{"id":21734,"date":"2019-03-25T13:00:47","date_gmt":"2019-03-25T12:00:47","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21734"},"modified":"2019-03-25T12:29:39","modified_gmt":"2019-03-25T11:29:39","slug":"e-beri-per-tu-hakmarre-ndaj-meje%ef%bb%bf","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/e-beri-per-tu-hakmarre-ndaj-meje%ef%bb%bf\/","title":{"rendered":"E b\u00ebri p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj meje\ufeff"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjith\u00ebse e kam p\u00ebrjetuar shum\u00eb k\u00ebt\u00eb histori q\u00eb do t\u2019ju tregoj, un\u00eb nuk jam shkrimtare q\u00eb t\u00eb shkruaj, vendosa q\u00eb historin\u00eb time ta ndaj me miqt\u00eb e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte muaji shtator dhe un\u00eb sapo isha diplomuar e kisha filluar m\u00ebsim n\u00eb qytetin tim t\u00eb lindjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> N\u00eb nj\u00eb mbasdite, teksa po pija nj\u00eb kafe me kush\u00ebrir\u00ebn time, m\u00eb erdhi nj\u00eb mesazh n\u00eb celular: \u201cT\u00eb kam par\u00eb, por nuk t\u00eb njoh\u201d. Ishte nj\u00eb num\u00ebr italian q\u00eb un\u00eb nuk e njihja. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb sapo kishin hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri telefonat celular\u00eb dhe un\u00eb nuk dija ta p\u00ebrdorja mir\u00eb. P\u00ebr fatin tim t\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb keq, kompania ku un\u00eb kisha bler\u00eb numrin, ofronte 30 sms falas me numrat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe un\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, i ktheva p\u00ebrgjigje: \u201cA mund ta di se kush jeni ju?\u201d. Ai m\u00eb tha se e quanin Albi dhe duke m\u00eb d\u00ebrguar dhe shum\u00eb mesazhe t\u00eb tjera, m\u00eb tregoi p\u00ebr veten e tij. Iu luta t\u00eb m\u00eb tregonte kush ia kishte dh\u00ebn\u00eb numrin tim, po ai nuk m\u00eb tregonte. At\u00eb mbasdite, deri n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb t\u00eb dit\u00ebs tjet\u00ebr, kemi shk\u00ebmbyer shum\u00eb sms. Ai k\u00ebrkonte t\u00eb dinte emrin tim, kurse un\u00eb k\u00ebrkoja t\u00eb dija se kush ia kishte dh\u00ebn\u00eb atij numrin tim t\u00eb telefonit, po asnjeri nuk e tregonte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb shkoi n\u00eb mendje se vet\u00ebm nj\u00eb shoku im q\u00eb rrinte n\u00eb Itali e dinte numrin e telefonit tim. Un\u00eb iu luta Albit q\u00eb t\u00eb m\u00eb linte rehat dhe t\u00eb mos t\u00eb m\u00eb ngacmonte m\u00eb sepse telefonin nuk e kisha personal, por ai nuk m\u00eb d\u00ebgjonte. At\u00eb dit\u00eb pothuajse e gdhim\u00eb duke folur. Ai m\u00eb tregoi se kush ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00e7far\u00eb pune b\u00ebnte dhe se ishte i interesuar p\u00ebr nj\u00eb lidhje serioze, pasi kish pyetur p\u00ebr mua dhe i kishin th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira. Po k\u00ebshtu, m\u00eb tregoi se dy xhaxhallar\u00ebt e tij banonin n\u00eb qytetin tim. Kishin kaluar tre dit\u00eb q\u00eb ne kishim filluar t\u00eb flisnim dhe un\u00eb, p\u00ebr ta hequr qafe Albin dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebsaj loje t\u00eb \u00e7uditshme q\u00eb me dashje apo padashje tashm\u00eb e kishim filluar, i thash\u00eb atij se do t\u00eb shkoja p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat aty pran\u00eb qytetit dhe telefonin nuk do ta merrja me vete, pasi atje nuk kishte sinjal. