{"id":21665,"date":"2019-03-20T22:00:09","date_gmt":"2019-03-20T21:00:09","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21665"},"modified":"2019-03-20T19:38:40","modified_gmt":"2019-03-20T18:38:40","slug":"si-ndikon-hena-ne-shendetin-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/si-ndikon-hena-ne-shendetin-tone\/","title":{"rendered":"Si ndikon H\u00ebna n\u00eb sh\u00ebndetin ton\u00eb?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mite, legjenda, besime\u2026 H\u00ebna i ka intriguar gjithmon\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb shohin tek ajo nj\u00eb yll me fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe doktori francez Henri Pyzhe, i cili ka botuar nj\u00eb lib\u00ebr kur ka \u201czbuluar\u201d, fytyr\u00ebn e fsheht\u00eb t\u00eb H\u00ebn\u00ebs dhe efektet q\u00eb mendohet t\u00eb ket\u00eb ajo te sh\u00ebndeti, shtatzania, gjumi, seksualiteti, humori, etj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fazat e H\u00ebn\u00ebs <\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>H\u00ebna e re, ose &#8220;e zez\u00eb&#8221;, i korrespondon periudh\u00ebs kur H\u00ebna \u00ebsht\u00eb e padukshme n\u00eb qiell. Fytyra e saj, e ndri\u00e7uar nga rrezet e diellit, nuk \u00ebsht\u00eb e dukshme dhe rrezatimi elektromagnetik ndaj Tok\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt.<\/li><li>H\u00ebna n\u00eb rritje \u00ebsht\u00eb periudha q\u00eb shkon nga H\u00ebna e re, deri te H\u00ebna e plot\u00eb. Ajo zgjat 13 dit\u00eb, gjat\u00eb t\u00eb cilave, H\u00ebna vjen duke u zmadhuar pak nga pak.<\/li><li>H\u00ebna e plot\u00eb ose &#8220;e bardh\u00eb&#8221;, i korrespondon momentit kur H\u00ebna \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e ndri\u00e7uar nga Dielli. Rrezatimi elektromagnetik \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb.<\/li><li>H\u00ebna n\u00eb pak\u00ebsim ose zbritje, \u00ebsht\u00eb periudha q\u00eb shkon nga H\u00ebna e plot\u00eb deri te H\u00ebna e re. Ajo vjen pak nga pak duke u zvog\u00ebluar.<br>\nNj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse H\u00ebna \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e rritjes apo pak\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb ta v\u00ebsh re. N\u00ebse ka form\u00ebn e C-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pak\u00ebsim, n\u00ebse ka form\u00ebn e D-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. Ky rregull, vlen vet\u00ebm n\u00ebse shihet nga hemisfera e Veriut, sepse nga hemisfera e Jugut, \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta. <br>\nN\u00eb kalendar, dit\u00ebt e H\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen me nj\u00eb rreth t\u00eb bardh\u00eb bosh, nd\u00ebrsa ato t\u00eb H\u00ebn\u00ebs s\u00eb re, me nj\u00eb rreth t\u00eb zi t\u00eb plot\u00eb. <br>\nE dinit q\u00eb qyteti i Parisit ngrihet dhe zbret 40 cm sipas fazave t\u00eb H\u00ebn\u00ebs? N\u00eb fakt, shkenc\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb zbuluar se t\u00ebrheqja e H\u00ebn\u00ebs mund t\u00eb ngrej\u00eb koren e tok\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb elastike. I nj\u00ebjti parim vlen edhe p\u00ebr baticat e zbaticat. K\u00ebto varen nga cikli i H\u00ebn\u00ebs dhe jan\u00eb maksimale kur \u00ebsht\u00eb H\u00ebna e plot\u00eb dhe e re. <\/li><\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Doktor Pyzhe: Ja, \u00e7far\u00eb \u201cb\u00ebn\u201d H\u00ebna me ne!<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Si nis\u00ebn t\u2019ju t\u00ebrhiqnin efektet e H\u00ebn\u00ebs te sh\u00ebndeti?<\/li><li>Un\u00eb vet\u00eb jam shum\u00eb i ndjesh\u00ebm ndaj efekteve t\u00eb H\u00ebn\u00ebs; fle shum\u00eb keq n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb. Pastaj, un\u00eb b\u00ebj shum\u00eb injeksione intra-muskulare e n\u00ebn l\u00ebkur\u00eb dhe kam v\u00ebn\u00eb re se pacient\u00ebt kishin m\u00eb shum\u00eb dhimbje dhe gjakrrjedhje gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, k\u00ebto injeksione b\u00ebhen pa probleme. N\u00eb fund, kam v\u00ebn\u00eb re se pacient\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb m\u00eb nervoz\u00eb e m\u00eb t\u00eb stresuar. P\u00ebr shembull, femrat vuajn\u00eb nga cistitet dhe kan\u00eb dhimbje menstruale m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/li><li>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb disa persona ndikohen nga H\u00ebna e plot\u00eb, nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjer\u00eb, aspak?