{"id":21720,"date":"2019-03-22T21:00:41","date_gmt":"2019-03-22T20:00:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21720"},"modified":"2019-03-22T20:59:30","modified_gmt":"2019-03-22T19:59:30","slug":"%ef%bb%bfme-shkaktoi-plagen-me-te-madhe-te-jetes-sime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfme-shkaktoi-plagen-me-te-madhe-te-jetes-sime\/","title":{"rendered":"\ufeffM\u00eb shkaktoi plag\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs sime"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Ana. Ashtu si shum\u00eb lexues t\u00eb tjer\u00eb, edhe un\u00eb vendosa t\u00eb shkruaja historin\u00eb time te kjo gazet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sapo kisha mbaruar gjimnazin dhe u regjistrova n\u00eb Fakultetin e Historis\u00eb e Filologjis\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb ka p\u00eblqyer gjithmon\u00eb profesioni i gazetarit dhe p\u00ebr mua, ka qen\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr derisa e fitova shkoll\u00ebn p\u00ebr Gazetari, por ashtu si n\u00eb \u00e7do profesion, kompjuteri do t\u00eb ishte mjeti i pun\u00ebs, i cili do t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte gjithmon\u00eb. Un\u00eb vija nga nj\u00eb fshat i Jugut, emrin e t\u00eb cilit nuk po e them. Kishim nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb kishim filluar m\u00ebsimin dhe n\u00eb or\u00ebn e kompjuterit ishim ndar\u00eb n\u00eb student\u00eb q\u00eb e njihnin mir\u00eb kompjuterin dhe n\u00eb student\u00eb q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb prapambetur (un\u00eb futesha te k\u00ebta t\u00eb fundit). N\u00eb fshatin ton\u00eb nuk arrit\u00ebm asnj\u00ebher\u00eb ta zhvillonim k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb n\u00eb praktik\u00eb, por vet\u00ebm n\u00eb teori. Un\u00eb nuk dija as ta ndizja kompjuterin e jo m\u00eb t\u00eb punoja n\u00eb t\u00eb. Fakti q\u00eb isha nj\u00eb vajz\u00eb studioze dhe gjithmon\u00eb doja t\u00eb isha e para n\u00eb m\u00ebsime, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb hyja n\u00eb nj\u00eb kurs p\u00ebr kompjuterin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos mbetesha mbrapa n\u00eb or\u00ebn e k\u00ebsaj l\u00ebnde q\u00eb zhvillonim n\u00eb fakultet. Ishim dhjet\u00eb student\u00eb q\u00eb ishim regjistruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kurs. Ishte dita e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb ulesha para nj\u00eb kompjuteri, edhe pse sot kur e mendoj, m\u00eb vjen p\u00ebr t\u00eb qeshur. Profesori, i cili do t\u00eb na m\u00ebsonte, quhej Ermal. Ai u prezantua dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb b\u00ebnim dhe ne. Na k\u00ebrkoi t\u00eb ndiznim kompjuterat dhe un\u00eb, me bishtin e syrit, shikoja se si e b\u00ebnte shoqja ime, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta ndizja edhe un\u00eb, mir\u00ebpo k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e vuri re edhe Ermali, q\u00eb u afrua dhe m\u00eb pyeti:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk e keni b\u00ebr\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e informatik\u00ebs n\u00eb shkoll\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Iu p\u00ebrgjigja duke u skuqur se e kisha b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm n\u00eb\nteori e jo n\u00eb praktik\u00eb dhe ai buz\u00ebqeshi e m\u00eb tha: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; At\u00ebhere, ti do t\u00eb m\u00eb lodh\u00ebsh m\u00eb shum\u00eb se student\u00ebt\ne tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb erdhi keq p\u00ebr veten. Ora e par\u00eb ishte e tmerrshme\np\u00ebr mua. Sa e her\u00eb e kujtoj, m\u00eb bien djers\u00eb t\u00eb ftohta. Un\u00eb nuk dija si ta p\u00ebrdorja\nmausin dhe, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, isha shum\u00eb e hutuar ngaq\u00eb Eri m\u00eb rrinte gjthmon\u00eb mbi\nkok\u00eb dhe kisha shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb gjetjen e shkronjave n\u00eb tastier\u00eb. Shok\u00ebt e\nmi punonin shpejt dhe pastaj ishin t\u00eb detyruar t\u00eb m\u00eb prisnin mua q\u00eb t\u2019i arrija.