{"id":21653,"date":"2019-03-20T18:10:38","date_gmt":"2019-03-20T17:10:38","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21653"},"modified":"2019-03-20T18:10:46","modified_gmt":"2019-03-20T17:10:46","slug":"%ef%bb%bfu-dashurova-me-gruan-e-shefit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfu-dashurova-me-gruan-e-shefit\/","title":{"rendered":"\ufeffU dashurova me gruan e shefit"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje lexues t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Nd\u00ebr shum\u00eb histori q\u00eb keni lexuar, do t\u00eb mund t\u00eb njiheni edhe me historin\u00eb time.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kam p\u00ebrjetuar gjith\u00e7ka n\u00eb jet\u00eb: trishtimin, frik\u00ebn&#8230; Kam p\u00ebrjetuar edhe g\u00ebzimin ndonj\u00ebher\u00eb, por kurr\u00eb nuk kam qen\u00eb i lumtur gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Linda dhe u rrita n\u00eb nj\u00eb familje tep\u00ebr t\u00eb varf\u00ebr dhe, si t\u00eb mos mjaftonte kjo, jam keqtrajtuar vazhdimisht nga ime m\u00eb, nd\u00ebrsa babai vdiq kur un\u00eb isha vet\u00ebm nj\u00eb vje\u00e7. Ime m\u00eb nuk e kuptoi kurr\u00eb se \u00e7far\u00eb d\u00ebmi m\u00eb shkaktonte; vuaja fizikisht dhe psikologjikisht. Mendonte se po m\u00eb edukonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb vuaja. \u201cDo t\u00eb m\u00eb fal\u00ebnderosh nj\u00eb dit\u00eb\u201d, m\u00eb thoshte. Provova disa her\u00eb t\u00eb largohesha nga sht\u00ebpia, por kthehesha p\u00ebrs\u00ebri sepse m\u00eb merrte uria. \u201cElton, mos guxo ta p\u00ebrs\u00ebris\u00ebsh m\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim\u201d, m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte ajo, q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ishte e dehur. Aroma e alkoolit m\u00eb ishte kthyer n\u00eb frik\u00eb sepse e dija se, kur pinte, do ta shfrynte t\u00eb gjith\u00eb inatin tek un\u00eb. M\u00eb kishte sosur durimi, ndaj n\u00eb mosh\u00ebn 13 vje\u00e7are u largova nga sht\u00ebpia dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb. Ndihesha i lir\u00eb! Durova urin\u00eb p\u00ebr disa dit\u00eb! Fatmir\u00ebsisht, n\u00eb rrug\u00eb njoha nj\u00eb djal\u00eb i cili ashtu si un\u00eb, ishte larguar nga sht\u00ebpia. E kalonim koh\u00ebn bashk\u00eb dhe ai m\u00eb kuptonte m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr. Quhej Denis dhe ne u b\u00ebm\u00eb shok\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb sepse na bashkonin shum\u00eb gj\u00ebra. B\u00ebnim pun\u00eb t\u00eb ndryshme e t\u00eb r\u00ebndomta p\u00ebr t\u2019u ushqyer dhe nj\u00eb dit\u00eb na ndihmoi fati sepse nj\u00eb burr\u00eb na pun\u00ebsoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebmbajtur kopshtin. Jetonte vet\u00ebm, ishte i divorcuar dhe kishte shum\u00eb pasuri. Na donte si f\u00ebmij\u00ebt e vet dhe kujdesej shum\u00eb p\u00ebr ne. I isha shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr gjith\u00e7ka po b\u00ebnte, megjith\u00ebse Denisi nuk ishte shum\u00eb i sjellsh\u00ebm sepse t\u00eb till\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb jeta e keqe q\u00eb kishte kaluar. Edhe pse Agroni (k\u00ebshtu quhej zot\u00ebria q\u00eb na pun\u00ebsoi) u mundua me shum\u00eb m\u00ebnyra ta ndryshonte sjelljen e Denisit, ai p\u00ebrfundonte gjithnj\u00eb duke provokuar telashe. Her\u00ebn e fundit vodhi nj\u00eb dyqan dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e kap\u00ebn dhe e fut\u00ebn n\u00eb burg. Shpesh kishte vjedhur edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Agronit, por ai e kishte falur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr ju\u201d, na tha\nq\u00eb her\u00ebn e par\u00eb kur e vizituam n\u00eb burg. Q\u00eb at\u00eb dit\u00eb, nuk mor\u00ebm m\u00eb vesh asgj\u00eb\nprej tij. Agroni, pas largimit t\u00eb Denisit, filloi t\u00eb kujdesej m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr mua.