{"id":21755,"date":"2019-03-26T21:30:57","date_gmt":"2019-03-26T20:30:57","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21755"},"modified":"2019-03-26T19:51:08","modified_gmt":"2019-03-26T18:51:08","slug":"%ef%bb%bfjam-fajtor-per-vdekjen-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfjam-fajtor-per-vdekjen-e-saj\/","title":{"rendered":"\ufeffJam fajtor p\u00ebr vdekjen e saj"},"content":{"rendered":"\n<p>Jam Arseni, 38 vje\u00e7. Kam qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm, ama edhe shum\u00eb i prap\u00eb. Si t\u00eb gjith\u00eb moshatar\u00ebt e mi, edhe un\u00eb, kur isha 18 vje\u00e7, dashurova nj\u00eb vajz\u00eb, Klodian\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p>Ajo ishte 15 vje\u00e7e. Ishim t\u00eb dy n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb. Asnj\u00eb nga shok\u00ebt nuk m\u00eb besonte se un\u00eb e doja me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb at\u00eb vajz\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Duke m\u00eb njohur mua, ata t\u00eb gjith\u00eb mendonin se un\u00eb isha duke u tallur me t\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ajo ishte vet\u00ebm 15 vje\u00e7e. Pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh, ajo pranoi dhe u b\u00eb e dashura ime. Ishte nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb e \u00ebmb\u00ebl dhe nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse e shk\u00eblqyer. Ajo ishte n\u00eb vitin e dyt\u00eb, kurse un\u00eb, n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrtin. E doja me gjith\u00eb zem\u00ebr dhe isha i gatsh\u00ebm t\u2019i shkoja n\u00eb sht\u00ebpi te prind\u00ebrit, por ajo nuk pranonte pasi p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs, familja e saj nuk do t\u00eb ishte dakord. P\u00ebr \u00e7do gabim timin ajo m\u00eb qortonte e nuk m\u00eb p\u00ebrkrahte asnj\u00ebher\u00eb dhe shok\u00ebt e mi habiteshin se si un\u00eb po ia kaloja aq mir\u00eb me t\u00eb. Kaluan tre muaj dhe ne ishim shum\u00eb t\u00eb lumtur me nj\u00ebri-tjetrin, por kjo lumturi mori fund kur familja e saj e mori vesh p\u00ebr lidhjen ton\u00eb. Klodiana prishi marr\u00ebdh\u00ebniet e mira q\u00eb kishte me familjen vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb lidhjes son\u00eb. Ata u soll\u00ebn shum\u00eb keq ndaj saj dhe arrit\u00ebn deri aty sa e mbyll\u00ebn edhe n\u00eb sht\u00ebpi vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos takohej me mua, por ajo gjente m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00eb takuar, kur shkonte te tezja e saj apo edhe te ndonj\u00eb i af\u00ebrm tjet\u00ebr. N\u00eb shkoll\u00eb, vinte e sillte mamaja e saj dhe e merrte babai; me roje nga mbrapa gjith\u00eb koh\u00ebs. Kur e kuptuan q\u00eb un\u00eb takohesha me t\u00eb, pasi mbaroi shkolla, e d\u00ebrguan n\u00eb Sarand\u00eb te gjyshja e saj. Kjo ka qen\u00eb periudha m\u00eb e keqe e jet\u00ebs time. M\u00eb dukej gjith\u00e7ka bosh. Nuk e di si i kalova muajt e ver\u00ebs, por ja q\u00eb kaluan. Filloi shkolla, ajo n\u00eb vit t\u00eb dyt\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb e kisha mbaruar t\u00eb mesmen. Askush nuk m\u00eb ndihmoi p\u00ebr lidhjen time, madje u mblodh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebt e saj dhe m\u00eb rrah\u00ebn si mos m\u00eb keq. Nuk e kisha as mb\u00ebshtetjen e familjes sime sepse ata ishin me familjen e Klodian\u00ebs. Isha b\u00ebr\u00eb gjysm\u00eb njeriu&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo arriti t\u00eb ikte dhe nga\nsht\u00ebpia, por kur nuk gjet\u00ebm as mb\u00ebshtetjen e familjes, ngel\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs.\nU detyrova t\u2019i k\u00ebrkoja sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebr pak dit\u00eb nj\u00eb shokut tim q\u00eb kisha, derisa t\u00eb\nrregulloheshim. Ajo rrinte shum\u00eb e m\u00ebrzitur dhe un\u00eb ndihesha shum\u00eb fajtor.