{"id":21782,"date":"2019-03-27T17:30:02","date_gmt":"2019-03-27T16:30:02","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21782"},"modified":"2019-03-27T14:38:04","modified_gmt":"2019-03-27T13:38:04","slug":"astrologia-shpjegon-71","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/astrologia-shpjegon-71\/","title":{"rendered":"Astrologia shpjegon&#8230;!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Telefonat\u00eb nga nj\u00eb i panjohur<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje astrologe! Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur m\u00eb telefonoi nj\u00eb i panjohur dhe m\u00eb tha: \u201cJu keni fituar\u201d, nd\u00ebrsa \u00ebndrra tjet\u00ebr, ishte kjo: <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time ndodhej nj\u00eb kasafort\u00eb, kishte pjes\u00eb me ngjyr\u00eb floriri dhe brenda kishte lek\u00eb. N\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb form\u00ebn e engj\u00ebllit. Ai kishte disa tufa me para, luante i g\u00ebzuar me to dhe pastaj, m\u2019i dha mua. Faleminderit, nga X. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; K\u00ebto\n\u00ebndrra q\u00eb keni par\u00eb, tregojn\u00eb se jeni n\u00eb pritje t\u00eb di\u00e7kaje t\u00eb cil\u00ebn e dini\nvet\u00ebm ju, por ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb mendoni se gjendja juaj do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej\nvet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb ndodhte ndonj\u00eb mrekulli. Telefonata, n\u00eb mos gaboj, \u00ebsht\u00eb\npjell\u00eb e fantazis\u00eb tuaj dhe p\u00ebrfaq\u00ebson mrekullin\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb\npand\u00ebrgjegjshme prisni q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb. E gjitha ka lidhje m\u00eb shum\u00eb me gjendjen\ntuaj financiare sepse edhe \u00ebndrrat e tjera tregojn\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, q\u00eb ju\njeni n\u00eb pritje. N\u00eb fakt, di\u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb fush\u00eb q\u00eb ju e\nd\u00ebshironi m\u00eb shum\u00eb e kjo mund t\u00eb jet\u00eb fusha financiare, vet\u00ebm se nuk duhet ta\nmbani mendjen vazhdimisht te kjo gj\u00eb. Duke p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb e fantazive\ndhe d\u00ebshirave tuaja p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar nga ana financiare, mendoj se do t\u00eb\nkeni fat n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Kreh\u00ebr<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211;\nMbr\u00ebm\u00eb, pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur po k\u00ebrkoja nj\u00eb kreh\u00ebr q\u00eb t\u00eb krihesha dhe m\u00eb dukej\ne \u00e7uditshme sepse \u00e7do kreh\u00ebr q\u00eb gjeja, ose ishte shkrir\u00eb, ose ishte deformuar.\nJu lutem, m\u00eb thoni, \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb? <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00cbndrra tregon q\u00eb keni nevoj\u00eb t\u00eb shk\u00ebputeni nga\ndisa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ju prej koh\u00ebsh i quani t\u00eb mbyllura, por n\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb ashtu.\nKreh\u00ebri ka shum\u00eb kuptime, por n\u00eb rastin tuaj, tregon probleme n\u00eb jet\u00ebn tuaj\nprivate. Duket se jeni n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dikujt q\u00eb t\u2019ju ndihmoj\u00eb t\u00eb shk\u00ebputeni nga e\nkaluara, por \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb. M\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb jeni ju vet\u00eb e vendosur, t\u00eb\nqet\u00ebsoheni dhe pastaj, t\u00eb filloni k\u00ebrkimin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Tentuan t\u00eb m\u00eb rr\u00ebmbenin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; <strong>Para dy net\u00ebsh kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur m\u00eb\ndoli p\u00ebrpara nj\u00eb person dhe u mundua t\u00eb m\u00eb rr\u00ebmbente. M\u00eb pas, pash\u00eb sikur nj\u00eb\nshoqes sime i vodh\u00ebn celularin dhe un\u00eb e gjeta veten duke vrapuar. Pas pak, i\nnj\u00ebjti person m\u00eb vinte nga pas dhe tentoi t\u00eb m\u00eb rr\u00ebmbente, por p\u00ebrs\u00ebri shp\u00ebtova\nsepse m\u00eb ndihmoi dikush, q\u00eb nuk e dija se kush ishte. Pres nj\u00eb parashikim&#8230;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211;\nTentativat p\u00ebr rr\u00ebmbim, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, tregojn\u00eb se personi q\u00eb i ka\npar\u00eb, n\u00eb realitet, ndihet i kufizuar, shpeshher\u00eb i bllokuar apo i p\u00ebrndjekur.