{"id":21554,"date":"2019-03-15T22:00:59","date_gmt":"2019-03-15T21:00:59","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21554"},"modified":"2019-03-15T20:39:01","modified_gmt":"2019-03-15T19:39:01","slug":"%ef%bb%bfduan-te-me-martojne-me-vellane-e-burrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfduan-te-me-martojne-me-vellane-e-burrit\/","title":{"rendered":"\ufeffDuan t\u00eb m\u00eb martojn\u00eb me v\u00ebllan\u00eb e burrit!"},"content":{"rendered":"\n<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb grua 34 vje\u00e7e, n\u00ebn\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve, nj\u00eb vajze 9 vje\u00e7e dhe nj\u00eb djali, 6 vje\u00e7. Kur mendon se \u00e7do gj\u00eb shkon mir\u00eb dhe asgj\u00eb nuk mund ta ndryshoj\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde, ndodh di\u00e7ka; e gjith\u00eb bota jote p\u00ebrmbyset dhe merr nj\u00eb kthes\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme. <\/p>\n\n\n\n<p>Aktualisht, jetoj n\u00eb Selanik t\u00eb Greqis\u00eb prej 13 vjet\u00ebsh dhe para pak koh\u00ebsh, m\u00eb vdiq im shoq. <\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb aksident i tmerrsh\u00ebm n\u00eb pun\u00eb ia shk\u00ebputi jet\u00ebn n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re, pa i mbushur t\u00eb dyzetat. Mua si person m\u2019u pren\u00eb krah\u00ebt, m\u2019u nda zemra m\u00eb dysh. Lidhja jon\u00eb ishte aq e fort\u00eb, saq\u00eb ai p\u00ebr mua ishte burri, ishte shoku, ishte v\u00ebllai dhe humbjen e tij e vuajta shum\u00eb. Nuk ndahesha kurr\u00eb nga ai, ishim bashk\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, ajo shprehja \u201cburr\u00eb e grua, mish e thua\u201d, nuk ishte e kot\u00eb. Kur mora vesh p\u00ebr lajmin e hidhur, isha n\u00eb sht\u00ebpi. F\u00ebmij\u00ebt sapo kishin ardhur. Ia dhash\u00eb ul\u00ebrim\u00ebs dhe f\u00ebmij\u00ebt m\u2019u afruan e un\u00eb i shtr\u00ebngova fort n\u00eb gji. Ata akoma nuk e kishin kuptuar q\u00eb tashm\u00eb kishin mbetur jetim\u00eb, por t\u00eb trembur m\u00eb th\u00ebrrisnin: \u201cMami, mami!\u201d&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>Me shpirt n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb telefonova njer\u00ebzit e tij\nn\u00eb Shqip\u00ebri dhe me ndihm\u00ebn e shum\u00eb miqve e familjar\u00ebve, e soll\u00ebm trupin n\u00eb\nvendlindje. U b\u00eb varrimi dhe u b\u00ebn\u00eb adetet ashtu si\u00e7 e kemi ne zakon, u prit\u00ebn\ne u p\u00ebrcoll\u00ebn njer\u00ebzit p\u00ebr 40 dit\u00eb. Pas t\u00eb dyzetave, mendova q\u00eb nuk kisha m\u00eb\narsye t\u00eb rrija n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb burrit, megjith\u00ebse ata k\u00ebmb\u00ebngulnin\nq\u00eb un\u00eb t\u00eb rrija akoma. Im shoq \u00ebsht\u00eb djali i dyt\u00eb i pes\u00eb djemve, q\u00eb nuk mund t\u00eb\nthem se n\u00eb at\u00eb dit\u00eb zije nuk m\u2019u gjend\u00ebn, madje p\u00ebrkundrazi, b\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7\nduhet. Mendova se duhet t\u00eb b\u00ebhesha e fort\u00eb. Im shoq vdiq e asnjeri nuk ma\nkthente m\u00eb n\u00eb jet\u00eb. T\u00eb jetoja vet\u00ebm me kujtimet e tij, asgj\u00eb nuk do t\u00eb zgjidhej,\nndaj mendimet e mia shkuan p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi q\u00eb ishin jetim\u00eb dhe kishin nevoj\u00eb\np\u00ebr mua. N\u00eb vetvete, vendosa t\u00eb kthehesha n\u00eb Selanik. Aty kisha nj\u00eb pun\u00eb, punoja\nn\u00eb nj\u00eb supermarket dhe pronari n\u00eb at\u00eb dit\u00eb zie m\u2019u gjend me t\u00eb holla dhe me\nndihm\u00eb. Kur u tregova njer\u00ebzve t\u00eb burrit q\u00eb kisha p\u00ebr t\u2019u nisur, vura re q\u00eb ata\nnuk donin ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb. Vjehrra filloi t\u00eb m\u00eb lutej q\u00eb t\u00eb rrija edhe ca koh\u00eb,\npor un\u00eb isha e prer\u00eb n\u00eb vendimin tim, duhet t\u00eb jetoja dhe t\u00eb punoja p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt\ne mi. Ajo po m\u00eb thoshte se do kujdeseshin edhe ata p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Nuk i\nkund\u00ebrshtova se nuk mund t\u00eb mburresha q\u00eb nuk kisha nevoj\u00eb. N\u00eb shum\u00eb biseda\nfamiljare, nj\u00ebra nga kunatat e mia, si me takt, m\u00eb shprehu mendimin se, sipas zakonit\nton\u00eb, n\u00ebse gruas i vdes burri, ajo mund t\u00eb martohet me v\u00ebllan\u00eb e burrit. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Larg qoft\u00eb! &#8211; i thash\u00eb dhe shtova: &#8211; Un\u00eb e kam\nsi v\u00eblla!<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb&#8230; Sipas zakonit, gruaja pa\nburr\u00eb \u00ebsht\u00eb si peshku pa uj\u00eb, &#8211; m\u00eb tha. <\/p>\n\n\n\n<p>E pash\u00eb nj\u00eb moment dhe i thash\u00eb ta linim k\u00ebt\u00eb\nmuhabet se burrit tim akoma nuk i ishin tretur kockat. Mendova se ishte nj\u00eb\nbudallall\u00ebk i pavend, e ndjeja veten si n\u00eb grack\u00eb e mezi prisja t\u00eb largohesha. N\u00eb\ngjith\u00eb ato vite emigracion, ne aty vinim vet\u00ebm p\u00ebr pushime, edhe ato, t\u00eb\np\u00ebrgjysmuara, nj\u00eb pjes\u00eb te njer\u00ebzit e tij dhe nj\u00eb pjes\u00eb te njer\u00ebzit e mi, por\nndjenjtja aty u b\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb me k\u00ebt\u00eb fatkeq\u00ebsi. Ajo q\u00eb mund t\u00eb quhej nj\u00eb\nbudallall\u00ebk nga kunata ime, u pasua m\u00eb pas nga nj\u00eb propozim i gjith\u00eb\nfamiljar\u00ebve q\u00eb un\u00eb t\u00eb merrja v\u00ebllan\u00eb e tim shoqi p\u00ebr bashk\u00ebshort, sikur e\nkishin bluajtur gjith\u00eb koh\u00ebn k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. N\u00eb \u00e7astin kur ma than\u00eb, qen\u00eb edhe\nfamiljar\u00ebt e mi p\u00ebr vizit\u00eb dhe un\u00eb nuk po u besoja vesh\u00ebve; po talleshin me mua\napo e kishin seriozisht? Mamaja ime, duke m\u00eb par\u00eb ashtu t\u00eb mpir\u00eb e t\u00eb\npafuqishme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur, u p\u00ebrgjigj n\u00eb vendin tim:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ndoshta \u00ebsht\u00eb pak her\u00ebt p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra&#8230; Ajo\n\u00ebsht\u00eb akoma e tronditur. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po un\u00eb at\u00eb e kam si v\u00eblla, &#8211; i thash\u00eb vjehrr\u00ebs\nsime. &#8211; Yt bir nuk e ka shprehur kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ai nuk do ta kishte pranuar. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Edhe ai do ta donte, nuk do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb\nf\u00ebmij\u00ebt e tij t\u00eb mbesnin pa krah\u00eb, &#8211; shtoi vjehrra ime. <\/p>\n\n\n\n<p>Diskutimi yn\u00eb u mbyll me shum\u00eb debate, por un\u00eb\nisha e vendosur dhe at\u00eb nat\u00eb u thash\u00eb \u201cmirupafshim\u201d, me iden\u00eb q\u00eb t\u00eb kaloja pak\ndit\u00eb te t\u00eb mit\u00eb dhe t\u00eb kthehesha n\u00eb Selanik. <\/p>\n\n\n\n<p>B\u00ebra valixhet gati, kunata po m\u00eb ndihmonte dhe po\nmundohej t\u00eb m\u00eb bindte, por un\u00eb iu drejtova: <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po ti, a do ta merrje t\u00eb ishe n\u00eb vendin tim?