{"id":21651,"date":"2019-03-20T13:00:16","date_gmt":"2019-03-20T12:00:16","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21651"},"modified":"2019-03-20T12:34:29","modified_gmt":"2019-03-20T11:34:29","slug":"%ef%bb%bfdeshi-te-me-perdhunonte-komshiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfdeshi-te-me-perdhunonte-komshiu\/","title":{"rendered":"\ufeffDeshi t\u00eb m\u00eb p\u00ebrdhunonte komshiu"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dashur lexues, vendosa t\u00eb ndaj me ju makthin tim, t\u00eb cilin ka vite q\u00eb e mbaj n\u00eb zem\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fakt, edhe pse vitet kalojn\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb q\u00eb m\u00eb r\u00ebndon. Un\u00eb quhem B. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha vet\u00ebm 14 vje\u00e7e kur mamaja ime dhe fqinja e sapoardhur lidh\u00ebn miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb. Ajo quhej Gledis dhe ishte shum\u00eb e dashur me ne, e p\u00ebrkushtuar ndaj familjes dhe nj\u00eb mike e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr maman\u00eb time. Un\u00eb, mamaja dhe Gledisi dilnim shpesh s\u00eb bashku, b\u00ebnim xhiro, pinim di\u00e7ka dhe arg\u00ebtoheshim shum\u00eb. Ato kishin pothujase t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mosh\u00eb, aty te t\u00eb tridhjetat dhe un\u00eb i shikoja si shoqet e mia. Bisedonim gjat\u00eb dhe shpesh. Dit\u00ebt kalonin dhe un\u00eb isha n\u00eb mosh\u00ebn kur kisha filluar t\u00eb hidhja trup, isha b\u00ebr\u00eb e gjat\u00eb sa mami dhe tashm\u00eb si gjith\u00eb moshataret e mia m\u00eb kishte hyr\u00eb vetja pak n\u00eb qejf. Vishesha e krekosesha me shum\u00eb kujdes kur nisesha p\u00ebr shkoll\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb pallat e kishin v\u00ebn\u00eb re k\u00ebt\u00eb ndryshim timin e komplimentonin prind\u00ebrit dhe mua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb k\u00ebnaqesha dhe ndihesha e\nvler\u00ebsuar. Nj\u00eb dit\u00eb u ktheva nga shkolla pasi kisha b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm 4 nga 6 or\u00ebt q\u00eb\ndo b\u00ebnim. U ndava nga shoqet q\u00eb do t\u00eb dilnin dhe mendova t\u00eb ikja n\u00eb sht\u00ebpi e t\u00eb\nrelaksohesha pak, pas nj\u00eb dite t\u00eb lodhshme. I rash\u00eb der\u00ebs sime, por s\u2019kishte\nnjeri. Mendova se mami mund t\u00eb ishte p\u00ebrball\u00eb dhe iu drejtova der\u00ebs s\u00eb komshinjve.\nI rash\u00eb der\u00ebs dhe ma hapi i zoti i sht\u00ebpis\u00eb. E pyeta n\u00ebse gruaja e tij dhe\nmamaja ime ishin aty, por ai m\u2019u p\u00ebrgjigj q\u00eb jo. Ok, mendova t\u00eb prisja te dera,\npor ai insistoi q\u00eb t\u00eb hyja e t\u00eb prisja brenda. Thash\u00eb se s\u2019do t\u00eb vononin ata t\u00eb\nmit\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb pranova, edhe pse un\u00eb s\u2019kisha fare af\u00ebrsi me t\u00eb, p\u00ebrkundrazi,\nkur ai ishte n\u00eb sht\u00ebpi, edhe gruaja e tij vinte e rrinte nga ne. Hyra, u ula n\u00eb\ndivan dhe po shikoja televizor kur Y m\u2019u afrua, m\u00eb pyeti se si shkoja me shkoll\u00ebn\ndhe n\u00ebse kisha ndonj\u00eb problem q\u00eb isha kthyer kaq her\u00ebt. \u201cJo, i thash\u00eb, thjesht\ndesha t\u00eb pushoj n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Ai m\u00eb buz\u00ebqeshi. Papritmas u ngrit nga kolltuku ku ishte\nulur dhe u ul n\u00eb divan pran\u00eb meje. Kjo gj\u00eb p\u00ebr momentin s\u2019m\u00eb b\u00ebri aspak p\u00ebrshtypje\nsepse nuk e dija dhe as kisha \u00e7uar nd\u00ebrmend se mund t\u00eb ndodhte di\u00e7ka e till\u00eb. Ai\nm\u2019u afrua ngadal\u00eb, m\u00eb kapi nga qafa dhe m\u00eb p\u00ebshp\u00ebriti n\u00eb vesh: \u201cKjo q\u00eb do t\u00eb\nndodh\u00eb tani, dua t\u00eb mbetet mes nesh!