{"id":21704,"date":"2019-03-22T14:00:53","date_gmt":"2019-03-22T13:00:53","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21704"},"modified":"2019-03-22T13:34:11","modified_gmt":"2019-03-22T12:34:11","slug":"ia-nxiu-jeten-nenes-sime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/ia-nxiu-jeten-nenes-sime\/","title":{"rendered":"Ia nxiu jet\u00ebn n\u00ebn\u00ebs sime!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dashur miq t\u00eb gazet\u00ebs! Vendosa t\u00eb shkruaj historin\u00eb time k\u00ebtu sepse mendoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb gjej sadopak mb\u00ebshtetje te ju. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam A., nj\u00eb vajz\u00eb e lindur dhe e rritur n\u00eb fshat, mir\u00ebpo fati deshi q\u00eb u fejova me mbles\u00ebri dhe dola nuse n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">F\u00ebmij\u00ebria ime nuk ka qen\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri si e gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve sepse babai im ishte i alkoolizuar dhe n\u00eb familje na trajtonte shum\u00eb keq. Na rrihte shum\u00eb mua, n\u00ebn\u00ebn dhe v\u00ebllain e vog\u00ebl. Sa e sa her\u00eb vinte i dehur e n\u00ebna, p\u00ebr t\u00eb na mbrojtur neve, na vinte t\u00eb flinim, nd\u00ebrsa ajo p\u00ebrballej me t\u00eb, duke p\u00ebsuar ofendime e dhunime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. N\u00eb sht\u00ebpi kishim edhe gjyshen e cila ishte plak\u00eb, por mbi t\u00eb i biri s`ka v\u00ebn\u00eb kurr\u00eb dor\u00eb, edhe pse ajo i b\u00ebrtiste e i thoshte se m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kishte vdekur sesa t\u00eb na shikonte neve n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. Frika ime m\u00eb e madhe ishte t\u00eb mos thyeja ndonj\u00eb gj\u00eb ose t\u00eb mos b\u00ebja ndonj\u00eb gabim n\u00eb shkoll\u00eb sepse sa ta merrte vesh, ai vinte n\u00eb sht\u00ebpi e m\u00eb godiste mua dhe n\u00ebn\u00ebn, duke i th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb m\u00eb kishte edukuar m\u00eb mir\u00eb. N\u00ebna m\u00eb dhimbsej aq shum\u00eb saq\u00eb kishte dit\u00eb q\u00eb i lutesha Zotit q\u00eb babai t\u00eb mos vinte n\u00eb sht\u00ebpi fare, aq t\u00eb terrorizuar ishim nga ai. Kur vija nga shkolla, m\u00ebrzitesha pa mas\u00eb sepse e dija q\u00eb ndryshe nga bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e mi q\u00eb shkonin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre me qejf, mua do t\u00eb m\u00eb duhej t\u00eb duroja sherrin e shamat\u00ebn e p\u00ebrhershme. Mir\u00ebpo, edhe pse me halle e probleme plot, kur u rrit\u00ebm pak, babai nuk na rrihte m\u00eb. Ai pinte si m\u00eb p\u00ebrpara, por tashm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kishte, e shfrynte te n\u00ebna. Kur ishim un\u00eb dhe v\u00ebllai aty, na ruhej sepse e dinte q\u00eb ishim rritur e do t\u00eb iknim nga sht\u00ebpia, por ofendimet nuk i kursente si p\u00ebr ne, ashtu edhe p\u00ebr at\u00eb. Erdhi nj\u00eb moment q\u00eb v\u00ebllai i vog\u00ebl u b\u00eb 17 vje\u00e7 dhe nga vuajtjet q\u00eb kishte hequr e nga turpi q\u00eb mbante mbi supe, mori rrug\u00ebt e kurbetit. Kam qar\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb sepse e dija q\u00eb ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb ende i pazhvilluar, por halli t\u00eb b\u00ebka t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb rritka para kohe. Nuk ishte gj\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb ikje n\u00eb shkoll\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ta b\u00ebnin me gisht duke t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cShiko, f\u00ebmij\u00ebt e pijanecit!