{"id":21566,"date":"2019-03-16T20:30:07","date_gmt":"2019-03-16T19:30:07","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21566"},"modified":"2019-03-16T19:27:50","modified_gmt":"2019-03-16T18:27:50","slug":"%ef%bb%bfsemundja-qe-me-solli-dashurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfsemundja-qe-me-solli-dashurine\/","title":{"rendered":"\ufeffS\u00ebmundja q\u00eb m\u00eb solli dashurin\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb jet\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndodhur shum\u00eb gj\u00ebra, por kjo q\u00eb vendosa ta ndaj me ju, lexues, ma ka ndryshuar plot\u00ebsisht rrjedh\u00ebn e jet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Kam jetuar nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb varf\u00ebr nga gjendja ekonomike, pavar\u00ebsisht se prind\u00ebrit mundoheshin shum\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Ndryshe nga shoq\u00ebria ime, mua m\u00eb mungonin shum\u00eb gj\u00ebra, por jo dashuria e prind\u00ebrve. Gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb jam shtruar vazhdimisht n\u00eb spitale sepse s\u00ebmuresha shpesh. Mami \u00ebsht\u00eb munduar me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat q\u00eb un\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohesha sa m\u00eb shpejt, por rritja n\u00eb varf\u00ebri kishte ndikuar n\u00eb s\u00ebmundjen time t\u00eb shpesht\u00eb. Sapo mbarova gjimnazin, arrita t\u00eb fitoja t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet p\u00ebr Ekonomik. Isha shum\u00eb e g\u00ebzuar dhe as prind\u00ebrit nuk e fshihnin dot g\u00ebzimin q\u00eb ndjenin p\u00ebr mua. Isha f\u00ebmij\u00eb i vet\u00ebm dhe m\u00eb premtuan se do t\u00eb m\u00eb q\u00ebndronin pran\u00eb e do t\u00eb m\u00eb mb\u00ebshtesnin gjithmon\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i mbaroja studimet me rezultate t\u00eb mira. I adhuroja ata, t\u00eb cil\u00ebt edhe pse t\u00eb varf\u00ebr arrinin t\u00eb ishin optimist\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb b\u00ebnin edhe mua t\u00eb till\u00eb; optimiste p\u00ebr jet\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen time. Gjithmon\u00eb m\u00eb ka p\u00eblqyer matematika dhe nuk e pata aspak t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb shkollimit\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historia nis n\u00eb fund t\u00eb studimeve t\u00eb mia\u2026 Pas nj\u00eb jave do t\u00eb diplomohesha\ndhe m\u00eb duhej t\u00eb kisha nj\u00eb veshje t\u00eb re, por nuk kisha mund\u00ebsi ta blija. Fatmir\u00ebsisht,\nshoqja ime e ngusht\u00eb m\u00eb dha hua nj\u00eb nga veshjet e saj dhe dit\u00ebn e diplomimit\nishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe prind\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebve u lexohej n\u00eb sy lumturia q\u00eb\nndjenin n\u00eb ato momente. Edhe p\u00ebr mua ishte nj\u00eb emocion i pap\u00ebrshkruesh\u00ebm. Isha\nshum\u00eb e lumtur q\u00eb arrita t\u00eb sfidoja gjendjen ekonomike me t\u00eb cil\u00ebn isha rritur\ndhe kisha arritur di\u00e7ka n\u00eb jet\u00eb, por m\u00eb e lumtur u ndjeva n\u00eb momentin kur prind\u00ebrit\nm\u00eb than\u00eb se ndiheshin v\u00ebrtet krenar\u00eb q\u00eb isha vajza e tyre. Pasi mbarova\nstudimet e larta, kisha nevoj\u00eb t\u00eb filloja nj\u00eb pun\u00eb sepse nuk mund t\u00eb varesha m\u00eb\nnga prind\u00ebrit, kishte ardhur momenti q\u00eb t\u2019u b\u00ebja vet\u00eb ball\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive n\u00eb jet\u00eb,\npor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb diskutova me ta sepse nuk donin q\u00eb un\u00eb t\u00eb punoja sepse nuk isha n\u00eb\ngj\u00ebndje t\u00eb mir\u00eb fizike. