{"id":21620,"date":"2019-03-19T18:00:11","date_gmt":"2019-03-19T17:00:11","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21620"},"modified":"2019-03-19T14:36:10","modified_gmt":"2019-03-19T13:36:10","slug":"%ef%bb%bfdashurova-vellezerit-binjake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfdashurova-vellezerit-binjake\/","title":{"rendered":"\ufeffDashurova v\u00ebllez\u00ebrit binjak\u00eb!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje! Quhem Elona dhe vendosa t\u00eb shkruaj p\u00ebr historin\u00eb time t\u00eb dashuris\u00eb e t\u00eb tregoj gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb ka ndodhur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi mbarova studimet p\u00ebr Ekonomik, fatmir\u00ebsisht, arrita t\u00eb pun\u00ebsohesha si bankiere. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aty u njoha edhe me Eraldin, i cili kishte t\u00eb nj\u00ebjtin pozicion si un\u00eb. Me kalimin e koh\u00ebs, ai u kthye nga thjesht koleg, n\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb shok p\u00ebr mua. Ishte tep\u00ebr i rregullt dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk e tepronte, n\u00eb asgj\u00eb q\u00eb thoshte apo b\u00ebnte. Kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb korrekt me veten dhe n\u00eb raport me t\u00eb tjer\u00ebt, nd\u00ebrsa v\u00ebllai i tij binjak ishte e kund\u00ebrta e tij, kishte nj\u00eb karakter krejt\u00ebsisht ndryshe; m\u00eb i qeshur, m\u00eb i shoq\u00ebruesh\u00ebm dhe tep\u00ebr i lirsh\u00ebm. N\u00eb fillim, pamja e nj\u00ebjt\u00eb ma v\u00ebshtir\u00ebsonte dallimin mes tyre, por ishin pik\u00ebrisht ato q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr, q\u00eb m\u00eb b\u00ebnin t\u2019i dalloja m\u00eb shpejt. Eltoni apo Toni, si\u00e7 e th\u00ebrrisnin t\u00eb gjith\u00eb, ishte laborant dentar dhe kishte klinik\u00ebn e tij. Pacient\u00ebt e tij ishin t\u00eb shumt\u00eb sepse ai arrinte t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr vete me tipin q\u00eb kishte. Sa her\u00eb bisedonim, shk\u00ebmbenim shum\u00eb batuta me nj\u00ebri-tjetrin dhe bisedat tona ishin gjithnj\u00eb mjaft interesante, pasi kishim pothuajse t\u00eb nj\u00ebjtin tip. \u00a0\u201cKur bashkoheni ju t\u00eb dy\u2026 Duket sikur njiheni prej koh\u00ebsh\u201d, na thoshte Eraldi sapo na shihte bashk\u00eb. Megjith\u00ebse ishin v\u00ebllez\u00ebr dhe aq m\u00eb tep\u00ebr, binjak\u00eb, ata nuk shkonin edhe aq mir\u00eb bashk\u00eb. Ndoshta Eraldi b\u00ebhej xheloz edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien aq t\u00eb lirshme q\u00eb kisha me v\u00ebllain e tij, por ai e dinte q\u00eb un\u00eb dashuroja at\u00eb dhe nuk kishte arsye p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb xheloz. Ne q\u00ebndronim pothuajse gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs bashk\u00eb edhe p\u00ebr arsye t\u00eb pun\u00ebs, por mua nuk m\u00eb ka p\u00eblqyer asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb punoj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ambient me partnerin tim sepse marr\u00ebdh\u00ebnia do t\u00eb b\u00ebhej tep\u00ebr monotone. P\u00ebrve\u00e7se gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs, ne edhe pushimin e drek\u00ebs e kalonim bashk\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, Toni na ftoi q\u00eb t\u00eb dyve t\u00eb drekonim, por Eraldi i tha se kishte shum\u00eb pun\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb vajta un\u00eb. U ul\u00ebm n\u00eb nj\u00eb restorant af\u00ebr pun\u00ebs dhe, edhe pse isha e lodhur, ndihesha e qet\u00eb sepse do t\u00eb kaloja pak koh\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb mir\u00eb. Biseduam gjat\u00eb. Toni t\u00eb jepte mjaft energji pozitive, nd\u00ebrsa kur drekoja me Eraldin, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, flisnim vet\u00ebm p\u00ebr pun\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSi ia kaluat sot?