{"id":21590,"date":"2019-03-19T14:00:07","date_gmt":"2019-03-19T13:00:07","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21590"},"modified":"2019-03-19T13:32:23","modified_gmt":"2019-03-19T12:32:23","slug":"%ef%bb%bfune-dhe-e-dashura-ime-lesbike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfune-dhe-e-dashura-ime-lesbike\/","title":{"rendered":"\ufeffUn\u00eb dhe e dashura ime lesbike"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ju shkruaj sepse kam nevoj\u00eb t\u00eb shprehem, po ju shkruaj sepse sapo kam marr\u00eb pak veten nga nj\u00eb histori dashurie q\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrroi jet\u00ebn, nj\u00eb histori q\u00eb nisi her\u00ebt dhe q\u00eb ende nuk e di n\u00ebse ka marr\u00eb fund apo jo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam ndar\u00eb nga e dashura ime pas nj\u00eb viti e gjys\u00ebm lidhjeje, nga ajo vajz\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs i kisha sh\u00ebrbyer vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u fshehur nga t\u00eb tjer\u00ebt&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Quhem Leo. Gjith\u00e7ka nisi kur isha n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme,\nkur po p\u00ebrgatiteshim dhe po b\u00ebnim prova p\u00ebr nj\u00eb festival rinor n\u00eb gjimnazin ton\u00eb.\nAty njoha nj\u00eb vajz\u00eb me emrin Nila. E njoha kur ajo po p\u00ebrgatiste koreografin\u00eb e\nk\u00ebng\u00ebs \u201cVVhenever VVherever\u201d t\u00eb Shakir\u00ebs, bashk\u00eb me nj\u00eb shoqen e saj. Mendova\nse ishte nj\u00eb moment shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ta njohur, por nj\u00eb shoqja tjet\u00ebr e saj m\u00eb\ntha q\u00eb ajo tashm\u00eb kishte t\u00eb dashur. Nuk vazhdova m\u00eb tutje sepse ajo ishte e\nlidhur dhe nuk doja t\u00eb nd\u00ebrhyja shum\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj, duke pasur parasysh q\u00eb\nedhe p\u00ebrgjigjja do kishte qen\u00eb negative. K\u00ebshtu, kaluan disa koh\u00eb dhe pas tre\nvjet\u00ebsh, n\u00eb muhabet e sip\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb rreth shoq\u00ebror, rast\u00ebsisht, d\u00ebgjova emrin e\nsaj. E pyeta at\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmendi se nga e njihte dhe m\u00eb tha se kishte b\u00ebr\u00eb shkoll\u00ebn\ntet\u00ebvje\u00e7are me t\u00eb dhe se e ruanin ende miq\u00ebsin\u00eb. U g\u00ebzova shum\u00eb q\u00eb gjeta dik\u00eb q\u00eb\ne njihte dhe ia k\u00ebrkova miq\u00ebsisht t\u00eb m\u00eb jepte numrin e saj. Ma dha pa hezitim\ndhe m\u00eb tha se n\u00ebse Nila do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte fjal\u00eb p\u00ebr numrin, t\u2019i thoja q\u00eb ma kishte\ndh\u00ebn\u00eb ai. I shkrova Nil\u00ebs nj\u00eb mesazh dhe \u00e7udit\u00ebrisht, p\u00ebrgjigjja e mesazhit m\u00eb\nerdhi shum\u00eb shpejt. Ajo ishte e g\u00ebzuar q\u00eb kisha mundur t\u00eb kontaktoja me t\u00eb dhe\nm\u00eb tha se v\u00ebrtet e kishte marr\u00eb malli q\u00eb t\u00eb fliste me dik\u00eb me t\u00eb cilin kishte b\u00ebr\u00eb\nshkoll\u00ebn e mesme, edhe pse ne t\u00eb dy n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishim shum\u00eb muhabet. Fol\u00ebm\np\u00ebr disa koh\u00eb k\u00ebshtu dhe vendos\u00ebm t\u00eb takoheshim e t\u00eb bisedonim nga af\u00ebr. U\ntakuam dhe q\u00eb n\u00eb takimin e par\u00eb, u puth\u00ebm dhe e quajt\u00ebm k\u00ebt\u00eb lidhje. Gjith\u00e7ka\nshkoi mir\u00eb p\u00ebr dy muaj. Ajo u kthye n\u00eb g\u00ebzimin tim. Edhe kur kisha dit\u00eblindjen,\nqirinjt\u00eb i fikja me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb, sepse tashm\u00eb ajo ishte kthyer n\u00eb\nmotivin e vet\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs time. E doja shum\u00eb, shum\u00eb, edhe pse dy muaj m\u00eb von\u00eb\nfilluan z\u00ebnkat dhe ne u ndam\u00eb me nj\u00eb pretekst koti, q\u00eb un\u00eb nuk e mora vesh\nat\u00ebhere. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Justifikimi ishte se ne nuk po i linim koh\u00eb nj\u00ebri-tjetrit edhe p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb\ntjera t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb ne merreshim me nj\u00ebri-tjetrin, por nuk merreshim\nm\u00eb aspektet e tjera t\u00eb jet\u00ebs. Mendo, kur me dy muaj supozohej kjo ngarkes\u00eb, po\nm\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb do b\u00ebhej? U ndam\u00eb dhe ndenj\u00ebm t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr pothuajse nj\u00eb vit.\nGjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ne ishim t\u00eb ndar\u00eb, un\u00eb nuk u lidha me ask\u00ebnd tjet\u00ebr, por vet\u00ebm\ndilja me miqt\u00eb e mi, nd\u00ebrsa ajo kishte njohur nj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr, Albertin dhe\nishte lidhur me t\u00eb. Ndenji me Albertin nj\u00eb vit dhe pasi u nda prej tij (ajo m\u00eb\ntha se ai e kishte tradhtuar dhe gjith\u00e7ka kishte marr\u00eb fund), u takuam p\u00ebrs\u00ebri\npas nj\u00eb viti e ca dhe m\u00eb shpjegoi gjith\u00e7ka se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur n\u00eb jet\u00ebn e\nsaj. U m\u00ebrzita q\u00eb ajo kishte pasur lidhje, sepse un\u00eb nga ana ime kisha pasur\nfleshet e mia, por nuk isha lidhur, duke pritur q\u00eb asaj t\u2019i kthehej mendja dhe\nt\u00eb vinte p\u00ebrs\u00ebri. Her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb ishim t\u00eb lidhur bashk\u00eb, ne nuk kryem marr\u00ebdh\u00ebnie\nseksuale, edhe pse shum\u00eb her\u00eb kemi ndenjur vet\u00ebm, madje edhe kemi fjetur bashk\u00eb\ndhe nuk b\u00ebm\u00eb asgj\u00eb sepse e kishim l\u00ebn\u00eb p\u00ebr m\u00eb von\u00eb. Ngaq\u00eb e doja shum\u00eb, nuk\nmora parasysh asgj\u00eb dhe i fala gjith\u00e7ka, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb rrija me t\u00eb, madje nj\u00eb\nmendje m\u00eb thoshte q\u00eb edhe ta merrja p\u00ebr nuse. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha q\u00eb nuk mund t\u00eb\nshkonin m\u00eb gj\u00ebrat k\u00ebshtu dhe n\u00ebse un\u00eb e doja dhe kisha vendosur t\u00eb rrija\ngjithmon\u00eb me t\u00eb, duhej q\u00eb t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb hap p\u00ebrpara dhe t\u00eb vendosnim p\u00ebr t\u00eb\nardhmen ton\u00eb, sepse n\u00eb tashm\u00eb nuk ishim t\u00eb vegj\u00ebl. U mendova p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb dhe\nnuk munda t\u00eb vendosja nj\u00eb gj\u00eb definitive. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe q\u00eb ne i kishim gj\u00ebrat e koklavitura, ajo rrinte shum\u00eb me\nshoqen e saj dhe un\u00eb nuk merakosesha sepse ato ishin shum\u00eb shoqe dhe tek ajo\nvajza un\u00eb kisha shum\u00eb besim. Kurdo q\u00eb ta pyesja, m\u00eb thoshte \u201cjam me Enxhin\u201d, edhe\nn\u00eb kafe, dhe n\u00eb sht\u00ebpi, edhe n\u00eb mbr\u00ebmje, madje ato flinin shum\u00eb shpesh te\nnj\u00ebra-tjetra. I thash\u00eb nj\u00eb dit\u00eb duke qeshur: \u201cNila, zem\u00ebr, se mos t\u00eb rregullon\nndonj\u00eb djal\u00eb Enxhi\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo m\u00eb pa, qeshi dhe ma mohoi duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cEnxhi nuk \u00ebsht\u00eb nga ato\nvajza, madje ajo edhe kur shikoj kot ndonj\u00eb djal\u00eb un\u00eb, m\u00eb thot\u00eb te mos e shoh\nsepse un\u00eb tashm\u00eb jam e dashuruar\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb g\u00ebzuan ato fjal\u00eb, edhe pse nuk e dija q\u00eb vet\u00eb Enxhi ishte tradhtia.