\nMes shok\u00ebve t\u00eb mi isha si ai f\u00ebmija q\u00eb shkon n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb dhe m\u00ebsuesja e\nndihmon p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebnte edhe Ermali me mua. Ai vinte\ndor\u00ebn e tij mbi timen dhe m\u00eb ndihmonte se si t\u00eb komandoja mausin, si t\u00eb\nselektoja materialin etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto m\u00eb b\u00ebnin t\u00eb ndihesha keq. M\u00eb dukej se\nt\u00eb tjer\u00ebt b\u00ebheshin xheloz\u00eb se pse profesori q\u00ebndronte m\u00eb shum\u00eb me mua dhe jo me\nta, me pak fjal\u00eb, m\u00eb dukej vetja si studentja e preferuar e profesorit. Dit\u00ebn e\npar\u00eb t\u00eb m\u00ebsimit, Ermali m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb q\u00ebndroja n\u00eb ambientin ku b\u00ebnim m\u00ebsim. Ai m\u00eb\ntha se gjithmon\u00eb duhet t\u00eb rrija t\u00eb punoja me kompjuterin edhe nj\u00eb or\u00eb m\u00eb shum\u00eb\nse t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrija n\u00eb nivelin e tyre dhe t\u00eb mos mbetesha\nmbrapa. Kjo ide m\u00eb p\u00eblqeu shum\u00eb. Eri, p\u00ebrve\u00e7se i gjat\u00eb dhe i bukur, kishte edhe\nnj\u00eb shpirt t\u00eb mir\u00eb. Ai m\u00eb kuptonte shum\u00eb mir\u00eb dhe nuk donte q\u00eb un\u00eb t\u00eb ndjehesha\nkeq, nd\u00ebrsa un\u00eb, si vajz\u00eb fshati, isha shum\u00eb e ndrojtur dhe i masja veprimet e\nfjal\u00ebt e mia deri n\u00eb detaj, pasi nuk doja t\u00eb gaboja. Prind\u00ebrit m\u00eb k\u00ebshillonin gjithmon\u00eb\nse Tirana ishte e madhe dhe se un\u00eb duhet t\u00eb tregohesha vajz\u00eb e zonja, q\u00eb t\u00eb mos\nbija pre e njer\u00ebzve mashtrues. Gjithmon\u00eb duhet t\u00eb studioja shum\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb k\u00ebrkoja\nt\u00eb b\u00ebja p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, isha edhe nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb e bukur q\u00eb\ndalloja shum\u00eb nga t\u00eb tjerat sepse asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb p\u00ebrdorja\ntualetin n\u00eb fytyr\u00ebn time pasi syt\u00eb dhe vetullat i kisha shum\u00eb t\u00eb zeza e l\u00ebkur\u00ebn\ne bardh\u00eb, madje shpeshher\u00eb shoqet m\u00eb kishin zili q\u00eb un\u00eb nuk kisha nevoj\u00eb p\u00ebr\ntualet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kishte kaluar gati nj\u00eb jav\u00eb nga fillimi i kursit dhe\nun\u00eb akoma kisha shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shkruar, kjo, pasi nuk kisha\nkompjuterin tim. Eri m\u00eb k\u00ebshilloi q\u00eb t\u00eb rrija aty dhe t\u00eb shkruaja shum\u00eb, madje\nat\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha se duhet t\u00eb shkruaja dhjet\u00eb faqe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shkatht\u00ebsohesha\nm\u00eb shum\u00eb. Kishin kaluar gati dy or\u00eb q\u00eb un\u00eb shkruaja e ndjehesha shum\u00eb e lodhur,\npor nuk kisha \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja, vazhdoja t\u00eb shkruaja pa pushim, edhe pse avash. Befas\nndjeva dy duar q\u00eb filluan t\u00eb m\u00eb f\u00ebrkonin damar\u00ebt e shpin\u00ebs, duke m\u00eb pyetur:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Je lodhur Ana?