{"id":21690,"date":"2019-03-21T16:30:10","date_gmt":"2019-03-21T15:30:10","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21690"},"modified":"2019-03-21T16:07:38","modified_gmt":"2019-03-21T15:07:38","slug":"tregohem-i-dobet-para-femrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/tregohem-i-dobet-para-femrave\/","title":{"rendered":"Tregohem i dob\u00ebt para femrave!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje! Kam lexuar shum\u00eb histori dhe secila prej tyre m\u00eb ka shtyr\u00eb t\u00eb tregoj edhe un\u00eb historin\u00eb time. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndodh shpesh q\u00eb t\u00eb gabojm\u00eb n\u00eb jet\u00eb dhe gjithmon\u00eb kam menduar se n\u00ebse nuk b\u00ebn gabime, nuk ke jetuar. Megjithat\u00eb, varet edhe nga gabimi, sepse disa prej tyre jan\u00eb t\u00eb pafalsh\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb i vog\u00ebl kam emigruar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe jam rritur larg familjes. Kjo m\u00eb b\u00ebri edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, q\u00eb ta p\u00ebrballoja jet\u00ebn vet\u00eb. Ka patur raste edhe kur kam menduar t\u00eb heq dor\u00eb nga jeta, por p\u00ebrs\u00ebri kam mbledhur forcat dhe kam vazhduar para sepse n\u00ebse nuk do t\u00eb doja veten, as t\u00eb tjer\u00ebt nuk do t\u00eb m\u00eb donin mua. Kam kaluar shum\u00eb periudha t\u00eb v\u00ebshtira dhe fal\u00ebnderoj Stel\u00ebn (nj\u00eb vajz\u00eb shqiptare q\u00eb e njoha n\u00eb Gjermani) e cila m\u00eb q\u00ebndroi pran\u00eb dhe m\u00eb mb\u00ebshteti shum\u00eb gjat\u00eb asaj kohe. E kishim shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin dhe u dashuruam. Ajo ishte shum\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se un\u00eb, kishim shtat\u00eb vjet diferenc\u00eb, ishte adoleshente dhe u rrit pran\u00eb meje. Mendonim se ishim gjysmat perfekte p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. U njoh\u00ebm rast\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb klab dhe, q\u00ebkur e pash\u00eb, m\u00eb p\u00eblqeu aq shum\u00eb sa shkova menj\u00ebher\u00eb ta pyesja p\u00ebr emrin e t\u00eb njihesha me t\u00eb. \u201cQuhem Stela\u201d, m\u00eb tha teksa dukej q\u00eb ishte shum\u00eb e ndrojtur. Pastaj, kur m\u00ebsoi q\u00eb isha shqiptar, u b\u00eb m\u00eb e lirshme dhe bisedonim me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr vendin dhe familjet tona. Ajo kishte ardhur bashk\u00eb me familjen p\u00ebr nj\u00eb jetes\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb isha larguar p\u00ebr t\u2019i ofruar familjes sime nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr. Ishte n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb ekonomike dhe gjithmon\u00eb kam menduar se t\u00eb till\u00eb persona kan\u00eb nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, jan\u00eb shum\u00eb pozitiv\u00eb. M\u00eb Stel\u00ebn lidhja po b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb serioze dhe nuk ndaheshim dot nga nj\u00ebri-tjetri; na lidhnin shum\u00eb kujtime t\u00eb momenteve t\u00eb shumta q\u00eb kishim kaluar bashk\u00eb. Miqt\u00eb e mi e njihnin, prind\u00ebrit gjithashtu dhe mund t\u00eb them me bindje se ishim b\u00ebr\u00eb si nj\u00eb \u00e7ift, vet\u00ebm se nuk ishim fejuar dhe martuar. Nodhte shpesh t\u00eb kalonim bashk\u00eb shum\u00eb or\u00eb, nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri nuk e ndjenim fare