\u201d, na pyeti Eraldi n\u00eb mbr\u00ebmje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb mir\u00eb, s\u2019ka!\u201d, tha Toni duke qeshur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Eraldi e pa me zili.\nIshin tipa aq t\u00eb kund\u00ebrt saq\u00eb nga momenti n\u00eb moment, mund t\u00eb ziheshin. Kjo m\u00eb\nvinte edhe mua n\u00eb siklet sepse p\u00ebr shkak t\u00eb tij, duhet t\u00eb mbaja distanc\u00eb me\nTonin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk e kuptoj pse keni k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ju t\u00eb dy, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb jeni\nbinjak\u00eb\u201d, i thash\u00eb Eraldit nj\u00eb dit\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi do vet\u00ebm t\u00eb duket dhe t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i miri n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebn\u201d, m\u00eb tha ai.\nEdhe pse jetonim vet\u00ebm, ne kalonim mjaft koh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb tij, ku\njetonte edhe Toni. Nuk e kuptoja se si nj\u00eb person si ai, aq i shoq\u00ebruesh\u00ebm, nuk\nkishte nj\u00eb t\u00eb dashur, pasi \u00e7do vajz\u00eb do ta b\u00ebnte p\u00ebr vete, megjithat\u00eb, un\u00eb nuk\ne pyesja p\u00ebr lidhjet me femrat. Nj\u00eb nat\u00eb, tek po festonim n\u00eb nj\u00eb klab, Toni m\u00eb\nftoi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer. E pash\u00eb Eraldin n\u00eb sy dhe ai tundi kok\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb pohimi,\nmegjith\u00ebse dukej i inatosur. Pas k\u00ebrcimit, kur u kthyem n\u00eb tavolin\u00eb, Eraldi\nkishte ikur! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKu \u00ebsht\u00eb Eraldi?!\u201d, pyeta motr\u00ebn e tij q\u00eb ishte me ne at\u00eb nat\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb tha se kishte dhimbje koke, ndaj iku\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E dija se ky ishte nj\u00eb justifikim koti dhe e v\u00ebrteta ishte se ai ishte b\u00ebr\u00eb\np\u00ebrs\u00ebri xheloz, ndaj kishte ikur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMe mua nuk ke k\u00ebrcyer ndonj\u00ebher\u00eb kaq shum\u00eb\u201d, m\u00eb tha t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSepse ti nuk k\u00ebrcen dhe kur ta k\u00ebrkoj k\u00ebt\u00eb, m\u00eb nxjerr nga nj\u00eb justifikim\u201d,\ni thash\u00eb dhe dola sepse nuk doja ta vazhdoja diskutimin me t\u00eb. Tani Toni ishte\nkthyer n\u00eb nj\u00eb moll\u00eb sherri p\u00ebr ne dhe kjo m\u00eb kishte ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs.\nProvova edhe t\u00eb distancohesha nga Toni i cili e vuri re k\u00ebt\u00eb dhe m\u00eb pyeti n\u00ebse\nkishte b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb kishte fyer sepse isha larguar shum\u00eb prej tij, por,\nedhe pse veprova ashtu, ne p\u00ebrs\u00ebri grindeshim. Mendova t\u00eb nd\u00ebrroja pun\u00ebn, duke\nmenduar se kjo mund t\u00eb na ndihmonte dhe k\u00ebshtu b\u00ebra. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPse do t\u00eb nd\u00ebrrosh pun\u00ebn?!\u201d, m\u00eb pyeti i \u00e7uditur. I thash\u00eb se kisha nj\u00eb\nofert\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb punuar si rrobaqep\u00ebse te nj\u00eb shoqja ime q\u00eb kishte\nhapur nj\u00eb atelie. Sakrifikova pun\u00ebn si bankiere me shpres\u00ebn se do t\u00eb\nrregulloheshin gj\u00ebrat mes nesh, por e dija q\u00eb Eraldi nuk donte t\u2019ia dinte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.