{"id":21750,"date":"2019-03-26T19:45:17","date_gmt":"2019-03-26T18:45:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21750"},"modified":"2019-03-26T19:35:41","modified_gmt":"2019-03-26T18:35:41","slug":"astrologia-shpjegon-70","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/astrologia-shpjegon-70\/","title":{"rendered":"Astrologia shpjegon&#8230;!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Dy \u00ebndrra<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje astrologe! Kam par\u00eb dy \u00ebndrra.\nE para: Isha duke ecur dhe p\u00ebrpara kisha nj\u00eb kanal p\u00ebr t\u00eb kaluar. N\u00eb fund t\u00eb\nkanalit, n\u00eb nj\u00eb shesh, ishte nj\u00eb vajz\u00eb me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. M\u00eb tha se do t\u00eb\nm\u00eb udh\u00ebzonte ajo sepse parashikonte fatin n\u00ebp\u00ebrmjet 24 ikonave. Atje erdhi edhe\nnj\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr, por ajo i tha se do t\u00eb m\u00eb ndihmonte vet\u00ebm mua dhe m\u00eb pyeti n\u00ebse\nisha i martuar. Un\u00eb i thash\u00eb \u201cjo\u201d. \u00cbndrra tjet\u00ebr: Isha me ish-t\u00eb dashur\u00ebn dhe\nsecili prej nesh mbante nga nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Pasi i provuam t\u00eb dyja, un\u00eb\ni thash\u00eb: \u201cT\u00eb dyja t\u00eb \u00ebmbla jan\u00eb\u201d, pavar\u00ebsisht se pjesa e saj, kishte pak m\u00eb\nshum\u00eb \u00ebmb\u00eblsi. Ajo m\u00eb tha se do t\u2019i rib\u00ebnim t\u00eb dyja akoma m\u00eb t\u00eb \u00ebmbla. Shum\u00eb\nher\u00eb m\u00eb shfaqet n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nj\u00eb vajz\u00eb, her\u00eb si ish-e dashura, her\u00eb si nj\u00eb e\npanjohur, her\u00eb n\u00eb form\u00ebn e vajz\u00ebs q\u00eb njoh, por n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr mundohet gjithmon\u00eb t\u00eb\nm\u00eb ndihmoj\u00eb. Ju lutem, m\u00eb tregoni, \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo \u00ebnd\u00ebrr? Nj\u00eb zot\u00ebri. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; I\nnderuar zot\u00ebri, t\u00eb dyja \u00ebndrrat tuaja kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nj\u00eb merak shum\u00eb t\u00eb madh q\u00eb\nkeni dhe pik\u00ebrisht, me ish-t\u00eb dashur\u00ebn tuaj. Keni nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb\ns\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb hasni disa pengesa, por fati do t\u00eb jet\u00eb me ju dhe k\u00ebt\u00eb e tregon \u00ebndrra\ne par\u00eb q\u00eb keni par\u00eb. \u00cbndrra e dyt\u00eb ka lidhje p\u00ebrs\u00ebri me t\u00eb nj\u00ebjtin problem, n\u00ebse\nmund ta quajm\u00eb k\u00ebshtu. Duhet t\u00eb merrni vendime sa m\u00eb shpejt, n\u00eb drejtim t\u00eb\npersonit t\u00eb zemr\u00ebs, pra, n\u00eb drejtim t\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebs suaj. Gjithmon\u00eb n\u00ebse d\u00ebshironi\nq\u00eb mes jush t\u00eb ket\u00eb v\u00ebrtet di\u00e7ka serioze, duhet t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulni me njer\u00ebzit q\u00eb\nju rrethojn\u00eb q\u00eb ju t\u00eb jeni bashk\u00eb. Nuk duhet t\u2019i zvarrisni projektet, p\u00ebrndryshe\ndo ta keni m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i realizoni. Ju uroj fat!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>M\u00eb ngordhi lepuri<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; <strong>Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur kapa nj\u00eb lepur nga\nkrah\u00ebt e jo nga vesh\u00ebt. U g\u00ebzova shum\u00eb dhe, nga ba\u00e7ja, shkova n\u00eb sht\u00ebpi. Kur\narrita n\u00eb sht\u00ebpi, lepuri m\u00eb kishte ngordhur n\u00eb duar, pa e kuptuar. N\u00eb sht\u00ebpi\nishte n\u00ebna, motra e kush\u00ebriri. Motra m\u00eb kritikoi duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se kisha hyr\u00eb n\u00eb\ngjynah me lepurin q\u00eb kishte ngordhur, por lepurin nuk e ngordha un\u00eb. Un\u00eb isha\nme kush\u00ebrir\u00ebn n\u00eb bah\u00e7e dhe pash\u00eb dy lepuj. Lepuri bardh\u00eb e zi m\u00eb iku dhe un\u00eb\nkapa lepurin gri me t\u00eb bardh\u00eb, i cili m\u00eb ngordhi n\u00eb duar. \u00c7far\u00eb kuptimi mund t\u00eb\nket\u00eb \u00ebndrra ime? Me respekt, Mona.