koh\u00ebn. \u201cNuk dua t\u00eb t\u00eb humbas kurr\u00eb\u201d, m\u00eb thoshte shpesh. \u201cJe personi q\u00eb ma ka ndryshuar plot\u00ebsisht jet\u00ebn dhe ndihem me fat q\u00eb t\u00eb kam njohur\u201d. Edhe un\u00eb isha me fat q\u00eb e kisha, sepse ajo ishte lumturia ime\u2026 T\u00eb pakt\u00ebn, k\u00ebshtu mendoja deri n\u00eb momentin q\u00eb njoha Marin\u00ebn. Pas tre vjet\u00ebsh lidhjeje me Stel\u00ebn, si pa kuptuar filluan grindjet dhe xhelozit\u00eb e pakuptimta. Nuk e kuptoja pse ngjarjet po merrnin k\u00ebt\u00eb kthes\u00eb, por dija vet\u00ebm se gj\u00ebrat mes nesh po acaroheshin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. U b\u00ebm\u00eb shum\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb dhe dukej sikur mes nesh nuk kishte patur kurr\u00eb asgj\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjitha, ne ia hidhnim fajin nj\u00ebri-tjetrit! \u201cJe b\u00ebr\u00eb i paduruesh\u00ebm me xhelozit\u00eb e tua t\u00eb kota!\u201d, m\u00eb thoshte. N\u00eb fakt, as un\u00eb nuk po e duroja m\u00eb dhe gjeja ngush\u00ebllim te femrat e tjera. Ajo e kuptoi q\u00eb po e tradhtoja dhe k\u00ebshtu, u ndam\u00eb. Q\u00eb t\u00eb dy e vuajt\u00ebm k\u00ebt\u00eb ndarje p\u00ebr disa muaj, por i vura q\u00ebllim vetes q\u00eb ta harroja sepse k\u00ebshtu nuk po zgjidhja asgj\u00eb. Rrug\u00ebt tona u ndan\u00eb dhe secili vazhdoi jet\u00ebn e tij. M\u00eb dukej sikur asgj\u00eb nuk kishte kuptim, e till\u00eb m\u00eb dukej edhe vet\u00eb jeta ime. \u201cDuhet t\u00eb njoh\u00ebsh nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr se po vazhdove k\u00ebshtu, do t\u00eb biesh n\u00eb depresion\u201d, m\u00eb thonin shok\u00ebt dhe kishin t\u00eb drejt\u00eb, por sado q\u00eb njihja, asnj\u00ebra nuk m\u00eb b\u00ebri p\u00ebr vete si ajo. I kisha humbur shpresat, ndaj vendosa t\u00eb kthehesha n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb fillim e kisha shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb m\u00ebsohesha me jet\u00ebn k\u00ebtu, por u p\u00ebrshtata mjaft mir\u00eb me kalimin e koh\u00ebs. <br> \u201cKjo \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb e lumtur e jet\u00ebs sime bir, sepse t\u00eb kam pran\u00eb\u201d, m\u00eb tha mamaja me lot n\u00eb sy, sapo m\u00eb pa. I p\u00ebrqafova prind\u00ebrit fort. M\u00eb kishte marr\u00eb v\u00ebrtet malli dhe vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb moment po e kuptoja k\u00ebt\u00eb. Si\u00e7 e thash\u00eb, u p\u00ebrshtata mjaft mir\u00eb n\u00eb vendin tim dhe nuk m\u00eb b\u00ebhej q\u00eb t\u00eb largohesha m\u00eb. Krijova shoq\u00ebri t\u00eb re, q\u00eb m\u00eb ndihmoi t\u00eb harroja shum\u00eb nga e kaluara ime. Dilja me ta shpesh dhe ia kaloja mjaft bukur, por jeta ime u b\u00eb edhe m\u00eb e bukur kur njoha Marin\u00ebn. Ishte shum\u00eb e bukur dhe m\u00eb dukej sikur e njihja prej shum\u00eb koh\u00ebsh. Harroja gjith\u00e7ka kur isha p\u00ebrball\u00eb saj! Shum\u00eb shpejt i shpreha d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u00eb m\u00eb jepte mund\u00ebsin\u00eb ta njihja m\u00eb mir\u00eb. E kishte me dyshim sepse kishte d\u00ebgjuar se un\u00eb i b\u00ebja p\u00ebr vete femrat shum\u00eb shpejt dhe kishte frik\u00eb se mos zhg\u00ebnjehej. U p\u00ebrpoqa shum\u00eb her\u00eb q\u00eb t\u2019ia mbushja mendjen, por ajo ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Mua kjo m\u00eb t\u00ebrhiqte m\u00eb tep\u00ebr te Marina