\nNuk punoja m\u00eb si kopshtar, por m\u00eb mbante n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb quante si djalin e\nvet. Tani ndihesha shum\u00eb rehat, ai ishte p\u00ebr mua si babai q\u00eb m\u00eb kishte munguar aq\nshum\u00eb, por vitet kalonin dhe un\u00eb e kuptoja se nuk mund t\u00eb jetoja gjith\u00eb jet\u00ebn\nme parat\u00eb e Agronit, ndaj nj\u00eb dit\u00eb, i thash\u00eb se do t\u00eb k\u00ebrkoja nj\u00eb pun\u00eb. Shkoll\u00ebn\ne kisha mbaruar tashm\u00eb, isha 25 vje\u00e7 dhe isha n\u00eb koh\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha i zoti i\nvetes&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi nuk ke nevoj\u00eb t\u00eb punosh\u201d, m\u00eb\ntha Agroni kur i tregova se doja t\u00eb filloja pun\u00eb. \u201cPor m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb e ke\nk\u00ebt\u00eb mendim&#8230; Meq\u00eb e ke vendosur, mund t\u00eb b\u00ebsh di\u00e7ka n\u00eb zyr\u00ebn time\u201d, vazhdoi\nai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cFaleminderit shum\u00eb, por \u00ebsht\u00eb\nm\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mua t\u00eb punoj diku tjet\u00ebr sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu do ta kuptoj se po\npunoj v\u00ebrtet\u201d, i thash\u00eb dhe ai pranoi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u2019u desh t\u00eb k\u00ebrkoja shum\u00eb p\u00ebr\npun\u00eb, por edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb, fati m\u00eb ndihmoi sepse nj\u00eb dit\u00eb, pas shum\u00eb\nintervistash q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme pune, dikush m\u00eb telefonoi dhe\nm\u00eb tha: \u201cShefi ju pret nes\u00ebr n\u00eb or\u00ebn 9.00 p\u00ebr intervist\u00ebn e faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb\u201d.\nIshte z\u00eb vajze e cila me siguri do t\u00eb ishte sekretarja. Isha i emocionuar dhe Agroni\nu g\u00ebzua shum\u00eb kur i tregova. K\u00ebshtu, un\u00eb fillova pun\u00eb. Shefi im quhej G\u00ebzim. U\npun\u00ebsova n\u00eb firm\u00ebn e tij dhe punoja me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb. Isha m\u00ebsuar me pun\u00ebn q\u00eb n\u00eb\nmosh\u00eb mjaft t\u00eb vog\u00ebl. Edhe vet\u00eb G\u00ebzimi e kishte v\u00ebn\u00eb re k\u00ebt\u00eb dhe m\u00eb krijonte nj\u00eb\nambient shum\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb n\u00eb pun\u00eb. M\u00eb kishte marr\u00eb me sy t\u00eb mir\u00eb dhe i kisha hyr\u00eb\nn\u00eb zem\u00ebr. M\u2019u duk pak e \u00e7uditshme sepse ishte shpejt dhe ndihesha shum\u00eb i\nprivilegjuar, por kjo nuk ma ndryshonte sjelljen sepse isha p\u00ebrballur me shum\u00eb\ngj\u00ebra n\u00eb jet\u00eb e asgj\u00eb nuk m\u00eb b\u00ebnte m\u00eb p\u00ebrshtypje. Jeta ime kishte marr\u00eb nj\u00eb\nkthes\u00eb t\u00eb madhe dhe gjat\u00eb k\u00ebtij \u201cudh\u00ebtimi\u201d provova se shpresa vdes e fundit.\nJetoja me shpres\u00ebn se do t\u00eb gjeja nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe e arrita, megjith\u00ebse\nvuajtjet e s\u00eb kaluar\u00ebs ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i harroja. Vet\u00ebm Agroni e dinte\nhistorin\u00eb e jet\u00ebs sime, por kishte shpesh momente kur doja t\u00eb flisja me dik\u00eb\ndhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebra nj\u00eb dit\u00eb me shefin tim. Pasi m\u00ebsoi historin\u00eb time, ai nuk dukej\nm\u00eb si shefi, por si dikush q\u00eb e kisha njohur prej koh\u00ebsh. \u201cM\u00eb p\u00eblqeve q\u00eb dit\u00ebn\ne par\u00eb kur u shfaqe n\u00eb zyr\u00ebn time\u201d, m\u00eb tha. Kur shkoja n\u00eb pun\u00eb, m\u00eb dukej sikur\nisha n\u00eb zyr\u00ebn e babait tim. Dit\u00ebn e dit\u00eblindjes, ai m\u00eb dha nj\u00ebr\u00ebn nga makinat e\npun\u00ebs dhe m\u00eb tha se k\u00ebshtu do t\u2019i kisha m\u00eb t\u00eb lehta vajtje-ardhjet. E fal\u00ebnderova\ndhe i isha shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs. P\u00ebr Krishtlindje, ai m\u00eb ftoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij\nbashk\u00eb me Agronin. Shkuam me k\u00ebnaq\u00ebsi. