{"id":21710,"date":"2019-03-22T17:00:41","date_gmt":"2019-03-22T16:00:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21710"},"modified":"2019-03-22T14:01:01","modified_gmt":"2019-03-22T13:01:01","slug":"perbindeshi-qe-kisha-per-baba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/perbindeshi-qe-kisha-per-baba\/","title":{"rendered":"P\u00ebrbind\u00ebshi q\u00eb kisha p\u00ebr baba&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbaj mend q\u00eb isha vet\u00ebm 16 vje\u00e7e dhe kisha nj\u00eb familje q\u00eb nuk kam fjal\u00eb ta p\u00ebrshkruaj. Jeta ime, nga t\u2019ia nis, nj\u00eb tmerr i v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Gjith\u00e7ka ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Kam pasur nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb llahtarshme, me nj\u00eb baba q\u00eb vet\u00ebm pinte dhe nuk dinte \u00e7far\u00eb ishte dashuria p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ishte nj\u00eb njeri q\u00eb vet\u00ebm i till\u00eb nuk mund t\u00eb quhej. Kishte probleme serioze me policin\u00eb dhe n\u00eb sht\u00ebpi b\u00ebnte terror. Vinte shum\u00eb rrall\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, rrinte pothuajse rrug\u00ebve dhe at\u00ebhere kur vinte, e rrihte mamin aq shpesh, sa mami kaloi n\u00eb gjendje depresioni dhe, q\u00eb nga ajo koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb me ila\u00e7e. Un\u00eb isha n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe kisha nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje, por nuk kisha mund\u00ebsi l\u00ebvizjeje dhe nuk dija ku ta gjeja k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje e mbrojtje sepse ashtu si ishin pun\u00ebt, kisha v\u00ebrtet nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje. \u00cbsht\u00eb turp t\u00eb thuash q\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje nga im at\u00eb, por ja q\u00eb k\u00ebshtu ishte. Armiku im m\u00eb i madh ishte ai q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb kok\u00ebn. Vet\u00ebm n\u00eb shkoll\u00eb mund t\u00eb gjeja pak qet\u00ebsi; shyqyr Zotit q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn shkoll\u00ebn nuk ma kishin ndaluar! Kisha shum\u00eb shoq\u00ebri, edhe pse shum\u00eb e vog\u00ebl, pasi isha shum\u00eb simpatike dhe e muhabetit. Pavar\u00ebsisht problemeve t\u00eb shumta familjare, me m\u00ebsime isha mir\u00eb. N\u00eb at\u00eb mosh\u00eb kishin filluar ngacmimet e para nga djemt\u00eb, sepse un\u00eb v\u00ebrtet isha tmerr\u00ebsisht keq nga ana familajre, por kurr\u00eb nuk e kam treguar k\u00ebt\u00eb te t\u00eb tjer\u00ebt. Nga streset q\u00eb po kaloja, vendosa t\u00eb k\u00ebrkoja mb\u00ebshtetje n\u00eb krah\u00ebt e nj\u00eb djali. Ai ishte 7 vjet m\u00eb i madh se un\u00eb. M\u00eb dukej ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, edhe pse un\u00eb nuk kisha pasur t\u00eb dashur tjet\u00ebr. Ai m\u00eb dukej i miri i dynjas\u00eb dhe ashtu doli n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Vendosa ta pranoja lidhjen me t\u00eb dhe fillimet me t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb bukurat q\u00eb do t\u00eb mbaj mend ndonj\u00ebher\u00eb. Ishte shum\u00eb i mir\u00eb me mua dhe m\u00eb ndihmonte t\u00eb kaloja pak m\u00ebrzin\u00eb q\u00eb m\u00eb priste kur shkoja n\u00eb sht\u00ebpi. Mendoja se tek ai kisha gjetur nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb. Kaluam disa koh\u00eb bashk\u00eb dhe un\u00eb u b\u00ebra si e budallallepsur pas tij. Gjith\u00eb mendimet e mia kishin vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr, Albin dhe gjith\u00eb v\u00ebmendja ime tashm\u00eb ishte drejtuar tek ai. Takoheshim fshehurazi te shkolla sepse kisha frik\u00ebn e babit, pasi po t\u00eb na shihte ai, do t\u00eb b\u00ebhej nami, do t\u00eb m\u00eb kishte rrahur mua dhe Albin. Faktikisht, vet\u00ebn ne mendonim se takoheshim fshehurazi, sepse pothuajse t\u00eb gjith\u00eb e dinin q\u00eb ne ishim t\u00eb dashur. E ndjeja t\u00eb nevojshme t\u00eb flisja me dik\u00eb, por me k\u00eb? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me shoqet nuk b\u00ebhej fjal\u00eb sepse\ne dija p\u00ebrgjigjen e tyre negative. Askush nuk arrinte t\u00eb m\u00eb kuptonte, vet\u00ebm m\u00eb\nparagjykonin. Ato nuk e dinin \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb rritesh n\u00eb nj\u00eb familje si e\nimja. N\u00eb sht\u00ebpi nuk b\u00ebja t\u00eb till\u00eb muhabet, sepse dihej q\u00eb babai im, (vazhdoj ta\nkujtoj me neveri, edhe atje n\u00eb varr ku \u00ebsht\u00eb), do t\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb vdekur.