{"id":21779,"date":"2019-03-27T17:00:20","date_gmt":"2019-03-27T16:00:20","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21779"},"modified":"2019-03-27T14:32:08","modified_gmt":"2019-03-27T13:32:08","slug":"%ef%bb%bfjetoj-mes-dy-burrash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfjetoj-mes-dy-burrash\/","title":{"rendered":"\ufeffJetoj mes dy burrash"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00eb vitin 2009, u martova me mbles\u00ebri. <\/p>\n\n\n\n<p>Ne nuk njiheshim m\u00eb p\u00ebrpara, por familja e tij njihte familjen time dhe k\u00ebshtu, vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb shkuesi. N\u00eb fillim, un\u00eb nuk doja sepse isha e dashuruar me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb martuar dhe rrija me t\u00eb vet\u00ebm se e doja, pa pritur asgj\u00eb prej tij. Ishte pak histori e komplikuar kjo e imja. Zemra m\u00eb donte tjet\u00ebr njeri, por mendja dhe rrethanat m\u00eb shtynin drejt tjet\u00ebrkujt. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, mua n\u00eb vendin tim t\u00eb lindjes ma dinin shum\u00eb njer\u00ebz k\u00ebt\u00eb lidhje prandaj\nm\u00eb vinte habi q\u00eb ky djal\u00eb nuk e kishte problem t\u00eb martohej me mua. Ai n\u00eb fakt kishte\njetuar jasht\u00eb dhe kishte ardhur vet\u00ebm p\u00ebr pushime. Ne u takuam e dol\u00ebm ca dit\u00eb\nbashk\u00eb dhe n\u00eb fillim m\u00eb dukej di\u00e7ka shum\u00eb e bukur, edhe pse vazhdoja ta doja\nmarr\u00ebzisht A.-n\u00eb. Ia tregova edhe atij k\u00ebt\u00eb q\u00eb po ndodhte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time dhe\nvendos\u00ebm t\u00eb dy q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb martohesha e t\u00eb krijoja familjen time. Ato dit\u00eb q\u00eb\npo fejohesha, nuk isha mir\u00eb shpirt\u00ebrisht, isha shum\u00eb e shqet\u00ebsuar. E dija q\u00eb\nashtu ishte e shkruar, q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb krijoja familjen time sipas zakonit, por\nA.-n\u00eb e doja shum\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019e kisha imagjinuar. Gjat\u00eb atyre dit\u00ebve ne nuk\nfol\u00ebm fare dhe ai m\u00eb respektoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por n\u00eb dark\u00eb, kur shtrihesha p\u00ebr\nt\u00eb fjetur, m\u00eb mungonte shum\u00eb me mesazhet dhe n\u00eb telefonatat q\u00eb nuk kishin mbarim\nmes nesh. Vet\u00ebm qaja me t\u00eb madhe se s\u2019m\u00eb besohej q\u00eb do t\u00eb martohesha dhe s\u2019do\nta takoja m\u00eb at\u00eb njeri. Erdh\u00ebn gj\u00ebrat aq shpejt dhe un\u00eb, p\u00ebr pak dit\u00eb, do t\u00eb b\u00ebhesha\ngati p\u00ebr dasm\u00ebn time. Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, ne nuk kishim folur fare me nj\u00ebri-tjetrin,\nishim par\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytet, por un\u00eb s`kisha guxim ta shikoja n\u00eb sy sepse do t\u00eb shp\u00ebrtheja\nn\u00eb lot. Kur e shikoja, m\u00eb dukej sikur ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb i bukur. M\u00eb vinte\nt\u00eb zbrisja nga makina, ta p\u00ebrqafoja me shum\u00eb mall e t\u2019i thoja q\u00eb isha e\ndetyruar ta b\u00ebja nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ai kurr\u00eb nuk m\u00eb b\u00ebri q\u00eb t\u00eb ndihem keq sepse\nm\u00eb tha gjithmon\u00eb: \u201cP\u00ebrderisa un\u00eb kam familjen time, edhe ti do t\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb\nkesh tjet\u00ebr lumturi, nj\u00eb lumturi bashk\u00ebshortore\u201d. Vendosa t\u00eb b\u00ebja at\u00eb q\u00eb ishte\nm\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr familjen time dhe q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb shuheshin llafet q\u00eb kisha\nduruar deri at\u00eb dit\u00eb se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, zemra ta do nj\u00eb njeri edhe pse ai mund t\u00eb\njet\u00eb shum\u00eb i gabuar, edhe pse ti mund ta dish shum\u00eb mir\u00eb sa i gabuar \u00ebsht\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Me dat\u00eb 7 shtator, u martova me das\u00ebm. T\u00eb gjith\u00eb m\u00eb thoshin se kisha dal\u00eb si\nengj\u00ebll, kurse un\u00eb vet\u00ebm qaja. Ata m\u00eb thonin: \u201cMos qaj moj, se mamin af\u00ebr e ke.\nPo ikin njer\u00ebzit n\u00eb Amerik\u00eb e nuk m\u00ebrziten, jo k\u00ebtu n\u00eb qytet\u201d. Ata nuk e dinin\nq\u00eb un\u00eb qaja p\u00ebr njeriun q\u00eb doja m\u00eb shum\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe q\u00eb isha e bindur q\u00eb po\nqante atje n\u00eb vetmi sepse nuk dilte dot n\u00ebp\u00ebr qytet t\u00eb shikonte dasmor\u00ebt e mi.