dhe nuk doja ta humbisja p\u00ebr asgj\u00eb. Dy vitet e para takoheshim shum\u00eb rrall\u00eb dhe sa her\u00eb q\u00eb shiheshim, na dukej sikur koha ndalonte. Un\u00eb ia shprehja m\u00eb shum\u00eb dashurin\u00eb, nd\u00ebrsa ajo ishte m\u00eb e ndrojtur dhe m\u00eb e ftoht\u00eb. Sa her\u00eb e komplimentoja, vihej n\u00eb siklet dhe at\u00ebhere m\u00eb p\u00eblqente edhe m\u00eb shum\u00eb. M\u00eb t\u00ebrhiqte si magnet prania e saj dhe sa her\u00eb q\u00eb e kisha pran\u00eb, ndihesha shum\u00eb mir\u00eb, nuk m\u00eb interesonte \u00e7far\u00eb ndodhte larg nesh. M\u00eb mjaftonte nj\u00eb shikim q\u00eb un\u00eb t\u00eb humbja n\u00eb syt\u00eb e bukur t\u00eb Marin\u00ebs dhe ta shikoja bot\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb bukur. Kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri! \u201cJe shum\u00eb e bukur\u201d, m\u00eb dilte vetvetiu t\u2019ia thoja shpesh. E dija q\u00eb edhe ajo m\u00eb p\u00eblqente, por nuk ma thoshte dot p\u00ebr arsye q\u00eb un\u00eb i dija. \u201cJeta \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr, jeto momentin sepse nuk p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb pendohesh, por at\u00ebhere, mund t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb. Pse t\u00eb vuajm\u00eb q\u00eb t\u00eb dy?\u201d, mundohesha t\u00eb thyeja akullin mes nesh, por ishte ende e v\u00ebshtir\u00eb. Marina ishte femra m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kisha njohur dhe mendoja se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb lodhesha nga sjellja e saj, por jo! Kjo madje m\u00eb t\u00ebrhiqte edhe m\u00eb shum\u00eb; ajo ishte kthyer si n\u00eb di\u00e7ka jet\u00ebsore p\u00ebr mua. Fliste pak, por un\u00eb e kuptoja q\u00eb i p\u00eblqeja. Mjaftonte t\u00eb lexoja lumturin\u00eb n\u00eb syt\u00eb e saj dhe kjo m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb lumtur edhe mua. Mundohesha t\u00eb gjeja \u00e7do justifikim q\u00eb ta takoja shpesh dhe t\u00eb q\u00ebndroja sa m\u00eb gjat\u00eb me t\u00eb. N\u00ebse kalonte edhe nj\u00eb dit\u00eb pa e par\u00eb, b\u00ebhesha keq! M\u00eb n\u00eb fund, ajo pranoi t\u00eb b\u00ebhej e dashura ime dhe pas k\u00ebsaj, filluam t\u00eb flisnim edhe m\u00eb lirsh\u00ebm. \u201cTi ke patur nj\u00eb lidhje 3 vje\u00e7are dhe kjo nuk m\u00eb p\u00eblqen sepse nj\u00eb dit\u00eb ti mund t\u00eb kthehesh tek ajo. Kam v\u00ebn\u00eb re q\u00eb je i paq\u00ebndruesh\u00ebm me femrat dhe duke kujtuar edhe at\u00eb q\u00eb thon\u00eb p\u00ebr ty n\u00eb lidhje me to, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb jem e pasigurt\u00eb, ndaj nuk kam mundur t\u00eb marr nj\u00eb vendim n\u00eb lidhje me ne t\u00eb dy\u201d, m\u00eb tha. <br> Duheshin 3 vite njohje q\u00eb ajo m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb pranonte t\u00eb lidhej me mua. \u201cNuk ke arsye pse t\u00eb shqet\u00ebsohesh sepse e kaluara mbetet e kaluar dhe un\u00eb kam ndryshuar. Tani jam n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb po k\u00ebrkoj di\u00e7ka serioze p\u00ebr veten, i kam l\u00ebn\u00eb pas aventurat dhe nuk mendoj t\u2019i kthehem m\u00eb lidhjes q\u00eb kam patur. