{"id":21692,"date":"2019-03-21T17:00:27","date_gmt":"2019-03-21T16:00:27","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21692"},"modified":"2019-03-21T16:13:01","modified_gmt":"2019-03-21T15:13:01","slug":"%ef%bb%bfme-perdhunoi-kur-isha-femije","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfme-perdhunoi-kur-isha-femije\/","title":{"rendered":"\ufeffM\u00eb p\u00ebrdhunoi kur isha f\u00ebmij\u00eb!"},"content":{"rendered":"\n<p>T\u00eb dashur miq, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Gena, 28 vje\u00e7e. Jetoj jasht\u00eb, por kam ardhur p\u00ebr pushime n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/p>\n\n\n\n<p>Historia ime ka nj\u00eb dhimbje t\u00eb pafund, me t\u00eb cil\u00ebn jetoj prej 20 vjet\u00ebsh. Familja ime p\u00ebrb\u00ebhet nga n\u00ebna, un\u00eb dhe motra, e cila nuk jeton m\u00eb. Babai na ka l\u00ebn\u00eb jetime q\u00eb t\u00eb vogla dhe un\u00eb pothuajse nuk e mbaj mend. Jetonim n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Rr\u00ebshenit. <\/p>\n\n\n\n<p>Motra ime, t\u00eb cil\u00ebn e mbaj n\u00eb zem\u00ebr, ishte m\u00eb e madhe se un\u00eb. N\u00ebna rropatej q\u00eb t\u00eb mos na mungonte asgj\u00eb. Punonte nat\u00eb e dit\u00eb si e si q\u00eb ne t\u00eb afroheshim me shoqet tona, si e si q\u00eb t\u00eb mos e ndjenim aq shum\u00eb munges\u00ebn e babait, por kjo nuk mjaftonte, sepse ishim shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Makthi im nisi nj\u00eb dit\u00eb kur m\u00ebsuesi i fillores m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb rrija pas m\u00ebsimit se do t\u00eb m\u00eb jepte ca detyra sht\u00ebpie. Klasa ishte bosh. Ai m\u00eb thirri dhe m\u00eb tha: \u201cEja tek un\u00eb!\u201d. Un\u00eb at\u00ebher\u00eb isha vet\u00ebm 8 vje\u00e7e dhe s`kuptoja asgj\u00eb. Ai njeri i ndyr\u00eb, ai monst\u00ebr, aty, n\u00eb klas\u00eb, m\u00eb p\u00ebrdhunoi. Nuk di t\u2019jua shpjegoj se \u00e7`kam ndjer\u00eb, ve\u00e7 dhimbjes, vet\u00ebm mbaj mend q\u00eb kam qar\u00eb shum\u00eb dhe ai m\u00eb vuri dor\u00ebn n\u00eb goj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos m\u00eb d\u00ebgjuar njeri. Ishte di\u00e7ka q\u00eb s`mund t`i b\u00ebhej nj\u00eb f\u00ebmije, por ai p\u00ebrfitoi nga rasti se ne ishim jetime dhe s\u2019kisha nj\u00eb baba q\u00eb t\u00eb na dilte p\u00ebr zot. Duke qar\u00eb, ika n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00ebna ishte n\u00eb pun\u00eb dhe un\u00eb ika drejt e te motra, e cila kishte ardhur nga shkolla pasi studionte n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr Juridik. Ajo mori t\u00eb m\u00eb p\u00ebrqafonte kur pa q\u00eb un\u00eb mezi mbahesha n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. M\u00eb puthi e m\u00eb pyeti se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur, por un\u00eb s\u2019dija t\u2019ia shpjegoja, vet\u00ebm i thash\u00eb se si m\u00ebsuesi m\u00eb kisht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb preh\u00ebr. Ajo u lemeris. M\u00eb mori, m\u00eb pa rrobat e pa q\u00eb un\u00eb isha b\u00ebr\u00eb shum\u00eb pis. Ajo filloi t\u00eb qante si e marr\u00eb. Un\u00eb nuk kuptoja shum\u00eb, mendoja se po qante ngaq\u00eb un\u00eb isha vrar\u00eb, por jo m\u00eb shum\u00eb. Ajo filloi t\u00eb m\u00eb mbante af\u00ebr e m\u00eb tha q\u00eb do t\u00eb m\u00eb merrte n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr kontroll. M\u00eb mori, m\u00eb lau dhe m\u00eb vuri p\u00ebr t\u00eb fjetur. Dhimbjet e mia nuk kishin t\u00eb shpjeguar. Po p\u00ebrjetoja nj\u00eb konfuzion total. Isha aq e vog\u00ebl!