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb dinte sa dit\u00eb do rrija dhe or\u00ebn kur do t\u00eb kthehesha n\u00eb qytet. Pastaj, m\u00eb tha: \u201cOk, nuk do t\u2019i bie m\u00eb telefonit n\u00eb qoft\u00eb se ti m\u00eb jep fjal\u00ebn se do t\u00eb m\u00eb marr\u00ebsh kur t\u00eb kthehesh nga fshati\u201d. Dhe un\u00eb me mendimin se p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb Albi do t\u00eb m\u00eb harronte, i thash\u00eb se do t\u2019i telefonoja kur t\u00eb kthehesha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7udit\u00ebrisht, ai nuk m\u00eb kishte harruar, maadje filloi\np\u00ebrs\u00ebri t\u00eb m\u00eb merrte n\u00eb telefon. Ai i binte e i binte pa pushim celularit dhe\nun\u00eb nuk ia hapja. Kisha frik\u00eb nga e gjith\u00eb kjo q\u00eb po m\u00eb ndodhte. Ai m\u00eb\nshkruante: \u201cT\u00eb lutem, mbaje premtimin q\u00eb m\u00eb b\u00ebre, pasi un\u00eb e mbajta fjal\u00ebn\u201d.\nNuk dija si t\u00eb veproja. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori ia tregova shoqes sime t\u00eb ngusht\u00eb\ndhe ajo m\u00eb k\u00ebshilloi q\u00eb ta vazhdoja bised\u00ebn me Albin. \u201cEdhe n\u00eb qoft\u00eb se nuk do\nt\u00eb p\u00ebrfundoni bashk\u00eb, m\u00eb tha ajo, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb histori e bukur p\u00ebr t\u2019u\nmbajtur mend\u201d. K\u00ebshtu, ne filluam t\u00eb flisnim. Ai m\u00eb tregonte p\u00ebr veten, p\u00ebr pun\u00ebn,\np\u00ebr familjen e tij dhe un\u00eb b\u00ebja t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Ai m\u00eb tregonte detaje nga jeta\ndhe familja e tij saq\u00eb un\u00eb fillova t\u00eb besoja tek ai. M\u00eb p\u00eblqente t\u00eb flisnim si\nshok\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb k\u00ebrkonte edhe ai. Dita fillonte me mesazhin q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte\nai: \u201cMir\u00ebm\u00ebngjes! Si fjete mbr\u00ebm\u00eb? T\u00eb uroj t\u00eb kalosh nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur sot!\u201d. T\u00eb\nnj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb i shkruaja edhe un\u00eb, kur e pyesja p\u00ebr detaje nga dita q\u00eb kishte\nkaluar n\u00eb pun\u00eb. N\u00eb dark\u00eb, kur binim t\u00eb flinim, flisnim di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Ai k\u00ebrkonte\nt\u00eb dinte se si e kisha ngjyr\u00ebn e syve, t\u00eb flok\u00ebve. Miri, shoku im, i kishte\ntreguar Albit shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr mua. I kishte treguar se un\u00eb isha nj\u00eb vajz\u00eb e\nbukur, q\u00eb studioja shum\u00eb dhe me nj\u00eb familje t\u00eb mir\u00eb e kjo e kishte shtyr\u00eb at\u00eb q\u00eb\nt\u00eb krijonte k\u00ebt\u00eb lidhje me mua. Dit\u00ebt, muajt po kalonin dhe un\u00eb me Albin kishim\ngati pes\u00eb muaj q\u00eb komunikonim bashk\u00eb. T\u00eb dy ndjeheshim shum\u00eb mir\u00eb me