{"id":21758,"date":"2019-03-26T20:15:25","date_gmt":"2019-03-26T19:15:25","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21758"},"modified":"2019-03-26T19:58:16","modified_gmt":"2019-03-26T18:58:16","slug":"%ef%bb%bfcfare-duhet-te-dime-per-vizitat-gjinekologjike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfcfare-duhet-te-dime-per-vizitat-gjinekologjike\/","title":{"rendered":"\ufeff\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb dim\u00eb p\u00ebr vizitat gjinekologjike?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; A shkaktojn\u00eb dhimbje vizitat te gjinekologu?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos kini frik\u00eb nga vizitat te gjinekologu! Jan\u00eb t\u00eb shumta grat\u00eb q\u00eb\nhezitojn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb tek gjinekologu, por m\u00eb pas e kuptojn\u00eb se frika e tyre ka\nqen\u00eb e kot\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Si duhet t\u00eb p\u00ebrgatitesh p\u00ebr vizit\u00ebn?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; P\u00ebr t\u00eb mos harruar asgj\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrgatiteni q\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe t\u2019i thoni doktorit se \u00e7far\u00eb ju shqet\u00ebson. Sh\u00ebnoni n\u00eb nj\u00eb bllok datat dhe\nkoh\u00ebzgjatjen e menstruacioneve. K\u00ebshtu, ai do ta ket\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar\nrregullsin\u00eb e tyre. N\u00ebse keni ndjekur trajtime hormonale, mundohuni t\u00eb\nkujtoheni p\u00ebrse, n\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb efikase dhe n\u00ebse trupi juaj ka reaguar pa\nprobleme. N\u00ebse keni p\u00ebrdorur pilula t\u00eb ndryshme, kujtohuni pse i keni ndryshuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Pse duhet krijuar nj\u00eb dosje gjinekologjike?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb keni nj\u00eb dosje me analizat q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb, ila\u00e7et q\u00eb keni\np\u00ebrdorur, n\u00ebse keni b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb operacion, t\u00eb dh\u00ebnat e tij, etj. N\u00eb analiza\nfuten ato laboratorike (analiza gjaku, sekrecionesh, biopsi), si edhe eko t\u00eb\nmitr\u00ebs apo gjoksit, t\u00eb cilat nuk duhet t\u00eb harroni t\u2019i\nmerrni me vete sa her\u00eb t\u00eb shkoni te mjeku. N\u00ebse zbulohet ndonj\u00eb anomali, si p\u00ebr\nshembull gjat\u00eb mamografis\u00eb, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb krahasohen me ato t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Si t\u00eb l\u00ebsh takim?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Lini takim pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, sidomos n\u00ebse doktori juaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb.\nKjo do t\u2019ju lejoj\u00eb t\u00eb zgjidhni m\u00eb mir\u00eb dit\u00ebn dhe orarin\nq\u00eb ju leverdis. Evitoni sigurisht periudh\u00ebn kur mendoni se do t\u00eb keni\nmenstruacionet, mos b\u00ebni larje vaginale, as mos p\u00ebrdorni ovula, sepse do t\u00eb\nndryshonte analiz\u00ebn e sekrecioneve, n\u00ebse do t\u00eb ishte e nevojshme t\u00eb b\u00ebhej. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Si b\u00ebhet konsulta?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; S\u00eb pari, doktori do t\u2019ju pyes\u00eb p\u00ebr arsyen q\u00eb ju\nka shtyr\u00eb t\u00eb vizitoheni. Folini atij hapur dhe pa u ndjer\u00eb n\u00eb siklet. Ai mund t\u2019ju b\u00ebj\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me precedent\u00ebt tuaj, m\u00ebnyr\u00ebn tuaj t\u00eb jetes\u00ebs\ndhe problemet q\u00eb keni. Precedent\u00ebt familjar\u00eb: Disa s\u00ebmundje, si diabeti,\nanomalit\u00eb yndyrore, ose s\u00ebmundjet e en\u00ebve t\u00eb gjakut, mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb trash\u00ebgueshme.\nPo k\u00ebshtu, n\u00ebse n\u00eb familjen tuaj dikush ka vuajtur nga kanceri i gjoksit, mund\u00ebsit\u00eb\np\u00ebr ju nga ana statistikore jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, prandaj duhet pasur edhe kujdes m\u00eb\ni madh. Gjithashtu, rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm luajn\u00eb edhe precedent\u00ebt tuaj mjek\u00ebsor\u00eb.\nTregojini doktorit s\u00ebmundjet nga t\u00eb cilat keni vuajtur dhe p\u00ebr t\u00eb cilat jeni\ntrajtuar. P\u00ebr shembull, n\u00ebse vuani nga hipertensioni, nuk mund t\u00eb merrni pilul\u00ebn\nkontraceptive. M\u00ebnyra e jetes\u00ebs dhe e t\u00eb ushqyerit, gjithashtu, nuk duhet\nneglizhuar: &nbsp;Pini duhan? B\u00ebni fizkultur\u00eb?