{"id":21705,"date":"2019-03-22T15:00:36","date_gmt":"2019-03-22T14:00:36","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21705"},"modified":"2019-03-22T13:44:03","modified_gmt":"2019-03-22T12:44:03","slug":"%ef%bb%bfju-rrjedhin-e-ju-bllokohen-hundet-ja-arsyet-dhe-zgjidhja-e-duhur%ef%bb%bf","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfju-rrjedhin-e-ju-bllokohen-hundet-ja-arsyet-dhe-zgjidhja-e-duhur%ef%bb%bf\/","title":{"rendered":"\ufeffJu rrjedhin e ju bllokohen hund\u00ebt? Ja, arsyet dhe zgjidhja e duhur!\ufeff"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>\u201cShfryji hund\u00ebt!\u201d. Sa her\u00eb e keni d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb kur ishit f\u00ebmij\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em> \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se nuk ka f\u00ebmij\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i ken\u00eb rrjedhur ndonj\u00ebher\u00eb hund\u00ebt, por hund\u00ebt u zihen edhe t\u00eb rriturve, p\u00ebr shkak t\u00eb alergjive, s\u00ebmundjeve, etj. Cilat jan\u00eb arsyet? <\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Alergjit\u00eb, viruset, bakteriet&#8230; ose thjesht nj\u00eb brisht\u00ebsi e en\u00ebve t\u00eb gjakut? Lexoni shkrimin e m\u00ebposht\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar arsyet pse rrjedhin e zihen hund\u00ebt dhe si trajtohen rastet e ndryshme&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shkaqet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjith\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb, rrjedhja e hund\u00ebs, n\u00eb\ngjuh\u00ebn shkencore, ka nj\u00eb em\u00ebr dhe quhet rinorre. Kjo rrjedhje mund t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrparme,\nose themi hund\u00ebt kullojn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e bezdishme ose e brendshme, kur sekrecionet\nkalojn\u00eb n\u00eb fyt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mund t\u00eb ndodhin nd\u00ebrlikime te njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb\nprobleme me mushk\u00ebrit\u00eb. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, kullimi i hund\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\nsimptom\u00eb beninje dhe shum\u00eb e p\u00ebrhapur, q\u00eb mund t\u00eb shkaktohet nga dy arsye\nkryesore: Rinitet akute dhe rinitet kronike. B\u00ebhet fjal\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lloj\nrrufe q\u00eb b\u00ebhet rinit kronik kur zgjat m\u00eb shum\u00eb se tre muaj&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>1. Riniti akut. <\/em><\/strong>Rrufa shkaktohet nga nj\u00eb virus (rinovirus) mbi t\u00eb\ncilin antibiotik\u00ebt nuk veprojn\u00eb. Simptomat jan\u00eb rrjedhje dhe z\u00ebnie e hund\u00ebs,\nteshtima, etj., q\u00eb zgjatin p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3-7 ditore. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>2. Riniti alergjik. <\/em><\/strong>Ai \u00ebsht\u00eb shpesh stinor dhe shkaktohet nga nj\u00eb\nalergji ndaj polenit ose qimeve t\u00eb maceve, puplave, akarieve ose produkteve\nushqimore. Sekrecionet jan\u00eb pa ngjyr\u00eb dhe shoq\u00ebrohen me teshtima t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>3. Riniti vasomotor. <\/em><\/strong>Hunda \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb dhe rrjedh. Kjo u ndodh nganj\u00ebher\u00eb\ngrave shtatz\u00ebna, t\u00eb moshuarve ose n\u00eb dark\u00eb, kur shtriheni n\u00eb shtrat. Jan\u00eb en\u00ebt\ne vogla t\u00eb gjakut t\u00eb hund\u00ebs q\u00eb zgjerohen dhe pengojn\u00eb hyrjen e ajrit, si dhe nj\u00eb\nenjtje e kanaleve t\u00eb brendshme t\u00eb hund\u00ebs (q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ngrohjen, lag\u00ebshtimin dhe\nfiltrimin e ajrit q\u00eb thithim). <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund, kemi edhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i rrall\u00eb, por duhet p\u00ebrmendur\ngjithsesi. Pas nj\u00eb traumatizmi t\u00eb kafk\u00ebs s\u00eb kok\u00ebs, sidomos pas nj\u00eb frakture,\nmund t\u00eb ndodh\u00eb te kemi rrjedhje hunde, pa ngjyr\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, k\u00ebto nuk jan\u00eb\nsekrecione t\u00eb hund\u00ebs, por l\u00ebng i trurit, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. N\u00ebse nuk\nka m\u00eb nj\u00eb penges\u00eb mes pjes\u00ebs s\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb kafk\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb\nport\u00eb e hapur ndaj infeksioneve, sidomos infeksioneve meningjite. