{"id":21722,"date":"2019-03-22T22:00:34","date_gmt":"2019-03-22T21:00:34","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21722"},"modified":"2019-03-22T21:16:38","modified_gmt":"2019-03-22T20:16:38","slug":"%ef%bb%bfdo-ti-kerkoj-falje-ne-1000-menyra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfdo-ti-kerkoj-falje-ne-1000-menyra\/","title":{"rendered":"\ufeffDo t\u2019i k\u00ebrkoj falje n\u00eb 1000 m\u00ebnyra!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E doja si i \u00e7mendur, por m\u00eb pas mbaroi gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00eb gabim f\u00ebminor. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo ishte vet\u00ebm 16 vje\u00e7e kur u dashurua me mua. U njoh\u00ebm n\u00eb gjimnaz. Ajo ishte n\u00eb vit t\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb, n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrtin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U mundova shum\u00eb q\u00eb t\u2019ia fitoja zemr\u00ebn, pa e ditur q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb cop\u00ebtonte timen. Lidhja jon\u00eb vazhdonte p\u00ebr mrekulli si n\u00eb fillim, kur ishim njohur, mir\u00ebpo n\u00eb fund t\u00eb shkoll\u00ebs ne filluam t\u00eb ziheshim shum\u00eb. Ajo dilte me ca goca q\u00eb mua nuk m\u00eb p\u00eblqenin fare dhe kjo gj\u00eb filloi ta largonte nga un\u00eb. Meq\u00eb ishte e vogel, e m\u00ebsoja, por problem ishte se ato ia keqinterpretonin fjal\u00ebt e mia dhe k\u00ebshtu, ajo as q\u00eb i mendonte fare. Disa dit\u00eb un\u00eb u largova me shok\u00ebt p\u00ebr n\u00eb Dajt. Do t\u00eb kalonim atje nj\u00eb fundjav\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb \u00e7unat bashk\u00eb. Para se t\u00eb nisesha p\u00ebr Dajt, e takova p\u00ebr pak or\u00eb dhe biseduam gjat\u00eb. Ajo dukej sikur m\u00eb donte po aq sa un\u00eb. Them \u201cdukej\u201d sepse sa her\u00eb ishte me mua, m\u00eb bindej dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, m\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb qaf\u00eb. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb, ishte shum\u00eb e bukur dhe binte goxha n\u00eb sy. Edhe un\u00eb nuk isha i sh\u00ebmtuar. Nuk isha aq i bukur, por isha pak donzhuan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00eb dit\u00eb e lam\u00eb q\u00eb kur un\u00eb t\u00eb isha jasht\u00eb Tiran\u00ebs,\najo t\u00eb mos dilte me ato gocat q\u00eb un\u00eb nuk i duroja fare. Problemi s\u2019ishte se nj\u00ebra\nnga ato ka qen\u00eb e dashura e nj\u00eb shokut tim dhe ajo merrej vet\u00ebm e vet\u00ebm me\nllafe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk e duroja dot. Engj\u00eblli im u bind. Tha q\u00eb s\u2019do t\u00eb dilte\nfare me ato e do t\u00eb q\u00ebndronte gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi. Kjo gj\u00eb m\u00eb qet\u00ebsoi. Ne ik\u00ebm\nn\u00eb Dajt dhe nat\u00ebn e par\u00eb ia kaluam shum\u00eb mir\u00eb. Problem ishte nata e dyt\u00eb, kur\nshoku im mori n\u00eb telefon ish-in e vet, at\u00eb goc\u00ebn q\u00eb un\u00eb s\u2019e duroja dot dhe i tha\nt\u00eb vinte t\u00eb rrinte me t\u00eb se do mblidheshin edhe ca goca t\u00eb tjera. