{"id":21657,"date":"2019-03-20T21:00:03","date_gmt":"2019-03-20T20:00:03","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21657"},"modified":"2019-03-20T18:30:19","modified_gmt":"2019-03-20T17:30:19","slug":"%ef%bb%bfme-vjen-keq-qe-e-dua-ende","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfme-vjen-keq-qe-e-dua-ende\/","title":{"rendered":"\ufeffM\u00eb vjen keq q\u00eb e dua ende&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse jam shum\u00eb e re, m\u00eb vjen keq t\u00eb shkruaj gj\u00ebra t\u00eb tilla p\u00ebr veten time, por ky ishte fati im dhe nuk dua t\u00eb kursehem as me ju. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam Nela, 21 vje\u00e7e. Para nj\u00eb viti u njoha me nj\u00eb djal\u00eb. Njohja jon\u00eb ishte shum\u00eb e papritur, na prezantuan rast\u00ebsisht. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb isha s\u00eb bashku me disa shoqe t\u00eb tjera, duke shkuar rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb fakultet. M\u00eb p\u00eblqeu jasht\u00ebzakonisht, ishte djal\u00eb shum\u00eb simpatik, q\u00eb \u00e7do fem\u00ebr do t\u00eb d\u00ebshironte ta kishte p\u00ebrkrah. At\u00eb dit\u00eb q\u00eb na prezantuan pat\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flisnim shum\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Edhe pse m\u00eb p\u00eblqeu shum\u00eb, nuk mendova se mes nesh do t\u00eb lindte nj\u00eb ndjenj\u00eb aq e fort\u00eb dashurie. Ai i kishte th\u00ebn\u00eb shoqes sime t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb un\u00eb i p\u00eblqeja shum\u00eb dhe do t\u00eb kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb m\u00eb takonte s\u00ebrish. E nj\u00ebjta gj\u00eb kishte ndodhur edhe me mua, por nuk e di se pse at\u00eb dit\u00eb nuk i tregova shum\u00eb shoqes. Mendova se ishte di\u00e7ka momentale dhe se me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb m\u00eb kalonte, por ja q\u00eb nuk ndodhi ashtu. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pa ditur gj\u00eb un\u00eb, ajo q\u00eb na prezantoi, dometh\u00ebn\u00eb, shoqja ime, krijonte mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u takuar dhe t\u00eb flisnim nga af\u00ebr. Un\u00eb fillova t\u00eb kuptoja di\u00e7ka, por gjithsesi nuk po flisja deri n\u00eb momentin q\u00eb shoqja ime m\u00eb tha se ai e kishte emrin F., q\u00eb i p\u00eblqeja shum\u00eb dhe se kishte shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb lidhej me mua. At\u00eb dit\u00eb fillova edhe un\u00eb ta shikoja me nj\u00eb sy tjet\u00ebr dhe gati-gati m\u00eb dukej e pabesueshme kjo gj\u00eb. Ai m\u00eb t\u00ebrhoqi q\u00eb n\u00eb fillim, pasi kishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb pamje shum\u00eb t\u00eb bukur, k\u00ebshtu q\u00eb nuk e pata t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dashurohesha edhe m\u00eb shum\u00eb pas tij. Pas 6 jav\u00ebsh njohjeje, ai m\u00eb puthi dhe aty u lidh\u00ebm. U ndjeva shum\u00eb e lumtur dhe vendosa t\u2019i jepja nj\u00eb mund\u00ebsi vetes sepse kisha tre vjet q\u00eb nuk kisha krijuar lidhje dhe kjo, p\u00ebr shkak t\u00eb zhg\u00ebnjimit nga nj\u00eb dashuri adoleshente. N\u00eb fillim, ai sillej shum\u00eb mir\u00eb me mua, ashtu si\u00e7 ndodh n\u00eb \u00e7do dashuri, ia kalonim shum\u00eb mir\u00eb dhe merreshim vesh me nj\u00ebri-tjetrin. Takoheshim \u00e7do dit\u00eb dhe si \u00e7do vajz\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb nj\u00eb lidhjeje, edhe un\u00eb ndjehesha shum\u00eb e lumtur. Ai m\u00eb jepte \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb energji, m\u00eb dukej sikur ishte katalizatori im i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb. Kaluam shtat\u00eb muaj s\u00eb bashku dhe ai asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb la t\u00eb dyshoja se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ndaheshim. P\u00ebrkundrazi, q\u00eb t\u00eb dyja familjet tona e dinin k\u00ebt\u00eb lidhje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe gj\u00ebrat pak nga pak t\u00eb merrnin nj\u00eb drejtim m\u00eb serioz. Prind\u00ebrit e mi m\u00eb thoshin gjithmon\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kisha kujdes sepse sot nuk mund t\u2019i besoj askujt, por si duket, dashuria m\u2019i kishte z\u00ebn\u00eb syt\u00eb dhe nuk shihja m\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 F-s\u00eb. Kur i d\u00ebgjoja t\u00eb m\u00eb thoshin k\u00ebshtu, m\u00eb vinte t\u00eb qeshja, sepse brenda vetes sime m\u00eb dukej se \u00e7do gj\u00eb ishte n\u00eb rrug\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Nuk e kisha menduar kurr\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb ai do t\u00eb m\u00eb thoshte \u201cdo ndahemi\u201d, pa patur ndonj\u00eb arsye mes