\nFamiljes s\u00eb saj i vinte m\u00eb shum\u00eb keq p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb flisnin njer\u00ebzit sesa p\u00ebr\nvajz\u00ebn e tyre. Pas disa dit\u00ebsh, un\u00eb fillova pun\u00eb si banakier te lokali i nj\u00eb\nmikut t\u00eb familjes time. K\u00ebshtu, kaloi nj\u00eb vit, me pun\u00eb dhe me k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb\nvinin nga familjar\u00ebt e Klodian\u00ebs. Gjat\u00eb asaj kohe m\u00eb ka q\u00ebndruar pran\u00eb vet\u00ebm\nmotra ime e vog\u00ebl e cila nga lek\u00ebt q\u00eb i jepnin p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, m\u00eb jepte edhe\nmua. Vinte shum\u00eb shpesh e q\u00ebndronte me Klodian\u00ebn dhe na mb\u00ebshteste pa mas\u00eb. Un\u00eb\ndo t\u2019i jem mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn dhe s\u2019do ta harroj kurr\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Klodiana mbaroi vitin e tret\u00eb dhe\nme ndihm\u00ebn e nj\u00eb shokut tim, ne u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Greqi. U nis\u00ebm me mendjen p\u00ebr\nnj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb qet\u00ebsi q\u00eb t\u00eb dy e kishim shum\u00eb t\u00eb\nnevojshme n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Zoti ishte me ne dhe \u00e7do gj\u00eb na vajti m\u00eb s\u00eb miri.\nArrit\u00ebm sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb dhe na mori te sht\u00ebpia e tij nj\u00eb shoku i babit tim. N\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb e tij ndenj\u00ebm dy muaj e pastaj un\u00eb gjeta pun\u00eb dhe mor\u00ebm sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb.\nAjo m\u00ebrzitej shum\u00eb, qante sepse i merrte familjar\u00ebt e saj n\u00eb telefon dhe ata\nkurr\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjeshin. Me kalimin e koh\u00ebs, mamaja e saj filloi t\u00eb fliste me\nt\u00eb n\u00eb telefon dhe un\u00eb g\u00ebzohesha sa her\u00eb q\u00eb e shihja t\u00eb qeshur. Babai dhe v\u00ebllai\ni saj i madh nuk pranuan kurrsesi q\u00eb t\u00eb flisnin me t\u00eb. M\u00eb vinte shum\u00eb keq p\u00ebr Klodian\u00ebn\nsepse vuante jasht\u00eb mase, rrinte gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi dhe kur vija un\u00eb nga\npuna, e gjeja gjithmon\u00eb me lot n\u00eb sy. Mundohesha t\u2019ia hiqja mendjen dhe nuk e\nlija asnj\u00ebher\u00eb mbas dore. Edhe pse kisha nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb lodhshme, \u00e7do dit\u00eb\ndilnim dhe k\u00ebnaqeshim. Isha njeriu m\u00eb i lumtur n\u00eb bot\u00eb se p\u00ebrkrah kisha at\u00eb q\u00eb\nkisha \u00ebnd\u00ebrruar gjithmon\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb nuk ia falja vetes, q\u00eb ajo la shkoll\u00ebn\np\u00ebr mua. Iu betova se ajo do t\u00eb shkonte n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb do\nt\u00eb na jepej mund\u00ebsia. Ik\u00ebn dy vjet dhe ne nuk kishim ardhur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb\nShqip\u00ebri dhe nuk jua shpjegoj dot lumturin\u00eb dhe g\u00ebzimin ton\u00eb kur Klodiana m\u00eb\ntha se do t\u00eb b\u00ebheshim prind\u00ebr, ndon\u00ebse na vinte keq q\u00eb k\u00ebt\u00eb lajm duhet ta\nndanim vet\u00ebm me nj\u00ebri\u2013tjetrin. At\u00eb dit\u00eb dol\u00ebm p\u00ebr t\u00eb festuar vet\u00ebm ne t\u00eb dy.\nIsha shum\u00eb i lumtur sepse do t\u00eb ndjeja k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenit baba, un\u00eb, djali\nrruga\u00e7! Nuk e merrni me mend g\u00ebzimin tim. Isha shum\u00eb i g\u00ebzuar, por ky g\u00ebzim u\nkthye n\u00eb tragjedi.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00eb dit\u00eb ne p\u00ebsuam aksident.\nMbaj mend vet\u00ebm q\u00eb u p\u00ebrplas\u00ebm me nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr dhe kaq. N\u00eb spital, kur\nhapa syt\u00eb, d\u00ebgjova disa fjal\u00eb q\u00eb dilnin nga doktor\u00ebt p\u00ebrreth. P\u00ebr nj\u00eb moment, m\u2019u\nmblodh gjith\u00e7ka n\u00eb gryk\u00eb dhe nuk d\u00ebgjoja asgj\u00eb rreth e p\u00ebrqark. Pas pak, erdhi\nmjeku q\u00eb na kishte marr\u00eb n\u00eb mbikqyrje dhe m\u00eb tha q\u00eb Klodiana kishte humbur f\u00ebmij\u00ebn.\nNuk d\u00ebgjoja m\u00eb asgj\u00eb, e k\u00ebrkoja me sy Klodian\u00ebn, por nuk e gjeja askund.