bisedat\ntona. Nj\u00eb dit\u00eb ai m\u00eb shkroi: \u201cM\u00eb duket se kam filluar t\u00eb bie n\u00eb dashuri me ty,\nm\u00eb p\u00eblqen z\u00ebri yt, m\u00ebnyra se si m\u00eb flet\u201d. I thash\u00eb: \u201cT\u00eb lutem, nuk dua q\u00eb t\u00eb\nflasim p\u00ebr ndjenja, t\u00eb pakt\u00ebn derisa t\u00eb takohemi dhe ta njohim nj\u00ebri\u2013tjetrin\nnga af\u00ebr\u201d, madje i thoja se edhe n\u00eb qoft\u00eb se nuk p\u00ebrfundonim bashk\u00eb, doja ta\nkisha mik. \u201cNuk thon\u00eb kot m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb mik sesa nj\u00eb thesar!\u201d. I trembesha shum\u00eb\nfaktit se si do t\u00eb reagonte Albi, kur t\u00eb m\u00eb takonte. Miri i kishte treguar v\u00ebrtet\nshum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira p\u00ebr mua, por ai nuk e dinte se \u00e7far\u00eb m\u00eb kish ndodhur pas\nikjes s\u00eb tij n\u00eb Itali. Jeta ime kish ndryshuar shum\u00eb nga nj\u00eb aksident\nautomobilistik q\u00eb m\u00eb kish ndodhur para nj\u00eb viti. Nga ky aksident m\u2019u desh t\u00eb\nvendosja nj\u00eb hekur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pasi e kisha d\u00ebmtuar shum\u00eb. Kjo gj\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe\nsot t\u00eb vuaj pasojat e k\u00ebtij aksidenti, pasi nuk mund t\u00eb eci m\u00eb si m\u00eb par\u00eb. Dikush\nq\u00eb m\u00eb shikonte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nuk e v\u00ebrente difektin tim, por dikush q\u00eb e\ndinte p\u00ebr aksidentin, e kuptonte pasoj\u00ebn q\u00eb kish l\u00ebn\u00eb ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ecja.\nK\u00ebt\u00eb problem q\u00eb kisha, doja t\u2019ia tregoja dhe Albit, por shoqja ime m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk ke pse i tregon sepse ti nuk kuptohesh dhe n\u00eb\nqoft\u00eb se ec\u00ebn me kujdes, ai nuk ka p\u00ebr ta marr\u00eb vesh asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d, por\nun\u00eb nuk mund t\u00eb veproja k\u00ebshtu. Nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja. Nga bisedat tona kisha\nkuptuar se ai kishte filluar t\u00eb m\u00eb donte shum\u00eb, edhe pse nuk m\u00eb kishte par\u00eb.\nNj\u00eb dit\u00eb rash\u00eb pre e provokimit t\u00eb tij kur m\u00eb tha: \u201cTi di\u00e7ka m\u00eb fsheh mua!\u201d. Un\u00eb\nu drodha nga frika sepse mendova se e kishte marr\u00eb vesh p\u00ebr aksidentin q\u00eb m\u00eb\nkishte ndodhur dhe fillova t\u2019i tregoja: \u201cPo, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb di\u00e7ka kam\u201d.\nAlbit p\u00ebr nj\u00eb momont m\u2019u duk sikur i pushoi zemra sepse nuk po fliste. I\ntregova p\u00ebr aksidentin q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur dhe ai filloi t\u00eb qeshte me t\u00eb\nmadhe. Un\u00eb nuk po kuptoja m\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodhte, mendova se aty p\u00ebrfundoi\ngjith\u00e7ka q\u00eb ne kishim krijuar p\u00ebr gati gjasht\u00eb muaj rresht. \u201cO budallaqe e\nvog\u00ebl!\u201d, m\u00eb tha ai duke qeshur. Nuk dija \u00e7far\u00eb t\u2019i thoja. \u201cKjo ishte e gjitha\ntani. Po t\u00eb duash, edhe mund t\u00eb mos m\u00eb flas\u00ebsh m\u00eb!