\nP\u00ebr t\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi vet\u00ebm puna. P\u00ebr Eraldin ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb\nishte korrekt n\u00eb pun\u00eb dhe mund t\u00eb sakrifikonte gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb. Tani shiheshim\nm\u00eb rrall\u00eb dhe puna q\u00eb b\u00ebja, m\u00eb p\u00eblqente, madje stilistja m\u00eb propozoi t\u00eb isha\nun\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb sfiloja me veshjet e saj. M\u00eb p\u00eblqeu propozimi i saj, ndaj pranova,\npor kur ia thash\u00eb Eraldit, e priti shum\u00eb keq dhe m\u00eb kund\u00ebrshtoi me forc\u00eb.\nDiskutuam edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por i thash\u00eb se pun\u00ebn do ta vazhdoja, donte apo\ns\u2019donte ai. N\u00eb mbr\u00ebmje po mundohej t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb falur p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si m\u00eb\nfoli, por nuk m\u00eb tha se ishte dakord me pun\u00ebn, edhe pse nuk e dinte sakrific\u00ebn\nq\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb p\u00ebr lidhjen ton\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb periudhe kohe, dukej sikur gj\u00ebrat u\nrregulluan mes nesh. Nuk diskutonim m\u00eb si m\u00eb par\u00eb, arg\u00ebtoheshim m\u00eb shum\u00eb dhe\ngjith\u00e7ka dukej e bukur, por n\u00eb \u00e7do moment kisha frik\u00eb se mos prishej gjith\u00e7ka.\nDhe k\u00ebshtu ndodhi\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Eraldi vazhdonte t\u00eb mos ishte dakord me pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDo t\u00eb krijojm\u00eb familje dhe ti duhet t\u00eb q\u00ebndrosh pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, k\u00ebshtu q\u00eb\ndo t\u00eb t\u00eb duhet t\u2019i l\u00ebsh sfilatat\u201d. Un\u00eb nuk isha aspak dakord, nuk do ta lija\npun\u00ebn sepse donte ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEdhe ti si baba duhet t\u00eb q\u00ebndrosh pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, por ty, e vetmja gj\u00eb q\u00eb\nt\u00eb intereson \u00ebsht\u00eb puna, madje mendoj se mund t\u2019i q\u00ebndrosh m\u00eb besnik pun\u00ebs sesa\nmua\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai u acarua dhe thoshte se t\u00eb ardhurat n\u00eb sht\u00ebpi i sillte ai dhe q\u00eb t\u00eb kishim\nnj\u00eb jetes\u00eb t\u00eb mir\u00eb duhet t\u00eb punonte shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPo un\u00eb, \u00e7far\u00eb? Jeta ime do t\u2019i p\u00ebrkushtohet vet\u00ebm sht\u00ebpis\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr\njet\u00ebn sociale as nuk b\u00ebhet fjal\u00eb?!\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishim q\u00eb t\u00eb dy mjaft t\u00eb acaruar dhe k\u00ebto z\u00ebnka na\nlargonin edhe m\u00eb shum\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri. Nuk ishte m\u00eb dashuria e dikurshme mes\nnesh. Sa her\u00eb takoja Tonin, p\u00ebr momentin harroja gjith\u00e7ka sepse ai kujdesej q\u00eb\nt\u00eb ndihesha shum\u00eb mir\u00eb, por ndodhi q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb na pa Eraldi i cili nuk e mendoi\ndy her\u00eb dhe i gjuajti Tonit. Plasi nj\u00eb sherr i madh mes tyre, sikur t\u00eb mos ishin\nv\u00ebllez\u00ebr. Xhelozia e Eraldit ishte e pavend. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi po k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb marr\u00ebsh gruan dhe k\u00ebt\u00eb nuk ta fal\u201d, tha ai i xhindosur.