\nE imagjinoja duke pir\u00eb cigare pa fund dhe duke kujtuar momentet tona. Dasma\nkaloi shum\u00eb bukur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe, t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb lumtur, p\u00ebrve\u00e7 meje.\nMua m\u00eb qante zemra se si do t\u00eb rrija pa A., se si do t\u00eb flija e do t\u00eb zgjohesha\nme tjet\u00ebr njeri q\u00eb as e doja e as m\u00eb donte. Burri im, n\u00eb fakt, dukej shum\u00eb i p\u00ebrkushtuar.\nEdhe pse kurr\u00eb s`m\u00eb kishte pyetur a kisha pasur histori dashurie m\u00eb p\u00ebrpara, un\u00eb\ni kisha treguar se kisha dashur nj\u00eb njeri m\u00eb shum\u00eb se veten time. Ai m\u00eb tha se\ne kaluara ime s\u2019i interesonte fare.<\/p>\n\n\n\n<p>U martuam dhe un\u00eb ika t\u00eb jetoja te sht\u00ebpia e burrit. E kisha l\u00ebn\u00eb historin\u00eb\ntime pas dore dhe as doja ta mendoja m\u00eb sepse nuk doja ta shkat\u00ebrroja familjen q\u00eb\nkisha krijuar me gj\u00ebra t\u00eb kaluara, mir\u00ebpo nuk ndodhi k\u00ebshtu&#8230; Ne n\u00eb pallat kishim\nnj\u00eb hyrje bosh dhe mor\u00ebm vesh q\u00eb do t\u00eb na vinin komshinj t\u00eb rinj. P\u00ebr \u00e7udi, kur\npash\u00eb A.-n\u00eb me familjen q\u00eb po vinin duke u shp\u00ebrngulur te ne, nuk munda t`i\nmbaja dot lot\u00ebt. Ne i p\u00ebrsh\u00ebndesnim si komshinj p\u00ebrdit\u00eb. Ai m\u00eb shkroi nj\u00eb\nmesazh q\u00eb s`do ta harroj kurr\u00eb dhe v\u00ebrtet m\u00eb b\u00ebn krenare q\u00eb e kam dashur pa\nkushte. M\u00eb shkroi: \u201cZemra ime, un\u00eb nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj larg teje, ndaj vendosa\nt\u00eb shes sht\u00ebpin\u00eb time p\u00ebr t\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrdit\u00eb. Kjo s`do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb po t\u00eb k\u00ebrkoj\ngj\u00eb. Vet\u00ebm dua ta shoh lumturin\u00eb t\u00ebnde, at\u00eb lumturi q\u00eb un\u00eb s`munda t\u00eb ta jap\nkurr\u00eb. Po t\u00eb shkruaj me lot n\u00eb sy, duke t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb dua shum\u00eb\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Kur e lexova, u m\u00ebrzita shum\u00eb, por e kuptova q\u00eb dashuria e tij ishte v\u00ebrtet\nshum\u00eb e madhe. Un\u00eb linda edhe nj\u00eb goc\u00eb dhe, edhe pse mendoja shum\u00eb her\u00eb t\u00eb\ntradhtoja burrin tim sepse e doja shum\u00eb A. ai kurr\u00eb nuk m\u00eb linte hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr m\u00eb\nshum\u00eb mes nesh. M\u00eb mbante distanc\u00eb dhe n\u00eb shkall\u00eb kur shikoheshim, vet\u00ebm m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeste\nme p\u00ebrzem\u00ebrsi. Un\u00eb v\u00ebrtet nuk e dua burrin tim, por e respektoj sepse m\u00eb pranon\nashtu si\u00e7 jam. Ka momente kur dua t\u00eb shikoj A.-n\u00eb af\u00ebr sepse m\u00eb vret kur ai del\ndhe ik\u00ebn me familjen e tij, por nga ana tjet\u00ebr, mendoj se familja ime \u00ebsht\u00eb po\naq e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb duhet t\u00eb tregohem shum\u00eb e fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb zemr\u00ebs q\u00eb m\u00eb\nthot\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb. Jeta ime k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb, pak e komplikuar, por t\u00eb pakt\u00ebn ka\nmarr\u00eb rrjedh\u00ebn q\u00eb meriton. Un\u00eb e di q\u00eb sa her\u00eb t\u00eb m\u00eb marr\u00eb malli, do t\u00eb dal n\u00eb\nballkon dhe do t\u00eb shikoj kur vjen nga puna engj\u00eblli im, pastaj do t\u00eb kthehem e\nlumtur pran\u00eb familjes sime, q\u00eb do ta kem deri n\u00eb fundin e jet\u00ebs. Shum\u00eb vet\u00eb mund\nt\u00eb m\u00eb paragjykojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebr faktin se pse i shpreh ndjenjat\ne mia kaq hapur, megjithat\u00eb asnj\u00eb nuk e kupton gjendjen time!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2009, u martova me mbles\u00ebri. Ne nuk njiheshim m\u00eb p\u00ebrpara, por familja e tij njihte familjen time dhe k\u00ebshtu, vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb shkuesi. N\u00eb fillim, un\u00eb nuk doja sepse isha e dashuruar me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb martuar dhe rrija me t\u00eb vet\u00ebm se e doja, pa pritur asgj\u00eb prej tij. Ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21780,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[249,245],"class_list":["post-21779","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-histori","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21779\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21780"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}