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb ktheva kok\u00ebn menj\u00ebher\u00eb. Ishte Eri! U skuqa n\u00eb\nfytyr\u00eb&#8230; ndjehesha si vajz\u00eb e vog\u00ebl para tij. Ai i kish kaluar t\u00eb tridhjetat,\npor prap\u00eb, ishte shum\u00eb simpatik. Ai vazhdonte t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte masazh, por un\u00eb u\nngrita menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr kaq p\u00ebrkushtim! &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai po qeshte: &#8211; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb m\u00eb the, do t\u00eb shkruash edhe\ndhjet\u00eb faqe t\u00eb tjera! &#8211; ma ktheu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E m\u00ebrzitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb m\u00eb ndodhi, mora \u00e7ant\u00ebn dhe\nika n\u00eb sht\u00ebpi. Gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs e kam menduar at\u00eb sken\u00eb; nuk m\u00eb hiqej nga\nmendja. Pyesja veten: \u201cMos ndoshta ai k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga un\u00eb?\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dit\u00ebn tjet\u00ebr nuk shkova n\u00eb kurs, por kjo i kishte r\u00ebn\u00eb\nn\u00eb sy Erit. Ai m\u00eb mori n\u00eb telefon, pasi kur na kish regjistruar, na kishte\nmbajtur numrat e telefonit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ana, kthehu n\u00eb kurs. M\u00eb fal n\u00ebse t\u00eb kam ofenduar!\n\u2013 m\u00eb tha ai n\u00eb telefon. Kjo gj\u00eb m\u00eb b\u00ebri un\u00eb t\u00eb vazhdoja t\u00eb mendoja akoma m\u00eb\nshum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Dit\u00ebn tjet\u00ebr q\u00ebndrova p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kompjuterin e tij.\nBashk\u00eb me mua, q\u00ebndroi edhe Eri. Ai m\u00eb tha se kishte nj\u00eb surpriz\u00eb p\u00ebr mua dhe\nun\u00eb, e habitur, e pyeta se p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb. Ai hapi sirtarin e tavolin\u00ebs\ns\u00eb tij dhe nxori nj\u00eb laptop.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ty! &#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u2019po u besoja syve dhe, me gjys\u00ebm z\u00ebri, e pyeta: &#8211;\n\u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo? Nuk mund ta pranoj&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai qeshi dhe m\u00eb tha: &#8211; At\u00ebhere ti do t\u00eb punosh p\u00ebrs\u00ebri\nme mua k\u00ebtu n\u00eb zyr\u00eb. Un\u00eb e b\u00ebra p\u00ebr t\u00eb t\u00eb leht\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb mos punoje k\u00ebtu dhe q\u00eb\nmos t\u00eb t\u00eb bezdiste prania ime. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja. Un\u00eb tashm\u00eb isha m\u00ebsuar me pranin\u00eb\ne tij, kisha nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e tij, por ajo q\u00eb nuk kuptoja ishte se kisha\nfilluar t\u00eb ndjeja p\u00ebr t\u00eb. Nat\u00ebn nuk m\u00eb zinte gjumi dhe kujtoja dor\u00ebn e tij mbi\ndor\u00ebn time teksa m\u00eb ndihmonte me mausin. Eri m\u2019i kishte ngulur syt\u00eb dhe m\u00eb\nshikonte me shum\u00eb \u00ebmb\u00eblsi. Pastaj m\u00eb tha se n\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb pranoja\nlaptopin, duhet t\u00eb pranoja nj\u00eb kafe nga ana e tij. Un\u00eb pranova duke buz\u00ebqeshur.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; K\u00ebshtu dua t\u00eb t\u00eb shikoj gjithmon\u00eb, se qesh shum\u00eb\nbukur&#8230; \u2013 m\u00eb tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbas asaj dite, gjith\u00e7ka ndryshoi n\u00eb jet\u00ebn time; ai\nu b\u00eb personi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mua. Filluam t\u00eb dilnim bashk\u00eb, flisnim p\u00ebr\nfejes\u00ebn ton\u00eb dhe mua mbr\u00ebmjeve m\u00eb zinte gjumi duke menduar p\u00ebr dit\u00ebn kur do t\u00eb\nishim bashk\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. Eri ma k\u00ebrkonte me ngulm q\u00eb un\u00eb t\u00eb isha e tija me\ntrup dhe me shpirt. Un\u00eb nuk e kisha pranuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb derisa nj\u00eb dit\u00eb, ai m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sot kam nj\u00eb surpriz\u00eb p\u00ebr ty! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb tha se do t\u00eb shkonim n\u00eb malin e Dajtit dhe, kur\nishim n\u00eb teleferik, ai nxori nga xhepi nj\u00eb kuti n\u00eb form\u00ebn e zemr\u00ebs. Un\u00eb u\nbefasova p\u00ebr nj\u00eb moment, mendova se ishte Sh\u00ebn Valentini, por donte edhe nj\u00eb\nmuaj q\u00eb t\u00eb vinte kjo dit\u00eb. E mora kutin\u00eb, e hapa dhe po m\u00eb dridheshin duart kur\npash\u00eb se n\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb unaz\u00eb n\u00eb form\u00ebn e rrethit. M\u2019u mbush\u00ebn syt\u00eb me lot dhe\ne pyeta Erin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thoshte kjo. Ai m\u2019u p\u00ebrgjigj: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Dua t\u00eb jesh p\u00ebrgjithmon\u00eb gruaja e jet\u00ebs sime! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk po u besoja syve! Deri n\u00eb at\u00eb moment ai ishte \u00e7asti\nm\u00eb i lumtur i jet\u00ebs time&#8230; At\u00eb dit\u00eb ia kaluam shum\u00eb mir\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk kishim\nndenjur aq shum\u00eb koh\u00eb bashk\u00eb. T\u00eb dy vendos\u00ebm q\u00eb at\u00eb dit\u00eb ta b\u00ebnim t\u00eb paharrueshme\np\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb. Prenotuam nj\u00eb dhom\u00eb n\u00eb hotel dhe fakti q\u00eb Eri m\u00eb kishte dhuruar\nnj\u00eb unaz\u00eb fejese, m\u00eb b\u00ebri q\u00eb un\u00eb t\u00eb besoja tek ai. N\u00eb ato momente u ndjeva shum\u00eb\nkeq, mendova se kisha humbur besimin e prind\u00ebrve t\u00eb mi. Eri m\u2019u afrua t\u00eb m\u00eb\nputhte dhe un\u00eb i thash\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb lutem, mos m\u00eb prek! Po t\u00eb m\u00eb duash v\u00ebrtet, ti\ndo t\u00eb dish t\u00eb m\u00eb pres\u00ebsh&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ma ktheu: &#8211; Fakti q\u00eb ti pranove unaz\u00ebn, do t\u00eb\nthot\u00eb se je e imja dhe e askujt tjet\u00ebr e nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb d\u00ebshiroja edhe un\u00eb. E ndjeja veten t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e tij. Ajo nat\u00eb kaloi mes puthjesh dhe p\u00ebrqafimesh. Eri u soll mjaft \u00ebmb\u00ebl, duke e ditur se ishte hera e par\u00eb p\u00ebr mua. Mendoja se pas asaj dite, t\u00eb gjitha dit\u00ebt dhe net\u00ebt do t\u2019i kaloja me t\u00eb, por&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kishte kaluar gati nj\u00eb jav\u00eb nga fillimi i kursit dhe\nun\u00eb akoma kisha shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shkruar, kjo, pasi nuk kisha\nkompjuterin tim. Eri m\u00eb k\u00ebshilloi q\u00eb t\u00eb rrija aty dhe t\u00eb shkruaja shum\u00eb, madje\nat\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha se duhet t\u00eb shkruaja dhjet\u00eb faqe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb\nshkatht\u00ebsohesha m\u00eb shum\u00eb. Kishin kaluar gati dy or\u00eb q\u00eb un\u00eb shkruaja e ndjehesha\nshum\u00eb e lodhur, por nuk kisha \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja, vazhdoja t\u00eb shkruaja pa pushim, edhe\npse avash. Befas ndjeva dy duar q\u00eb filluan t\u00eb m\u00eb f\u00ebrkonin damar\u00ebt e shpin\u00ebs,\nduke m\u00eb pyetur:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Je lodhur Ana?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb ktheva kok\u00ebn menj\u00ebher\u00eb. Ishte Eri! U skuqa n\u00eb\nfytyr\u00eb&#8230; ndjehesha si vajz\u00eb e vog\u00ebl para tij. Ai i kish kaluar t\u00eb tridhjetat,\npor prap\u00eb, ishte shum\u00eb simpatik. Ai vazhdonte t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte masazh, por un\u00eb u\nngrita menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr kaq p\u00ebrkushtim! &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai po qeshte: &#8211; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb m\u00eb the, do t\u00eb shkruash\nedhe dhjet\u00eb faqe t\u00eb tjera! &#8211; ma ktheu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E m\u00ebrzitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb m\u00eb ndodhi, mora \u00e7ant\u00ebn dhe ika\nn\u00eb sht\u00ebpi. Gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs e kam menduar at\u00eb sken\u00eb; nuk m\u00eb hiqej nga mendja.