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb punoj sepse nuk do t\u00eb jem gjithmon\u00eb pran\u00eb jush. Do t\u00eb\nkrijoj familjen time dhe ashtu si ju, edhe un\u00eb do t\u00eb mundohem shum\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt\ne mi. Ju jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebse p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj sepse pa at\u00eb un\u00eb nuk do t\u00eb\nmund t\u00eb kisha ecur p\u00ebrpara\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi nuk mund t\u00eb punosh dhe t\u00eb mundohesh q\u00eb tani sepse gjendja jote\nsh\u00ebndet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb delikate\u201d, vazhduan ata. Kjo ishte e v\u00ebrtet\u00eb sepse\nvuaja nga bulimia dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb dy javore, arrita ta mbaja t\u00eb fsheht\u00eb\nnga prind\u00ebrit, por mami m\u00eb pa nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb tualet dhe e kuptoi menj\u00ebher\u00eb se cfar\u00eb\nkisha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi vuan nga bulimia dhe nuk na ke th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb?! Sa koh\u00eb ka q\u00eb je k\u00ebshtu? Duhet\nt\u00eb shkojm\u00eb t\u00eb vizitohemi menj\u00ebher\u00eb!\u201d, m\u00eb tha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb nuk pranoja sepse kisha frik\u00eb nga p\u00ebrgjigjja q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb jepnin mjek\u00ebt,\npor m\u00eb n\u00eb fund u binda edhe vet\u00eb q\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb vizitohesha sepse ndoshta do\nt\u00eb ishte m\u00eb keq n\u00ebse do t\u00eb vazhdoja me kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb time. M\u00eb shoq\u00ebroi mami dhe\nmjeku q\u00eb m\u00eb vizitoi, p\u00ebrve\u00e7se shum\u00eb simpatik, ishte edhe shum\u00eb i komunikuesh\u00ebm\nme mua. Q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb u pam\u00eb, kishte nj\u00eb alkimi mes nesh dhe k\u00ebt\u00eb e\nvura re menj\u00ebher\u00eb edhe tek ai. Quhej Adi dhe sa her\u00eb kisha p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vizit\u00ebn,\nshkoja me qejf, tani, pa shoq\u00ebrues. Vizita ime zgjaste m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjerat\ndhe koha kalonte si pa u v\u00ebn\u00eb re. Nj\u00eb dit\u00eb ai m\u00eb ftoi p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb di\u00e7ka sapo ai\nt\u00eb mbaronte turnin dhe un\u00eb pranova me k\u00ebnaq\u00ebsi. M\u00eb dukej si nga ato takimet e\nadoleshent\u00ebve ku duart dhe gjunj\u00ebt t\u00eb dridhen nga emocionet. Sa her\u00eb shihja\nAdin, zemra m\u00eb rrihte fort\n dhe e kuptova se po\ndashurohesha me t\u00eb. M\u00eb vler\u00ebsonte, m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndihesha e lumtur n\u00eb pranin\u00eb e\ntij dhe nuk e kishte problem faktin q\u00eb un\u00eb isha e s\u00ebmur\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi do t\u00eb sh\u00ebrohesh dhe duhet ta besosh edhe vet\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, m\u00eb thoshte shpesh\ndhe ndikimi i tij n\u00eb mendimet e mia, dha rezultat q\u00eb n\u00eb fillim sepse nuk isha\nm\u00eb e stresuar si n\u00eb fillim kur sapo kisha m\u00ebsuar p\u00ebr s\u00ebmundjen, por fillova t\u00eb\nisha optimiste dhe n\u00eb kok\u00ebn time mbizot\u00ebronte mendimi se do t\u00eb sh\u00ebrohesha shum\u00eb\nshpejt. Adi ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb person t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr mua dhe un\u00eb fillova\nta kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta mendoja jet\u00ebn pa pranin\u00eb e tij. Ndoshta dashuria e tij\npo m\u00eb jepte forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e sigurt\u00eb dhe e vendosur n\u00eb sh\u00ebrimin tim. Pasi\nnjoha Adin, e kisha harruar tem\u00ebn e pun\u00ebs dhe nuk e kisha p\u00ebrmendur m\u00eb, por\nshkoll\u00ebn e kisha mbaruar dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dit\u00ebs e kaloja me Adin, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn\ntjet\u00ebr q\u00ebndroja e mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi. Fillova