<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo heshti p\u00ebr pak sekonda dhe tha \u201cpo\u201d, por un\u00eb e\nshikoja drejt n\u00eb sy dhe e ndjeja q\u00eb po m\u00eb g\u00ebnjente. <\/p>\n\n\n\n<p>Edhe kur qesh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb mive, ata nuk i\nnd\u00ebrpren\u00eb k\u00ebrkesat e tyre. Para se t\u00eb nisesha, nuk u tregova e pashpirt e u nisa\nedhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e burrit q\u00eb t\u00eb takoheshin me f\u00ebmij\u00ebt, por ata p\u00ebrs\u00ebri e\nkonsideruan k\u00ebt\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb m\u00eb imponoheshin me k\u00ebrkes\u00ebn e\ntyre. Kur dola n\u00eb der\u00eb, v\u00ebllait t\u00eb cilin m\u00eb propozonin ta merrja p\u00ebr burr\u00eb, as\nq\u00eb ia dhash\u00eb dor\u00ebn. I madhi, kur m\u00eb p\u00ebrcolli deri te makina, m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb\nmendohesha mir\u00eb, por me nj\u00eb shprehje q\u00eb m\u00eb shum\u00eb ngjante si k\u00ebrc\u00ebnim sesa si\nk\u00ebshill\u00eb. Kur u largova, thash\u00eb se shp\u00ebtova, po harroja hidh\u00ebrimin me gjith\u00eb\nk\u00ebto mendime dhe preokupime q\u00eb m\u00eb dol\u00ebn kaq papritur. Gjith\u00eb rrug\u00ebs fillova t\u00eb\nmendoja si mund t\u00eb martohesha me nj\u00eb njeri q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara nuk mund ta\nkonsideroja m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb v\u00eblla&#8230;&nbsp; Si\nkishin p\u00ebr ta th\u00ebrritur f\u00ebmij\u00ebt, xhaxha, apo baba? \u00c7far\u00eb dileme! Po n\u00ebse im\nshoq do ta kishte l\u00ebn\u00eb amanet, un\u00eb, a do t\u00eb martohesha me at\u00eb? Me siguri, jo, por\nmendoj se edhe im shoq, n\u00ebse do t\u00eb kishte patur k\u00ebto mendime, n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb\nvet\u00ebm, do t\u00eb m\u2019i kishte shprehur. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb preokupohesha se si do t\u00eb b\u00ebja\ntani, e vetme, mendjen ma zun\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb tjera q\u00eb un\u00eb me shpres\u00eb, mendova\nse i lash\u00eb prapa, n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen e ardhjes, fillova pun\u00eb te supermarketi. Pronari u tregua i gjendsh\u00ebm e bujar me mua. F\u00ebmij\u00ebt filluan aktivitetet e tyre t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, lidhjet e mia me shqiptar\u00ebt aty u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta, pasi un\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, q\u00eb t\u2019i mbanin f\u00ebmij\u00ebt deri n\u00eb orarin e mbarimit t\u00eb pun\u00ebs. Kur mendova se gj\u00ebrat po vazhdonin rrjedh\u00ebn, pa kaluar muaji, n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>F\u00ebmij\u00ebt filluan\naktivitetet e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme, lidhjet e mia me shqiptar\u00ebt aty u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb\nshpeshta, pasi un\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, q\u00eb t\u2019i mbanin f\u00ebmij\u00ebt deri n\u00eb\norarin e mbarimit t\u00eb pun\u00ebs. Kur mendova se gj\u00ebrat po vazhdonin rrjedh\u00ebn, pa\nkaluar muaji, n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb pash\u00eb v\u00ebllain e madh t\u00eb tim shoqi. E prita\nashtu si\u00e7 pritet nj\u00eb njeri i familjes. Ai filloi t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzonte f\u00ebmij\u00ebt dhe, pas\ndarke, m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; U mendove p\u00ebr\nk\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebm\u00eb? <\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb shtanga, u\nk\u00ebrkova f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb t\u00eb largoheshin n\u00eb dhom\u00ebn e tyre dhe fillova t\u00eb diskutoja me\nt\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Tani, un\u00eb e kam\ndh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjen time!<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7\u2019t\u00eb keqe shikon\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb mes? Ti do kesh krah\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt nuk do t\u00eb jen\u00eb njeri pa njeri. Ti mund\nt\u00eb vish t\u00eb jetosh n\u00eb sht\u00ebpi, ose ai mund t\u00eb vij\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb me ty. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ore, si nuk e\nkuptoni q\u00eb nuk mund t\u00eb martohem me nj\u00eb njeri q\u00eb e kam konsideruar deri dje si\nv\u00eblla?! Ju lutem, mos ua tronditni jet\u00ebn f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019u \u00ebsht\u00eb\ntronditur. Ju doni t\u00eb martoni v\u00ebllan\u00eb se ju ka mbetur beqar dhe hajt, \u00e7far\u00eb do\nb\u00ebjm\u00eb, ta martojm\u00eb me kunat\u00ebn! Nuk e kuptoni sa absurde \u00ebsht\u00eb?! Dhe, sa p\u00ebr t\u2019u\nkthyer, un\u00eb nuk vij t\u00eb jetoj m\u00eb n\u00eb fshat. &#8211; I thash\u00eb \u201cnat\u00ebn e mir\u00eb\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb\nm\u00ebngjes ai filloi prap\u00eb dhe me nj\u00eb ton gati k\u00ebrc\u00ebnues: &#8211; O merr v\u00ebllan\u00eb ton\u00eb\nose\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb? &#8211; I\nthash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mos ke ndonj\u00eb\ntjet\u00ebr? &#8211; shtoi. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po, at\u00eb\nrahmetliun q\u00eb po i treten kockat dhe ju vini e i k\u00ebrc\u00ebnoni gruan! &#8211; i thash\u00eb pa\nm\u2019u dridhur qerpiku. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai u largua, por\nmua m\u00eb plas\u00ebn lot\u00ebt. Vajza, q\u00eb kishte d\u00ebgjuar \u00e7do gj\u00eb, m\u2019u afrua dhe m\u00eb shtr\u00ebngoi\nn\u00eb gji. \u2013 Nuk e dua xhaxhin fare! &#8211; m\u00eb tha dhe e mori lodr\u00ebn e tij dhe e\nv\u00ebrviti. <\/p>\n\n\n\n<p>At\u00eb dit\u00eb n\u00eb pun\u00eb\nisha si e shushatur. Pronari e vuri re dhe m\u00eb thirri te zyra, duke m\u00eb pyetur\nmos kisha ndonj\u00eb hall. K\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ai m\u00eb ishte gjendur shum\u00eb dhe un\u00eb i isha\nmir\u00ebnjoh\u00ebse. Ai ishte rreth t\u00eb 50-ve, i divorcuar nga gruaja, me dy f\u00ebmij\u00eb, por\nishte njeri shum\u00eb i mir\u00eb, madje edhe im shoq, kur ishte gjall\u00eb, shkonte shum\u00eb\nme t\u00eb. Iu rr\u00ebfeva. I tregova se \u00e7far\u00eb halli m\u00eb brente n\u00eb shpirt. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb\n\u00e7udi t\u00eb marr\u00ebsh v\u00ebllan\u00eb e burrit, ama n\u00ebse ke d\u00ebshir\u00eb dhe jo me dhun\u00eb, &#8211; po m\u00eb\nthoshte. &#8211; N\u00ebse ndihesh e k\u00ebrc\u00ebnuar, mund t\u00eb njoftosh policin\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jam n\u00eb dilem\u00eb t\u00eb\nmadhe. Nuk di si t\u00eb sillem. Nuk e prisja q\u00eb ata t\u00eb b\u00ebheshin shum\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs.\nMos duhet t\u00eb pranoj? A po b\u00ebj gj\u00ebn\u00eb e duhur?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; D\u00ebgjo Kristina,\nnuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u2019i thuash tjetrit se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Un\u00eb t\u00eb k\u00ebshilloj\nt\u00eb shkosh te nj\u00eb psikologe. T\u00eb d\u00ebrgoj un\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb e njohura ime dhe aty mund\nt\u00eb sqarosh idet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Ndoqa udh\u00ebzimet e\ntij dhe u takova me psikologen. M\u00eb shum\u00eb sesa k\u00ebshilla, ajo m\u00eb sqaroi si t\u00eb\nmbrohesha nga kjo situat\u00eb. M\u00eb k\u00ebshilloi q\u00eb t\u00eb lajm\u00ebroja policin\u00eb n\u00ebse m\u00eb\nk\u00ebrc\u00ebnonin p\u00ebrs\u00ebri. <\/p>\n\n\n\n<p>Pas pak dit\u00ebsh, m\u00eb\ntelefonuan edhe prind\u00ebrit e mi, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se edhe atyre u kishin b\u00ebr\u00eb\npresion q\u00eb t\u00eb m\u00eb mbushnin mendjen. Jeta ime po b\u00ebhej nj\u00eb ferr i v\u00ebrtet\u00eb.