\u201d, ia ktheva un\u00eb, por Albi\nnuk i mori fare parasysh ato q\u00eb un\u00eb i kisha th\u00ebn\u00eb, madje shtoi: \u201cUn\u00eb thjesht t\u00eb\nprovokova. Doja t\u00eb dija n\u00ebse ti kishe qen\u00eb e lidhur m\u00eb par\u00eb ose t\u00eb kish ngelur\npeng dikush dhe kjo do t\u00eb m\u00eb vriste v\u00ebrtet, por t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb\naksident, madje edhe un\u00eb kam thyer nj\u00ebher\u00eb krahun kur kam r\u00ebn\u00eb nga motorri\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E gjith\u00eb kjo q\u00eb ndodhi, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb \u00e7lirohesha nga nj\u00eb pesh\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb dukej sikur po m\u00eb zinte frym\u00ebn. Mbas k\u00ebsaj bisede, gj\u00ebrat vazhduan si m\u00eb par\u00eb, ne kishim gjetur nj\u00eb lloj qet\u00ebsie te nj\u00ebri-tjetri, duke komunikuar her\u00eb me sms e her\u00eb n\u00eb telefon. K\u00ebshtu, vazhduam edhe p\u00ebr disa koh\u00eb derisa nj\u00eb dit\u00eb, Albi, edhe pse kish kaluar mesnata, vazhdonte t\u00eb komunikonte me mua me an\u00eb t\u00eb mesazheve. E habitur, e pyeta se pse nuk po flinte gjum\u00eb dhe ai m\u00eb tha se kishte shkuar n\u00eb dit\u00eblindjen e nj\u00eb shoku dhe se at\u00eb dit\u00eb do ta gdhinin. At\u00eb mbr\u00ebmje, fol\u00ebm deri n\u00eb kat\u00ebr t\u00eb m\u00ebngjesit dhe dit\u00ebn tjet\u00ebr, ai nuk po m\u00eb shkruante m\u00eb. E habitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, edhe un\u00eb, e m\u00ebrzitur, nuk po i shkruaja sepse mendoja se duhet t\u00eb m\u00eb shkruante ai i pari. Ishte dit\u00eb e diel\u00eb dhe un\u00eb fillova t\u00eb b\u00ebhesha merak p\u00ebr Albin. Ai asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte ndenjur pa m\u00eb shkruar deri n\u00eb or\u00ebn tet\u00eb t\u00eb mbr\u00ebmjes dhe ky fakt m\u00eb shqet\u00ebsonte. I d\u00ebrgova sms ku e pyeta se \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte dhe pse nuk po m\u00eb shkruante, por prap\u00eb nuk mora p\u00ebrgjigje prej tij. Ishte ora n\u00ebnt\u00eb e mbr\u00ebmjes ku n\u00eb telefon m\u00eb erdhi mesazh nga nj\u00eb num\u00ebr shqiptar: \u201cJe shum\u00eb e bukur, dua t\u00eb t\u00eb takoj\u201d. U habita dhe po mendoja se pse m\u00eb ndodhnin mua t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra, mendja nuk m\u00eb hiqej nga Albi q\u00eb kishte gjith\u00eb dit\u00ebn q\u00eb nuk m\u00eb kishte shkruar. Nj\u00eb tjet\u00ebr sms erdhi n\u00eb telefonin tim: \u201cPse nuk m\u00eb kthen p\u00ebrgjigje, moj bukuroshe?\u201d. Po m\u00eb vinte inat&#8230; Kush mund t\u00eb tallej me mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? At\u00eb dit\u00eb e mbajta t\u00eb fikur telefonin. T\u00eb nes\u00ebrmen, shkova n\u00eb shkoll\u00eb.  Kisha klas\u00ebn e pest\u00eb n\u00eb kujdestari, mbarova m\u00ebsimin dhe q\u00ebndrova n\u00eb klas\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar di\u00e7ka n\u00eb regjist\u00ebr, kur befas erdhi nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, duke mbajtur n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb tuf\u00eb me karafila t\u00eb kuq dhe m\u2019u drejtua mua:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cJan\u00eb p\u00ebr ty, zysh!