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb njihja familjen e\nshefit tim. Der\u00ebn ma hapi gruaja e tij; ishte aq e bukur sa un\u00eb kisha shastisur\nduke e par\u00eb! U p\u00ebrmenda kur d\u00ebgjova z\u00ebrin e shefit q\u00eb po na ftonte t\u00eb futeshim\nbrenda. U ndjeva n\u00eb siklet q\u00eb pata at\u00eb lloj reagimi q\u00eb her\u00ebn e par\u00eb, por u\nmundova ta kaloja at\u00eb situat\u00eb dhe t\u00eb mos bija n\u00eb sy. Shpresoja q\u00eb askush t\u00eb mos\ne kishte v\u00ebn\u00eb re reagimin q\u00eb pata. Sht\u00ebpia e tyre ishte v\u00ebrtet e ngroht\u00eb dhe po\nndihesha shum\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 sikletit q\u00eb ndjeja sa her\u00eb shk\u00ebmbeja shikimin me\ngruan e shefit. Ajo quhej Moza dhe m\u00eb buz\u00ebqeshte sa her\u00eb m\u00eb shihte. Nuk dija si\nta merrja buz\u00ebqeshjen e saj. Nuk e dija n\u00ebse ishte nj\u00eb buz\u00ebqeshje mir\u00ebsjelljeje\napo di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Megjithat\u00eb, mbr\u00ebmja kaloi mjaft bukur dhe G\u00ebzimi, edhe pse\nishte m\u00eb i ri, u p\u00ebrshtat shum\u00eb me babain tim. Ata madje filluan t\u00eb bisedonin p\u00ebr\n\u00e7\u00ebshtje biznesi me nj\u00ebri-tjetrin. Emrin e gruas s\u00eb shefit e fiksova menj\u00ebher\u00eb\ndhe nuk e harrova kurr\u00eb. Kishte nj\u00eb tip q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr vete menj\u00ebher\u00eb. \u201cSa do\nt\u00eb doja ta kisha njohur un\u00eb m\u00eb par\u00eb!\u201d, mendoja me vete, edhe pse e dija q\u00eb kjo\nq\u00eb mendoja ishte gabim. Si mund t\u00eb mos dashuroheshe pas saj? Ajo m\u00eb t\u00ebrhiqte si\nme magnet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk e di \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb, por\nMoza ka p\u00ebrshtypje shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ty\u201d, m\u00eb tha G\u00ebzimi t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb pun\u00eb,\nduke buz\u00ebqeshur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb vjen mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, i thash\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb brenda meje po g\u00ebzohesha shum\u00eb p\u00ebr faktin q\u00eb ky i yni ishte p\u00eblqim i nd\u00ebrsjellt\u00eb. Q\u00eb at\u00eb dit\u00eb un\u00eb shkoja jo rrall\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre sepse ata vet\u00eb m\u00eb ftonin qoft\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe, por si pa e kuptuar, kjo po m\u00eb b\u00ebnte keq mua sepse e shihja \u00e7do dit\u00eb Moz\u00ebn dhe \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr m\u00eb p\u00eblqente. Nj\u00eb dit\u00eb, ajo erdhi n\u00eb zyr\u00ebn e t\u00eb shoqit p\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzuar di\u00e7ka dhe rast\u00ebsisht, u takuam n\u00eb korridor. \u201c\u00c7\u2019kemi Elton? Si po t\u00eb ecin pun\u00ebt?\u201d. Un\u00eb isha mekur dhe mezi thash\u00eb nj\u00eb \u201cpo\u201d t\u00eb trembur. Prania e saj m\u00eb emociononte shum\u00eb dhe nuk e njihja m\u00eb veten, por ashtu si\u00e7 isha, guxova dhe e ftova p\u00ebr kafe. Ajo pranoi menj\u00ebher\u00eb! Nuk po e kuptoja \u00e7\u2019po b\u00ebja sepse kjo do t\u00eb m\u00eb sillte probleme serioze me shefin n\u00eb vazhdim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMund t\u2019i themi dhe\nG\u00ebzimit\u201d, thash\u00eb, sa p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy. \u201cG\u00ebzimi ka shum\u00eb pun\u00eb dhe nuk besoj\nse do t\u00eb vij\u00eb\u201d, tha ajo. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb doja dhe gjat\u00eb bised\u00ebs me t\u00eb n\u00eb kafe, kuptova\nq\u00eb ajo &nbsp;ngjante si t\u00eb ishte shpirti im\nbinjak. \u201cJe shum\u00eb e bukur\u201d i thash\u00eb nj\u00eb moment pasi kisha gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb\nrezistoja t\u00eb mos ia thoja. M\u00eb fal\u00ebnderoi dhe uli kok\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb fal, nuk doja\nt\u00eb ndiheshit n\u00eb siklet&#8230;\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cJo, nuk ndihem n\u00eb\nsiklet, por kisha koh\u00eb pa d\u00ebgjuar t\u00eb ma thonin k\u00ebt\u00eb\u201d <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cV\u00ebrtet? M\u00eb duket e\npamundur p\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr si ju!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, ne\npat\u00ebm disa takime derisa filluam nj\u00eb lidhje t\u00eb fsheht\u00eb. Na mori rrjedha dhe nuk\nmendonim p\u00ebr asnj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 vetes son\u00eb. Ishim shum\u00eb t\u00eb dashuruar dhe nuk\nndiheshim aspak n\u00eb faj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kishim p\u00ebrmendur G\u00ebzimin n\u00eb\nbisedat tona dhe sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetesha me t\u00eb n\u00eb pun\u00eb apo kur m\u00eb ftonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\ne tij, ndihesha n\u00eb faj, nd\u00ebrsa kur isha me Moz\u00ebn i harroja t\u00eb gjitha k\u00ebto dhe \u00e7do\nvrarje nd\u00ebrgjegjeje. Lidhja jon\u00eb ishte nj\u00eb lidhje pasionante dhe nuk e dinim se\ncili do t\u00eb ishte p\u00ebrfundimi i saj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cElton ke filluar\nta l\u00ebsh pun\u00ebn pas dore\u201d, m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb G\u00ebzimi. V\u00ebrtet mendoja shum\u00eb pak p\u00ebr\npun\u00ebn q\u00ebkur njoha Moz\u00ebn. Ai filloi t\u00eb m\u00eb ngacmonte duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se me siguri\ndo t\u00eb kisha njohur ndonj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb do t\u00eb ma kishte marr\u00eb mendjen. Un\u00eb qeshja\ndhe nuk doja t\u00eb ktheja p\u00ebrgjigje. Ishte n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn time q\u00eb ai t\u00eb mendonte se\nun\u00eb kisha nj\u00eb t\u00eb dashur sepse k\u00ebshtu nuk do t\u00eb dyshonte te ne t\u00eb dy. Isha\nm\u00ebsuar t\u00eb flisja me dik\u00eb sa her\u00eb q\u00eb kisha nevoj\u00eb dhe ky ishte nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto\nraste. Mora Agronin, q\u00eb tashm\u00eb un\u00eb e quaja babain tim dhe i tregova gjith\u00e7ka q\u00ebkur\nnisi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb\nk\u00ebshtu? Si mund t\u00eb dashurosh e t\u00eb lidhesh me gruan e shefit t\u00ebnd, aq m\u00eb tep\u00ebr\nq\u00eb ai ka qen\u00eb si nj\u00eb baba p\u00ebr ty dhe t\u00eb ka ndihmuar kaq shum\u00eb? Kjo sjellje nuk\nm\u00eb p\u00eblqen fare, ndaj hiq dor\u00eb sa m\u00eb par\u00eb nga ky fiksim\u201d, m\u00eb tha ai prer\u00eb. E\ndija reagimin e tij, por nuk doja t\u2019ia dija. Moz\u00ebn e doja dhe nuk do ta lija\np\u00ebr asnj\u00eb arsye. Babi priste q\u00eb un\u00eb t\u00eb shk\u00ebputesha nga kjo lidhje, por kjo nuk\nndodhi. Ai e kuptoi k\u00ebt\u00eb dhe m\u00eb tha q\u00eb do t\u00eb m\u00eb duhej t\u2019ia dilja vet p\u00ebr zot\njet\u00ebs sepse ai nuk do t\u00eb mbulonte asnj\u00eb nga shpenzimet e mia. Paga q\u00eb merrja\nnga puna ime nuk m\u00eb dilte p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe nuk e dija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. Edhe Moz\u00ebn\nnuk e braktisja dot. I tregova asaj dhe m\u00eb tha se nuk do t\u00eb isha gjithmon\u00eb i\nvaruar nga babi, ndaj duhet ta pranoja k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb. Dhe k\u00ebshtu b\u00ebra, i thash\u00eb\nbabait se hiqja dor\u00eb nga gjith\u00e7ka, por nga Moza, jo. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cJe \u00e7mendur? Kjo q\u00eb\nkeni ju nuk \u00ebsht\u00eb dashuri, por fiksim! Pastaj, ti je m\u00eb i ri se ajo\u201d. I thash\u00eb\nse nuk do t\u2019i dukej kaq katastrof\u00eb n\u00ebse do ta shihte me sy tjet\u00ebr, por ai i\nq\u00ebndronte mendimit t\u00eb tij. \u201cDo t\u2019i them G\u00ebzimit, nuk m\u00eb l\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr!\u201d, m\u00eb\ntha, n\u00eb fund. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U ktheva nga ai dhe\ni thash\u00eb: \u201cTi nuk mund t\u00eb ma b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb!\u201d&nbsp;\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cE b\u00ebj dhe me shum\u00eb\nbindje madje\u201d <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAt\u00ebhere, harroje\nq\u00eb je babai im\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk do t\u00eb doja\nkurr\u00eb nj\u00eb djal\u00eb me k\u00ebt\u00eb sjellje\u201d, m\u00eb tha dhe u largua. N\u00eb moment u pendova q\u00eb i\nfola ashtu, por ishte tep\u00ebr von\u00eb. Aty e kuptova se duhet t\u2019ia thoja vet\u00eb\nG\u00ebzimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Mora guximin dhe vajtja n\u00eb zyr\u00ebn e tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPse kaq her\u00ebt sot\nElton?\u201d, m\u00eb pyeti. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb ngat\u00ebroheshin\nfjal\u00ebt n\u00eb goj\u00eb kur i tregoja dhe n\u00eb fund i k\u00ebrkova t\u00eb falur, nd\u00ebrsa dor\u00ebheqjen\ne kisha b\u00ebr\u00eb gati. E lash\u00eb mbi tavolin\u00eb dhe u ngrita p\u00ebr t\u00eb ikur. Fatmir\u00ebsisht,\nnuk shkoi aq keq sa e kisha pritur, megjith\u00ebse m\u00eb foli shum\u00eb ashp\u00ebr dhe m\u00eb tha\nt\u00eb zhdukesha nga zyra e tij menj\u00ebher\u00eb. Kishte t\u00eb drejt\u00eb! G\u00ebzimi ishte njeri i\nmrekulluesh\u00ebm dhe nuk e meritonte k\u00ebt\u00eb. M\u00eb pas m\u00ebsova q\u00eb Moza e kishte\ntradhtuar edhe nj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe tani, ata jan\u00eb t\u00eb divorcuar. Kuptova se ajo\nq\u00eb ndjeja p\u00ebr Moz\u00ebn nuk ishte dashuri, por nj\u00eb pasion i cili u shua shum\u00eb\nshpejt. Ky pasion l\u00ebndoi persona t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn time dhe mua, gjithashtu.\nI k\u00ebrkova falje edhe babait, m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb i thash\u00eb. Ai m\u00eb ka m\u00ebsuar\nta jetoj jet\u00ebn ashtu si duhet dhe akoma ndjek k\u00ebshillat e tij. Zoti m\u00eb solli\nfatin dhe un\u00eb nuk duhet t\u2019i jepja shkelmin vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kapri\u00e7o. Vuajtjet m\u00eb\nkan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb rritem para kohe dhe t\u00eb vler\u00ebsoj t\u00eb mirat q\u00eb m\u00eb sjell Zoti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje lexues t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Nd\u00ebr shum\u00eb histori q\u00eb keni lexuar, do t\u00eb mund t\u00eb njiheni edhe me historin\u00eb time. Kam p\u00ebrjetuar gjith\u00e7ka n\u00eb jet\u00eb: trishtimin, frik\u00ebn&#8230; Kam p\u00ebrjetuar edhe g\u00ebzimin ndonj\u00ebher\u00eb, por kurr\u00eb nuk kam qen\u00eb i lumtur gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Linda dhe u rrita n\u00eb nj\u00eb familje tep\u00ebr t\u00eb varf\u00ebr dhe, si t\u00eb mos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21654,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2266],"class_list":["post-21653","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21653","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21653"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21653\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21653"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21653"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21653"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}