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pata shum\u00eb frik\u00eb. Isha thjesht\nnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe s\u2019dija as si t\u00eb reagoja. P\u00ebr momentin, shtanga. Ai filloi t\u00eb m\u00eb\nzhvishte rrobat dhe m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb hiqja rrobat e tij. Un\u00eb refuzova\nduke b\u00ebrtitur. Nuk po e kuptoja fare \u00e7far\u00eb po ndodhte. Zemra m\u00eb rrihte fort,\npor k\u00ebmb\u00ebt s\u2019m\u00eb punonin p\u00ebr t\u2019u ngritur. Forca e tij ishte e madhe dhe p\u00ebr nj\u00eb\nmoment, tentoi t\u00eb kryente marr\u00ebdh\u00ebnie me mua. Un\u00eb po qaja dhe dridhesha n\u00eb t\u00eb\nnj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Nuk kam fjal\u00eb t\u00eb shpjegoj \u00e7far\u00eb ndjenjash provoja n\u00eb ato momente.\nThjesht doja t\u00eb mbyllja syt\u00eb e t\u00eb vdisja, kur paf\u2026 nj\u00eb zile telefoni. Y nd\u00ebrpriti\ngjith\u00e7ka dhe kapi celularin q\u00eb e kishte aty pran\u00eb. Ishte e shoqja, Gledisi, q\u00eb\ni tha se do t\u00eb vinte shum\u00eb shpejt. Mendova: \u201cMe siguri, po vjen s\u00eb bashku me\nmaman\u00eb\u201d. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, s\u2019kish ndodhur asgj\u00eb, por un\u00eb ende s\u2019kisha shp\u00ebtuar. \u201cVishu\ndhe ik, m\u00eb tha Y, prit te dera\u201d. E mblodha veten, u vesha, mora \u00e7ant\u00ebn n\u00eb korridor\ndhe dola me shpejt\u00ebsi. Ai erdhi dhe duke ma p\u00ebrplasur der\u00ebn n\u00eb fytyr\u00eb, m\u00eb tha:\n\u201cTento t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb me njeri dhe do t\u00eb pendohesh!\u201d. \u201cJo\u201d, i thash\u00eb\nme gjys\u00ebm z\u00ebri. Prita dhjet\u00eb minuta aty n\u00eb hyrje derisa erdh\u00ebn mami me teta\nGledisin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po ti pse s\u2019prite n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\ntime? &#8211; m\u00eb pyeti teta Gledisi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; S\u2019ka gj\u00eb&#8230; Pak prita. &#8211; iu p\u00ebrgjigja.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha e tronditur, megjithat\u00eb\nnuk e dhash\u00eb veten para mamas\u00eb. Ika n\u00eb dhom\u00ebn time dhe qava me d\u00ebnes\u00eb sepse po dridhesha\ne t\u00ebra dhe s\u2019dija si do t\u00eb p\u00ebrfundonte e gjitha kjo. Ju betohem miqt\u00eb e mi q\u00eb s\u2019kam\nv\u00ebn\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sy jo vet\u00ebm at\u00eb nat\u00eb, por as nj\u00eb muaj mbrapa! Imazhi i atij\nmaskarai m\u00eb trembte \u00e7do sekond\u00eb dhe fillova t\u2019i afrohesha m\u00eb shum\u00eb mamit q\u00eb t\u00eb\nmos rrija asnj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm. Jeta ime ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb ferr sepse s\u2019dija si t\u00eb\nsillesha dhe s\u2019dija n\u00ebse duhet t\u2019i tregoja njeriu. Kaluan 3 muaj kur nj\u00eb nat\u00eb\nGledisi trokiti n\u00eb der\u00ebn ton\u00eb duke qar\u00eb me d\u00ebnes\u00eb. E pyet\u00ebm \u00e7far\u00eb kishte\nndodhur. Ajo u shpreh se kishte zbuluar tradhtit\u00eb e t\u00eb shoqit dhe ishte shum\u00eb e\nzhg\u00ebnjyer nga ai. Na tha q\u00eb do t\u00eb ndahej sepse nuk kishte m\u00eb kuptim