\u201d, ose t\u2019i shikoje se si kishin m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ty. Un\u00eb sapo kisha mbaruar shkoll\u00ebn e mesme dhe nj\u00eb nga hallat e mia, e cila na donte edhe m\u00eb shum\u00eb e na kishte ndihmuar her\u00eb pas here edhe ekonomikisht, m\u00eb gjeti nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb jetonte me familjen n\u00eb Durr\u00ebs. N\u00eb fillim nuk pranova sepse e kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendoja se do t\u00eb kisha nj\u00eb familje p\u00ebr s\u00eb mbari q\u00eb do mund t\u00eb jetoja e lumtur. Halla m\u00eb premtoi se ai ishte nj\u00eb djal\u00eb i mir\u00eb, i edukuar dhe familja e tij ishte shum\u00eb e mir\u00eb. Fejesa u b\u00eb nj\u00eb muaj mbasi mbarova shkoll\u00ebn. Si\u00e7 nuk e prisja, q\u00eb n\u00eb fillim qesh\u00eb e lumtur me at\u00eb njeri sepse ishte i dashur me mua dhe m\u2019u p\u00ebrkushtua shum\u00eb, q\u00eb n\u00eb fillim. Atij i tregova \u00e7do breng\u00eb timen. I tregova se si ishim dhunuar sistematikisht nga babai dhe sa m\u00eb dhimbsej n\u00ebna, e cila kishte mbetur e vetme atje me at\u00eb monst\u00ebr dhe me gjyshen e paralizuar q\u00eb nuk mundej kurrsesi t`i vinte n\u00eb ndihm\u00eb. Kur ia tregova t\u00eb gjitha k\u00ebto, ai filloi t\u00eb m\u00eb donte e t\u00eb m\u00eb admironte m\u00eb shum\u00eb, sepse pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb kisha kaluar, kisha mbetur nj\u00eb vajz\u00eb e thjesht\u00eb dhe e dashur me t\u00eb gjith\u00eb. Kur un\u00eb tregoja dhe qaja, ai qante me mua dhe, kur dol\u00ebm nga dhoma, m\u00eb tha: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos i trego kujt&#8230; \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb qaj n\u00eb\nsy t\u00eb nj\u00eb njeriu tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb fillova ta dua p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dhe u lidh\u00ebm\naq shum\u00eb m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin sikur t\u00eb ishim dashuruar m\u00eb par\u00eb e jo sikur ishim\nnjohur nga halla ime. Nj\u00eb her\u00eb, kur ik\u00ebm p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, burri im i\ntha babait: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Mos pi se do t\u00eb t\u00eb largohen f\u00ebmij\u00ebt dhe s`do t\u00eb duan\nt\u00eb t\u00eb shohin m\u00eb me sy! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa her\u00eb shkonim ne p\u00ebr vizit\u00eb, at\u00eb e gjenim t\u00eb pir\u00eb,\nmegjith\u00ebse mundohej ta fshihte k\u00ebt\u00eb me humorin e tij fallso, q\u00eb nuk e duroja\naspak. Shum\u00eb her\u00eb kisha menduar ta merrja n\u00ebn\u00ebn me vete, por m\u00eb dhimbsej\ngjyshja se ishte e vjet\u00ebr e s`kishte me k\u00eb t\u00eb rrinte. E pyesja n\u00ebn\u00ebn se si po i\nshkonin gj\u00ebrat, por nuk m\u00eb tregonte, q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb b\u00ebnte merak, nd\u00ebrsa gjyshja p\u00ebrlotej\nduke th\u00ebn\u00eb: \u201cIshalla nj\u00eb dit\u00eb po ndryshon&#8230; Ia h\u00ebngri shpirtin nuses!\u201d. Mua aq\nm\u00eb mjaftonte p\u00ebr ta kuptuar se ai nuk e kishte ndryshuar avazin. Pas nj\u00eb viti\nmartes\u00eb, un\u00eb ngela shtatz\u00ebn\u00eb. Ky ishte lajmi m\u00eb i bukur q\u00eb mund t\u00eb merrja! T\u00eb\ngjith\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb u lumturuan shum\u00eb dhe po ashtu edhe bashk\u00ebshorti im, i\ncili iku e m\u00eb bleu nj\u00eb arush t\u00eb madh p\u00ebr dhurat\u00eb. N\u00eb momentin e par\u00eb mora n\u00ebn\u00ebn\nn\u00eb telefon dhe e lajm\u00ebrova p\u00ebr lajmin. Edhe ajo u lumturua shum\u00eb dhe qau n\u00eb\ntelefon. I mbaj mend si sot k\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Tani do t\u00eb b\u00ebhesh n\u00ebn\u00eb dhe do ta kuptosh q\u00eb, p\u00ebr\nfoshnj\u00ebn t\u00ebnde, jo vet\u00ebm grushtat e shqelmat q\u00eb do duroje, por edhe plumbave do\nt\u2019u dilje para! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb dhimbsej n\u00ebna n\u00eb shpirt, por s`kisha si ta ndihmoja.