{"id":21747,"date":"2019-03-25T18:00:37","date_gmt":"2019-03-25T17:00:37","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21747"},"modified":"2019-03-25T14:03:38","modified_gmt":"2019-03-25T13:03:38","slug":"nuk-ia-kam-falur-tim-eti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/nuk-ia-kam-falur-tim-eti\/","title":{"rendered":"Nuk ia kam falur tim eti!"},"content":{"rendered":"\n<p>M\u00eb quajn\u00eb Klara, jam 15 vje\u00e7e. Gjithmon\u00eb kam dashur ta shkruaj historin\u00eb e jet\u00ebs sime dhe kam hezituar p\u00ebr shkak se nuk i kam treguar njeriu p\u00ebr t\u00eb, por pasi kam lexuar disa nga historit\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb treguar p\u00ebr jet\u00ebt e tyre, e mora edhe un\u00eb guximin q\u00eb t\u00eb tregoja timen. <\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kam nj\u00eb v\u00eblla t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb quhet Endrit e \u00ebsht\u00eb 10 vje\u00e7, kam mamin dhe babin. <\/p>\n\n\n\n<p>Gjithmon\u00eb kemi qen\u00eb familje e lumtur. Mami na ka mbajtur p\u00ebrher af\u00ebr duke na p\u00ebrk\u00ebdhelur e babi po ashtu. Ai na ka plot\u00ebsuar \u00e7do d\u00ebshir\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb treguar i ftoht\u00eb me ne. Un\u00eb me v\u00ebllain, edhe pse zihemi shum\u00eb, e duam nj\u00ebri-tjetrin jasht\u00eb mase. \u00c7do t\u00eb diel\u00eb, kur babi e kishte pushim (sepse mami nuk ishte n\u00eb pun\u00eb) dilnim si familje t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Mami dhe babi duheshin aq shum\u00eb saq\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e kishin zili dashurin\u00eb e tyre. Gjith\u00e7ka shkonte shum\u00eb mir\u00eb, derisa nj\u00eb dit\u00eb, gj\u00ebrat filluan t\u00eb ndryshonin. Babi erdhi nj\u00eb nat\u00eb, m\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Mami dhe un\u00eb me v\u00ebllain at\u00eb nat\u00eb ndenj\u00ebm gjith\u00eb nat\u00ebn pa gjum\u00eb deri kur babi hapi der\u00ebn dhe hyri brenda. Ai i kishte flok\u00ebt t\u00eb \u00e7rregullta, syt\u00eb i kishte t\u00eb skuqur sikur t\u00eb kishte qen\u00eb duke qar\u00eb dhe rrobat i ishin zhubrosur. Nuk foli, nuk dha asnj\u00eb shpjegim dhe kur mami e pyeti p\u00ebr vones\u00ebn e tij aq t\u00eb \u00e7uditshme, vet\u00ebm erdhi e m\u00eb puthi mua dhe v\u00ebllain, na p\u00ebrqafoi fort dhe pasi na pa me ata sy sikur donte t\u00eb k\u00ebrkonte falje p\u00ebr di\u00e7ka, na tha: \u201cJu dua shum\u00eb t\u00eb dyve, mos e harroni kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb!\u201d e shkoi t\u00eb shtrihej. Mami shkoi pas tij, nd\u00ebrsa un\u00eb me v\u00ebllain shkuam t\u00eb shtriheshim. Nuk kam v\u00ebn\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sy at\u00eb nat\u00eb duke menduar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur e sidomos duke menduar fjal\u00ebt q\u00eb na kishte th\u00ebn\u00eb babi. Pasi mendova e mendova, m\u00eb n\u00eb fund, vendosa t\u00eb flija dhe t\u00eb mos i kushtoja shum\u00eb v\u00ebmendje asaj q\u00eb kishte ndodhur, duke shpresuar se gjith\u00e7ka do vazhdonte t\u00eb ishte po nj\u00ebsoj dit\u00ebn tjet\u00ebr, por fatkeq\u00ebsisht, nuk ndodhi ashtu. Ajo nat\u00eb ishte fillimi i prishjes s\u00eb asaj jete t\u00eb lumtur q\u00eb kisha patur un\u00eb deri n\u00eb at\u00eb moment. Dit\u00ebn tjet\u00ebr, pasi erdha nga shkolla, mami ishte si