\nPyesja veten: \u201cMos ndoshta ai k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga un\u00eb?\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dit\u00ebn tjet\u00ebr nuk shkova n\u00eb kurs, por kjo i kishte\nr\u00ebn\u00eb n\u00eb sy Erit. Ai m\u00eb mori n\u00eb telefon, pasi kur na kish regjistruar, na kishte\nmbajtur numrat e telefonit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ana, kthehu n\u00eb kurs. M\u00eb fal n\u00ebse t\u00eb kam ofenduar!\n\u2013 m\u00eb tha ai n\u00eb telefon. Kjo gj\u00eb m\u00eb b\u00ebri un\u00eb t\u00eb vazhdoja t\u00eb mendoja akoma m\u00eb\nshum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Dit\u00ebn tjet\u00ebr q\u00ebndrova p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kompjuterin e tij.\nBashk\u00eb me mua, q\u00ebndroi edhe Eri. Ai m\u00eb tha se kishte nj\u00eb surpriz\u00eb p\u00ebr mua dhe\nun\u00eb, e habitur, e pyeta se p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb. Ai hapi sirtarin e tavolin\u00ebs\ns\u00eb tij dhe nxori nj\u00eb laptop.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ty! &#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u2019po u besoja syve dhe, me gjys\u00ebm z\u00ebri, e pyeta: &#8211;\n\u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo? Nuk mund ta pranoj&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai qeshi dhe m\u00eb tha: &#8211; At\u00ebhere ti do t\u00eb punosh\np\u00ebrs\u00ebri me mua k\u00ebtu n\u00eb zyr\u00eb. Un\u00eb e b\u00ebra p\u00ebr t\u00eb t\u00eb leht\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb mos punoje\nk\u00ebtu dhe q\u00eb mos t\u00eb t\u00eb bezdiste prania ime. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja. Un\u00eb tashm\u00eb isha m\u00ebsuar me\npranin\u00eb e tij, kisha nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e tij, por ajo q\u00eb nuk kuptoja ishte se\nkisha filluar t\u00eb ndjeja p\u00ebr t\u00eb. Nat\u00ebn nuk m\u00eb zinte gjumi dhe kujtoja dor\u00ebn e\ntij mbi dor\u00ebn time teksa m\u00eb ndihmonte me mausin. Eri m\u2019i kishte ngulur syt\u00eb dhe\nm\u00eb shikonte me shum\u00eb \u00ebmb\u00eblsi. Pastaj m\u00eb tha se n\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb pranoja\nlaptopin, duhet t\u00eb pranoja nj\u00eb kafe nga ana e tij. Un\u00eb pranova duke buz\u00ebqeshur.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; K\u00ebshtu dua t\u00eb t\u00eb shikoj gjithmon\u00eb, se qesh shum\u00eb\nbukur&#8230; \u2013 m\u00eb tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbas asaj dite, gjith\u00e7ka ndryshoi n\u00eb jet\u00ebn time; ai\nu b\u00eb personi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mua. Filluam t\u00eb dilnim bashk\u00eb, flisnim p\u00ebr\nfejes\u00ebn ton\u00eb dhe mua mbr\u00ebmjeve m\u00eb zinte gjumi duke menduar p\u00ebr dit\u00ebn kur do t\u00eb\nishim bashk\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. Eri ma k\u00ebrkonte me ngulm q\u00eb un\u00eb t\u00eb isha e tija me\ntrup dhe me shpirt. Un\u00eb nuk e kisha pranuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb derisa nj\u00eb dit\u00eb, ai m\u00eb\ntha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sot kam nj\u00eb surpriz\u00eb p\u00ebr ty! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb tha se do t\u00eb shkonim n\u00eb malin e Dajtit dhe, kur\nishim n\u00eb teleferik, ai nxori nga xhepi nj\u00eb kuti n\u00eb form\u00ebn e zemr\u00ebs. Un\u00eb u\nbefasova p\u00ebr nj\u00eb moment, mendova se ishte Sh\u00ebn Valentini, por donte edhe nj\u00eb\nmuaj q\u00eb t\u00eb vinte kjo dit\u00eb. E mora kutin\u00eb, e hapa dhe po m\u00eb dridheshin duart kur\npash\u00eb se n\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb unaz\u00eb n\u00eb form\u00ebn e rrethit. M\u2019u mbush\u00ebn syt\u00eb me lot dhe\ne pyeta Erin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thoshte kjo. Ai m\u2019u p\u00ebrgjigj: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Dua t\u00eb jesh p\u00ebrgjithmon\u00eb gruaja e jet\u00ebs sime! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk po u besoja syve! Deri n\u00eb at\u00eb moment ai ishte\n\u00e7asti m\u00eb i lumtur i jet\u00ebs time&#8230; At\u00eb dit\u00eb ia kaluam shum\u00eb mir\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk\nkishim ndenjur aq shum\u00eb koh\u00eb bashk\u00eb. T\u00eb dy vendos\u00ebm q\u00eb at\u00eb dit\u00eb ta b\u00ebnim t\u00eb\npaharrueshme p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb. Prenotuam nj\u00eb dhom\u00eb n\u00eb hotel dhe fakti q\u00eb Eri m\u00eb\nkishte dhuruar nj\u00eb unaz\u00eb fejese, m\u00eb b\u00ebri q\u00eb un\u00eb t\u00eb besoja tek ai. N\u00eb ato\nmomente u ndjeva shum\u00eb keq, mendova se kisha humbur besimin e prind\u00ebrve t\u00eb mi.\nEri m\u2019u afrua t\u00eb m\u00eb puthte dhe un\u00eb i thash\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb lutem, mos m\u00eb prek! Po t\u00eb m\u00eb duash v\u00ebrtet, ti\ndo t\u00eb dish t\u00eb m\u00eb pres\u00ebsh&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ma ktheu: &#8211; Fakti q\u00eb ti pranove unaz\u00ebn, do t\u00eb\nthot\u00eb se je e imja dhe e askujt tjet\u00ebr e nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb d\u00ebshiroja edhe un\u00eb. E ndjeja veten t\u00eb\nsigurt\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e tij. Ajo nat\u00eb kaloi mes puthjesh dhe p\u00ebrqafimesh. Eri u\nsoll mjaft \u00ebmb\u00ebl, duke e ditur se ishte hera e par\u00eb p\u00ebr mua. Mendoja se pas\nasaj dite, t\u00eb gjitha dit\u00ebt dhe net\u00ebt do t\u2019i kaloja me t\u00eb, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk\nndodhi k\u00ebshtu. Eri filloi t\u00eb m\u00eb largohej, m\u00eb merrte m\u00eb rrall\u00eb n\u00eb telefon, duke u\njustifikuar se kishte pun\u00eb. Fillova t\u00eb dyshoja te dashuria e tij. Kishim gati\nnj\u00eb jav\u00eb q\u00eb nuk kishim dal\u00eb p\u00ebr kafe dhe un\u00eb vendosa t\u00eb shkoja te puna e tij,\naty ku e njoha p\u00ebr her\u00ebn e par\u00eb. Tashm\u00eb kishin kaluar muaj dhe un\u00eb e kisha\nmbaruar kursin e kompjutrit. Nuk e di pse ai vend m\u00eb ngjallte shum\u00eb emocion; m\u00eb\nkujtoheshin skenat kur ai m\u00eb kishte m\u00ebsuar kompjuterin, por Ermali nuk donte q\u00eb\nun\u00eb t\u00eb shkoja aty. \u201cTi tani e ke mbaruar kursin!\u201d, m\u00eb thoshte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Trokita n\u00eb zyr\u00ebn e tij, por nuk d\u00ebgjova njeri t\u00eb\nfliste dhe hapa der\u00ebn. Nuk do ta harroj at\u00eb q\u00eb pash\u00eb. Eri ishte ulur me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb\ngati tre vje\u00e7 n\u00eb preh\u00ebr dhe nj\u00eb vajz\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pran\u00eb tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb falni q\u00eb hyra pa pyetur&#8230; \u2013 thash\u00eb dhe mbylla\nder\u00ebn, duke menduar se do t\u00eb ishte e motra me f\u00ebmij\u00ebn e saj, por t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e\nmora vesh nga sekretarja, q\u00eb m\u00eb tha se nuk duhet t\u00eb isha futur brenda, pasi ai\nishte me gruan dhe me djalin e tij!