\nIsha vet\u00ebm 4 muajshe kur m\u00eb mor\u00ebn n\u00eb telefon dhe m\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb lajm shum\u00eb t\u00eb\nkeq. Hallat m\u00eb than\u00eb q\u00eb n\u00ebn\u00ebn e kishin shtruar n\u00eb spital dhe ishte shum\u00eb keq\nsepse kishte s\u00ebmundje t\u00eb keqe. M\u2019u pren\u00eb gjunj\u00ebt. Nuk po u besoja vesh\u00ebve. M\u00eb\nra telefoni nga duart dhe aty mbaj mend vet\u00ebm q\u00eb vjehrra ime u ngrit dhe m\u00eb\nshtr\u00ebngoi fort p\u00ebr t\u00eb mos u rr\u00ebzuar, edhe pse s\u2019e dinte se \u00e7`po ndodhte. Kur\nmora veten e u tregova, ata mor\u00ebn burrin tim n\u00eb telefon dhe u nis\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr\nn\u00eb Tiran\u00eb. Sapo e pash\u00eb ashtu t\u00eb shtrir\u00eb, me fytyr\u00ebn e zbehur, m\u2019u mbush\u00ebn syt\u00eb\nme lot. Nuk m\u00eb besohej q\u00eb fati i kishte rezervuar vuajtje t\u00eb tjera. Mendoja me\nvete: \u201cMjaft, o Zot, mjaft m\u00eb na vure n\u00eb prov\u00eb!\u201d. N\u00ebna ishte vet\u00ebm me hall\u00ebn\ndhe te koka e krevatit kishte pak gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, gj\u00eb q\u00eb tregonte se\nasnjeri s`kishte ikur ta takonte m\u00eb par\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Ku \u00ebsht\u00eb babi? \u2013 e pyeta. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nj\u00eb Zot e di se ku e ka plasur kaptin\u00ebn! &#8211; m\u00eb\ntha halla me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sepse po i vinte zor nga burri dhe vjehrra ime. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk mund ta kuptoja se si nj\u00eb njeri i till\u00eb nuk e\nndjente sadopak dhimbjen p\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb, n\u00eb mos e ka dashur, t\u00eb pakt\u00ebn i ka\nrritur f\u00ebmij\u00ebt dhe i ka q\u00ebndruar n\u00eb kok\u00eb p\u00ebr aq vite s\u00eb \u00ebm\u00ebs s\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Kaluan\ndy muaj n\u00eb spital dhe n\u00ebna ime u transformua plot\u00ebsisht. S\u00ebmundja e h\u00ebngri si\nnjeri dhe un\u00eb, sado q\u00eb e kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranoja, e kuptoja q\u00eb ishte shum\u00eb\nr\u00ebnd\u00eb. Mua filloi t\u00eb m\u00eb rritej barku e kisha shqet\u00ebsimet e mia, por s`doja t`i\nlargohesha p\u00ebr asnj\u00eb moment. Nuk mund ta lija vet\u00ebm; ajo vet\u00ebm mua m\u00eb kishte! V\u00ebllai\nqante n\u00eb telefon, por s`vinte dot sepse nuk kishte as letra, asgj\u00eb. Ai na d\u00ebrgonte\nlek\u00eb p\u00ebr n\u00eb spital se e dinte q\u00eb babai s`fuste dor\u00ebn n\u00eb xhep dhe q\u00eb vinte shum\u00eb\nrrall\u00eb n\u00eb spital. Vinte vet\u00ebm kur e merrte n\u00eb telefon ndonj\u00eb shok i veti dhe i\nthoshte se po vinte t\u00eb vizitonte mamin te spitali. Ishte nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb s`do ta\nkisha imagjinuar asnj\u00ebher\u00eb sepse n\u00eb momentet e fundit, n\u00ebna e k\u00ebrkonte shum\u00eb. M\u00eb\nthoshte: \u201cB\u00ebjani hallall sepse nuk e di se \u00e7\u2019b\u00ebn\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Erdhi nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb un\u00eb dhe burri im s`mund ta shihnim\nm\u00eb me sy. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00ebna nuk zgjati shum\u00eb dhe u nda nga jeta. Aty mor\u00ebn\nfund gjith\u00eb dhimbjet dhe padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb kishte kaluar. T\u00eb qarat dhe gjendja ime\nishte e pap\u00ebrshkrueshme. Isha 5 muajshe shtatz\u00ebn\u00eb dhe rash\u00eb n\u00eb depresion.