gjithmon\u00eb duke par\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen e telenovel\u00ebs n\u00eb televizor, nd\u00ebrsa v\u00ebllai ishte duke u b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb shkoll\u00eb. Lash\u00eb \u00e7ant\u00ebn mbi divan, h\u00ebngra pak buk\u00eb me t\u00eb shpejt\u00eb dhe pasi u pash\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb pasqyr\u00eb, mora v\u00ebllain p\u00ebrdore q\u00eb ta \u00e7oja n\u00eb shkoll\u00eb. Rrug\u00ebs e pyeta se si kishte fjetur nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe ai m\u00eb tha: \u201cTop, mi Klara, si p\u00ebrher\u00eb!\u201d. M\u2019u b\u00eb qejfi q\u00eb ai nuk e kishte vrar\u00eb mendjen p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. Pasi e \u00e7ova n\u00eb shkoll\u00eb, u ktheva p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Kur arrita, fjeta rreth 2 or\u00eb dhe pastaj iu futa m\u00ebsimeve. M\u00ebsova deri rreth or\u00ebs 5 dhe m\u00eb pas shkova t\u00eb merrja v\u00ebllain nga shkolla. Pasi u ktheva, i hapa edhe nj\u00eb her\u00eb librat dhe m\u00eb pas u ula n\u00eb divan, ku v\u00ebllain e kishte z\u00ebn\u00eb gjumi dhe po prisja t\u00eb vinte babi. Mami, nd\u00ebrkoh\u00eb, ishte n\u00eb dhom\u00ebn e saj duke lexuar nj\u00eb roman. Ishte ora rreth 6 e 30 dhe babi duhet t\u00eb vinte nga puna n\u00eb at\u00eb or\u00eb. Babi punonte me nj\u00eb furgon t\u00eb vetin dhe b\u00ebnte rrug\u00ebn Tiran\u00eb-Berat, duke qen\u00eb se ai aty kishte lindur dhe n\u00eb at\u00eb or\u00eb ai gjithmon\u00eb kthehej nga udh\u00ebtimi i fundit. Teksa koha po kalonte, un\u00eb rrija dhe v\u00ebshtroja akrepat e or\u00ebs p\u00ebrball\u00eb. Uroja me vete q\u00eb babi t\u00eb mos vonohej e t\u00eb mos ndodhte e nj\u00ebjta gj\u00eb si nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ora po kalonte. Ajo shkoi 7, 7 e 30, 8, 9, 10, 11 e un\u00eb vazhdoja t\u00eb prisja ulur n\u00eb divan duke v\u00ebshtruar or\u00ebn, mami vazhdonte t\u00eb lexonte librin dhe v\u00ebllai, vazhdonte t\u00eb flinte. Ora po shkonte 12 pa 45, kur un\u00eb e k\u00ebputur vendosa t\u00eb zgjoja v\u00ebllain dhe t\u00eb shkonim t\u00eb flinim, kur papritur dera e sht\u00ebpis\u00eb u hap me nxitim dhe p\u00ebrpara meje doli fytyra e babit. Ai kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pamje q\u00eb kishte patur edhe nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb, vet\u00ebm se ndryshe nga nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb, nuk erdhi t\u00eb m\u00eb takonte as mua e as v\u00ebllain, madje as nuk m\u00eb pa fare n\u00eb sy, por u fut direkt n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit ku mami po e priste. U habita nga ajo q\u00eb sapo kishin par\u00eb syt\u00eb e mi. Nuk ma kishte marr\u00eb mendja se ngjarja do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej. Mora v\u00ebllain n\u00eb krah\u00eb, e \u00e7ova n\u00eb krevatin e tij dhe un\u00eb vet\u00eb, u shtriva n\u00eb krevatin tim. Gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs nuk m\u00eb zuri gjumi, m\u00eb keq se nat\u00ebn e par\u00eb. Edhe pse p\u00ebrpiqesha ta largoja mendjen, e kisha t\u00eb pamundur. Mendoja p\u00ebr vones\u00ebn e babit, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai na kishte th\u00ebn\u00eb mua e v\u00ebllait nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr at\u00eb sjellje kaq