\nFillova t\u00eb b\u00ebrtisja, t\u00eb ul\u00ebrija me t\u00eb madhe, sepse e kisha t\u00eb pamundur t\u00eb mos\nqaja. Nuk isha i sigurt\u00eb ende n\u00ebse Klodiana ishte gjall\u00eb sepse mendoja q\u00eb po m\u00eb\ng\u00ebnjenin, mos m\u00eb kishte vdekur dhe ajo! Desh u \u00e7menda, derisa m\u00eb \u00e7uan te dhoma\ne saj dhe pash\u00eb q\u00eb ishte mes tubave t\u00eb oksigjenit dhe injeksioneve t\u00eb\ntmerrshme. K\u00ebshtu, u qet\u00ebsova q\u00eb ishte gjall\u00eb dashuria ime dhe u m\u00ebrzita jasht\u00ebzakonisht\nq\u00eb ajo q\u00eb un\u00eb e prisja me aq g\u00ebzim nuk do t\u00eb dilte kurr\u00eb n\u00eb drit\u00eb. Ajo ishte dhurata\nm\u00eb e bukur q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte Zoti, por ma mori dhe nuk ma dha kurr\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Dol\u00ebm nga spitali, por asgj\u00eb\nnuk ishte nj\u00ebsoj. Ajo qante m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb p\u00ebrpara. Nj\u00eb dit\u00eb u zum\u00eb kaq shum\u00eb\nsaq\u00eb nga m\u00ebrzia i thash\u00eb se t\u00eb qarat e saj na kishin sjell\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb,\nt\u00eb qarat e saj kishin sjell\u00eb vet\u00ebm kob, vet\u00ebm zi. Ajo u m\u00ebrzit shum\u00eb, por un\u00eb\nika nga sht\u00ebpia, dola pa e kthyer kok\u00ebn pas. Nj\u00eb telefonat\u00eb m\u00eb tronditi gjith\u00eb\njet\u00ebn. M\u00eb mori ai shoku im dhe tha q\u00eb Klodiana ishte shum\u00eb keq. M\u00eb shpejt\u00ebsi\nshkova n\u00eb sht\u00ebpi dhe e gjeta t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb mes t\u00eb krevatit me nj\u00eb let\u00ebr pran\u00eb\nsaj, ku shkruhej: \u201cPo iki nga kjo bot\u00eb sepse vet\u00ebm keq kam sjell\u00eb, ndoshta nuk\ni duhem askujt. Do t\u00eb t\u00eb dua Arsen, p\u00ebrgjithmon\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto ishin fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb\nkaloja n\u00eb depresion. Ajo vdiq. Vrau veten. Askush nuk erdhi n\u00eb varrimin e saj.\nEdhe pse babai ishte gj\u00ebja m\u00eb e shtrenjt\u00eb, ai i duroi vuajtjet dhe nuk erdhi as\nn\u00eb varrimin e saj. Nuk e pa vajz\u00ebn e tij p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Nuk arriti t\u2019i\nvinte dor\u00ebn n\u00eb ball\u00eb dhe t\u2019i thoshte se e kishte falur, q\u00eb ajo t\u00eb shkonte e\nqet\u00eb bashke me f\u00ebmij\u00ebn e saj t\u00eb cilin nuk ia besoi kurrkujt. Edhe pse ne u\nmunduam dhe b\u00ebm\u00eb shum\u00eb sakrifica, ajo nuk \u00ebsht\u00eb me mua. Dol\u00ebm kund\u00ebr t\u00eb\ngjith\u00ebve dhe prap\u00eb s\u2019jemi bashk\u00eb. Tani un\u00eb jetoj n\u00eb Tiran\u00eb, i vet\u00ebm. Jetoj me\nkujtimin e saj q\u00eb do t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn time, edhe pse e di q\u00eb un\u00eb\njam fajtori q\u00eb ajo nuk jeton m\u00eb. Ajo vuajti p\u00ebr mua dhe u dor\u00ebzua vet\u00ebm prej\nfjal\u00ebve t\u00eb mia. Nuk gjej guximin t\u00eb b\u00ebj at\u00eb q\u00eb b\u00ebri ajo dhe t\u00eb jem me t\u00eb edhe\nn\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrtejme. Me dhembje e vuajtje. Arseni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam Arseni, 38 vje\u00e7. Kam qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm, ama edhe shum\u00eb i prap\u00eb. Si t\u00eb gjith\u00eb moshatar\u00ebt e mi, edhe un\u00eb, kur isha 18 vje\u00e7, dashurova nj\u00eb vajz\u00eb, Klodian\u00ebn. Ajo ishte 15 vje\u00e7e. Ishim t\u00eb dy n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb. Asnj\u00eb nga shok\u00ebt nuk m\u00eb besonte se un\u00eb e doja me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21093,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[254,245],"class_list":["post-21755","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-histori-personale","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21755","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21755"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21755\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}