\nVendosa t\u00eb flisja me mamin, pasi k\u00ebt\u00eb e kisha t\u00eb vetmen mund\u00ebsi rr\u00ebfimi. I\ntregova gjith\u00e7ka, por nuk e dija q\u00eb pas asaj dere t\u00eb tmerrshme kishte qen\u00eb im\nat\u00eb, duke na p\u00ebrgjuar. Ai nuk hyri brenda, por veproi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb horror q\u00eb\nmund t\u00eb veprohet me f\u00ebmij\u00ebn t\u00ebnd&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai m\u00eb priste n\u00eb nj\u00eb rrugic\u00eb\nrrug\u00ebs kur po shkoja p\u00ebr te sht\u00ebpia e Albit, sepse un\u00eb i kisha th\u00ebn\u00eb mamit q\u00eb\ndo t\u00eb shkoja ta takoja m\u00eb von\u00eb. Ishte pak err\u00ebsir\u00eb. O Zot i madh, nuk mund t\u2019jua\nshpjegoj grushtat, shpullat dhe shkelmat q\u00eb kam ngr\u00ebn\u00eb nga ai njeri. Ul\u00ebrinte\nme t\u00eb madhe dhe thoshte: \u201cVajz\u00ebn time nuk e prek njeri me dor\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 meje!\u201d.\nM\u00eb neveriste me ato fjal\u00eb. Isha e vog\u00ebl dhe nuk mund t\u2019i kund\u00ebrvihesha, por m\u00eb\nvon\u00eb, Albi mori vesh gjith\u00e7ka dhe u b\u00eb hataja. Un\u00eb isha e nxir\u00eb sterr\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb\ne n\u00eb trup dhe kur m\u00eb pa ashtu, Albit nuk i shihnin m\u00eb syt\u00eb, mori nj\u00eb hekur dhe\nshkoi t\u00eb rrihte tim at\u00eb. Un\u00eb p\u00ebrpiqesha ta ndaloja, por nuk mundesha. Mora vesh\nm\u00eb von\u00eb q\u00eb kishin p\u00ebrfunduar t\u00eb dy n\u00eb polici&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr babain tim nuk ishte ndonj\u00eb\ngj\u00eb&nbsp; e re, por m\u00eb vinte keq p\u00ebr Albin, q\u00eb\ne futa n\u00eb at\u00eb batak. Ika nga sht\u00ebpia, duke marr\u00eb edhe mamin me vete sepse nuk\nmund ta lija n\u00eb dor\u00eb t\u00eb atij krimineli. U vendos\u00ebm me sht\u00ebpi tek Albi, ku ai na\npriti me gjith\u00eb t\u00eb mirat. Filluam bashk\u00ebjetes\u00ebn dhe pas nj\u00eb viti, u fejuam.\nKaluam disa vite t\u00eb fejuar dhe m\u00eb pas u martuam sepse un\u00eb solla n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb\nmrekulli me emrin Ina, q\u00eb \u00ebsht\u00eb drita e syve t\u00eb mi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Babai im, u end edhe p\u00ebr disa\nkoh\u00eb rrug\u00ebve, i pir\u00eb, derisa nj\u00eb dit\u00eb e shtypi nj\u00eb makin\u00eb dhe prej tij, ngel\u00ebn\nvet\u00ebm disa copa. P\u00ebrs\u00ebri, un\u00eb dhe mamaja i b\u00ebm\u00eb varrimin q\u00eb nuk e meritonte.\nP\u00ebr sy e faqe, duhet ta b\u00ebnim! Sot jetoj me dashurin\u00eb e par\u00eb dhe t\u00eb vetme n\u00eb\njet\u00ebn time, me In\u00ebn time e me maman\u00eb q\u00eb po sheh dit\u00eb t\u00eb bardha vet\u00ebm pas\nvdekjes s\u00eb monstr\u00ebs q\u00eb ajo e kishte p\u00ebr burr\u00eb dhe un\u00eb, p\u00ebr baba. Fal\u00ebnderoj\nZotin q\u00eb m\u00eb ndihmoi t\u00eb q\u00ebndroj kjo q\u00eb jam dhe m\u00eb fali dashurin\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte\nmunguar gjithmon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Me respekt, L.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbaj mend q\u00eb isha vet\u00ebm 16 vje\u00e7e dhe kisha nj\u00eb familje q\u00eb nuk kam fjal\u00eb ta p\u00ebrshkruaj. Jeta ime, nga t\u2019ia nis, nj\u00eb tmerr i v\u00ebrtet\u00eb! Gjith\u00e7ka ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Kam pasur nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb llahtarshme, me nj\u00eb baba q\u00eb vet\u00ebm pinte dhe nuk dinte \u00e7far\u00eb ishte dashuria p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Ai ishte nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-21710","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21710","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21710"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21710\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21710"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21710"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21710"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}