{"id":21583,"date":"2019-03-18T22:00:50","date_gmt":"2019-03-18T21:00:50","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21583"},"modified":"2019-03-18T19:26:50","modified_gmt":"2019-03-18T18:26:50","slug":"%ef%bb%bfme-la-se-isha-e-adoptuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfme-la-se-isha-e-adoptuar\/","title":{"rendered":"\ufeffM\u00eb la se isha e adoptuar&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p>Sa do t\u00eb doja t\u00eb kisha patur nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb lumtur si t\u00eb gjitha moshataret e mia, por prind\u00ebrit nuk desh\u00ebn t\u00eb ma jepnin k\u00ebt\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi pasi m\u00eb braktis\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs! <\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, un\u00eb prap\u00eb nuk mund t\u00eb them se nuk kam qen\u00eb e lumtur n\u00eb at\u00eb ambient, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve. <\/p>\n\n\n\n<p>Teksa shikoja edhe f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb si un\u00eb, e kaloja k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb disa momente. Mbaj mend se ndonj\u00ebher\u00eb na vinin dhurata dhe ne, sa nuk fluturonim nga g\u00ebzimi. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBora, ta nd\u00ebrrojm\u00eb bashk\u00eb\ndhurat\u00ebn?\u201d, m\u00eb tha nj\u00ebher\u00eb nj\u00ebra nga vajzat, s\u00eb cil\u00ebs i kishte q\u00eblluar nj\u00eb\narush, por ajo p\u00eblqente kukull\u00ebn time. E nd\u00ebrrova dhe q\u00eb at\u00ebhere, ai arush u\nkthye n\u00eb kukull\u00ebn time m\u00eb t\u00eb dashur, e kisha b\u00ebr\u00eb shok t\u00eb ngusht\u00eb. Luaja me t\u00eb,\ni flisja dhe megjith\u00ebse nuk m\u00eb kthente p\u00ebrgjigje, m\u00eb dukej sikur bisedoja me\nt\u00eb. Sa her\u00eb na b\u00ebnin dhurata t\u00eb reja, un\u00eb nuk pranoja ta nd\u00ebrroja. P\u00ebrve\u00e7 arushit,\nkisha edhe nj\u00eb shok tjet\u00ebr i cili quhej Endri, nd\u00ebrsa me vajzat zihesha shum\u00eb dhe\nkur ndodhte kjo, Endri m\u00eb p\u00ebrkrahte, prandaj fillova ta p\u00eblqeja shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMos u m\u00ebrzit se m\u00eb ke mua\u201d, m\u00eb\nthoshte. <\/p>\n\n\n\n<p>At\u00ebhere mendoja se ai ishte\nheroi im dhe isha shum\u00eb e lirshme, deri dit\u00ebn kur u m\u00ebrzita shum\u00eb. Nuk do ta\nharroj kurr\u00eb Endrin me lot n\u00eb sy kur m\u00eb tha se do ta adoptonin dhe fillova t\u00eb\nqaja edhe un\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb. Ai, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb g\u00ebzohej se kishte gjetur nj\u00eb\nfamilje, i vinte keq q\u00eb po ndaheshim. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe nuk do ta ndahemi\np\u00ebrgjithmon\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb shihemi p\u00ebrs\u00ebri. Duhet t\u00eb jesh i lumtur q\u00eb ke\ngjetur nj\u00eb familje. Sa do t\u00eb doja edhe un\u00eb t\u00eb kisha nj\u00eb!\u201d, i thash\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb\nq\u00eb lot\u00ebt nuk m\u00eb pushonin. U p\u00ebrqafuam fort dhe u ndam\u00eb mes t\u00eb qarave me\nngash\u00ebrim. At\u00eb dit\u00eb e kujtoj gjithmon\u00eb! Tani nuk kishte kush t\u00eb m\u00eb mbronte sa\nher\u00eb zihesha me shoqet. M\u00eb kishte mbetur vet\u00ebm arushi, t\u00eb cilin e p\u00ebrqafoja\nfort dhe qaja. Dit\u00ebt i kaloja e m\u00ebrzitur dhe shpresoja se nj\u00eb dit\u00eb do ta gjeja\nedhe un\u00eb nj\u00eb familje, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit i kisha humbur shpresat se do t\u2019i njihja.\nAta m\u00eb kishin braktisur dhe nuk besoja se do t\u00eb ktheheshin m\u00eb e k\u00ebshtu un\u00eb nuk\ndo ta m\u00ebsoja kurr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, arsyen pse m\u00eb kishin braktisur. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb\nkalonte, m\u00eb merrte malli shum\u00eb p\u00ebr Endrin. Isha m\u00ebsuar t\u00eb q\u00ebndroja me t\u00eb, por\nme kalimin e koh\u00ebs, edhe un\u00eb u m\u00ebsova me munges\u00ebn e tij. K\u00ebshtu, kaluan disa\nvite dhe un\u00eb u rrita duke shpresuar se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb largohesha q\u00eb aty. Dhe\najo dit\u00eb erdhi! Nj\u00eb \u00e7ift m\u00eb kishte zgjedhur p\u00ebr t\u00eb m\u00eb adoptuar. U g\u00ebzova dhe u\ntrishtova n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. E besoja se \u00e7far\u00eb kishte ndjer\u00eb Endri kur u\nlargua. Aty kishim shum\u00eb kujtime dhe kemi kaluar momente t\u00eb bukura t\u00eb cilat do\nt\u00eb na mungonin n\u00eb vazhdim. U b\u00ebra gati dhe isha shum\u00eb e emocionuar; do shihja\nprind\u00ebrit e mi t\u00eb rinj! \u201cBukuroshe, eja t\u00eb t\u00eb puth pak\u201d, m\u00eb tha gruaja, q\u00eb po m\u00eb\npriste me krah\u00eb hapur. M\u00eb p\u00eblqeu sepse ishte shum\u00eb e dashur dhe un\u00eb, mbi t\u00eb\ngjitha, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kisha nevoj\u00eb. Gjithnj\u00eb m\u00eb kishte munguar dashuria prind\u00ebrore t\u00eb\ncil\u00ebn tani shpresoja t\u00eb ma dhuronin&nbsp;\nprind\u00ebrit q\u00eb m\u00eb kishin adoptuar. P\u00ebr fatin tim t\u00eb mir\u00eb, ata nuk kishin f\u00ebmij\u00eb\nsepse nuk b\u00ebnin dot, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, do ta kisha patur shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ata\nnuk do t\u00eb m\u00eb pranonin si pjes\u00ebtare t\u00eb re n\u00eb familjen e tyre dhe jeta ime do t\u00eb\nv\u00ebshtir\u00ebsohej shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBora, si t\u00eb duket sht\u00ebpia jote\ne re?\u201d, m\u00eb pyet\u00ebn ata kur u fut\u00ebm brenda. M\u00eb dukej sikur isha n\u00eb nj\u00eb realitet\ntjet\u00ebr, m\u00eb kishin ikur fjal\u00ebt. Ishte nj\u00eb sht\u00ebpi e madhe, e bukur dhe mua po m\u00eb\ndukej vetja si princesh\u00eb. Ndihesha shum\u00eb e lumtur dhe i fal\u00ebnderova q\u00eb m\u00eb\nkishin zgjedhur mua. Ata m\u00eb donin shum\u00eb sepse prej vitesh ishin p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebheshin\nme f\u00ebmij\u00eb, por nuk kishin mundur. Edhe p\u00ebr t\u00eb m\u00eb adoptuar mua, kishin pritur\nshum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cT\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb ty q\u00eb na e b\u00ebre\n\u00ebndrr\u00ebn realitet, zem\u00ebr\u201d, m\u00eb tha ajo. <\/p>\n\n\n\n<p>Po b\u00ebja nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb lumtur pran\u00eb\ntyre, por di\u00e7ka m\u00eb mundonte. N\u00eb fillim e kisha shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i th\u00ebrrisja\n\u201cmama\u201d e \u201cbaba\u201d dhe atyre u vinte pak keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cS\u2019ka gj\u00eb, mos u m\u00ebrzit. Kur ta\nndjesh v\u00ebrtet, thuaje\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Nuk vonoi shum\u00eb q\u00eb un\u00eb nisa t\u2019i\nth\u00ebrrisja ashtu dhe ata u g\u00ebzuan shum\u00eb. M\u00eb plot\u00ebsuan t\u00eb gjitha d\u00ebshirat q\u00eb m\u00eb\nishin mohuar gjat\u00eb atyre viteve, m\u00eb mbush\u00ebn boshll\u00ebkun q\u00eb m\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit\ne mi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Fillova shkoll\u00ebn, shkoja n\u00eb kurse, si dhe krijova shoq\u00ebri t\u00eb\nre, megjithat\u00eb vazhdoja ta ndjeja munges\u00ebn e Endrit. Nuk e kisha takuar q\u00eb dit\u00ebn\nq\u00eb u ndam\u00eb. Mendoja se sa do t\u00eb kishte ndryshuar dhe a do ishte i lumtur me\nfamiljen q\u00eb e kishte adoptuar. Ndjeja shum\u00eb mall p\u00ebr t\u00eb, por nuk kisha \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja.\nI kisha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe ndjeja se po jetoja v\u00ebrtet. E kisha kthyer\n\u00ebndrr\u00ebn n\u00eb realitet! Koha kalonte dhe un\u00eb ndihesha shum\u00eb e plot\u00ebsuar sepse\nbashk\u00eb me mua, rritej edhe vet\u00ebvler\u00ebsimi q\u00eb m\u00eb ndihmonte t\u00eb ecja para. Isha 23\nvje\u00e7e kur njoha dashurin\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, kur provova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb\nrrahurat e shpeshta t\u00eb zemr\u00ebs dhe munges\u00ebn e tij. Andin e njoha n\u00eb shkoll\u00eb dhe\npasi shk\u00ebmbyem numrat e telefonit, takoheshim shpesh. Kemi folur shum\u00eb p\u00ebr\nnj\u00ebri-tjetrin dhe dinim gati gjith\u00e7ka, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb un\u00eb isha e adoptuar. E\ndija se ishte m\u00eb mir\u00eb t\u2019i tregoja, por ngurroja t\u00eb b\u00ebja k\u00ebt\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNdihem me fat q\u00eb t\u00eb kam njohur\ndhe dua q\u00eb kjo lidhje t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb e gjat\u00eb\u201d, m\u00eb thoshte. Ishte djal\u00eb shum\u00eb i\nmir\u00eb, por di\u00e7ka nuk m\u00eb p\u00eblqente tek ai; ishte shum\u00eb i lidhur me maman\u00eb e tij\ndhe ende i bindej asaj p\u00ebr gjith\u00e7ka. E merrte shpesh n\u00eb telefon dhe fliste\ngjat\u00eb me t\u00eb. Kjo p\u00ebr mua b\u00ebhej e bezdisshme sepse ndihesha e l\u00ebn\u00eb pas dore. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr \u00e7far\u00eb flisni kaq gjat\u00eb?\u201d,\ne pyeta nj\u00eb dit\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAjo kujdeset shum\u00eb p\u00ebr mua dhe\ne dua shum\u00eb\u201d, m\u00eb thoshte. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroja sa m\u00eb\nshum\u00eb me t\u00eb, t\u00eb kalonim m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, i propozova q\u00eb ta\nkalonim fundjav\u00ebn jasht\u00eb qytetit. I p\u00eblqeu ideja dhe pranoi, por as atje nuk i\npushonte telefoni! Disa her\u00eb dukej sikur bezdisej edhe ai vet\u00eb, por nuk donte\nt\u00eb linte k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypje. Pash\u00eb q\u00eb nj\u00eb moment e fiku telefonin dhe vet\u00ebm at\u00ebhere\nne ndjem\u00eb se po qet\u00ebsoheshim v\u00ebrtet. Un\u00eb nuk e kritikoja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sepse e dija\nse nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb rezultat, madje do ta mbronte me zjarr maman\u00eb e tij.\nFundjava q\u00eb kaluam ishte shum\u00eb e bukur, por mbaroi shpejt dhe tani duhet t\u2019i\nriktheheshim rutin\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. Gjith\u00e7ka po m\u00eb ecte mir\u00eb dhe kisha frik\u00eb se\ndo t\u00eb dilte di\u00e7ka q\u00eb do ta prishte k\u00ebt\u00eb mbar\u00ebsi, madje e ndjeja se kjo do t\u00eb\nndodhte. Andi mendonte se kishte ardhur momenti q\u00eb t\u00eb prezantoheshim me\nprind\u00ebrit e nj\u00ebri-tjetrit, por un\u00eb kisha nj\u00eb ndjenj\u00eb frike p\u00ebr momentin kur ai\ndo t\u00eb takonte prind\u00ebrit e mi dhe do t\u00eb m\u00ebsonte se isha e bir\u00ebsuar. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb ke? Nuk t\u00eb p\u00eblqen?\u201d, m\u00eb\npyeti pasi m\u00eb pa se nuk po flisja. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJo, vet\u00ebm se jam e emocionuar\nq\u00eb do t\u00eb takoj prind\u00ebrit e tu\u201d, e g\u00ebnjeva.