t\u00eb jetonte\nme nj\u00eb njeri t\u00eb till\u00eb. Mua, kishte muaj q\u00eb m\u00eb r\u00ebndonte n\u00eb zem\u00ebr dhe m\u00eb dukej\n\u00e7asti i duhur p\u00ebr t\u00eb folur. Megjith\u00ebse i druhesha reagimit t\u00eb babit, vendosa t\u00eb\nflisja sepse s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb jetoja dot m\u00eb me k\u00ebt\u00eb sekret t\u00eb fshehur brenda\nmeje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Edhe un\u00eb kam p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka,\nvet\u00ebm se dua q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb nd\u00ebrprisni&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lot\u00ebt e mi i ngjanin nj\u00eb uj\u00ebvare.\nNd\u00ebrsa m\u00eb d\u00ebgjonte, filloi t\u00eb qante edhe mami. Babai dhe Gledisi kishin ngelur\npa fjal\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb rr\u00ebfimit tim u b\u00eb nj\u00eb sherr i madh. Babi dhe mami u betuan\nse do ta vrisnin at\u00eb njeri, nd\u00ebrsa Gledisi q\u00ebndroi nga ne at\u00eb nat\u00eb e t\u00eb nes\u00ebrmen\nk\u00ebrkoi divorcin. Un\u00eb theksoja se s\u2019kishte ndodhur asgj\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e pranoi edhe ai\nndyr\u00ebsira. Tashm\u00eb, ai nuk jeton m\u00eb aty dhe historia ime ka 5 vjet q\u00eb ka kaluar.\nTani jam e rritur, kuptoj shum\u00eb gj\u00ebra dhe e jetoj jet\u00ebn time si t\u00eb gjitha\nmoshataret e mia. Dal, arg\u00ebtohem me shoq\u00ebrin\u00eb dhe me mamin kam nj\u00eb raport t\u00eb\nmrekulluesh\u00ebm. Gledisi vjen prap\u00eb t\u00eb na takoj\u00eb. Tashm\u00eb, edhe ajo e ka rind\u00ebrtuar\njet\u00ebn e vet. Jeta ime \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb normalitet q\u00eb i kishte munguar ca koh\u00eb.\nT\u00eb gjith\u00eb me thon\u00eb q\u00eb jam shum\u00eb e bukur. Djemt\u00eb m\u00eb ftojn\u00eb t\u00eb dal me ta, por un\u00eb\nrefuzoj. Problemi q\u00ebndron se mua m\u00eb jan\u00eb shpifur djemt\u00eb dhe nuk arrij t\u00eb krijoj\nraporte me ta. Tashm\u00eb, studioj dhe t\u00eb gjitha shoqet e mija kane nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb\ntyren sentimentale, gj\u00eb q\u00eb un\u00eb as nuk e mendoj. Vet\u00ebm nj\u00eb pyetje m\u00eb turbullon\nende mendimet: A thua do t\u00eb arrij ndoj\u00eb dit\u00eb t\u00eb kaloj traum\u00ebn q\u00eb kam p\u00ebsuar kur\nisha f\u00ebmij\u00eb? <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, vendosa t\u00eb ndaj me ju makthin tim, t\u00eb cilin ka vite q\u00eb e mbaj n\u00eb zem\u00ebr. N\u00eb fakt, edhe pse vitet kalojn\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb q\u00eb m\u00eb r\u00ebndon. Un\u00eb quhem B. Isha vet\u00ebm 14 vje\u00e7e kur mamaja ime dhe fqinja e sapoardhur lidh\u00ebn miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb. Ajo quhej Gledis dhe ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21652,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106,2352],"class_list":["post-21651","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia","tag-komshiu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21651","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21651"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21651\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21652"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21651"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21651"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21651"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}