\nKujtoja vet\u00ebm momente vuajtjeje me t\u00eb. Nuk mbaja mend nj\u00eb g\u00ebzim, nuk mbaja mend\nkurr\u00eb ta kisha par\u00eb duke qeshur, si t\u00eb gjitha n\u00ebnat e tjera, kurr\u00eb t\u00eb lumtur. Ishte\naq e vuajtur saq\u00eb nganj\u00ebher\u00eb mendoja se kishte preferuar m\u00eb shum\u00eb vdekjen sesa\ntrajtimet mizore t\u00eb tim eti. N\u00ebna ka dy vjet q\u00eb m\u00eb ka vdekur dhe tani, gjyshja \u00ebsht\u00eb\ne s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Un\u00eb e dua shum\u00eb dhe iki e vizitoj p\u00ebrdit\u00eb. I rri te koka, i jap\np\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, e laj e \u00e7do gj\u00eb, por babait nuk i flas fare. Q\u00eb pas vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs,\npijen nuk e ka futur m\u00eb n\u00eb goj\u00eb. Vjen dhe na gjen n\u00eb sht\u00ebpi me burrin e goc\u00ebn.\nBurrit tim i flet, goc\u00ebn e merr, e p\u00ebrk\u00ebdhel dhe e puth, nd\u00ebrsa un\u00eb, as syt\u00eb\ns\u2019ia hedh m\u00eb. Kur e shikoj q\u00eb e do goc\u00ebn, m\u00eb vjen shum\u00eb habi. Them me vete: Si neve\ns\u2019diti t\u00eb na trajtoj\u00eb nj\u00eb her\u00eb si f\u00ebmij\u00ebt e vet? S\u2019diti t\u00eb na vinte kurr\u00eb n\u00eb vendin\nq\u00eb na takonte? As v\u00ebllai nuk ka m\u00eb kontakte me t\u00eb. Tani, ai m\u00eb merr vet\u00ebm mua n\u00eb\ntelefon dhe m\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb flas\u00eb me gjyshen. Nuk dua t\u00eb tregohem e pashpirt,\nse dit\u00ebt po ikin dhe babai po plaket p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, por ja q\u00eb me shpirt\nnuk ia fal dot ato q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb. N\u00ebna ime e meritonte nj\u00eb moment paqeje se ne\ndo t\u00eb kishim jet\u00ebn p\u00ebrpara, por ajo nuk jetoi aq sa p\u00ebr t\u00eb par\u00eb pendimin e tim\neti. Nuk mund t\u2019i shpjegoj me fjal\u00eb ato q\u00eb ndjej kur e shikoj ashtu t\u00eb strukur\nn\u00eb kolltuk, t\u00eb heshtur para krevatit t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs. Nj\u00eb mendje m\u00eb thot\u00eb shpesh t\u2019i\ndrejtohem, ta p\u00ebrqafoj me aq mall e t\u2019i them: \u201cT\u2019i kam falur t\u00eb gjitha\u201d. T\u2019i\nthem q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn mua do t\u00eb m\u00eb ket\u00eb aty dhe n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb, se do t\u2019i\nrri te koka ashtu si gjyshes, por urrejtja e gjith\u00eb atyre viteve nuk ma lejon.\nNuk e di a do t\u00eb kem guximin q\u00eb pas vdekjes s\u00eb gjyshes, t\u00eb shkoj m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\ntime. Ai \u00ebsht\u00eb fajtor i dhimbjeve tona! Ai \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr faktin q\u00eb v\u00ebllai\nnuk e pa n\u00ebn\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Ndonj\u00ebher\u00eb mendoj se duke e larguar, nuk do\nt\u00eb mund t\u2019ia fshij plag\u00ebt e ndonj\u00ebher\u00eb mendoj ta mbaj af\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn at\u00eb, t\u00eb\nvetmen gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb m\u00eb ngel\u00eb nga familja ime&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur miq t\u00eb gazet\u00ebs! Vendosa t\u00eb shkruaj historin\u00eb time k\u00ebtu sepse mendoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb gjej sadopak mb\u00ebshtetje te ju. Un\u00eb jam A., nj\u00eb vajz\u00eb e lindur dhe e rritur n\u00eb fshat, mir\u00ebpo fati deshi q\u00eb u fejova me mbles\u00ebri dhe dola nuse n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. F\u00ebmij\u00ebria ime nuk ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20678,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-21704","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21704","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21704"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21704\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20678"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21704"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21704"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21704"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}