t\u00eb m\u00ebrzitesha dhe sh\u00ebndeti po m\u00eb\np\u00ebrkeq\u00ebsohej. Sa her\u00eb isha vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, nuk b\u00ebja gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se hapja\nfrigoriferin dhe haja pa e kuptuar se sa po haja. M\u00eb pas e nxirrja gjith\u00eb\nushqimin duke e provokuar vet\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Adi m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb diet\u00eb t\u00eb\ncil\u00ebn duhej ta ndiqja me rigorozitet, un\u00eb nuk i rezistoja dot ushqimit dhe n\u00eb\nk\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po kthehesha p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb gjendjen fillestare. Nuk kisha guximin t\u2019u\ntregoja asgj\u00eb as prind\u00ebrve, as Adit p\u00ebr gjendjen time t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar dhe ky\nishte nj\u00eb stres i dyfisht\u00eb p\u00ebr mua. Nuk e kuptova si arrita p\u00ebrs\u00ebri deri aty\ndhe mendova t\u00eb merresha me di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb ta largoja mendjen nga ushqimi. Fillova\npun\u00eb si sekretare dhe prind\u00ebrit nuk kishin \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnin tjet\u00ebr ve\u00e7se ta pranonin\nvendimin tim, sado q\u00eb ata nuk ishin aspak dakord q\u00eb un\u00eb t\u00eb punoja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe duam vet\u00ebm q\u00eb ti t\u00eb jesh mir\u00eb me sh\u00ebndet sepse kjo ka m\u00eb tep\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsi\nse nj\u00eb pag\u00eb mujore\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEdhe un\u00eb dua t\u00eb sh\u00ebrohem dhe kjo nuk vjen vet\u00ebm duke q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpi,\np\u00ebrkundrazi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb un\u00eb mund t\u00eb mos sh\u00ebrohem kurr\u00eb\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mami filloi t\u00eb qante dhe t\u00eb m\u00eb thoshte q\u00eb t\u00eb mos shprehesha kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb sepse m\u00eb donin shum\u00eb dhe nuk do ta suportonin dot humbjen time. I p\u00ebrqafova\nfort dhe as un\u00eb nuk i mbajta dot lot\u00ebt. Edhe\nAdi e mir\u00ebpriti lajmin q\u00eb un\u00eb kisha filluar nj\u00eb pun\u00eb dhe kjo m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb\nndihesha v\u00ebrtet mir\u00eb, megjith\u00ebse do t\u00eb kaloja m\u00eb pak koh\u00eb me t\u00eb. I druhesha nj\u00eb\nftohjeje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies son\u00eb dhe, si p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, k\u00ebshtu ndodhi. N\u00eb pun\u00eb\nmendoja m\u00eb pak p\u00ebr ushqimin e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Adin dhe kjo gjendje po m\u00eb mbyste.\nEdhe ai m\u00eb dukej m\u00eb i diferencuar dhe justifikohej se puna po i merrte shum\u00eb\nkoh\u00eb e lodhej shum\u00eb. Un\u00eb nuk i pranoja k\u00ebto justifikime, m\u00ebrzitesha shum\u00eb, mbyllesha\nn\u00eb dhom\u00ebn time dhe qaja me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Iu riktheva edhe nj\u00eb her\u00eb ushqimit dhe\nk\u00ebt\u00eb her\u00eb kjo do t\u00eb ishte tep\u00ebr e rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin tim. E teprova shum\u00eb\ndhe u p\u00ebrkeq\u00ebsova&nbsp; aq sa vajta n\u00eb gjendje\nt\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Tashm\u00eb edhe sikur t\u00eb doja, nuk mund ta fshihja m\u00eb. Prind\u00ebrit dhe Adi\nu shqet\u00ebsuan shum\u00eb, e shihja k\u00ebt\u00eb n\u00eb fytyr\u00ebn e tyre. Po\nfrik\u00ebsohesha dhe kishte momente q\u00eb mendoja se do t\u00eb vdisja, qaja pa pushim. M\u00eb\nvinte keq q\u00eb k\u00ebt\u00eb e kisha provokuar vet\u00eb te vetja dhe nuk kisha b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr\nta ndaluar. Me pak fjal\u00eb, i kisha b\u00ebr\u00eb keq vetes sime e shtyr\u00eb nga momentet