t\u00eb foht\u00eb q\u00eb kishte pasur at\u00eb nat\u00eb. Po mendoja aq shum\u00eb saq\u00eb fillova t\u00eb qaja duke menduar se babi kishte b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb keqe q\u00eb ishte vonuar aq shum\u00eb. Nga nuk m\u00eb shkonte mendja, q\u00eb nga ideja se mund t\u00eb kishte shkuar t\u00eb luante n\u00eb kazino e deri te ideja e sherrit me dik\u00eb. Pas shum\u00eb mendimesh, m\u00eb zuri gjumi. <\/p>\n\n\n\n<p>Dita tjet\u00ebr kaloi e qet\u00eb, si gjith\u00eb dit\u00ebt e\ntjera dhe babi, si dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, erdhi p\u00ebrs\u00ebri me vones\u00eb. Kjo gjendje vazhdoi\np\u00ebr rreth 1 muaj e gjys\u00ebm. V\u00ebllai nuk i kishte kushtuar shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi pasi babi\nkishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb kishte pasur shum\u00eb pun\u00eb ato dit\u00eb, nd\u00ebrsa mami asnj\u00ebher\u00eb nuk fliste\np\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, sa her\u00eb un\u00eb e pyesja. Un\u00eb isha e vetmja q\u00eb nat\u00ebn nuk m\u00eb zinte\ngjumi nga mendimet q\u00eb m\u00eb vinin n\u00eb mendje. Dit\u00ebt q\u00eb erdh\u00ebn m\u00eb pas, ishin m\u00eb t\u00eb\ntmerrshme. Babi kishte net q\u00eb nuk vinte fare n\u00eb sht\u00ebpi, me justifikimin se i prishej\nmakina. V\u00ebllai e besonte, un\u00eb, natyrisht q\u00eb jo, nd\u00ebrsa mami, si e verbuar q\u00eb ishte\nnga dashuria e madhe q\u00eb kishte p\u00ebr babin, i besonte. Babi kishte ndryshuar\nshum\u00eb sjelljen e tij, nuk harxhonte m\u00eb lek\u00eb si m\u00eb par\u00eb p\u00ebr ne apo p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb,\nnuk na fliste m\u00eb \u00ebmb\u00ebl si m\u00eb par\u00eb dhe as mamit nuk i kushtonte shum\u00eb v\u00ebmendje. Un\u00eb\nn\u00eb at\u00eb koh\u00eb fillova t\u00eb bija pak nga m\u00ebsimet, nd\u00ebrsa v\u00ebllai, jo. Gjendja\nvazhdonte t\u00eb ishte e till\u00eb me vonesat dhe justifikimet e babit q\u00eb tashm\u00eb i kisha\nm\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh. Ajo zgjati rreth 6 muaj, kur nj\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb po shikoja\ntelevizor dhe v\u00ebllai ishte n\u00eb shkoll\u00eb, erdhi mami pasi kishte dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb\nbuk\u00eb si zakonisht dhe, kur u kthye, ishte b\u00ebr\u00eb tjet\u00ebr njeri. Syt\u00eb i kishte t\u00eb\np\u00ebrlotur, nd\u00ebrsa z\u00ebri i dridhej dhe mezi mbushej me frym\u00eb. Dukej e trembur. Ajo,\nkur m\u00eb pa teksa po e shikoja e shqet\u00ebsuar, nuk foli. Vet\u00ebm hyri n\u00eb dhom\u00ebn e saj\ndhe nuk doli prej aty derisa erdhi babi. Babi erdhi rreth 10 minuta m\u00eb von\u00eb dhe\npasi hyri n\u00eb dhom\u00ebn ku ishte mami, filluan t\u00eb debatonin t\u00eb dy me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Fatmir\u00ebsisht,\nv\u00ebllai nuk ishte aty sepse ishte n\u00eb shkoll\u00eb; isha vet\u00ebm un\u00eb q\u00eb teksa d\u00ebgjoja\nz\u00ebrat e tyre, fillova t\u00eb qaja. Nuk arrija t\u00eb merrja vesh se p\u00ebr \u00e7far\u00eb po diskutonin,\npor pas 15 minutash debat, ata t\u00eb dy dol\u00ebn nga dhoma dhe mami, duke e par\u00eb n\u00eb\nsy, i tha: \u201cMendo t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tu&#8230;\u201d. Babi e pa me nj\u00eb v\u00ebshtrim si\np\u00ebr t\u2019u shfaj\u00ebsuar dhe iku. Mami, pas k\u00ebsaj, iku