<\/li><li>Duhet ditur edhe q\u00eb disa H\u00ebna t\u00eb plota jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb forta se t\u00eb tjerat. Kjo varet nga distanca mes Tok\u00ebs dhe H\u00ebn\u00ebs n\u00eb at\u00eb moment. <\/li><li>Ideja m\u00eb e p\u00ebrhapur p\u00ebr H\u00ebn\u00ebn \u00ebsht\u00eb se ajo favorizon rritjen e flok\u00ebve. \u00c7far\u00eb mendoni ju?<\/li><li>Sh\u00ebndeti i mir\u00eb i flok\u00ebve varet nga qarkullimi i gjakut, si pasoj\u00eb e forc\u00ebs s\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb H\u00ebn\u00ebs. H\u00ebna e plot\u00eb shkakton nj\u00eb zgjerim t\u00eb en\u00ebve mikroskopike t\u00eb gjakut, duke shtuar fluksin e gjakut n\u00eb to. P\u00ebr pasoj\u00eb, ka nj\u00eb shtim t\u00eb substancave ushqyese t\u00eb p\u00ebrcjella n\u00ebp\u00ebrmjet gjakut, proteinave, vitaminave dhe krip\u00ebrave minerale. N\u00ebse i prisni flok\u00ebt:<\/li><li>Gjat\u00eb H\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb, ato rriten m\u00eb shpejt.<\/li><li>N\u00eb H\u00ebn\u00ebn zbrit\u00ebse, ato rriten m\u00eb pak dhe trashen. Mund t\u00eb shihni shembullin e parukierit t\u00eb famsh\u00ebm Djelani Maachi, i cili pret flok\u00ebt kur H\u00ebna \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb, deri n\u00eb or\u00ebn 4-5 t\u00eb m\u00ebngjesit!<\/li><li>N\u00eb librin tuaj ju thoni se n\u00eb net\u00ebt e H\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb ndodhin m\u00eb shum\u00eb lindje. E kan\u00eb v\u00ebrtetuar studimet shkencore k\u00ebt\u00eb lidhje?<\/li><li>Studimet shkencore jan\u00eb kontradiktore. Afro 50% e studimeve jan\u00eb pro k\u00ebsaj teze, nd\u00ebrsa 50%, jan\u00eb kund\u00ebr. Me nj\u00eb fjal\u00eb, kjo hipotez\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar ende shkenc\u00ebrisht.<\/li><li>Mbase \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegjja e gruas q\u00eb beson n\u00eb efektet e H\u00ebn\u00ebs, ajo q\u00eb e provokon lindjen?<\/li><li>Nd\u00ebrgjegjja e gruas shtatz\u00ebn\u00eb luan nj\u00eb rol. N\u00ebse nj\u00eb grua beson se duhet t\u00eb lind\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb shanse p\u00ebr t\u00eb lindur n\u00eb at\u00eb moment. <\/li><li>Disa shkenc\u00ebtar\u00eb flasin p\u00ebr ndikimin e t\u00ebrheqjes s\u00eb H\u00ebn\u00ebs dhe ndryshimet barometrike. Meq\u00eb H\u00ebna shkakton baticat e Tok\u00ebs, pse t\u00eb mos shkaktoj\u00eb edhe baticat e brendshme?<\/li><li>Un\u00eb i besoj kimis\u00eb s\u00eb ndjenjave, si\u00e7 e kan\u00eb shpjeguar disa zbulime t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit. Mendimet dhe emocionet ndikojn\u00eb n\u00eb psikologjin\u00eb ton\u00eb sepse ato mund t\u00eb shkaktojn\u00eb reagime kimike dhe hormonale. <\/li><li>Pagjum\u00ebsi, stres, nervoziz\u00ebm\u2026 Disa persona i ndjejn\u00eb k\u00ebto efekte gjat\u00eb net\u00ebve t\u00eb H\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb. Kjo shkaktohet nga intensiteti elektromagnetik i H\u00ebn\u00ebs?<\/li><li>H\u00ebna l\u00ebshon rrezatime, efektet e t\u00eb cilave u ngjajn\u00eb atyre t\u00eb nj\u00eb furre me mikroval\u00eb. N\u00eb periudhat e H\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb, ky rrezatim \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm dhe ka shum\u00eb efekte:<\/li><li>Efekt t\u00eb drejp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sistemin nervor.<\/li><li>Efekt n\u00eb hipotalamus, q\u00eb pasi \u201c\u00e7rregullohet\u201d, shton gjendjen e stresit.