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\ns\u2019e dija fare dhe ngela pak i shokuar. I thash\u00eb shokut se nuk doja t\u00eb vinte asnj\u00eb\nfem\u00ebr aty sepse s\u2019doja t\u00eb prishja marr\u00ebdh\u00ebnien time t\u00eb mrekullueshme me engj\u00ebllin,\npor ai s\u2019m\u00eb d\u00ebgjoi. N\u00eb at\u00eb moment, e mora n\u00eb telefon dhe ajo direkt m\u00eb pyeti se\nsi po sillesha. I thash\u00eb \u201cshum\u00eb mir\u00eb po sillem\u201d, por nuk munda t\u2019i tregoja se at\u00eb\nnat\u00eb do t\u00eb na vinin vizitor\u00eb, pasi me siguri do t\u00eb nxehej me mua. Fol\u00ebm nja nj\u00ebzet\nminuta dhe e mbyll\u00ebm telefonin t\u00eb dy, t\u00eb lumtur. Mir\u00ebpo erdhi darka dhe ajo\nmonstra, se vet\u00ebm k\u00ebshtu e meriton t\u00eb quhet, erdhi n\u00eb Dajt te sht\u00ebpia e shokut\ns\u00eb bashku me nja dy femra t\u00eb tjera t\u00eb cilat v\u00ebrtet nuk ia vlenin as t\u00eb shikoheshin.\nNe ishim pes\u00eb \u00e7una, ato ishin tre goca. Pim\u00eb shum\u00eb ver\u00eb, aq shum\u00eb sa nuk po llogarisnim\nfjal\u00ebt e gjestet q\u00eb b\u00ebnim. Un\u00eb i kisha th\u00ebn\u00eb engj\u00ebllit \u201cnat\u00ebn e mir\u00eb\u201d, mir\u00ebpo p\u00ebr\ndreq, sikur t\u2019ia ndiente zemra, andej nga ora 1, m\u00eb mori n\u00eb telefon. N\u00eb fillim\nnuk doja t`i p\u00ebrgjigjesha sepse isha shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb. M\u00eb pas, ajo po i binte pa\npushim dhe u detyrova t\u00eb hapja telefonin. Sa fola dy fjal\u00eb, e kuptoi q\u00eb kisha pir\u00eb,\nnd\u00ebrsa k\u00ebto gocat q\u00eb ishin n\u00eb dhom\u00eb, nis\u00ebn t\u00eb ul\u00ebrinin me pasthirrma nga m\u00eb t\u00eb\nndryshmet. Ajo u acarua shum\u00eb. M\u00eb b\u00ebrtiti n\u00eb telefon dhe m\u00eb tha se nuk do t\u00eb ma\nfalte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb isha aq tap\u00eb sa vet\u00ebm qeshja. Sigurisht q\u00eb nuk b\u00ebra\nmir\u00eb, por isha aq i dehur sa nuk e dija \u00e7\u2019po b\u00ebja. Ajo ma fiku telefonin dhe\nnga ai moment, filloi t\u00eb m\u00eb sillte sms ofenduese deri n\u00eb m\u00ebngjes. At\u00eb nat\u00eb ne\nnuk fjet\u00ebm fare. Dy shok\u00ebt e mi ik\u00ebn dhe fjet\u00ebn me dy gocat aty, nd\u00ebrsa ne,\npjesa tjet\u00ebr, jo. Mir\u00ebpo, kush ta besonte?!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nes\u00ebrmen un\u00eb u nisa p\u00ebr Tiran\u00eb sepse engj\u00ebllin\ne doja shum\u00eb dhe s`mund t\u2019ia lejoja vetes ta humbja p\u00ebr asgj\u00eb. Ika n\u00eb sht\u00ebpi e\nu qet\u00ebsova nja dy or\u00eb sepse dhe me gjumin isha shum\u00eb keq. Pastaj, b\u00ebra dush dhe\nmora engj\u00ebllin n\u00eb telefon p\u00ebr ta takuar. Ajo nuk ma hapte m\u00eb. Rilexova sms-n\u00eb q\u00eb\nm\u00eb kishte \u00e7uar. N\u00eb t\u00eb fundit m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e shqet\u00ebsoja m\u00eb dhe ajo\ndo t\u00eb vazhdonte jet\u00ebn e saj, tashm\u00eb, pa mua. Bota m\u00eb ra mbi kok\u00eb. I dhash\u00eb makin\u00ebs\nme sa fuqi pata dhe mir\u00eb q\u00eb s`p\u00ebsova ndonj\u00eb aksident. Ika te pallati i saj dhe\nprita me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra q\u00eb t\u00eb dilte, por ishte e kot\u00eb. I shkrova nj\u00eb sms ku i tregova\nse si kishin rrjedhur gj\u00ebrat, por nuk mora asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. Nga ana tjet\u00ebr,\ngocat q\u00eb kishin qen\u00eb me ne at\u00eb nat\u00eb e kishin takuar dhe i kishin th\u00ebn\u00eb \u201cKemi q\u00ebndruar\nme t\u00eb dashurin t\u00ebnd\u201d. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e mora vesh sepse m\u00eb shkroi nj\u00eb sms: \u201cBravo! Ti\nm\u00eb the q\u00eb e urreje aq shum\u00eb saq\u00eb s\u2019doje ta shikoje me mua\u2026 Pse e b\u00ebre apo doje\nt\u00eb dilje me t\u00eb dhe t\u00eb mos e merrja vesh un\u00eb?\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I ktheva p\u00ebrgjigje duke ia mohuar gj\u00ebrat. I thash\u00eb\nq\u00eb un\u00eb m\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn nga ato s\u2019kisha pasur asgj\u00eb, por ajo nuk m\u00eb besoi. Nuk m\u00eb\nshkroi m\u00eb dhe as m\u00eb pa m\u00eb me sy q\u00eb at\u00eb dit\u00eb. Nuk m\u00eb vret fakti q\u00eb s`m\u00eb beson\nsepse e di q\u00eb \u00ebsht\u00eb e l\u00ebnduar, por pse nuk m\u00eb l\u00eb t\u00eb shpjegohem? Jam shum\u00eb i m\u00ebrzitur\ne s`m\u00eb b\u00ebhet t\u00eb dal me asnj\u00eb fem\u00ebr tjet\u00ebr. Kur m\u00eb sheh, m\u00eb p\u00ebrbuz dhe un\u00eb nuk\nmundem m\u00eb as ta shikoj drejt n\u00eb sy. Jam shum\u00eb i l\u00ebnduar dhe e imagjinoj se si\nmund t\u00eb jet\u00eb ajo, por do t\u00eb doja vet\u00ebm edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb ishte e imja dhe asnj\u00ebher\u00eb\ns`do ta g\u00ebnjeja, gjith\u00eb jet\u00ebs sime. Nuk paska gj\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe sesa t\u00eb shtrihesh\np\u00ebr gjum\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb faji mbi supe! Nuk paska gj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se nj\u00eb\nkeqkuptim! Do t\u2019i k\u00ebrkoj falje n\u00eb 1000 m\u00ebnyra edhe pse jam tip q\u00eb s`dua t\u2019i dal\np\u00ebrball\u00eb dhe t\u00eb duroj nj\u00eb ofendim nga ajo. E di vet\u00ebm se e dua pa fund dhe,\nedhe pse ka mbaruar gjith\u00e7ka, do ta dua deri n\u00eb vdekje sepse e di q\u00eb s`m\u00eb ka\nfaj. E faj\u00ebsoj vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb pse s`na jep edhe nj\u00eb mund\u00ebsi?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E doja si i \u00e7mendur, por m\u00eb pas mbaroi gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00eb gabim f\u00ebminor. Ajo ishte vet\u00ebm 16 vje\u00e7e kur u dashurua me mua. U njoh\u00ebm n\u00eb gjimnaz. Ajo ishte n\u00eb vit t\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb, n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrtin. U mundova shum\u00eb q\u00eb t\u2019ia fitoja zemr\u00ebn, pa e ditur q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb cop\u00ebtonte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20576,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-21722","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21722","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21722"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21722\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20576"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21722"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21722"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21722"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}