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka e konsumuar dhe tani jam larg asaj ndjenje\u201d, i thash\u00eb dhe isha tep\u00ebr i sinqert\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb thoja. Doja shum\u00eb q\u00eb t\u2019i besonte fjal\u00ebt e mia sepse ajo kishte natyr\u00eb shum\u00eb dyshuese, megjithat\u00eb, dal\u00ebngadal\u00eb filloi ta pranonte se m\u00eb dashuronte dhe se ndihej shum\u00eb mir\u00eb me mua. Ndihesha shum\u00eb i p\u00ebrk\u00ebdhelur kur m\u00eb thoshte k\u00ebshtu, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb m\u2019i thoshte pik\u00ebrisht ajo, vajza q\u00eb dashuroja. Lumturia ime kishte arritur kulmin dhe gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb rrethonte m\u00eb dukej e bukur. K\u00ebshtu nuk isha ndjer\u00eb as me Stel\u00ebn, e cila kishte qen\u00eb dashuria ime e par\u00eb! Marina e fitoi zemr\u00ebn time menj\u00ebher\u00eb, ishte vajz\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb e megjithat\u00eb, e ndjeja se vazhdonte t\u00eb ishte ende e pasigurt\u00eb p\u00ebr mua. M\u00eb donte, por kishte frik\u00eb se shum\u00eb shpejt kjo do t\u00eb merrte fund dhe kjo pasiguri e saj m\u00eb b\u00ebnte edhe mua m\u00eb t\u00eb pasigurt\u00eb n\u00eb vazhdim. E doja, nuk doja ta humbisja sepse kjo do t\u00eb m\u00eb l\u00ebndonte shum\u00eb dhe jo vet\u00ebm mua. Kalonim momente v\u00ebrtet t\u00eb bukura, flisnim p\u00ebr filmat q\u00eb na p\u00eblqenin. Mua gjithmon\u00eb m\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer filmat dhe i fiksoja mir\u00eb skenar\u00ebt e tyre. Kur ia tregoja Marin\u00ebs, ajo k\u00ebnaqej. Edhe ajo i p\u00eblqente filmat, ndaj dhe m\u00eb erdhi nj\u00eb ide. Nuk doja ta \u00e7oja n\u00eb kinema, ashtu si\u00e7 b\u00ebnin t\u00eb gjith\u00eb, por bleva nj\u00eb ekran t\u00eb madh, e vura n\u00eb dhom\u00ebn time dhe mora filmin ton\u00eb t\u00eb prefruar p\u00ebr ta par\u00eb. U krijua nj\u00eb ambient shum\u00eb i bukur ku ishim vet\u00ebm un\u00eb dhe ajo. Ishte mb\u00ebshtetur n\u00eb krah\u00ebt e mi dhe po shijonim filmin! Ishte nj\u00eb moment magjik q\u00eb nuk doja t\u00eb prishej p\u00ebr asnj\u00eb arsye dhe q\u00eb nuk kam p\u00ebr ta harruar kurr\u00eb.<br> Marina ishte dashuria e jet\u00ebs sime dhe shpresoja q\u00eb kjo dashuri t\u00eb mos mbaronte kurr\u00eb, por ja q\u00eb gj\u00ebrat nuk shkojn\u00eb ashtu si\u00e7 duam ne. Pasiguria e Marin\u00ebs vazhdonte t\u00eb ishte e dukshme dhe ndihesha si i l\u00ebn\u00eb pas dore, ndaj edhe fillova t\u00eb ndryshoja dhe k\u00ebrkoja t\u00eb gjeja ngush\u00ebllim te femrat e tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Marina nuk dinte asgj\u00eb. Un\u00eb kisha menduar se ajo do t\u00eb ishte n\u00ebna e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi e nd\u00ebrkoh\u00eb, e tradhtoja! Doja t\u00eb refleketoja p\u00ebr disa koh\u00eb dhe i thash\u00eb se do t\u00eb nisesha n\u00eb Gjermani, ku do t\u00eb q\u00ebndroja dy jav\u00eb. Nuk e priti mir\u00eb, u m\u00ebrzit shum\u00eb, por u mundua t\u00eb mos e jepte veten. Ajo e till\u00eb ishte, nuk e shprehte plot\u00ebsisht at\u00eb q\u00eb ndjente dhe mua kjo m\u00eb m\u00ebrziste shum\u00eb. \u201cOk, dy jav\u00eb nuk jan\u00eb shum\u00eb\u201d, m\u00eb tha dhe buz\u00ebqeshi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e dija se ishte shum\u00eb e m\u00ebrzitur. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb doja, q\u00eb ajo ta ndjente shum\u00eb munges\u00ebn time! U nisa t\u00eb nes\u00ebrmen dhe mendjen e kisha te Marina, megjithat\u00eb, isha i vendosur n\u00eb at\u00eb q\u00eb po b\u00ebja. Gjermania tani m\u2019u duk pak vend i ftoht\u00eb n\u00eb fillim sepse atje nuk kisha kujtime t\u00eb mira, por pasi takova personat q\u00eb njihja, u ambientova s\u00ebrish. <br> \u201cPash\u00eb q\u00eb kishe ardhur, doja t\u00eb t\u00eb takoja\u201d, ishte ky mesazhi q\u00eb erdhi n\u00eb telefonin tim nj\u00eb dit\u00eb. Ishte Stela! Si p\u00ebr \u00e7udi, ndjeva nj\u00eb emocion q\u00eb m\u00eb p\u00ebrshkoi gjith\u00eb trupin dhe pranova ta takoja. Ajo kishte ndryshuar shum\u00eb, ishte rritur! M\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ktheheshim p\u00ebrs\u00ebri bashk\u00eb dhe si pa e kuptuar as vet\u00eb, pranova. Marin\u00ebs i kisha th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb q\u00ebndroja dy jav\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb muaj! Nuk i kisha telefonuar, ama e kisha menduar \u00e7do dit\u00eb. Lidhja me Stel\u00ebn nuk mund t\u00eb ecte sepse me kalimin e dit\u00ebve kuptova se mes nesh dashuria kishte mbaruar, t\u00eb pakt\u00ebn nga ana ime. Nj\u00eb rikthim mes nesh ishte i kot\u00eb sepse tashm\u00eb dashuroja nj\u00eb tjet\u00ebr person dhe ajo ishte Marina. \u201cUn\u00eb nuk ndjej m\u00eb p\u00ebr ty, jam i dashuruar me nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr\u201d, u tregova i sinqert\u00eb me Stel\u00ebn, e cila e priti shum\u00eb keq. N\u00eb fillim m\u00eb lutej t\u00eb q\u00ebndroja me t\u00eb, m\u00eb pas m\u00eb ofendoi dhe m\u00eb tha t\u00eb largohesha nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb prej saj. <br> K\u00ebshtu b\u00ebra. U ktheva n\u00eb Shqip\u00ebri me shpres\u00ebn se do t\u00eb bashkohesha me Marin\u00ebn, por ajo nuk pranonte t\u00eb m\u00eb takonte. Kishte m\u00ebsuar gjith\u00e7ka dhe ishte shum\u00eb e zhg\u00ebnjyer. Ndodhi ajo q\u00eb i frik\u00ebsohej gjith\u00eb koh\u00ebs, rikthimi tek ish-e dashura. Jam penduar shum\u00eb q\u00eb pranova t\u2019i jepja nj\u00eb shans t\u00eb dyt\u00eb vetes me Stel\u00ebn, por tani nuk ka m\u00eb kthim pas. I jam lutur n\u00eb mij\u00ebra m\u00ebnyra Marin\u00ebs, por nuk pranonte t\u00eb m\u00eb takonte. Pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjeve, pranoi sepse doja t\u00eb sqarohesha p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe t\u2019i thoja se isha penduar. \u201cE kuptoj q\u00eb po tregohesh i sinqert\u00eb, por ti je shum\u00eb i l\u00ebkundur p\u00ebrball\u00eb femrave\u201d, m\u00eb tha. \u201cPor ti je femra q\u00eb un\u00eb dua, prandaj u ktheva te ti. Shpresoj q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb m\u00eb fal\u00ebsh dhe t\u00eb vendos\u00ebsh t\u00eb kthehesh tek un\u00eb sepse t\u00eb dua\u201d, i thash\u00eb me lot n\u00eb sy. Shpresoj q\u00eb ajo dit\u00eb do t\u00eb vij\u00eb shum\u00eb shpejt sepse motivi i jet\u00ebs sime, tashm\u00eb, mban emrin e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Kam lexuar shum\u00eb histori dhe secila prej tyre m\u00eb ka shtyr\u00eb t\u00eb tregoj edhe un\u00eb historin\u00eb time. Ndodh shpesh q\u00eb t\u00eb gabojm\u00eb n\u00eb jet\u00eb dhe gjithmon\u00eb kam menduar se n\u00ebse nuk b\u00ebn gabime, nuk ke jetuar. Megjithat\u00eb, varet edhe nga gabimi, sepse disa prej tyre jan\u00eb t\u00eb pafalsh\u00ebm. Q\u00eb i vog\u00ebl kam emigruar jasht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21691,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-21690","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21690\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21691"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}