<\/li><li>Efekt te melatonina, hormoni i sekretuar nat\u00ebn. N\u00ebse H\u00ebna pak\u00ebson prodhimin e k\u00ebtij hormoni, personi ka v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb fjetur. <\/li><li>Ka m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebvrasje dhe krime gjat\u00eb net\u00ebve me H\u00ebn\u00eb t\u00eb plot\u00eb?<\/li><li>Asnj\u00eb statistik\u00eb apo studim shkencor serioz nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr momentin, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar lidhjen mes H\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb, vet\u00ebvrasjeve dhe krimeve. Ky besim ende nuk \u00ebsht\u00eb verifikuar. <\/li><li>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb uji h\u00ebnor?<\/li><li>Uji h\u00ebnor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb uj\u00eb energjetik q\u00eb mund \u201ct\u00eb prodhohet\u201d n\u00eb periudh\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb. Parimi \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: Val\u00ebt elektromagnetike, t\u00eb prodhuara nga rrezet e H\u00ebn\u00ebs, kapen nga molekulat e ujit dhe mbeten brenda, duke ruajtur aft\u00ebsin\u00eb fizike dhe energjetike. Duke pir\u00eb k\u00ebt\u00eb uj\u00eb h\u00ebnor, ky informacion i trasmetohet organizmit. <br>\nJa receta e ujit h\u00ebnor: N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tre dit\u00ebve t\u00eb h\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb (nj\u00eb dit\u00eb para, at\u00eb dit\u00eb, ose t\u00eb nes\u00ebrmen), vini gjith\u00eb nat\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb preket nga rrezet e h\u00ebn\u00ebs, 3-4 shishe t\u00eb mbushura me uj\u00eb pa gaz. V\u00ebrini k\u00ebto shishe qelqi ose plastike transparente n\u00eb frigorifer dhe pini \u00e7do m\u00ebngjes es\u00ebll nga nj\u00eb got\u00eb uji. Efekti do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madh, n\u00ebse e tundni shishen para se ta pini.  <\/li><li>Studiuesit kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah ndikimin e H\u00ebn\u00ebs n\u00eb elektronet q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb qelizat. At\u00ebhere, edhe organizmi yn\u00eb, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga miliona qeliza, u n\u00ebnshtrohet efekteve t\u00eb H\u00ebn\u00ebs?<\/li><li>Organizmi yn\u00eb u n\u00ebnshtrohet efekteve t\u00eb H\u00ebn\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet miliona elektroneve t\u00eb tij. Fal\u00eb p\u00ebrshpejtuesit t\u00eb pjes\u00ebzave CERN (q\u00eb ndodhet af\u00ebr Gjenev\u00ebs) fizikan\u00ebt kan\u00eb provuar ndryshimin e energjis\u00eb s\u00eb elektroneve q\u00eb ndikohej nga H\u00ebna. Pra, edhe elektronet tona ndikohen nga rrezet e H\u00ebn\u00ebs. <\/li><li>Sipas jush, njer\u00ebzit q\u00eb u \u201cbesojn\u00eb fuqive t\u00eb H\u00ebn\u00ebs\u201d arrijn\u00eb t\u2019i heqin qafe lythat, m\u00eb shpejt sesa ata q\u00eb nuk i besojn\u00eb\u2026<\/li><li>Po. Gjendja psikikologjike \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka, edhe t\u00eb shpik\u00eb s\u00ebmundjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Shum\u00eb patologji jan\u00eb t\u00eb lidhura me stresin, si ul\u00e7era gastrike, astma, s\u00ebmundjet e l\u00ebkur\u00ebs (ekzema). At\u00ebhere, pse psikika t\u00eb mos ndikoj\u00eb te l\u00ebkura? <\/li><li>Meq\u00eb forca t\u00ebrheq\u00ebse e H\u00ebn\u00ebs mund t\u00eb ngrej\u00eb nivelin e ujit n\u00eb oqeane (baticat), at\u00ebhere ajo mund t\u00eb shtoj\u00eb edhe v\u00ebllimin e gjakut n\u00ebp\u00ebr vena. K\u00ebto ndryshime jan\u00eb t\u00eb perceptueshme?<\/li><li>Ndryshimet e v\u00ebllimit t\u00eb gjakut n\u00eb dit\u00ebt e H\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb mund t\u00eb provokojn\u00eb simptoma t\u00eb shumta te njer\u00ebzit:<\/li><li>K\u00ebmb\u00eb t\u00eb r\u00ebnduara dhe zgjerim i en\u00ebve t\u00eb gjakut.<\/li><li>Vari\u00e7e, nga zgjerimi i p\u00ebrhersh\u00ebm i nj\u00eb ose shum\u00eb venave.