\nLidhja ime me Nil\u00ebn u b\u00eb shum\u00eb e konsoliduar saq\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dinin q\u00eb ajo\nishte e imja dhe un\u00eb,&nbsp; i dashuri i saj.\nNj\u00eb dit\u00eb po pija kafe me nj\u00eb shok dhe po e shikoja q\u00eb sapo u ul n\u00eb tavolin\u00eb,\nsikur nuk ndihej rehat dhe sikur k\u00ebrkonte t\u00eb m\u00eb thoshte di\u00e7ka. E pyeta \u00e7far\u00eb\nkishte dhe nuk m\u00eb p\u00ebrgjigjej. Pas k\u00ebmb\u00ebnguljes sime, ai m\u00eb tha q\u00eb ishte shum\u00eb\nn\u00eb siklet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb m\u00eb thoshte, por e ndjente t\u00eb nevojshme t\u00eb m\u00eb\ntregonte se nj\u00eb dit\u00eb e kishte par\u00eb Nil\u00ebn time t\u00eb puthej me Enxhin. N\u00eb fillim e\nmora si shaka, sepse e dija q\u00eb ato rrinin gjith\u00eb koh\u00ebs bashk\u00eb dhe ndonj\u00eb puthje\nedhe mund t\u00eb kishin shk\u00ebmbyer, por jo, puthja q\u00eb m\u00eb p\u00ebrshkroi shoku im ishte\nshum\u00eb larg puthjeve shoq\u00ebrore dhe pa t\u00eb keq. Ai m\u00eb tha q\u00eb Enxhi dhe Nila gati\nsa nuk ishin rr\u00ebzuar rr\u00ebz\u00eb murit t\u00eb nj\u00eb pallati t\u00eb vjet\u00ebr nga puthjet dhe\np\u00ebrk\u00ebdheljet me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk m\u00eb pritej derisa t\u00eb takoja Nil\u00ebn dhe t\u2019i ul\u00ebrija. Kur e takova dhe i\nthash\u00eb, asaj nuk i l\u00ebvizi nj\u00eb qerpik. Pas nj\u00eb viti e gjys\u00ebm lidhjeje q\u00eb kishim\nne pas ndarjes s\u00eb par\u00eb, ajo m\u00eb tha q\u00eb nuk ishte ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u2019u alarmuar,\nsepse ajo e donte v\u00ebrtet Enxhin dhe jo un\u00eb, po askush nuk mund ta ndalonte at\u00eb\nq\u00eb ndjenin ato t\u00eb dyja. Nuk e doja veten q\u00eb ajo m\u00eb kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb m\u00eb\nfshehur lesbicizmin e saj. E ndjeja q\u00eb di\u00e7ka nuk shkonte sepse edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie\najo nuk m\u00eb jepte shum\u00eb, por mendoja se ishte n\u00eb mes ndonj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr, jo\nvajz\u00eb. Edhe Alberti prandaj e kishte l\u00ebn\u00eb, sepse kishte m\u00ebsuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.\nTani, ajo ka ikur jasht\u00eb vendit bashk\u00eb me Enxhin dhe jetojn\u00eb bashk\u00eb, nd\u00ebrsa familjar\u00ebt\ne din\u00eb q\u00eb jan\u00eb shoqe t\u00eb ngushta. Kjo ishte historia ime dhe tradhtia lesbike e\nt\u00eb dashur\u00ebs time&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Po ju shkruaj sepse kam nevoj\u00eb t\u00eb shprehem, po ju shkruaj sepse sapo kam marr\u00eb pak veten nga nj\u00eb histori dashurie q\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrroi jet\u00ebn, nj\u00eb histori q\u00eb nisi her\u00ebt dhe q\u00eb ende nuk e di n\u00ebse ka marr\u00eb fund apo jo. Jam ndar\u00eb nga e dashura ime pas nj\u00eb viti e gjys\u00ebm lidhjeje, nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21591,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2344],"class_list":["post-21590","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-lesbike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21590","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21590"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21590\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21591"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}