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>4. Riniti kronik<\/em><\/strong>. N\u00ebse riniti alergjik nuk kalon pas tre muajsh, ai\nhyn n\u00eb kategorin\u00eb e riniteve kronik\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duhet gjetur dhe eliminuar shkaku.\nN\u00ebse e keni nga qimet e maces, duhet l\u00ebn\u00eb macja jasht\u00eb; nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>NARES. <\/em><\/strong>Ky term mjek\u00ebsor ka dometh\u00ebnien \u201cNon Allergic\nrhinitis vvhith eosinophilia syndrom\u201d dhe p\u00ebrfaq\u00ebson 15-20% t\u00eb riniteve\nkronike. Ajo paraqitet si nj\u00eb rinit alergjik, me teshtima dhe rrjedhje hund\u00ebsh t\u00eb\njashtme apo t\u00eb brendshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shoq\u00ebrohet me probleme t\u00eb nuhatjes.\nShkak \u00ebsht\u00eb prodhimi i qelizave eosinofile (t\u00eb familjes s\u00eb rruazave t\u00eb bardha)\nn\u00eb sekrecionet e hund\u00ebs. NARES mund t\u00eb shoq\u00ebrohet me astm\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb shkak p\u00ebr\nkrijimin e nj\u00eb polipoze n\u00eb hund\u00eb, prandaj duhet marr\u00eb seriozisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Te grat\u00eb shtatz\u00ebna<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Riniti te grat\u00eb shtatz\u00ebna \u00ebsht\u00eb mjaft i shpesht\u00eb dhe lidhet me \u00e7rregullimin\nhormonal t\u00eb shtatzanis\u00eb. Hunda fillon t\u00eb rrjedh\u00eb si gjat\u00eb nj\u00eb riniti alergjik\nose stinor. N\u00eb fakt, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb problem t\u00eb en\u00ebve t\u00eb gjakut, q\u00eb mund t\u00eb\nshfaqet edhe me shqet\u00ebsime t\u00eb tjera, si dalja e vari\u00e7eve dhe e hemorroideve. \u00cbsht\u00eb\ne nj\u00ebjta gj\u00eb n\u00eb nivelin e hund\u00ebs; en\u00ebt e gjakut zgjerohen e bllokojn\u00eb hund\u00ebn\ndhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, ajo fillon t\u00eb rrjedh\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Te f\u00ebmij\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse te f\u00ebmija, rrjedhja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nga nj\u00ebra vrim\u00eb e hund\u00ebs, duhet\nmenduar gjithmon\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb trupi t\u00eb huaj n\u00eb hund\u00eb.\nDihet si jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt; nj\u00eb rruaz\u00eb, nj\u00eb lod\u00ebr e vog\u00ebl&#8230; Rrjedhja e hund\u00ebs mund\nt\u00eb vij\u00eb edhe nga nj\u00eb reaksion inflamator ose reaksion infektiv i mukoz\u00ebs, kur\nka k\u00ebt\u00eb trup t\u00eb huaj. Shum\u00eb prind\u00ebr shprehin shqet\u00ebsimin e tyre, kur f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb\nshpesh me rruf\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb, sapo hyjn\u00eb n\u00eb kolektiv, n\u00eb \u00e7erdhe, kop\u00ebsht\napo shkoll\u00eb, rinitet shfaqen m\u00eb dendur. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka normale, pasi duke qen\u00eb\nme t\u00eb tjer\u00eb, f\u00ebmija p\u00ebrballet me shum\u00eb lloje mikrobesh: Viruse, bakterie,\nantitrupa. \u00cbsht\u00eb normale q\u00eb ai t\u00eb krijoj\u00eb imunitetin e vet n\u00ebp\u00ebrmjet reagimeve\nt\u00eb tilla, si rinitet. F\u00ebmija juaj sekreton antitrupa dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht\nreagimi i trupit ndaj s\u00ebmundjes, ai q\u00eb shkakton simptoma si rrjedhja e hund\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Mendoni p\u00ebr dh\u00ebmb\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur hunda rrjedh vet\u00ebm nga nj\u00ebra vrim\u00eb, duhet t\u00eb mendoni edhe p\u00ebr nj\u00eb\nproblem dh\u00ebmb\u00ebsh. Mbase e keni par\u00eb si ngjan skeleti i kok\u00ebs, me gjith\u00eb ato\nkanale t\u00eb vogla q\u00eb lidhin zonat e ndryshme t\u00eb kafk\u00ebs: Syt\u00eb, sinuset, kanalet\ndentare, etj. Nj\u00eb infeksion dh\u00ebmb\u00ebsh mund t\u00eb provokoj\u00eb nj\u00eb reaksion inflamator,\nduke sjell\u00eb rrjedhjen e hund\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duhet shkuar te dentisti dhe,\nsapo problemi i dh\u00ebmbit t\u00eb jet\u00eb zgjidhur, do t\u00eb pushoj\u00eb edhe rrjedhja e hund\u00ebs.