\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj situate q\u00eb n\u00eb jet\u00ebn tuaj p\u00ebrs\u00ebritet shpesh. Vjedhja e celularit,\ntregon munges\u00ebn e komunikimit te ju. Pavar\u00ebsisht se ndiheni keq, ju nuk e\ndiskutoni gjendjen tuaj me ask\u00ebnd dhe u shmangeni gjithmon\u00eb problemeve t\u00eb\ntilla. Duhet t\u00eb thoni stop dhe t\u00eb p\u00ebrballeni me \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb keni l\u00ebn\u00eb pezull\nsepse nuk shtyhet jeta duke u ikur problemeve apo p\u00ebrballjeve. N\u00eb momentin q\u00eb\ndo t\u00eb p\u00ebrballeni, do t\u00eb shikoni se do t\u00eb ndiheni shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb me veten dhe me\ngjith\u00e7ka q\u00eb ju rrethon. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Tezja dhe vez\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tezen\ntime e cila ka pes\u00eb muaj q\u00eb ka vdekur. Un\u00eb isha te nj\u00eb teze tjet\u00ebr e cila \u00ebsht\u00eb\ngjall\u00eb dhe papritur, m\u2019u shfaq tezja q\u00eb ka vdekur. Ishte e pik\u00eblluar dhe po\nqante. Edhe un\u00eb po qaja, gjithashtu. Un\u00eb po u thoja t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kisha af\u00ebr\nse po shihja tezen, por ata m\u00eb thonin se nuk mund ta shihnin. Un\u00eb i thash\u00eb\ntezes q\u00eb ka vdekur se t\u00eb bij\u00ebn e kishte mir\u00eb. Ajo m\u00eb kapi dor\u00ebn, ma ledhatoi dhe\nun\u00eb e ndjeva dor\u00ebn e saj mbi dor\u00ebn time. Un\u00eb i b\u00ebra nj\u00eb pyetje t\u00eb \u00e7uditshme\nasaj: \u201cA duhet t\u00eb besoj n\u00eb Zot?\u201d dhe ajo m\u00eb tha: \u201cJo\u201d. Gj\u00ebja e fundit q\u00eb m\u00eb tha,\nishte: \u201cShp\u00ebto f\u00ebmij\u00ebt\u201d dhe un\u00eb fillova t\u00eb ndiqja nj\u00eb grup f\u00ebmijesh. Aty u\nzgjova. \u00cbndrra tjet\u00ebr: Vendi ishte i mbushur plot me vez\u00eb dhe un\u00eb po shihja\nedhe ca pula. Pash\u00eb edhe nj\u00eb pul\u00eb t\u00eb madhe e t\u00eb zez\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e futa n\u00eb nj\u00eb \u00e7ant\u00eb\nq\u00eb ta merrja me vete. Nuk e di destinacionin se ku, por vet\u00ebm do ta merrja me\nvete. Ajo ngordhi n\u00eb \u00e7ant\u00eb dhe, kur e nxora nga \u00e7anta, nxori nga goja 30 vez\u00eb.\nFaleminderit. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si\u00e7 e\nkemi th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb vdekurit, n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb\npjes\u00eb t\u00eb karakterit tuaj, shfaqen edhe n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebshillave dhe paralajm\u00ebrimeve\np\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr veten. Fjal\u00ebt e t\u00eb vdekurve \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u2019i mbani mend dhe\nt\u2019i merrni si\u00e7 ju thuhen, nd\u00ebrsa pjesa ku keni pyetur p\u00ebr Zotin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj\nanalize q\u00eb ju duhet t\u00eb b\u00ebni me veten tuaj. \u00c7far\u00eb koncepti keni ju p\u00ebr Zotin? Mund\nt\u2019ju ket\u00eb ndodhur q\u00eb koh\u00ebt e fundit ju \u00ebsht\u00eb l\u00ebkundur besimi p\u00ebr arsye tuajat\npersonale. Si e manifestoni ju besimin q\u00eb keni n\u00eb Zot? A keni b\u00ebr\u00eb gj\u00eb n\u00eb em\u00ebr\nt\u00eb Zotit? Pra, gjith\u00e7ka lidhet me dyshimet dhe kontradiktat q\u00eb keni ju me veten\ndhe besimin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Di\u00e7ka nuk shkon me besimin tuaj. Pavar\u00ebsisht se ju\nndiheni pak e humbur n\u00eb k\u00ebto momente, jeta do t\u2019ju paraqes\u00eb mund\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb\nmira dhe do t\u2019ju vij\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk e prisnit. Vez\u00ebt simbolizojn\u00eb fuqin\u00eb tuaj\nkrijuese. Di\u00e7ka e re do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb jet\u00ebn tuaj, vet\u00ebm se ju duhet t\u00eb dini t\u2019i\nmenaxhoni k\u00ebto t\u00eb reja q\u00eb po ju vijn\u00eb sepse jeni pak frikacake dhe keni munges\u00eb\nvullneti. Duhet ta ngrini z\u00ebrin m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrdorni fuqin\u00eb e fjal\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb\nthelbi i suksesit tuaj. Mos i lini t\u2019ju v\u00ebn\u00eb p\u00ebrfund, duke qen\u00eb se fati dhe\nsuksesi jan\u00eb shum\u00eb af\u00ebr jush. Dhe, n\u00ebse ju ndodh q\u00eb t\u00eb ndiheni e lodhur, mos\nharroni q\u00eb vez\u00ebt e shumta q\u00eb keni p\u00ebrfituar n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, tregojn\u00eb q\u00eb keni edhe\nmund\u00ebsi t\u00eb tjera. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Na mor\u00ebn peng\nn\u00eb shkoll\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211;\nKam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur na e mor\u00ebn shkoll\u00ebn peng dy kriminel\u00eb. Nj\u00ebrin prej\ntyre e vrava un\u00eb, teksa tentoja t\u00eb shp\u00ebtoja nx\u00ebn\u00ebsit. Shkolla ishte sht\u00ebpia\nime. M\u00eb pas dol\u00ebm duke k\u00ebnduar rrug\u00ebve, por ishim gjys\u00ebm t\u00eb zhveshur. M\u00eb pas,\nn\u00eb rrug\u00eb mbet\u00ebm dy veta, un\u00eb e nj\u00eb shoqe dhe po na k\u00ebrc\u00ebnonin disa kriminel\u00eb t\u00eb\ntjer\u00eb. Ne u premtuam se do t\u00eb merrnim arm\u00eb n\u00eb polici dhe do t\u2019ua jepnim. Ju\nlutem, m\u00eb ktheni p\u00ebrgjigje, \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo \u00ebnd\u00ebrr?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u\nshqet\u00ebsuar. E gjith\u00eb \u00ebndrra tregon disa shqet\u00ebsime q\u00eb i p\u00ebrkasin t\u00eb kaluar\u00ebs\nsuaj dhe q\u00eb s\u2019kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aspak me t\u00eb ardhmen. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, mund t\u00eb keni\nkaluar ndonj\u00eb ngjarje q\u00eb ju ka ngelur n\u00eb mendje. Nuk ka lidhje me kriminel\u00eb apo\ngj\u00ebra t\u00eb k\u00ebsaj natyre, por me di\u00e7ka q\u00eb ju ka habitur dhe shokuar, nj\u00ebkoh\u00ebsisht.\nJan\u00eb shqet\u00ebsimet ato q\u00eb transformohen n\u00eb \u00ebndrra t\u00eb ankthshme. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>I lutesha nj\u00eb ylli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Jam Arbri, maturant. Kam shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb\nt\u00eb vazhdoj universitetin n\u00eb deg\u00ebn e Inxhinieris\u00eb s\u00eb Nd\u00ebrtimit. Pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\nsikur i lutesha nj\u00eb ylli. Ju lutem, m\u00eb shpjegoni se \u00e7far\u00eb kuptimi ka kjo \u00ebnd\u00ebrr?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Yjet\nkan\u00eb shum\u00eb kuptime. Tani ju jeni vazhdimisht me mendjen tek universiteti dhe kjo\nq\u00eb keni par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr mund t\u00eb ket\u00eb lidhje edhe me ankthin tuaj n\u00ebse do ta\nfitoni deg\u00ebn q\u00eb doni, apo jo. Yjet, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, tregojn\u00eb nj\u00ebfar\u00eb \u00e7orientimi,\nnevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje dhe ngroht\u00ebsi, si dhe ankth p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb e prisni. N\u00ebse\nylli q\u00eb keni par\u00eb ka qen\u00eb i shndritsh\u00ebm, tregon q\u00eb do t\u00eb keni sukses n\u00eb q\u00ebllimet\nq\u00eb i keni v\u00ebn\u00eb vetes. N\u00ebse ka qen\u00eb nj\u00eb yll q\u00eb po binte, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb do t\u00eb m\u00ebrziteni\npak p\u00ebr di\u00e7ka. \u00cbndrra juaj, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn keni qen\u00eb duke u lutur, shpreh ankthin\ndhe padurimin e dit\u00ebs s\u00eb fitores q\u00eb doni t\u00eb arrini n\u00eb shkoll\u00ebn q\u00eb keni \u00ebnd\u00ebrr.\nPra, \u00ebndrra nuk tregon ndonj\u00eb ngjarje n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebrve\u00e7se at\u00eb \u00e7far\u00eb ju ndjeni\nmomentalisht. Un\u00eb ju uroj ta fitoni at\u00eb universitet dhe besoj se do jet\u00eb k\u00ebshtu,\nsepse ju e d\u00ebshironi shum\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb pozitive. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Telefonat\u00eb nga nj\u00eb i panjohur &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje astrologe! Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur m\u00eb telefonoi nj\u00eb i panjohur dhe m\u00eb tha: \u201cJu keni fituar\u201d, nd\u00ebrsa \u00ebndrra tjet\u00ebr, ishte kjo: N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time ndodhej nj\u00eb kasafort\u00eb, kishte pjes\u00eb me ngjyr\u00eb floriri dhe brenda kishte lek\u00eb. N\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb form\u00ebn e engj\u00ebllit. Ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21160,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[266],"class_list":["post-21782","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-endrra","tag-endrra-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21782","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21782"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21782\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21160"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21782"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21782"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21782"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}