\nIshte kthyer n\u00eb nj\u00eb person tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa un\u00eb po ndihesha shum\u00eb keq sepse m\u00eb\ndukej sikur isha un\u00eb arsyeja e atij sherri. M\u00eb pas, Eraldi filloi alkoolin dhe\nvinte shpesh i dehur n\u00eb sht\u00ebpi. I q\u00ebndroja pran\u00eb dhe dukej sikur po ndryshonte,\npor akoma nuk binim dakord p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr pun\u00ebn time. M\u00eb\nkishte th\u00ebn\u00eb shpesh se donte t\u00eb kishte f\u00ebmij\u00eb, por nuk pranoja sepse do t\u00eb m\u00eb\nduhej ta braktisja pun\u00ebn p\u00ebrgjithmon\u00eb. E dija se pasi t\u00eb b\u00ebhesha n\u00ebn\u00eb, nuk do t\u00eb\nmund t\u00eb kthehesha m\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe kujdesi ndaj f\u00ebmij\u00ebve do t\u00eb ishte angazhimi im\ni vet\u00ebm. Isha tep\u00ebr e re p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, kisha nevoj\u00eb p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb. Edhe Toni\nmendonte ashtu si un\u00eb, m\u00eb mb\u00ebshteste n\u00eb gjith\u00e7ka dhe me t\u00eb, arrija t\u00eb\nkuptohesha shum\u00eb mir\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEraldi ka ndryshuar shum\u00eb. Edhe m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb tep\u00ebr serioz, por tani \u00ebsht\u00eb\nb\u00ebr\u00eb fare. Puna e ka kthyer n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb\u201d, tha dhe ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Ndjenjat p\u00ebr\nt\u00eb ishin n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb. Teksa po bisedonim at\u00eb mbr\u00ebmje, Toni m\u00eb puthi dhe un\u00eb\nia ktheva puthjen, edhe pse nuk e kuptova pse. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb fal\u2026 nuk e di si e b\u00ebra\u201d, po mundohej t\u00eb justifikohej, por m\u00eb pas m\u00eb\ntha se kishte ndjenja p\u00ebr mua dhe se k\u00ebt\u00eb nuk kishte patur guxim t\u00eb ma thoshte\nm\u00eb par\u00eb. I buz\u00ebqesha dhe i thash\u00eb se m\u00eb p\u00eblqente, por nuk e dija n\u00ebse e\ndashuroja apo jo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur gjithmon\u00eb sikur njiheshim prej koh\u00ebsh, m\u00eb ke mb\u00ebshtetur n\u00eb\nshum\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira dhe k\u00ebt\u00eb e vler\u00ebsoj shum\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pash\u00eb q\u00eb po i shk\u00eblqenin syt\u00eb. Ishte njeri i mrekulluesh\u00ebm! Fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb\ntha at\u00eb mbr\u00ebmje, m\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb mendje dhe i kujtoja n\u00eb \u00e7do moment, edhe kur isha\nme Eraldin. Sapo shihja Tonin, zemra m\u00eb rrihte fort, ndryshe nga her\u00ebt e tjera.\nKisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me t\u00eb dhe tani nuk e dija \u00e7far\u00eb ishte ajo q\u00eb ndjeja p\u00ebr\nEraldin. N\u00ebse i thoja se doja t\u2019i jepja fund lidhjes, e dija se nuk do ta\npranonte sepse m\u00eb dashuronte, edhe pse, sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk gjeja dot m\u00ebnyr\u00ebn si t\u2019ia thoja Eraldit. Edhe Toni e kishte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\nsepse e kishte v\u00eblla. Eraldi vazhdonte me t\u00eb nj\u00ebjtat mendime dhe kjo ishte e\npadurueshme. Ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb lidhja t\u00eb merrte fund sa m\u00eb shpejt. Nj\u00eb nat\u00eb,\nteksa po bisedonim p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra, vendosa t\u2019ia thoja. Ai reagoi si\u00e7 e\nprisja; u xhindos dhe filloi t\u00eb b\u00ebrtiste si i \u00e7mendur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cE dija q\u00eb n\u00eb fillim se kishte di\u00e7ka mes jush! E shikon q\u00eb kisha t\u00eb\ndrejt\u00eb?\u201d. U mundova t\u2019ia shpjegoja se at\u00ebhere ne nuk kishim asgj\u00eb me\nnj\u00ebri-tjetrin, ishim thjesht miq, por nuk donte t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjonte. Vet\u00ebm fliste\nvet\u00eb. Mendonte se e kisha tradhtuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs dhe e quante veten\nbudalla q\u00eb nuk e kishte v\u00ebn\u00eb re. N\u00eb fund, nuk e pranonte ndarjen. Ndoshta po\nmundohej t\u00eb m\u2019i b\u00ebnte gj\u00ebrat edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por un\u00eb e kisha vendosur, do\nt\u00eb ndahesha prej tij. Menj\u00ebher\u00eb pasi diskutuam, Eraldi kishte vajtur t\u00eb\nk\u00ebrkonte Tonin &nbsp;t\u00eb cilin fatmir\u00ebsisht,\nnuk e kishte takuar, por ky takim mes tyre nuk mund te shmangej p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.