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ngjyra e sekrecioneve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ju e keni v\u00ebn\u00eb re q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb sekrecionet nuk kan\u00eb ngjyr\u00eb e nganj\u00ebher\u00eb jan\u00eb\nt\u00eb verdha, si n\u00eb jeshile. Kur sekrecionet nuk kan\u00eb ngjyr\u00eb, jan\u00eb si uj\u00eb, b\u00ebhet\nfjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reaksion inflamator p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb alergjie ose trupi t\u00eb huaj.\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk ka infeksion. P\u00ebrkundrazi, kur sekrecionet kan\u00eb ngjyr\u00eb dhe\ntrashen, ka infeksion. Mbrojtja juaj imunitare \u00ebsht\u00eb duke luftuar dhe rruazat e\nbardha, duke sulmuar agjentin infektiv. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb mbase mund t\u00eb keni\ntemperatur\u00eb dhe mbase duhet t\u00eb merrni antibiotik\u00eb, por k\u00ebt\u00eb e vendos mjeku.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Te mjeku<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur ju rrjedh hunda, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet ta shfryni dhe m\u00eb pas t\u00eb mos\nshqet\u00ebsoheni shum\u00eb. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, rrjedhja e hund\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb problem\ni r\u00ebnd\u00eb. N\u00ebse simptomat vazhdojn\u00eb dhe b\u00ebhen shum\u00eb t\u00eb bezdisshme, mund t\u00eb k\u00ebrkohen\nanaliza nga mjeku ORL. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; S\u00eb pari, mjeku b\u00ebn nj\u00eb ekzaminim klinik. Ai mund t\u00eb eliminoj\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb\nnum\u00ebr t\u00eb mir\u00eb t\u00eb patologjive specifike. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb pas ai mund t\u2019ju k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb shkoni te nj\u00eb alergolog, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb disa\nteste alergjie. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00eb fund, mund t\u2019ju b\u00ebj\u00eb nj\u00eb endoskopi hundore. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb\nekzaminim t\u00eb vrimave t\u00eb hund\u00ebs dhe, n\u00ebse duhet, marrja e sekrecioneve, t\u00eb cilat\nanalizohen m\u00eb pas n\u00eb laborator, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar shkakun e rinitit. N\u00eb disa\nraste t\u00eb rralla, k\u00ebrkohet edhe b\u00ebrja e skanerit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Trajtimi varet nga lloji i rinitit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rruf\u00eb, b\u00ebhet trajtimi i simptomave: Ila\u00e7e kund\u00ebr\ntemperatur\u00ebs, pika n\u00eb hund\u00eb, uj\u00eb fiziologjik, etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00ebse \u00ebsht\u00eb rinit alergjik, duhet evituar alergjeni (ai q\u00eb e shkakton).\nNganj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb hiqni dor\u00eb nga kafsh\u00ebt sht\u00ebpiake. Gjithashtu, mund t\u00eb jepet\nnj\u00eb trajtim antialergjik oral ose lokal. N\u00eb fund, mund t\u00eb propozohen trajtime\ndesensibilizuese. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00ebse \u00ebsht\u00eb rinit q\u00eb varet nga zgjerimi i en\u00ebve t\u00eb gjakut: N\u00eb fazat akute,\nmund t\u00eb p\u00ebrdorni nj\u00eb spraj p\u00ebr ngushtimin e tyre, t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb efikase p\u00ebr\nt\u00eb zhbllokuar hund\u00ebt. Por kujdes, k\u00ebto ila\u00e7e kan\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet efekti bumerang.\nPas p\u00ebrdorimit t\u00eb sprajit, zgjerimi i en\u00ebve t\u00eb gjakut do t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb i\nmadh. Gjithashtu, nuk duhen p\u00ebrdorur kur vuani nga zemra, pasi ai do t\u00eb\nngushtoj\u00eb edhe en\u00ebt e gjakut t\u00eb saj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Trajtimi te f\u00ebmij\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur nj\u00eb f\u00ebmije i rrjedhin hund\u00ebt, duhet t\u2019ia fshini. Kjo nuk ka vet\u00ebm veti\nestetike; ajo pengon q\u00ebndrimin e sekrecioneve n\u00eb hund\u00eb dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, infektimin\ne tyre. Mund t\u2019ia lani hund\u00ebn f\u00ebmij\u00ebs edhe me uj\u00eb fiziologjik. Nuk \u00ebsh\u00ebt nevoja\nta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb \u00e7do 5 minuta, por vet\u00ebm kur e ka hund\u00ebn t\u00eb bllokuar. Larja e hund\u00ebs\n\u00ebsht\u00eb parandalimi m\u00eb i mir\u00eb i otiteve. Si\u00e7 e tham\u00eb, kavitetet e kok\u00ebs kan\u00eb\nlidhje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn; sinuset dhe vesh\u00ebt, gjithashtu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Trajtimi i riniteve kronike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Glikokortizoidet (kortizoni) kan\u00eb veprim anti-inflamator. Ato preferohen m\u00eb\nshum\u00eb sesa sprajet q\u00eb ngushtojn\u00eb en\u00ebt e gjakut, sepse kan\u00eb m\u00eb pak efekte dyt\u00ebsore.