nesh. Koh\u00ebt e fundit sjellja e tij filloi t\u00eb ndryshonte. Nuk m\u00eb merrte m\u00eb n\u00eb telefon aq shpesh, i d\u00ebrgoja mesazhe si n\u00eb fillim e nuk m\u00eb kthente p\u00ebrgjigje dhe fillova t\u00eb kuptoja q\u00eb di\u00e7ka nuk shkonte. K\u00ebt\u00eb situat\u00eb e urreja dhe vendosa ta pyesja se \u00e7far\u00eb kishte. M\u00eb tha se duhet t\u00eb flasim p\u00ebr di\u00e7ka shum\u00eb serioze. \u201cE di q\u00eb do t\u00eb l\u00ebndohesh, por m\u00eb mir\u00eb tani, sesa m\u00eb von\u00eb\u201d, m\u00eb tha. Fjal\u00ebt e tij ishin: \u201cShpirt, ne duhet t\u00eb ndahemi. Un\u00eb dua t\u00eb largohem nga Shqip\u00ebria sepse m\u00eb ka dal\u00eb llotaria amerikane dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndahemi tani sesa t\u00eb vuash kur t\u00eb mos jem m\u00eb k\u00ebtu\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E humba, nuk orientohesha dot\nas se ku isha as se \u00e7far\u00eb po b\u00ebja, doja vet\u00ebm t\u00eb vrapoja, t\u00eb qaja dhe t\u00eb mos\ntakoja asnjeri. Nuk u p\u00ebrmbajta, vet\u00ebm qaja, vet\u00ebm m\u00eb lotonte di\u00e7ka p\u00ebrbrenda.\nNuk po e kuptoja ku q\u00ebndronte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb problemi. I k\u00ebrkova t\u00eb shkoja me t\u00eb\nose n\u00eb fund t\u00eb fundit t\u00eb prisja, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe t\u00eb gjitha \u00e7iftet e\ntjera, p\u00ebr t\u00eb mos humbur dashurin\u00eb, gjoja t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ai s\u00ebrish ngulte k\u00ebmb\u00eb q\u00eb\nduhet t\u00eb ndaheshim dhe aty u binda q\u00eb ai e kishte marr\u00eb seriozisht ndarjen ton\u00eb\ndhe se nuk m\u00eb kishte dashur kurr\u00eb. Ishte nj\u00eb vendim shum\u00eb i papritur, pasi nuk\ne kisha d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb m\u00eb thoshte \u201cdua t\u00eb shkoj n\u00eb emigrim\u201d. Nuk po\nkuptoja&#8230; Si kishte mund\u00ebsi q\u00eb aq shpejt i doli ajo dreq llotarie? Si nuk m\u00eb kishte\nth\u00ebn\u00eb as edhe nj\u00eb gjys\u00ebm fjale? U l\u00ebndova jasht\u00eb mase, pasi nuk m\u00eb vinte mir\u00eb\nq\u00eb ndarja t\u00eb m\u00eb trokiste n\u00eb at\u00eb lloj m\u00ebnyre. Fola me t\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, n\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i jepnim nj\u00eb zgjidhje sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb lidhjes ton\u00eb sepse p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb\ntjerash, ishin edhe prind\u00ebrit tan\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj lidhjeje, por nuk ishte e\nmundur. Ai tashm\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb zgjedhjen. E vetmja gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb vinte\nkeq ishte se nuk ia b\u00ebra kurr\u00eb dysh fjal\u00ebn, nuk shkoja askund pa dijenin\u00eb e tij,\nnd\u00ebrsa ai, ja si ma shp\u00ebrbleu; m\u00eb la, m\u00eb nj\u00eb arsye idiote, sikur do t\u00eb ikte\njasht\u00eb. Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb k\u00ebqijave q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, un\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht, ende e\ndua. U mundova edhe disa koh\u00eb m\u00eb von\u00eb q\u00eb t\u00eb rregulloja sadopak marr\u00ebdh\u00ebnien me\nt\u00eb, por atij i ishte mbushur mendja top dhe as topi nuk e luante. Nuk e di n\u00ebse\nka ikur apo jo, por do t\u00eb doja t\u2019i thoja vet\u00ebm di\u00e7ka n\u00ebse e lexon gazet\u00ebn: \u201cUn\u00eb\ne di \u00e7far\u00eb t\u00eb ka shtyr\u00eb t\u00eb veprosh k\u00ebshtu. N\u00ebse nuk ke ikur, eja p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb bisedojm\u00eb,\nndoshta ka ngelur nj\u00eb fije shprese edhe p\u00ebr ne t\u00eb dy\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E dua kaq shum\u00eb sa nuk mund ta\nshpjegoj me fjal\u00eb. N\u00ebse ai nuk m\u00eb do qoft\u00eb edhe pak fare, do t\u00eb m\u00eb vinte keq p\u00ebr\nveten q\u00eb ndjej kaq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Me respekt, Nela. Tiran\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse jam shum\u00eb e re, m\u00eb vjen keq t\u00eb shkruaj gj\u00ebra t\u00eb tilla p\u00ebr veten time, por ky ishte fati im dhe nuk dua t\u00eb kursehem as me ju. Jam Nela, 21 vje\u00e7e. Para nj\u00eb viti u njoha me nj\u00eb djal\u00eb. Njohja jon\u00eb ishte shum\u00eb e papritur, na prezantuan rast\u00ebsisht. Un\u00eb isha s\u00eb bashku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20678,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-21657","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21657"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21657\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20678"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}