\nM\u2019i dha nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb po t\u00eb pret n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Menj\u00ebher\u00eb mendova\nse mund t\u00eb ishte personi q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte sms me numrin shqiptar, ndaj e mora tuf\u00ebn\nme lule, ky\u00e7a klas\u00ebn dhe iu drejtova djalit q\u00eb m\u00eb priste n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs:\n\u201cKush jeni ju q\u00eb nd\u00ebrhyni n\u00eb jet\u00ebn time?\u201d dhe ia p\u00ebrplasa lulet n\u00eb fytyr\u00eb.\n\u201cKush jua ka dh\u00ebn\u00eb numrin tim t\u00eb telefonit dhe \u00e7far\u00eb k\u00ebrkoni nga un\u00eb?\u201d. Ai\nq\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe qeshte me at\u00eb veprimin. \u201cDukeni shum\u00eb e bukur kur\nnxeheni\u201d, shtoi. Kjo m\u00eb b\u00ebri q\u00eb t\u00eb acarohesha m\u00eb shum\u00eb dhe i thash\u00eb: \u201cT\u00eb jet\u00eb hera\ne fundit q\u00eb m\u00eb del p\u00ebrpara!\u201d. Ai ma ktheu se duhet t\u00eb m\u00ebsohesha me t\u00eb se do ta\nshikoja gjith\u00eb jet\u00ebn time. E pyeta kush ishte dhe m\u2019u p\u00ebrgjigj se kishte gati\nshtat\u00eb muaj q\u00eb e priste k\u00ebt\u00eb takim! Mua, sa nuk m\u00eb ra pika. Ndjeva se u skuqa\nn\u00eb fytyr\u00eb dhe se gjunj\u00ebt po m\u00eb dridheshin. Nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja, t\u00eb qeshja apo t\u00eb\nqaja. Albi e kishte p\u00ebrgatitur k\u00ebt\u00eb takim deri n\u00eb detajin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ai vet\u00ebm\nqeshte me sjelljen time dhe mua m\u00eb vinte inat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai m\u00eb hodhi dor\u00ebn\nn\u00eb qaf\u00eb dhe m\u00eb tha: \u201cMos u m\u00ebrzit, se shaka ishte\u201d. I thash\u00eb se nuk e kisha\nmenduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb takimin ton\u00eb. \u201cKurse un\u00eb nuk e kisha meduar se ti do t\u00eb ishe\nkaq e \u00ebmb\u00ebl\u201d, m\u2019u p\u00ebrgjigj Albi. U ul\u00ebm n\u00eb nj\u00eb lokal dhe filluam t\u00eb diskutonim\nse si u gjend\u00ebm ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Ai m\u00eb thoshte: \u201cJe njeri i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua\ndhe t\u00eb dua p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn, nuk kam koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ne\nkishim komunikuar bashk\u00eb ai pretendonte se m\u00eb kishte njohur shum\u00eb mir\u00eb. Mbasi\nfol\u00ebm p\u00ebr ndjenjat tona, Albi m\u00eb dhuroi nj\u00eb kuti t\u00eb vog\u00ebl. Me shum\u00eb kureshtje e\nhapa dhe pash\u00eb n\u00eb t\u00eb dy unaza q\u00eb, t\u00eb bashkuara, formonin nj\u00eb zem\u00ebr. Nj\u00ebr\u00ebn prej\ntyre e vendosi n\u00eb gishtin tim dhe nj\u00ebr\u00ebn, n\u00eb t\u00eb tijin. Ndjehesha aq e lumtur sa\npo m\u00eb dukej vetja si n\u00eb ndonj\u00eb film. Dukej se ai e kishte p\u00ebrgatitur \u00e7do detaj\nn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte p\u00ebr takimin ton\u00eb. M\u00eb p\u00eblqeu kaq shum\u00eb unaza saq\u00eb nuk dija si\nta fal\u00ebnderoja. U afrova ta puthja n\u00eb faqe, po nuk e di se si ndodhi dhe te\nbuz\u00ebt e mia ndjeva buz\u00ebt e tij. Nuk gjej dot fjal\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrshkruaj at\u00eb moment.