\nPas shum\u00eb p\u00ebrpjekjeve tona, arrita t\u00eb ndahesha nga Eraldi, edhe pse p\u00ebr nj\u00eb\nkoh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, nuk m\u00eb linte t\u00eb qet\u00eb. M\u00eb thoshte se nuk mund t\u00eb ndahesha\nprej tij sepse m\u00eb dashuronte dhe kishim koh\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin; nuk e kuptonte\nse vet\u00eb ai kishte ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndarje. E kuptonte dashurin\u00eb shum\u00eb ndryshe\nnga un\u00eb dhe edhe pse m\u00eb par\u00eb na bashkonte di\u00e7ka, tani nuk na bashkonte m\u00eb\nasgj\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb e kishte shum\u00eb problem t\u00eb na shikonte bashk\u00eb, por me\nkalimin e koh\u00ebs, filloi t\u00eb m\u00ebsohej me k\u00ebt\u00eb fakt. U munduam shum\u00eb ta ruanim nj\u00eb\nraport shoq\u00ebror me nj\u00ebri-tjetrin dhe i sugjerova q\u00eb t\u00eb njihej me dik\u00eb sepse kjo\ndo ta ndihmonte shum\u00eb. E ndoqi k\u00ebshill\u00ebn time dhe nuk kaloi shum\u00eb q\u00eb Eraldi na\nu shfaq me nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb krah. Isha kurioze t\u00eb dija se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndjeja kur\nt\u2019i shihja bashk\u00eb, por nuk ndjeva asgj\u00eb, madje m\u00eb erdhi mir\u00eb q\u00eb edhe ai kishte\nnj\u00eb t\u00eb dashur dhe kishte ku t\u00eb p\u00ebrqendrohej. Kjo e b\u00ebnte edhe t\u00eb mos ndihej i\ndistancuar apo inferior karshi nesh. Eraldi u dashurua dhe kjo ishte shum\u00eb e\npapritur sepse ai e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dashurohej. Me sa duket, kishte\ngjetur dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb sepse shum\u00eb shpejt ata u martuan. Doja shum\u00eb t\u00eb\nishte i lumtur, ashtu si\u00e7 isha edhe un\u00eb me Tonin, i cili vazhdonte t\u00eb ma b\u00ebnte \u00e7do\ndit\u00eb t\u00eb bukur. Edhe pse me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, Eraldi vendosi t\u00eb shikonte veten e\ntij dhe jo t\u00eb vazhdonte t\u00eb ishte xheloz edhe pas ndarjes. E kisha menduar ndryshe,\nduke e njohur tipin e tij, por \u00e7udit\u00ebrisht, ndryshoi dhe m\u00eb vinte mir\u00eb p\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb. Nuk ishte m\u00eb ai tipi i hekurt dhe shum\u00eb serioz. Tashm\u00eb ishte nj\u00eb tjet\u00ebr\nErald, i qeshur dhe shum\u00eb i dashuruar. Do t\u00eb doja shum\u00eb t\u00eb kishte ndryshuar gjat\u00eb\nkoh\u00ebs q\u00eb ne ishim bashk\u00eb, por ndoshta dashuria q\u00eb kishim patur p\u00ebr\nnj\u00ebri-tjetrin nuk kishte qen\u00eb e mjaftueshme. Megjithat\u00eb, nuk m\u00eb vinte keq sepse\ngjeta njeriun i cili do t\u00eb ishte gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb ndryshonte p\u00ebr mua.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Quhem Elona dhe vendosa t\u00eb shkruaj p\u00ebr historin\u00eb time t\u00eb dashuris\u00eb e t\u00eb tregoj gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb ka ndodhur. Pasi mbarova studimet p\u00ebr Ekonomik, fatmir\u00ebsisht, arrita t\u00eb pun\u00ebsohesha si bankiere. Aty u njoha edhe me Eraldin, i cili kishte t\u00eb nj\u00ebjtin pozicion si un\u00eb. Me kalimin e koh\u00ebs, ai u kthye nga thjesht koleg, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21621,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2345],"class_list":["post-21620","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-binjaket"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21620"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21620\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}