dhe u mbyll n\u00eb dhom\u00ebn e vet,\nkurse un\u00eb ika n\u00eb timen. Duke qar\u00eb, fillova t\u00eb arsyetoja p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim\ndhe p\u00ebrfundimi q\u00eb arrita ishte se babi kishte tradhtuar mamin. Nuk doja ta\nbesoja, por ky ishte shpjegimi i vet\u00ebm. Edhe pse mundohesha t\u00eb gjeja arsye, nuk\nia arrita dot. Mami im, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e shk\u00eblqyer, ishte edhe nj\u00eb\nbashk\u00ebshorte e denj\u00eb. Nuk ia falja dot babit k\u00ebt\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, nuk mundesha.\nPasi ndenja rreth 2 or\u00eb n\u00eb dhom\u00eb, vendosa t\u00eb shkoja t\u00eb shikoja mamin, pasi n\u00eb\nfund t\u00eb fundit, ajo ishte m\u00eb e l\u00ebnduara n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. Fshiva syt\u00eb q\u00eb m\u00eb ishin\nskuqur nga lot\u00ebt dhe hapa der\u00ebn e dhom\u00ebs s\u00eb saj. Ajo ishte shtrir\u00eb e zbuluar n\u00eb\nkrevat dhe dukej sikur po flinte. Shkova drejt saj q\u00eb ta mbuloja me batanije,\npor kur u afrova, pash\u00eb se syt\u00eb i kishte t\u00eb hapur dhe syt\u00eb i kishte fiksuar n\u00eb\nnj\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar e nuk l\u00ebvizte. I fola me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt: \u201cMami, mir\u00eb je? Ke\nnevoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb?\u201d. Ajo nuk po fliste derisa u ngrit dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi fort\nsikur t\u00eb ishte nj\u00eb femij\u00eb i vog\u00ebl q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje. Vazhduam ashtu\nt\u00eb p\u00ebrqafuara derisa u d\u00ebgjua nj\u00eb zhurm\u00eb nga dera. Ishte v\u00ebllai q\u00eb sapo kishte\nardhur nga shkolla. Kur na pa, ai erdhi e u bashkua me ne dhe mami vendosi t\u00eb\nna tregonte at\u00eb q\u00eb kishte koh\u00eb q\u00eb donte t\u00eb na e thoshte&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo tha se gj\u00ebrat do t\u00eb ndryshonin shum\u00eb\nshpejt p\u00ebr ne, pasi ajo do t\u00eb ndahej nga babi. Ajo tha se babi kishte gjetur\nnj\u00eb tjet\u00ebr dhe se ai vet\u00eb e kishte k\u00ebrkuar divorcin. Ajo tha se ne do t\u00eb rrinim\nme t\u00eb dhe se babin do ta takonim dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb sepse k\u00ebshtu do t\u00eb vendoste\ngjykat\u00ebsi. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo fliste e p\u00ebrlotur, v\u00ebllai e degjonte duke qar\u00eb, nd\u00ebrsa\nun\u00eb e shikoja dhe nuk doja t\u00eb qaja, sepse s\u2019doja ta shqet\u00ebsoja m\u00eb shum\u00eb. Pasi\nna i tha t\u00eb gjitha ato q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb, fjal\u00ebt e fundit q\u00eb tha para\nse t\u00eb shtrihej, ishin: \u201cEdhe pse ndoshta nuk i v\u00eb shum\u00eb faj, kurr\u00eb s\u2019kam p\u00ebr ta\nkuptuar se \u00e7far\u00eb i mungonte p\u00ebrkrah meje!