\u00ebr\nat\u00eb q\u00eb ndodhi, por ai as q\u00eb l\u00ebvizi. Ishte me disa djem t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb tij dhe m\u00eb\nshikonin e po qeshnin. Kur hyra n\u00eb klas\u00eb, vajzat m\u00eb pyet\u00ebn pse nuk kisha shkuar\nato dit\u00eb. U tregova p\u00ebr tim v\u00eblla, por disa kunja fluturuan nga disa nga vajzat\nme t\u00eb cilat nuk shoq\u00ebrohesha shum\u00eb. \u201cJa \u00e7far\u00eb virgj\u00ebreshe, prandaj s\u2019erdhi n\u00eb\nshkoll\u00eb se u lodh tep\u00ebr\u201d&#8230; Nuk munda as t\u2019u p\u00ebrgjigjesha se nuk e dija as vet\u00eb\nkujt i drejtoheshin. M\u00eb pas m\u00eb treguan q\u00eb p\u00ebr mua ishin hapur fjal\u00eb nga m\u00eb t\u00eb\nndryshmet, q\u00eb nuk isha e virgj\u00ebr, q\u00eb kisha shkuar edhe me djem t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb\ndija t\u00eb b\u00ebja seks oral e kushedi \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb askush nuk pati guximin t\u00eb m\u2019i\nthot\u00eb drejtp\u00ebrdrejt. Bota ime u shemb. Do t\u00eb doja t\u00eb lija m\u00ebsimin, por nuk e\nlash\u00eb, ndenja aty pa u shoq\u00ebruar me asnj\u00eb. Sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb kisha nevoj\u00eb\nq\u00eb Melisa t\u00eb ishte me mua, ajo nuk kishte p\u00ebr t\u00eb m\u00eb braktisur dhe aq m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr\nt\u2019i besuar t\u00eb gjitha k\u00ebto. Mariusin e kapa te shkall\u00ebt. I thirra. Nuk donte t\u00eb\nvinte, por u tregova k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti i ke p\u00ebrhapur gjith\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb?!\n&#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00ebse bredh ti me \u00e7unat, un\u00eb\nnuk t\u00eb kam faj&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk\n\u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Duhet ta mendoje para se t\u00eb\nsilleshe ashtu me mua. Shum\u00eb vajza t\u00eb tjera do t\u00eb donin t\u00eb ishin n\u00eb vendin t\u00ebnd,\npor ty t\u00eb duket vetja m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme&#8230; \u2013 m\u00eb tha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E urreva, e urreva me gjith\u00eb\nshpirt. Nuk m\u00eb besohej q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur mua, nj\u00eb dashuri q\u00eb u kthye n\u00eb\nmakth. Edhe n\u00eb banjot e shkoll\u00ebs ishte emri im i shkruar dhe fjal\u00eb t\u00eb ndyra nga\npas. Atyre vajzave q\u00eb kisha muhabet, fillova t\u2019u tregoja, por \u00e7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie\nkishte? Disa thonin \u201cs\u2019ka gj\u00eb\u201d, por mua m\u00eb vinte inat q\u00eb m\u00eb thonin fjal\u00eb q\u00eb nuk\nishin t\u00eb v\u00ebrteta. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E Shtun\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot fola me Melis\u00ebn. Ia tregova\nt\u00eb gjitha se \u00e7far\u00eb m\u00eb kishte ndodhur k\u00ebt\u00eb jav\u00eb e nuk iu besua. M\u00eb qet\u00ebsoi, m\u00eb\ntha q\u00eb t\u00eb mos i jepja r\u00ebnd\u00ebsi, se ai k\u00ebt\u00eb vit mbaronte shkoll\u00ebn, nuk kishte p\u00ebr\nt\u00eb qen\u00eb m\u00eb dhe fjal\u00ebt vetvetiu do t\u00eb harroheshin, e v\u00ebrteta do t\u00eb dilte n\u00eb\nshesh. M\u00eb tregoi q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb diskotek\u00eb dhe nj\u00eb shok nga shoq\u00ebria e motr\u00ebs\nkishte filluar t\u2019i afrohej. Gjithashtu, m\u00eb tregoi q\u00eb kishte par\u00eb vajza kubiste\nq\u00eb k\u00ebrcenin n\u00ebp\u00ebr kafaze, t\u00eb veshura vet\u00ebm me t\u00eb brendshme&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E Diel Kjo fundjav\u00eb kaloi n\u00eb sht\u00ebpi, me telenovela dhe duke luajtur me spider n\u00eb kompjuter. K\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nuk kam shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar; edhe pak dhe lamtumir\u00eb shkoll\u00eb, lamtumir\u00eb stres, lamtumir\u00eb probleme q\u00eb ma b\u00ebt\u00eb t\u00eb hidhur k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb adoleshenc\u00ebs sime! Kjo fundjav\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, sigurisht, nuk mund t\u00eb them se po kalon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21576,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2366,2214],"class_list":["post-21783","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-adoleshente","tag-ditari"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21783"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21783\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21576"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}