\nN\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme, mund t\u00eb p\u00ebrdoren ila\u00e7e anti-histaminike (ka apo\njo alergji). <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Trajtimi me kirurgji<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr hund\u00ebn q\u00eb rrjedh dhe bllokohet, mjeku nuk do t\u2019ju jap\u00eb menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb\ntrajtim kirurgjikal. Kjo b\u00ebhet vet\u00ebm pasi trajtimet e tjera t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshtuar. N\u00ebse\nvuani nga nj\u00eb z\u00ebnie e p\u00ebrhershme e vrimave t\u00eb hund\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb devijimi\nt\u00eb k\u00ebrcit t\u00eb hund\u00ebs, ose nj\u00eb hipertrofi e korneteve (kanaleve t\u00eb hund\u00ebs), at\u00ebhere\nmund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale. K\u00ebshtu mund t\u00eb eliminohet v\u00ebllimi i\nkorneteve, q\u00eb ajri t\u00eb hyj\u00eb m\u00eb leht\u00ebsisht. Mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb tkurrje e korneteve\nme radio-frekuenc\u00eb, ose lazer (turbinoplasti), ose heqja e nj\u00eb pjese t\u00eb tyre\n(turbinektomi). Teknika e radio-frekuenc\u00ebs konsiston n\u00eb d\u00ebrgimin e nj\u00eb rryme\nelektrike brenda kornetit, gj\u00eb q\u00eb shkakton tkurrjen e tij. Nd\u00ebrhyrja\npraktikohet me anestezi lokale. Dhemb pak gjat\u00eb dhe pas nd\u00ebrhyrjes. Pas nd\u00ebrhyrjes\nduhet b\u00ebr\u00eb shpesh larje e hund\u00ebs me serum fiziologjik, p\u00ebr t\u00eb eliminuar koret.\nTeknika e lazerit ndjek t\u00eb nj\u00ebjtin parim, vet\u00ebm se b\u00ebhet me rreze lazer.\nMegjithat\u00eb, heqja e korneteve duhet b\u00ebr\u00eb e pjesshme, q\u00eb t\u00eb mos ndryshohet roli\ni tyre (filtrimi, ngrohja dhe lag\u00ebshtimi i ajrit t\u00eb thithur). K\u00ebto nd\u00ebrhyrje b\u00ebhen\nn\u00ebn kontrollin e videos endoskopike (nga rrug\u00ebt natyrale). <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nd\u00ebrlikimet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur ju rrjedh hunda, shpesh mjafton t\u00eb tregosh pak durim e t\u00eb trajtosh\nsimptomat, duke pritur t\u00eb kaloj\u00eb vet\u00eb. Megjithat\u00eb, mund t\u00eb ndodhin edhe nd\u00ebrlikime.\nN\u00ebse sekrecionet q\u00ebndrojn\u00eb gjat\u00eb, mund t\u00eb ngarkohen me bakterie dhe t\u00eb\nshkaktojn\u00eb otite, sidomos te f\u00ebmij\u00ebt. Te personat q\u00eb kan\u00eb probleme me mush\u00ebrin\u00eb,\nrrjedhjet nga brenda mund t\u00eb shkaktojn\u00eb infeksione t\u00eb bronkeve, por k\u00ebto, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi,\njan\u00eb t\u00eb rralla. At\u00ebhere, kur ju rrjedhin hund\u00ebt, shfryjini, lajini e duroni dhe,\nn\u00ebse zgjat shum\u00eb, shkoni te mjeku. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cShfryji hund\u00ebt!\u201d. Sa her\u00eb e keni d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb kur ishit f\u00ebmij\u00eb? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se nuk ka f\u00ebmij\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i ken\u00eb rrjedhur ndonj\u00ebher\u00eb hund\u00ebt, por hund\u00ebt u zihen edhe t\u00eb rriturve, p\u00ebr shkak t\u00eb alergjive, s\u00ebmundjeve, etj. Cilat jan\u00eb arsyet? Alergjit\u00eb, viruset, bakteriet&#8230; ose thjesht nj\u00eb brisht\u00ebsi e en\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21706,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[2363],"class_list":["post-21705","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet","tag-hunda"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21705","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21705"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21705\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}