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Lepujt\nq\u00eb keni par\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr personalitetin tuaj. Ju jeni nj\u00eb person shum\u00eb i\nndrojtur, frik\u00ebsoheni p\u00ebr pak, ama jeni shum\u00eb i ndjesh\u00ebm dhe keni shpirt\nartistik. \u00cbndrra q\u00eb keni par\u00eb tregon luhatjet e humorit tuaj. Shpesh, e gjeni\nveten t\u00eb hallakatur dhe nuk dini \u00e7far\u00eb b\u00ebni. Ndodh q\u00eb edhe pse i ndrojtur si\nnatyr\u00eb, i l\u00ebshoni fjal\u00ebt ose b\u00ebni veprime q\u00eb mund ta l\u00ebndojn\u00eb tjetrin shum\u00eb\nleht\u00eb. K\u00ebshtu, ndiheni keq edhe ju m\u00eb pas. Sa vendosni t\u00eb ndryshoni natyr\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri\njeni po ju q\u00eb e vrisni at\u00eb shpirt artistik q\u00eb keni brenda jush. D\u00ebshironi t\u00eb\nnxirrni n\u00eb pah guximin tuaj n\u00eb disa fusha t\u00eb jet\u00ebs, por menj\u00ebher\u00eb dor\u00ebzoheni\ndhe keni frik\u00eb ta rinisni \u00e7do gj\u00eb nga e para. \u00cbndrra ju k\u00ebshillon t\u00eb jeni m\u00eb i\nvendosur dhe t\u2019i \u00e7oni gjer n\u00eb fund planet tuaja, pa l\u00ebnduar as veten, as ata q\u00eb\nju rrethojn\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Telefonat\u00eb nga nj\u00eb i panjohur<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje astrologe! Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\nsikur m\u00eb telefonoi nj\u00eb i panjohur dhe m\u00eb tha: \u201cJu keni fituar\u201d, nd\u00ebrsa \u00ebndrra\ntjet\u00ebr ishte kjo: N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time ndodhej nj\u00eb kasafort\u00eb, kishte pjes\u00eb me ngjyr\u00eb\nfloriri dhe brenda kishte lek\u00eb. N\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb form\u00ebn e\nnj\u00eb engj\u00eblli. Ai kishte disa tufa me para, luante i g\u00ebzuar me to dhe pastaj m\u2019i\ndha mua. Faleminderit, nga X. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; K\u00ebto \u00ebndrra\nq\u00eb keni par\u00eb, tregojn\u00eb q\u00eb jeni n\u00eb pritje t\u00eb di\u00e7kaje t\u00eb cil\u00ebn e dini vet\u00ebm ju, por\nka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb mendoni se gjendja juaj do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej vet\u00ebm n\u00ebse ndodh\nndonj\u00eb mrekulli. Telefonata, n\u00eb mos gaboj, \u00ebsht\u00eb pjell\u00eb e fantazis\u00eb tuaj dhe p\u00ebrfaq\u00ebson\nmrekullin\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme prisni q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb. E gjitha ka\nlidhje m\u00eb shum\u00eb me an\u00ebn tuaj financiare sepse edhe \u00ebndrrat e tjera tregojn\u00eb po\nt\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, q\u00eb ju jeni n\u00eb pritje. N\u00eb fakt, di\u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb\nat\u00eb fush\u00eb q\u00eb ju e d\u00ebshironi m\u00eb shum\u00eb e kjo mund t\u00eb jet\u00eb fusha financiare. Vet\u00ebm\nse nuk duhet ta mbani m\u00ebndjen vazhdimisht te kjo gj\u00eb. Duke p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb\ne fantazive dhe d\u00ebshirave tuaja p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar nga ana financiare, mendoj\nse ju do t\u00eb keni fat n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Probleme me dh\u00ebmb\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Kam par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr prej s\u00eb cil\u00ebs jam\nshum\u00eb e shqet\u00ebsuar. Nj\u00ebrit prej dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb posht\u00ebm i hoqa nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb\nt\u00eb vog\u00ebl, shtres\u00eb q\u00eb m\u00eb bezdiste, por m\u00eb dhembi pak. Vura re pas pak koh\u00ebsh se,\nn\u00eb momentin q\u00eb kisha hequr at\u00eb \u201ccifl\u00ebn\u201d, m\u00eb ishin nxir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt e an\u00ebs\ns\u00eb djatht\u00eb e pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb ndodhej edhe ai dh\u00ebmbi. Isha shum\u00eb e shqet\u00ebsuar\ndhe ua tregova prind\u00ebrve. Ika te dentistja e ajo m\u00eb la takim. T\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb\nishin zbardhur t\u00eb gjith\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt, dukej sikur asgj\u00eb s\u2019kishte ndodhur. Ju lutem,\nm\u00eb jepni nj\u00eb shpjegim se jam pak n\u00eb ankth. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk\nkeni pse t\u00eb shqet\u00ebsoheni kaq shum\u00eb. Heqja e asaj pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dh\u00ebmbi, tregon\nq\u00eb dikush brenda rrethit tuaj do t\u00eb jet\u00eb i shqet\u00ebsuar ose do t\u00eb s\u00ebmuret.\nDhimbja pastaj dhe nxirja e dh\u00ebmb\u00ebve q\u00eb keni par\u00eb, tregojn\u00eb p\u00ebr shqet\u00ebsimin dhe\ndhimbjen q\u00eb i prek edhe t\u00eb tjer\u00ebt. Ju do t\u00eb shqet\u00ebsoheni kaq shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb\nq\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e madhe dhe k\u00ebt\u00eb e tregon fare qart\u00eb zbardhja e dh\u00ebmb\u00ebve\nq\u00eb keni par\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen e q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se shqet\u00ebsimet tuaja jan\u00eb t\u00eb\npabazuara mir\u00eb. Gjith\u00e7ka do t\u00eb kaloj\u00eb, vet\u00ebm kini kujdes, mos i zmadhoni vog\u00eblsirat.\nGjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>U p\u00ebrqafova me ish-burrin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Para dy net\u00ebsh kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\nsikur isha te sht\u00ebpia e tezes, mora shkall\u00ebt dhe mundohesha t\u00eb hyja te kati i\ndyt\u00eb. Nuk hyra, pasi m\u00eb doli p\u00ebrpara tezja, e cila n\u00eb realitet nuk jeton m\u00eb dhe\nm\u00eb tha: \u201cTi gjithmon\u00eb ke hyr\u00eb\u201d, kurse un\u00eb me zor hyra te kati i dyt\u00eb. Pastaj m\u2019u\nb\u00eb sikur doja t\u00eb shkoja n\u00eb fakultet, por ishte ora 5 dhe nuk shkova dot se m\u00eb\nkishte z\u00ebn\u00eb gjumi. U zgjova dhe shkova te dhoma tjet\u00ebr, ku ishte ish-burri im.\nAi vet\u00ebm m\u00eb shikonte dhe m\u00eb qeshte, ishte shum\u00eb i lumtur. M\u00eb mori edhe mua te\nkrevati i tij dhe filluam t\u00eb p\u00ebrqafoheshim&#8230;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shkall\u00ebt,\nsi\u00e7 e kemi th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera, tregojn\u00eb arritjet tuaja, sado t\u00eb lehta apo\nt\u00eb v\u00ebshtira qofshin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ju del tezja e cila ju tregon si p\u00ebr t\u2019ju dh\u00ebn\u00eb\nzem\u00ebr, q\u00eb ju gjithmon\u00eb ia dilni mban\u00eb, vet\u00ebm se duhet t\u00eb p\u00ebrpiqeni m\u00eb shum\u00eb, se\nmund t\u00eb arrini nj\u00eb rezultat pozitiv, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb rezultat n\u00eb\nlidhje me ish-burrin tuaj. Vonesa n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb lloj frike q\u00eb keni\nndaj nj\u00eb mund\u00ebsie t\u00eb re ose do t\u00eb kund\u00ebrshtoni nj\u00eb vendim q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb\nardhmen tuaj. Vini re q\u00eb koha po kalon dhe ju e kuptoni q\u00eb nuk mund t\u2019i\nrealizoni t\u00eb gjitha d\u00ebshirat tuaja, prandaj duhet t\u2019u jepni p\u00ebrpar\u00ebsi atyre\nprojekteve q\u00eb v\u00ebrtet kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ju. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy \u00ebndrra &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje astrologe! Kam par\u00eb dy \u00ebndrra. E para: Isha duke ecur dhe p\u00ebrpara kisha nj\u00eb kanal p\u00ebr t\u00eb kaluar. N\u00eb fund t\u00eb kanalit, n\u00eb nj\u00eb shesh, ishte nj\u00eb vajz\u00eb me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. M\u00eb tha se do t\u00eb m\u00eb udh\u00ebzonte ajo sepse parashikonte fatin n\u00ebp\u00ebrmjet 24 ikonave. Atje erdhi edhe nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21272,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[266],"class_list":["post-21750","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-endrra","tag-endrra-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21750"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21750\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}