<\/li><li>Hemorroide t\u00eb brendshme ose t\u00eb jashtme, q\u00eb shkaktojn\u00eb dhimbje akute n\u00eb periudh\u00ebn e enjtjes, ashtu si edhe hemorragji t\u00eb shoq\u00ebruara me munges\u00eb hekuri. <\/li><li>Tension i gjoksit, i shoq\u00ebruar me dhimbje gjat\u00eb sindrom\u00ebs premenstruale. <\/li><li>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb gjat\u00eb fazave t\u00eb H\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb vihen re edhe shtime t\u00eb cistiteve dhe infeksioneve urinare?<\/li><li>Cistiti apo inflamacioni akut ose kronik i fshik\u00ebz\u00ebs urinare, shkaktohet n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve nga bakteriet ose bacilet koli (Escherichia coli). K\u00ebto bakterie ndodhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme n\u00eb organiz\u00ebm dhe shumica e grave nuk i kan\u00eb problem, n\u00ebse mbrojtja imunitare e tyre \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb. Ph i nj\u00eb organizmi \u00ebsht\u00eb afro 7, n\u00ebn k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr konsiderohet si acid dhe mbi k\u00ebt\u00eb, si bazik (alkalin). Kur H\u00ebna \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb, ph b\u00ebhet alkalin dhe bacilet koli e preferojn\u00eb k\u00ebt\u00eb (urina \u00ebsht\u00eb alkaline). Provat shkencore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga doktoresha Zhan\u00eb Ruso.<\/li><li>Cikli menstrual i nj\u00eb gruaje \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi 28 dit\u00eb, nd\u00ebrsa ai i H\u00ebn\u00ebs, 29 dit\u00eb. Kjo ngjashm\u00ebri i ka intriguar njer\u00ebzit dhe shpesh, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb krahasime\u2026<\/li><li>Cikli menstrual i femr\u00ebs i korrespondon pak a shum\u00eb muajit h\u00ebnor n\u00eb vendet per\u00ebndimore. Te femrat indiane, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gjat\u00eb. Un\u00eb mendoj se nuk ka asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb provuar shkenc\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/li><li>N\u00eb librin tuaj ju shpjegoni se sindroma paramenstruale nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb nd\u00ebrsa H\u00ebna \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje dhe n\u00eb zbritje. Mund t\u00eb na e shpjegoni k\u00ebt\u00eb?<\/li><li>Sindroma paramenstruale karakterizohet nga tre tipe simptomash: Tensioni i gjoksit, tensioni i zon\u00ebs s\u00eb barkut-legenit dhe tensioni psikik. Kur H\u00ebna \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje ose e plot\u00eb, zgjerohen en\u00ebt e gjakut, gj\u00eb q\u00eb shton fryrjen e gjoksit. Po k\u00ebshtu, kemi edema n\u00eb zon\u00ebn e barkut, gj\u00eb q\u00eb shkakton fryrjen dhe r\u00ebndes\u00ebn n\u00eb t\u00eb. Gjithashtu, kemi nj\u00eb \u00e7rregullim t\u00eb gjendrr\u00ebs s\u00eb hipotalamusit, t\u00eb shkaktuar nga rrezatimi elektromagnetik m\u00eb i theksuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. N\u00eb faz\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs zbrit\u00ebse, k\u00ebto fenomene nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb: Zgjerimi i en\u00ebve t\u00eb gjakut nuk ndodh, edema zhduket dhe hipotalamusi b\u00ebhet normal, sepse rrezatimi elektromagnetik pak\u00ebsohet shum\u00eb. <\/li><\/ul>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mite, legjenda, besime\u2026 H\u00ebna i ka intriguar gjithmon\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb shohin tek ajo nj\u00eb yll me fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe doktori francez Henri Pyzhe, i cili ka botuar nj\u00eb lib\u00ebr kur ka \u201czbuluar\u201d, fytyr\u00ebn e fsheht\u00eb t\u00eb H\u00ebn\u00ebs dhe efektet q\u00eb mendohet t\u00eb ket\u00eb ajo te sh\u00ebndeti, shtatzania, gjumi, seksualiteti, humori, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21666,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[2092,2037],"class_list":["post-21665","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet","tag-hena","tag-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21665"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21665\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21666"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}