e v\u00ebshtira\nn\u00eb t\u00eb cilat ndodhesha, pa menduar p\u00ebr pasojat t\u00eb cilat po i vuaja tani. Shpesh\nqaja&#8230; dhe nuk doja q\u00eb Adi apo prind\u00ebrit t\u00eb m\u00eb shihnin n\u00eb at\u00eb gjendje, por nuk\ne p\u00ebrmbaja dot veten nga d\u00ebshp\u00ebrimi. Adi m\u00eb ka q\u00ebndruar pran\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb asaj\nkoh\u00eb q\u00eb isha e s\u00ebmur\u00eb e prind\u00ebrit po ashtu. Ata ishin forca ime e vetme; nuk m\u00eb\nlinin asnj\u00eb minut\u00eb vet\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi mendo vet\u00ebm p\u00ebr veten, duhet t\u00eb sh\u00ebrohesh shpejt sepse gj\u00ebra t\u00eb bukura\nt\u00eb presin\u201d, m\u00eb thonin ata dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb inkurajonin e m\u00eb b\u00ebnin m\u00eb t\u00eb\nfort\u00eb. U tregova se si kisha arritur t\u2019i b\u00ebja keq vetes, por ata m\u00eb kuptuan dhe\nm\u00eb than\u00eb se nuk duhet t\u00eb mendoja fare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tani sepse nuk duhet t\u00eb\nstresohesha. Isha me shum\u00eb fat q\u00eb kisha pran\u00eb njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb\ndhuronin dashuri dhe p\u00ebrkushtim pa fund. Tashm\u00eb prind\u00ebrit ishin n\u00eb dijeni p\u00ebr\nlidhjen time me Adin dhe e prit\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb lajm. Kishte shum\u00eb dit\u00eb q\u00eb q\u00ebndroja\ne shtruar n\u00eb spital dhe gjendja ime vazhdonte t\u00eb ishte e nj\u00ebjt\u00eb. Kishte dit\u00eb q\u00eb\np\u00ebrmir\u00ebsohesha pak, por m\u00eb pas vazhdoja po n\u00eb at\u00eb gjendje. Isha dob\u00ebsuar shum\u00eb\ndhe nuk kisha m\u00eb fuqi si m\u00eb par\u00eb. Adi gjeti nj\u00eb moment kur un\u00eb isha pak m\u00eb mir\u00eb\np\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb se priste t\u00eb fillonte specializimin n\u00eb Itali sepse ishte shum\u00eb\ne domosdoshme p\u00ebr karrier\u00ebn e tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vit dhe pastaj do t\u00eb jemi bashk\u00eb gjithmon\u00eb\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me pak fjal\u00eb, i kisha b\u00ebr\u00eb keq vetes sime, e shtyr\u00eb nga momentet e v\u00ebshtira\nn\u00eb t\u00eb cilat ndodhesha, pa menduar p\u00ebr pasojat q\u00eb po i vuaja tani. Shpesh qaja dhe\nnuk doja q\u00eb Adi apo prind\u00ebrit t\u00eb m\u00eb shihnin n\u00eb at\u00eb gjendje, por nuk e p\u00ebrmbaja\ndot veten nga d\u00ebshp\u00ebrimi. Adi m\u00eb ka q\u00ebndruar pran\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb asaj koh\u00eb q\u00eb\nisha e s\u00ebmur\u00eb e prind\u00ebrit po ashtu. Ata ishin forca ime e vetme; nuk m\u00eb linin\nasnj\u00eb minut\u00eb vet\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi mendo vet\u00ebm p\u00ebr veten, duhet t\u00eb sh\u00ebrohesh shpejt sepse gj\u00ebra t\u00eb bukura\nt\u00eb presin\u201d, m\u00eb thonin ata dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb inkurajonin e m\u00eb b\u00ebnin m\u00eb t\u00eb\nfort\u00eb. U tregova se si kisha arritur t\u2019i b\u00ebja keq vetes, por ata m\u00eb kuptuan dhe\nm\u00eb than\u00eb se nuk duhet t\u00eb mendoja fare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tani sepse nuk duhet t\u00eb\nstresohesha. Isha me shum\u00eb fat q\u00eb kisha pran\u00eb njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb\ndhuronin dashuri dhe p\u00ebrkushtim pa fund. Tashm\u00eb, prind\u00ebrit ishin n\u00eb dijeni p\u00ebr\nlidhjen time me Adin dhe e prit\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb lajm. Kishte shum\u00eb dit\u00eb q\u00eb\nq\u00ebndroja e shtruar n\u00eb spital dhe gjendja ime vazhdonte t\u00eb ishte e nj\u00ebjt\u00eb. Kishte\ndit\u00eb q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohesha pak, por m\u00eb pas vazhdoja po n\u00eb at\u00eb gjendje. Isha\ndob\u00ebsuar shum\u00eb dhe nuk kisha m\u00eb fuqi si m\u00eb par\u00eb. Adi gjeti nj\u00eb moment kur un\u00eb\nisha pak m\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb se priste t\u00eb fillonte specializimin n\u00eb Itali\nsepse kjo ishte e domosdoshme p\u00ebr karrier\u00ebn e tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vit dhe pastaj do t\u00eb jemi bashk\u00eb gjithmon\u00eb\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00ebse un\u00eb do t\u00eb jem gjall\u00eb\u201d, i thash\u00eb dhe e ktheva kok\u00ebn nga ana tjet\u00ebr,\nnd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po p\u00ebrpiqesha t\u00eb mbaja lot\u00ebt. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos e thuaj k\u00ebt\u00eb as p\u00ebr shaka! Ti do sh\u00ebrohesh patjet\u00ebr! &#8211; m\u00eb tha dhe m\u00eb\np\u00ebrqafoi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U m\u00ebrzita shum\u00eb q\u00eb Adin nuk do ta kisha pran\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit. Mami dhe babi do\nt\u00eb m\u00eb q\u00ebndronin pran\u00eb gjat\u00eb asaj kohe, por nuk do t\u00eb ishte nj\u00ebsoj. Adi e dinte\nsa keq isha dhe p\u00ebrs\u00ebri po mendonte p\u00ebr veten e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb vinte shum\u00eb\ninat. Sado q\u00eb mundohesha ta kuptoja, nuk e kuptoja dot, por n\u00eb ato momente\nd\u00ebshiroja vet\u00ebm t\u00eb sh\u00ebrohesha dhe t\u00eb isha p\u00ebrs\u00ebri si m\u00eb par\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb nuk do t\u00eb iki derisa ti t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohesh&#8230; &#8211; m\u00eb tha ai dhe kjo m\u00eb\nleht\u00ebsoi paksa, megjith\u00ebse akoma nuk isha m\u00ebsuar me iden\u00eb se do t\u00eb ishte larg\nmeje p\u00ebr nj\u00eb vit t\u00eb t\u00ebr\u00eb, edhe pse ne kishim hedhur nj\u00eb hap p\u00ebrpara me lidhjen\nton\u00eb; ishim fejuar. Megjithat\u00eb, Adi e&nbsp;\nshikonte se un\u00eb vazhdoja t\u00eb isha shum\u00eb e m\u00ebrzitur dhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb b\u00ebri\nsurpriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb mund t\u00eb prisja. Ishim\nvet\u00ebm n\u00eb dhom\u00eb duke biseduar dhe n\u00eb nj\u00eb momente ulet n\u00eb gjunj\u00eb dhe n\u00eb dor\u00eb\nmbante nj\u00eb kuti t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb hapur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; D\u00ebshiron t\u00eb martohesh me mua sepse n\u00ebse po, un\u00eb do t\u00eb jem njeriu m\u00eb i\nlumtur&#8230; &#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lot\u00ebt m\u00eb rridhnin n\u00eb faqe nga g\u00ebzimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i thash\u00eb: \u201cpo\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Doja ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb para se t\u00eb ikja sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb isha m\u00eb i qet\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Edhe un\u00eb jam m\u00eb e qet\u00eb tani&#8230; &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Adi ka qen\u00eb mashkulli i par\u00eb dhe i fundit n\u00eb jet\u00ebn time dhe do t\u00eb ishte ky\ni cili do t\u00eb m\u00eb ndryshonte jet\u00ebn. S\u00ebmundja solli di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb jet\u00ebn\ntime; Adin, i cili s\u00eb bashku me prind\u00ebrit m\u00eb m\u00ebsuan se si t\u00eb luftoj me t\u00eb\nkeqen. Fatmir\u00ebsisht, fillova t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohesha n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim dhe Adi iku\nsepse mund t\u2019i skadonte afati p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb Itali dhe n\u00ebse do t\u00eb ndodhte\nkjo, do t\u00eb ndihesha edhe un\u00eb fajtore. \u201cPo t\u00eb\nl\u00eb n\u00eb duar t\u00eb sigurta\u201d, m\u00eb tha duke qeshur para se t\u00eb ikte. Fatmir\u00ebsisht, ai e\nnisi specializimin dhe m\u00eb telefononte \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb pyetur se si isha.