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDo ta shoh\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb t\u00eb\np\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb dhe do t\u2019u p\u00eblqesh edhe ti atyre\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpresoja t\u00eb ndodhte k\u00ebshtu,\npor di\u00e7ka m\u00eb thoshte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Mamaja e tij m\u2019i kishte ngulur syt\u00eb gjat\u00eb\ngjith\u00eb koh\u00ebs dhe vet\u00ebm m\u00eb shikonte. Shikimi i saj m\u00eb dukej kritik ose ndoshta thjesht\nm\u00eb dukej mua. Shpresoja ta kisha gabim. Edhe kur m\u00eb pyeste, m\u00eb dukej shum\u00eb\ntendencioze, megjithat\u00eb, un\u00eb i p\u00ebrgjigjesha shum\u00eb mir\u00eb dhe me dashamir\u00ebsi. Doja\nme patj\u00ebt\u00ebr t\u2019i lija p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb sepse e mendoja si vjehrr\u00ebn time t\u00eb\nardhshme. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb mendonte mamaja jote p\u00ebr\nmua?\u201d, e pyeta Andin menj\u00ebher\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen sepse nuk m\u00eb durohej. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAshtu si\u00e7 t\u00eb thash\u00eb, i ke\np\u00eblqyer shum\u00eb\u201d. U g\u00ebzova pa mas\u00eb dhe m\u00eb dukej sikur kisha hequr nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb\nr\u00ebnd\u00eb. M\u00eb kishte marr\u00eb me sy t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb vinte shum\u00eb mir\u00eb, por akoma nuk\nisha treguar e sinqert\u00eb me ta dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ndihesha shum\u00eb n\u00eb faj. Fola me maman\u00eb\ndhe m\u00eb tha se m\u00eb mir\u00eb ta dinin q\u00eb tani sepse n\u00ebse nuk do t\u2019ua thoja, do t\u00eb\nishte tep\u00ebr von\u00eb. E dija q\u00eb kjo duhej b\u00ebr\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri un\u00eb nuk mundesha. Sa\nher\u00eb e kam p\u00ebrgatitur veten para pasqyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb guximin, por vazhdoja t\u00eb\nmos ia thoja. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMendon se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jemi\nt\u00eb lumtur me familjen ton\u00eb?\u201d, e pyeta nj\u00eb dit\u00eb. \u201cPo-n\u00eb\u201d e tij doja ta d\u00ebgjoja\npa pushim! Tashm\u00eb familjet tona ishin njohur dhe ne u fejuam. E fal\u00ebnderoja\nZotin q\u00eb po m\u00eb sillte kaq t\u00eb mira n\u00eb jet\u00eb dhe shpesh mendoja me veten se \u00e7do e\nkeqe e ka dhe nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Mua v\u00ebrtet m\u00eb braktis\u00ebn prind\u00ebrit, por dashuria,\nmb\u00ebshtetja dhe p\u00ebrkushtimi ndaj meje nuk mungoi. M\u00eb rrethonin persona q\u00eb i doja\ndhe m\u00eb donin v\u00ebrtet. Prind\u00ebrit e Andit na ftonin shpesh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre dhe\nsa her\u00eb q\u00eb shkonim, mamaja e tij m\u00eb pyeste pa pushim p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, disa prej\nt\u00eb cilave m\u00eb dukeshin edhe pa r\u00ebnd\u00ebsi. Fillova t\u00eb besoj se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk i\nkisha p\u00eblqyer, pavar\u00ebsisht \u00e7far\u00eb m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb Andi. Fakti q\u00eb ua mbaja t\u00eb fsheht\u00eb\nt\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e jet\u00ebs sime m\u00eb r\u00ebndonte n\u00eb nd\u00ebrgjegje, ndaj m\u00eb par\u00eb ia thash\u00eb\nAndit. Ishim ulur q\u00eb t\u00eb dy n\u00eb kafe dhe po bisedonim. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAndi, duhet t\u00eb dish dicka p\u00ebr\nmua\u201d. Ai u tremb! \u201cJam e adoptuar\u201d, i thash\u00eb dhe po prisja reagimin e tij. Nuk\nfoli p\u00ebr disa minuta, as n\u00eb sy nuk m\u00eb shihte. Kishte ulur kok\u00ebn dhe po\nmendohej. \u201cNuk ke asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb?\u201d, i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJo\u201d, m\u00eb tha dhe pas pak\nminutash k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ngriheshim. U \u00e7udita sepse nuk m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb.\nQ\u00eb at\u00eb dit\u00eb, ai nuk m\u00eb telefonoi m\u00eb dhe i telefonova un\u00eb e para. Nuk m\u2019u p\u00ebrgjigj!\nShkova ta takoja n\u00eb sht\u00ebpi dhe atje m\u00eb priti mamaja e tij. Gjat\u00eb bised\u00ebs q\u00eb\nb\u00ebra me t\u00eb, kuptova se ia kishte treguar t\u00eb gjitha. \u201cUn\u00eb nuk dua p\u00ebr djalin tim\nnj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb bir\u00ebsuar. E kam djal\u00eb t\u00eb vet\u00ebm dhe dua m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb\u201d. Syt\u00eb\nm\u2019u mbush\u00ebn me lot dhe nuk po dija fare \u00e7far\u00eb t\u2019i thoja, di vet\u00ebm q\u00eb n\u00eb ato\nmomente e urreja at\u00eb, bashk\u00eb me djalin e saj. Shkova n\u00eb sht\u00ebpi dhe u tregova\nprind\u00ebrve gjith\u00e7ka, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdoja t\u00eb qaja ende. \u201cAta nuk mund t\u00eb gjejn\u00eb\nkurr\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb si ti. Mos u m\u00ebrzit sepse na ke ne k\u00ebtu\u201d, mundoheshin t\u00eb m\u00eb\nngush\u00ebllonin. Andi nuk mori as guximin p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk donte t\u00eb\ntakoheshim m\u00eb, por si gjithmon\u00eb, i zgjidhte pun\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet mamas\u00eb s\u00eb tij.\nAsnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb kishte p\u00eblqyer ajo grua, as un\u00eb asaj dhe doli ajo q\u00eb ndjeja; di\u00e7ka\nq\u00eb do ta prishte lumturin\u00eb time. <\/p>\n\n\n\n<p>Kaloi koh\u00eb, por un\u00eb vazhdoja t\u00eb\nvuaja p\u00ebr Andin. E ndjeja shum\u00eb munges\u00ebn e tij edhe kur sh\u00ebtisja vet\u00ebm dhe\nmundohesha t\u00eb qet\u00ebsohesha. Nj\u00eb dit\u00eb vjeshte, tek po ecja dhe po mendoja me\nveten, d\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb: \u201cM\u00eb fal, shalli yt \u00ebsht\u00eb ky?\u201d. Ktheva kok\u00ebn dhe mbeta pa\nfjal\u00eb&#8230; Fytyra e tij nuk kishte ndryshuar aspak; ishte Endri!&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBora, ti je?\u201d, m\u00eb tha ai dhe u\np\u00ebrqafuam fort. Ishte surpriza m\u00eb e bukur q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur ato dit\u00eb. M\u00eb n\u00eb\nfund, takova Endrin, shokun tim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, heroin tim! I kishim munguar\nshum\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe ishim shum\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb u ritakuam pas shum\u00eb vitesh, p\u00ebr\nt\u00eb arritur m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shprehnim at\u00eb q\u00eb nuk kishim mundur t\u2019ia thonim\nnj\u00ebri-tjetrit kur ishim f\u00ebmij\u00eb&#8230; Sot, vazhdoj t\u00eb jem p\u00ebrkrah Endrit, i cili ka\narritur t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte gjysm\u00ebn time t\u00eb munguar.&nbsp; <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sa do t\u00eb doja t\u00eb kisha patur nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb lumtur si t\u00eb gjitha moshataret e mia, por prind\u00ebrit nuk desh\u00ebn t\u00eb ma jepnin k\u00ebt\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi pasi m\u00eb braktis\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs! Megjithat\u00eb, un\u00eb prap\u00eb nuk mund t\u00eb them se nuk kam qen\u00eb e lumtur n\u00eb at\u00eb ambient, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve. Teksa shikoja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[332],"class_list":["post-21583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-rrefime-mekataresh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21583"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21583\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}