\nAjo ishte puthja e par\u00eb q\u00eb merrja nga nj\u00eb djal\u00eb, edhe pse isha 25 vje\u00e7e. T\u00eb dy\nngel\u00ebm t\u00eb heshtur. Me gjys\u00ebm z\u00ebri, i thash\u00eb: \u201cT\u00eb lutem, mos e b\u00ebj m\u00eb k\u00ebt\u00eb\nveprim, t\u00eb pakt\u00ebn sa t\u00eb bisedosh me prind\u00ebrit e tu\u201d. N\u00eb fakt, ai u kishte treguar\natyre p\u00ebr mua, por ata nuk ishin dakord p\u00ebr shkak t\u00eb problemit q\u00eb un\u00eb kisha n\u00eb\nk\u00ebmb\u00eb nga aksidenti, madje e \u00ebma i kishte gjetur dhe nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr ta\nfejuar. Kur m\u2019i tha t\u00eb gjitha k\u00ebto, mua sa nuk m\u00eb ra pika. E gjith\u00eb ajo lumturi\nq\u00eb kisha nd\u00ebrtuar, m\u2019u duk sikur u shemb para k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb mia. Po dridhesha dhe\nlot\u00ebt nuk m\u00eb pushonin, edhe pse nuk doja t\u00eb qaja. Albi m\u00eb p\u00ebrqafoi dhe m\u00eb tha:\n\u201cUn\u00eb e kam vendosur. N\u00eb Itali kam sht\u00ebpin\u00eb e pun\u00ebn time dhe ne do t\u00eb krijojm\u00eb jet\u00ebn\nton\u00eb, edhe pse t\u00eb mit\u00eb nuk duan\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb gjitha k\u00ebto, un\u00eb\nua tregova prind\u00ebrve t\u00eb mi dhe ata, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb, nuk pranuan. \u201cPa sjell\u00eb\nprind\u00ebrit e tij n\u00eb familjen ton\u00eb, ti nuk do t\u00eb b\u00ebsh asnj\u00eb hap me t\u00eb\u201d, m\u00eb tha\nbabi. Po k\u00ebshtu, edhe prind\u00ebrit e Albit ishin t\u00eb vendosur p\u00ebr zgjedhjen e tyre.\nNuk m\u00eb ngelej rrug\u00eb tjet\u00ebr&#8230; Edhe pse e doja shum\u00eb Albin, duhet t\u00eb ndahesha\nprej tij. Nuk mund t\u00eb hidhja posht\u00eb prind\u00ebrit e mi, aq m\u00eb tep\u00ebr kur nuk e isha\ne sigurt\u00eb se si mund t\u00eb shkonte jeta ime me t\u00eb n\u00eb Itali. Me dhimbje t\u00eb madhe, ia\ntregova k\u00ebt\u00eb vendim atij. Ai u nis nga Tirana p\u00ebr t\u00eb m\u00eb takuar dhe u mundua t\u00eb\nm\u00eb ndryshonte mendjen, por nuk ia arriti dot. I m\u00ebrzitur p\u00ebr zgjedhjen time, m\u00eb\ntha se shum\u00eb shpejt do t\u00eb pendohesha, por at\u00ebhere do t\u00eb ishte shum\u00eb von\u00eb. Edhe\npse i kisha dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje negative, brenda zemr\u00ebs sime mbaja nj\u00eb shpres\u00eb\nse Albi do t\u2019ua mbushte mendjen prind\u00ebrve t\u00eb tij. N\u00eb fakt, nuk ndodhi k\u00ebshtu.\nAi, p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj meje, ishte fejuar me vajz\u00ebn q\u00eb i kishte zgjedhur e\n\u00ebma. K\u00ebt\u00eb ma tha shoku im q\u00eb i kish dh\u00ebn\u00eb edhe numrin e telefonit Albit kur\nishte n\u00eb Itali. Dit\u00ebn q\u00eb ai ma tha k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, isha nisur p\u00ebr n\u00eb Sarand\u00eb me\nkoleg\u00ebt e mi p\u00ebr ta kaluar fundjav\u00ebn atje. I thash\u00eb koleges q\u00eb e kisha edhe\nshoqen time t\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur pasi ajo e dinte historin\u00eb\ntime dhe