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje erdhi n\u00ebna. Motra e\nsolli nga un\u00eb e ajo m\u00eb puthi si \u00e7do nat\u00eb tjet\u00ebr. M\u00eb pas ik\u00ebn n\u00eb kuzhina dhe un\u00eb\nd\u00ebgjoja n\u00ebn\u00ebn q\u00eb qante me z\u00eb, nd\u00ebrsa motra betohej se do ta vriste at\u00eb njeri monst\u00ebr\nq\u00eb na shkat\u00ebrroi jet\u00ebn. Un\u00eb as mund t\u00eb ngrihesha t\u00eb shkoja nga ato, por as gjumi\ns`m\u00eb zinte. At\u00eb nat\u00eb, motra dhe n\u00ebna nuk erdh\u00ebn fare t\u00eb flinin. I d\u00ebgjoja tek\nflisnin me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe e kuptoja se gjendja ishte e r\u00ebnd\u00eb. Dit\u00ebn tjet\u00ebr nuk\nshkova n\u00eb shkoll\u00eb. U ngrit\u00ebm q\u00eb me m\u00ebngjes e kap\u00ebm autobusin p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Tiran\u00eb.\nIshte hera e par\u00eb q\u00eb e shihja at\u00eb qytet dhe u lumturova shum\u00eb sepse, si f\u00ebmij\u00eb\nq\u00eb isha, s\u2019e dija r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e situat\u00ebs. Ato m\u00eb \u00e7uan te nj\u00eb mjek f\u00ebmij\u00ebsh. Ai m\u00eb\nkontrolloi dhe ua v\u00ebrtetoi n\u00ebn\u00ebs dhe motr\u00ebs at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. Q\u00eb aty,\nmotra insistoi t\u00eb iknim n\u00eb polici dhe ashtu b\u00ebm\u00eb. Ik\u00ebm dhe un\u00eb rr\u00ebfeva se si kishin\nshkuar gj\u00ebrat, plus q\u00eb raporti mjek\u00ebsor e tregonte mir\u00eb q\u00eb un\u00eb s\u2019po g\u00ebnjeja. At\u00ebhere\nishin rregulla t\u00eb rrepta dhe na dhan\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb ai ndyr\u00ebsir\u00eb s\u2019do t\u00eb dilte p\u00ebr\nshum\u00eb koh\u00eb nga burgu. Takuam nj\u00eb njeri tonin n\u00eb Tiran\u00eb dhe ai na ndihmoi p\u00ebr t\u00eb\nb\u00ebr\u00eb denoncimin e \u00e7do dokument q\u00eb na duhej. Ik\u00ebm n\u00eb fshat pasi q\u00ebndruam te kush\u00ebriri\nyn\u00eb ca dit\u00eb me familjar\u00ebt e tij dhe e ndam\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre dhimbjen. <\/p>\n\n\n\n<p>Kur u kthyem atje, nuk e gjet\u00ebm\nngroht\u00ebsin\u00eb q\u00eb prisnim nga njer\u00ebzit. T\u00eb gjith\u00eb na shihnin shtremb\u00ebr dhe shumica\nmendonin se ne kishim sajuar gjith\u00e7ka. Monstra ishte arrestuar dhe t\u00eb pakt\u00ebn ne\nishim t\u00eb lumtura q\u00eb ai s\u2019do t\u2019i b\u00ebnte m\u00eb njeriu keq. Un\u00eb e lash\u00eb at\u00eb vit shkoll\u00ebn\ndhe n\u00ebna m\u00eb premtoi q\u00eb do ta filloja vitin tjet\u00ebr klas\u00ebn nga fillimi. As motra\nnuk iku m\u00eb n\u00eb fakultet si m\u00eb par\u00eb, por q\u00ebndroi pran\u00eb nesh. N\u00ebna ikte n\u00eb pun\u00eb,\npor nd\u00ebrkoh\u00eb, ca njer\u00ebzit tan\u00eb, q\u00eb e mor\u00ebn vesh fatkeq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, na erdh\u00ebn n\u00eb\nndihm\u00eb. Mir\u00ebpo drejt\u00ebsia shqiptare dihet se si funksionon dhe mbas gjasht\u00eb\nmuajsh, ai doli nga burgu. Se si, nuk e mor\u00ebm vesh vet\u00ebm se pa paralajm\u00ebrim\nmotra u ndesh nj\u00eb dit\u00eb ball\u00eb p\u00ebrball\u00eb me t\u00eb. Ai nuk i kishte folur, por kishte\nbuzeqeshur si me ironi, si t\u2019i thoshte: \u201cShiko se un\u00eb dola e \u00e7far\u00eb ju ngeli ju?!\u201d.