\nHani sh\u00ebndetsh\u00ebm?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Cil\u00ebt jan\u00eb precedent\u00ebt tuaj gjinekologjik\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ato jan\u00eb rregullsia e cikleve tuaja, si edhe karakteristikat e tyre\n(sasia, koh\u00ebzgjatja, dhimbjet q\u00eb i shoq\u00ebrojn\u00eb, problemet paramenstruale, etj).\nKeni gjakrrjedhje jasht\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ciklit? Cila \u00ebsht\u00eb metoda kontraceptive q\u00eb p\u00ebrdorni\ntani dhe m\u00eb par\u00eb? Si ka reaguar trupi ndaj tyre? Duhet t\u2019i tregoni mjekut edhe operacionet gjinekologjike q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb dhe arsyen\ne tyre. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Cil\u00ebt jan\u00eb precedent\u00ebt obstetrik\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Keni f\u00ebmij\u00eb dhe si i keni lindur? Dihet tashm\u00eb se lindjet e v\u00ebshtira\n(f\u00ebmij\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, lindje me forceps, \u00e7arje e mitr\u00ebs) mund t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb\nd\u00ebmtimin e organeve gjenitale ose n\u00eb mosmbajtjen e urin\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb aktiviteti juaj seksual?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Keni marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale t\u00eb rregullta? N\u00ebse doni, mund t\u2019i thoni mjekut problemet tuaja n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale, si dhimbje gjat\u00eb\nraportit, that\u00ebsi vaginale, munges\u00eb d\u00ebshire, etj. N\u00ebse nuk doni t\u2019i flisni mjekut p\u00ebr probleme q\u00eb i gjykoni private dhe nuk nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb\nmotivin e vizit\u00ebs, mjeku do t\u00eb respektoj\u00eb rezervimin tuaj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Mund t<\/strong><strong>\u2019<\/strong><strong>i thoni gjith\u00e7ka mjekut?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mjeku duhet t\u00eb respektoj\u00eb sekretin profesional dhe duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebr\nvete ato q\u00eb ju i keni th\u00ebn\u00eb. Ju nuk duhet ta shihni kurr\u00eb si nj\u00eb gjykat\u00ebs, por\nsi nj\u00eb aleat, sidoqoft\u00eb jeta juaj private. Ai duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb neutral dhe t\u00eb\nmos mbaj\u00eb fjalime moralizuese. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Si b\u00ebhet ekzaminimi gjinekologjik?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E p\u00ebrs\u00ebrisim edhe nj\u00eb her\u00eb, ai nuk shkakton dhimbje dhe nuk duhet t\u00eb\nzgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se disa minuta. Zakonisht, b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb ve\u00e7 zyr\u00ebs, ose i\nndar\u00eb nga ajo me nj\u00eb perde. Fillon me nj\u00eb ekzaminim t\u00eb gjendjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme,\nku mjeku vler\u00ebson morfologjin\u00eb tuaj, gjat\u00ebsin\u00eb, pesh\u00ebn, tensionin arterial dhe\ngjendjen e en\u00ebve t\u00eb gjakut. Pastaj, ju uleni n\u00eb tavolin\u00ebn e mjekut, me k\u00ebmb\u00ebt e\nhapura dhe t\u00eb v\u00ebna n\u00eb nj\u00eb lloj shale. Mjeku inspekton shpejt zon\u00ebn tuaj\nvulvare, nga e cila mund t\u00eb dallohet me leht\u00ebsi n\u00ebse keni ndonj\u00eb mykoz\u00eb\n(infeksion mykotik q\u00eb ndodh shpesh te grat\u00eb), pasi vulva paraqitet e kuqe dhe e\nenjtur. M\u00eb pas, ai vazhdon ekzaminimin me an\u00ebn e spekulumit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb spekulumi dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrben ai?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Spekulumi \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr ekzaminimin gjinekologjik, sepse\nlejon t\u00eb shihet qafa e mitr\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb instrument n\u00eb form\u00ebn e sqepit t\u00eb pat\u00ebs,\nq\u00eb zot\u00ebron dy valvula t\u00eb ngjitura. Ekzistojn\u00eb disa madh\u00ebsi t\u00eb ndryshme, t\u00eb p\u00ebrshtatshme\np\u00ebr anatomin\u00eb tuaj, bile edhe nj\u00eb p\u00ebr penisin. Spekulumi vendoset me delikates\u00eb\nn\u00eb vagin\u00eb, duke hapur buz\u00ebt e m\u00ebdha e t\u00eb vogla, p\u00ebr t\u00eb mos ju shkaktuar\ndhimbje. Ai futet i mbyllur, por pastaj hapet me an\u00ebn e nj\u00eb vide, duke hapur k\u00ebshtu\nparetet e vagin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb par\u00eb m\u00eb qart\u00eb qaf\u00ebn e mitr\u00ebs. Spekulumi mund t\u00eb jet\u00eb\nmetalik (dhe sterilizohet pas \u00e7do p\u00ebrdorimi), ose plastik dhe nj\u00ebp\u00ebrdorim\u00ebsh.