\nTelefonatat nuk pushonin, m\u00eb merrnin t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebt e tij me radh\u00eb, madje\narrit\u00ebn deri atje sa t\u00eb m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin se do t\u00eb m\u2019i merrnin f\u00ebmij\u00ebt, arrit\u00ebn t\u00eb\nm\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin edhe me jet\u00ebn. Nd\u00ebrrova numrin e telefonit q\u00eb t\u00eb mos i d\u00ebgjoja m\u00eb\ndhe rrija me frik\u00ebn se, nga dita n\u00eb dit\u00eb, mund t\u2019i gjeja n\u00eb der\u00eb. T\u00eb gjitha\nk\u00ebto halle fillova t\u2019i ndaja me pronarin ku punoja dhe shpesh, ai m\u00eb shoq\u00ebronte\nme makin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Ky afrimitet u b\u00eb shum\u00eb i dendur, saq\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga ato\nshoq\u00ebrimet e tij, ai shprehu se m\u00eb ndjente af\u00ebr dhe se i kisha hyr\u00eb n\u00eb zem\u00ebr.\nUn\u00eb budallaqe nuk isha. Edhe un\u00eb kisha filluar t\u00eb kuptoja q\u00eb di\u00e7ka po ndodhte,\npor e kisha l\u00ebn\u00eb t\u00eb rridhte ashtu si uji n\u00eb p\u00ebrrua. Nuk e refuzova, vet\u00ebm i\nk\u00ebrkova pak koh\u00eb. Tani gjendesha mes dy zjarreve; nga nj\u00ebra an\u00eb dilema n\u00ebse\nduhet t\u00eb merrja v\u00ebllan\u00eb e burrit dhe t\u2019i n\u00ebnshtrohesha fatit, apo t\u00eb zgjidhja\nun\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn time. Mendova: \u201cPo n\u00ebse e marrin vesh ata, si i b\u00ebhet halli? Po\nsikur t\u00eb m\u00eb vrasin, ose m\u00eb keq, po sikur t\u00eb m\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt? Jeta ime\nishte n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb madh. Ndihesha si ai zogu n\u00eb grack\u00eb, q\u00eb tenton t\u00eb\ngjej\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebdalje. <\/p>\n\n\n\n<p>Nikos, pronarit ku\nun\u00eb punoja, i shpreha frik\u00ebn q\u00eb kisha p\u00ebr veten dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi. Mendova\nse n\u00ebse do t\u00eb kishte zgjedhur im shoq p\u00ebr mua, zgjedhja e tij do t\u00eb ishte\npik\u00ebrisht Nikoja. <\/p>\n\n\n\n<p>Me frik\u00eb n\u00eb zem\u00ebr,\nme d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb njeri n\u00eb krah\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb ndihmonte, un\u00eb u lidha me\nNikon, por rri akoma me frik\u00ebn se nj\u00eb gj\u00eb e keqe mund t\u00eb m\u00eb ndodh\u00eb apo se ndoshta\nhumbas f\u00ebmij\u00ebt, gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb q\u00eb kam. N\u00ebse do t\u00eb kishe qen\u00eb ti, lexues,\n\u00e7far\u00eb do t\u00eb kishe b\u00ebr\u00eb? Do t\u00eb kishe b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje q\u00eb b\u00ebra un\u00eb apo do m\u00eb t\u00eb\nkishe k\u00ebshilluar t\u00eb martohesha me v\u00ebllan\u00eb e burrit, q\u00eb deri nj\u00ebfar\u00eb kohe m\u00eb\np\u00ebrpara e konsideroja si v\u00eblla?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb grua 34 vje\u00e7e, n\u00ebn\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve, nj\u00eb vajze 9 vje\u00e7e dhe nj\u00eb djali, 6 vje\u00e7. Kur mendon se \u00e7do gj\u00eb shkon mir\u00eb dhe asgj\u00eb nuk mund ta ndryshoj\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde, ndodh di\u00e7ka; e gjith\u00eb bota jote p\u00ebrmbyset dhe merr nj\u00eb kthes\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme. Aktualisht, jetoj n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6713,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-21554","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21554","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21554"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21554\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6713"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}