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo vet\u00ebm ajo, por as un\u00eb s\u2019do t\u00eb arrija ta\nkuptoja ndonj\u00ebher\u00eb. Pasi mami na k\u00ebrkoi t\u00eb largoheshim q\u00eb ajo t\u00eb shtrihej, un\u00eb i\nthash\u00eb v\u00ebllait q\u00eb edhe pse gj\u00ebrat po shkonin keq, nuk duhet t\u2019i anashkalonim\nm\u00ebsimet dhe ai pohoi. K\u00ebshtu, shkuam t\u00eb m\u00ebsonim n\u00eb dhomat tona. Pasi studiuam, mami\nq\u00eb ishte ngritur, erdhi t\u00eb na th\u00ebrriste t\u00eb hanim buk\u00eb. Pasi h\u00ebngr\u00ebm, shkuam t\u00eb\nshtriheshim dhe at\u00eb nat\u00eb, babi nuk erdhi m\u00eb. Dit\u00ebn tjet\u00ebr, babi kishte ardhur\nher\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes dhe i kishte th\u00ebn\u00eb mamit or\u00ebn kur duhet t\u00eb shkonte n\u00eb gjykat\u00eb\np\u00ebr divorcin. Un\u00eb me v\u00ebllain ishim n\u00eb gjum\u00eb. Kur u zgjuam, ik\u00ebm n\u00eb shkoll\u00eb dhe\nnuk e takuam mamin. <\/p>\n\n\n\n<p>Pasi erdh\u00ebm nga shkolla, ajo na tha se,\nndryshe nga se parashikohej, babi do t\u00eb largohej jasht\u00eb shtetit me gruan e tij\nt\u00eb ardhshme e ne nuk do t\u00eb kishim mund\u00ebsi ta takonim, prandaj ai do t\u00eb vinte\np\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit at\u00eb dit\u00eb, t\u00eb na takonte. Un\u00eb u shokova dhe v\u00ebllai filloi t\u00eb\nqante akoma m\u00eb keq se dit\u00ebn e kaluar, duke shar\u00eb babin. Mami u p\u00ebrpoq ta\nqet\u00ebsonte at\u00eb dhe mua, duke na th\u00ebn\u00eb se ajo do t\u00eb b\u00ebhej n\u00ebn\u00eb dhe bab\u00eb p\u00ebr ne\ndhe se t\u00eb tre do t\u2019ia dilnim mban\u00eb, por pavar\u00ebsisht fjal\u00ebve t\u00eb saj, ne vazhdonim\nt\u00eb ishim keq. Rreth 2 or\u00eb m\u00eb von\u00eb, erdhi babi n\u00eb sht\u00ebpi. Asnj\u00eb nga ne nuk doli\nta takonte, edhe pasi na u lut se do t\u00eb na shpjegonte arsyet e tij. E pam\u00eb\nvet\u00ebm disa minuta m\u00eb von\u00eb p\u00ebrmes dritares teksa po ikte, p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb\nkurr\u00eb. Kan\u00eb kaluar 6 muaj q\u00eb at\u00ebher\u00eb dhe mami \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb pun\u00eb si sekretare\nn\u00eb nj\u00eb biznes privat. Un\u00eb me v\u00ebllain vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb shkoll\u00eb, me rezultate\nshum\u00eb t\u00eb mira. Nuk na mungon asgj\u00eb sepse mami, ashtu si\u00e7 na premtoi, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb\nedhe n\u00ebn\u00eb, edhe bab\u00eb p\u00ebr ne, por p\u00ebrs\u00ebri rolin e babit s\u2019e z\u00ebvend\u00ebson dot askush.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Tani q\u00eb po ju shkruaj, mendoj me vete se, pavar\u00ebsisht\nt\u00eb gjitha atyre q\u00eb m\u00eb ndodh\u00ebn, ato m\u00eb kan\u00eb ndihmuar t\u00eb piqem dhe t\u00eb mendoj m\u00eb\nshum\u00eb p\u00ebrpara se ta lidh jet\u00ebn me dik\u00eb sepse nuk dua q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb\nt\u00eb nj\u00ebjtin fat si un\u00eb me v\u00ebllain!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb quajn\u00eb Klara, jam 15 vje\u00e7e. Gjithmon\u00eb kam dashur ta shkruaj historin\u00eb e jet\u00ebs sime dhe kam hezituar p\u00ebr shkak se nuk i kam treguar njeriu p\u00ebr t\u00eb, por pasi kam lexuar disa nga historit\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb treguar p\u00ebr jet\u00ebt e tyre, e mora edhe un\u00eb guximin q\u00eb t\u00eb tregoja timen. Un\u00eb kam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":13812,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[2373],"class_list":["post-21747","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekati"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21747","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21747"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21747\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}