\nFal\u00eb tij, mjeku mund t\u00eb gjykoj\u00eb gjendjen e qaf\u00ebs s\u00eb mitr\u00ebs p\u00ebr ndonj\u00eb enjtje\n(cervicit), ose ekzistenc\u00ebn e sekrecioneve anormale. Ai mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb marrjen e\nsekrecioneve me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkopi t\u00eb holl\u00eb e t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb ka n\u00eb maj\u00eb pak\npambuk. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, k\u00ebto marrje nuk shkaktojn\u00eb dhimbje, megjith\u00ebse disa her\u00eb\nshkaktojn\u00eb ndjesi bezdie. Spekulumi pastaj mbyllet dhe hiqet ngadal\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Si praktikohet prekja vaginale?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pas vizit\u00ebs me spekulum, mjeku do t\u00eb praktikoj\u00eb prekjen vaginale; ai\ndo t\u00eb fus\u00eb nj\u00eb ose dy gishta n\u00eb vagin\u00eb, pasi t\u00eb ket\u00eb veshur nj\u00eb dorez\u00eb plastike.\nKjo prekje, e shoq\u00ebruar me at\u00eb t\u00eb dor\u00ebs tjet\u00ebr, n\u00eb fund t\u00eb barkut, b\u00ebn t\u00eb\nmundur t\u00eb dallohet madh\u00ebsia e mitr\u00ebs, pozicioni, ndjeshm\u00ebria, l\u00ebvizshm\u00ebria,\nbile edhe gjendja e vezoreve. Ekzaminimi mbaron me vizit\u00ebn dhe palpimin e\ngjoksit. Zakonisht, e gjith\u00eb kjo procedur\u00eb nuk zgjat m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb minuta. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb higjiena e nj\u00eb kabineti gjinekologjik?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Higjiena duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb strikte. Dorezat dhe gjith\u00eb instrumentet\nduhet t\u00eb jen\u00eb ose nj\u00ebp\u00ebrdorim\u00ebshe, ose t\u00eb sterilizuara (spekulumi). Letra q\u00eb\nmbulon krevatin e vizit\u00ebs duhet nd\u00ebrruar pas \u00e7do p\u00ebrdorimi, nd\u00ebrsa mjeku i lan\nduart me sapun ose alkool, para dhe pas \u00e7do vizite. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Kur p\u00ebrfundon vizita?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ju visheni, mjeku kthehet n\u00eb zyr\u00ebn e tij, p\u00ebrgatit recet\u00ebn\ndhe shkruan analizat shtes\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni. M\u00eb pas, ai do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb ditur konstatimet e tij, diagnoz\u00ebn dhe propozimet e\ntrajtimit. Ai ka edhe rol parandalues, informues, edukues. N\u00ebse nuk kuptoni di\u00e7ka\ndhe jeni e shqet\u00ebsuar, mos hezitoni t\u2019i b\u00ebni pyetje; ai do t\u2019ju jap\u00eb gjith\u00eb shpjegimet e duhura. K\u00ebshtu, vizita do t\u00eb kthehet n\u00eb\ndialog. Ju duhet t\u00eb dilni nga kabineti, e informuar dhe e siguruar. Kjo \u00ebsht\u00eb e\nr\u00ebnd\u00ebsishme, sepse ka lidhje me trupin dhe sh\u00ebndetin tuaj.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; A shkaktojn\u00eb dhimbje vizitat te gjinekologu? &#8211; Mos kini frik\u00eb nga vizitat te gjinekologu! Jan\u00eb t\u00eb shumta grat\u00eb q\u00eb hezitojn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb tek gjinekologu, por m\u00eb pas e kuptojn\u00eb se frika e tyre ka qen\u00eb e kot\u00eb. &#8211; Si duhet t\u00eb p\u00ebrgatitesh p\u00ebr vizit\u00ebn? &#8211; P\u00ebr t\u00eb mos harruar asgj\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrgatiteni q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21759,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[2037],"class_list":["post-21758","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet","tag-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21758","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21758"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21758\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21759"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21758"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21758"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21758"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}