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dallg\u00eb lot\u00ebsh m\u00eb mbuluan syt\u00eb dhe fytyr\u00ebn,\ngjunj\u00ebt po m\u00eb dridheshin e ndjeva se po m\u00eb binte t\u00eb fik\u00ebt. N\u00eb at\u00eb \u00e7ast, doli ai\ndhe m\u00eb tha: \u201cM\u00eb prit n\u00eb sall\u00ebn e pritjes se duhet t\u00eb bisedoj\u201d. Nuk mbaj mend\n\u00e7far\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb moment. Mbaj mend q\u00eb ecja si e \u00e7mendur n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt me\nmakina, derisa shkova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Shoqet donin t\u00eb dinin se \u00e7far\u00eb m\u00eb\nkishte ndodhur, por un\u00eb nuk mund t\u2019u tregoja asgj\u00eb pasi lot\u00ebt nuk m\u00eb pushonin.\nQ\u00eb nga ajo dit\u00eb, nuk munda t\u00eb shikoja nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Fillova t\u00eb mos haja\nushqim, nuk kisha d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, nga m\u00ebsimet fillova t\u00eb bija, shum\u00eb\nprovime i lash\u00eb p\u00ebr vjesht\u00eb, se nuk mund t\u00eb studioja. Me kalimin e dit\u00ebve,\nfillova t\u00eb dob\u00ebsohesha akoma m\u00eb shum\u00eb. Eri i binte telefonit pa pushim derisa\nun\u00eb e ndryshova numrin. Nuk doja t\u00eb d\u00ebgjoja asnj\u00eb shpjegim nga ana e tij. U\nmbylla shum\u00eb n\u00eb vetvete dhe shoqeve nuk u tregoja. Stresi e b\u00ebri pun\u00ebn e vet\ntek un\u00eb. Stomaku filloi t\u00eb mos m\u00eb mbante m\u00eb ushqim. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb haja, e nxirrja.\nPrind\u00ebrit u detyruan t\u00eb vinin n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb vizitonin te specialisti. Ata\nm\u00eb pyesnin se \u00e7far\u00eb problemi kisha q\u00eb kisha kaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, por un\u00eb\nvet\u00ebm qaja dhe nuk mund t\u00eb flisja me ta. Nga i gjith\u00eb ky stres q\u00eb kalova,\ndoktor\u00ebt m\u00eb k\u00ebshilluan t\u00eb b\u00ebhesha operim, pasi nuk kisha rrug\u00eb tjet\u00ebr.\nOperacioni doli me sukses, por prind\u00ebrit e mi kishin harxhuar shum\u00eb p\u00ebr mua.\nP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ata ishin edhe shum\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur p\u00ebr gjendjen time dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb\nm\u00eb kishte ndodhur. I tregova mamit dhe ajo u m\u00ebrzit shum\u00eb, por nuk e jepte\nveten. Ajo m\u00eb thoshte se n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb vija shkoll\u00ebn dhe pastaj, t\u00eb\ntjerat, vinin vet\u00eb. Eri m\u00eb shkaktoi plag\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs time, q\u00eb nuk do\nta harroj asnj\u00ebher\u00eb, por kjo q\u00eb kalova, m\u00eb b\u00ebri m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se\nduhet t\u00eb b\u00ebhem e zonja e vetes. Tani i kam marr\u00eb t\u00eb gjitha provimet e\nprapambetura madje kam dal\u00eb me rezultate shum\u00eb t\u00eb mira dhe kam kuptuar q\u00eb nuk ia\nvlen t\u00eb qaj p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb nuk e meriton.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Ana. Ashtu si shum\u00eb lexues t\u00eb tjer\u00eb, edhe un\u00eb vendosa t\u00eb shkruaja historin\u00eb time te kjo gazet\u00eb. Sapo kisha mbaruar gjimnazin dhe u regjistrova n\u00eb Fakultetin e Historis\u00eb e Filologjis\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb ka p\u00eblqyer gjithmon\u00eb profesioni i gazetarit dhe p\u00ebr mua, ka qen\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr derisa e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-21720","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21720","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21720"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21720\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21720"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21720"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21720"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}