\nMotra erdhi n\u00eb sht\u00ebpi shum\u00eb e m\u00ebrzitur. Mua m\u00eb tha t\u00eb mos ia hapja der\u00ebn askujt\ndhe m\u00eb tha se po ikte t\u00eb takonte n\u00ebn\u00ebn te puna. Kishte ikur dhe e kishte q\u00eblluar\nqelb\u00ebsir\u00ebn me dy plumba n\u00eb gjoks, mu n\u00eb mes t\u00eb fshatit. Pas k\u00ebsaj, ajo ishte dor\u00ebzuar\nn\u00eb polici, duke treguar atje arsyen e fort\u00eb q\u00eb kishte pasur. S\u2019kaluan pak\nsekonda dhe n\u00ebna erdhi n\u00eb sht\u00ebpi duke qar\u00eb, m\u00eb mori mua me vete dhe s\u00eb bashku ik\u00ebm\nt\u00eb lajm\u00ebronim kush\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb kishim n\u00eb fshat. Ata u mblodh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb te komisariati\ndhe ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb e madhe sepse njer\u00ebzit e viktim\u00ebs k\u00ebrkonin t\u00eb merrnin\nhak. Mbaj mend q\u00eb na d\u00ebrguan n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u2019u fshehur, por motr\u00ebn time s\u2019e\npash\u00eb p\u00ebr plot 5 vjet. Tani q\u00eb jam e rritur, e kuptoj dhimbjen dhe vuajtjen e\nsaj. Tani, po t\u00eb mundja, do t\u00eb shkurtoja jet\u00ebn time p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb jetonte edhe\nca me ne, mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Kaluan vite dhe ne po jetonim\ntashm\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Pleqt\u00eb e fshatit e nxor\u00ebn me Kanun q\u00eb ata s\u2019do t\u00eb merrnin\ngjak te ne. T\u00eb pakt\u00ebn, kjo na favorizoi. Motra doli nga burgu e u bashkua me\nne. Filluam t\u00eb ishim nj\u00eb familje normale, ashtu si\u00e7 e kisha \u00ebnd\u00ebrruar gjithmon\u00eb.\nN\u00ebna gjeti pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb e motra iu dedikua shkoll\u00ebs. Un\u00eb kisha filluar shkoll\u00ebn\nn\u00eb Tiran\u00eb dhe kisha mjaft mikesha t\u00eb cilat m\u00eb donin shum\u00eb. Gjet\u00ebm paqe p\u00ebr nj\u00eb\nkoh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, mir\u00ebpo pas aq vitesh, nj\u00eb fatkeq\u00ebsi tjet\u00ebr na ndodhi. Motr\u00ebn time\ne shtyp\u00ebn me makin\u00eb dhe p\u00ebrplasja qe aq e madhe sa s\u2019mundi t`i shp\u00ebtonte\nvdekjes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, zemra ime u thye n\u00eb dy pjes\u00eb dhe nuk di as se si t`jua\nshpjegoj dhimbjen q\u00eb kam provuar n\u00eb momentin q\u00eb mora lajmin. Jeta ime qenka\nshkruar t\u00eb mos ket\u00eb nj\u00eb minut\u00eb qet\u00ebsi\u2026 A thua ne jetim\u00ebt v\u00ebrtet jemi gjithmon\u00eb\nt\u00eb pafat? A thua ne nuk jemi t\u00eb destinuar t\u00eb jetojm\u00eb? Tani jetoj vet\u00ebm me n\u00ebn\u00ebn,\ne cila \u00ebsht\u00eb e plakur shum\u00eb. Kam ardhur me t\u00eb n\u00eb Itali dhe studioj p\u00ebr Arkitektur\u00eb.\nUn\u00eb kurr\u00eb s`mund t\u2019ia kthej n\u00ebn\u00ebs dhe motr\u00ebs at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua. Do t\u00eb\ndoja vet\u00ebm q\u00eb ajo t\u00eb ishte gjall\u00eb e ta shikonte ku kam arritur. O Zot, vet\u00ebm nj\u00eb\nd\u00ebshir\u00eb kam: K\u00ebt\u00eb makth q\u00eb kam kaluar un\u00eb, t\u00eb mos e kaloj\u00eb askush! Sa mir\u00eb do\nt\u00eb ishte sikur shteti t\u2019i nd\u00ebshkonte vet\u00eb k\u00ebto raste, pa i l\u00ebn\u00eb familjet t\u2019i\nkthejn\u00eb n\u00eb tragjedi!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur miq, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Gena, 28 vje\u00e7e. Jetoj jasht\u00eb, por kam ardhur p\u00ebr pushime n\u00eb Shqip\u00ebri. Historia ime ka nj\u00eb dhimbje t\u00eb pafund, me t\u00eb cil\u00ebn jetoj prej 20 vjet\u00ebsh. Familja ime p\u00ebrb\u00ebhet nga n\u00ebna, un\u00eb dhe motra, e cila nuk jeton m\u00eb. Babai na ka l\u00ebn\u00eb jetime q\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6713,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-21692","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21692","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21692"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21692\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6713"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}