\nZ\u00ebri i tij ma b\u00ebnte dit\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb bukur dhe dashuria jon\u00eb m\u00eb ndihmoi q\u00eb un\u00eb\nt\u00eb sh\u00ebrohesha plot\u00ebsisht. Dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb dilja nga spitali, nuk m\u00eb besohej q\u00eb\nisha sh\u00ebruar dhe do t\u00eb largohesha nga ai vend tep\u00ebr i ftoht\u00eb dhe mbyt\u00ebs sepse\ngjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs q\u00ebndroja e shtrir\u00eb brenda kat\u00ebr mureve duke luftuar me\ns\u00ebmundjen. Kur Adi m\u00ebsoi q\u00eb un\u00eb tashm\u00eb isha n\u00eb sht\u00ebpi, brohoritjet e tij nga\ng\u00ebzimi u d\u00ebgjuan shum\u00eb p\u00ebrmes telefonit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb kisha th\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebroheshe. Ti je sh\u00ebruar sepse ke besuar n\u00eb\nsh\u00ebrimin t\u00ebnd gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs dhe kjo t\u00eb dedikohet vet\u00ebm ty! &#8211; m\u00eb tha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E fillova p\u00ebrs\u00ebri pun\u00ebn dhe tani m\u00eb dukej sikur kisha rilindur me energji\ndhe forc\u00eb t\u00eb re. Nuk isha m\u00eb si dikur, bulimia u zhduk nga jeta ime\np\u00ebrfundimisht. Kur i kujtoj ato koh\u00eb, ndihem keq p\u00ebr vuajtjet q\u00eb kam kaluar,\npor edhe mir\u00eb sepse gjeta dashurin\u00eb e jet\u00ebs sime. Viti kaloi dhe Adi u kthye\nnga Italia. Kishte ndryshuar por dashuria q\u00eb kishte ndaj meje ishte e nj\u00ebjta,\nashtu si\u00e7 kishte ndodhur edhe me mua. Adi u ngrit n\u00eb detyr\u00eb dhe pagesa do t\u2019i\ndyfishohej. Po ashtu, edhe un\u00eb vazhdoja me pun\u00ebn time. Pasi u martuam, ndjeva\nq\u00eb isha gati p\u00ebr nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re n\u00eb jet\u00ebn time dhe me Adin n\u00eb krah do ta kisha\nedhe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb sepse tek ai kisha gjetur t\u00eb gjitha; mir\u00ebkuptimin, besimin,\ndashurin\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb d\u00ebshiron nj\u00eb fem\u00ebr. Lumturia e prind\u00ebrve ishte\ne pakrahasueshme sepse ata bashk\u00eb me mua kishin kaluar shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi gjat\u00eb\njet\u00ebs dhe k\u00ebto v\u00ebshtir\u00ebsi&nbsp; n\u00eb gjendjen\nekonomike ishin shkaktare t\u00eb s\u00ebmundjes sime. Por tani kemi nj\u00eb jetes\u00eb m\u00eb t\u00eb\nmir\u00eb dhe jam un\u00eb ajo q\u00eb mendoj p\u00ebr kujdesin dhe mir\u00ebqenien e tyre, edhe pse kjo\nnuk krahasohet me at\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua. E gjitha kjo q\u00eb ndodhi kishte\nrezervuar nj\u00eb fund t\u00eb lumtur p\u00ebr ne dhe un\u00eb vazhdoj t\u00eb ndihem e till\u00eb edhe sot\ndhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fal\u00ebnderoj Zotin. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb jet\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndodhur shum\u00eb gj\u00ebra, por kjo q\u00eb vendosa ta ndaj me ju, lexues, ma ka ndryshuar plot\u00ebsisht rrjedh\u00ebn e jet\u00ebs. Kam jetuar nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb varf\u00ebr nga gjendja ekonomike, pavar\u00ebsisht se prind\u00ebrit mundoheshin shum\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Ndryshe nga shoq\u00ebria ime, mua m\u00eb mungonin shum\u00eb gj\u00ebra, por jo dashuria e prind\u00ebrve. Gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2337],"class_list":["post-21566","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-semundja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21566","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21566"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21566\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21566"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21566"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21566"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}