i k\u00ebrkova q\u00eb n\u00ebse qaja n\u00eb makin\u00eb, t\u2019u thoshte koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb se\nkisha dhimbje dh\u00ebmbi. Sikur t\u00eb mos mjaftonte e gjith\u00eb m\u00ebrzia ime, u desh q\u00eb\nshoferi i makin\u00ebs t\u00eb vendoste nj\u00eb disk t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit Ilir Veliu, k\u00ebng\u00eb k\u00ebto\nshum\u00eb melankolike, q\u00eb thuajse t\u00eb gjitha flisnin p\u00ebr nj\u00eb dashuri t\u00eb d\u00ebshtuar. E\nkisha nxjer\u00eb kok\u00ebn nga dritarja dhe gjith\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Sarand\u00eb e kam lar\u00eb me\nlot. N\u00eb ndonj\u00eb rast edhe qaja, edhe qeshja, kur d\u00ebgjoja shoqen time t\u2019u thoshte\nkoleg\u00ebve se m\u00eb dhimbte dh\u00ebmballa. Ata, shum\u00eb dashamir\u00ebs, m\u00eb jepnin ose t\u00eb pija\nila\u00e7, ose raki, \u201cse k\u00ebshtu t\u00eb pushon\u201d m\u00eb thoshin, pa e kuptuar se dhimbja ime\nishte m\u00eb e madhe. Dy dit\u00ebt q\u00eb kaluan n\u00eb Sarand\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb dhimbshme\nt\u00eb jet\u00ebs time. Ngrihesha n\u00eb m\u00ebngjes me jast\u00ebkun e lagur nga lot\u00ebt. Kishin\nkaluar gati dy jav\u00eb kur n\u00eb telefonin tim m\u00eb erdhi nj\u00eb sms nga numri i Albit, n\u00eb\nItali. Zemra m\u00eb rrahu fort dhe duart po m\u00eb dridheshin. Ai m\u00eb shkruante: \u201cNuk\nmund ta p\u00ebrballoj jet\u00ebn time k\u00ebtu n\u00eb Itali pa z\u00ebrin t\u00ebnd dhe mesazhet e tua. M\u00eb\nmungon shum\u00eb, sa vet\u00ebm un\u00eb e di. T\u00eb lutem, hapma telefonin\u201d. Ai i binte\ntelefonit tim pa pushim. I shkrova: \u201cPo i mbyll syt\u00eb, i dashur, t\u00eb lodhur nga\nt\u00eb qar\u00ebt, se vet\u00ebm n\u00eb \u00ebndrra, takohen t\u00eb ndar\u00ebt\u201d. Ky ka qen\u00eb momenti i fundit\nq\u00eb kam komunikuar me Albin, pasi ndryshova numrin e telefonit. Nuk doja t\u00eb\nd\u00ebgjoja m\u00eb p\u00ebr t\u00eb, edhe pse e desha shum\u00eb. Nga ai ruaj k\u00ebt\u00eb histori q\u00eb po jua\ntregoj juve sot dhe unaz\u00ebn me gjysm\u00eb zemre, t\u00eb cil\u00ebn e hoqa nga gishti dit\u00ebn q\u00eb\nmora vesh se ai nuk do t\u00eb ishte m\u00eb i imi. Sot jam 30 vje\u00e7e, jam martuar, kam edhe\nnj\u00eb djal\u00eb dhe jam shum\u00eb e lumtur me familjen time, nd\u00ebrsa nuk e di as sot se si\nka shkuar jeta e Albit me njeriun q\u00eb zgjodhi p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj meje. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Megjith\u00ebse e kam p\u00ebrjetuar shum\u00eb k\u00ebt\u00eb histori q\u00eb do t\u2019ju tregoj, un\u00eb nuk jam shkrimtare q\u00eb t\u00eb shkruaj, vendosa q\u00eb historin\u00eb time ta ndaj me miqt\u00eb e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d. Ishte muaji shtator dhe un\u00eb sapo isha diplomuar e kisha filluar m\u00ebsim n\u00eb qytetin tim t\u00eb lindjes. N\u00eb nj\u00eb mbasdite, teksa po pija nj\u00eb kafe me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-21734","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21734"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21734\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}